Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 3
Shko tek faqja 1, 2, 3  Tjetėr
Champions League 2006-2007 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
E njėjta Barēė, i njėjti Inter!




 Me ndeshjet e luajtura dje nė grupet A, B, C dhe D ėshtė hapur faza me grupe e Ligės sė Kampioneve. Sot do tė luhet nė grupet e tjera...

Grupi A
Barēa dhe Ēelsi, tė pamėshirshme...
Barcelona e filloi mbrojtjen e titullit tė kampiones sė Europės me njė fitore tė thellė 5-0 nė Kamp Nou, ndaj bullgarėve tė Levskit tė Sofjes. Siē i ka hije, kampionėt u bėnė skuadra e parė qė shėnon nė kėtė edicion, kur nė tė shtatėn Andres Injesta, me njė goditje nga rreth 20 metra, mposhti portierin Petkov. Levski, skuadra e parė bullgare qė merr pjesė nė fazėn me grupe, e gjeti veten nė disavantazhin e dy golave, pasi nė fundin e pjesės sė parė, Ludovik Zhyli, i shpėtoi mbulimit tė dy mbrojtėsve, duke shėnuar golin e dytė katalanas. Pjesa e dytė filloi me gol. Pujoli shėnoi nga njė distancė e afėrt, pasi Petkovi kishte devijuar goditjen e dėnimit tė Ronaldinjos. Samuel Eto i ēoi shifrat nė 4-0, me njė aksion personal, nėntė minuta mė vonė. Fund i spektaklit erdhi nė minutėn e 90-tė me golin e pestė tė shėnuar nga Ronaldinjo. Braziliani kaloi dy kundėrshtarė dhe goditi me klas nė cepin e largėt, duke treguar se botėrori i dėshtuar ėshtė lėnė plotėsisht pas shpine.
Kapiteni i Gjermanisė, Mikael Balak, shėnoi me anė tė njė penalltie nė pjesėn e dytė, duke e ndihmuar skuadrėn e tij tė re, Ēelsi, pėr tė fituar ndaj patriotėve tė Verder Bremenit. Duke goditur nė vend tė tė pėrhershmit Frenk Lampard, i cili ka pasur shumė pak sukses nė kohėt e fundit pėr sa i pėrket kėtij aspekti, Balaku ėshtė ndjekur nga mesfushori tjetėr, Majkėll Esien, i cili ka shėnuar nė minutėn e 24-t nga njė distancė e vogėl. Verder Bremen ka rrezikuar nė veēanti me "Kėpucėn e artė" tė botėrorit, Miroslav Klose, i cili ka goditur shtyllėn nė pjesėn e dytė, por gjithsesi sulmuesi qė shėnoi pesė gola nė botėror, ka qenė i pafat. Kjo fitore e ka ēuar Ēelsin nė tė njėjtėn distancė pikėsh me Barcelonėn, pasi kampionėt e Spanjės kanė shėnuar pesė herė nė portėn e bullgarėve tė Levskit.

Grupi B
Bajern "show". Dėshton Interi
Bajerni i Mynihut ėshtė zgjuar nga njė pėrgjumje nė pjesėn e parė dhe ka shėnuar katėr gola nė pjesėn e dytė ndaj rusėve tė Spartakut tė Moskės, pėr ndershjen e parė tė grupit B. Pas njė pjesė tė parė jo shumė tė mirė, Klaudio Pizarro i kaloi bavarezėt nė avantazh nė minutėn e 48-tė, duke u shėrbyer me anė tė njė krosimi tė gjatė nga Villi Sanjol. Katėr minuta mė vonė, Roki Santa Kruz dyfishoi rezultatin pas njė "asisti" tė Mark van Bomelit. Bastian Shvajnstaiger shėnoi golin e tretė dhe mė pas ėshtė pasuar nga boshnjaku Hasan Salihamixhiē qė ka vulosur rezultatin gjashtė minuta nga pėrfundimi. Spartaku ua vėshtirėsoi shumė detyrėn gjermanėve nė pjesėn e parė, duke rrezikuar dy herė me anė tė Roman Pavliēenkos dhe Klemente Rodriguezit, me anė tė kudėrsulmit.
Njė gol i mrekullueshėm nga mesfushori Marko Kaneira i ka dhėnė Sportingut fitoren 1-0 ndaj Interit, qė ėshtė detyruar ta mbyllė ndeshjen me 10 lojtarė. Kaneira shėnoi nė minutėn e 64-t. Ai ka stopuar me gjoks njė krosim tė gjatė nga mbrojtėsi Tonel, ka kaluar mbrojtėsin brazilian tė zikaltėrve, Maikon, dhe e dėrguar topin nėn traversė. Portieri Franēesko Toldo ėshtė hedhur dhe ėshtė pėrpjekur ta devijojė topin, por nuk ka arritur dhe Interi ka pėsuar humbjen e parė nė ndeshjen e parė tė grupit. Skuadra italiane ka mbetur me dhjetė lojtarė nė fushė, pasi nė minutėn e 68-tė Patrik Vieira ėshtė dėnuar me karton tė kuq, sepse ka goditur me kokė sulmuesin brazilian, Liedson.

Grupi C
"Paqe" nė Stamboll dhe Eindhoven
Gallatasaraji dhe Bordoja u ndanė nė barazim 0-0 nė ndeshjen e luajtur midis tyre dje nė Stamboll, e vlefshme pėr grupin C tė Ligės sė Kampioneve. Pas njė fillimi tė mirė tė sezonit, skuadra turke kėrkoi gjatė gjithė ndeshjes golin e fitores dhe ushtroi presion ndaj francezėve. Gjithsesi, manovrat sulmuese tė udhėhequra nga Nexhati Ates nuk arritėn tė mposhtnin Bordonė. Duhet thėnė qė miqtė mund tė kishin bėrė habinė duke e fituar ndeshjen, kur pak minuta nga fundi portieri Mondragon ndali njė goditje tė Johan Mikudit. Fundi ishte drithėrues kur Gallatasaraji ishte i pafat nė goditjet e Sabri Sarilogut dhe Nexhatit. Edhe ndeshja tjetėr e kėtij grupi ndėrmjet Liverpulit dhe PSV Eindhovenit, e luajtur nė Holandė, u mbyll nė barazim pa gola. Ishte njė rezultat mė shumė zhgėnjyes pėr publikun e pranishėm nė "Philips Stadion" sesa pėr tė dyja skuadrat qė u dukėn tė kėnaqura me kėtė rezultat. Holandezėt shmangėn humbjen ndaj asaj qė ėshtė teorikisht skuadra mė e e fortė e grupit, ndėrsa anglezėt morėn njė pikė nė transfertė, e cila nė fund tė llogarive mund tė rezultojė vendimtare. Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, goditi shtyllėn kur mbeteshin edhe 60 sekonda nga fundi i lojės. Por kjo ishte thjesht pėrgjigjja e traversės sė goditur nga PSV-ja vetėm tetė minuta mė parė me sulmuesit Arouna Kone. Pra, vetėm kur tė dyja skuadrat u lodhėn, u panė hapėsirat e para boshe dhe mundėsitė pėr shėnim, sepse ndeshja ishte shumė e ekuilibruar dhe nė fund barazimi ishte rezultati mė i drejtė. Liverpuli nė ndeshjen e ardhshme do tė presė Gallatasarajin nė "Old Traford."

