| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Kuala Lumpur - Malaysia
Zhan Todt ka konfirmuar dje se nė fund tė sezonit tė kaluar kishte menduar pėr t'u largua nga Ferrari, pas tėrheqjes sė Ros Braunit dhe Majkėll Shumakerit. "Ndoshta do tė isha larguar nėse tė tjerėt do tė qėndronin, ka thėnė drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit pėr njė revistė britanike. Por duhet tė dini se asnjėherė jeta, nuk ėshtė e juaja krejtėsisht. Pėrgjegjėsitė e mija qė kam te Ferrari janė shumė tė mėdha dhe i dedikohen presidentit Luka di Montezemolo apo aksionerėve tė tjerė. Pas pėrfundimit tė sezonit tė kaluar, unė mendova qė tė qėndroja se mu duk zgjedhja mė e mirė." Nė njė kohė kur Majkėll Shumaker ėshtė zėvendėsuar nga Kimi Raikonen, mungesa e Ros Braunit ka lėnė shumė boshllėqe nė kėtė skuadėr. Britaniku ėshtė zėvendėsuar nga Mario Almnondo, i cili ka marrė detyrėn e drejtorit teknik, ndėrsa Luka Baldiseri ėshtė shefi i inxhinierėve nė pistė. Ndėrkohė Todi ka njė rol disi mė tė distancuar pasi detyrėn e drejtorit sportiv tashmė e ka marrė Stefano Domenikali, ndėrsa menaxheri i pėrgjithshėm ėshtė bėrė Amedo Felisa. Megjithėse ėshtė bėrė njė ristrukturim i skuadrės, Todt mendon se gjithēka nė kėtė skuadėr po shkon nė harmoni tė plotė. "Pėr ndryshimet strukturore nė skuterin tonė pėr 2007 n nuk mund tė them se kemi bėrė ndonjė revolucion. Pjesa mė e madhe e tyre kanė qenė pjesė e skuadrės sonė. Kėto lėvizje mund t'i pėrkufizon thjeshtė me njė shpėrndarje detyre dhe jo me njė fillim tė ri pėr skuadrėn Ferrari."
Raikoneni zbulon Ferrarin "malajzian"
Ēmimi i Madh i Malajzisė i cili zhvillohet ditėn e diel mė 8 prill ėshtė gara e dytė e kėtij sezoni 2007 tė tė kampionatit botėrorė tė Formulės 1. Pėrpara kėsaj gare janė programuar tri ditė testime duke filluar nga dje. Kėto do tė jenė testime shumė tė rėndėsishme pasi do tė pėrgatiten makinat pėr asfaltin e nxehtė tė pistės Malajziane. Do tė testohen dy tipet e reja tė gomave Bridgestone, gomat e forta dhe tė buta. Po kėto tipe gomash do tė pėrdoren edhe nė garėn e Bahrejnit mė 15 prill dhe atė tė Spanjės mė 13 maj.
Eksperimentet: Firma japoneze e gomave Bridgeston, ėshtė duke diskutuar me FIA n pėr shenjat dalluese qė duhet tė jenė tė dukshme pėr tė vėnė re ndryshimin e tipit tė gomave qė do tė pėrdorin pilotėt. Pritet tė gjendet njė zgjidhje e re, e ndryshme nga ai top i bardhė i cili u pėrdor nė garėn e parė tė Melburnit.
E reja: Kėto testime nė Sepang, janė tė parat qė do tė praktikohet njė ndryshim i ri pėr kėtė sezon. Ky rregull i ri i cili ėshtė bėrė pėr tė ulur shpenzimet dhe konsiston nė faktin qė skuadrat mund tė pėrdorin vetėm njė makinė duke i detyruar pilotėt titullarė qė tė alternohen me njėri tjetrin.
Protagonistėt: Tė gjithė sytė duket se janė tė pėrqendruar te Ferrari qė pėr kėto testime ka rezervuar disa ndryshime tė reja aerodinamike. "Kokėkuqja" ka treguar menjėherė nė garėn e parė objektivat e saj pėr kėtė sezon, me fitoren e Kimi Raikonenit. Dje dhe sot nė timonin e Ferrarit do tė jetė pikėrisht finlandezi, pėr t'i lėnė mė pas makinėn Masės nė ditėn e tretė tė testimeve. Njė gjė disi e ēuditshme qė vihet re ėshtė me sa duket mungesa e Fernando Alonsos. Kampioni i botės, ka vendosur tė qėndrojė nė Uoking ku do tė merret me stimulime, pėr kėtė arsye nė pistė pėr McLaren in do tė jetė De la Roza dhe Hamilton nė dy ditėt e fundit, sot dhe nesėr. Piloti i ri i skuadrės McLaren do tė garojė pėr herė tė parė nė pistėn e Sepangut. Nė skuterinė Renault vazhdojnė testimet pėr Kovalainenin, i cili edhe nė testimet private ėshtė kaluar nga
Barrikelo: Honda, shumė shpejt aty ku duhet
