Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
100 vjetori i dorėzimit tė Nolit prift kombėtar 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh 100 vjetori i dorėzimit tė Nolit prift kombėtar 
 
Pas zgjedhjes pėrfundimtare tė kandidaturės, punėn e kishės e merr nė dorė "Besa", e cila cakton njė komision, me pėrfaqėsues nga vatrat kryesore shqiptare. Anėtrėt e tij shkojnė nė Nju-Jork pėr tė kėrkuar zyrtarisht dorėzimin e Nolit prift nga Kisha ruse. Nga ana tjetėr, sipas "Kombit", "Nderi shqiptar", mbasi ka pėrfunduar fushatėn e tė hollave, dėrgon nė Nju-York pėr t'u bėrė prift "tė zgjedhurit e saj e tė gjithė atdhetarėve tė kėtushėm pėr kėtė vend sa fetar aq dhe kombėtar, Z. Fan Noli". Noli, i foli kėsaj here kryepeshkopit Platon "me gojė e mė notė duke i bėrė tė njohur dėshirėn e gjithė shqiptarėve pėr tė patur njė prift tė tyre".

Kryepeshkopi rus, si u njoh me kėrkesėn e shqiptarėve, kėrkoi miratimin e Stambollit. Por, nė qoftė se e para e miratoi, e dyta e refuzoj duke arsyetuar se shqiptarėt s'kanė nevojė pėr kisha kur ekzistojnė ato greke pėrqark! Megjithatė, kryepeshkopi Platon nuk u tėrhoq dhe njė muaji pas bisedimeve me shqiptarėt, dėrgoi nė Boston atė Jakob Grigorievin pėr tė verifikuar nė vend kėrkesėn e tyre. Pėrfaqėsuesi i kishės ruse mori pjesė nė njė mbledhje tė posaēme tė "Besės" dhe, pasi dėgjoi fjalėt e tyre prekėse, veēanėrisht ato tė F. Nolit e P.N.Luarasit, tė pėrkthyera nga M.S.Gurra, u premtoi ndihmėn e kishės ruse pėr t'u mbaruar qėllimet fetare tė shqiptareve.

Noli ndėrkaq vazhdonte punė pėrgatitore pėr kishėn e ardhshme. Mendja e tij e zgjuar e praktike si gjithnjė nuk reshte sė punuari. Nuk mund tė kishte kishė shqiptare pa njė liturgji nė gjuhėn shqipe. Kjo ishte arsyeja qė nga fundi i pranverės i vihet punės pėrkthimit tė librit tė parė tė meshės " Shėrbesat e Javės sė Madhe". Nė dhjetor ai jep provėn e parė publike tė aftėsive liturgjike, nė njė mbledhje pėrkujtimore pėr vdekjen e patriotit S. Kosturi, ku "kėndoi -siē shkruan kronika e kohės -me zė tė mallėngjyer kėngėt vajtimore tė kishės ortodokse nė gjuhėn shqipe".

Mė 3 janar 1908 "Kombi" u shpall shqiptarėve sihariqin se "Ēėshtja e priftit u mbarua". Platoni e kish dėgjuar kėrkesėn e tyre dhe kish pranuar ta dorėzonte F. Nolin prift, me qenė se ata nuk donin njė "kishė tė pėrbashkėt me armiqtė e kombit dhe me priftat grek", qė u sjellin veē tė kėqija. Me kėtė rast, gazeta e cilėson zgjedhjen e F. Nolit shumė tė goditur, njė zgjedhje qė e bėri "Nderi shqiptar" dhe u pėrkrah nga tė gjitha shoqėritė patriotike or t'u kurorėzuar me sukses nga "Besa". "Z.Fan Noli- shkruan "Kombi"- nuk do ėt jetė vetėm njė prift i sosur prej tė gjithėsh, si nga dituria, nga psallurit, nga fjalėt qė shumė herė ka magjepsur shqiptarėt, por dhe nėn tjetėr vėshtirim, do tė shėrbenj si atdhetar i vėrtetė. Ka qenė gjerė tani nja apostull i idesė midis shqiptarėve, pas kėsaj do ėt jetė dhe i fesė". Duke mbėshtetur kėtė opinion, shoqėria "Mall' i Mėmėdheut" i dėrgon ato ditė njė letėr falėnderimi kryepeshkopit Platin, qė ka pranuar "me mirėsi kandidat bashkatdhetar tonė Z. Fan Noli qė tė bėhet prifti i parė, si person mė i pėrshtatur pėr kėtė detyrė dinjitoze", pasi "formimi i tij i gjerė arsimor do ėt ndriēoj njė popull qė pėr njė kohė tė gjatė ėshtė privuar nga ēdo formė e praktikimit tė fesė e tė arsimit".