Grupi D
"Goleadė" romane. Bind Valencia
Roma e ka nisur fushatėn e re tė Ligės sė Kampioneve me njė fitore ndaj kampionėve tė Ukrainės, Shahtjor Donjeckut, me rezultatin 4-0. Skuadra italiane ėshtė rikthyer nė kėtė kompeticion pas njė viti mungese. Nėse sulmuesit e Shahtjorit do tė ishin treguar mė tė saktė, atėherė rezultati do tė ishte tjetėr. Nė minutėn e 12-tė, njė krosim ka rėnė mbi kėmbėt e brazilianit Tadei, i cili e ka shfrytėzuar kėtė mundėsi dhe ka shėnuar golin e parė. Sulmuesi italian, Franēesko Toti, shėnoi golin e dytė dhe mė pas De Rosi ka shėnuar me kokė golin e tretė. Pėrsėri nga njė goditje kėndi. Lojtari i ri i Romės, Klaudio Pizarro, ka shėnuar golin e katėrt vetėm njė minutė para pėrfundimit tė kohės sė rregullt, me anė tė njė goditjeje nga njė distancė e largėt. Ish-sulmuesi i Realit tė Madridit, Fernando Morientes, i ka dhėnė klubit tė tij tė ri fillimin e duhur tė fushatės sė Ligės sė Kampioneve, me anė tė tre golave qė ka shėnuar nė portėn e grekėve tė Olimpiakosit. Grekėt e kanė nisur mirė ndeshjen dhe janė shpėrblyer nė minutėn e 28-tė me anė tė njė goli me autor Mihalis Konstantinu. Morientesi shėnoi vetėm gjashtė minuta mė vonė, kur njė krosim i David Vilas e ka gjetur tė pamarkuar pėrpara portės dhe vetėm pesė minuta mė vonė ka shėnuar golin e dytė pas njė topi tė rikthyer nė kėmbėt e tij nga njė pritje e veteranit Nikopolidhis. Olimpiakosi ėshtė rikthyer pėrsėri nė pjesėn e dytė, duke barazuar rezultatin nė 2-2 nga njė goditje e mrekullueshme tė Neri Alberto Kastijos nė minutėn e 66-tė. Pesė minuta nga pėrfundimi, Raul Albiol i ka rikthyer Valencias avantazhin dhe Morientesi ka pėrfituar nė minutėn e fundit duke shėnuar golin e tretė personal dhe tė katėrtin pėr Valencian.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Champions League 2006-2007 
 
Lioni, leksion Realit dhe Kapelos


 Dje u luajtėn ndeshjet e para tė vlefshme nė grupet E, F, G dhe H. Humbet 2 0 Reali i Kapelos nė Lion, ndėrsa Milani dhe Manēesteri marrin tri pikėt nė fushėn e tyre. Fitore nė transfertė pėr Arsenalin dhe Steauan e Bukureshtit...

Grupi E
Reali, starti me kokėn poshtė
Dy gola nė 45 minutat e para nga sulmuesi Fred dhe mesfushori Tiago i dhanė fitoren 2-0 Olimpikut tė Lionit kundėr Realit tė Madridit. Nė kėtė mėnyrė, ekipi francez starton nė mėnyrėn e duhur aventurėn nė Ligėn e Kampioneve. Fred hapi serinė e golave me njė parabėl duke mos i dhėnė asnjė mundėsi Kasiljasit nė minutėn 12, kurse Tiago shėnoi nė qendėr tė zonės pas njė pasimi diagonal nga mbrojtėsi Govu duke ēuar rezultatin nė 2-0 pėr vendėsit. Lioni dominoi pjesėn mė tė madhe tė lojės dhe u shkaktoi nėntė herė kampionėve tė Europės humbjen e dytė nė stadiumin "Gerland" kėtė sezon. Ekipi spanjoll humbi 3-0 nė fushėn e kampionėve tė Francės edhe nė ndeshjen e parė nė grup nė shtator 2005. Reali nuk doli nė lojėn e vet dhe manovra e spanjollėve ishte shumė e ngadaltė, kurse mbrojtja franceze ishte e ngjeshur dhe shumė e saktė, duke lejuar fare pak hapėsira gjatė 90 minutave.
Steaua e Bukureshtit shėnoi tre gola qė nė pjesėn e parė, pėr tė mposhtur Dinamon e Kievit brenda nė shtėpi. Sorin Gionela, Valentin Badea dhe Nikolae Dika shėnuan nė 43 minutat e para pėr miqtė, duke u dhėnė rumunėve epėrsinė 3-1 para se Dika t'u jepte goditjen pėrfundimtare vendėsve me njė gol nė minutėn e 79-tė qė vulosi edhe rezultatin e takimit, 1-4. Sergei Rebros, golashėnuesi mė i mirė nė historinė e Dinamos, nė minutėn e 16-tė shėnoi golin 30 personal nė kompeticionet europiane, por vetėm pėr statistika mund t'i vlejė klubit mė tė famshėm nė Ukrainė. Steaua qė kthehet nė turneun europian kryesor pas 10 vitesh mungesė, e nisi takimin mirė me golin me kokė tė Gioneas nė minutėn e 3-tė. Dinamo barazoi pas 13 minutash, por kampionėt e Europės nė 1986-n e morėn sėrish epėrsinė pas disa minutash me njė goditje me kokė nga Badea. Dika i ēoi shifrat nė 3-1 dy minuta para pushimit me njė gjuajtje me tė prerė nga 30 metra dhe nė minutėn 79 vulosi rezultatin e takimit me njė gol tjetėr, 4-1.

Grupi F
Fiton Manēesteri. 0 0 nė Kopenhagen
Manēesteri ka fituar derbin britanik tė Championsit, 3 2 dje nė "Old Traford" ndaj Sėlltikut nė takimin e vlefshėm pėr grupin F. Manēesteri pėsoi golat e parė nė kėtė sezon teksa iu desh tė pėrmbyste avantazhin fillestar tė kampionėve tė Skocisė qė mbėshtesnin nga 6500 tifozė. Pėr Sėlltikun shėnoi Venegor pas 21 minutash lojė. Gjithsesi, tetė minuta mė vonė Manēesteri debutoi me anė tė golit tė shėnuar nga Luis Saha nga pika e bardhė e 11 metrave, pas faullit qė portieri Artur Boruc shkaktoi ndaj Rajan Gigsit. Saha shėnoi sėrish pėr vendėsit, por pjesa e para u mbyll nė barazim 2 2, sepse Sėlltiku reagoi pas vetėm 180 sekondash me golin e Nakamurės. Fantazisti japonez shėnoi me njė goditje dėnimi. Me tė filluar pjesa e dytė Manēesteri gjeti golin, tė cilin do ta mbronte deri nė fund tė takimit duke fituar tripikėshin e parė nė kėtė edicion. Solskjaer shėnoi nė tė 47 ėn pėr "Djajtė" e Fergusonit.
FC Kopenhagen fiton pikėn e parė kundėr Benfikės nė pjesėmarrjen e parė nė Ligėn e Kampioneve. Kampionėt e Danimarkės dominuan pjesėn e parė dhe e vunė nė pozitė tė vėshtirė ekipin portugez me disa raste tė pastra brenda zonės, por qė u ēuan dėm nga Mikael Gravgard qė goditi mbi traversė dhe Hjalte Noregard qė shėnjestroi jashtė kuadratit. Benfika qė luante pa organizatorin e dėmtuar Rui Kosta, luajti e tėrhequr nė mbrojtje dhe priti deri nė minutėn e 74-t qė tė kėrcėnonte portierin Jesper Kristiansen, kur Paolo Horge pėrplasi topin nė shtyllė. Presioni mbi miqtė u lehtėsua kur sulmuesi i Kopenhagenit, Jesper Gronkjaer, u dėmtua dhe u zėvendėsua nga fundi i pjesės sė parė. Pas kėtij rasti, ekipi vendės realizoi vetėm disa gjuajtje nga distanca dhe nuk arriti tė depėrtonte mbrojtjen e ngjeshur mike.

Grupi G
Barazim nė Porto. SuperArsenal nė Hamburg
Arsenali pėrfitoi nga njė karton i kuq nė fillim tė ndeshjes pėr portierin e Hamburgut, Sasha Kirshtain, dhe penalltia e akorduar me kėtė rast, pėr tė regjistruar njė fitore 2-1 nė grupin G. Arsenali, qė humbi finalen e vjetshme kundėr Barcelonės pas ndėshkimit me tė kuqe tė portierit Lehman, e mori kryesimin nė minutėn e 12-tė nė njė skenar pothuajse identik. Robin van Persi dribloi portierin Krishtain nė tė djathtė tė zonės dhe u rrėzua pėrtokė, kur portieri zgjati dorėn pėr ta ndaluar, por nga pėrsėritja kuptohej se kontakti ishte minimal. Xhilberto e kaloi Arsenalin nė epėrsi, pasi ekzekutoi me sukses penalltinė dhe anglezėt vuajtėn presionin dhe rastet e rrezikshme tė vendėsve, por nė fund siguruan fitoren me njė gjuajtje nga distanca nga Tomas Rosiēki nė minutėn e 53-tė. Nė minutat shtesė, Boubar Sanogo i Hamburgut shkurtoi epėrsinė e miqve nė 1-2 dhe nė fund gjermanėt patėn edhe njė rast ideal pėr tė barazuar.
Porto dhe CSKA e Moskės janė ndarė me nga njė pikė pas njė takimi qė nuk dhuroi asnjė gol. Pjesa e parė ishte e ngadaltė, me futboll tė hapur, por sulmuesit e tė dyja ekipeve nuk arritėn tė krijonin shumė raste pėr shėnim. Pa mesfushorin e dėmtuar Raul Meirles, Porto u duk e brishtė nė prapavijė, por portugezėt patėn dy raste tė pastra pėr shėnim me anė tė brazilianit tė ri Anderon qė goditi shtyllėn nė minutėn e 15-tė dhe bashkėpatrioti i tij, sulmuesi Adriano, nuk arriti tė finalizonte me kokė njė kros tė artė nėntė minuta mė vonė.

