Ngjarja tronditėse nė emėr tė moralit tė pastėr partizan, duhej bėrė prezent pėr komandėn e lartė dhe liderin kryesor tė saj qė ndodhej nė Qarkun e Korēės. Ca mė tepėr qė vendimi makabėr ishte marrė nga komanda lokale pa marrė lejen e Komitetit Qendror, sipas rregullave tė miratuara pėr tė tilla raste.
Gazeta Panorama, zbulon pėr herė tė parė raportin e nėnshkruar nga Hysni Kapo e Shefqet Peēi, respektivisht komisar e komandat tė Brigadės sė Pestė, nėpėrmjet tė cilit informohet Komiteti Qendror i Partisė Komuniste pėr rrethanat nė tė cilat u pushkatua Ramize Gjebrea dhe u dėnua Zaho Koka. Nė krye dhe nė fund tė kėtij dokumenti tėrheq vėmendjen sigla Vdekje fashizmit. Liri popullit. Motivi kryesor ky i tėrė luftės dhe pėrpjekjeve tė dy antifashistėve tė ndėshkuar, tė cilėve iu prenė ėndrrat nė mes nga kjo stinė qė po jetonin, ku dashuria pėr lirinė e Atdheut duhet tė eklipsonte ēdo lloj dashurie tjetėr.
Raporti sekret i mbėrritur nė Panarit tė Korēės nė marsin e vitit 44, ėshtė lexuar fillimisht nga Enver Hoxha, i cili ėshtė njohur me ngjarjen dhe ka dhėnė porositė e rastit. Ēfarė ndjenje ka shkaktuar kjo tek ai dhe cili ka qėnė reagimi ndaj kėsaj mase ekstreme, nuk ėshtė marrė vesh asnjė herė. Ajo qė dihet ėshtė pėrpjekja e Enverit pėr tė informuar Nako Spiron ish tė fejuarin e Ramize Gjebresė dhe njė lloj pėrkujdesje e tij nė interpretimin e rasteve tė tilla delikate. Nė Arkivin Qendror tė Shtetit ndodhet njė letėr me porositė e Enverit nė trajtimin e rasteve tė dashurisė midis tė rinjve partizanė, mesazhi i tė cilės u zbėrthye mė gjerėsisht nga Nako Spirua nė Kongresin e Rinisė Antifashiste qė u bėnė Lirzė tė Skraparit.
Drama e dashurisė tragjike sė Ramize Gjebresė dhe Zaho Kokės pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė bujshme tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, qė vazhdon dhe sot e kėsaj dite tė kujtohet me plot dhimbje nga bashkėluftėtarėt dhe ata qė i kanė njohur.
Tė shtyrė nga ligėsia, pėr ngjarjen rrėqethėse, nuk kanė qėndruar indiferentė as ata, tė cilėt vazhdojnė tė harxhojnė bojė, letėr e frymė, me qėllim qė qyrkun e amoralitetit tė kauzės qė pėrfaqėsojnė, ta hedhin mbi supet e triumfatorėve tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Pėrtej dashakeqėsisė sė kėsaj kategorie, dokumenti arkivor qė po botojmė hedh dritė mbi rrethanat e vėrteta dhe motivet qė e shtynė kėtė komandė pėr tė penalizuar fatalisht njė dashuri...
Dokumenti:
Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste shqiptare
RAPORT
Nė kohėn kur Partia jonė me themele tė ēelikta, e ēimentuar prej shokėve tanė qė kanė derdhur gjak, ėshtė mė e fortė se kurrė; nė kohėn kur Ushtria Nacionalēlirimtare po shtohet dhe forcohet dita-ditės duke u dhėnė grushte tė forta okupatorit dhe tradhtarėve, pikėrisht nė kėtė kohė kur armiku po bėn ofensiva tė vazhdueshme kundra forcave tona liridashėse, kur anėtarėt e Partisė Komuniste duhet tė jenė shembull nė luftė, sakrifica, sjellje dhe tė mendojnė vetėm pėr njė gjė: Realizimin e qėllimit tonė, konstatohet me hidhėrimin mė tė madh se midis dy drejtuesve tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė Brigadės sė Pestė tė neglizhohet puna dhe tė mbėrrijnė tė cenojnė moralin proletar, pikėn mė tė dobėt ku armiku na ka luftuar dhe po na lufton.