Rubens Barrikelo mendon se Honda mund tė kthejė problemet e makinės RA107 tė, nė forcė edhe pse kanė bėr njė debutim jo tė mirė nė garėn e parė tė sezonit. Rubens Barrikelo dhe Xhenson Baton kishin probleme me aerodinamikėn nė pistėn e Australisė dhe si rrjedhojė asnjėri nga tė dy nuk mundi tė renditet nė 10 pilotėt e parė nė pėrefundim tė asaj gare. Por nė njė deklaratė qė ka dhėnė piloti brazilian pėr revistėn e pėrmuajshme "F1 Racing", ai thotė se Honda nuk ėshtė njė makinė e dobėt, por thjesht kėrkon pėrmirėsime nė disa sektor. "Padyshim qė Honda nuk ėshtė si Stewart i i vitit 1998 tė qė pa diskutim ka qenė makina mė e dobėt qė kam pilotuar. Nėse njė makinė ėshtė e dobėt ka probleme tė tjera, por makina ime aktuale nuk ėshtė e tillė. Na duhet tė pėrmirėsojmė disa konfigurime aerodinamike, pasi nė pėr kthesa kemi probleme me adrencėn. Nga ana tjetėr mund tė them se ėshtė e mirė pasi ka njė forcė fėrkime tė kėnaqshme, ėshtė e manovrueshme dhe ka njė motor tė fuqishėm," ka shtuar Rubens Barrikelo. Mė pas ai ka pėrmendur projektet e reja tė Hondės qė kanė lidhje me tė ardhmen. Aktualisht po testohen disa ndryshime nė amortizator dhe nė paketėn aerodinamike nė tėrėsi. Sipas Barrikelos testimet qė po zhvillohen kėto ditė nė Sepang do tė shihet se ku qėndron problemi me bishtin prapa. "Kjo skuadėr i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė zgjidhur problemet, ka aq shumė mundėsi sa tė ndėrtojė njė makinė tė re nėse kėrkohet megjithatė nuk mendoj se ėshtė nė njė situatė tė tillė.
Kubika mė i shpejti, Kimi probleme nė motor
Robert Kubika i ka filluar me kryesim kėto tri ditė testime qė po zhvillohen nė pistėn e Sepangut. Polaku i skuadrės BMW ka qenė mė i shpejti nė ditėn e parė pas 92 xhirove, duke lėnė Ferrarin e Kimi Raikonenit prapa edhe pse finlandezi ka zhvilluar vetėm 54 xhiro. Finlandezi, fituesi i Ēmimit tė Madh tė Australisė, ka punuar me konfigurimin e makinės pėr garėn e 8 prillit. Polaku ka testuar ndryshimet e reja aerodinamike tė makinės sė tij dhe disa modifikime tė reja nė kambio.
Problemi i motorit: Raikoneni u detyrua tė qėndronte pėr dy orė nė bokse pasi kishte njė problem hidraulik nė makinėn e tij F2007 tė. Megjithatė problemi mė i madh i drejtuesve dhe inxhinierėve tė Ferrarit ėshtė motori qė ka pėrdoru finlandezi nė garėn e parė, tė cilin duhet ta pėrdorė edhe nė garėn e ardhshme. Nė xhirot e fundit tė garės sė kaluar Raikoneni kishte humbje uji nė sistemin ftohės. Nėse ekziston ndonjė problem, atėherė inxhinierėt e Ferrari do ta ndryshojnė motorin e finlandezit dhe si rrjedhojė Raikoneni do tė penalizohet me 10 vende nė renditjen e nisjes sė garės.
Tė tjerėt: Nė vendin e tretė ėshtė renditur Aleksandėr Vurz me Williams. Skuadra nga Grove ka testuar disa ndryshime tė reja me gomat Bridgestone. Austriaku ėshtė renditur pėrpara Hondės sė Rubens Barrikelos dhe McLaren it tė Pedro de la Rozės. Honda ka testuar njė amortizator tė ri tė pasmė dhe njė paketė tė re aerodinamike. Kolaudatori i skuadrės McLaren do tė zėvendėsohet sot me britanikun Ljuis Hamilton
Zėdhėnėsi pėr shtyp i skuadrės Renault ka pėrgėnjeshtruar fjalėt qė kanė qarkulluar ditėt e fundit sipas tė cilave skuadra franceze ėshtė duke punuar pėr njė version B tė makinės sė tyre tė kėtij sezoni R27. Diēka e tillė ka filluar tė flitet qė pas garės sė parė tė Melburnit, ku menaxheri i pėrgjithshėm i skuadrės Renault, Flavio Briatore ka mbetur i zhgėnjyer nga gara e parė. "Nuk kemi ndonjė plan pėr tė ndėrtuar njė version B tė makinės sonė R27 tė. Ne jemi duke punuar shumė me makinėn tonė aktuale nė disa aspekte," ka pėrfunduar zėdhėnėsi pėr shtyp i skuadrės Renault.