Grupi H
"Bravo" Milan. "Paqe" nė Bruksel
Dy gola nė pjesėn e parė nga Filipo Inzagi dhe mesfushori francez, Johan Gurkuf, dhe njė nė minutėn e 77-tė nga Kaka me penallti, i dhanė Milanit njė fitore tė sigurt 3-0 kundėr AEK-ut tė Athinės, ndeshje e vlefshme pėr grupin H tė Ligės sė Kampioneve. Inzagi dėrgoi njė rrjetė njė krosim nga Paolo Maldini, duke kaluar nė epėrsi italianėt nė minutėn e 17-tė, para se Gurkufi tė finalizonte nė gol njė pasim tė Kakasė pėr ta dyfishuar rezultatin 2-0 katėr minuta para pushimit. Kaka vulosi fitoren e ekipit tė Karlo Anēelotit me njė 11-metėrsh tė fituar nga Inzagi qė u mbajt nė mėnyrė tė parregullt nga mbrojtėsi Evangelos Moras nė qendėr tė zonės. Milani qė u ndėshkua nga gjykata sportive italiane pėr trukim ndeshjesh, u kualifikua nė fazėn e Ligės sė Kampioneve pas turit tė tretė eliminator.
Njė gol i shėnuar nė fundin e ndeshjes nga i futuri nė lojė nė pjesėn e dytė, Nikola Foverge, i dha Lilės barazimin 1 1 ndaj Anderlehtit nė ndeshjen e luajtur dje nė Bruksel, e vlefshme pėr grupin H tė Ligės sė Kampioneve. Kampionėt e Belgjikės kaluan tė parėt nė avantazh, katėr minuta pėrpara fundit tė pjesės sė parė me anė tė golit tė shėnuar me kokė nga mbrojtėsi argjentinas Nikolas Pareja. Lila ushtroi presion gjatė gjithė ndeshjes dhe u shpėrblye dhjetė minuta nga fundi, kur Foverge devijoi nė rrjetė topin e krosuar nga Piter Odemvingie. Duhet thėnė qė pėrpara se tė barazonte rezultati, miqtė nga Franca goditėn dy herė shtyllėn. Johan Kabaje nė pjesėn e parė dhe Kader Keiter, 15 minuta mė vonė, i shkuan mjaft pranė golit spektakolar. Gjithsesi, nė fund tė ndeshjes u duk se barazimi i kėnaqi tė dyja palėt.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
Toti shėnon, Donadoni mėrzitet dhe largohet!


 Franēesko Toti ėshtė shqetėsimi kryesor i Roberto Donadonit. Kapiteni i Romės ka treguar se mund tė luajė sėrish nė nivele tė larta, pavarėsisht nga problemet fizike. Kėtė e tregoi tė martėn nė mbrėmje nė Ligėn e Kampioneve, kur shpalosi tė gjithė klasin e tij dhe e dėrgoi topin nė rrjetė. E bėri me tė majtėn, me njė goditje vendimtare, tė asaj kaviljeje tė dėmtuar qė duhet ende tė riaftėsohet. Trajneri i kombėtares tė martėn nė mbrėmje ishte nė "Olimpiko" (ku Roma ishte e pėrkushtuar nė ndeshjen e parė tė Championsit ndaj Shahtjarit tė Donjeckut), "vetėm pėr tė ndjekur ndeshjen", - pranoi Donadoni, por nė tė vėrtetė e la tribunėn kryesore vetėm pas golit tė dytė qė shėnoi kapiteni verdhekuq, Franēesko Toti. "Nėse me Romėn ėshtė mirė, unė do ta grumbulloj. Si tė tjerėt. Nuk kam asgjė pėr tė shtuar tjetėr dhe konfirmoj ato qė kam thėnė: do tė shihemi para grumbullimit."
Me apo pa fantazistin e Romės, pėr Donadonin objektivi ėshtė kampionati europian 2008. Vendimtare do tė jenė sfidat e ardhshme me Ukrainėn dhe Gjeorgjinė: "Shpresojmė tė shkojmė nė gjendje optimale fizike, - deklaroi trajneri "axurr". - Nuk duhet tė gabojmė pėr tė qenė tė paduruar dhe pėr ta mbyllur menjėherė ndeshjen. E ripashė ndeshjen Francė-Itali: dhe mbetet pėrshtypja e parė, qė ėshtė paraqitja e gabuar. Ishim shumė tė frikėsuar. Pastaj, goli i parė u pėsua papritur, pastaj devijimi i Kanavaros dhe ndėrhyrja pėr 11-metėrsh ndaj Semiolit. Por ajo qė ka rėndėsi, ėshtė rezultati final."

Ēivu: Para, nė tė gjitha veprimtaritė
Kristian Ēivu tė martėn luajti njė ndeshje korrekte dhe konkrete. Vuajtėm disi nė pjesėn e parė ndaj Shahtjarit, - tregon rumuni, - sepse duhej tė merrnim masa. Ndryshuam modul, duke kaluar nė mbrojtjen me tre lojtarė, por ishte pak e rrezikshme, sepse ata ishin tė shpejtė dhe ne duhej tė kishim shumė kujdes. U treguam tė aftė qė shėnuam, pastaj ata ranė fizkisht. Do tė provojmė tė ecim para nė tė gjitha veprimtaritė e sezonit. Pizarro? E kuptoi qė gaboi dhe tregoi se ėshtė njė lojtar i madh." Njė paraqitje tė shkėlqyer bėri edhe Mateo Ferrari: "Doja ta nisja me kėmbėn e mbarė. Nė krahasim me dy vite mė parė ka ndryshuar mendėsia. Ēivu e Mekses? Dy kampionė tė mėdhenj, dua tė tregoj se mund tė luaj nė krah tė tyre. Fitorja 4-0 ishte njė sinjal i rėndėsishėm, por duhet tė pėrmirėsohemi."

Bronxeti e sheh Sisinjon te Roma
Sisinjo te Roma? Sipas Ernesto Bronxetit, mundet tė bėhet. Ėshtė gjithnjė e ndezur pista e merkatos qė lidh Romėn me Madridin. Jo vetėm sepse nė shtėpinė e Realit ndodhen dy ish-verdhekuqė si Baldini e Kapelo, por edhe pse mes dy klubeve ekziston njė marrėdhėnie qė deri tani ka sjellė kalimin te "merengesit" tė Samuelit dhe Antonio Kasanos. Nė tė dyja rastet ėshtė arritur njė kėnaqėsi reciproke. Nė janar mund tė arrihet njė tjetėr marrėveshje, e ka konfirmuar pikėrisht Bronxeti, njeriu i merkatos sė spanjollėve. Sisinjo mund tė vijė nė skuadrėn e Spaletit, duke parė qė Kapelo e lė nė stol: "Nė gusht, - tha Bronxeti, - lojtari kishte dhėnė miratimin e tij. Roma e priste, por Madridi bllokoi gjithēka, sepse nuk pranoi ta huazonte. Nė janar diskutimi mund tė jetė ndryshe, sidomos nėse tė dyja klubet do tė bien dakord pėr njė tė drejtė rikthimi tė lojtarit nė Spanjė."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
Mourinjo ankohet pėr kartonėt


 Katėr kartonė tė verdhė i kanė hequr disi shkėlqimin fitores 2-0 tė Ēelsit ndaj Verder Bremenit. Kapiteni Xhon Terri, dy shokėt e mesfushės tek Anglia, Frenk Lampard dhe Xho Kol sė bashku me sulmuesin e Bregut tė Fildishtė, Didiė Drogba, kanė marrė paralajmėrime. Trajneri Hose Mourinjo kishte paralajmėruar se nė grupin mė tė fortė tė kompeticionit, ku pėrfshihen dhe kampionėt e Barcelonės, kartonėt do tė luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr skuadrat. Ai nuk e ka fshehur irritimin pėr faktin qė Ēelsi ka vuajtur mė shumė se klubet e tjera. "Nuk dėshiroj tė flas rreth kėtij problemi, sepse kam folur shumė gjatė tri viteve tė kaluara", - tha portugezi, i njohur pėr "zėnkat" e tij me autoritetet e futbollit. Mendoni se ishte e dhunshme? "Lojtarėt e mi e respektojnė "fair-play". E njihni mentalitetin e lojtarėve tė tillė si Terri dhe Lampard..., ata nuk dėnohen me kartonė tė verdhė nė Angli, por kur luajnė nė Europė, dėnohen menjėherė". Gjithashtu, edhe kapiteni i Verderit, Frenk Bauman, ėshtė dėnuar me karton tė verdhė nė njė ndeshje me shumė dinamizėm, ku nuk ėshtė tepruar me futbollin fizik. Mikael Esien shėnoi nė minutėn e 24-t dhe kapiteni i Gjermanisė, Mikael Balak, duke kryer detyrėn e Lampardit nė pikėn e bardhė, ka vulosur rezultatin dhe fitoren pėr kampionėt e Anglisė. Edhe pse kanė pasur kontrollin e lojės pėr pjesėn mė tė madhe tė ndeshjes, formacioni i ri i Ēelsit duhet tė mėsojė ta kontrollė me mė pak vėshtirėsi topin. Balaku dhe Lampardi kanė pak a shumė tė njėjtin rol dhe ish-mbrojtėsi i Arsenalit, Eshli Kol, shpeshherė ėshtė gjendur i izoluar nė krahun e majtė.