Nga fundi i janarit, Gjykata e Kishės ortodokse ruse tė Amerikės sė Veriut kėrkon tė dhėnat e fundit pėr gjendjen morale tė shoqėror tė kandidatit, ndershmėrinė dhe zotimet e tij. Nė pėrgjigjen qė jep Noli, pasi e informon se ka lindur nė Qytezė tė Shqiptarisė (!), i shkruan se "kėrkon tė hyjė nė Urdhėrin e Shenjtė pėr lavdinė e Zotit dhe shpėtimin e shpirtrave tė bashkėatdhetarėve shqiptarė ortodoksė dhe udhėheqjen e tyre shpirtėrore" dhe se "zotohet tė ndjek rregullat e kishės sė shenjtė ortodokse sipas Biblės dhe traditave kishtare... se do tė bėjė jetė tė moralshme, si shembulli mė i mirė pėr tufėn e tij..." dhe premton "bindje shpirtėrore ndaj Hirėsisė sė tij kryepeshkopit Platon". Me kėtė rast, ai merr pėrsipėr tė zyrtarizojė shėrbesat liturgjike dhe ritet e sakramenteve nė njė variant tė autorizuar nga kisha ortodokse e Lindjes. Gjithashtu premton bindje ndaj urdhrave tė Shtatė Sinodeve Ekumenike dhe deklaron se financiarisht do tė varet nga shqiptarėt.

Dita e priftėrimit po afrohej. Noli vazhdonte pėrgatitjet pėr misionin qė e priste. Kish pėrkthyer librin e parė tė liturgjisė. Kish filluar tė linte mjekėr. Punėn e priftėreshės e kish mbyllur. Gjithė opinioni shqiptar pėrqark e ndiqte me interes tė madh, thua se pėrpara kishin njė dasmė kombėtare. Me kėtė sakrificė, ai s'kish si tė mos i prekte zemrat e bashkatdhetarėve. "Ka nj barrė tė rėndė pėrsipė- komentonte "Kombin" ato ditė, - tė cilėn Z. Fan Noli e mori megjithė shpirt e megjithė zemėr. Hoqi dorė nga bota, nuk vuri re djalėrinė dhe dėfrimet e saj, por u dha i virgjėr pėr t'i shėrbyer Virgjėreshės Shqipėri. Kėtė therori duhet t'ia njohin tėrė shqiptarėt Z. F. Noli dhe tė mos e helmojnė shpirtin e tij pėr ėt mirė e atdheut... ta duan e ta nderojnė siē e vlen".

Fillimisht u caktua 23 shkurti dita e dorėzimit tė Nolit prift, mirėpo u shty, sepse, sipas rregullit, ai duhej tė bėhej mė parė dhjak. Prandaj, mė 9 shkurt ai u dorėzua dhjak nė kishėn e Shėnkollit tė Bruklinit nė Nju-Jork nga peshkopi sirian Rafael Hauaueni (Rafael Hawaweny).

