|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
king
Veteran

Postime: 617
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Dritero Agolli
Dhoma-muze, qe do te celet ne Menkulasin e Dritero Agollit, do kete nje kend te vecante per bustin e tij. Skulptori Mumtas Dhrami, asnje kacidhe per realizimin e portretit, ndersa materialet kushtuan 100 mije leke te vjetra
Nuk eshte balte Menkulasi! Mirepo portreti i gjalle, i formesuar prej balte, do te udhetoje drejt ketij fshati. Figurat e medha kane kaluar permes gdhendjeve te daltes se skulptorit Mumtas Dhrami ne cdo kohe, e tani duket se radhen e poeti Dritero Agolli dhe busti-portret i tij. Gjendet ende ne kohen kur vijezimet nuk kane perfunduar dhe levizjet pafund te duarve perpiqen te sjellin imazhin e njeriut te madh. Shpejt do te udhetoje drejt vendlindjes, do ti duhet vetem koha per ta derdhur ne allci. Vendi, te cilit do ti perkase ky portret me cigaren mes gishterinjve, eshte teper i vecante. Nje dhomez e vogel muze per Dritero Agollin do te celet ne Menkulas dhe portreti i tij eshte nje porosi e madhe per te qene aty. Skica pa fund jane vijezuar prej duarve te Dhramit, qe ne vitet e hershme 1980 apo edhe 1983, ndersa per vijezimin e portretit te tij prej dy muajsh ne studion ku natyrshem mbizoteron rremuja, cdo gje flet qartazi. Fotografi pa fund, skica, duar qe kane mberthyer cigare
jane ato qe e kane cuar skulptorin drejt realizimit te madh te nje portreti te gjalle. Ne asnje moment nuk ka munguar deshira qe duart e tij te formesojne Driteroin e paarritshem, pasi miqesi e njohje te vjetra ndajne mes tyre. Qe prej viteve te hershme ne gjimnazin e Gjirokastres, prej nga rrjedh edhe historia e shume njerezve te medhenj te Shqiperise. Ndonese dy klase me i madh se skulptori Dhrami, zerat e pare per nje djalke te ri, i quajtur Dritero, vjershat e te cilit botoheshin ne revistat e gazetat e kohes, kishin filluar ta rrethonin figuren e tij. Jehona e tyre vijon, ndersa figura e tij nuk pushoi se qeni ne qender te vemendjes ne cdo kohe, si edhe sot. Ndaj edhe skulptori nuk ka pyetur aspak se sa para do te perfitonte prej realizimit te ketij porteti, kur i eshte bere kerkesa prej shoqates Devolli. Pasi eshte kjo qe po merret edhe me ngritjen e kesaj dhome-muze per Driteroin ne Menkulas. I kane mjaftuar 100 mije leket e vjetra per te blere materialet, ato kilograme allci, qe duhen per te derdhur portretin. Po e realizoj falas per dhomen-muze te Menkulasit, rrefen Dhrami. Ishte deshire e imja qe kjo pune te jete aty pas kerkeses qe mu be, ndaj edhe nuk po kerkoj asnje shperblim per punen time. Thjesht parate per materialet dhe asgje!. E ajo cka ndjen keqardhje, teksa flet per figura te tilla, eshte fakti qe kujtohemi vone per ta, pasi kane vdekur. Ndersa Dritero Agolli, se paku nje bust te tijin do te mund ta shohe, do te mund edhe ta preke, e natyrshem te peshperise ndonje fjale ne i duket i arrire apo jo. Ndersa vete skulptori, si edhe per monumentin e Lasgush Poradecit, qe tanime gjendet buze liqenit te tij, shprehet se, Vajti mire edhe kjo pune, vajti mire.