Shaf: S'mund tė gabosh nė tė tilla nivele
Trajneri i Verder Bremenit, Tomas Shaf, tha se skuadra e tij kishte luajtur mirė dhe ka deklaruar se penalltia e dhėnė nuk ka qenė e drejtė, megjithėse ka pėrgėzuar Balakun pėr mėnyrėn se si e ka goditur. "Tė paktat janė skuadrat qė luajnė dhe fitojnė. Nuk kemi ndonjė tė drejtė tė vijmė kėtu dhe tė themi pse nuk fituam, edhe pse luajtėm mirė", - tha ai. Nė 56 ndeshje nė "Stamford Bridge", Ēelsi ka humbur vetėm tri herė. "Ne bėmė dy gabime dhe Ēelsi i shfrytėzoi, - shtoi Shafi. - Nė kėto nivele nuk mund tė bėsh gabime".
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
Barcelona, pėrmirėsim dhe bindje!


 Barcelona e ka nisur nė mėnyrėn mė tė mirė mbrojtjen e kurorės sė Kampiones sė Europės, duke mundur 5-0 modestėt bullgarė tė Levskit tė Sofjes. "Nuk mund tė flasim akoma pėr favoritė, sepse kompeticioni sapo ka nisur, - tha mbrojtėsi holandez, Xhovani van Bronkhorst. - Ėshtė e rėndėsishme tė fitojmė edhe kundėr Verder Bremenit, pasi kjo do tė na jepte shumė besim pėr t'u pėrballur me Ēelsin". Barcelona ka luajtur me njė futboll sulmues dhe u ka lėshuar rivalėve tė Ēelsit njė sinjal shumė tė qartė. "Ylli" i Barcelonės, Ronaldinjo, ka deklaruar se marrėdhėnia e tij me Samuel Etonė sa vjen e pėrmirėsohet, duke e ilustruar me ndeshjen kundėr bullgarėve. Tė dy shėnuan gola fantastikė dhe pas pėrfundimit tė pjesės sė parė, Ronaldinjo tha: "Tani merrem mė mirė vesh me Samuelin dhe ditė pas dite pėrmirėsohemi, kėshtu qė i di mė mirė lėvizjet e tij. Kjo ėshtė nė tė mirė tė skuadrės". Kampionėt e Spanjės janė forcuar me mbrojtėsit Xhanluka Zambrota, Lilian Turam dhe me sulmuesin islandez Eidur Gudjohnsen. Rritja e cilėsisė nė skuadėr e ka bėrė mė tė thjeshtė rotacionin pėr trajnerin Frenk Rajkard. Skuadra e sė martės kishte gjashtė ndryshime nga ajo qė i shkaktoi humbjen 3-0 Osasunės. Rajkardi tashmė ka mundėsinė pėr tė lėnė pushim Silvinjon, Rafael Markez dhe Havier Saviolėn. "Kemi njė skuadėr tė mirė tani dhe ėshtė e rėndėsishme t'i pėrdorim lojtarėt nė mėnyrėn e duhur, - tha Rajkardi. - Pėr shkak tė Kupės sė Botės, kemi lojtarė me gjendje fizike nė nivele tė ndryshme dhe tani kemi mundėsinė pėr tė punuar pėr zgjidhjen e kėtij problemi". Barcelona do tė udhėtojė nė fushėn e Verder Bremenit mė 27 shtator. Braziliani Ronaldinjo tha se Barcelona nuk mund ta niste nė mėnyrė mė tė mirė mbrojtjen e kurorės sė Ligės sė Kampioneve, pasi kanė mundur 5-0 debutuesit e Levskit tė Sofjes. "Duke fituar nė kėtė mėnyrė, do tė fitojmė akoma mė shumė besim, - tha mesfushori i Barēės. - Ishte njė natė e mrekullueshme dhe jam i kėnaqur edhe me rezultatin. Nuk mund tė kėrkonim mė shumė se aq". Ndėrkohė, trajneri i Levskit, Stanimir Stoilov, tha se e pranon plotėsisht humbjen e skuadrės sė tij ndaj Barcelonės. "Dėshiroj tė pėrgėzoj Barcelonėn. E merituan plotėsisht fitoren, - tha Stoilovi nė njė konferencė pėr shtyp. - Ata ishin tė njė klasi tjetėr dhe nuk ėshtė i rastėsishėm fakti qė ėshtė skuadra mė e mirė nė botė. U pėrpoqėm t'i ndalojmė sulmet e tyre sa mė shumė qė mundeshim".
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
Morientes: Do tė rikthehem nė Athinė!


 Sulmuesi i Spanjės, Fernando Morientes, shpreson se fati i tij ndaj skuadrave greke do ta ndihmojė Valencian tė arrijė deri nė finalen e Championsit nė Athinė. Morientesi shėnoi tre gola nė fitoren 4- 2 ndaj Olimpiakosit tė Pireut, duke shėnuar golin e 30-tė nė Europė. Ish-sulmuesi i Realit tė Madridit dhe i Liverpulit ka shėnuar tetė gola ndaj klubeve greke. "Kam luajtur shpeshherė kundėr skuadrave greke dhe kam kuptuar qė kam fat ndaj tyre, ndryshe me skuadrat e vendeve tė tjera, - tha Morientesi. - E rėndėsishme ishte ta nisnim me njė fitore dhe nė nivelin personal nuk mund tė kėrkoja mė shumė se kaq". Valencia kaloi nė disavantazh, por dy golat e Morientesit e mbyllėn pjesėn e parė me avantazhin e Valencias. Mė pas grekėt kanė barazuar pėrsėri, por dy gola tė tjerė tė shėnuar nga Raul Albiol dhe Morientes, i dhuruan fitoren Valencias. Presidenti i klubit, Huan Bautista Soler, tha se ai beson se Valencia mund tė rikthehet pėrsėri si pretendente pėr tė fituar trofeun e Ligės sė Kampioneve. "Erdhėm kėtu pėr tė marrė njė rezultat pozitiv, sepse duhet tė jemi ambiciozė. Nuk e di se ēfarė mendojnė tifozėt, por mendoj se do tė jemi pėrsėri nė luftė pėr finalen e muajit maj". Valencia do tė presė Romėn mė 27 shtator dhe Olimpiakosi do tė udhėtojė drejt Ukrainės.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
Morati: Ndeshje e dobėt, asnjė justifikim