Tani rruga ishte e hapur. Mė nė fund kish arritur dita e shumėpritur e shugurimit tė priftit kombėtar tė shqiptarėve. Ceremonia historike u zhvillua mė 8 mars nė Katedralen e madhe ruse tė Shėnkollit nė Nju-Jork, nė Avenynė 5, Ist Strirt 97. Ajo kish mbledhur bashkė sa asnjėherė qindra shqiptarė, tė krishterė e mysliman nga Boston e Natiku, Hadsoni e Uorēesteri, ku dallonin fytyra e njohur tė P.N.Luarasi e S. Peci. Kishin nderuar me kėtė rast dhe konsulli rus e ai bullgar. Ishin me tė vėrtetė ēaste mallėngjyese kur, nė njė atmosferė solemne, kryepeshkopi Platon udhėhoqi ritet fetare tė shugurimit tė priftit tė ri. Noli me mjekėr tė porsalėnė, veshur me rroba ceremoniale qė nga ky ēast po merrte mbi vete barrėn fisnike tė njė detyre kombėtare. Detyrėn qė, siē do tė shprehet mė vonė, "pėr tė ēliruar kishėn ortodokse shqiptare nga kthetrat e Patriarkanės sė Kostandinopojės, tė cilės ajo e kish sunduar pėr dymbėdhjetė shekuj".

Aksios, Aksios, Aksios*) - ja njė fjalė e cila pėrhapi drithėrim elektrike nė trupat e gjithė shqiptarėve- shkruan reporteri i "Kombit" pėr kėtė ceremoni. Ja njė fjalė qė ngashėron gjerė nė lot shqiptarėt ortodoksė, katolikė, unit prej Italie dhe myslimanė...Ja, njė fjalė gėrqisht qė u vu fund intrigave tė armiqėve tanė..."

Po niste kėshtu lindja e kishės
    ortodokse shqiptare, tė cilėt Kombi" do ta shpallte nga faqet e veta si "Njė vepėr kombėtare me rėndėsi tė madhe. Njė farė qė po hidhej nė Amerikė dhe qė njė ditė do tė mbinte e do tė jepte pemėt nė Shqipėri". Dhe po i takonte Nolit 26-vjeēar tė ishte "i pari bari fetar i shqiptarėve ortodoksė", qė me flamurin e shenjtė kombėtar do ėt hynte " nė fushat e bukura tė atdheut", duke u bėrė nė kėtė mėnyrė "apostulli i Ungjillit tė lirisė, tė qytetėrimit, tė njerėzisė".

Kryengritja shpirtėrore e shqiptarėve ortodoksė pėr pavarsinė e tyre fetare, e frymėzuar dhe e udhėhequr nga F. Noli, kishte triumfuar. S. Peci, nė kėtė rast madhor, nuk do t'i kursente fjalėt e mira, kur ato ditė do tė shkruante tė "Kombi": "Fan Noli ėshtė njė Apostull i madh qė iu dėrgua Shqipėrisė nga Krishti. Ai shkreptiu nė qellin tonė si njė meteor i ndritur..."

Po atė ditė nė mbrėmje, prifti i ri kreu tė parin shėrbim fetar, duke pagėzuar me emrin Tefta-Vjosa, vajzėn e kryetarit tė shoqėrisė arbėreshe "Ylli i Shqipėrisė" J. Rizzo, me kumbar S. Pecin. Noli nuk u kthye menjėherė nė Boston. "Ylli i Shqipėrisė" e fton nė Front Rokuei, Nju-Jork, ku ai mbajti nj meshė shqip para 300 burrave e grave, ėt cilėt e ndoqėn "me njė qetėsi e mallėngjim tė madh". E tillė ishte forca e mėsimeve tė Krishtit nė gjuhėn shqipe pėrcjellė nga F. Noli.

Nė Boston shqiptarėt dolėn e pritėn priftin e tyre nė stacion tė trenit. Njė komision kishtar kish bėrė pėrgatitje pėr ceremoninė e ardhshme tė meshės, por sakaq nuk mungonte dhe skepticizmi i grekomanėve qė nuk arrinin ta kuptonin se mund tė meshohej pa bėrė mėkat e pa zgjuar zemėrimin e zotit edhe nė njė tjetėr gjuhė, veē greqishtes.