Portreti, ndoshta fragment i nje monumenti
I realizuar me se miri, ndonese ende ne balte, ky portet, pra busti i Dritero Agollit, mund te jete fragment i nje monumenti te ardhshem, e per ta pasur natyrisht qe nuk mjafton aspak vetem deshira e madhe skulptorit per ta realizuar apo e shqiptareve per ta ndeshur ne sheshet e qyteteve te tyre. Ndersa ky bust erdhi, pasi devollitet e shoqates e deshen me ngulm, per nje monument rruga eshe me e gjate, e pa dyshim me e veshtire per tu pershkuar. Duket se i qan syri skulptorit ta formesoje edhe Driteroin si Lasgushin, por nuk mjafton. Ndjen keqardhje teksa flet, por realiteti eshte ky. Ne kujtohemi per figurat tona vetem pasi ata kane vdekur
. E kjo per fat te keq ndodh gjithnje!
Driteroi se paku ka mundesine te shohe kete bust, vendi i te cilit do te jete nje kend apo qendra e dhomes, e cila do te mbeshtjelle udhet e jetes se Dritero Agollit.
____________
|
|
#1 17 Prill 2007 21:22
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
king
Veteran

Postime: 617
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Dritero Agolli
Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhėDritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė bashkuar masat".
Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė dhe nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi natyrshėm vlerat tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij.
Nė prozėn e tij Agolli solli risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta. Ata lanė sa tė ēuditshėm aq dhe tė zakonshėm, sa tragjikė aq edhe komikė, sa tė thjeshtė aq edhe madhėshtorė. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetėsore e bėjnė pėrgjithėsisht tėrė veprėn letrare tė Agollit sot pėr sot ndėr mė tė lexuarėn.
____________
|
|
#2 17 Prill 2007 21:23
|
|
 |
king
Veteran

Postime: 617
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Dritero Agolli
Poezia e Agollit krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė, nė shqetėsime dhe nė mjeshtėrinė letrare. Me krijimtarinė e vet Dritėro Agolli ka treguar se di tė rrezikojė nė letėrsi. Dyzet vjet mė parė, duke botuar vėllimin e parė poetik "Nė rrugė dola" (1958), ai huajti pėr titull pjesėn e parė tė njė dyvargėshi tė mirėnjohur tė poetit skocez Bėrns: "Nė rrugė dola / Pas meje porta u mbyll".
Rruga e rritjes sė tij poetike shprehet dhe nė titujt e librave poetikė: Hapat e mia nė asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditė (1968), Baballarėt (1969), Nėnė Shqipėri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhėtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypėsi i kohės (1995), Fletorkat e mesnatės (1999) e libra tė tjerė. Me poezinė e tij Dritėro Agolli e ēkanonizoi vjershėrimin e traditės dhe njėherėsh krijoi njė traditė tė re e ēliroi poezinė shqipe nga njė frymė monumentalizmi tė gėnjeshtėrt, nga deklarativizmi dhe ngurtėsia; ndryshoi pėrdorimin pėr "temėn e madhe", duke kėrkuar madhėshti poetike jo vetėm prej luftės dhe heroizmit tė jashtėm, por edhe prej pėrjetimeve tė "heroit tė dobėsisė"; duke zgjeruar shumėfish hapėsirėn e realitetit nė poezi dhe duke i ndryshuar rrėnjėsisht raportet ndėrmjet tyre. Agolli krijoi njė poezi antologjike me motive tė pėrditshmėrisė sė jetės.
Poezia e Agollit ka ndikime tė drejtpėrdrejta prej poezisė popullore, prej artit tė Naim Frashėrit e tė Lasgushit, prej Bėrnsit e autorėve rusė tė fillimit tė shekullit tė 20-tė. Kjo poezi emancipoi nė tėrėsi mendimin letrar nė Shqipėri dhe futi frymėn e konkurrencės pėr ide tė reja dhe cilėsi nė art. Gjithashtu krijimtaria poetike e Dritėro Agollit mund tė cilėsohet si liriko-epike. Kjo ishte njė shmangie e madhe nga tradita, e cila mbahej kryesisht nė lavdinė epike. Agolli e pruri poezinė shqipe prej kozmocentrizmit nė homocentrizėm.
