Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
A janė harruar masakrat serbe mbi ushtarėt shqiptarė ? 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh A janė harruar masakrat serbe mbi ushtarėt shqiptarė ? 
 
***** Ishte viti i madh 1945. Lufta Nacionalēlirimtare apo Lufta e Dytė Botėrore sapo kishte pėrfunduar edhe nė Kosovė. Populli shqiptar, i gjendur dhe i rivendosur pa dėshirėn e tij nė kreaturėn shtetėrore tė quajtur Jugosllavi, megjithatė shpresonte se gjendja e tij do tė ndryshonte rrėnjėsisht nė krahasim me paraluftėn. Shpresonte pėr bashkimin me shtetin amė dhe shpresonte pėr lirinė e fituar nė luftė me gjak. Por, nė vend se ta gėzonte lirinė e fituar, regjimi serb kishte planifikuar e realizuar masakra masive kudo. Pranvera e atij viti kishte ardhur e zezė si nata, skėterrė. Numėroheshin njėra pas tjetrės masakrat, vrasjet masive, burgosjet dhe plaēkitjet e njė populli tė lodhur nga lufta, nga varfėria dhe nga robėria e gjatė.

Nė dimrin e ftohtė tė vitit 1945 “ēlirimtarėt” jugosllavė iu kishin vėrsulur nga tė gjitha anėt Kosovės dhe viseve tjera shqiptare pėr t’i gėlltitur ato. Kurse, pėr ta bėrė gllabėrimin mė tė lehtė, njėsitė vendore partizane, si aradhat, ēetat, batalionet e brigadat, ishin dėrguar nė frontet e luftės jashtė vendit, kudo nėpėr Jugosllavi, gjoja pėr t’i plotėsuar njėsitė partizane tė Ushtrisė Naconalēlirimtare tė Jugosllavisė. Pos kėsaj, regjimi i ri jugosllav kishte mobilizuar dhunshėm edhe dhjetra mijėra shqiptarė tė tjerė pėr t’i dėrguar ata nė frontet e luftės nė Dalmaci, nė Srem e kudo nėpėr Jugosllavi. Por, nė vend se nė frontet e luftės, nė muajt mars - prill 1945, shovinistėt serbė, maqedonas e malazez kryen vrasje monstruoze e masakra tė papara mbi ushtarėt – rekrutėt duarthatė shqiptarė.
Regjimi serb – jugosllav mė 8 shkurt 1945 vetėm nė Kosovė kishte vendosur administratė ushtarake, e cila udhėhiqej plotėsisht nga ushtarakėt serbo – malazezė. Me urdhėr tė veēantė tė kreut ushtarak jugosllav, kishte filluar edhe mobilizimin e dhunshėm tė shqiptarėve. Tė mobilizuarit ishin ndarė nė dy pjesė; njė pjesė u dėrgua nė Frontin e Sremit, kurse pjesa tjetėr nė Frontin e Adriatikut (mbi 22 mijė ushtarė). Pjesa e dytė e tė mobilizuarve apo e rekrutėve shqiptarė u grumbulluan fillimisht nė Prizren, ku qėndruan disa ditė, ku u ēarmatosėn dhe ku u ndanė nė eshalone e njėsi tjera ushtarake. Pastaj vazhduan rrugėn drejt Tivarit, nėpėr Kukės, Fushė-Arrės, Pukė e Shkodėr, por me komandėn serbe tė Divizionit 46-tė tė Serbisė. Gjatė rrugės kėmbė e nėpėr tė ftohtė, pa ushqim dhe duke mos lejuar ta shuanin etjen, u vranė disa qindra ushtarė shqiptarė.

