Kėsaj here shkrimi mbi traditėn dhe ritualet kryesore tė jetės, si dasma, lindja e vdekja, ka pėr shtysė interesimin e madh tė treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, nė tė cilat qytetarė tė shumtė nga Tirana, tė nxitur nga reportazhet e mėparshme tė "Shekulli-Kontakt", kanė treguar diēka mbi zakonet e trevės sė tyre.
"Edhe nga anėt tona dasma fillon qė tė enjten, ku hapen dyert e shtėpive dhe priten me muzikė e ėmbėlsi vizitat e shoqerisė (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kanė qejfin; dhėndrit njė kostum i ėshtė veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi, tek ne dhėndrin nuk e veshin dhėndėr deri ditėn qė shkon e merr nusen...",- kėshtu shprehet njė nga pjesėmarrėsit nė forumin ku diskutohej tema nė fjalė, duke vijuar tė tregojė se "pastaj e premtja ėshtė dita qė nisin pajėn pėr te shtėpia e dhėndrit, apo shtėpia e ardhshme e nuses... Gratė vijnė e shikojnė se ēa` do ēojnė dhe gratė andej nga dhėndri shikojnė se ēa` ka sjellė nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu brekėt ne, nuk ka derman!). Shumė familje kanė traditat e tyre tė vogla, qė i kalojnė brez pas brezi. Unė, nė tė gjitha dasmat tiranase qė kam parė, mbaj mend qė nė ēdo valixhe tė pajės nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si pėr tė treguar njė fillim tė ri e me ėmbėlsi".
Dita e shtunė, pėr tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo mė kot, por sepse atė ditė nusja feston fundin e beqarisė dhe bėn darkė pa burrin, si hera e fundit qė "ėshtė e lirė". Sipas zakonit, darka fillon rreth orės 20.00 dhe atėherė zhvillohej nė ndonjė prej oborreve mė tė mėdha tė lagjes, ndėrsa nė ditėt e sotme kryhet sipas qejfit, nė lokale tė ndryshme pasi ėshtė mė praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj. Krushqit vijnė nė darkė vetėm pas mesnate dhe janė njė rreth i ngushtė familjar i dhėndrit, por qė siē thamė, tė pashoqėruar nga dhėndri. Ata nuk qėndrojnė mė tepėr se njė orė dhe janė tė detyruar qė sipas adetit, tė hedhin valle pėr nder tė familjes...
Kurse tė dielėn, nusja pėrgatitet qė tė lėrė shtėpinė e nėnės dhe zakonisht rreth orės 11 vjen dhėndri me dajėn dhe me njė fėmijė tė vogėl, i afėrm tė tyre, i cili i jep lule nuses ndėrkohė qė ajo duhet ta dorovitė. Mė pas ata hipin nė makinėn e zbukuruar (dikur pelė e bardhė) dhe bashkė me shoqėruesit nisen drejt shtėpisė sė dhėndrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, nė madhėshtinė e saj tė tejplotė. Kur hyn dhėndri nė dhomė, takohet me tė gjithė dhe pėrpara i del vėllai i nuses, ose nėse nusja nuk ka vėlla njė kushėri i saj, i cili mė pas e gjuan djalin me njė shuplakė. "Tė gjithė bėrtasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i biem, se kemi hall mos i dalin shenjat e gishtrinjve dhe na prishin fotografitė e dasmės",- thotė Albani. E gjitha kjo bėhet sa pėr t'i treguar dhėndrit, se ka dikush kėtu pėr kėtė vajzė dhe ai duhet tė sillet me kujdes ndaj saj, ta respektojė dhe tė mos ta pėrdhosė sipas qejfit...".
Njėri nga krushqit e dhėndrit, ėshtė si zakon qė duhet tė tregohet i shkathėt dhe mė i zoti se njerėzit e shtėpisė sė nuses, pėr t'i vjedhur njė objekt apo send tė ēfarėdoshėm para se tė dalin jashtė dhe mė pas t'ia japė tė zotit tė shtėpisė, duke i thėnė se "ne jemi mė tė zotėt. Jua hodhėm...!". Imagjinoni pak, njė atmosferė me muzikė, urime, ecje dhe qėndrime me kujdesje nė tė njėjtėn kohė, pėr t'u ruajtur se mos shkelet ndonjė zakon, sikundėr duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori qė ndez festėn. E mes kėtyre tė gjithave, pėrfytyroni krushqit qė ruajnė palėn tjetėr se mos ju vjedh gjė, megjithėse gjithmonė del dikush i zoti nga "hajdutėt" pėr shkak dhe tė gjithė rrėmujės sė krijuar. Nusja?! Ka lezet tė qajė pak...! Teksa nusja ėshtė duke kaluar pragun e shtėpisė i hedhin tek kėmbėt raki... Kjo ka mbetur si zakon, pėr tė mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Por nusja pa lot nė Tironė s'ka pas lezet, ndaj ka qenė si "modė" pėr nuset tė bėnin sikur qanin njėēikė (pa dashur t'u hyjmė nė hak, atyre qė kanė qarė me gjithė mend...). Por nga bisedat e zhvilluara nė forumet prej nga pėrzgjodhėm materialin e dasmės sė sotme, dikush, mes tė tjerash thoshte: "Ne themi qė nuk ka lezet nuse pa lot, por kam parė unė edhe nga ato, qė sapo dalin ja fillojnė me "oiii" e mbajnė kujė sikur po i pushkaton!