Poezia e D. Agollit e ktheu vėmendjen nė jetėn e njeriut nė kohė paqeje. Nė kohėn kur u botuan librat e parė poetikė tė tij, botėn e sundonte slogani "t'i ktheimė armėt nė plugje". Kjo ishte njė thirrje e pėrgjithshme e njerėzimit nė gjysmėn e planetit. Nė kėtė kohė Agolli shkroi poezi qė pėrshkohen nga kulti i vendlindjes, i tokės, i bukės, i parmendės, i familjes, i prindit, babait. Ishte njė prurie e re nė letėrsinė shqipe pretendimi i tij pėr tė qenė njė "unė" i identifikuar nė letėrsi. Kjo u shpreh qartė, fillimisht nė poemat "Devoll-Devoll", dhe "Poemė pėr babanė dhe pėr veten".
Nga ana tjetėr nė tėrėsinė e vet poezia e Dritėro Agollit sundohet nga bota e gjallė, shpirtėzimi i mjedisit, shenjtėrimi i natyrės, i arės dhe i bagėtisė. Nė kėtė tipar tė poezisė sė tij rishfaqen panteizmi i Naimit dhe gjurmė tė botėkuptimit bektashian.
Nė mėnyrėn e vet Dritėro Agolli krijoi "njė Shqipėri alterna-tive", qė mbėshtetej nė njė ideal romantik. Kjo ėshtė njė marrėdhėnie e zakonshme poetike me realitetin, e njohur nė traditėn shqiptare
dhe atė tė huaj. Tė gjithė e dinė se Naimi e kishte fare mirė tė qartė se cila ishte Shqipėria, por ai krijoi Shqipėrinė e vet plot bukurira imagjinare. Ismail Kadare e krijoi "Shqipėrinė tjetėr" duke mėrguar nė lashtėsitė e moēme shqiptare. Ndėrsa "Shqipėria tjetėr" e Dritėro Agollit, qė hyjnizohet tek "Nėnė Shqipėri" dhe nė vepra tė tjera, ėshtė kulti i atdheut, pėrthirrja e krenarisė kombėtare. "Nėnė Shqipėri", si duket, u shkrua si njė "Bagėti e bujqėsi" e kohėve moderne. Fryma naimiane e futurizmit romantik ("Shqipėria, ē'mund tė jetė", siē do tė shprehej Samiu), ndihet e plotpushtetshme nė poemė. Agolli dėshironte tė ndėrtonte njė Shqipėri tė lumtur. Poetikķsht kjo mund tė arrihej ose nė formėn e mitit tė sė shkuarės (nostalgjisė pėr "motin e madh", si e bėnė shumica e rilindėsve), ose nė formėn e utopisė - kultit tė sė ardhmes, idealizimit tė njė "vendi qė nuk ekziston" (nga greqishtja. "u-topos", "vend qė s'ėshtė").
Dhe nė vėllimet mė tė fundit poetike, D. Agolli s'ka pushuar sė qeni njė poet mjaft popullor, qė s'mban kurrėfarė distance me lexuesin e thjeshtė; qė dhimbjen, gėzimin dhe dobėsinė njerėzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinė jetėsore. Raportet jetė / vdekje, lumturi / hidhėrim, tradhti / besė etj. bashkėjetojnė dhe pėrplasen me njėra-tjetrėn sa nė realitetin e jashtėm aq edhe nė atė tė brendshėm.
Dritėro Agolli qė nga fillimet e deri mė sot mbeti njė poet i trishtimeve "tė vogla" pėr njė zog tė vrarė apo njė qen tė shtypur dhe poeti i dhimbjeve tė mėdha pėr udhėkryqin e historisė shqiptare. Asnjė poet mė shumė se Agolli nuk e ka tė shprehur kaq me sinqeritet dobėsinė e vet njerėzore.
Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim,
Por nė njė vend tė huaj dhe tė largėt...
(Sikur s'jetoi nė vendin tim)
... Dhe gishtat kėrcas si kokrra arrash tė forta
Ėshtė koha kur mblidhem shuk nėn peshėn e natės
Dhe pres i friksuar kusarėt tė vijnė te porta
(Ėshtė koha)
Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė,
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur...
... Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
Me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės...
( Trishtimi)
Libri poetik "Fletorka e mesnatės" u botua nga Dritėro Agolli nė 40-vjetorin e botimit tė vėllimit tė parė, "Nė rrugė dola".
