Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Prespa, parku i kafshėve qė po zhduken 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Prespa, parku i kafshėve qė po zhduken 
 
Pas kėtij shqetėsimi tė qytetarit Orhan, ne u drejtuam nė Ministrinė e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave. Atje na bėnė tė ditur se prej shtatorit tė kaluar ka nisur njė projekt 5-vjeēar, me kontribut tė gjithanshėm, qė shkon nė mbi 12 milionė dollarė, pėr tė mbrojtur Liqenin e Prespės.

Sipas projektit, qė mbaron nė shtator 2011, qeveria shqiptare, Fondi Global pėr Mjedisin (GEF) dhe Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillimin janė angazhuar pėr tė mbėshtetur pėrdorimin e burimeve tė energjisė sė rinovueshme, pėr tė mbrojtur bio-diversitetin dhe pėr tė bėrė mė eficiente angazhimet nė konventat ndėrkombėtare mjedisore. GEF financon shumicėn e projekteve mjedisore, me kontribute financiare edhe nga qeveria shqiptare. Por nė kėtė nismė janė bashkuar edhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM) nė Korēė, disa drejtori, disa komuna dhe biznese private nė zonė, si dhe qeveritė e ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė dhe Greqisė, dhe disa banka dhe agjenci tė huaja.

Objektivi i projektit ėshtė qė tė nxisė adaptimin e menaxhimit tė integruar tė ekosistemit, nė zonėn ndėrkufitare tė bazenit tė Liqenit tė Prespės nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, Shqipėri dhe Greqi, pėr tė ruajtur bio-diversitetin e rėndėsishėm nė shkallė globale, pėr tė zbutur ndotjen nė liqenet ndėrkufitare dhe pėr tė siguruar njė bazė tė qėndrueshme pėr zhvillimin e mėtejshėm ekonomik dhe shoqėror tė bazenit.

Qeveritė e tre vendeve kanė rėnė dakord tė punojnė sė bashku, pėr tė zvogėluar ndotjen nė liqene dhe pėr tė prezantuar praktika tė menaxhimit mjedisor nė bazenin e Prespės, duke integruar qėllimet ekologjike, ekonomike dhe sociale.

Projekti bazohet nė njė projekt tė mėparshėm 2-vjeēar, i cili promovoi menaxhimin e ekosistemit tė integruar nė Park dhe zgjeroi bashkėpunimin midis tre vendeve pjesėmarrėse. Ndėr arritjet e tjera vlen tė pėrmendet se, projekti i parė hodhi bazat teknike pėr njė projekt me pėrmasa tė plota, duke pėrfshirė njė vlerėsim bazė tė bio-diversitetit, njė studim tė kėrcėnimeve nė ekosistemin e Liqenit tė Prespės dhe zgjidhjet e mundshme.

Projekti i Parkut te Prespės do tė mbrojė banorėt lokalė dhe vendbanimet e tyre (tė tashme dhe tė ardhme) nė procesin e mbrojtjes sė mjedisit pėrreth tyre, duke minimizuar shkaqet njerėzore tė cilat sjellin shkatėrrimin, degradimin ose dėmtimin e ekosistemit natyror tė Prespės.

Parku i Prespės, njė pjesė e papėrsėritshme dhe e kėrcėnuar

-Nė pjesėn shqiptare tė Parkut tė Prespės popullsia vlerėsohet si e qėndrueshme dhe nė rritje, me njė dendėsi relativisht tė lartė, prej 20 banorė pėr km2. Nga kjo popullsi, 23% janė tė papunė dhe e ardhura mesatare vjetore ėshtė $700. Rreth 70% e fuqisė punėtore merren me bujqėsi. Industria nuk ėshtė e zhvilluar nė kėtė zonė.

-Frutat e egra dhe bimėt mjekėsore, pėrbėjnė njė burim tė rėndėsishėm tė ardhurash pėr banorėt e zonės.

-Speciet unike: flora e pjesės shqiptare tė Parkut Kombėtar tė Prespės, ka rreth 1000 specie ose 30% tė gjithė florės sė vendit.

-Ndodhen 50 lloje kafshėsh dhe 19 lloje bimėsh, tė cilat gjenden vetėm nė pellgun ujėmbledhės tė Prespės, 1600 lloje fluturash dhe njė larmishmėri amfibėsh dhe reptilėsh.

-Parku i Prespės shėrben si njė vend i rėndėsishėm pėr ushqimin, strehimin dhe rritjen e tė paktėn 91 specieve tė zogjve migratorė, ku pėrfshihet edhe Pelikani Dalmat, qė ėshtė mjaft i rrezikuar.

-Tė paktėn, 19 specie kafshėsh nė Park janė tė rrezikuara.

-Zhvillimi i turizmit nė zonė ėshtė ende shumė i dobėt, por lidhja midis mbrojtjes sė mjedisit dhe turizmit, po bėhen mė tė qarta dhe mė tė rėndėsishme nė kushtet e zhvillimit tė eko-turizmit nė rajon dhe nė Shqipėri.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!