Mesha e parė zyrtare nė gjuhėn shqipe u dha nė 22 mars, ditėn e djelė, nė lokalin Knights of Honor nė rrugėn Emerald, nė zonėn South End. Ishte njė sallė e marrė me qira, e improvizuar si kapelė nė mungesė tė kishės. Noli atė ditė, i veshur me petkat e shėrbimit kishtar qė ia kishte falur atė A. Hotovicki, meshoi para gjindjes sė madhe nė gjuhėn shqipe, me pjesė tė pėrkthyera prej tij. Ai pėruronte kėshtu liturgjinė e parė nė historinė e kishės ortodokse shqiptare. Me nj zė tė fortė e tė ėmbėl, me nj mjeshtėri muzikore tė pėrsosur, ai bėri besimtarėt tė falen nė gjuhėn e tyre dhe tė ngashėrehen. Detyrėn e psalltit e kryente P.N. Luarasi. "Mesha u mbajt- shkruan "Kombin"- me njė qetėsi e adhurim tė thellė dhe tė troparet u tha nė shqip". Ajo qė preku zemrat e njerėzve ishte fryma atdhetare qė Noli i dha liturgjisė sė tij. "...pėr qytetėrimin dhe ēlirimin e kombit shqiptar, le t'i lutemi Zotit - do tė shqiptonte ai - .... pėr vėllezrit tanė qė luftuan e ranė pėr atdhe, pėr ata qė lėngojnė nė mėrgimet larg, le ti lutemi Zotit". Dhe nė fund, "Kombi shqiptar dhe tėrė ata qė pėrpiqen pėr ēlirimin dhe lulėzimin e tij, kujtoi o Zot nėn mbretėrinė tėnde, tani e pėrherė nė jetė tė jetėve". Kurse, kur lexonte Ungjillin u ndal te fraza, "Dhe njė zė thėrret nė shkretėtirėn", e shpjegoi: "Ky, tė dashur vėllezėr, ėshtė zėri i Shqipėrisė. Ky zė na thėrret tė gjithėve".

Nė mbarim tė meshės, fjalėn pėrmbyllėse e mbajti patriarku i shqiptarėve tė Amerikės, P.N.Luarasi. Tė gjithė gėzonin qė kėtej e tutje edhe fjala shqipe ishte bėrė gjuha e Zotit. Merita kryesore i pėrkiste Fan Nolit. Prandaj dhe F.Konica do tė shkruante pėr kėtė rast "Dita kur F.S.Noli celebroi meshėn e tij tė parė ėshtė njė pikė kthesė nė historinė e Rilindjes shqiptare". Nė mbrėmjen e asaj ditė, shqiptarėt ortodoksė tė Bostonit u mblodhėn pėrsėri, po kėsaj here nė sallėn Fenix, nė rrugėn Termont dhe shpallėn zyrtarisht Kishėn ortodokse shqiptare me prift atė Fan Nolin. Kjo kishė u pagėzua me emrin e Shėn Gjergjit, nė kujtim tė emrit tė heroit kombėtar dhe tė shenjtit tė nderuar tė shqiptarėve. F.Noli, i ndėrgjegjshėm pėr detyrėn qė kishte marrė pėrsipėr e quajti tė nevojshme pas disa ditėve tu drejtohej me njė mesazh nga faqet e "Kombit" vėllezėrve ortodoks dhe, nėpėrmjet tyre, gjithė kombit shqiptar. Mė shumė sesa "Lajmėrim i priftit tė kishės ortodokse shqipe tė SHBA F.S.Noli", mesazhi ishte njė platformė kombėtare, qė ai e paraqiste me guxim, largpamėsi e pa paragjykime, pėr gjendjen e feve nė Shqipėri. Sipas tij, ndryshimi i feve gjithėnjė e kishte dėmtuar bashkimin e kombit tė shqiptarėve. "Fetė nuk na kanė lėnė tė bashkohemi e tė ēlirohemi" dhe fajtorė pėr kėtė janė krerėt. Fetė nė Shqipėri janė vegla politike. Ai e quan kėtė mallkim pėr kombin tonė. "Mallkim i gjuhės shqipe - sipas tij - nuk qe njė nga urdhrat e Krishtit, por njė dinakėri e poshtėr e politikės greke". Nė kėtė situatė, qė ndodhen shqiptarėt Noli bėn thirrje pėr njė lėvizje tė pėrgjithshme, me priftėrinjė e peshkopė, hoxhallarė e myftinj, me tė vėrtetė nė shėrbim tė kombit". Vetė ai merr pėrsipėr detyrėn qė tė ndriēoj 1 milionė ortodoksė duke meshuar shqip, pėrmes librave tė shqipėruara prej tij, me synim atdhetar qė fronin e kishės shqipe njė ditė ta ēoj nė Shqipėri! Dorėzimi i Nolit prift dhe mesazhi i tij ngjallėn jehonė nė mbarė botėn shqiptare. Shkroi gjerėsisht shtypi, por ndėrkaq arritėn edhe plot letra pėrshėndetėse nga Shqipėria, si dhe nga kolonitė. Nga Bukureshit dhe Sofja, Odesa dhe Shibinė-el-komi, nga arbėreshėt e Italisė, me anėn e tė cilave pėrhironinė dhe mbėshtesnin kėtė vepėr kombėtare tė shqiptarėve tė Amerikės dhe protagonistin e saj F.Noli nėpėrmjet "Shkopit" (20 prill 1908), e cilėson "si bilbil maji, me atė zė tė kėndshėm e tė ėmbėl mėshon mė tė bukurėn gjuhė shqipe" dhe mburret qė "shenjtėria e tij zotit Fan Noli u bė i pari prift shqiptar nė kėtė botė qė nė kohė tė Adamit e gjer sot".
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: 100 vjetori i dorėzimit tė Nolit prift kombėtar 
 
