Pse Qipro nuk e njeh Kosovėn e pavarur? A po ia kthen Qipro borxhin Rusisė sė zgjuar me ėndrra cariste e koloniale, apo Beogradit tė painkuadruar tė Titos? A po paguan Qipro kamatėn e Millosheviqit, apo po dėshmohet se mban standard tė dyfishtė ndaj Kosovės?
Qiproja, njė shtet ishullor nė Mesdheun lindor me madhėsi gati 10,000 km katrorė po kundėrshton njohjen e Kosovės sė pavarur, edhe pse ka njė tė kaluar tė ngjashme me tė kaluarėn e Kosovės.
Mė 17 shkurt tė kėtij viti Qipro mbajti zgjedhjet e pėrgjithshme dhe nė fund tė marsit, kryetari i saj Demetris Christofias u takua me Mehmet Ali Talat kryetarin e tė ashtuquajturės Republikės Turke tė Qipros Veriore. Ata u morėn vesh qė tė rinisin bisedimet dhe tė takohen nė ēdo tre muaj.
Nė fund tė javės qė e lamė pas, u hap njė vendkalim nė vijėn e gjelbėr qė ndan turqit nga grekėt. Hėpėrhė, ėshtė enklava turke e mbetur nė kryeqytetin Nikozia dhe entiteti turk, nė pozitėn mė tė vėshtirė ekonomike dhe sociale. Ata, kapitali dhe tė mirat e tyre nuk gėzojnė liri qarkullimi nė skenėn ndėrkombėtare.
Ngulmimi i Republikės sė Qipros pėr tė mos njohur Kosovėn e pavarur mė shumė se ironi postmoderne ėshtė bizantinizėm. Qipro ėshtė shtet subjekt juridiko-ndėrkombėtar i formuar nga tri shtete: Britania e Madhe, Greqia dhe Turqia me parimet: nuk ka ndarje tė Qipros, nuk ka bashkim me Greqinė as me Turqinė. Sundimi kolonial britanik e shndėrroi Qipron nė Koloninė Hirushe. Ajo fitoi infrastrukturė tė mirė rrugore, shkallė tė lartė standardi.
Sipas Traktatit tė Garancisė tri fuqitė shtetėrore sigurojnė pavarėsinė, tėrėsinė territoriale, sigurinė dhe rendin e vendosur me dispozitat kushtetuese. Kėshtu nė vitin 1960, nė kulmin e epokės sė dekolonializmit dhe tė vetėvendosjes kombėtare, Qipro u bė shtet akt nė tė cilin pėrfaqėsuesit e dy bashkėsive etnike vetėm nėnshkruan njė deklaratė (juridikisht jodetyruese) me tė cilėn pajtoheshin me vendimet e Britanisė, Greqisė dhe Turqisė.
Por, nga viti 1963, ishulli ėshtė zhytur nė konflikt ndėretnik ndėrmjet grekėve dhe turqve. Nė vitin 1974 armata e Turqisė invadoi nė 40% tė territorit qipriot dhe formoi entitetin politiko territorial tė pavarur nga autoritetet qendrore nė Nikozia. Qė nga ky vit Qipro ka mbetur shtet i ndarė, edhe pse atė e ka pranuar Bashkimi Evropian pėr anėtar tė vetin, si shtet tė tėrė e tė pandarė.
Nga mosinkuadrimi te shpėlarja e parave tė Millosheviqit
Qipro rėndohet nga barra e ndarjes faktike tė saj, por njė pjesė tė madhe tė fajit pėr ndarje e bart edhe vetė ajo, me mospranimin e Planit tė Kofi Annanit. Duke pasur parasysh kėtė trashėgimi kryeneēe tė Qipros, ėshtė rezultat i pritshėm qė edhe nė tė ardhmen Qipro mos ta njohė Kosovėn derisa tė mos ndodhė njė zgjidhje fundamentale pėr tė. Por, tė paktėn Qipro nuk ka bazė ligjore pėr mosnjohje dhe analogjia e ndarjes faktike tė njė pjese tė saj, me siē thuhet ndarjen e Kosovės nga Serbia ėshtė e paqėndrueshme.