Me tė arritur nė Tivar, mė 1 prill 1945, pasoi njė masakrim masiv i ushtarėve – rekrutė shqiptarė. Aty janė vrarė, pa asnjė shkak, sipas disa shėnimeve, mbi katėr mijė ushtarė. Mė 18 prill, me njė metodė tjetėr, atė tė ngulfatjes me gaz helmues, nė Raguzė (Dubrovnik), janė vrarė edhe 1300 shqiptarė tė tjerė. Nė qytetin e Tregurit (Trogirit) nė Dalmaci u mbytėn nė det, pas fundosjes me njė anije, sė paku 29 shqiptarė – ushtarė rekrutė. Numri i saktė i ushtarėve – rekrutėve shqiptarė tė vrarė gjatė rrugės nėpėr territorin shqiptar, nė qytetet e Tivarit, tė Raguzės e tė Tregurit, asnjėherė nuk ėshtė mėsuar.
Politika e pushtetmbajtėsve tė rinj serbė – jugosllavė nuk ndryshonte thuajse aspak nga politika shfarosėse e regjimeve serbe tė paraluftės. Shqiptarėt akuzoheshin padrejtėsisht. Ndaj tyre udhėheqja politike e ushtarake serbe, malazeze e maqedonase kishte krijuar njė qėndrim tendencioz dhe disponim thellėsisht armiqėsor, qė reflektonte mė vonė, gjatė tė gjitha zhvillimeve politike pėr Kosovėn, me veprime tė padrejta, me veprime shoviniste e fashiste; duke e “zhvlerėsuar” Rezolutėn e Bujanit, duke vendosur administratė ushtarake, duke e manipuluar e dhunuar votėn nė Konferencėn e Prizrenit, duke dėrguar nė Kosovė njėsi ushtarake nga Serbia e nga Maqedonia pėr tė bėrė krime, duke e ēarmatosur popullsinė vendore, duke bėrė arrestime tė shumta, duke hapur dosje pėr secilin intelektual dhe shqiptar patriot, duke i eliminuar shqiptarėt nga pushteti dhe administrata, duke e bėrė mobilizimin e dhunshėm vetėm tė shqiptarėve, duke masakruar ushtarėt - rekrutėt e mobilizuar, por edhe popullsinė duarthatė, duke i dėrguar shqiptarėt nėpėr frontet e luftės jashtė Kosovės e pėr t’i pėrdorur ata si “mish pėr top”, duke i detyruar tė shpėrnguleshin nė Turqi...
Ishte thėnė se mobilizimi po bėhej pėr plotėsimin e njėsive ushtarake tė Armatės Popullore tė Jugosllavisė pėr pjesėmarrje nė operacionet ēlirimtare. Por, tė mobilizuarit shqiptarė nga Kosova dhe pjesa shqiptare e Maqedonisė nuk u dėrguan nė frontet e luftės, as nė operacionet pėr ēlirimin e Jugosllavisė. Ata, nė vend se nė frontet e luftės, u vranė nga eprorėt e tyre, nga komanduesit e tyre, duke pėrjetuar golgotėn e vuajtjeve tė pambarim e tė vrasjeve tė pashembullta nė histori, si gjatė rrugėtimit “pėr nė frontet e luftės”, ashtu edhe nė vendet (e planifikuara) pėr vrasjen masive tė tyre; nė Tivar, nė Raguzė, nė Tregur...
Tė mobilizuarit shqiptarė – rekrutėt e ēarmatosur kishin mbetur rrugėve, kishin mbetur nėn komandėn dhe nėn mėshirėn e eprorėve dhe tė ushtarėve serbė. Ata ishin tė kėputur e tė lodhur, tė uritur e tė etshėm, pa ushqim, pa kujdes dhe nė kushte tepėr tė vėshtira. Prandaj, vrasjet masive nė Tivar, nė Raguzė e nė Tregur kishin pėrmasa tė krimeve tė papara e tepėr monstruoze, kishin pėrmasa tė masakrave e tė gjenocidit. Kėto vrasje nuk mund tė cilėsohen ndryshe, pos si shfryrje tė epsheve shoviniste e fashiste tė kreut ushtarak e politik jugosllav, e veēanėrisht tė kreut serb, malazez dhe maqedonas, pėrgjegjės tė drejtpėrdrejtė tė kėtyre ngjarjeve tragjike.