Gjatė 40 vjetėve krijimtari, poezķa e Dritėro Agollit ka ruajtur disa tipare pėrveēuese, tė cilat janė tė pranishme vijimisht: kultin e tokės dhe tė bukės, shenjtėrimin e natyrės dhe tė njeriut, raportin vetjak me botėn, mitin e dheut tė tė parėve dhe tė historisė sė tyre, pėrmasėn e njė tė ardhmeje optimiste dhe zhgėnjimin pėr humbjet e sė shkuarės.
Nė vitet '90 Agolli iu paraqit lexuesit tė vet me njė ringjallje poetike. Kjo qe njė sfidė e fuqisė krijuese. Pas "Pelegrinit tė vonuar" dhe "Lypėsit tė kohės", nė njė periudhe kulturore qė erdhi me tronditje tė rėnda tė referencave tė shoqėrisė, poeti shfaqi njė tjetėr pjesė tė fshehtė tė vetes, qė ruhej diku nė "Fletorkėn e mesnatės".
Nė kėtė libėr shpėrfaqet po ai Dritėro qė prej vitesh "udhėton i menduar", po ai qytetar qė mundohet tė shohė fatin e vet nė fatin e bashkėsisė ku jeton, i njėjti poet qė e gdhend fjalėn sikurse mjeshtri gurin. "Fletorka e mesnatės" ėshtė njė vėllim me tė cilin poeti ka shprehur pėrjetimet e dhimbshme tė njė kohe me tronditje tė mėdha, prej vitit 1996, kryesisht tė vitit 1997, disa edhe tė vitit 1998. Me kėtė vėllim ėshtė paraqitur njė hapėsirė tjetėr e poezisė sė tij.
Vjershat e "Fletorkės sė mesnatės" janė bisedė e dhimbshme me veten, me miqtė, me aleatėt dhe kundėrshtarėt, me njeriun ashtu siē ėshtė. Nata ėshtė e ngarkuar me zymtėsi dhe njeriu ėshtė mirė tė mos mendojė gjatė natės. Nata ėshtė depresive dhe njeriu ėshtė mirė tė ruhet prej rėnies, sidomos nė kohėra tė rėnda. Mirėpo ndėrgjegjja e poetit nuk mundet ta pranojė kėtė luks. Dhe ėshtė njė fat qė ndėrgjegjja e poetit ka ndenjur zgjuar e ka kthyer nė art situata e ndjesi qė njeriu i zakonshėm do t'i shmangte lehtė me njė qetėsues nervash. Poeti ka nyjėtuar nė artķn e tķj vuajtjet e njerķut qė e di pėrgjegjėsinė e tij para opinionit, qė t'i tregojė atij se ē'vlerė ka dhimbja. Po, edhe dhimbja ka vlerė! Eshtė njė ndjenjė fisnikėruese.
Ka qenė njė fat pėr njeriun shqiptar, subjektin qė pret letėrsinė nė gjuhėn shqipe, qė kėto dhimbje poeti la sjell atij si njė "realitet tė dytė", si realitet letrar. Ne dridhemi nga dhimbja e poetit, qė vjen prej "realitetit tė parė", ngjarjes sė ditės, gjėmės sė ditės, tronditjes sė ditės, tė cilin poeti nuk e ka pėrjetuar si poezi. Pėrmes dhimbjes letrare qė arriti tė shprehė Dritėro Agollķ ne kemi mundur tė kuptojmė vlerėn e mahnitshme tė gjuhės qė flasim e qė kanė folur tė parėt tanė, vlerat e kėsaj pasurie qė i lidh shqiptarėt me burimin e kryehershėm tė popujve evropianė e indo-evropianė, finesat e saj tė brendshme, qė vetėm njė mjeshtėr i fjalės mund t'i bėjė tė ditura.