Hiqen sikur po i martojnė me zor, e sikur nuk deshėn burrė...!". Mė pas, porsa nusja del jashtė, ia shtron valles me komshijtė e tė afėrmit pėrpara pallatit dhe shtėpisė, ku muzika dhe atmosfera festive nuk pushojnė pėr asnjė ēast. Pas kėsaj, nusen e zbukuruar e hipin nė makinė, tė cilės i kanė vėnė dhe njė sixhade sipėr. Ndėrkaq, nusja duhet tė hedhė njė vezė mbrapsht, motiv tė cilit pėr momentin nuk ja kemi gjetur ende domethėnien simbolike. Pas kėsaj, makinat nisen karvan duke u rėnė borive dhe bėjnė xhiro nė qytet. Tė gjitha shkojnė ama nė njė vend tė bukur, siē ėshtė Kopshti Botanik, ku dhe dasmorėt bėjnė foto qė t'i kenė kujtim.
Nusja te vjehrra? Sa i afrohen shtėpisė nusja me krushqit, shohin vjehrrėn qė del e pret te dera me njė llokume, qė gjysmėn e ha vetė dhe gjysmėn ia jep nuses, si dhe me njė pjatė me mjaltė, nė tė cilėn nusja ngjyen dy gishtėrinj dhe i fshin te pragu i portės. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do qė nusja tė hyjė brenda dhe tė qėndrojė e gjora pėr disa orė rresht me kokėn ulur, pa shikuar askėnd nė sy e fytyrė, duke i takuar tė gjithė, e duke u thėnė veē "Faleminderit!", teksa e urojnė qė tė trashėgohet dhe tė ketė jetė tė lumtur. Pas kėsaj, nusen e marrin dhe e fusin nė dhomėn e saj, ku i tregojnė se si ja kanė mobiluar. Nėse nusja nuk e pėlqen kjo duket shumė shpejt, pasi acarimet me vjehrrėn pėr pozicionimet e krevatėve, kolltuqeve, tavolinave, do tė jenė tė pashmangshme dhe sa vjen e mė tė shpeshta... Kur nusja hyn nė dhomėn e saj shkon tek krevati, ku i vjen njė vogėlush i afėrm i burrit, tė cilin ajo duhet patjetėr qė ta dorovisė. Nė atė ēast nė dhomė hyn dhėndri, i cili ia heq kėpucėn nuses dhe nis t'ia mbushė me florinj (mjerė ai qė i bie nusja me numrin e kėmbės 42!).
Bestytnitė tiranase, nga morti deri te... vampirėt
Riti funeral nė Rrethin e Tiranės, i pėrshkruar prej disa informatorėve nė vitet 1970-'74, gjendet i dokumentuar nė dorėshkrimet e shumta tė Arkivit tė Etnografisė nė Institutin e Kulturės Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar pranė kėtij Instituti, ka pranuar tė na ndihmojė duke treguar diēka specifike mė tepėr, mbi traditat e trevės sė Shqipėrisė sė Mesme dhe Tiranės nė veēanti;
Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjetėr besojnė se kur i sėmuri flet me vete, thuhet se po flet me tė vdekurit, po e thėrrasin tė vdekurit. Po kėshtu edhe kur i ngul sytė nė njė pikė, ajo ėshtė shenjė e sigurtė e vdekjes. Tė agonizuarve, hoxhallarėt u kėndonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi qė ishte duke ndėruar jetė linte "amanete" dhe "hallashtisje" (falje e ēdo faji). Populli beson se nė vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj pėr tė vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e lėshoi shpirti".
Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjatė momentit tė daljes sė shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante gratė. Tė vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., nė mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen pėrgjatė trupit. Banorėt e fshatrave pėrdornin si aromatik pėr xhenazen, bahur (bar i bardhė) dhe trėndafila.
Gjatė natės i vdekuri "pėrgjohet" qė tė "mos e marrin shpirtrat e kėqij". Si rregull, fytyra e tė vdekurit mbulohej dhe nuk i ekspozohej gjindjes qė vinte pėr "kryeshnosh". Gratė lidhin nga njė shami tė bardhė nė grykė dhe njė shami tjetėr rreth kokės. Lidhja e njėrės shami nė grykė dhe e tjetrės kryq rreth kokės, ėshtė simbol zie.
