| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Circuit De Catalunya
Majkėll Shumaker do tė rikthehet pėr herė tė parė nė njė eveniment tė Formulės 1, nė Ēmimin e Madh tė Spanjės. Kėshilltari i Ferrarit do tė pėrshėndesė gazetarėt dhe do tė ndjekė provat e Ferrarit. Njė element mė shumė pėr Formulėn 1, qė do tė zhvillohet kėtė herė nė "shtėpinė" e Alonsos. Berni Ekleston do tė shpallė njė marrėveshje pėr tė zhvilluar njė ēmim tė Madh nė Valencia, cirkuit qė do tė kalojė nė qytet, si ai i Monte Karlos. Por ka dhe motive teknike me shumė interes. Sfida mes njė Meklareni, qė ėshtė ripunuar nga konstruktorėt, si dhe njė Ferrari qė ka 186 pjesė tė reja.
Ndėrhyrjet Ndryshimet mė thelbėsore janė pjesėt anėsore aerodinamike mė tė shkurtra, thithje e ajrit mė e madhe dhe 16 thithėse ajri mė shumė, nė mėnyrė qė motori tė "marrė frymė mė lehtė". Nė kėtė mėnyrė, V8, e projektuar nga Zhiles Simon, mė nė fund mund tė tregojė fuqi maksimale. Objektivi, i vendosur nė praktikė nė testimet e javės sė shkuar, ėshtė qė ta ēojė Ferrarin nė avantazh prej 0,7 sekondash pėr ēdo xhiro, ashtu si nė Australi. Analiza Nė grafik janė vendosur pesė ndryshimet parėsore. Secila ka nevojė pėr pjesė tė shumta karboni, qė arrijnė nė 186. Janė shtuar nga 6 thithėse ajri pėr ēdo gomė, nė mėnyrė qė aerodinamika e makinės tė jetė mė e madhe. Kėto ndryshime e kanė bėrė makinėn tė ngjajė mė shumė me njė peshkaqen, krijojnė presionin e duhur pėr tė kryer ftohjen e vajit dhe tė motorit. Gjithashtu, edhe njė tip dritare e vogėl pėr tė rritur sasinė e ajrit nė klimatizator. Qė nga Ēmimi i Madh i Australisė ndryshimet kanė qenė artizanale. Tashmė ēdo gjė ėshtė studiuar dhe optimizuar; motori do tė ndihet mė i freskėt. Pjesėt anėsore gjithashtu janė shkurtuar disi, ndėrkohė qė zona ku futet ajri ėshtė zmadhuar disi, me tė njėjtin qėllim, pėr ta rritur aerodinamikėn e njėvendėshes.
Gjithashtu, makinės i ėshtė bėrė njė gropė e vogėl nė pjesėn e pėrparme. Herėn e parė qė diēka e tillė u provua te Mclaren doli njė batutė, duke thėnė me ironi se shėrbente pėr tė freskuar kėmbėt e pilotit. Nė tė vėrtetė, kjo shėrben pėr tė mos lejuar nxehjen e amortizatorėve. Nėse do t'i shkonte edhe pak ajėr pilotit, nuk do tė ishte keq. Puna e bėrė nga Ferrari ka qenė e madhe dhe aspak e nxituar, sepse nė Maranelo projektimi dhe vlerėsimi janė parashikuar pėr tė arritur tė pėrdoret nė kohė kjo makinė e re. "Ka nisur qė nė shtator tė 2006-s, pasi u dha leja pėr konstruktimin e makinės sė re. Kėto ndryshime do tė ndihmojnė shumė nė ato pista qė quhen tė shpejta. "Nė Manji Kurs dhe Silverstone do tė shohim rezultatet e vėrteta tė kėtyre ndryshimeve. Do tė jetė njė surprizė pėr tė gjithė.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#1 11 Maj 2007 15:57
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Hamilton, Njė Tjetėr Goditje Alonsos...