 Vjen rėnia pas lavdeve tė ditėve tė fundit: duket se Interi nuk arrin tė "zgjidhet" nga fati qė e ndjek gjithnjė, sa herė qė fiton me bindje ose pa bindje. Por edhe kėtė herė, "baba" Morati merr nė mbrojtje skuadrėn, por nuk toleron: "Humbje e shėmtuar, nuk ka asnjė justifikim." Padroni zikaltėr tregohet diplomat, por pa shmangur pasojat: "E dinim qė nuk ishte njė grup i lehtė dhe nuk gabuam nė parashikim, - deklaroi numri njė interist. - Ėshtė njė grup vėrtet i vėshtirė, por ėshtė si pėr ne, ashtu edhe pėr skuadrat e tjera. Sigurisht, duhet ta pėrballojmė herėn tjetėr mė nė formė." Ndeshja nė Lisbonė nuk i pėlqeu aspak Moratit dhe nuk mund tė ndodhte ndryshe: "Skuadra nuk luajti shumė mirė, kjo ėshtė e qartė. Sigurisht, ishte njė gol i vėshtirė pėr t'u kapur dhe qė u pėsua nė momentin e gabuar. Por nuk ka asnjė justifikim gjithsesi. Jam i bindur qė nuk ka shumė pėr tė thėnė pas kėsaj humbjeje". Nga kritikat ndaj skuadrės, te vlerėsimet ndaj lojtarėve tė veēantė: "Adrianoja po rritet dhe nuk ka asnjė provim tė fundit pėr tė, para sė gjithash tani, qė jemi vetėm nė fillim tė kampionatit dhe tė Championsit. Mes tė tjerash, moduli i lojės, nė formė rombi, e vė nė gjendje tė luajė disi mė larg, ndaj nuk e di saktėsisht se si mund tė gjykohet tani. Sigurisht, nuk kanė luajtur mirė edhe lojtarė tė tjerė, ndėrsa dikush u paraqit mė mirė se tė tjerėt, si Dakurti. Mė pėlqyen Ibrahimoviē e Gonzales. Mirė edhe Zaneti, kur hyri nė lojė."
Njė tėrheqje "e vogėl nga veshėt" pėr Patrik Vieiranė, qė mori njė karton tė kuq, duke e lėnė skuadrėn me dhjetė lojtarė: "Gjatė ndeshjes, nuk ėshtė se bėhen shumė llogari, - shpjegon Morati. - Dhe ndodhi nė momentin e gabuar dhe nė dyluftimin e gabuar. I kotė ishte edhe kartoni i parė i verdhė qė mori Patriku. Por tani besoj se duhet gjykuar loja, pavarėsisht nga ato episodet qė mund tė ndodhin me lojtarė tė veēantė."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
Dje u luajtėn ndeshjet e dyta nė grupet E, F, G dhe H. Sot do tė luhet nė grupet e tjera A, B, C dhe D. Ja njė pėrmbledhje e sfidave tė djeshme...
Grupi E
Reali "goleadė". Bind edhe Lioni
Real Madridi ēoi nė vend autoritetin nė Ligėn e Kampioneve me njė fitore dėrrmuese 5-1 nė grupin E kundėr Dinamos sė Kievit, nė "Bernabeu". Golat nė pjesėn e parė nga Rud van Nistėlroi, Rauli dhe Hoze Antonio Rejes, i dhuruan Realit qetėsinė e fitores qė para pushimit, ndėrkohė qė miqtė u munduan gjatė gjithė ndeshjes tė gjejnė ritmin e munguar. Edhe pse Dinamo e ngushtoi diferencėn nė fillimin e pjesės sė dytė me Milevskin, Rauli e ēoi rezultatin nė 4-1 nė minutėn e 62-tė, duke fundosur shpresat e ukrainasve pėr njė kthim tė lojės. Pėr Raulin, ky ishte goli i 53-tė nė Ligėn e Kampioneve. Situata u rėndua edhe mė shumė pėr Dinamon, kur nėntė minuta mė vonė Van Nistėlroi shėnoi golin e dytė personal nga pika e bardhė e penalltisė, pasi holandezi u rrėzua nė mėnyrė tė gabuar nga portieri Oleksander Shovkovski qė u ndėshkua me karton tė kuq. Reali, qė humbi ndeshjen e parė 2-0 kundėr Lionit nė Francė, pati edhe shumė raste tė tjera pėr tė thelluar epėrsinė, por portieri rezervė, Rybka, ua mohoi me disa pritje mjeshtėrore.
Golat e Fredit, Tiagos dhe zėvendėsuesit Benzema i dhanė Olimpikut tė Lionit njė fitore tė pastėr 3-0 nė fushėn e Steauas sė Bukureshtit. Kjo fitore pėrforcoi pozitat e Lionit nė vendin e parė tė grupit E me 6 pikė pas ndeshjes sė parė tė fituar kundėr Realit. Rumunėt vinin me shpresa tė mėdha nė kėtė takim, pas fitores 4-1 nė takimin e parė nė transfertė kundėr Dinamos. Lioni hapi serinė e golave me anė tė sulmuesit Fred, i cili pėrfitoi nga njė pasiguri e portierit vendės, Karlos Fernandos, qė i shpėtoi topi nga duart. Njė gol i thjeshtė i shėnuar nė minutėn e 40-tė, por qė i lejoi Lionit tė shkonte i qetė nė dhomat e zhveshjes. Nė minutėn e 55-tė, pas njė krosimi tė Zhuninjos nga goditja e kėndit, Tiago kėrceu mbi mbrojtjen e Steauas duke dyfishuar nė 2-0 me njė gjuajtje tė fuqishme me kokė. Lojtari i futur nė pjesėn e dytė, Karim Benzema, vulosi rezultatin e mbrėmjes nė 3-0, duke realizuar nė minutėn e fundit pas njė pasimi tė zgjuar me thembėr nga Zhuninjo.
Grupi F
Manēesteri hakmerret nė Lisbonė. Sėlltiku "ok"
Sulmuesi francez, Luis Saha, ka shėnuar njė gol me tė vėrtetė spektakolar, duke i dhėnė fitoren 1-0 Manēesterit nė Lisbonė ndaj Benfikės. Fitorja u dha mundėsi "Djajve" tė ruajnė kuotėn e plotė tė pikėve pas dy ndeshjesh dhe tė hakmerren pėr eliminimin qė pėsoi nga Benfika nė edicionin e kaluar tė Championsit. Tė dyja skuadrat, pėrpara se Saha tė shėnonte nga hyrja e zonės nė pjesėn e dytė, patėn nga njė rast tė mirė pėr shėnim. Kristiano Ronaldo u ndal nga portieri i Benfikės, Kuim, ndėrsa Nuno Gomesh goditi shtyllėn. Portugezi i vetėm pėrballė Van der Sarit nuk pati fat pas pasimit tė marrė nga Paulo Zhorzh.
Sėlltikut i mjaftoi njė gol nė pjesėn e parė nga Keni Miler, i shėnuar nga pika e bardhė e penalltisė, pėr tė mposhtur Kopenhagenin nė ndeshjen e vlefshme pėr grupin F tė Ligės sė Kampioneve. Takimi u pėrcaktua nė minutėn e 36-tė, kur Mileri gjuajti ulėt topin, duke mos i lėnė asnjė mundėsi portierit mik, Jesper Kristiansen. Penalltia u fitua nga mesfushori japonez Shunsuke Nakamura qė u pengua nė zonė nga Majkėll Gravgard. Nė minutėn e 44-t, ish-portieri i Rejnxhėrsit, Kristiansen, realizoi njė pritje tė shkėlqyer me njėrėn dorė, duke i mohuar Milerit kėnaqėsinė e golit tė dytė vetėm 6 metra larg portės. Me kėtė fitore, Sėlltiku ngjitet nė kuotėn e 3 pikėve pas dy ndeshjesh nė grup, pasi e humbi takimin e parė 3-2 kundėr Manēesterit. Grupi kryesohet nga Manēesteri me 6 pikė.

Grupi G
Tri pikė pėr Arsenalin. Fiton CSKA-ja
Kapiteni Tierri Henri shėnoi njė gol dhe shėrbeu pėr golin e dytė nė fitoren e pastėr 2-0 tė Arsenalit kundėr Portos, qė i ngjit "Topēinjtė" nė krye tė grupit G me dy pikė avantazh nga CSKA-ja. Arsenalit iu mohua njė gol i Kolo Turesė nė minutat e para, por nuk pati asnjė dyshim nė minutėn e 38-tė kur Henri me kokė dėrgoi nė rrjetė krosin e kalibruar tė Emanuel Ebue nga e djathta. Pastaj Henri u kthye edhe nė lojtar "asist", kur nė minutėn e 48-tė dha pasimin e Uilliam Galasit pas njė inkursioni tė ish-lojtarit tė Ēelsit. Henri shėrbeu pėr Hlebin qė me njė diagonale tė fortė nuk i la asnjė mundėsi portierit portugez. Arsenali e dominoi tėrėsisht lojėn, ndėrkohė qė manovra e Portos ishte shumė e ngadaltė dhe i mungoi befasia. Anglezėt e festojnė me fitore 10-vjetorin e Vengerit nė stolin e tyre dhe ngjiten nė krye tė grupit.
Njė gol me kokė, i shėnuar nė pjesėn e dytė nga mesfushori i Brazilit, Dudu, u dha kampionėve rusė tė CSKA-sė sė Moskės fitoren 1-0 ndaj Hamburgut nė ndeshjen e luajtur dje pėr grupin G. Dudu kėrceu mbi Sanogon dhe mposhti portierin Stefan Vatēer nga njė distancė prej rreth dhjetė metrash, pas krosimit nga kėndi tė Daniel Karvalhos nė minutėn e 59-tė. Duhet thėnė se miqtė nga Gjermania e mbyllėn ndeshjen me dhjetė futbollistė, pasi Benxhamin Laut u ndėshkua me karton tė kuq katėr minuta nga fundi i lojės. Fitorja e ngjit CSKA-nė nė kuotėn e katėr pikėve, pas barazimit tė marrė nė ndeshjen e parė ndaj Portos. Ndėrkohė, Hamburgu i Dolit duhet tė pranojė humbjen e dytė, pas asaj 2-1 ndaj Arsenalit, dhe ndodhet nė vendin e fundit tė grupit.