Ekziston tendenca qė e drejta ndėrkombėtare tė mos mbetet skllave e interpretimeve mitike tė sovranitetit, njohjes sė shtetit dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Kjo tendencė ndihmon sepse shpėton fytyrėn e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe i nxitė palėt qė ti ndryshojnė tė vėrtetat e tyre tė hekurta pėr njėra tjetrėn e tė nxjerrin veten nga konflikti potencial. Por kjo nuk nėnkupton njohjen e entitetit turk tė Qipros sė Veriut pėr shtet tė pavarur, pėr shkak tė mėnyrės me tė cilėn u themelua, nėpėrmjet invadimit, si shkelje e parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare.
Kur bashkėsia ndėrkombėtare njeh njė entitet pėr shtet, ai mbetet i tillė pa marrė parasysh gabimet nė politikėn e tij dhe ndarjen e brendshme tė territorit tė tij. Mund tė thuhet se e drejta ndėrkombėtare njeh njė shtet kur pėr tė ekziston pajtueshmėria se ai paraqet njė fakt tė ri tė ndryshėm nga tė tjerėt.
Por, lėvizja kombėtare greke nė ishull ka njė histori tjetėr mė tė hershme, lėvizjen e bashkimit me shtetin grek e nisur qė nga shekulli XIX Enosis. Nė Luftėn e Parė Botėrore Britania e Madhe i ofroi Qipros qė ti bashkohet Greqisė nė kėmbim tė mbėshtetjes greke tė Serbisė, por Greqia kundėrshtoi. Po tė mos kishte vepruar kėshtu Greqia, do tė kishte parandaluar konfliktin i cili shfaqet pas njė gjysmė shekulli.
Sot, nė gadishullin Ballkanik ekzistojnė dy shtete greke, Greqia dhe Qipro, me ēfarė tė drejte Qipro kundėrshton njohjen e shtetit tė dytė shqiptar? Nuk ekziston njė e drejtė e tillė. Ekzistojnė vetėm interesat e ngushtė dhe afatshkurtėr tė Qipros pėr njė qėndrim tė kėtillė mohues tė sė drejtės sė qytetėruar ndėrkombėtare nga ndėrgjegjja evropiane.
A po ia kthen Qipro borxhin Rusisė? Edhe pse Qiproja i takon arealit greko-ortodoks, e mbėshtetur historikisht nga Rusia cariste, ajo mund ta gjejė tė ardhmen dhe bashkimin e saj vetėm nė Bashkimin Evropian.
A thua Qipro po zhvillon njė politikė nostalgjike dhe po mbėshtet Beogradin zyrtar pėr shkak tė politikės sė tė mosinkuadruarve, kėtij blloku tė botės sės tretė tė krijuar nga Tito, por edhe nga kryetari i parė qipriot peshkopi Makarios? Jo vetėm kaq!
A po paguan Qipro kamatėn e Millosheviqit dhe po ia kthen borxhin Serbisė. Nė vitet e 90-a shumė para tė Kosovės dhe para tė tjera, si rezultat i luftėrave dhe shpėrbėrjes sė ish-RSFJ-sė, u shpėrlanė nė bankat e Qipros, duke shkelur embargon ndėrkombėtare. Tė pėrditshme me renome botėrore, si The Financial Times e patėn akuzuar Qipron se i ka pranuar vullnetarisht fondet e Millosheviqit. Sipas gazetės banka e dytė qipriote Laiki ka hapur nė vitet 90 kompani of-shore pėr llogari tė pushtetarėve tė atėhershėm nė Beograd. Nėpėrmjet tyre ėshtė bėrė furnizimi me karburante, lėndė tė parė dhe armė.
Politikanėt kryesorė tė Qipros i kanė lehtėsuar kėtė kėto transaksione, duke i shkelur sanksionet e OKB-sė ndaj Serbisė. Pėr lidhjet nė relacionin Beograd-Nikozi ka folur edhe politikani serb Mllagjan Dinkiq, ish guvernator i bankės sė Jugosllavisė. Sipas tij ky vend ka qenė qendėr e rėndėsishme pėr larjen e rreth katėr miliardė dollarėve nga arka shtetėrore gjatė pushtetit tė Millosheviqit. Mbase ky ėshtė shkaku mė i fortė pse Qipro nuk e njeh Kosovėn e pavarur.
