Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Dasma Labe 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Dasma Labe 
 
Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen ( nuk e di vinin me arme apo jo, sepse shkrehja e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa krahina).

Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak ( ne jug quhet ndryshe, por nuk me kujtohet), dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.

Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena.

Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjese te brendshme bagetie.( keto di une, por ka dhe te tjera ).

Embelsira tradicionale ka qene revania.

Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimine miqve ne tryeza etj ( nqs kujtoni Birce haskon tek filmi Malet me blerim mbuluar, ajo eshte tmam ashtu sic ka qene zakoni). Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.

Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume.
Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, psh:

Njerezit e nuses: NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.

Njerezit e djalit: DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.

Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.

Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses
Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte derisa pas ca oresh kendonin:

A NA BERE GJE O DHENDER-O?
Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me boje te kuqe, per te simbolizuar virgjerine e nuses se tij ( ishte boje, jo gjak)
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Dasma Labe 
 
Kuotė:
Njerezit e nuses: NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.

Njerezit e djalit: DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.


 Laughing  Laughing  Laughing sa e bukur
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Dasma Labe 
 
kota te bukura atoo.....po tek dasma ime do shajne vajzen se jam nga vlora vete..
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Dasma Labe 
 
Edison1987, pse ty do te mbajne me hater kshu? Laughing
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!