Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
E bukur nė tė gjitha stinėt 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh E bukur nė tė gjitha stinėt 
 
Lėkura ėshtė nė gjendje tė ndiejė ēdo ndryshim tė stinėve. Pėrveē stresit emocional, lėkura pėson dhe ngacmime tė jashtme. Ndryshimet e temperaturės dhe lagėshtisė, elementėt atmosferikė si shiu, era, dielli ose i ftohti, nuk ndihmojnė sigurisht nė ekuilibrin normal tė epidermės. Po tė shtosh dhe lėnien pas dore apo zgjedhjet sipėrfaqėsore tė kurave dhe produkteve kozmetike, rezultati do tė ishte: lėkurė e zbehtė dhe e papastėr 365 ditė nė vit. Por gjithmonė ka njė zgjidhje. Ndiqni programin tonė tė rigjenerimit.

Trajtim nė tri faza

Njė nga gabimet mė tė zakonshme nė trajtimin dhe pastrimin e lėkurės ėshtė pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i sė njėjtės linjė produktesh. Qumėshti, toniku, kremi i ditės dhe i natės zėvendėsohen vetėm kur flakoni boshatiset. Nė tė vėrtetė, pėr ēdo stinė duhet tė pėrshtaten kurat qė pėrdoren pėr trupin dhe fytyrėn. Nė qoftė se nė dimėr shkon shumė mirė njė pėrbėrje mė e ngjeshur, nė verė pėrshtatet mė mirė njė hidratues i hollė. Nė vjeshtė dhe pranverė, qė janė stinė tė ndėrmjetme, duhet favorizuar rigjenerim i qelizave tė epidermės nėpėrmjet pastrimeve tė thella, hidratimit, kurave, masazheve dhe maskave specifike.

 

Faza e parė: Pastrimi

Lėkura shfaqet shpesh si e mbuluar me njė cipė opake qė ul shkėlqimin dhe vė nė dukje defektet. Kryesisht, pas njė vere “det dhe diell’, lėkura ėshtė e zbehtė dhe kur nxirja nga dielli nis tė largohet, lėkura merr njė ngjyrė vėrtet tė papėlqyeshme. Pėr tė larguar stresin nga fytyra duhet para sė gjithash njė pastrim i mirė.

Pėr tė paktėn njė javė ėshtė i nevojshėm pėrdorimi i njė detergjenti tė mirė sapuni, i cili i vendosur nė njė gomė tė butė dhe i lagur mė ujė mund tė shėrbejė si pastrues shumė i mirė. Veprimi duhet pėrsėritur ēdo mėngjes dhe mbrėmje pėr shtatė ditėt e para dhe duhet vazhduar gjithė muajin vetėm nė mbrėmje. Nė qoftė se dėshironi, mund tė siguroni njė pastrim tė mirė me mėnyrat e vjetra, por tė vlefshme shtėpiake.

Pasi pastrohet fytyra nė thellėsi, kalon mbi tė njė tampon pambuku tė zhytur nė tonik. Pastaj e lė tė thahet vetė dhe ditėn vendos njė krem hidratues, kurse natėn njė krem ushqyes. Mbi lėkurat mikse dhe tė yndyrshme nė vend tė kremit ushqyes pėrdoret njė  pastrues. Pėr tė pėrftuar rezultate tė shkėlqyera, kėshillohet pėrdorimi i njė maske kozmetike  qė aplikohet nė mbrėmje, njė ditė po, njė ditė jo, pėr shtatė ditė. Pastaj dy herė nė javė pėr 15 ditėt pasuese dhe pastaj njė herė nė javė rregullisht. Pėr tė favorizuar veprimin e maskės nė lėkurė, ėshtė mirė qė para aplikimit fytyra tė lahet me ujė tė ngrohtė dhe detergjent qumėsht dhe kur ėshtė ende e lagur tė masazhohet me lėvizje rrethore. Shpėlahet mė pas me ujė tė ngrohtė  tė bollshėm, dhe thithet me njė peshqir tė pastėr pjesa e mbetur tė ujit. Vetėm nė kėtė fazė mund tė vendoset njė shtresė tė bollshme maske dhe lihet tė veprojė pėr kohėn e duhur. Koha e qetėsisė ėshtė mirė tė respektohet deri nė sekondėn e fundit. Mė pas fytyra lahet dhe pastrohet me detergjent pastrues pėr lėkurėn ēdo mbetje e maskės.