Firma japoneze e gomave, Bridgestone ėshtė duke testuar nė Sepang tė dyja tipet e gomave. Njė nga objektivat kryesore tė kėsaj firme ėshtė shenja dalluese qė do tė kenė gomat e buta nė krahasim me gomat e forta. Nė garėn e parė tė Australisė ata kishin vendosur njė top me njė diametėr 3cm tė bardhė pėr t'i dalluar kėto goma, por kjo zgjedhje rezultoi e pasuksesshme. Njė nga ndryshimet qė ka pasur shenja e re dalluese ka qenė zmadhimi i kėtij "topi" dhe ngjyra ka qenė e kuqe. Ky model ėshtė provuar te makinat Williams
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 28 Mars 2007 17:00
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Masa: Ferrari ėshtė nė formė, por "jashtėtokėsor"
Dita e fundit e testimeve qė po zhvilloheshin nė Sepang, pėr garėn e ardhshme tė 8 prillit nė Malajzi, ka qenė Heiki Kovalainen mė i shpejti. Makina Renault ishte modifikuar aerodinamikisht dhe finlandezi me sa duket arriti tė merrte mė tė mirėn nga makina dhe gomat. Gjithsesi, koha e tij 1'35"757 mbetet gjysmė sekondi mė e ngadaltė se koha mė e shpejtė e kėtyre provave, e cila u regjistrua nga finlandezi i Ferrarit, Kimi Raikonen. Felipe Masa, nė ditėn e fundit tė provave, ishte rreth njė tė dhjetat mė i ngadaltė se Kovalainen. Gjithsesi, kjo diferencė nuk ėshtė se ka ndryshuar ndonjė gjė mes skuadrave.
Masa, kushtet e vėshtira klimaterika i kompromentuan shumė provat tuaja, ju arritėt tė zhvillonit tė gjithė programin qė kishit?
Ishte interesante tė provoje nė kėtė pistė tė gjitha kushtet klimaterike tė mundshme. Nė njė sesion testimesh secili kėrkon tė bėjė sa mė shumė, por unė jam i kėnaqur edhe me kaq. Makina ėshtė e mirė dhe programet tona ishin mė shumė tė fokusuara te zgjedhja e gomave pėr garėn e Malajzisė.
Ka bėrė akoma pėrmirėsime Ferrari?
Nuk e di se ēfarė kanė bėrė skuadrat e tjera, pėr kėtė arsye nuk mund tė them shumė gjėra, di tė theksoj se Ferrari ėshtė shumė nė formė, ashtu si nė garėn e Melburnit.
Ēfarė diferencash vutė re nė dy tipet e gomave qė ju solli Bridgestone?
Gomat e forta janė pak tė vėshtira pėr t'u pėrdorur, por nuk jam nė gjendje tė them nėse diferenca mes kėtyre gomave do tė jetė apo jo mė e madhe se nė garėn e Australisė. Por kjo ėshtė njė pistė e ndryshme nga ajo e Albert Parkut, pėr kėtė arsye do tė na duhet tė presim fundjavėn e ardhshme.
Ēfarė bėtė pas garės sė parė?
Qėndrova nė njė provincė nė Brazilia dhe po pėrgatitesha me njė program specifik pėr garėn e Malajzisė. Ishte shumė ngrohtė dhe kishte lagėshti, kushte klimaterike qė do tė gjejmė edhe atje.
Eshtė nxehtė pėr pilotėt, por do tė jetė edhe pėr makinat...
Ferrari ėshtė i qetė pėr sa i pėrket besueshmėrisė. Nė kėto ditė kemi testuar edhe kur temperaturat kanė qenė rreth 40 gradė dhe nuk kemi pasur asnjė problem.
Gara e parė nuk shkoi mirė pėr ju, do tė kėrkoni ndonjė lloj "hakmarrjeje" nė Sepang?
Sigurisht. Kur ke njė makinė tė mirė, mund tė ngjitesh edhe nga vendi i fundit nė tė gjashtin, ashtu si nė Melburn. Mė vjen keq qė nuk arrita tė parakaloja edhe Fizikelėn nė fundin e garės pėr tė marrė mė shumė pikė. Por nėse do tė nisesha mė pėrpara, do tė kisha mundėsi tė tjera.
Ferrari edhe nė testimet qė zhvilloi nė Sepang, u duk si njė makinė qė vinte nga njė planet tjetėr.
Jo, jemi tė gjithė nga i njėjti planet. Ne, McLaren i dhe BMW ja ndoshta do tė jemi protagonistėt kryesorė. Por edhe tė tjerėt nuk pėrjashtohen...
Njė rreth i bardhė dhe njė pikė e kuqe pėr gomat e buta Bridgeston
Pika e bardhė e vendosur nė gomat Bridgestone tė versionit tė butė, thuajse ishte e padukshme. Pėr kėtė arsye, firma japoneze e gomave ka testuar nė Sepang njė model tė ri me njė pikė tė kuqe, por edhe kjo nuk rezultoi e suksesshme. Nė dy ditėt e fundit ėshtė provuar njė vijė e bardhė qė pėrshkon tė gjithė diametrin e gomės dhe ėshtė lėnė edhe ajo pikė e kuqe.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 01 Prill 2007 12:21
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Alonso: Jemi Mė Pranė Ferrarit
Diferenca me Ferrarin ekziston, pasi kėtė gjė e tregoi qartė edhe gara e parė e kėtij sezoni nė Australi, megjithatė Fernando Alonso dhe McLaren i shpresojnė qė nė kėtė fundjavė tė minimizojnė sa mė shumė kėtė diferencė nė Sepang. Spanjolli, kampioni i botės nė fuqi, e pėrfundoi nė vendin e dytė garėn e parė, menjėherė pas Kimi Raikonenit, njė rezultat qė padyshim mund tė konsiderohet shumė i mirė.
