
Re: E drejta e mbajtjes sė armės
Ja nje artikull i dobishem rreth te drejtes se mbajtjes se armes.
Pse janė armėt pjesė e jetės sė pėrditshme tė amerikanėve?
Virginia me njė nga ligjet mė liberale
Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės lejohet pėrgjithėsisht mbajtja e armėve nė publik; njė situatė e pazakontė ligjore nga kėndvėshtrimi evropian. Njė shpjegim pėrse pistoletat dhe pushkėt janė pjesė e jetės sė pėrditshme pėr amerikanėt.
E drejta e armėmbajtjes e pėrcaktuar nė kushtetutė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ėshtė tejet e diskutueshme. Nė njė plotėsim tė kushtetutės, nė shtojcėn e dytė, etėrit e SHBA kanė pėrcaktuar nė shekullin XVIII, citojmė: 'Meqėnėse pėr sigurinė e njė shteti tė lirė nevojitet njė milici e mirėorganizuar, nuk lejohet kufizimi i sė drejtės sė popullit pėr zotėrim dhe mbajtje tė armėve.' Kėtu mbėshteten pėrkrahėsit e njė legjislacioni libelal pėr armėt nė SHBA. Prej kėsaj ata derivojnė, qė secili ka tė drejtėn e zotėrimit tė armėve. Gjykata e lartė e ka konfirmuar kėtė interpretim.
Megjithatė ligjet pėrcaktojnė edhe rrethin e personave tė pėrjashtuar nga ky ligj. Kėtu bėjnė pjesė keqbėrėsit e dėnuar me heqje lirie mė tė gjatė sesa njė vit, narkomanėt, tė sėmurėt psiqikė dhe tė gjithė personat nėn moshėn 18 vjeēare. Deri nė moshėn 21 vjeēare lejohet vetėm shitja e pushkėve si ato me saēme. Nė kėtė mėnyrė synohet ndalimi i shitjes sė armėve gjysmėautomatike tė rinjve. Ligji i armėmbajtjes nė Virginia, shtetin federal ku ngjau masakra e vrasėsit nė amok, konsiderohet si njė prej mė liberaleve nė SHBA.
Pėr shembull pistoletat me deri njėzet plumba lejohet tė mbahen hapur. Hapur do tė thotė nė kėtė kontekst se dallohet qartė qė personi ka me vete njė armė. Ky nuk ėshtė patjetėr njė rregull i qartė, sepse pistoletat mund tė mbahen pėr shembull edhe poshtė xhaketės. I lejuar ėshtė edhe zotėrimi i mitralozėve tė lehtė. Megjithatė kėta duhen regjistruar nė polici; ky rregull nuk vlen pėr armė tė tjera. Nė dallim nga shtetet e tjera federale nė Virginia nuk ka as kufizim sa i pėrket numrit tė armėve qė mund tė blihen nė njė muaj. Sipas njohurive tė policisė ekziston edhe njė lloj itinerari kontrabande nga Virginia nė New York, ku ligjet janė mė tė rrepta.
____________
Lot Dielli