*Shqiptarėt marshojnė drejt vdekjes – Tivarit (fundmars 1945)****
Kėto masakra monstruoze duket se janė harruar nga kujtesa jonė kolektive dhe sidomos nga shkenca e historisė. Mijėra shqiptarė, viktima tė njė regjimi tė ri shovinist e fashist, i cili sapo kishte marrė pushtet, na bėhet sikur janė mbuluar nga harresa jonė. Por, ata kanė ekzistuar; kanė lindur e kanė jetuar nė tė njėjtin vend kemi lindur e ku jetojmė edhe ne. Janė vrarė nė moshėn e tyre mė tė mirė pėr fajin e vetėm, pse ishin shqiptarė! Regjimi serb – jugosllav ishte kujdesur shumė qė viktimat e tij, tė vrarėt tė harroheshin pėrgjithmonė, nė mėnyrė qė pėr ta tė mos dihej, tė mos shkruhej e tė mos mėsohej kurrė. Kurse, nė anėn tjetėr, ky regjim shqiptarėve u bėnte premtime mashtruese, u paraqitej si ēlirimtar e si shpėtimtar, u paraqitej sikur atyre ua kishte dhuruar lirinė dhe tė gjitha tė drejtat njerėzore, politike e kombėtare.
Ėshtė koha e fundit qė shkenca e historisė ta thotė fjalėn e vet meritore pėr kėto ngjarje ende tė pastudiuara sa duhet. Ėshtė detyrė e historianėve tė merren mė shumė e mė me pėrkushtim pėr zbardhjen e kėtyre ngjarjeve tė pashembullta nė histori. Me kėtė rast duhet pėrgėzuar pėrēapjet e para nė kėtė drejtim tė Prof. Muhamet Pirrakut, tė Prof. Hakif Bajramit, tė Prof. Zekeria Canės, tė Sheradin Berishės e tė ndonjė tjetri. Veēanėrisht duhet pėrgėzuar pėrjetuesit e masakrės, Bajram Golėn, autori i njė fejtoni me dėshmi dhe Azem Hajdinin – Xanin, autorin e disa librave me dėshmi e kujtime pėr masakrėn e Tivarit. Azem Hajdini ishte pėrjetues i drejtpėrdrejt i tėrė kalvarit dhe njėri nga dėshmitarėt e shumtė autentik, i cili me pėrkushtim tė pashoq po punon qe disa dekada pėr zbardhjen e ngjarjeve tragjike – masakrave mbi ushtarėt shqiptarė nė Tivar, nė Raguzė e nė Tregur.
Por, historiografia shqiptare ende nuk e ka thėnė fjalėn, nuk e ka kryer detyrėn e vet pėr kėto ngjarje historike tė tragjedisė sonė kombėtare.

Nė Televizionin Shqiptar tė Tiranės shfaqej filmi artistik ”Flaka e luftės” tė regjisorit Vlladimir Prifti, nė rolin kryesor tė Mark Sokolit atdhetar, luajtur nga artisti i popullit, Ndrek Luca, i cili mullirin e tij e kishte shndėrruar nė fortesė luftarake kundėr hordhive turke. Filmi ka kuptimin metaforik, sepse nė mulli bluhej drithi i bukės, por edhe baruti i luftės pėr mbrojtjen e atdheut nga pushtuesi turk dhe fqinji verior serbo-malazez.
Ngjarja e filmit mė pėrkujtoi edhe xhaxhallarėt e mi: Vesel, Azem dhe Musli Elshanin me bashkėkohėsit e shumtė nga Theranda dhe mbarė Kosova nė prill tė vitit 1945, tė cilėt kishin shpėtuar nga masakra e Tivarit, mirėpo me vete kishin marrė plagėt si nė trup, ashtu edhe nė shpirt. Kishin ecur mbi kufomat e vėllezėrve tė tyre shqiptarė, por edhe kishin parė detin e kuq tė Adriatikut qė skuqej nga lumi i gjakut tė shqiptarėve tė masakruar nga ana e bishave serbomalazeze. Axha Musė, kėshtu e thirrja unė xhaxhain tim mė tė ri, Musliun, kurrė nuk thoshte deti Adriatik ėshtė i kaltėr, por i kuq. Ai kishte tė drejtė, sepse e kishte parė me sytė e vet dhe unė e kuptoja. Nė vazhdim tregonte se Tragjedia e Tivarit ishte planifikuar qysh nė Beograd, nė krye me xhelatėt Tito-Rankoviq.