Faza e dytė: Trajtime specifike

Mbi njė lėkurė plotėsisht tė pastėr ēdo trajtim kozmetik jep rezultate optimale. Ėshtė e rėndėsishme tė zgjedhėsh produktin specifik mė tė pėrshtatshėm pėr nevojat e lėkurės. Para sė gjithash duhet tė dish ē’lloj produkti tė zgjedhėsh dhe ku. Ekzistojnė mundėsi tė ndryshme: Nga produkti natyral, tek ai industrial, nga preparati bimor tek ai kozmetik, nga parfumeria te farmacia...ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė nė rafti mos tė mungojė gjė. Mė tė rėndėsishmit janė qumėshti dhe toniku, tė pazėvendėsueshėm pėr pastrimin e lėkurės. Kėtyre mund t’u shtohet njė pastrues truku pėr sytė dhe buzėt, i nevojshėm pėr tė hequr buzėkuqin qė qėndron gjatė dhe rimelin rezistent ndaj ujit, dhe nė rast se nuk duam t’i mungojė gjė repartit “pastrimi i parė”, mund tė sprucojmė mbi fytyrėn, qafėn dhe zonėn e dekoltesė me ujė termal, qė do tė japė njė ndjenjė tė menjėhershme freskie.

Pėr pastrimin e thellė nuk mund tė mungojnė kremrat me grimca, maska, argjilė e blertė  dhe ndonjė esencė vajore pėr t’u pėrzier me argjilėn. Nuk duhen nėnvlerėsuar avujt me bimė, qė hapin poret duke ndihmuar lėkurėn tė nxjerrė papastėrtitė, pa harruar qė nė tė njėjtėn kohė barėrat ndihmojnė pėr zbutjen e irritimeve tė lėkurės.  

Pėr tė pėrftuar efektet maksimale tė avujve, nė njė enė mė ujė tė vluar hidhen bimėt e marra nė dyqanin e kozmetikės (tė cilat janė pėrzgjedhur mė parė sipas llojit tė lėkurės). Pasi mbulohet kokė me njė peshqir, ėshtė e kėshillueshme qė tė qėndrosh mbi enė pėr rreth 10 minuta, duke u pėrpjekur qė avulli tė bjerė drejtpėrdrejt mbi fytyrė.

Ndėrmjet bimėve qė shėrbejnė si detergjent mund tė shėrbejė kamomili, si freskues do tė ishte iedal limoni, gjethet e mentes dhe portokalli i hidhur, kurse pėr shenjat mund tė pėrdoret njė bimė e veēantė qė quhet  ylang ylang.

Pėr pėrgatitjen e maskės me argjilė janė tė kėshillueshme esencat vajore: pėr lėkurė tė yndyrshme mund tė zgjidhni  rozmarinėn; pėr lėkurė tė thatė, por tė papastėr, besojini nga ekstraktit tė trėndafilit ose i kamomilit.

Pas avullit lėkura ėshtė vėrtet e pastėr dhe ka nevojė pėr disa minuta qetėsi, duke e masazhuar nė mėnyrė delikate me mollėzat e gishtave dhe duke vendosur njė krem hidratant mbi fytyrė dhe qafė deri nė pėrthithjen e plotė.