Grupi H
Milani barazon nė Lilė. "Paqe" nė Athinė
Francezėt e Lilės arritėn t'i marrin njė barazim 0-0 Milanit nė takimin e luajtur dje pėr grupin H. Lila, e cila nė ndeshjen e parė kishte barazuar 1-1 me Andėrlehtin, duhet tė falėnderojė portierin nga Senegali, Toni Silva, pėr disa pritje vendimtare. Skuadra nga veriu i Francės shpėtoi mirė nga rastet e Kakasė dhe Xhilardinos nė pjesėn e parė. Milani, qė vinte nga fitorja 3-0 ndaj AEK-ut, i shkoi sėrish pranė golit nė minutėn e 50-tė, por holandezi Sedorf nuk u koordinua si duhet nė momentin e fundit. Lila luajti nė stadiumin e Lensit, sepse impianti i saj nuk i plotėson kushtet e vėna nga UEFA. Pas kėtij rezultati, Milani kryeson grupin me katėr pikė.
AEK-u i Athinės vazhdon tė presė fitoren e parė nė Ligėn e Kampioneve, pasi u mbajt nė njė barazim 1-1 nga belgėt e Anderlehtit nė ndeshjen e grupit H, tė luajtur nė stadiumin "Olimpik". Kur pritej goli i vendėsve qė po kontrollonin lojėn, Anderlehti ka shėnuar i pari nė minutėn e 25-tė, kur sulmuesi argjentinas Nikolas Frutos fare pranė portės nuk e pati tė vėshtirė tė dėrgonte topin nė rrjetė. Pas tri minutash, AEK-u vendosi barazpeshėn me anė tė brazilianit Hulio Sezar. Edhe pse grekėt patėn rastet mė tė pastra pėr shėnim, nuk arritėn tė shėnonin golin e epėrsisė. Ky rezultat e lė Anderlehtin dhe Lilėn nė vendin e dytė me 2 pikė, pas Milanit me 4, ndėrkohė qė tabelėn e mbyll AEK-u me vetėm 1 pikė. Duhet pėrmendur qė grekėt kanė 20 ndeshje grupi pa fituar asnjė.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
(20:45) Inter Bajern Mynih
- Duke pėrjashtuar ndeshjen ndaj Milanit tė para dy sezoneve, Interi ka fituar shtatė ndeshjet e fundit nė Ligėn e Kampioneve tė luajtura nė shtėpinė e saj.
- Interi nuk ėshtė mundur nė nėntė ndeshjet e fundit ndaj skuadrave gjermane, duke fituar gjashtė dhe duke barazuar tri prej tyre.
- Bajerni ėshtė dy gola larg arritjes nė nivelin e 600
golave nė kompeticionet europiane, njė shifėr e arritur deri tani vetėm nga Juventusi, Reali i Madridit dhe Barcelona.
- Bajerni ka humbur gjashtė nga tetė ndeshjet e fundit ndaj skuadrave italiane dhe ka fituar vetėm njė nga tetė ndeshjet e fundit jashtė fushės sė tij.

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Bajernit tė Mynihut nė Ligėn e Kampioneve do tė jetė takimi i parė mes tyre nė kėtė kompeticion. Eshtė pėr t'u theksuar se kėto dy emra tė futbollit europian, tė cilėt do tė ndeshen sot nė mbrėmje nė "San Siro", janė takuar vetėm njė herė mė parė nė Kupėn UEFA nė vitin 1988. Dy skuadrat e kanė fituar gjithsej gjashtė herė trofeun mė tė rėndėsishėm europian nė rang klubesh dhe nė kėto momente gjenden nė krye tė klasifikimit nė ligat respektive. Javėn e kaluar, ndėrkohė qė Bajerni mundi Ahenin 2 1 duke marrė edhe njė herė tjetėr vendin e parė nė klasifikimin e Bundesligės, Interi ka arritur ta mbajė deri nė fund rezultatin nė 4-3 dhe ka marrė pėr herė tė parė kryesimin qė nga shkurti i 2003-shit. Fitorja e Interit ishte disi pozitive pėr trajnerin Roberto Manēini: njė formė e shkėlqyer e Hernan Krespos dhe njė lojė e mirė nga braziliani Adriano, i cili ndėrtoi aksionin e golit tė dytė tė argjentinasit. Ndeshja e fituar mund tė cilėsohet si e vėshtirė, pasi njė mungesė nė pėrqendrim e ka ndihmuar Kievon tė shėnojė tri herė nė 15 minutat e fundit dhe kjo situatė ėshtė pėrsėritur edhe njė herė nė ndeshjen ndaj Fiorentinės, ku zikaltrit po fitonin 3-0 dhe kanė pėsuar dy gola duke rrezikuar tri pikėt. "Gjysmė-orėshi i fundit i ndeshjes ishte njė ēmenduri e vėrtetė, - tha Manēini, i cili pranoi se kishte gabuar disi nė zėvendėsime. - Ndryshova shumė nė lojė dhe i ēorientova disi lojtarėt. Mbi tė gjitha kėrkoj falje pėr ndryshimet nė mbrojtje, e cila e meritonte ta mbyllnte ndeshjen pa pėsuar asnjė gol". Manēini e ka tė qartė se ndeshja ndaj kampionėve tė Gjermanisė nuk do tė jetė aq e lehtė sa ajo ndaj Kievos. Interi gjendet nė trysni tė madhe pėr tė fituar me Bajernin, pasi ka humbur nė ndeshjen e parė tė grupit ndaj Sportingut tė Lisbonės. "Na duhen tri pikėt dhe nuk mund tė lejojmė qė tė humbasim pėrsėri pėrqendrimin", - tha Manēini, pėrpara se tė nėnvizonte problemet e skuadrės nė mesfushė, ku do tė kenė mungesėn e Esteban Kambiasos dhe tė Patrik Vieirasė, i cili u dėnua me karton tė kuq gjatė ndeshjes nė Portugali. "Dakurti mori njė goditje qė e ka dėmtuar disi nė ndeshjen ndaj Kievos, por kemi shumė mangėsi nė mesfushė, kėshtu qė ai do tė detyrohet tė shtrėngojė dhėmbėt". Edhe Bajerni ka mungesėn e anglezit Ouen Hargrivs nė mesin e fushės. Mesfushori i Anglisė ishte njė nga lojtarėt mė tė mirė nė ndeshjen ndaj Spartakut tė Moskės dhe po tregonte se ishte njė zėvendėsues i mirė pėr Mikael Balakun. Lajmi i mirė pėr Bajernin ėshtė se Mark van Bomel po tregon se ėshtė shumė i zoti nė rolin e tij tė ri tė mesfushorit tė avancuar, pasi ka shėnuar golin e tij tė dytė nė dy ndeshjet e kampionatit. "Interi ėshtė favorit, pasi luan nė shtėpi, - tha drejtori teknik Uli Hėnes pėr gazetarėt. - Ata janė disi mė lart se ne nė kėtė sezon, por kur gjendesh pėrsėri nė krye tė klasifikimit, besimi tė rikthehet pėrsėri".
Driten VISHA

(18:30) Spartak M Sporting L
* Spartaku ka humbur tetė ndeshjet e fundit nė Ligėn e Kampioneve dhe nuk ka fituar asnjė nga 18 ndeshjet e fundit.
* Spartaku ka shėnuar vetėm njė gol nė shtatė ndeshjet e fundit tė Ligės sė Kampioneve.
* Sportingu nuk ka fituar asnjė nga 16 ndeshjet e fundit nė kėtė kompeticion dhe ka humbur nė pesė ndeshjet e fundit.
* Sportingu ka humbur tri ndeshjet e luajtura kundėr klubeve ruse, dy herė ndaj Spartakut dhe gjithashtu ndaj CSKA-sė sė Moskės nė finalen e UEFA-s nė 2005-n.