Fillimi i mbarė: "Nė Australi e filluam mirė kampionatin botėror, ka thėnė spanjolli. Ne e dinim qė nuk do tė ishim aq tė shpejtė sa Ferrari, megjithatė vendi i dytė mund tė konsiderohet njė rezultat shumė i mirė. Nė pjesėn e parė tė sezonit ėshtė shumė e rėndėsishme t'i pėrfundosh tė gjitha garat dhe tė grumbullosh sa mė shumė pikė. Gjatė kėsaj periudhe duhet medoemos tė vazhdojnė programet e pėrmirėsimit tė makinės. Skuadra ėshtė duke punuar shumė pėr tė minimizuar diferencėn qė kemi me rivalėt tanė." Alonso nė sezonin e kaluar ėshtė renditur nė vendin e dytė nė kėtė garė, ndėrkohė qė nė 2005 n arriti ta fitonte Ēmimin e Madh tė Malajzisė. Pistė teknike: "Pista e Sepangut ėshtė shumė teknike dhe makina duhet tė jetė kompetitive nė tė gjithė sektorėt. Tė gjitha kthesat janė tė shpejta dhe duhet njė makinė e balancuar mirė dhe me njė aerodinamikė perfekte. Gjithmonė jam paraqitur mirė nė Sepang dhe nė 2005 n kam arritur tė fitoj, ndėrkohė qė nė sezonin e kaluar u rendita i dyti. Duke u nisur nga kėto fakte mund tė them se kam kujtime shumė tė mira nga kjo pistė. Eshtė njė garė shumė e vėshtirė nga ana fizike, pėr pilotin dhe pėr tė gjithė skuadrėn. Padyshim qė po kaq e vėshtirė mund tė konsiderohet kjo garė edhe pėr sa i pėrket makinės. Gjithsesi, ne jemi tė gatshėm pėr tė minimizuar diferencėn e madhe qė kishim nė garėn e parė tė kėtij sezoni kundėr Ferrarit. Pres me padurim qė t'u rikthehem garave," ka deklaruar kampioni i botės nė fuqi, Fernando Alonso.
Hamilton do tė provojė: Nė garėn e Melburnit, debutuesi i skuadrės McLaren, Ljuis Hamilton, ka shkėlqyer me njė paraqitje shumė tė mirė. Qė nė garėn e parė nė Formulėn 1 ai arriti tė ngjitej nė podium, pėr mė shumė nė testimet e javės sė kaluar nė Sepang, britaniku ishte ndėr mė tė shpejtėt. "Sepangu ėshtė njė pistė shumė e shpejtė. Ato katėr ditė prova qė unė zhvillova, mė ndihmuan shumė. Provuam shumė pjesė tė reja qė do t'i kemi nė makinėn tonė pėr kėtė garė. Objektivi ynė padyshim ėshtė qė tė minimizojmė diferencėn qė kemi me Ferrarin. Jam i sigurt se ditėn e diel do tė japim mė tė mirėn," ka pėrfunduar Hamiltoni.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 05 Prill 2007 18:57
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Masa: Nuk Jemi Aq Tė Shpejtė Sa Dukemi
Janė disa elementė, tė cilėt e vėnė nė dyshim Felipe Masėn nė lidhje me shpejtėsinė dhe me diferencėn qė mund tė ketė Ferrari nė garėn e kėsaj fundjave. Braziliani u rendit i gjashti nė garėn e parė tė Melburnit, pasi u nis nga vendi i fundit. Ndėrkohė ai ka bėrė tė ditur se makina e tij nuk ėshtė aq e shpejtė sa ishte nė garėn e parė dhe nė Sepang, kjo gjė do tė vihet re. "Jemi tė gjithė pjesėtarė tė tė njėjtit planet, nuk mund tė them se ne jemi tė fortė apo tė shpejtė, pasi duhet tė krahasohemi nė garė me tė tjerėt. McLaren i ėshtė njė skuadėr e vėshtirė pėr t'u mundur, ashtu si edhe BMW ja. Duke ditur kėtė gjė, duhet tė punojmė sa mė shumė pėr ta pėrmirėsuar makinėn tonė nė vazhdimėsi," ka pėrfunduar Masa.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 05 Prill 2007 18:58
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Raikonen: Shpresoj Tė Mos E Ndryshojmė Motorin
Testimet e javės sė kaluar ai i ka pėrfunduar me kohėn mė tė shpejtė tė tė katėr ditėve tė provave. Pas dy ditėve tė para tė kėtyre provave ai ia dorėzoi timonin shokut tė tij tė skuadrės, Felipe Masės, dhe qėndroi disa ditė pushim nė Malajzi. "Tė qėndrosh nė Sepang, ėshtė njėsoj si tė qėndrosh nė njė saunė finlandeze pėr 24 orė," ka thėnė ferraristi me shaka, i cili nė kėto ditė ka qėndruar nė njė ishull larg bregut sė bashku me familjen.
"Jam marrė kėto ditė pak me tenis dhe padyshim qė jam stėrvitur nė paleshėr, ka vazhduar finlandezi. U pėrpoqa tė pėrgatitesha sa mė mirė, pasi na presin dy gara tė njėpasnjėshme, Malajzia dhe Bahreini. Duhet tė kujtojmė se janė ndėr garat mė tė vėshtira pėr sa u pėrket kushteve klimaterike."