____________
|
|
#3 17 Prill 2007 21:24
|
|
 |
king
Veteran

Postime: 617
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Dritero Agolli
Komisari Memo (1970), ndoshta pėr shkak tė ngjyresės sė fjalės "komisar", ėshtė njė libėr qė shpesh ėshtė gjendur i ekspozuar kritikės. A ėshtė "Komisari Memo" njė vepėr tipike e realizmit socialist, nė kuptimin e nėnshtrimit ideologjik (ndaj frymės sė partisė) dhe artistik (ndaj kanoneve), domethėnė njė vepėr skematike? Vėshtirė tė thuhet po. Sė pari, sepse vetė figura qendrore e romanit, komisari Memo, ėshtė brenda llojit tė "njerėzve tė krisur" qė pėrmban nė tėrėsinė e vet letėrsia e Dritėro Agollit. Ai nuk ėshtė njė komisar i ngrirė nė rregulla e mendime, si dy paraardhėsit e tij, qė komandanti Rrapo i kishte pėrzėnė pa e zgjatur. Komisari Memo, "patriot i njė kohe tė re", e gjen pa vėshtirėsi gjuhėn e komunikimit me "shqiptarin e vjetėr patriot" komandantin Rrapo, qė ngjan si i thirrur prej kohės sė komitėve. Ai ėshtė njė hero qė herė-herė e shkel disiplinėn, bėn gabime, dashuron njė vajzė nė njė kohė kur pėr cėnim tė kėsaj tabuje, mund tė merrje vendimin e pushkatimit nga gjyqi partizan (duhej edhe shumė qė Kongresi i Helmėsit ta lejonte dashurinė), nuk bėn "trimėrira sokolash".
Zhurma e erėrave tė dikurshme (1964), njė pėrmbledhje me tregime, botuar mė 1964, u hoq nga qarkullimi pėr nxirje realiteti Nga pikėpamja letrare, kėto tregime, njė pjesė e tė cilave u ribotuan nė librin "Njerėz tė krisur", janė tė mbushura me personazhe atipike, me karakter e pamje tė paskalitura, me individualitete jashtė standartit, gjė qė pėrbėnte njė largim tė hapur nga parimet e metodės skematike zyrtare.
Nė romanin Njeriu me top (1975) Dritėro Agolli zbuloi njė marrėdhėnie tjetėr, krejt tė ndryshme nga ajo e "Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur" tė Kadaresė, sa i takon raportit tė njeriut shqiptar me armėn. Zot e rob i pushkės, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, ky njeri bėn ēudira e marrėzira nga mė tė pabesueshmet. Ky njeri ėshtė i denjė tė thėrrasė me dėshpėrim njėsoj si Hamleti: "Dynjaja u prish! O hak i madh, ē'pret?!", ndonėse mund tė mos e ketė dėgjuar kurrė emrin e Shekspirit. Edhe nė kėtė roman shfaqen gjurmė tė babait patriark nė organizimin e bashkėsive bektashiane shqiptare.
Romani Trandafil nė gotė (1980) u prit nga mendimi letrar si njė "libėr rozė", por me kėtė vepėr Dritėro Agolli provoi tė bėnte njė sfidė tjetėr nė letėrsi, duke krijuar njė vepėr tė arrirė me njė personazh qė gjendet midis dashurish, pa tema epokale; pa epizėm dhe heroizėm. Me kėtė roman Agolli krijoi njeriun hero pėr merita tė dobėsisė, duke manifestuar njė hapėsirė lirie vetjake jashtė asaj lirie qė ofrohej prej mendimit shoqėror tė kohės.