Albania" nga Brukseli botoi mesazhin me fotografinė e Fan Nolit Dhe shkruan se "prifti i zgjedhur i shqiptarėve tė Amerikės, shėnoi njė ngjarje pėr tė vėnė re....rėndėsinė... e sė cilės bota do ta kujtojė nė disa vjet". Akoma mė entuziaste tregohet "drita" e Sofjes duke e quajtur priftėrimin e Nolit "njė protestė tė fortė kundėr padrejtėsive tė klerit grek dhe njė shuplakė tė shėndoshė...qė godet atje tek lipset, pas kanunit, pas rregullės, pas ligjės". Ne portretin intelektual qė u paraqet lexuesve, ajo vė nė dukje se "fatmiri Papa Fan Noli (ėshtė) i mėsuar sė gjithash e i stolisur me mėsime e me dituri tė rrallė... (grekėt)s'kanė jo prift, por as dhespot, as patrik qė tė di gjysmat qė di prifti i shqiptarėve..."

Akti i guximshėm i Nolit shkaktoi reaksion tė fortė nė rrethet konservatore greke dhe te grekomanėt shqiptarė. Ata ndėrmorėn njė fushatė tė egėr kundėr kishės sė re dhe kreut tė saj, kėtij "shqiptari tė tmerrshėm" ("tromeros alvanites") duke e kallėzuar si antikanonik dhe femohonjės (apostate), deri dhe si "antikrisht qė pritet tė vijė... tė gėnjejė njerėzimin". Gjithė shtypi grek i Amerikės, sidomos "Pyrros", "Atlantis" dhe "Patris" villnin vrer dhe shpifnin, duke shkruar "se shqiptarėt pėr tė shuar etjen e tyre kombėtare ndjejnė nevojė tė hanė njė grek". Nga ana tjetėr, pa vonesė krijojnė vėllazėri epirote, si "Ellinismos" me shoqe, tė cilat shkojnė nėpėr konakėt e lokalet e shqiptarėve, ku shpėrndajnė libra e gazeta dhe bėjnė propagandė pėr t'i larguar nga rruga kombėtare. Para kėsaj situate, patriotėt shqiptarė tregohen tė urtė dhe bėjnė thirrje pėr miqėsi me grekėt. "Kombi" shkruan se "nuk kemi mėri dhe armiqėsi kundėr grekėve" dhe ata "duhet tė rrinė tė qetė se nuk i gjendet ndonjė rrezik Greqisė prej veprimeve tona". ("Kombi", 23 maj 1908). Kisha kombėtare kish zgjuar gėzim dhe krenari nė zemrat e shqiptarėve. Ata ndjeheshin tani tė ēliruar shpirtėrisht nga kjo shpjegon ftesat e shumta qė i arrinin Nolit nga tė katėr anėt pėr tė meshuar shqip.