Megjithatė, mendja e Raikonenit, fituesit tė garės sė parė tė kėtij sezoni, padyshim qė ėshtė e pėrqendruar te motori i makinės sė tij, pasi ende nuk ėshtė vendosur nėse do tė ndryshohet ose jo pas problemeve qė kishte me humbjen e ujit nė xhirot e fundit tė garės sė Melburnit. "Motori ėshtė parė me kujdes nė fabrikė dhe janė bėrė shumė simulime, ka shpjeguar Raikoneni. - Tashmė mekanikėt i kanė tė gjitha tė dhėnat dhe do tė jenė ata qė do tė vendosin," ka pėrfunduar ai. Do tė jetė pikėrisht ky vendim, i cili nuk do tė ndikojė pak nė mbarėvajtjen e garės pėr finlandezin nė kėtė fundjavė. "Shpresoj qė motori tė mos ndryshohet dhe qė gjithēka tė shkojė mirė gjatė gjithė provave zyrtare dhe garės, pasi dua tė luaj me shanse tė barabarta edhe nė kėtė garė." Gjithsesi, duket se ky motor do tė ndryshojė, por ende nuk ėshtė marrė asnjė vendim nga drejtuesit e Maranelos. Megjithatė, pritet qė shumė shpejt tė vendoset se ēfarė do tė bėhet, vendimi pėr motorin mund tė merret edhe pėrpara ditės sė premte, kur do tė zhvillohen provat e lira. "Nėse do tė vendosim qė ta ndryshojmė, atėherė duhet tė pėrgatitem pėr objektiva tė rinj pėr kėtė garė, nuk duhet tė harrojmė se njė ndryshim i motorit tė bėn qė tė humbasėsh 10 pozicione nė nisjen e garės," ka pėrfunduar Kimi Raikonen.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 05 Prill 2007 19:02
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Todt: Problemet me motorin ishin thashetheme
Gjithēka pėrfundon me njė faj qė bie mbi gazetarėt. Problemet nė motorin e Raikonenit duket se kanė qenė thjesht njė thashetheme. Vetė drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, Zhan Todt thotė: "Nuk kishim asnjė shenjė qė tė na tregonte se duhet ta ndryshonim motorin dhe programin tonė tė garės..." Me sa duket francezi harron se ka qenė zyra e shtypit tė Ferrarit e cila ka bėrė tė ditur problemin pėr humbjen e ujit nė motorin e Ferrarit tė Raikonenit. Njė gjė tė tillė e ka konfirmuar edhe pėrgjegjėsi i motorėve Zhil Simon.
Kosta: Pėrmirėsimi i makinės, po bėhet mė i vėshtirė
"Me ndryshimet e reja nė rregullore qė pėrcaktojnė njė ulje tė numrit tė ditėve tė testimeve, mund tė them se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr tė pėrmirėsuar makinėn dhe pėr tė rikuperuar disavantazhin qė mund tė kemi me skuadrat e tjera," ka thėnė Aldo Kosta, pėrgjegjėsi i makinės dhe i telajos te skuadra Ferrari. "Nėse shohim kilometrat qė kanė zhvilluar skuadrat e tjera mund tė them se nuk ka mbetur dhe shumė kohė. Pas Bahreinit kemi rreth njė muaj pushim, dhe vetėm njė herė testime dhe gomat do tė jenė tė limituara."
Baldisieri: Mė del nė ėndėrr "makina e sigurisė"
"Nė Australi zhvilluam njė garė tė mirė, por u paraqitėm po kaq mirė edhe nė testime. Megjithatė mua mė del nė ėndėrr "makina e sigurisė", sepse me ndryshimet e reja nė rregullore, sepse nėse futesh nė momentin e gabuar mund tė gjendesh edhe njė minutė disavantazh dhe gjithēka prishet," ka thėnė Luka Baldisieri, pėrgjegjėsi i garave. "Besoj se pėr garėn e stome kemi zgjedhur strategjinė mė tė mirė. Shpresojmė tė mbajmė komandėn e garės deri nė fundin e saj, pasi kemi njė pilot nė "pole position"."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 09 Prill 2007 07:34
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kuala Lumpur - Malaysia
2007 Malaysian Grand Prix Results
1st Fernando Alonso McLaren-Mercedes
2nd Lewis Hamilton McLaren-Mercedes
3rd Kimi Räikkönen Ferrari
4th Nick Heidfeld BMW
5th Felipe Massa Ferrari
6th Giancarlo Fisichella Renault
7th Jarno Trulli Toyota
8th Heikki Kovalainen Renault
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#7 09 Prill 2007 07:56
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 34
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kuala Lumpur - Malaysia
E pesoj keqe kesaj radhe Ferrari!!!
Nga fillimi dominuan garen McLaren-Mercedes.
____________ http://img77.imageshack.us/img77/89...82326909gx2.png
|
|
#8 09 Prill 2007 11:53
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kuala Lumpur - Malaysia
Nuk pata mundesi ta shikoja kete gar po me than qe McLaren fluturonte. Eshte per tu habitur qe direkt pas ikjes se Räikkönen ata ndertuan nje super makine !?