Dritėro Agolli ėshtė njė shkrimtar i mėsuar me "goditje rrufesh". Nė vitin 1965, njė plenum i posaēėm i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės pėr letėrsinė dhe artet, e kishte kritikuar nė raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erėrave tė dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonėse periudha e liberalizmit nė kulturė (1972-1974) e gjeti "nė pozita tė shėndosha" (sapo kishte botuar poemėn "Baballarėt", qė evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, qė botohej pjesė-pjesė nė revistėn "Hosteni", u ndėrpre me porosi nga zyra tė larta tė shtetit. Nė mesin e viteve '70 njė teatėr vuri nė skenė dramėn e tij "Baladė pėr njė grua", ku personazhi qendror, njė aktiviste e partisė nė rreth, anėtare byroje, voton kundėr pėrjashtimit tė ish-burrit tė saj nga partia, por duke zbritur shkallėt pas mbledhjes i thotė: "Ti je i denjė pėr tė qėndruar nė parti, por jo pėr tė qenė burri im!". Ishte njė "kundravajtje ideologjike" qė nuk mund tė falej. Sipas vijės duhej tė ndodhte e kundėrta: marrėdhėnia nė familje vinte si rrjedhim i mbetjes ose jo nė parti. Shfaqja u ndalua dhe drama nuk u botua mė. Edhe dramat Fytyra e dytė e Mosha e bardhė nuk u pritėn mirė nga kritika zyrtare. Polemikė kritike u zhvillua pėr romanin "Trandafil nė gotė". Vitet '80 vijuan me njė varg zymtish tė tjera. "Hundėleshi" (i botuar mė pas me titullin "Kalorėsi lakuriq"), u kritikua ashpėr pėr ironi dhe aludime anti-ideologjjke. Kritikat ndoqėn edhe disa tregime dhe cikle poezish tė botuara nė gazetėn "Drita". Ndėrsa pėr romanin "Dėshtaku", qė pruri tek lexuesit njė realitet me dramė, u mbajt heshtje.
____________
|
|
#4 17 Prill 2007 21:24
|
|
 |
king
Veteran

Postime: 617
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 27 Vendodhja: lass xengas
Pėrdorues #: 164
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Dritero Agolli
Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo (analizė)
Ndonėse vetė shkrimtari D.Agolli ėshtė shprehur se "me Arkėn e djallit, do tė ndryshoj pėrfytyrimin e letėrsisė shqipe", pėr njė shumicė lexuesish kontributi mė i rėndėsishėm letrar i tij nė prozė ėshtė "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo" (1973).
Kronikė e karrierės sė palavdishme tė njė zyrtari "nė vijė", romani ėshtė nė tė njėjtėn kohė pasqyrė e pozitės sė mjerė tė vartėsit tė tij, Demkės, njė kalemxhi i stėrvitur, qė pak nga pak ėshtė ndarė me talentin.
Vitet e fundit, veēanėrisht pas botimit nė Francė, kėtij romani i ėshtė rikthyer vėmendja. Rreth tij ėshtė debatuar shumė. Janė hequr paralele dhe janė bėrė analogji me vepra tė ngjashme qė nuk gjetėn tribunė botimi nė vende tė Lindjes ish-komuniste. Me kėtė rast ėshtė pėrmendur, jo pa njėfarė ēudie, shkalla e lirisė sė krijimtarisė tek autorėt mė tė talentuar nė Shqipėri. Pėr njė gjykim mė pranė sė vėrtetės rreth kėsaj ēėshtjeje, ndoshta duhej vėnė nė dukje fakti qė ky roman u paraqit fillimisht si pronė letrare e sė vetmes revistė humoristike tė vendit - "Hosteni" - si dhe fakti tjetėr i njohur, qė e qeshura mundėson gjithēka. Pėrmbysjet e mėdha fillojnė me humorin. Kur njė periudhė historike mbėrrin kohėn e humorit, kjo do tė thotė se ajo ka trokitur nė ēastin e zbaticės. "Ushtari i mirė Shvejk shembi lavdinė e perandorisė", thotė Hasheku.
Pėr burokratėt dhe servilėt ėshtė shkruajtur jo pak, por faji pėrgjithėsisht i ėshtė hedhur njėrės palė: ose eprorit arrogant, ose vartėsit tė pėrulur. Kurse nė romanin humoristik tė D.Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime tė emrave tradicionalė "Zylyftar" dhe "Demir", ku nuk merret vesh ku fillon "modernizimi" dhe ku mbarojnė "pėrkėdhelja/ pėrqeshja", e meritojnė plotėsisht njėri--tjetrin. Tė dy janė shkaktarė situatash qė e bėjnė lexuesin tė shkulet gazit, por edhe tė pezmatohet disi. Produkt i njėri-tjetrit, ata janė njėherėsh bashkėfajtorė pėr lėngatėn qė e vetėvuajnė.
