Flet show-girl e njohur e skenės dhe ekranit
Cilėt janė miqtė e Ēiljeta Xhilagės? Nėse pyet dikė, mund tė pėrgjigjet se ata mund tė jenė artistė, modele, njerėz tė medias dhe ekranit. Por, nė njė intervistė dhėnė dje pėr gazetėn "Tirana Observer", artistja 21-vjeēare zbulon njė sekret tė vogėl. Tashmė miqtė e rinj tė saj janė edhe policėt rrugorė. Gjatė kėsaj intervistė ajo shpjegon tė gjitha planet e saj pėr tė ardhmen, ndoshta si politikane ose si diplomate, projektet nė fushėn e muzikės si dhe bashkėpunimet e reja pėr kėtė sezon vere.
Pas pėrfundimit tė Top-Festit, me ēfarė po merreni aktualisht?
Momentalisht po merren me mbylljen e albumit tim tė dytė, mbas dy vjetėsh e gjysmė pas tė parit. Ky album do tė pėrmbajė 10 kėngė, do tė realizojė edhe dy bashkėpunime besoj nė kėtė album. Ky album do tė shoqėrohet me 3 videoklipe dhe me koncerte tė shumta jashtė dhe brenda vendit. Po kjo nuk do tė thotė qė e kam lėnė pas dorė shkollėn. Jam angazhuar dhe me tė. Shumė shpejt do tė nxjerr nė televizion edhe njė reklamė.
Kėnga ėshtė hobi apo keni njė tė ardhme nė muzikė?
Kėngėn e bėj pėr hobi, sepse e kam pasion, pastaj tė ardhurat vijnė vetė, nuk i eviton dot. Thjesht ėshtė pėr hobi.
Ēiljeta tek 0900-ta. A ju ka prishur imazhin tuaj ky lloj shėrbimi?
Mund tė ketė ndikuar fillimisht, kur tė tjerėt, publiku, nuk e dinte se pėr ēfarė bėhej fjalė. Thjesht e shikonin si njė 0900-tė, njė hotline. Unė e kam sqaruar shumė herė edhe nėpėr televizione tė ndryshme, qė nuk bėhej fjalė absolutisht pėr njė hotline, por pėr njė friend-line. Aty ishte thjesht zėri im, ku thoshte "Ēiljeta line, shtyp butonin 1 pėr tė lėnė mesazh, shtyp butonin 2 pėr tė folur me djem edhe vajza dhe shtyp butonin 3 pėr tė marrė informacione pėr karrierėn time". Pastaj e kuptuan qė nuk isha unė, u zhgėnjyen, se mendonin se isha unė, kėshtu qė ra edhe ai shėrbim, u prish kontrata.
Si u erdhi ideja pėr tė bashkėpunuar me "Tingullin 3"?
Me "Tingullin 3" ka nja katėr vjet qė njihemi me ata djemtė. Kishim kohė qė e mendonin njė bashkėpunim, dhe si duket ishte momenti mė i pėrshtatshėm pėr tė nxjerrė kėtė kėngė tani. Kjo kėngė ėshtė njė super-hit nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, me sa di. S'jam bėrė pishman fare (qesh). Vėrtetė qė ka njė tekst tė tillė, por nė videoklipin qė ėshtė realizuar janė hequr ato momente.
Nė shumė televizione apo edhe nė media tė shkruara, theksoni se nė tė ardhmen do tė bėheni njė politikane. Ėshtė i vėrtetė ky fakt?
Momentalisht s'e mendoj veten nė politikė. Absolutisht mendoj mbas nja dhjetė vjetėve, ndoshta. Mendoj t'i hyj kėsaj fushe kur tė kem mbaruar shkollėn dhe masterin.
Mos ėshtė kėnga, varianti i dytė pėr tė ardhmen?
Tė ardhmen time e imagjinoj tek fakulteti qė po ndjek. Besoj se arti ėshtė diēka, pasion i momentit qė mund tė zgjasė edhe dhjetė vjet tė tjera ose mund tė jetė edhe gjithė jetėn, por baza pėr jetėn time do tė jetė shkolla.
Me shkollėn?
Studiojė nė vit tė dytė, Shkenca Politike. Shkojė dhe e frekuentojė, ndoshta jo sa studentėt e tjerė. Ky mos frekuentim i rregullt ėshtė pėr efekt kohe. Po, kėshtu, e ndjek shkollėn normalisht.
Tė qenit person publik, ju sjell probleme apo ju zgjidh probleme?
Tė qenit personazh publik tė ndihmon, por edhe s'tė ndihmon. Ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Komplekset e ngacmimeve nė rrugė i kam kaluar, tashmė nuk mė bėjnė pėrshtypje as shikimet.
Makina juaj ėshtė me targa tė huaja. Ju shqetėsojnė policėt rrugorė?
Jo, jo. Absolutisht qė nuk shqetėsohem, pėrkundrazi kam marrėdhėnie shumė tė mira me ta. I kam bėrė miq tashmė, sepse kam njė vit qė qarkullojė me makinė nė tė gjithė Shqipėrinė.
Ndonjė eveniment qė jeni duke pėrgatitur?
Atėherė, kemi hapur edhe njė organizatė qė quhet Iniciativa Rinore. Pėrbėhet prej disa anėtarėsh, unė jam nė rolin e shefes me marrėdhėniet me publikun. Prezantoj ēdo projekt qė merr pėrsipėr organizata jonė. Momentalisht duan tė mė dėrgojnė nė Serbi pėr seminaret qė organizojnė qeveritė studentore. Pėrfaqėsoj Shqipėrinė me njė grup prej katėr vetash. Pėr kėtė udhėtim s'e kam vendosur ende.
Ēiljeta me Sabianin dhe Tingullin 3
Bashkėpunimi mes kėngėtares Ēiljeta Xhilaga dhe grupit nga Kosova "Tingulli 3", ėshtė njė ndėr hitet mė tė pėlqyera nė Shqipėri dhe Kosovė. Sot kėnga "Dridhe" dėgjohet jo vetėm nė pub-e, disko dhe lokale, por edhe njė sfond muzikor nė aparatet e celularėve. I njėjti sukses ka arritur edhe me kėngėtarin shqiptar Sabiani. Tė dyja kėngėt janė publikuar si super-hitet pėr pranverėn e kėtij viti. Sė shpejti kėngėtarja 21-vjeēare pret bashkėpunime tė reja, por qė ende nuk mund tė thuhen, mbahen sekret
____________
Lot Dielli