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 09 Prill 2007 12:30
|
|
 |
ALM69
^#69#^

Postime: 126
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 34
Pėrdorues #: 2057
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kuala Lumpur - Malaysia
|
|
#10 09 Prill 2007 12:41
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Alonso rikthen McLaren in nė "elitė"
Dy herė kampioni i botės, Fernando Alonso arriti fitoren e parė pėr kėtė sezon me skuadrėn McLaren, nė Ēmimin e Madh tė Malajzisė. Shoku i tij i skuadrės, Ljuis Hamilton, bėri njė tjetėr paraqitje shumė tė mirė nė kėtė garė, duke u renditur i dyti. Kjo ka qenė fitorja e parė dyshe e McLaren it, pra me tė dy pilotėt nė vendin e parė dhe tė dytė, qė nga viti 2005. Kjo fitore e rendit spanjollin Alonso nė vendin e parė tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė, me 18 pikė, dhe ndiqet nga finlandezi Raikonen me 16. Ish piloti i McLaren it, i cili dominoi garėn e parė tė kėtij sezoni nė Australi, u rendit i treti nė garėn e Malajzisė pėrpara pilotit gjerman tė BMW sė, Nik Haidfeld. Piloti tjetėr i Ferrarit, Felipe Masa, i cili e filloi kėtė garė nga vendi i parė, nuk mundi tė renditej mė mirė se vendi i pastė, pas njė gabimi qė bėri nė tentativat pėr tė parakaluar Hamiltonin nė xhirot e para tė garės. Nė pėrfundim tė kėsaj gare, dy herė kampioni i botės ėshtė shprehur shumė i kėnaqur nga paraqitja e makinės sė tij McLaren Mercedes. "Tė fitosh njė garė tė Formulės 1 me dy makina tė ndryshme, ėshtė me tė vėrtetė diēka speciale, njė ėndėrr qė bėhet realitet dhe njė pjesė e historisė, ka thėnė Alonso nė konferencėn pėr shtyp. Ne e dinim se mund ta parakalonim Ferrarin qė nė startin e garės, por kur pashė se Hamiltoni ishte nė vendin e dytė, mbeta disi i befasuar." 25 vjeēari thotė se McLaren i ka qenė shumė pranė Ferrarit qė nė garėn e parė, megjithatė nuk e priste njė rezultat tė tillė qė nė garėn e dytė. "Morėm njė mėsim tė mirė nga gara e Australisė dhe tashmė ato gjėra do t'i pėrdorim nė ēdo garė. Pas Australisė zhvilluam disa testime dhe e pėrmirėsuam makinėn tonė, por njė rezultat kaq bindės ishte disi i papritur." Alonso e filloi kėtė garė nga vija e parė pėrkrah Masės dhe arriti ta parakalojė qė nė kthesėn e parė, ndėrkohė edhe Hamiltoni bėri tė njėjtėn gjė, edhe pse u nis nga vendi i katėrt. Pėr disa xhiro radhazi Masa tentoi tė vinte nėn presion Hamiltonin, por mė pas njė frenim i gabuar i tij e bėri qė tė dilte jashtė piste dhe si rrjedhojė tė humbiste dy pozicione. "Mund tė them se ėshtė shumė vėshtirė tė mbash prapa dy makina Ferrari. Nė secilėn pasqyrė shihja dy makina tė kuqe qė tentonin tė mė parakalonin, ka thėnė Ljuis Hamilton nė konferencėn pėr shtyp. Masa mė vuri shpeshherė nėn presion, por pėr fatin tim tė mirė ai bėri njė gabim nė frenim dhe unė e rimora vendin e dytė." Pasi shpėtoi nga Masa, Hamiltoni arriti t'i shkėputej disi Raikonenit, i cili shumė shpejt e ngushtoi diferencėn. "Kjo ishte njė ndėr garat e mia mė tė vėshtira qė kam zhvilluar. Kisha punuar shumė pėr kėtė garė, pasi e dija qė do tė ishte e tillė. Temperaturat e larta tė krijojnė shumė probleme dhe pėr kėtė arsye i kisha marrė masat qė pėrpara garės." Menjėherė pas kėsaj tresheje u rendit gjermani Nik Haidfeld me BMW, i cili arriti tė mbante prapa Ferrarin e Felipe Masės gjatė gjithė kohės.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#11 09 Prill 2007 20:34
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Mbijeton Renault ja nė garėn e Malajzisė
Skuadra Renault ėshtė ngushėlluar me njė vend tė gjashtė dhe tė tetė nė garėn e Malajzisė, duke vėrtetuar edhe njė herė gjendjen e vėshtirė qė po kalon. Gjithsesi, nė krahasim me pozicionet e nisjes, ky ishte njė pėrmirėsim i dukshėm i tė dy pilotėve tė skuadrės Franceze. Kujtojmė se ata u nisėn nga vendi i 11 tė dhe i 12 tė, por falė strategjisė sė tyre ia dolėn mbanė tė futeshin brenda zonės sė pikėve. Pėr Kovalainenin, gara e Malajzisė solli dhe pikėn e tij tė parė nė Formulėn 1, duke harruar disi atė paraqitje tė dobėt nė Melburn. "Kjo ėshtė pika ime e parė qė arrij nė njė garė tė Formulės 1, qė mė bėn tė provoj njė emocion tė veēantė nė njė garė tė tillė tė vėshtirė. Sulmova gjatė gjithė kohės nė kėtė garė pėr tė rikuperuar sa mė shumė pozicione. Balancimi i makinės nuk ishte i mirė, pak a shumė i njėjtė si nė ditėn e provave, qė do tė thotė se kishim probleme nė kthesat e shpejta. Megjithatė, gjėra tė tilla ndodhin kur je nė limite. Nė pėrgjithėsi mund tė them se kjo garė pėr mua ishte njė progres nė krahasim me atė tė Melburnit. Mund tė them se po lėvizim nė drejtimin e duhur." Edhe Xhankarlo Fizikela ka qenė i kėnaqur nga paraqitja e tij nė kėtė garė, duke marrė parasysh kėtu edhe problemet qė kishin gjatė gjithė kėsaj fundjave. "Ky ishte maksimumi qė mund tė merrnim nga kjo garė dhe duke parė gjendjen qė ne jemi, ndoshta njė rezultat i tillė mund tė krahasohet me njė vend nė podium. Jam krenar pėr mėnyrėn se si garova sot dhe mund tė shtoj kėtu se makina ishte nė njė gjendje pak mė tė mirė se nė provat zyrtare. Tė gjithė do tė vazhdojmė tė punojmė pėr tė ēuar sa mė pėrpara kėtė makinė," ka pėrfunduar Fizikela.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#12 09 Prill 2007 20:35
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Raikonen: McLaren i na befasoi...