Duket se Qipro e ka harruar historinė e saj koloniale deri nė fitimin e pavarėsisė sė kushtėzuar, jo sa pėr inat tė Kosovės, por pėr tė kthyer kontributin e saj politik ndaj bllokut sllavo-ortodoks tė ngujuar nė kthetrat e gjeostrategjisė dhe gjeopolitikės sė kohės sė Luftės sė Ftohtė.
Politika e kėtillė qipriote pėr shkak tė Turqisė lejon tė manipulohet nga Rusia dhe Serbia. Ajo bėn krahasime tė pavenda, pėrkundėr pėrsėritjes sė lodhshme tė qendrave ndėrkombėtare tė vendosjes se statusi i si dhe vetė ēėshtja e Kosovės ėshtė sui generis.
Nga shkelėsi i embargos nė shkelės tė politikės sė BE-sė
Politika qipriote vijon kėshtu nė kundėrshtim me politikėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės (SHBA), pikėrisht shteti i cili ka kontribuar mė sė shumti qė Qipro tė pavarėsohet. Shtetet e Bashkuara e kanė bėrė kėtė jo pėr shkak se nė Qipro kanė pasur interesa tė drejtpėrdrejtė, por se nė rrethanat e Luftės sė Ftohtė, konflikti potencial ushtarak ndėrmjet Greqisė dhe Turqisė, dy vendeve aleate tė SHBA-ve dhe anėtarė tė NATO-s e ka dėmtuar atė nė kėtė rajon dhe ka forcuar bllokun komunist tė udhėhequr nga Moska.
Fantazmat qė enden nė politikėn e ishullit tė tretė pėr nga madhėsia nė Mesdhe, nuk janė vetėm paratė e marra nga Beogradi, armatimi, arsyet historike nga shekulli i XIX dhe koha e Luftės sė Ftohtė dhe paragjykimet fetare dhe etnike. Pra, nuk janė vetėm kėto shkaqe ato qė e shtyjnė Republikėn e Qipros tė marrė kėsi qėndrimi negativ ndaj Kosovės.
Duket se edhe pse Bashkimi Evropian ia ka trasuar vendin dhe rrugėn drejt afirmimit ndėrkombėtar, ai nuk ka arritur ta bind Qipron se nuk ka vend pėr analogji, se pavarėsimi i Kosovės nuk ėshtė njėlloj sikurse ndarja e territorit tė saj, filluar me invadimin turk mė 1974 dhe shpallja e njėanshme e Republikės qipriote turke tė veriut mė 1983.
Shikuar nga prizmi qipriot atėherė situata nė Kosovė lexohet si invadim nė Serbinė, shtet sovran dhe i pavarur nga ana e forcave tė NATO-s. Njė lexim mitik i importuar nga Beogradi qė vajton tė kaluarėn e tij prej fuqie koloniale nė Ballkan dhe pėrsėrit parime tė sė drejtės ndėrkombėtare tė nxjerra nga naftalini.
Pasojat e njė vendimi tė kėtillė janė me pasoja afatgjate, nė marrėdhėniet brenda BE-sė dhe nė rajon. BE ėshtė shpresa pėr njė zgjidhje moderne pėr nyjėn e Qipros dhe vendimi qipriot pėrballė Kosovės paraqet mungesė konstruktiviteti. E pakta pėr tia lehtėsuar vetes rrugėn e vėshtirė tė bashkimit tė ishullit tė ndarė. Por si duket Qiproja ka farkėtuar fiksionet e saj tė hekurta nė kohėn e Luftės sė Ftohtė dhe nuk e ka ndėr mend ti ndryshojė as nė epokėn e ngrohjes globale.
Si njė vend i sunduar gjithmonė nga tė huajt deri mė 1960, e kėtė vendim Qiproja ia prish punėt vetes. Si anėtare e re e BE ajo tregohet si grua e pabesė, e cila shkel kurorėn me BE-nė pėr tė shkuar me Rusinė dhe Serbinė. Nga njė vend shkelės i embargos kundėr Serbisė sė Millosheviqit nė vitet 90, Qiproja shfaqet sėrish nė skenė si shkelės i politikės sė pėrbashkėt evropiane. BE duhet ta disiplinojė kėtė anėtar tė ri tė tij, por tashmė ky ėshtė problem i konsensualitetit brenda Bashkimit Evropian.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?












