Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Prejardhje E Shqiptarizuar 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Prejardhje E Shqiptarizuar 
 
Origjina jonė ėshtė para helene. Jo, ėshtė nordike. Jo, jo. Ėshtė e pėrzier me popujt e Lindjes sė Mesme. Mos jemi gjė ne ata jashtėtokėsorėt e zbritur kėtu qė me aq ngulm kėrkon NASA?! Kėshtu shėtisin pa radhė tė thėnat e fundit nė pėrsiatjet pėr tė kuptuar origjinėn, sjellė ndėr mend nga lajmet e shumta, kontradiktore, tė paargumentuara, tė ngjyrosura me pasionin e autoktonisė dhe tė shpėlara nė pėrpjekjet pėr t’i ringritur (kur ato rrėzohen pa mėshirė prej mjeshtėrve gjurmėfshirės).

Ėshtė folur shumė pėr origjinėn e shqiptarėve. Vazhdon tė flitet. Me tė drejtė, pėr tė ndihmuar paksa tė kuptohen sjelljet e sotme shqiptare, fizionomia, jetesa, kultura, marrėdhėniet me historinė, me etnografinė, me vetveten qė nuk di nė ē’ēengel tė varet si pikėnisje.
Mendimet ziheshin akoma mė egėr nė qetėsinė e ftohtė tė njė mbrėmjeje poetike ku promovohej njė libėr qė “shihte gjallė”.

Teksa leximi i poezive nė shqip ndėrthurej me pjesė vokale, ishte e pamundur t’i shpėtoje apelit tė fortė tė kėrshėrisė analitike: “Po nga rrjedhin tė gjithė kėta poetė dhe muzikdashės”? Poeti nė fakt ėshtė politikan, dhe tė tjerė tė ngjashėm kishin ardhur aty si poetė tė derivuar nga njė botė antiko-lirike qė nuk i ngjan mė zhguallit qė mėvesh. Por mbrėmja ishte e organizuar mirė dhe nė gojėn e aktorėve tė stėrvitur poezia vinte mė e plotė dhe emocionuese se sa nė libėr. Pjesėt muzikore qė u sollėn tregonin rėndėsinė elitare qė ishin munduar t’i jepnin ngjyrė organizuesit.

Dhe atmosfera e kėngėt e zgjedhura me shumė kujdes, tė jepnin pėrshtypjen ēastore se vėrtet origjina jonė nuk mund tė jetė shumė e vonė. Por, nė mes tė njė arieje shkodrane me zė tė plotė futet dy herė nga 10 sekonda njė kompleks muzikor qė iu bie gjithfarė veglave, dhe gjithė salla e harron elitizmin dhe fillon tė duartrokasė me zjarr.

Ndėrhyrja instrumentale ėshtė frikshėm, e ngjashme me motivet orientale. Dhe pikėrisht ajo e ndezi sallėn. Sapo fillonte tė kėndonte vokalistja, salla heshtte sėrish, gati pėr ta tradhtuar me gjumin mundimin pėr t’u dukur tė interesuar pėr arien.
Pra, nga rrjedhin shqiptarėt?!
Javėn e dilemave tė origjinės e pasuroi edhe festa e tė dashuruarve. Rigorozisht si nė ēdo festė tjetėr, ditės ju dhanė ngjyra tė forta pagane; me ēifte tė dashuruar e pretendentė pėr tė qenė tė tillė, qė vėrshonin nė kodrat e zakonshme tė Liqenit, vatrės sė gėzimit kryeqytetar.

Lulet e kuqe vareshin duarve jo besnike qė nxitonin tė festonin vrasjen e monogamisė. Muzikė pėr dashurinė nuk u luajt aq sa pritej. As Romeo dhe Zhulieta nuk bėnė ndonjė vizitė nė Teatrin Kombėtar. Madje as ndonjė botim i ri nuk vėrshoi librarive pa lexues. E as sindroma e komercializmit nuk ėshtė ulur akoma kėmbėkryq nė Shqipėri.