Kimi Raikonen duket se ka mbyllur njė fundjavė tė vėshtirė, megjithatė ia ka dalė mbanė tė marrė njė vend tė tretė nė Malajzi. Edhe pse finlandezi dha maksimumin nga fundi i garės pėr t'iu afruar nė distancė parakalimi Hamiltonit, sėrish nuk ia doli mbanė dhe u detyrua tė kėnaqej me njė vend tė tretė. Nė kėtė fundjavė, Raikoneni ka humbur edhe kryesimin e klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė, duke zbritur kėshtu nė vendin e dytė pas Fernando Alonsos. "Mund tė them se jam i kėnaqur qė mora disa pikė nga njė anė dhe nga ana tjetėr jam i zhgėngjyer nga mėnyra se si pėrfundoi gara. Kjo ishte njė fundjavė ku ne kishim probleme dhe duke u nisur nga ky fakt, kishim si objektiv tė grumbullonim sa mė shumė pikė tė mundnim. Nė fillim iu afrova shumė Ljuisit, por nuk isha aq i shpejtė sa ta parakaloja, ashtu si edhe Felipe," ka thėnė Raikoneni pas garės. Me sa duket, njė nga arsyet qė Raikoneni nuk shkoi nė maksimum, ishte dėmtimi i motorit qė kishte pėsuar qė nė garėn e parė tė Australisė. Ferrari ishte midis dy vendimeve, ose t'i ndryshonte motorin dhe ai tė humbiste 10 pozicione, ose tė ulte regjimin e kėtij motori. Nė fund inxhinierėt vendosėn tė ngadalėsonin disi motorin e Raikonenit. "Na u desh tė sakrifikonim diēka. Qė nė fillim kjo fundjavė nuk filloi mirė pėr ne. Dėshironim tė niseshim me tė dy pilotėt nga vija e parė, por nuk ia dolėm mbanė. Gjithsesi, ėshtė vetėm fillimi i kėtij sezoni dhe mund tė them se jemi nė njė pozicion tė mirė. Me kalimin e garave po ngushtohet akoma mė shumė diferenca mes makinave. Ne e dinim se motori im nuk ishte 100% i sigurt dhe pėr kėtė arsye vendosėm tė zgjidhnim sigurinė dhe besueshmėrinė e tij. Jam i sigurt se nė garėn e ardhshme makina jonė do tė jetė nė 100% tė formės sė saj dhe ndoshta gjėrat do tė jenė si nė garėn e parė," ka pėrfunduar Raikoneni. Ndėrkohė, piloti tjetėr i skuadrės Ferrari, Felipe Masa, edhe pse u nis nga vendi i parė, nuk arriti ta pėrfundonte garėn nė njė pozicion mė tė mirė se vendi i pestė. Qė nė fillim braziliani tentoi tė parakalonte Hamiltonin, por njė gabim nė frenim e nxori jashtė piste, duke e zbritur nė vendin e pestė. "Jam vėrtet i befasuar nga paraqitja qė bėri McLaren i. Kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e rrallė, pasi ata janė njė skuadėr e madhe dhe kanė dy pilotė shumė tė mirė, por mė habiti shpejtėsia e tyre. Tashmė na mbetet qė tė punojmė shumė dhe tė pėrpiqemi tė renditemi sėrish pėrpara tyre. Pėr sa u pėrket parakalimeve, mund tė them se nuk ėshtė e thjeshtė tė parakalohet kėtu, unė e dija kėtė gjė, por gjithsesi tentova. Nė fillim kisha probleme me gomat, pasi rrėshqisnin dhe pėr kėtė arsye dola edhe jashtė piste. Megjithatė, ia dola mbanė tė rikthehesha dhe tė zija njė vend nė zonėn e pikėve. Tashmė nuk na mbetet gjė tjetėr, vetėm tė fillojmė tė mendojmė pėr tė arritur njė rezultat mė tė mirė nė garėn e ardhshme," ka pėrfunduar braziliani i Ferrarit, Felipe Masa.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#13 09 Prill 2007 20:37
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Honda: Sepangu? Njė garė pėr t'u harruar
Edhe pėr skuadrėn e Hondės kjo ka qenė njė garė e vėshtirė. Pilotėt e saj, Xhenson Baton dhe Rubens Barrikelo, e pėrfunduan kėtė garė jashtė zonės sė pikėve, respektivisht nė vendin e 11 tė dhe tė 12 tė. Japonezėt e kanė filluar keq kėtė fundjavė dhe ajo u duk qė nė provat zyrtare kur inxhinierėt vendosėn t'i ndryshonin motorin Barrikelos dhe ta detyronin tė nisej nga vija e bokseve. Falė strategjisė sė skuadrės sė tij, ai ka rikuperuar disa pozicione, gjithsesi nuk ka mundur tė futet nė zonėn e pikėve. Edhe gara e Xhenson Batonit ka qenė disi e kompromentuar. Qė nė xhiron e parė ai ka pasur njė prekje me Sutilin dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, makina e tij kishte probleme me gomat.