Kur armiku me forca tė shumta nė tė gjitha anėt goditi qarkun tonė, komanda e Brigadės vendosi qė tė pesė batalionet tė shpėrndaheshin nė pesė sektorė pėr ta pritur armikun me luftė nė ēdo anė. Batalioni i III-tė u dėrgua nė krahinėn e Himarės pėr shkatėrrimin e komunikacionit dhe tė ndalonte lėvizjet armike, ku e kreu detyrėn plotėsisht. Pėr ēdo batalion, pėrveē drejtuesve tė batalioneve, u ndanė edhe shokėt qė pėrbėjnė Shtabin (e Brigadės), si dhe ata qė bėjnė pjesė nė Seksionin Politik, me qėllim qė puna tė shkonte mė mirė. Nė Batalionin e III-tė, qė komandohet prej shokut Mehmet Ali Shehu, prej komisarit Zenel Hamiti, prej zv/komisarit Zaho Koka dhe prej zv.komandantit Hysen Ēino, shkoi pėr tė vazhduar punėn politike dhe organizative shoqja Ramize Gjebrea, anėtare e Seksionit Politik nė Brigadė dhe si drejtuese e rinisė sė Brigadės dhe e Agjit-Propit. Gjatė kohės sė qėndrimit tė shoqes nė fjalė nė krahinėn e Himarės, konstatohet se Ramizja bie nė relacione dashurie me zv. komisarin e batalionit, Zaho Kokėn, siē do ta shihni dhe nė raportet e bashkangjitura tė bėra prej komisarit tė batalionit, shokut Zenel Hamiti, prej partizanit Tanush Shyti, prej anėtarit tė Komitetit tė Rajonit, shokut Lefter Kasneci, si dhe shokut Xhake (Ramadan Xhangolli), qė ka raportuar aty dhe kėtu na i raportoi verbalisht.
Shtabi i Brigadės, porsa mori raportet e sipėrme, mori masat e duhura pėr arrestimin e tyre dhe formoi gjyqin pėr ti dhėnė fund sa mė parė kėtij skandali, qė mbėrriti tė kuptohet haptazi dhe prej disa partizanėve qė ndodheshin pėrqark.
Duke marrė parasysh se ēėshtja ishte mjaft serioze dhe duhej para se tė merrej vendimi i duhur, tė rriheshin tė gjitha problemet qė do tė na paraqiteshin nė kėtė rast dhe duke pasur pamundėsinė tė merreshim vesh me Komitetin Qendror mbasi, tė dy tė dashuruarit e kuptuan se shokėt drejtues tė Ushtrisė ishin nė dijeni dhe pėr tė evituar ēdo gjė (tradhtinė e tyre), e pamė tė arsyeshme qė gjyqi tė formohet mė i gjerė dhe jo vetėm prej atij tė Brigadės. Kėshtu, qė nė kėtė gjyq morėn pjesė kėta shokė:
Komandanti i Brigadės, komisari, zv.komisari, sekretari organizativ i Seksionit politik, kulturor-arsimor; sekretari politik i Qarkorit tė Vlorės dhe i deleguari i Komitetit Qendror tė Rinisė Komuniste Shqiptare, shoku Xhake.
Gjyqi mori nė pyetje shoqen Ramize duke i kėrkuar tė shpjegojė ngjarjen pėrsa i pėrket relacioneve dashurore me Zaho Kokėn. Deklaratat e para tė saj pėrshkruhen nė procesin nr.1. U mor nė pyetje Zaho Koka. Deklaratat jepen nė procesin nr.2.