Kartolinat pėr festėn njihen akoma mė pak. Parukeritė po, ato janė tė gjitha plot. Ashtu siē janė lokalet ku ėshtė e pamundur tė gjesh njė vend bosh. Dhe ikėn festa e fluksi i festuesve tė saj, bashkė me mundimin e kotė pėr tė parė nėse morali ėshtė ende gjallė nė ndonjė skutė. Do tė ketė mbijetuar patjetėr, por e ka tė vėshtirė tė dalė mbi skuqjen e trėndafilave, karafilave e kutive tė kuqe tė ēokollatave qė dhurohen; e pastaj dhurohen sėrish. Administrata i mbylli zyrat mė shpejt sot. Ashtu siē do tė bėjė mė 7 Mars. Edhe mė 8. Edhe mė 14. Pastaj nė 1 Maj. Edhe mė 5. Edhe mė 1 Qershor. Edhe gjithė verėn.
Edhe....

Po nga ta kenė origjinėn shqiptarėt? Nordikėt nuk duken kaq tė pėrkushtuar pas festimit masiv tė dashurisė. As kaq tė dhėnė pas ēlodhjes sė pėrsėritur me 20 festa zyrtare nė vit. Edhe turmėzimin s’para e kanė qejf ata nordikėt. Ashtu si nuk duket tė shfaqin ndonjė entuziazėm kur dėgjojnė motive orientale nė muzikė. Po edhe tė kuqen me masė tė kufizuar e pėrdorin. Nordikė! Shqiptarėt rrjedhin nga veriu i Evropės!
Rrugėve tė Tiranės vazhdon tė gėlojė zhurma e gjithēkaje, qė nga boritė deri tek hollėsitė e zėrave tė ngritur. Bisedojnė, bisedojnė shqiptarėt. Qetė, shtruar e tė matur. Njėlloj si paraardhėsit nordikė pra.

Ja njė nordik i zotėm nė tryezėn ngjitur. Bisedon me njė pasardhės tė vetin, katėr-qind gjyshėrit e tė cilit janė vendosur nė Kuēovė, pasi ikėn nga Upsala. Nordiku i sotėm flet me laps e me letėr, nordiku pasardhės flet me kėmbė e me duar. Risjellja ndėr mend se nervi mesdhetar mund tė ketė pakėz ndikim nė gjaknxehjen e shqiptarit, i neutralizon disi gjėrat, por jo aq sa palėt tė mos ndahen thellėsisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri.
Shqipja ėshtė shumė e uritur pėr pėrshtatje. Ėshtė mbushur me huazime, njėlloj si folėsit e saj. Tė gatshėm pėr tė vėrtetuar se jemi pjesė e kontinentit ku jetojmė, pranojmė gjithēka pa u menduar se ēfarė asimilon ēdo prurje. “Elita” sjell arie dhe recitime, por publiku ngrihet nė kėmbė vetėm nga drang-drunget orientale. Substanca e kafkės mund tė sugjerojė se vijmė nga veriu i Evropės apo nga veriu i galaktikės, por ngjyra shqiptare e lėkurės, forma dhe rrudhat e saj s’pyesin fare pėr kafkėn pa forma.

Paganizmi ėshtė mbret nė secilėn nga festat e shpeshta. Por mbret mbi mbretėrit ėshtė sjellja e paqėndrueshme shqiptare. Pėrshtatja e saj ėshtė e frikshme. Me asgjėsuese edhe se pigmentet qė ka djegur dielli mijėravjeēar (nėse i lejojmė vetes marrėzinė e tė besuarit pėr njė sekondė tė vetme se prejardhja jonė ėshtė vėrtet vikinge). Turmat shumėplanėshe shėtisin pa synim rrugėve tė pashtruara, shoqėruar kudo me tinguj, ngjyra dhe tėrheqje nė drejtim tė diellit. E nga erdhėn shqiptarėt? (Kėta tė sotmit, se pėr parahistorikėt, po bėhemi me modesti skllevėr tė pellazgjisė).
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!