RUBENS BARRIKELO
"Pa dyshim qė nuk mund tė jesh i kėnaqur me njė vend tė 11 tė nė garė, por duke pasur parasysh problemet e mėdha qė kishim ditėn e shtunė gjatė provave zyrtare, njė rezultat i tillė duhet tė jetė i pranueshėm. Nė dy garat e para tė kėtij sezoni kemi pasur shumė probleme me provat zyrtare dhe duke u nisur nga pozicionet e pasme, ėshtė shumė e vėshtirė tė pretendosh tė zėsh njė vend nė zonėn e pikėve. Pėr garėn e ardhshme na duhet tė pėrqendrohemi mė shumė nė provat zyrtare dhe tė pėrpiqemi tė gjejmė konfigurimin e duhur tė makinės, pėr tė pretenduar mė shumė nė garė. Nuk mund tė them asgjė mė shumė pėr momentin, vetėm tė tentojmė tė gjejmė njė zgjidhje."
XHENSON BATON
"Ishte njė garė e vėshtirė, ashtu siē e prisnim. Pjesa e parė e saj ishte me tė vėrtetė shumė e vėshtirė. Qė nė fillim pata njė prekje me Sutilin, ku makina ime u dėmtuar disi. Me kalimin e xhirove fillova tė kisha probleme edhe me gomat, tė cilat rrėshqisnin. Nė "pit stopin" e dytė bėmė njė modifikim aerodinamik nė pjesėn e parė tė makinės, qė solli disa pėrmirėsime, por ishte tepėr vonė dhe si pėrfundim asgjė nuk ndryshoi. Jemi ende shumė prapa, megjithėse nė krahasim me garėn e parė jemi pėrmirėsuar shumė pak. Na duhet tė gjejmė njė rrugėzgjidhje pėr kėto probleme qė ka makina jonė."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#14 09 Prill 2007 20:38
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Todt: Ishim tė pathyeshėm, tani tė dobėt...
Zhan Todt ėshtė paraqitur shumė i nevrikosur pėrpara gazetarėve, pas garės sė Malajzisė. "Mė duket vetja sikur kam dalė pėrpara gjykatės. Nuk e kuptoj pse tri javė mė parė ishim tė pathyeshėm dhe tani jemi bėrė shumė tė dobėt, ka thėnė drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit njė ditė pas pėrfundimit tė garės nė Sepang. Bėmė gabim nė nisjen e garės dhe nė Formulėn 1, gabimi mė i vogėl ka shumė pasoja."
Ky ėshtė njė ndėr sportet mė tė ndjekura nė tė gjithė botėn dhe sidomos nė Itali, ku gazetarėt presin gabimin mė tė vogėl pėr tė bėrė "gjyqin". Njė nga ēėshtjet pėrpara kėsaj ka qenė ajo e Donadonit, pėrpara ndeshjes Itali Skoci. Kėtė herė i erdhi radha Zhan Todit pėr tė shpjeguar humbjen nė Sepang, ku tė gjithė prisnin njė dominim tė Ferrarit, por nė tė vėrtetė piloti i "kokėkuqes" i renditur mė mirė ishte Kimi Raikonen me vendin e tretė. "Pa dyshim qė ky ėshtė njė rezultat zhgėnjyes, pretendonim diēka krejtėsisht tė ndryshme. Por nuk e kuptoj pse tri javė mė parė na quanit tė pathyeshėm dhe tani jemi bėrė shumė tė dobėt." Megjithatė, pista e tregoi qartė se makinat Ferrari e humbėn avantazhin qė kishin nė Melburn. "Bėmė njė nisje tė gabuar dhe mė pas Masa, nė tentativė pėr tė rikuperuar, bėri njė gabim dhe doli jashtė piste, duke u rikthyer nė vendin e pestė. Edhe Kimi u parakalua nė nisje, por mė pas ia doli mbanė tė rikuperonte. Arritėm ta mbyllnim atė garė me tė dyja makinat, edhe pse 10 pikėt qė morėm nuk ishin ato qė mendonim," ka vazhduar francezi. Pas dominimit tė McLaren it nė Malajzi, ata kanė marrė kryesimin e klasifikimit pėr konstruktorė dhe pėr pilotė. "Kundėrshtarėt janė forcuar dhe me sa duket i kanė zgjidhur problemet. Pėr fatin tonė tė mirė, kemi njė garė shumė shpejt nė Sakhir, nė Bahrein, ku kemi njė tjetėr mundėsi pėr t'u rikthyer." Tė shohim nėse e gjithė kjo shfryrje kundėr mediave do tė sjellė rezultate pozitive, ashtu si ndodhi nė futboll ku Italia mundi Skocinė me rezultatin 2 0.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#15 10 Prill 2007 19:15
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|