Konkretisht, u vranė partizanėt e paarmatosur shqiptarė, tė cilėt ishin mobilizuar pėr tė ndjekur fashizmin nė veri-perėndim tė Jugosllavisė. Elaborati pėr vrasjen dhe ndjekjen e shqiptarėve i projektuar qysh nė Mbretėrinė Serbe nga ministrat dhe bashkėpunėtorė tė fashizmit gjerman, Vasa Ēubriloviqi dhe Ivo Andriqi, po zbatohej edhe nė Jugosllavinė Socialiste tė pasluftės. Pleqtė tregonin se fashizmi serb me anėn e masakrimit tė popullit shqiptarė ia kalonte fashizmit gjerman dhe italian. Nė Luftėn e Dytė Botėrore Kosova po ēlirohej me forcat e veta nga pushtuesi gjerman, ndėrkohė qė forcat e shumta pushtuese serbe po mobilizoheshin pėr kolonizimin e Kosovės. Derisa tė gjithė popujt e Evropės luftonin pėr ēlirimin e vendit tė tyre nga hordhitė fashiste, pėrkundrazi Ushtria Jugosllave po mobilizohej tė pushtonte me krime ēnjerėzore Kosovėn dhe Rrafshin e Dukagjinit. Prandaj menjėherė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, axha Musė armėn me municione i kishte lidhur nė thesin e najlonit, pastaj i kishte hedhur nė bunarin e oborrit. Gjatė bastisjes nėpėr shtėpia policia dhe ushtria serbe shpeshherė kontrollonte me elektrik nė fund tė bunarit, prandaj axha Musė kishte hedhur dy karroca zall qė kishte marrė te lumi skaj bahēes. Kjo ishte njė nga metodat mė konspirative tė fshehjes sė armėve, qė kishte pėrfshirė mbarė Kosovėn. Mė vonė shtėpinė me bunar e kam trashėguar unė, ndaj njė ditė vere e pastrova bunarin dhe papritur nxora njė pushkė dhe njė gjerdan me fishekė tė prodhimit italian e gjerman tė mbyllur nė thes najloni, tė cilat me kalimin e kohės ishin ndryshkur. Plumbat e prodhimit italian kishin kokėn e rrumbullakėt, kurse ato gjermane ishin me maje konike. Gjithashtu nė murin e oborrit kam hasur disa bomba dore dhe granata, tė cilat babai im, Qazimi, i ka larguar dhe i ka ēmontuar me kujdes.
Nė qendėr tė Therandės po kremtohej pėrvjetori i sė ashtuquajturės dita e ēlirimit nga fashizmi gjerman, kurse nė parkun e qytetit po kėndonte njė partizan me rroba tė leckosura, ai kishte shpėtuar nga pushkatimi i Masakrės sė Tivarit. Sa herė kalonim skaj parkut e dėgjonim kėngėn mortore kushtuar bashkėluftėtarėve tė tij tė vrarė pabesisht nė masakrėn e Tivarit. Nė xhamadanin e tij tė grisur ende dukeshin njollat e gjakut, kurse nė nyje tė duarve dalloheshin gjurmėt e litarit, ato nuk po zhdukeshin. Partizani e dinte qė ne me kėrshėri tė madhe ia shikonim njollat e thara tė gjakut nė rrobat e tij. Ai ishte njė dokumentar i gjallė i masakrės sė Tivarit: kishte dėgjuar rafalėt e mitralozave serbomalazezė dhe britmat e shokėve shqiptarė. Derisa nė shkollėn fillore mėsonim pėr kryeveprėn e Naim Frashėrit Bagėti e Bujqėsi, nė parkun e qytetit mėsonim pėr kryeveprėn e partizanit tė plagosur, nė shpirt, dhe ajo quhej Masakra e Tivarit. Kjo ndodhte, sepse iu kishin vrarė bashkėluftėtarėt dhe si njė foshnje, kėmbė e duar, kishte dalė nga gjaku i kuq i Adriatikut. Atje kishte lėnė kujtesėn, dhe tani po vajtonte shokėt e tij mė tė dashur. Mė vonė nuk u ndie kėnga mortore e partizanit me rroba tė leckosura, UDBa e kishte vrarė natėn, sepse po dėshmonte krimet serboēetnike. E kishin vrarė kryeveprėn e partizanit, i cili sipas kėngės popullore partizane, „Partizani n’luftė po shkon, ka marrė pushkėn me nji dorė“… me pushkė nė dorė ishte nisur pėr ēlirimin e tė gjitha zonave nga fashizmi gjerman. Serbėt kishin vrarė partizanin e plagosur nė shpirt, por nuk kishin mundur dot tė vrasin kujtesėn e djalėrisė shqiptare qė me xhelozi e ruante nė zemėr. Menjėherė pas vrasjes edhe tė luftėtarit tė fundit - tė plagosur nė shpirt, kėnga e tij revolucionare kushtuar bashkėluftėtarėve tė masakruar u bė edhe mė e fuqishme dhe si rrufeja pėrhapej nė tė gjitha anėt shqiptare.