Piloti britanik i skuadrės McLaren Mercedes ėshtė renditur nė vendin e dytė nė Ēmimin e Madh tė Spanjės. Pėr tė tretėn herė nė kėto katėr gara tė zhvilluara deri tani nė sezonin 2007 tė Formulės 1, Ljuis Hamilton renditet nė vendin e dytė, duke marrė kėshtu edhe kryesimin e klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė me 30 pikė. Shoku i tij i skuadrės, Fernando Alonso, nuk ka mundur tė renditet mė mirė se vendi i tretė nė kėtė garė, dhe momentalisht ndodhet nė vendin e dytė, nė klasifikimin e pėrgjithshėm me vetėm 2 pikė prapa Hamiltonit. "Gjėrat po vazhdojnė tė shkojnė shumė mirė dhe unė, nė tė njėjtėn kohė po vazhdoj ta shijoj kėtė ėndėrr, ka thėnė Ljuis Hamilton, nė pėrfundim tė garės. Nė xhirot e para tė garės dukej se gomat ishin shumė tė nxehta dhe kisha probleme me rrėshqitjen e makinės nė pjesėn e pėrparme, por me kalimin e xhirove ēdo gjė u pėrmirėsua. Gjithsesi, diferenca ime me Masėn gjatė gjithė garės ishte shumė e madhe. Nė pjesėn e dytė tė garės isha disi i pafat, pėr shkak tė trafikut nė pistė; megjithatė, gjėra tė tilla ndodhin. Nė pėrgjithėsi, jam i kėnaqur nga mėnyra se si shkoi kjo garė, pasi arrita tė grumbulloj disa pikė shumė tė vlefshme. Tė gjithė nė kėtė skuadėr punuan shumė, pas garės sė Bahreinit; edhe pse nuk kemi arritur tė fitojmė jemi tė kėnaqur nga ky rezultat, pasi kryesojmė nė tė dy klasifikimet, pėr pilotė dhe konstruktorė."
Ndėrkohė, shoku i tij i skuadrės, Fernando Alonso, nė pėrfundim tė Ēmimit tė Madh tė Spanjės tha: "Shanset e mija pėr ta fituar kėtė garė u shuan qė nė kthesėn e parė, kur ndodhi edhe ai incident me Felipen. Bėra njė nisje shumė tė mirė dhe deri nė kthesėn e parė isha nė avantazh ndaj Felipes, si dhe mund t'ia merrja vendin e parė, por mė pas u prekėn dhe unė pata pasoja nga ai incident. Pas asaj daljeje nga pista u gjenda nė vendin e katėrt. Gjithsesi, mund tė them se jemi qė tė dy me fat qė arritėm ta pėrfundonim kėtė garė. Pas "pit stopit" tė parė humba disa sekonda, pėr shkak tė problemeve qė mė kishte shkaktuar ai incident, si dhe pėr shkak tė gomave tė forta qė unė pėrdora. Megjithatė, ndoshta do tė kishte ndodhur e njėjta gjė, edhe nėse do tė kisha pėrdorur gomat e buta," ka pėrfunduar dy herė kampioni i botės, Fernando Alonso.
Mjaft i kėnaqur pas kėsaj gare ka qenė edhe numri njė i skuadrės McLaren Mercedes, Ron Denis. "Po shkojmė drejt garės sė Montekarlos, duke qenė me tė dy pilotėt nė krye, nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė, si dhe nė krye nė klasifikimin pėr konstruktorė. Kjo ėshtė njė arritje e madhe pėr skuadrėn tonė. Pėrsa i pėrket garės sė Spanjės, mund tė them se makinat tona kishin disi probleme nė sektorin e dytė tė pistės. Gara e Fernandos u prish qė nė kthesėn e parė, ku ai u prek me Masėn. Nga ana tjetėr, Ljuisi bėri njė tjetėr paraqitje shumė tė mirė. Gjithsesi, ne do tė vazhdojmė me programet tona tė pėrmirėsimit tė makinės, pėr tė fituar sa mė shumė gara nga kėto qė kanė mbetur."