Prifti i ri tregohej i gatshėm, por, duke qenė i varfėr, s'kėrkonte gjė tjetėr veē t'i siguronin "harxhet e udhės" dhe tė gjenim sallė pėr mėshim . Meshėn e dytė, pas asaj tė Bostonit, Noli e dha nė fillim tė prillit pėrpara shqiptarėve tė Hadsonit, tė cilėt kishin nisur shoqatėn "Nderi shqiptar". Kronika shėnon se ai u prit me nderime dhe adhurim tė madh se, veē shqiptarėve, kishin ardhur pėr ta dėgjuar edhe mjaft armenė si dhe dhjetė grekė. Kėsaj here prifti, pas meshės, kish folur dhe greqisht dhe kjo kishte ngjallur njė farė pakėnaqėsie, por qė "Kombi" e merrte Nolin ne mbrojtje, duke i kėshilluar bashkatdhetarėt se "s'ka arsye tė ushqehet armiqėsi ndaj grekėve. Vetė Noli ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr atė qė bėri. Ai ndjek taktikėn qė e ka kėshilluar vetė kryepeshkopi Platon: qė tė mos e marrė "me fanatizėm punėn e t'i thotė fjalėt e shenjta nė njė gjuhė tė njohur nė kishė". Pra, kjo nuk e pengon tė jetė pa paragjykime e tė meshojė dhe nė greqisht, te thotė ndonjė tropar dhe nė kėtė gjuhė, sepse, siē arsyeton ai, "dhe "Drita" e "Shkopi" shkruajnė greqisht" e pėr mė tepėr se ėshtė i bindur se me kėtė gjest "ne duhet tė rrėfehemi mė fisnikė se grekėt dhe t'i mundim me qytetėrimin tonė". Gjithė muajin prill Noli meshoi sa nė njė qytet ėn tjetrin, nė Natik, Bedford, So, Framenghan, Uorēester, ku morėn pjesė mijėra shqiptarė ortodoksė e myslimanė, po dhe grekė, vlleh, sirianė, armenė etj. Sipas "Albanias", ai pritej kudo krahėhapur e me gėzim tė madh, bile ndonjėherė shqiptarėt myslimanė ishin mė tė nxehtė. Ndodhi qė nė Bedford "qe hapur fjala se grekėt do ta vrisnin dhe 40-50 myslimanė tė armatosur deri nė dhėmbė e prisnin dhe e rrethuan nė stacion. Ato ditė do tė dėgjohej ky dialog: "Pse i puthe dorėn priftit? Sepse ai mė bėri shqiptar!" Ndėrsa reporteri i "Kombit" shkruan pėr kėto vizita se shqiptarėt "nuk nginjeshin... sė bėrtituri "Rroftė Shqipėria", "Rrofshin shqiptarėt", "Poshtė Tirana". Tė gjithė djem tė rinj, levrekė tė trimėrisė dhe pasonjės tė flaktė tė qėllimit kombėtar, kundėr vemjeve tė qullura tė Megalidhesė, kundėr zhapinjve tė zvarritur nėpėr kėmbėt e shqiptarėve. Kudo ishin vėllazėruar tė krishterė e myslimanė". Nė 10 maj 1908, Ditėn e Shėn Gjergjit, tė cilėn shoqėria "Besa-besėn" e kish caktuar ditė kombėtare, Noli mblodhi shqiptarėt e Bostonit nė Knights of Honor Hall ta festonin si "tė kremte vendore" tė tė krishterėve dhe myslimanėve.

Pas ceremonisė fetare, prifti mbajti para njė portreti tė Skėnderbeut, rrethuar nga flamuri kombėtar dhe njė kurorė trėndafilash, "fjalėn e ditės". Ishte njė ligjėratė "kushtuar jetės dhe trimėrive e tė shkėlqyerit e tė paharruarit mbretit tonė tė fundit Gjergj Kastriotit". Foli e tregoi siē dinte ai, bukur, thjeshtė, qartė, me fjalė tė goditura, pėr kthimin e heroit nė Krujė, pėr luftėrat fitimtare, pėr gjėmėn e vdekjes sė tij, por edhe pėr hijen e tij, qė ka mbetur maleve dhe fushave tė Shqipėrisė. Nė fund, oratori me sy tė ndezur nga zjarri i shqiptarizmės, i ftoi bashkatdhetarėt e tij qė tė kenė shpresė te Zoti se, " Shqipėria e ka barkun tė gjerė dhe do mos mėnojė tė na fal njė Skėnderbej tė ri". Ēuditėrisht kėtė ligjėratė kaq tė bukur gazeta "Kombi" nuk e botoi. Noli u detyrua t'ia dėrgonte "Albanias", e cila mirėpriti dhe ua dha lexuesve menjėherė.

