Lindi nė Gur tė Hasit ( Kukės), rreth vitit 1625.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare nė Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohė si meshtar nė Pult e Prizeren, me shpenzimet e tė ungjit (klerik i lartė, kryepeshkop i Shkupit, ishte marrė me lėvrimin e gjuhės sonė, kishte hartuar nė gjuhėn shqipe edhe njė gramatikė tė latinishtes, kishte hapur nė Kosovė edhe njė shkollė ku mėsohej gjuha shqipe), kreu edhe studimet e larta nė Kolegjin e Propaganda Fides dhe nė 1655 mori dy dekorata, njerėn nė filozofi dhe tjetrėn nė teologji, ēka ishte gjė e rrallė sidomos asokohe pėr njė tė ri shqiptar.
Mė 1656, nė moshėn 31 vjeēare, emėrohet peshkop i Shkodrės ku shėrben pėr 21 vjet (1657-1677). Njėkohėsisht administronte edhe kryepeshkopatėn e Tivarit. 12 vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Atij ju desh tė luftonte njėherazi nė tri fronte kryesore: edhe kundėr zgjedhės sė huaj, qė nė mesin e shekullit XVII ishte rėnduar shumė, edhe kundėr kishės ortodokse dhe sidomos patriarkanės serbo-ortodokse tė Pejės, qė i kishte shtuar pėrpjekjet e vjetra pėr tė mos lejuar shpėrthimin e kryengritjeve antiosmanen edhe kundėr politikės qė ndiqte vetė kisha katolike e Romės nė Ballkan.
Kudo qė punoi , qoftė si peshkop i Shkodrės dhe administrator i kryepeshkopatės sė Tivarit, qoftė si kryepeshkop i Shkupit, tė gjitha kėto detyra Bogdani i kreu jo vetėm si klerik, por edhe si patriot. Bashkė me predikimin fetar dhe nėn petkun e klerikut ai edukonte te besimtarėt edhe ndjenjėn e dashurisė pėr liri e pėr atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesėve osmane, nxiste dhe organizonte qėndresėn kundėr tyre dhe, jo rrallėherė, ka marrė pjesė drejtėpėrdrejt nė kryengritjet antiosmane qė shperthyen nė atė kohė.
Gjatė luftės turko-veneciane (1664-1669), ai u pėrpoq qė tė organizonte veprime tė pėrbashkėta me venecianėt kundėr pushtuesve osmane. Po kėshtu edhe nė konfliktin turko-austriak (1689) Pjetėr Bogdani mori malin pėr tė organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftėtarė tė cilėt kronisti austriak i cilėson "arnautė", d.m.th. shqiptarė. Bogdani ishte faktori vendimtar i kėtij bashkėveprimi..
Vdiq mė 6 dhjetor 1689. Ja si e cilėson kėtė humbje kronisti austriak: "Me vdekjen e Pjetėr Bogdanit iku edhe fati ynė nė tokė". Dhe me tė vėrtetė, mbas vdekjes sė Bogdanit, ushtria austriake filloi tė pėsonte disfata tė pėrditshme. Pjetėr Bogdani ėshtė shquar edhe pėr afrimin e shqiptarėve myslimane e katolike kundėr zgjedhės shekullore. Simpatinė qė gėzonte ai tek shqiptarėt myslimanė, e dėshmon edhe suksesi qė pati mė 1680, kur pajtoi brenda tri orėve fiset e Krasniqit dhe tė Gashit, qė ishin nė gjakmarrje.
Pjetėr Bogdani ka hyrė nė historinė e patriotizmit shqiptar dhe tė kulturės shqiptare jo vetėm me veprimtarinė e vet kombėtare pėr tė organizuar kryengritjen e pėrgjithshme antiosmane, por edhe me veprėn e tij diturore-letrare "Çeta e profetėve" (Cuneus profhetarum), qė e botoi nė Padovė, mė 1635 me ndihmėn e njė miku tė vet.
Ai kishte njė kulturė tė gjerė enciklopedike. Pėrveē gjuhės amtare, ai zotėronte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.
Por mė tepėr se doktorata qė mori edhe gjuhėt qė dinte, pėr vlerat e shquara tė Bogdanit flet vepra e tij, " Çeta e profeteve qė ėshtė shkruar me njė kulturė tė gjerė. Nė tė ka informacion tė pasur nga historia e popullit tonė, nga filozofia dhe shkencat e natyrės. Vepra e Bogdanit nuk ėshtė thjesht njė tekst pėr shėrbesat fetare, as pėr mėsimin e fesė, siē ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo ėshtė njė vepėr teologjike-filozofike, me elemente tė shumta enciklopedike qė pėrshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe pėr popullin shqiptar dhe gjuhėn shqipe, nga dėshira pėr tė ndihmuar zhvillimin dhe pėrparimin e kulturės shqiptare dhe nga urrejtja pėr pushtuesin. Nė tė trajtohen edhe shumė probleme tė shkencave natyrore, si tė gjeografisė, astronomisė, fizikės, matematikės etj, por edhe tė shkencave shoqėrore si tė teorisė sė letėrsisė etj. Duke goditur besimet e kota, ai nė veprėn e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetėtima etj., ē'janė tėrmeti, eklipset e diellit e tė hėnės, baticat e zbaticat, flet pėr njohjen e botės nėpėrmjet shqisave etj.Pjetėr Bogdani njihet si i pari pėrkthyes i letėrsisė shqiptare nė gjuhė tė huaj. Me sa duket, me kėrkesė tė Vatikanit (ndoshta pėr tė kontrolluar pėrmbajtjen para se tė jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh qė veprėn e tij ta pėrkthente nė gjuhėn italiane. Nė kėtė mėnyrė shqipja ballafaqohet me njė gjuhė evropiane tė zhvilluar pėr kohėn dhe veprės se Bogdanit i takon fati qė tė jetė e para vepėr e pėrkthyer nga shqipja nė njė gjuhė tjetėr..
____________
Lot Dielli