 

Faza e tretė:  Dieta kozmetike

Gjithsesi bukuria vjen gjithmonė nga brenda. Ja pėrse pėr tė pasur njė lėkurė tė shėndetshme dhe me shkėlqim nuk mjaftojnė vetėm trajtimet e jashtme. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve njė ērregullim i tė ushqyerit ose njė dietė e varfėr nė vitamina ose kripėra minerale, qėndrojnė nė themel tė problemeve mė tė zakonshme tė lėkurės. Lėkura e yndyrshme ose e papastėr ėshtė simptoma mė e dukshme e njė tė ushqyeri jokorrekt, tė pasur me ushqime tė yndyrshme dhe shumė tė pėrpunuar, ashtu siē lėkura e zbehtė ėshtė sinonim i mungesės sė vitaminave. Mjafton tė ndryshosh regjimin e ushqimit pėr tė parė efektet e para mbi lėkurė. Mbi tė gjitha pini shumė ujė, shtoni perime tė freskėta nė ēdo vakt, zvogėloni sasinė e substancave tė pėrpunuara dhe pijeve alkoolike. Mundėsisht hani ushqime tė pasura me fibra, kos, fruta tė freskėta dhe drithėra. Ideale do tė ishte pėrdorimi i disa pėrzierjeve bimėsh tė pėrgatitura enkas. Shumė nga ato rezultojnė, pėrveēse tė efektshme, edhe shumė tė pėlqyeshme, sidomos nė dimėr kur janė tė ngrohta.

Kur pėrgatisni pėrzierjen e barėrave kini parasysh jo vetėm nevojat estetike, por dhe ato fiziologjike, sepse nė rast se vuani p.sh. nga tretja e ngadaltė apo ndonjė shqetėsim tjetėr, bėjani tė ditur specialistit dhe do tė merrni njė pėrzierje qė mund t’ju ndihmojė nė tė gjitha frontet.

Hapi i parė ėshtė rregullimi i ushqimit, por kjo nuk mjafton. Duhet tė zgjidhni njė trajtim tė pėrshtatshėm qė tė pėrsėritet rregullisht. Maska kundėr plakjes, hidratues tė thellė, kremra me vitamina A ose E... nuk ju mbetet veēse tė kėshilloheni me farmacistin, specialistin e barėrave, ose  t’i drejtoheni njė estetisti tė specializuar ose t’i nėnshtroheni  njė kontrolli te dermatologu. Ēdo produkt qė do zgjidhni, kujtohuni qė ta pėrdorni nė sasinė e duhur dhe periodikisht, sipas rekomandimeve. Mbani mend qė rigjenerimi qelizor kėrkon kohė, ja pse pėr tė pasur rezultate tė dukshme duhen tė paktėn 30 ditė. Ta ndėrpresėsh ciklin nė mes, ėshtė njėlloj sikur tė anulosh ēdo arritje tė bėrė deri nė atė pikė, prandaj ėshtė e rėndėsishme qė po e nisėt njė trajtim, ta ēoni atė deri nė fund. Disa minuta kushtuar pamjes tuaj, do t’ju dhurojė njė ndjenjė tė kėndshme fizike dhe emocionale. Dihet se pėr t’u ndier mirė me tė tjerėt, duhet tė ndihemi sė pari mirė me veten.

 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: E Bukur Nė Tė Gjitha Stinėt 
 
eshte e vertete
une e ndiej sidomos te floket (te themi edhe zbokth) sidomos shtator dhe mars.
n. q. s. ka ndonje zgjidhje (tip recete, kure apo ku di une) do ishte ndihme e madhe

p.s.    sa per floket i kam te gjitha.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: E Bukur Nė Tė Gjitha Stinėt 
 
Elian70 Shkruajti: [Shiko Temėn]
eshte e vertete
une e ndiej sidomos te floket (te themi edhe zbokth) sidomos shtator dhe mars.
n. q. s. ka ndonje zgjidhje (tip recete, kure apo ku di une) do ishte ndihme e madhe

p.s.    sa per floket i kam te gjitha.


Nuk e di nese eshte vene ne shitje atje ku jeton ti, por ka dal nje shampo mjaft e mire kundra zbokthit.
Quhet PPS - Anti Dandruff Shampoo kushton $15.95

Perfitimet dhe karakteristikat:

#      Ka brenda zinc pyrithione per te ndihmuar ne kontrollimin e zbokthit
    
#      Ka brenda peppermint, kamomil, caj jeshile dhe caj peme per te freskuar dhe zbutur lekuren e kokes.
    
#      Ka nje aksion te fresket dhe te paster.
    
Image
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!