Meqenėse deklaratat ishin nė kundėrshtim, u thirr pėrsėri Ramizeja, e cila deklaroi sipas procesit nr.3. U pa i nevojshėm ballafaqimi dhe mbasi u ballafaquan, u firmos procesi nr.4. Siē do ta shihni dhe nga proceset nė fjalė, nė procesin e mbajtur herėn e parė mohohet ēdo gjė prej Ramizes. Mohoi gjithashtu dhe thėniet e shokut Xhake, qė ia shfaqi nė prezencėn e saj para gjyqit. Gjithashtu edhe nė procesin e dytė tė Ramizes, shihet se mundohet tė mbulojė tė vėrtetėn. Vetėm kur u bė ballafaqimi, duke parė se Zahua faktonte tė gjitha, u shtrėngua tė pranojė duke u munduar nė ēdo mėnyrė qė tė justifikohet. Mbasi firmosėn qė tė dy procesin e fundit, gjyqi i formuar posaēėrisht, duke marrė parasysh zhvillimin e ngjarjeve, duke marrė parasysh realitetin e raporteve tė shokėve qė i kishin paraqitur me shkrim dhe verbalisht, si dhe nga sa u konstatua nė deklaratat e Zahos dhe Ramizes, studioi:
Ramizeja - Shoqe me pėrgjegjėsi, edukatore e rinisė sė Brigadės, e zhvilluar nga ēdo pikėpamje. Zotėron vijėn e Partisė fare bukur, e fejuar legalisht para partisė, udhėheqėse nė terren dhe ushtri. Nė njė kohė kur Ushtria jonė ndodhej nė vuajtjet mė tė mėdha, nė kėtė kohė kur shokėt komunistė duhet tė tregohen mė tė fortė se kurrė, tė mbajnė lart moralin e ushtrisė, tė jenė shembull nė vuajtje dhe sakrifica, Ramizja arrin qė tė mohojė qė tė gjitha, vetėm pėr tė kėnaqur epshet e saj. Influencon te Zahoja dhe bashkėrisht dėfrejnė. Para gjyqit nuk ėshtė treguar aspak e sinqertė. Bindemi pra se e pėrmendura ėshtė tradhtare e Partisė, shkelėse e moralit proletar dhe tradhtare e shokut tė cilit i ka premtuar fejesėn (Nako Spirut). Nuk ka asnjė fije komunisti, mbasi ka mohuar ēdo gjė. Me zė tė pėrbashkėt shfaqet mendimi qė e pėrmendura tė pushkatohet para forcave partizane.
Zaho Koka - Njeri i vendosur pėr Partinė. I pa zhvilluar siē duhet. Di vijėn e Partisė, influencohet prej shokėve me pėrgjegjėsi. I pa fejuar. Deklaron se e donte me qėllim martese, duke mos e ditur fejesėn e saj. I ngarkuar me pėrgjegjėsi, jo pse ėshtė nė gjendje, por sepse ishte besnik i Partisė dhe gjatė detyrės, me ndihmėn e shokėve do tė zhvillohej. Eshtė shkelės i moralit proletar. Mė shumė pėr kėtė tek ai ka influencuar Ramizeja, qė ishte nė njė pozitė mė tė lartė dhe mė vonė kėtė dashuri e ka vazhduar me konshiencė.
Para gjyqit ėshtė treguar deri diku i sinqertė, ku tregohet diēka si komunist, megjithėse duhej tė kishte raportuar mė parė. Duke marrė parasysh se fajet e njėrit dhe tė tjetrit nuk janė tė njėllojshme dhe duke pasur parasysh se elementėt qė japin shpresė, tė mundohemi ti ngremė lart, megjithėse janė fajtorė, mbas shumė diskutimesh u vendos qė Zaho Koka tė merrte kėtė dėnim: Shkarkim nga pėrgjegjėsia, pėrjashtim nga Partia dhe tė dėrgohet nė njė qark tjetėr.