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 14 Maj 2007 16:47
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Briatore: Duhet T'u Kėrkojmė Falje Pilotėve
Edhe pse u duk se skuadra Renault kishte bėrė disa pėrmirėsime pėr garėn e Spanjės, makina R27 tregoi shumė probleme. Nė pėrfundim tė garės ishte vetėm Heiki Kovalainen ai qė mori pikė pėr skuadrėn kampione tė botės, ndėrkohė qė Xhankarlo Fizikela u detyrua t'i dhuronte vendin e tetė Takuma Satos, pėr njė "pit stop" shtesė qė zhvilloi kur kishin mbetur edhe 6 xhiro nga pėrfundimi i garės. Makinat franceze kanė pasur njė problem me pompėn e benzisė dhe kishin humbje karburanti; njė gjė e tillė u vu re nė fillim me makinėn e Kovalainenit nė fillimin e garės, ndėrkohė qė po pėr kėtė problem Fizikela u detyrua tė rifutej nė bokse. Nė pėrfundim tė kėsaj gare, finlandezi Heiki Kovalainen, i cili u rendit i shtati, tha: "Kjo ėshtė paraqitja ime mė e mirė nė Formulėn 1, qė do tė thotė se ėshtė diēka pozitive nė nivelin personal. Ndoshta i kisha tė gjitha mundėsitė pėr ta marrė vendin e pestė nė kėtė garė, por pėr shkak tė disa problemeve nė makinė nuk ia dola mbanė. Dua tė theksoj se nė kėtė garė dhashė maksimumin tim. Edhe pse kishim kėto probleme, nė disa pjesė tė garės makina shkonte shumė mirė; ndoshta duhet tė jemi tė gjithė tė kėnaqur, pasi dhamė shenja se po lėvizim nė drejtimin e duhur." Disi i zhgėngjyer nga kjo garė ka qenė shoku i tij, Xhankarlo Fizikela, i cili u rendit nė vendin e nėntė. "Kjo ka qenė njė garė shumė e vėshtirė pėr mua. Gjatė garės m'u ndryshua pėr shkak tė trafikut qė u gjenda, dhe mė pas, nė fund, ndodhi edhe ai "pit stop" shtesė. Bėra njė nisje tė mirė dhe isha nė pozicion tė favorshėm deri nė kthesėn e parė, por nė kthesėn e 9 tė mė rrėshqiti makina nė pjesėn e pasme dhe unė humba tre pozicione menjėherė. Pas "pit stopit" tė parė makina po shkonte mirė, edhe pse nuk arrija tė kisha shumė shpejtėsi nė pjesėn e drejtė. Pas atij "pit stopi" shtesė qė bėra, po jepja maksimumin qė t'ia rrimerja Satos vendin e tetė, por e humba atė vetėm pėr disa metra. Mė vjen shumė keq qė nuk mund tė marr asnjė pikė nė kėtė garė. Gjithsesi, mund tė them se kemi bėrė njė hap pėrpara me makinėn qė na inkurajon mė shumė pėr garat e ardhshme."
Po kaq i zhgėngjyer nga kjo garė ka qenė edhe Flavio Briatore. "Nė kėtė garė ndihemi tė detyruar t'u kėrkojmė falje pilotėve tanė pėr problemet qė kishin me makinat. Megjithatė, mund tė them se kjo makinė ishte mė e mirė se ajo qė kemi zhvilluar nė tri garat e para. Haiki zhvillojė njė fundjavė shumė konstante dhe tregoi se ēfarė mund tė bėjė. Tashmė na duhet tė shohim se pėr ēfarė arsye kishim probleme me karburantin, si dhe pse kishim humbje tė tij. Kemi bėrė njė pėrmirėsim, dhe kjo ėshtė diēka shumė pozitive," ka pėrfunduar menaxheri i pėrgjithshėm i skuadrės Renault.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 14 Maj 2007 16:48
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Todt: Ishte Njė Garė Perfekt E Felipes