Pėr artin e humorit paraqitja e dy personazheve nė bashkėfajėsi ėshtė njė zgjedhje e njohur. Mjafton tė kujtojmė, bie fjala, lidhjet midis Don Kishotit e Sanēo Panēės nė veprėn e mirėnjohur tė Servantesit, Oliver Hardin dhe Sten Laurelin. Edhe Zyloja me Demkėn tė tillė janė, njė nė dy apo dy nė njė. Ata ushqejnė njėri--tjetrin dhe nuk mund tė ndahen. Zylo pa Demkė dhe Demkė pa Zylo nuk mund tė ketė. Cili prej tyre ėshtė mė shumė fajtor? Kjo nuk ėshtė njė gjė qė zgjidhet lehtė.
Komizmi i figurės sė Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit tė tij: ai i jep vetes tė tjera vlera nga ato qė i takojnė, duke menduar se hierarkia shtetėrore ėshtė edhe hierarki meritash. Shoku Zylo ėshtė njė nga qindra e qindra nėpunėsit e mesėm tė njė aparati shtetėror me shumė instrumente. Ai nuk ėshtė pa merita pune, diēka ka bėrė pėr tė mirėn e saj, por kėto merita nė peshoren e shoqėrisė kanė rėndesė shumė mė tė vogėl se nė mendjen e Zylos.
Nė tė vėrtetė Zylo Kamberi ėshtė njė figurė tragjikomike. Veprimet e tij tė bėjnė tė qeshėsh, po aq sa edhe tė ndiesh keqardhje. Zyloja nuk ėshtė njė burokrat poterexhi, bujėmadh, i zhurmshėm. Arroganca e tij ėshtė e heshtur. Prepotenca e tlj ėshtė me zė tė ulėt. Veprimet e tij pėrherė priren nga qėllime tė mbara, por ēojnė nė gabime trashanike.
Zyloja nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr sėmundjen qė e mundon. Ai nuk ėshtė njė burokrat skematik, qė shquhet qė atje tej. Pėrkundrazi, lexuesi e mbyll librin i bindur se, po tė mund tė bėhej i ndėrgjegjshėm pėr dobėsinė, shokut Zylo ndoshta do t'i vinin mendtė dhe do tė gjente forcė pėr tė ndrequr veten. Prandaj ai ėshtė njė figurė fatkeqe, ku bėhen bashkė mirėsia e qėllimit me padijen, me humbjen e ndjenjės sė realitetit, tė masės pėr tė vėrtetėn. Nė kėtė kuptim, Zyloja i shfaqet lexuesit nė njė pamje sa tė rrezikshme, aq edhe pėr t'i qarė hallin.
Zyloja nuk i beson faktit, por imazhit qė ka nė mendje, iluzionit. Pėrmasa e jetės nė mėnyrėn e tė menduarit tė tij ėshtė zėvendėsuar nga idetė format. Subjektivisht Zyloja e konsideron veten nė pararojė tė shoqėrisė, kurse objektivisht e kufizon atė. Kėtu ndahet edhe qėndrimi emozional i autorit. Ai e pėrqesh, e satirizon, e vė nė pozitė tė vėshtirė personazhin e vet, por edhe i dhimbset, e justifikon disi, madje, nė njė farė mėnyre, ka raste kur duket qartė se e merr nė mbrojtje, duke mos e zhveshur nga ēdo vlerė. Situatat qė kalon Zyloja i jeton me seriozitetin mė tė madh, kur tė tjerėt mezi e mbajnė tė qeshurėn. Duke ngatėrruar forcėn e ligjit, tė kompetencės, tė tė drejtave si epror, me forcėn e argumentit, qė ėshtė autoriteti mė i lartė, ai i mvesh vetes atribute tė pamerituara, beson verbėrisht nė forcėn ēudibėrėse tė urdhėrit, tė fjalės. Duke imituar modelin qė ka zgjedhur si shpresė pėr "nėpunėsin nė ngjitje", ai shmanget nga vetja.
