Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Pergatitjet Per Pushime Ne Shqiperi 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Pergatitjet Per Pushime Ne Shqiperi 
 
Si ēdo emigrant qe pret pushimet, dhe une mendoj ti kaloj ne vendin tim
ku kam lindur. Ne fakt jo te gjithe mendojne keshtu, biles disa shohin ato
broshurat me vende turistike te lira, si ne France, Turqi, Spanje etj., dhe
nuk pertojne te shkojne. Une (si shum te tjere) fantazoj nderkoh, per gjonat
e lira ne Shqiperi. Gjersa ata qe perfitojne nga pushimet ne vende te tilla,
ku paguajne shum pak, bilet avioni + hotel + ushqim e pirje rreth 200 euro
per 1 jave, pse te mos perfitoj dhe une. Mirpo fantazise i vihet fre nga
realiteti. Le ta nisim shkurtimisht nga pushimet e vjeteshme.
Preva bilete me linjen Alitalia ne Bruksel se vetem kjo ishte si me e
lira dhe e pa zene, bilete qe me kushtoi 420 euro per person vajtje -ardhje,
Bruksel-Milano-Tirana, nderkoh qe nje bilete vajtje-ardhje Bruksel-Milano
ose Roma, kushton nga 89 euro deri 150 euro, me te gjitha shoqerite. Une vet
i 4-tert , pagova afro 1700 euro. Kur i hypem, avionit, na thane se deri ne
Milano do shkonim jo me Alitalian , por me BrusselAirlines, per shkak te
ngjeshjes se pasagjerve. Shyqyr s’kish takse plus.
Si ēdo emigrant qe ka deshire te kontriboj pakez per ekonomine e tij
personale dhe te pergjitheshme, dhe une kerkoja gjojna “Made in Albania”, me
mendimin se do ishin me lire se te huajat. Por jo, ishte krejt e kunderta,
te huajat ishin me lire ne shum raste se prodhimi vendas. Pa permendur
pastaj se shumica e produkteve ishin nga importi. Ne disa raste kur produkti
nuk kuptohej se i kujt vendi ishte, une pyesja ;” Zoteri/zonje, shqiptar
eshte ky prodhimi ” , dhe prisja me gjith zemer te ishte shqiptar per ta
blere. Jo-jo , eshte italian ose gjerman, me pergjigjeshin shitesit. Mirpo
gjate diteve qe “inspektoja” pra blija apo pyesja, kuptova nje gje qe e
kisha harruar, se, te gjithe shitesit thoshin per mallrat e tyre (qofte dhe
kur ishte mall shqiptar) se ishte mall i huaj. Athere ndryshova taktiken e
te pyeturit. “Zoteri/zonje, nga keto ketu , kush eshte mall shqiptar se une
kerkoj vetem prodhime vendi”. Ata me shikonin sikur te isha ndonje alien i
sapo ardhur nga ndonje planet tjeter.
Vetvetiu, vjen pyetja; Tani qe vendit i shkojne rreth gjysem milioni
emigrante, pse nuk pregatitet biznesi vendas, qeveria shqiptare, organizatat
qe merren me konsumin dhe mallrat, te prezantojne sa me shume dhe sa me mire
prodhimin vendas. Pse nuk organizohen panaire me prodhime vendas, ne muajt
korrik e gusht, ku te jene te hapura , 1 jave ne Tirane, 1 jave ne Durres, 1
jave ne Vlore, 1 jave ne Shkoder, 1 jave ne Korēe, 1 jave ne Elbasan e
keshtu me radhe, pra te behet nje turne panairesh keto dy muaj. Ne kete rast
, bisnesi vendas do mesoje dhe se sa jane ēmimet ne perendim, pikerisht nga
kontakti me emigrantet.
Aty jane disa dhoma tregtie (me duket se qytetet kryesore kane) , si dhe
disa shoqata prodhuesish vendas. Nuk e di , a kane keta ndonje broshure , ku
ne te shohim prodhimet e tyre dhe fabrikat apo serat e tyre, ku te jene
numri i telefonit dhe faksit, si ne ēdo reklame. Vjet, duke dale nga
Shqiperia, ne Rinas gjeta dy revista interesante , njera qe fliste per
historine e trevave tona dhe tjetra kishte tere hotelet shqiptare, nje
broshure qe kur te huajt e pane , u habiten me bukurite e vendit tone, biles
dhe vete u habita se nuk e dija se kish aq shum hotele Shqiperia. Aty
mungonte e dhena kryesore, se sa ishte nje nate fjetje, nje dhome, me
ngrenie a pa apo ngrenie te pjeseshme.
Duket qe Shqiperia ka ngritje , natyrisht te ngadalshme, por nismat e
marra nga qeveria nuk me duken keq (megjith paaftesine qe vihet re ne disa
raste), vetem se duhen plotesuar dhe nga biznesi shqiptar, qe duhet te
shikoj dhe majtas dhe djathtas, pra dhe nga ne emigrantet e konsumatori dhe
nga interesat e qeverise, jo vetem drejt , pra interesat e veta te ngushta.

nga Pjer Thomas
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!