Nė kohėn, kur tito-rankoviqistėt po bėnin diferencimin nė mesin e popullit shqiptar, njė punėtor i ndėrtimores „Dukagjini“ tė Gjakovės, ishte anėtar i LKJ-sė, ndaj axhės Musė i tregon se si ata tė komitetit e kishin kėshilluar qė tė ruhet nga irredentistėt shqiptarė, kinse janė tė rrezikshėm. Gjakovari nuk e dinte se njė ndėr ata irredentistėt ishte edhe kolegu i tij therandas qė po shoqėrohej. Prandaj axha Musė i kishte thėnė qė tė ruhej edhe prej tij, sepse kishte qenė nė burg pėr Kosovėn Republikė. Bashkėpunėtori gjakovar ia kishte pritur: „Musė, nuk ka burrė mė tė mirė se ti!” Xhaxhai im kishte njė tė ”metė”, zemėrohej po t’ia lavdėronte ndokush Ali shukriun, Mahmut Bakallin dhe Azem Vllasin.
Lidhur me fshehjen e armėve axha Musė, pėrndryshe nė popull njihej si gjeometėr, maste arat e familjeve therandase qė po rriteshin, tregonte se nuk kishin besim nė Jugosllavinė Socialiste pas Luftės sė Dytė Botėrore. Pas Revolucionit tė Kosovės tė vitit 1981 burgoset si irredentist, ku sė bashku me Mėsuesin e Popullit, Hamėz Asllanin, vuan nė burgun e Prizrenit. Ashtu si tė gjithė partizanėt e Brigadės nė krye me Komandantin, Shaban Palluzha, e dinte se lufta me kolonizatorin e egėr serb nuk ka pėrfunduar. Jehona e luftės patriotike pėr ēlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesi i dytė serb (mė i zi se i pari), kishte rrėmbyer zemrat e gjithė shqiptarėve. Kudo flitej pėr shkėndijėn revolucionare tė Batalionit nė krye me komandantin legjendar, Shaban Palluzha. Populli shqiptar ishte zhgėnjyer, sepse Gestapoja Serbe (OZNA) po i vriste nė kurth udhėheqėsit e lavdishėm tė Kosovės, tė cilėt me armė nė dorė kishin luftuar kundėr pushtuesit gjerman dhe italian. Tani nė pushtetin kundėr shqiptar tė Kosovės Kreshnike kishin ardhur kolaboracionistėt shqiptarė tashmė tė jugosllavizuar, tė cilėt asnjė plumb nuk e kishin shkrepur kundėr agresorit serb, pėrkundrazi e kishin shkrepur kundėr Nėnės Kosovė qė bijtė e saj po i rriste me shumė mundime. Prandaj xhaxhallarėt e mi predhat dhe municionet e shumta i kishin fshehur nėpėr zgavrat e murit tė shtėpisė pėr mbrojtje nga sulmi i terrorizmit serb. Derisa partizanėt shqiptarė po luftonin kundėr fashizmit gjerman, ndėrkohė ushtria jugosllave me anėn e vrasjeve prapa shpine po hynte nė Kosovėn e pambrojtur.
Statistikat tregojnė se ushtria jugosllave gjatė Luftės sė Dytė Botėrore mė shumė ka vrarė partizanė shqiptarė se ushtarė tė fashizmit gjerman, metodė tė cilėn e ka zbatuar me qėllim tė pushtimit tė trojeve shqiptare. Prandaj qėllimi strategjik i masakrės sė Tivarit ka qenė zhdukja e njė armate tė madhe shqiptare tė Kosovės, e cila do tė udhėhiqej nga komandanti Shaban Palluzha. Kjo bėhej nė mėnyrė qė gjatė pushtimit tė Kosovės serbomalazezėt tė mos hasin nė rezistencėn e ushtrisė kombėtare shqiptare pėr tė mbrojtur atdheun e tyre - Kosovėn. Jo vetėm kaq, sepse sipas statistikave ēnjerėzore tė projektantėve serbofashistė, me anėn e masakrimit tė 3800 ushtarėve shqiptarė, parashikohej zhdukja e qindra mijėra banorėve tė Kosovės, tė cilėt pas gjysmė shekulli do tė popullonin njė qytet sa Prizreni i sotėm me 100*000 banorė.