Burokrat i ēuditshėm, nė tė shumtėn e herės i dehur nga njė realitet qė nuk ekziston, i mėrguar nga jeta e vėrtetė, megjithatė, herė-herė Zyloja thotė disa tė vėrteta lakonike dhe tė befta, qė ai i quan "ese". Nė kėto raste ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrdoret pėr tė emėrtimi burokrat. Madje thua: "sa mirė do tė ishte tė mos e pushtonte ajo sėmundje e mallkuar, ajo marramendje, ajo dehje qė vjen nga iluzionet, ai dyzim i realitetit.
Hasheku, nė parathėnien e romanit tė tij tė njohur "Ushtari i mirė Shvejk", thotė se kėnaqėsia dhe vlerėsimi mė i madh pėr tė ka qenė kur dėgjoi njė ushtar t'i drejtohej me emrin e personazhit tė tij shokut tė vet., Kėtė kėnaqėsi duhet ta ketė ndier edhe autori i romanit "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo". Zyloja dhe Demka janė bėrė shenjime kategorish tė shoqėrisė. Edhe si burokrat, Zyloja ėshtė i veēantė, disi kapricioz, kontradiktor, krejt i pangjashėm me njė galeri tė tėrė personazhesh tė kėtij lloji, qė gjenden nė letėrsinė humoristike apo johumoristike. Zyloja ėshtė njė burokrat me dramė, burokracia e tij nuk ėshtė butaforike dhe estradeske. Natyra e dyfishtė, mospėrputhja ndėrmjet qėllimit dhe pėrfundimit, i provokon lexuesit emocione tejet tė kundėrta. E rėndėsishme ėshtė se cilido qė tė jetė emocioni: dhimbje, keqardhje, pėrqeshje, lexuesit i shkakton ndjenjėn e refuzimit ndaj pozitės sė personazhit.
Zyloja dhe komisari Memo janė dy prej personazheve qė e kanė vėnė autorin nė provėn e skemės. Njė burokrat dhe njė komisar, nė njė letėrsi tė mbushur me burokratė dhe komisarė, ishte e vėshtirė tė kishin individualitetin e tyre. Nėse D.Agolli edhe nė kėto dy raste e tejkalon skemėn, duke krijuar njė burokrat tė vėrtetė dhe njė komisar tė vėrtetė, kjo do tė thotė se ai e ka mundur skemėn.
Demka, nga ana e tij, gjlthashtu ėshtė sa qesharak, aq edhe i mjerė. Dikur njeri me talent, me kohė ai e ka lėnė rrugės individualitetin dhe dhuntinė e vet, pėr t'iu nėnshtruar "vullnetit tė detyrės", njė eufemizėm pėr vullnetin e eprorit. Ai nuk e ka zotėsinė magjike tė kundėrshtimit dhe lexuesi thotė "mirė t'i bėhet", por prapė se prapė ndjen keqardhje pėr tė.
Me Demkėn autori paralajmėron se njeriu i zakonshėm mund ta shpėrngulė fajin nga vetja dhe tė gjejė njė alibi, por ai qė ka hyrė nė botėn e mediumeve publike nuk ka alibi. Individi fiton aq liri sa meriton. Pėr skllavin e bindur mė e mira ėshtė skllavėria.
Ku mund tė jenė sot, pas dy dekadave jete si personazhe ndėrmjet lexuesve, Zyloja dhe Demka? Njė gjė mund tė thuhet me siguri: ata pėrsėri janė bashkė. Ndoshta mund tė kenė ndėrruar rolet. Kjo ndodh shpesh me ēifte tė tillė personazhesh. Nė romanin e njohur tė Servantesit nė fillim Don Kishoti ėshtė krejt jashtė realitetit, nė botėn e iluzioneve, kurse Sanēo Panēa habitet me lajthitjet e tė zotit. Por nė fund tė romanit ėshtė Sanēo Panēa qė e humbet sensin e realitetit, duke besuar se ėshtė emėruar guvernator i njė shteti, ndėrsa Don Kishoti habitet me naivitetin e shqytarit tė tij.
____________
|
|
#5 17 Prill 2007 21:26
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|