Vdekje Fashizmit,
Liri Popullit
Zonė e Lirė, 7/III/ 44
Komandanti i Brigadės (Shefqet Peēi)
Komisari i Brigadės (Hysni Kapo)
zv.Komisari (Manush Myftiu)
Organizativi i Seksionit Politik (Hito Ēako) Ēobani
Kulturor-arsimori (Bilbil Klosi)
Sekretari Politik i K. Qarkor (Pajo Islamaj)
I deleguari i K. Qendror tė Rinisė K.Sh.(Xhaka)
AQSH, Fondi 14, V.1944, Dosja 17/1, Fletėt 1, 2.
vijon nesėr...
neser do te lexoni
Si u pėrjetua nga drejtuesit e lartė tė ushtrisė Nacional Ēlirimtare lajmi pėr vrasjen e Ramize Gjebresė.
Ēfarė i tha Enver Hoxha, Zaho Kokės nė takimin e fundit me tė nė Pojan tė Korēės.
Cila ishte detyra e re qė i ngarkoi Enver Hoxha, Zaho Kokės dhe si u pėrmbush ajo.
Nė ērrethana u vra Zaho Koka nė Vuno dhe pse nuk iu bė jehonė aktit tė tij.
Letra e Enverit pėr Nako Spiron: Ramizeja u dėnua pėr shkelje tė moralit partizan
Kjo puna e dashurisė ėshtė delikate, diēka qė mund tė presė nga tė dyja anėt. Nuk duhet tė kalojmė nė kurvėri, por nuk duhet tė lejojmė as jetėn e murgjėrve dhe murgeshave. Eshtė mesazhi i parė qė Enver Hoxha i adreson Nako Spiros nė mars tė vitit 44, vetėm pak ditė pas pushkatimit tė sė fejuarės sė tij. Nėpėrmjet njė letre, qė kreu i Partisė Komuniste i adreson mikut tė tij, nė mars 1944, pėr gjendjen nė veri dhe jug tė Shqipėrisė, pas mėsymjes sė pėrgjithshme armike tė dimrit, midis tė tjerash e vė nė dijeni edhe pėr ngjarjen tronditėse tė vrasjes sė Ramize Gjebresė: Nga Vlora lajmėrohemi se shtabi i Brigadės sė Pestė dhe disa shokė tė terrenit, tė mbledhur nė njė gjyq tė posaēėm, kanė gjykuar dhe dėnuar me pushkatim shoqen Ramize Gjebrea. E akuzonin pėr tradhti karshi partisė dhe shkelje tė moralit proletar. Sėshtė nevoja tė zgjatemi mbi ēėshtjen qė ngjau. Kemi raportin dhe proceset e kėtij gjyqi, por si dėrgojmė se mos bien nė dorėn e armikut. Kur tė takohemi i sheh. Megjithėqė djallja sishte sjellė mirė, por prapė dėnimi i dhėnė ishte shumė i rėndė. Ēėshtja e dashurisė sė lirė ėshtė shumė delikate dhe shokėt as qė e kanė kuptuar. Ēėshtja e Vlorės bėri shumė bujė atje dhe shokėt e Brigadės, tė alarmuar, panė punėn qė kish bėrė Ramizeja si njė cenim dhe diskreditim pėr ushtrinė dhe partinė dhe morėn atė vendim tė shpejtuar pa pyetur Komitetin Qendror. Nga ana tjetėr, shoqja ėshtė pėrpjekur dhe ka larguar shokėt dhe ka sabotuar punėn, vetėm e vetėm qė tė qėndronte me shokun Zaho Koka. Shokun nė fjalė e kanė qitur nga Partia dhe e kanė ēuar nė krahinėn e Korēės, tė punojė kėndej. Pėr kėtė punėn delikate tė dashurisė, duhet qė shokėt e Partisė dhe tė Rinisė tė kenė kujdes tė madh, pse kjo ēėshtje mund tė presė nga tė dy anėt. Po tė kuptohet keq prej shokėve dhe shoqeve ēėshtja e dashurisė sė lirė, atėherė kalojmė lehtė-lehtė nė kurvėri dhe, nga ana tjetėr, mund tė kalojmė nė jetėn e murgjėrve dhe murgeshave. Shtrojeni ēėshtjen qartazi nė Rini dhe nė Parti me anė konferencash, pse nuk jemi organizatė priftėrinjsh, por tė gjitha punėt duhet ti shohim nga ana e pėrparimit.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------