Siē dihet, nė shekullin XVIII-tė dhe XIX-tė, Prizreni ishte njė ndėr qytetet e njohura pėr prodhimin e armėve luftarake pėr nevojat e kryengritėsve shqiptarė nė luftė kundėr hordhive turke dhe serbomalazeze. Prandaj nė mbarė Kosovėn kishte luftėtarė tė zotė, qė me mjeshtėri tė rrallė ishin nė gjendje tė punonin armėn pėr mbrojtjen e familjes dhe pragut tė shtėpisė nga bishat serboēetnike. Rrethanat robėruese nėn zgjedhėn turke kishin detyruar, qė zejtarėt shqiptarė tė prodhonin armė pėr mbrojtjen e atdheut. I tillė ishte edhe xhaxhai im, Veseli, i cili mund tė punonte revole dhe fishekė me plumba. Pėr tė punuar njė revole tė tillė kishte pėrdorur njė gyp prej metali, njė copė dru dhe disa gozhda. Njė ditė unė me babain tim, Qazimin, shkuam nė kasollen e tij, gjendej nė hyrje tė fshatit Reēan. Ndėrkohė axha Vesel shkrepi armėn e tij dhe qėlloi njė poēe kacavarur nė degėn e njė peme. Ai tregoi se revolen e brezit e kishte punuar vet. Unė nuk besoja, ndėrkohė babai im ia priti: „Vesel, ti je i trentė!“ kurse axha Vesel ia ktheu me tė qeshura. Ndonėse ishte plakė shtatėdhjetė e pesė vjeēar, ende ishte i fortė dhe merrej me punėt e bujqėsisė, sidomos me kositje. Pastaj tregoi se me kėtė revole kishte vrarė njė dhelpėr qė ia hante pulat dhe njė vjedull qė ia dėmtonte kallamboqin nė arė, tė cilėn e kishte nė fund tė pyllit. Nė qoshe tė dhomės sė tij qėndronte njė vjedull e balsamuar (brenda lėkurės ishte e mbushur me kashtė), pėr herė tė parė e pashė vjedullėn, pėr tė cilėn kisha dėgjuar nga pėrrallat qė mė kishte treguar gjyshja.
Pas njė muaji, SPB (Sekretariati i Punėve tė Brendshme) tė Therandės i kishte rėnė nė gjurmė, ndaj axhėn Vesel e arrestuan. Shkak i zbulimit ishte bėrė grindja me fqinjin e arės, ndaj me rastin e arrestimit policia kishte gjetur armėn. Nė hetuesi tė SPB-sė nuk e kishin pyetur se ku e kishte blerė axha Vesel armėn, pėrkundrazi ishin habitur kur kishin parė armėn e zjarrit tė punuar me mjeshtėri si tė ishte ndonjė fabrikant i pėrkryer dhe qė mund tė vriste bishėn apo mizorin. Kuptohet qė policia ia kishte marrė armėn, mirėpo axha Vesel nuk brengosej, ai ishte nė gjendje qė me dhjetėra revole tė punonte nė shtėpinė e tij. Nė fund thoshte se kjo zejtari e prodhimit tė armės duhet tė vazhdoj brez pas brezi, sepse ujku dhe armiku ynė shekullor nuk kanė besė.


Shkruan: Berat LUZHA
Prishtinė, mė 05.04.2007
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: A Janė Harruar Masakrat Serbe Mbi Ushtarėt Shqiptarė ? 
 
Ato qe na ka ber Turke,Greku e Serbi nuk duhet ti harrojme kurr.Jane armiqte shekullor te Shqiperis.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: A Janė Harruar Masakrat Serbe Mbi Ushtarėt Shqiptarė ? 
 
OK  OK
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: A Janė Harruar Masakrat Serbe Mbi Ushtarėt Shqiptarė ? 
 
mos i nxheh gjakrat me fete se feja jone eshte shqiptarija  nuk duam ta dim se cfare jemi ne nuk percahemi kurre
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat MSN Messenger Skype
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!