Sportingu, fitorja vlen kualifikimin!
Paulo Bento ėshtė pozitiv nė prag tė sfidės sė skuadrės sė tij me CSKA-nė e Moskės. Virtualisht, ndeshja ėshtė e njėjtė me sfidėn e fundjavės, nė tė cilėn Sportingu fitoi tri pikėt. Kustadi dhe Farnerudi janė rikthyer nga dėmtimet dhe janė tė gatshėm, por trajneri kėrkon qė skuadra tė vazhdojė me kėtė ritėm dhe tė dy lojtarėt do tė mbeten nė Lisbonė pėr tė arritur nė 100% tė formės fizike. Portugezėt po kėrkojnė tė arrijnė nė nivelin e gjashtė pikėve nė grup, pasi kanė mundur 1-0 Interin nė fushėn e tyre. Sportingu ka humbur tri ndeshjet e luajtura kundėr klubeve ruse, dy herė ndaj Spartakut dhe gjithashtu ndaj CSKA-sė sė Moskės nė finalen e UEFA-s nė 2005-n.

(20:45) Valencia Roma
* Valencia ka humbur tri nga gjashtė ndeshjet e fundit nė Ligėn e Kampioneve nė shtėpinė e saj dhe pėr mė tepėr ėshtė mundur 0-3 nga Roma para tri sezonesh.
* Valencia ka humbur katėr nga shtatė ndeshjet e fundit ndaj kundėrshtarėve italianė, dy nga tė cilat ndaj Napolit dhe Interit me njė humbje tė thellė 5-1.
* Roma ka fituar vetėm pesė nga 27 sfidat e fundit nė Champions.
* Roma ka humbur vetėm njė herė nė pesė ndeshje tė zhvilluara nė Spanjė, duke pėrfshirė kėtu fitoret mbi Realin, Valencian dhe barazimin me Barcelonėn.

Tė dyja skuadrat qė do tė ndeshen sot nė "Mestaja", kanė shėnuar katėr herė nė takimet e para
Valencia pret Romėn nė sfidėn e golit
Trajneri i Romės, Luēiano Spaleti, ka kritikuar skuadrėn e tij, edhe pse ka fituar 4-0 ndaj Parmės nė fundjavė dhe i ka bėrė thirrje pėr t'u pėrmirėsuar pėrpara sfidės me Valencian tė mėrkurėn. "Fituam falė dy lojtarėve, Montelės dhe Perrotės, - tha Spaleti, i cili ishte i pakėnaqur nga mungesa e unitetit qė shfaqi skuadra. - Thjesht fituam 4-0, kjo nuk mjafton, pasi nuk luajtėm mirė. Parma kishte mė shumė se ne tiparet e njė skuadre". Golat e Montelės e ndihmuan Romėn nė fundjavė dhe Spaleti beson shumė tek ai, pėr tė ndihmuar Totin tė rikthehet ai i mėparshmi. "Ne e njohim njėri-tjetrin dhe ky ėshtė njė avantazh, - tha Montela. - Kam fituar shumė duke pasur nė krah Franēeskon". Tė dy lojtarėt mendohet tė jenė protagonistėt pėr italianėt, nė sfidėn e parė tė vėshtirė pėr ta, pas fitores sė lehtė 4-0 ndaj Shakhtjarit tė Donjeckut. "Spanjollėt kanė njė skuadėr mė tė talentuar dhe me mė shumė eksperiencė, - tha Montela. - Liga e Kampioneve ėshtė gjithmonė njė kompeticion prestigjioz pėr ēdo lojtar tė ri apo tė moshuar. Ne do tė luajmė me entuziazėm". Megjithatė, Barcelona zbuloi tė dielėn nė mbrėmje se nevojitet mė shumė se entuziazėm pėr tė mundur Valencian. Edhe pse ka luajtur me tre sulmues, Barēa ka marrė vetėm njė barazim 1-1. Pasi mundėn Olimpiakosin 4-2, skuadra e Kike Sanēez Floresit do tė pėrpiqet tė konfirmojė se ėshtė mė e forta e grupit. Spaleti do tė ketė mungesėn e brazilianit Mansini dhe Tadeit, tė dy tė dėmtuar. Mungesa e dėmtimit e ka ngushėlluar disi Ajalėn, i cili e njeh mirė forcėn sulmuese tė Romės. Ai tha: "Eshtė njė skuadėr me shumė cilėsi. Ata e ndėrtojnė lojėn mbi kreativitetin e Totit". Valencia pritet tė luftojė nė tri fronte nė kėtė sezon: nė kampionat nė Kupėn e Spanjės dhe nė Ligėn e Kampioneve. Ai ka shtuar: "Kemi njė skuadėr, e cila mund t'i bėjė ballė ēdo skuadre tjetėr. Po pėrpiqemi qė nė kėtė sezon tė arrijmė suksesin".

(20:45) Shakhtjar Olimpiakos
* Shakhtjari nuk ka arritur akoma barazimin e parė nė Ligėn e Kampioneve, duke fituar katėr dhe duke humbur nėntė nga 13 ndeshjet qė ka luajtur.
* Shakhtjari ka shėnuar vetėm dy gola nė katėr ndeshjet e fundit europiane nė shtėpinė e tij, por ka pėsuar vetėm njė gol.
* Olimpiakosi ka fituar vetėm njė nga nėntė ndeshjet e fundit nė Europė, nė tė cilat ka pėsuar 24 gola.
* Olimpiakosi nuk ka fituar asnjė nga 27 ndeshjet jashtė fushe dhe ka barazuar vetėm pesė prej tyre.

Olimpiakos, Solied nuk "qan" tė dėmtuarit
Trajneri i Olimpiakosit, Trond Solied, nuk ėshtė aspak i shqetėsuar nga problemet qė skuadra ka pasur me dėmtimet nė prag tė vizitės sė tyre nė Ukrainė. Kampionėt nė fuqi tė Greqisė janė akoma nė kėrkim tė fitores sė parė nė historinė e tyre nė Ligėn e Kampioneve jashtė fushės. Olimpiakosi do tė udhėtojė drejt Ukrainės pa qendėrmbrojtėsin Pantelis Kafes dhe ka probleme pėr shkak tė disa dėmtimeve tė vogla tė Rivaldos dhe Abdeslam Uadusė. Por Soliedi, skuadra e tė cilit arriti fitoren nė derbin e Athinės me AEK-un, kėmbėngul se ai dhe skuadra janė tė fokusuar dhe tė vendosur pėr tė marrė njė rezultat pozitiv dhe pak rėndėsi ka se kush do tė zbresė nė fushė nė natėn e sotme. "Nuk mund tė bėjmė asgjė pėr sa u pėrket dėmtimeve, kėshtu qė po mendoj vetėm pėr lojtarėt qė kam nė dispozicion", - tha norvegjezi.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
Interi turpėrohet, Barēa "shpėton"!

Sporti Shqiptar


 Mbrėmė u luajtėn ndeshjet e dyta tė vlefshme nė grupet A, B, C dhe D. Ēelsi, Bajerni dhe Valencia janė tė vetmet skuadra qė arritėn tė mbajnė kuotėn e plotė tė pikėve. Ja njė pėrmbledhje e takimeve tė djeshme...
Grupi A
Drogba, "tris" nė Sofje. Mesi, "pika e artė"
Lionel Mesi, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, shėnoi nė minutėn e 89-tė, duke shmangur humbjen e Barcelonės dje nė Bremen ndaj Verderit. Talenti argjentinas mposhti portierin Tim Vise, pas njė pasimi "tė artė" tė marrė nga Deko dhe i dha mundėsi skuadrės katalanase ta ēonte nė 15 numrin e ndeshjeve pa humbje nė Ligėn e Kampioneve. Verderi kishte kaluar nė avantazh nė minutėn e 56-tė kur kapiteni i Barcelonės, Karles Pujol, kishte devijuar nė rrjetėn e tij krosimin e ardhur nga Aron Hunt. U duk se skuadra e Rajkardit do tė dorėzohej, por magjia e dyshes Deko-Mesi u dha kampionėve njė pikė mėse tė merituar.
Njė tregolėsh i shėnuar nga sulmuesi i Bregut tė Fildishtė, Didiė Drogba, i dha Ēelsit fitoren bindėse 3-1 ndaj Levskit tė Sofjes nė takimin e vlefshėm pėr grupin A. Drogba, i cili e nisi ndeshjen duke goditur traversėn, shėnoi golin e parė nė minutėn e 39-tė, duke dėrguar nė rrjetė njė top vakant nė zonėn e bullgarėve, pasi portieri Georgi Petkov kishte pritur tentativėn e Xhon Obi Mikelit. Afrikani e dyfishoi rezultatin nė minutėn e 52-tė dhe pak ēaste mė vonė mbylli krejt ndeshjen me njė devijim fatlum pas goditjes sė Frenk Lampardit. Marijan Ognajov shėnoi nė minutat e fundit golin e nderit, por kjo nuk i pengoi kampionėt e Anglisė, tė drejtuar nga Mourinjo, tė ngjiten nė krye tė grupit me gjashtė pikė.