Noli si gjithnjė energjik dhe me projekt nėpėr duar, pasdreken e po kėsaj dite e thirri pėrsėri gjindjen nė Phoenix Hall dhe ngriti vėllazėrinė kishtare ortodokse shqipe "Shėn Gjergji". Komisioni qė doli prej asaj u ngarkua me detyrėn tė hap fushatėn e ndihmave pėr tė ndėrtuar njė kishė nė Boston me emrin e shenjtit shqiptar de tė kontribuonte pėr shtypjen e librave liturgjike nė gjuhėn shqipe. Nė kėto aksione patriotike, ai mobilizonte dhe vinte nė lėvizje bashkatdhetarėt e vet. Dy javė mė vonė Noli shkon nė Filadelfia, ku kishte mjaft mėrgimtar nga Elbasani dhe mbante njė meshė pėrshpirtjeje "nė kujtim tė tė madhit shqiptar, atit tė filologjisė shqipe, Kostandin Kristoforidhi". Pėrsėri pėrpara flamurit kombėtar dhe kurorės sė luleve, ai shqipton nė prani tė tė krishterėve dhe myslimanėve njė ligjėratė tė ėmbėl, tė kuptueshme e prekėse pėr babanė e gjuhės shqipe. Atdheu dhe kombi - kėshillon ai - qėndrojnė mbi tė gjitha dhe feja e vėrtetė e ka pėr detyrė tė vihet nė shėrbim tė tyre, secili duhet tė punojė me mish e me shpirt pėr atdheun dhe se vetėm atėherė ai ėshtė i gjallė nė zemrat e tyre.
Sjellja e bukur e priftit, rregulli i tij nė Kishė- shkruan reporteri i "Kombit" - edhe zėri engjėllor, tė cilin ndofta pak priftėrinj jo vetėm nė tėrė Turqin e kanė, lanė pėrshtypje tė madhe nė 500 shqiptarėt e Filadelfias". Gazetari shton pastaj se prifti kombėtar, pagėzoi me kėtė rast njė vajzė nga Tetova me emrin Joana, qė pati si kumbar njė shqiptar nga Myzeqeja!