Ditėn, i vdekuri vendoset nė dhomėn e grave, ku qahet e vajtohet "me katrime" (me lot e me fjalė). Dikur ka qenė zakon qė tė paguheshin edhe vajtojca.
Pėr vdekjet e rėnda ekziston shprehja "me e qa me llahinka", qė do tė thotė ta qash me llahinka, gra vllahe ortodokse, qė paguheshin pėr tė vajtuar nė familjet qytetare myslimane. Nė Shqipėrinė e Mesme besohej se trupi i tė vdekurit nuk duhej prekur, ngaqė ndjente njė dhimbje aq tė madhe, saqė "i shkonte zėri nė vesh tė Allahut". Nė rastet kur njė person vdiste larg shtėpisė dhe trupi i tij nuk mund tė gjendej ose tė sillej, atėhere rrobat dhe armėt e tė vdekurit ekspozoheshin nė shtėpinė e tij, dhe njerėzit mblidheshin dhe vajtonin rreth tyre.
Njerėzit varrosen sipas kohės kur vdesin dhe ardhjes sė njerėzve. Sapo i vdekuri nxirrej nga shtėpia pėr t'u pėrcjellė nė varrezė, tė gjitha enėt e mbushura tė shtėpisė zbrazeshin. Babai i tė vdekurit nuk lejohej qė tė vinte nė varrezė. Gjatėsia e varrit matej me bisk hardhije, i cili, pas varrimit kėputej nė dy pjesė dhe vendosej tek koka dhe komėt e varrit. Pasi hoxha e thėrret tė vdekurin nė emėr tė sė ėmės, besohet se i vdekuri ngrihet mbi bėrryla brenda nė arkivol, dhe thotė: "Ah gjidi dynja! Paskam vdekur!". Dy hunj piketonin varrin e myslimanit tiranas, gjatė shekujve tė kaluar. Shamia nė qafėn e njėrit prej hunjve, simbolizonte kryet e tė vdekurit. Deri nė shek.XIX, datėlindja dhe datėvdekja shkruhej nė gjuhėn arabe dhe vetėm gjatė shek.XX, filloi qė tė pėrdorej mbishkrimi nė shqip. Deri nė vitet 1960, varret e myslimanėve dhe tė krishterėve qenė tė ndara, por mė pas dallimet u rrafshuan.
Nė varrezė shpėrndahej "hallva e rahmetit" (simbol i ėmbėlsirės funerale) e pregatitur detyrimisht nga njė vejushė, vetėm pėr moshėn e mesme dhe tė vjetėr, por gjatė regjimit socialist, ajo u zėvendėsua nga llokumja (simbol i ėmbėlsirės martesore dhe i ngjarjeve tė gėzuara). Mė parė, tek varrezat, pėr tė vdekurit e pasur dhe tė mesėm, thereshin kurbanė dhe mishin u ndanin tė varfėrve. Tė vdekurin mund ta varrosin paradite, mbasdite ose nė mbrėmje vonė. E lara e fytyrės dhe e duarve nė varrezė, duhet tė kryhet detyrimisht, pėr tė mos sjellė mortin nė shtėpi. Mė pas do tė shtrohej edhe sofra e vdekjes. Tė linjtat qė ruhen pėr ditėn e vdekjes, quhen "plaēka e vdekės". Tre ditė pas vdekjes sė personit, familjarėt ia falnin rrobat e brendshme tė tė vdekurit njerėzve tė varfėr. Megjithėse hoxhallarėt e ndalonin veshjen e zezė tek femrat myslimane pėr periudhėn e zisė, komuniteti tiranas nuk e ka miratuar asnjėherė thyerjen e zisė, pa kaluar "mot-motat e tė vdekurit".
Vampiri dhe Lugati i Selitės
Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit (duke e quajtur babain e tyre), del jashtė loje pėr tironsit... Koncepti i kėsaj treve mbi vampirin dhe historinė e tij, ėshtė krejt ndryshe... Ashtu si tė gjithė shqiptarėt, edhe tiranasit besojnė se shpirti i njė burri tė keq rikthehet nė trup dhe bėhet lugat. Pas vdekjes, lugati mund tė kryejė marrėdhėnie me gruan e tij tė gjallė dhe prej kėtej lind "dhampiri". Egziston njė legjendė nė periferitė e Tiranės: "...Njė lugat me emėr dhe qė ka qenė i tmerrshėm, siē thonin nė shekullin e kaluar (XIX) nė Rrethin e Tiranės, ka qenė Lugati i Selitės. Familjarėve tė cilėve u pėrkiste lugati, i kėndonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallarėt e tek shehelerėt, i digjnin varrin me gėlqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri tė atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit" (pėr tė mbathur, siē besohet, ndofta edhe patkonjtė e djajve qė endeshin poshtė e lart).
____________
Lot Dielli

