Grupi B
Bajerni mposht Interin. "X" nė Moskė
Bajerni i Mynihut mori kryesimin e grupit B, pasi mposhti 2-0 Interin nė "San Siro" me dy gola tė shėnuar nė dhjetė minutat e fundit nga Klaudio Pizarro dhe Lukas Podolski. Ky rezultat e ngjit Bajernin nė kuotėn e gjashtė pikėve pas dy ndeshjesh, dy mė shumė se Sportingu dhe pesė mė shumė se Spartaku i Moskės, ndėrsa Interi mbyll renditjen me dy humbje. Nė minutėn e 57-tė, sulmuesi Zllatan Ibrahimoviē u largua nga fusha me kartonin e dytė tė verdhė dhe vetėm nė kėtė moment miqtė nga Bavaria mund ta kontrollonin ndeshjen dhe nė tė 81-tėn tė kalonin nė avantazh me Pizarron, i cili pėrfitoi nga njė pasiguri e Grosos. Ashtu si pak ēaste mė vonė, kur njė pasim i gabuar i Kordobės i dha mundėsi Podolskit tė gjendej nė situatėn e duhur pėr ta mbyllur ndeshjen nė 2-0.
Njė gol nė pjesėn e dytė nga Nani i dha mundėsinė Sportingut tė Lisbonės tė marrė njė barazim 1-1 nė Moskė, ndaj Spartakut vendės nė takimin qė hapi ndeshjet e djeshme nė Ligėn e Kampioneve. Nani barazoi pėr portugezėt kur kishte kaluar rreth njė orė lojė, duke e dėrguar topin nė rrjetėn e boshatisur, pasi kishte dribluar portierin e Spartakut, Volēieē Kovalevski. Denis Bojarintsev i kishte kaluar nė avantazh vendėsit pas vetėm katėr minutash lojė. Rusėt e dominuan ndeshjen e luajtur nė stadiumin olimpik "Luzhniki", por paguan shtrenjtė gabimin e vetėm nė pjesėn e dytė. Ky barazim zgjat ecurinė pozitive tė Spartakut qė nuk humbet prej 19 ndeshjesh nė takimet e luajtura nė Moskė pėr Ligėn e Kampioneve.

Grupi C
Liverpul, tri pikėt e rrezikshme. Fiton PSV-ja
Piter Krouē ka festuar rikthimin e tij nė formacionin bazė tė Liverpulit, me anė tė dy golave tė shėnuar nė mbrėmjen ndaj Gallatasarajit. Liverpuli ka mundur Gallatasarajin 3-2 nė "Anfield". Sulmuesi i Anglisė, njė zėvendėsues nė ndeshjet e fundit, ka realizuar nė minutėn e nėntė nga njė krosim i Fabio Aurelios dhe pas pesė minutash Luis Garsia ka shėnuar golin e dytė pėr vendėsit. Krouēi ka shėnuar golin e tretė nė minutėn e 52-tė, duke treguar se pėrveē shtatlartėsisė ėshtė i pajisur edhe me njė bagazh tė gjerė teknik, pasi ka shndėrruar nė gol njė krosim tė Stiv Finanit. Por Umit Karan e ka ngushtuar rezultatin nė 3-2, duke shėnuar dy gola me kokė. Tė dyja skuadrat kishin barazuar nė dy ndeshjet e para.
Sulmuesi i PSV-sė, Mika Vejrinen, ka shėnuar golin e fitores nė sfidėn me Bordonė, nė ndeshjen e vlefshme pėr grupin C, ditėn e mėrkurė. Vejrainen ka shėnuar nga brenda zonės sė rreptėsisė nė minutėn e 65-tė, duke mundur portierin e Bordosė, Ulrih Rame, me anė tė njė kombinimi me mesfushorin afrikan, Aruna Kone. Pas dy ndeshjeve tė para, PSV-ja ėshtė nė nivel tė barabartė me Liverpulin, me nga katėr pikė. Bordoja, e cila po luan vetėm ndeshjen e dytė nė Ligėn e Kampioneve qė nga 2000-shi, ka treguar njė nivel mė tė lartė se kundėrshtarėt e tyre me eksperiencė. Shansi mė i mirė i skuadrės franceze erdhi vetėm nėntė minuta nga fundi i takimit, kur goditja me roveshatė e mbrojtėsit Devid Xhemali ėshtė pritur nga portieri Gomez. Vizitorėt e kanė mbyllur takimin me dhjetė lojtarė.

Grupi D
Valencia mund Romėn. 2-2 nė Donjeck
Valencia ka marrė drejtimin e grupit D pas fitores 2-1 ndaj italianėve tė Romės, nė njė ndeshje me cilėsi tė lartė. Mesfushori Miguel Angel Angulo u dha spanjollėve avantazhin nė minutėn e 13-tė, ku ėshtė shėrbyer nga sulmuesi David Vila. Roma e ka barazuar rezultatin pas pesė minutash, me anė tė Franēesko Totit qė ka pėrfituar nga njė penallti e shkaktuar nga italiani Moreti pėr njė faull ndaj Marko Kasetit nė zonėn e rreptėsisė. Moreti ka shlyer gabimin dhe mė pas ka shėrbyer pėr sulmuesin David Vila, i cili ka shėnuar golin e dytė qė vlen tri pikė pėr spanjollėt dhe gjithashtu kreun e grupit D.
Shakhtjar Donecku dhe Olimpiakosi i Pireut kanė barazuar 2-2 nė njė ndeshje shumė tė ndezur, tė vlefshme pėr grupin D. Olimpiakosi hapi serinė e golave, kur Nerri Kastijo ka shėrbyer pėr sulmuesin Mihalis Konstantinu, i cili e ka dėrguar topin pas shpinės sė portierit ukrainas. Shakhtjari ka barazuar rezultatin nėntė minuta mė vonė me anė tė mesfushorit brazilian, Matuzalem, por ka kaluar pėrsėri nė disavantazh kur Kastijo nė minutėn e 68-tė ka shėnuar golin e dytė pėr grekėt. Dy minuta mė vonė, sulmuesi rumun, Ēiprian Marika, ka shėnuar golin e dytė dhe tė barazimit pėr vendėsit.
Ata kanė krijuar mė shumė shanse pėr tė shėnuar sesa rivalėt grekė, por nuk kanė arritur tė fitojnė mė shumė se njė pikė nga ky takim. Tė dyja skuadrat i kishin humbur ndeshjet e para tė luajtura para dy javėve.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Champions League 2006-2007 
 
Aman mor lal me keto.. po Juven e kan harruar fare keta Razz
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Champions League 2006-2007 
 
Ja po e nderon Interi dhe Milani , Italin  tani Razz  Lere mos te permendim dhe Romen  Laughing
Ben si te doje Barcelona  pa Juventusin  Smile
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Champions League 2006-2007 
 
a1 si alamet femre qe je mos e turpero veten se juvja ska qen kurr kokurente ne europ apo harove Mr Orange
 




____________
Une-me-buk--e--Ti-me-gur-Ti--njeri-nuk-behesh-kurr Wink
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Yahoo Messenger MSN Messenger

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Champions League 2006-2007 
 
Juvja more adoleshent gjithe kohen ka qen pretendente ne Europe , dhe eshte nga skuadrat e pakta  qe i kan marr te gjithe kupat e Europes
Qe nga viti 1995 di gje ti se sa finale ka zhvilluar ?
4 finale ne champion league   , te cilat nuk i ka ber as Reali e as Barcelona  apo Milan  Razz
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Champions League 2006-2007 
 
o a1 ca po flet re milani ka 6 kupa te chempions ti me thua mua ka ber kater finale


ka then nje her ne nje interviste i madhi BERLUSCONI qe italia njifet per dy gjera
e para per PICA
dhe e dyta per MILANIN se ka fituar 6 champions Mr. Green
 




____________
Une-me-buk--e--Ti-me-gur-Ti--njeri-nuk-behesh-kurr Wink
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Yahoo Messenger MSN Messenger
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 3
Shko tek faqja 1, 2, 3  Tjetėr