Dorėzimi i priftit dhe shpallja e kishės kombėtare mund tė mbeteshin vetėm manifestime patriotike, nė qoftė se nuk pėrktheheshin nė gjuhėn shqipe tekstet bazė tė liturgjisė sė Kishės Ortodokse Lindore. Noli qysh herėt u angazhua vetė nė kėtė punė duke zbatuar njė kontratė qė kishte bėrė me peshkopin Platon, sipas tė cilės zotohej tė mėshonte pas librave tė meshės sė njohur prej Sinodhit. Ai do tė porosiste, madje, dhe mė pas: "Shtypin librin shpejt qė tė mos gjenin belanė dhe unė bashkė me ju". Njė gjė e tillė, Noli nuk do tė neglizhojė dhe do tė nisė menjėherė pėrkthimin e librit tė parė "Shėrbesa e Javės sė Madhe", qė pėrmbante himne dhe urata nga Java e Shenjtė dhe Pashkėt. Vepra u pėrkthye brenda njė kohe rekord, pa filluar akoma detyrėn zyrtare tė priftit, sepse nė prill ai informon J. Vruhon qė u shtyp "Shėrbes' e Javės sė Madhe", kurse mė 2 maj njofton lexuesit e "Kombit" se doli Libri i parė i Kishės nė gjuhėn shqipe dhe fton shqiptarėt ta blejnė, me premtimin se "do tė shtyp dhe tė tjera pas pak kohe". Ishte kapėrxyer kėshtu, njė nga pengesat, pas sė cilės mund tė kapej Patriarkana e Stambollit pėr tė mos e njohur zyrtarisht kishėn shqiptare. Por ajo qė ishte mė e rėndėsishme, nė kėtė libėr Noli kishte vėnė gurin e parė nė themelin e ngrehinės kombėtare, gjė qė s'kish si tė mos i gėzonte bashkatdhetarėt e tij. Ėshtė e habitshme qė nė kėtė rast "Kombi" shpreh skepticizėm ndaj vlerave tė pėrkthimit dhe dyshon besnikėrinė ndaj origjinalit pasi ishte njė greqishte e thyer dhe se Noli nuk e njeh nė themel greqishten, pasi "nuk ka bėrė mėsime teologjie dhe filologjie". Megjithatė, pėrkthyesi qė i beson si shumė vetes nuk e pėrfill kėtė kritikė. Ai ėshtė i vendosur nė detyrėn qė ka marr pėrsipėr. Nis menjėherė punėn pėr pėrkthimin e librit tė dytė tė liturgjisė, gjithnjė me synim qė tė jepet sa mė pak liturgjisė nė shqip dhe tė njihet zyrtarisht kisha shqiptare. "Pastaj, - i shkruan L. Nosit- kur tė shtrohen punėt, do tė vijnė theologėt dhe filologėt t'i ndreqin. Tani nė Amerikė, ku ti gjej unė?". Ai u kėrkon ndihmė patriotėve nė Shqipėri dhe me kėtė rast, i kėrkoi ndihmė Patriarkanės pėr t'i marr leje qė tė mėshohet shqip, pėrderisa mesha ortodokse mėshohet dhe japonisht! E kundėrta ėshtė pėrshtypja dhe vlerėsimi qė vjen nga Europa. F. Konica reagon me entuziazėm nga faqet e "Albanias":...po ē'pėrkthim! Ē'gjuhė e fortė, e lidhur, nervoze dhe e gjallė! Literatura shqipe do tė kishte arsye t'i mbante mėri kishės qė na vodhi njė shkronjėz tė lindur. Po pėr fat tė mirė, miku ynė, duke hyrė nė kishė, nuk dolli nga letrat".

Triumfi i shpalljes sė kishės shqiptare nė Amerikė i dha zemėr Nolit qė tė ketė ndėrmarrje kombėtare ta shtrijė mė tej. Filloi tė mendojė pėr njė lėvizje fetare tė shqiptarėve "tej Atlantikut dhe Adriatikut, qė tė merrej me duart' e tyre, pėrndryshe, ajo do tė mbetej njė nisje vetėm dhe jo njė mbarim". Gjėja e parė qė ka nė plan ėshtė njė udhėtim nė Shqipėri, ku tė zbarkojė nė Elbasan. Zgjedhja e Elbasanit nuk ėshtė e rastėsishme. Ai mban letėrkėmbim me Lef Nosin, njė nga krerėt e lėvizjes kombėtare nė kėtė qytet ku jo vetėm ekzistonte njė traditė e liturgjisė shqipe nga shekulli i 18, por zhvillohej njė luftė e ashpėr nė mes rrymės fanariote dhe asaj shqiptare qė kėrkonte tė ngrinte njė kishė nė gjuhėn amtare. Sipas njė raporti tė konsullit ahstrohungarez, nė nėntor tė 1908, marrim vesh se "komuniteti ortodoks i Elbasanit vendosi tė thėrrasė priftin ortodoks Fan Noli, i cili banonte nė Boston". Noli ėshtė gati tė niset, veē lyp ndihmė prej tyre, qė tė mblidhen dhe t'i bėjnė kėrkesė Patriarkanės pėr njohjen zyrtare tė priftit shqiptar tė Amerikės, nė mėnyrė qė ai tė vijė tė mėshojė shqip. Noli ėshtė aq' i dėshpėruar sa i shkruan Nosit: "Arrini tė mė pėrgatisni njė fshat a njė mal, tė gjej pesė njerėz tė mė dėgjojnė dhe do nisem...U bėni tė fala miqve t'atyshėm, si tė krishterėve dhe myslimanėve.

Marrė nga libri“Jeta e Fan S. Nolit”
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!