Nė pėrfundim tė kėsaj gare, edhe drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, Zhan Todt, ėshtė shprehur shumė i kėnaqur pėr fitoren e arritur nga Felipe Masa. "Pole position" xhiron mė tė shpejtė nė garė, dhe mė pas fitoren, tė dytėn garė radhazi. Felipe Masa po bėn njė paraqitje tė mrekullueshme. Ai ishte perfekt nė kėtė garė, ashtu si edhe makina e tij. Ishte njė garė shumė e bukur dhe spektakolare, sidomos nė pjesėn e parė. Dueli mes Felipes dhe Alonsos ishte shumė i bukur. Mė vjen keq pėr Kimin. Tė gjithė fitoren Masa e ndėrtoi nė pjesėn e parė tė garės, pasi nė pjesėn e dytė iu desh vetėm ta menaxhonte situatėn, si dhe avantazhin e krijuar kundrejt tė tjerėve. Edhe pse kemi arritur tri fitore nga 4 gara apo kemi marrė 4 "pole positione" nė kėto 4 gara, ende jemi nė vendin e dytė nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr konstruktorė, dhe nė vendin e tretė e tė katėrt nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė. Ky sezon ėshtė shumė i vėshtirė pėr t'u parashikuar, megjithatė, ne vazhdojmė tė punojmė shumė pėr t'u pėrmirėsuar akoma," ka pėrfunduar Zhan Todt.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 14 Maj 2007 16:49
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Masa E "turpėron" Spanjollin Nė Shtėpinė E Tij
Felipe Masa ka arritur tė fitojė Ēmimi e Madh tė Spanjės, duke i lėnė pas Ljuis Hamilton dhe Fernando Alonos. Kjo ka qenė fitorja e dytė radhazi pėr brazilianin e Ferrarit, qė e ngjit tashmė nė vendin e tretė nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė, tė cilin e kryeson britaniku i McLaren it, Ljuis Hamilton, me 30 pikė. Ēdo gjė ka shkuar nė mėnyrė perfekte nė kėtė fundjavė pėr Masėn, i cili nė fillim mori "pole position" in, mė pas regjistroi xhiron mė tė shpejtė tė garės dhe, nė pėrfundim arriti fitoren. "Fantastike! Nuk arrij t'i gjej fjalėt pėr ta pėrshkruar kėtė emocion qė ndiej. Dueli nė fillim tė garės me Alonson ishte me tė vėrtetė shumė agresiv. Mora pėrsipėr disa rreziqe, por nuk doja tė kishim njė kontakt. Pas asaj prekjeje, pėr fatin e mirė timin, makina nuk u dėmtua; nė kėtė mėnyrė u shkėputa menjėherė, duke mos pasur presion. Nė pjesėn e parė tė garės krijova njė distancė tė mirė dhe, pėr kėtė arsye, nė pjesėn e dytė m'u desh vetėm ta menaxhoja kėtė avantazh qė kisha. Makina F2007 ėshtė me tė vėrtetė njė makinė shumė e mirė. Tani kemi garėn e Montekarlos; atje gjėrat janė pak a shumė si nė bixhoz, dhe pėr kėtė arsye duhet edhe pak fat. Edhe njėherė dua tė falėnderoj Majkėllin pėr ndihmėn qė mė ka dhėnė, si dhe pėr kėshillat e vazhdueshme, qė mė kanė ndihmuar me tė vėrtetė shumė," e ka pėrfunduar Felipe Masa deklaratėn e tij, nė pėrfundim tė garės. Krejtėsisht e kundėrta ka ndodhur me Kimi Raikonenin, i cili u detyrua tė tėrhiqej shumė shpejt nga gara, pėr shkak tė njė problemi nė makinė. "Tė them tė vėrtetėn, nuk mund tė flas shumė; thjesht ndihem i zhgėngjyer. Nė nisjen e garės humba njė pozicion ndaj Hamiltonit, por, pėr fatin e mirė tė duelit tė Masės me Alonson, e rimora vendin e tretė. Kisha njė ritėm tė mirė dhe, padyshim qė do tė arrija njė rezultat shumė pozitiv, por makina mė pas pati njė problem elektronik dhe m'u desh tė rikthehesha nė garazh. Humba disa pikė nga kjo garė, por nuk duhet tė harrojmė se janė ende edhe 13 gara pėr t'u zhvilluar deri nė pėrfundim tė kėtij sezoni," ka thėnė Kimi Raikonen, i cili aktualisht ndodhet nė vendin e katėrt, nė klasifikimin e pėrgjithshėm pėr pilotė me 22 pikė, menjėherė pas shokut tė tij tė skuadrės, Felipe Masės, i cili ndodhet nė vendin e tretė me 27 pikė, vetėm 1 pikė prapa Fernando Alonsos dhe 3 pikė ndaj Ljuis Hamiltonit, qė ndodhet nė krye tė kėtij klasifikimi.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 14 Maj 2007 16:49
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Circuit De Catalunya
Masa po paraqitet shume mire dhe vazhdoj keshtu kampionatin e ka ne xhep  Hamilton e ardhmja e F1
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 14 Maj 2007 18:12
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|