| Autori |
Mesazh |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 E Talentuara Greta Koēi
Greta Koēi,
 lindur mė 26 shtator 1991 nė qytetin e Kuēovės e banuese nė Tiranė.
Vazhdon studimet nė vitin e dytė tė shkollės 'Eurolingua' (private) nė gjuhėt anglisht-frėngjisht.
Talenti i saj ėshtė shfaqur nė moshėn 5-6 vjeēare, ku fillimisht ka drejtuar emisionet e fėmijėve nė stacionin televiziv tė babait tė saj Shkodra TV1 nė Shkodėr.
Fillimisht ėshtė shfaqur nė TV me njė videoklip nė moshėn 7 vjeēare, mė pas i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht kėngės.
Nė moshėn 12 vjeēare ka fituar ēmimin e parė nė konkursin e interpretuesit mė tė mirė live qė u zhvillua nė Radio Tirana.
Nė moshėn 13 vjeēare u realizua bashkėpunimi me kėngėtarin Erjon Korini me kėngėn 'Kush ka faj' e cila pati sukses tė madh.
Nė vitin 2005 mori pjesė nė festivalin e Kėngės Magjike 2005 me kėngėn 'Kam mall' tė kompozuar nga Florjan Mumajezi dhe tekst tė Turian Hyskės.
Tė dyja kėngėt e mesipėrme kanė qėnė hitet e momentit.
Nė muajin prill 2006, realizoi 3 kėngė tė reja me tre kompozitorėt mė tė mirė maqedonas: Maki, Darko Dimitrov, Ocko, pėrkatėsisht: Bėj be qė stė dua, Dashuri pa shije, Njė here po njė herė jo
Po kėtė muaj ka realizuar dy kėngė me kompozitorin Adrian Hila: Zemra pėr ty ndal dhe Ik nga unė tani. Mė 7 tetor 2006 fitoi ēmimin e pare nė festivalin: Mikrofoni i artė, me kėngėn: Foli djalit tė kompozuar nga Genti Lako.
Mė datė 2 dhjetor 2006 hedh nė treg albumin e saj tė parė tė titulluar : Mos shiko tjetėr me ekskluzivitetin e shtėpisė diskografike Eurostar. Mė datė 15 dhjetor 2006 promovon albumin nė Prishtinė nėn ekskluzivitetin e kompanisė Antika. Kompozitori Genti Lako ka realizuar dy kėngėt e fundit tė albumit: Mos shiko tjetėr me kėngėtarin kosovar Labinot Tahiri dhe kengėn Kėrcim dashurie. Mė 21-23 dhjetor 2006 mori pjesė nė Festivalin e 45-tė Kombėtar tė Kėngės nė Radiotelevizion me kėngėn Eja zemėr tė kompozuar nga Genti Lako dhe tekst tė Arben Dukės.
Modifikuar pėr herė tė fundit nga _CharmingLady_ nė 13 Prill 2007 07:29, Modifikuar 1 herė gjithsej
|
|
#1 13 Prill 2007 07:26
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 E Talentuara Greta Koci
 Greta Koēi ka vendosur tė largohet pėrfundimisht nga prindėrit. Por vetėm nė aspektin artistik, sepse nė jetė ajo vazhdon tė jetė ende vajza qė nuk shkėputet dot nga familja. Pas daljes sė albumit tė saj tė parė Mos shiko tjetėr, kėngėtarja 15-vjeēare ka vendosur tė heqė dorė nga vetėmanaxhimi. Duke synuar ndoshta edhe skenat botėrore, Greta Koēi ka kaluar nėn menaxhimin e Eurocord. Kjo do tė thotė qė tashmė pėr jetėn e saj artistike, e madje edhe pėr intervistat nuk do tė prgjigjen mė mami me babin, por manaxherėt e saj. Jam rritur nė famė dhe tashmė kam shumė kėrkesa, tė cilat nuk mund ti pėrballoj dot vetė, tregon Greta. Shumė e lumtur ėshtė shprehur kėngėtarja qė kolegėt e kanė respektuar duke mos munguar nė promovimin e albumit tė saj. Mos shiko tjetėr, prej disa ditėsh ėshtė nė tregun shqiptar, por edhe jashtė tij, nėn kujdesin e Eursostar. Emra tė njohur tė krijimtarisė sonė muzikore, si Adi Hila, Genti Lako, Flori Mumajesi, Gjergj Jorgaqi etj, kanė krijuar kėngėt e kėtij albumi, ndėrkohė qė fotot pėrfaqėsuese janė realizuar nga studio Horus.
|
|
#2 13 Prill 2007 07:28
|
|
 |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Truproja, I Vetmi Mashkull Pranė Greta Koēit
 Nė jetėn e Greta Koēit nuk ka asnjė djalė. I vetmi mashkull, qė qėndron pranė saj ėshtė truproja. Janė kėto fjalėt e prindėrve tė kėngėtares 16-vjeēare, pėr tė cilėn vetėm njė javė mė parė, u tha se ishte e lidhur me njė baterist, qė luan nė lokalin Il cavalliero. Por, sipas prindėrve tė Gretės, tė cilėt gjithmonė i kanė qėndruar pranė sė bijės duke u shoqėruar madje edhe nė koncertet e lokalet e natės ku ajo kėndon, brenda kėtij lajmi nuk ka asnjė gėrmė tė vėrtetė, e madje tashmė ata kanė nisur njė proces kallėzimi, pėr dėmtim tė imazhit tė saj publik. Atė natė, kur thuhet se Greta ėshtė parė nė lokalin nė fjalė, dihet botėrisht, qė ajo nuk ndodhej aspak aty. Kėtė e them unė dhe mund ta vėrtetojnė edhe shumė njerėz, qė ndoqėn Gretėn nė njė performancė nė Fier, shprehet e ėma, e cila thekson nė mėnyrė tė veēantė se nuk i intereson aspak karriera, pėrpara karakterit tė vajzės. Greta ende nuk ka mbushur 18 vjeēe dhe nuk mund tė jetė aspak normale tė flitet pėr njė lidhje nė jetėn e saj. Pėr mė tepėr, ajo gjithmonė ka qenė e shoqėruar nga ne dhe kjo dihet tashmė, vazhdojnė tė shprehen prindėrit e Greta Koēit, tė cilėt shtojnė se vajza e tyre tashmė ėshtė duke jetuar njė sukses tė vėrtetė muzikor.
|
|
#3 13 Prill 2007 07:33
|
|
 |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Tė Ftuarit Nė Promovimin E Albumit Tė Greta Koēit
 Pa dyshim, qė nė festėn e organizuar pėr promovimin e albumit tė Greta Koēit, dominonin kėngėtarėt, por nuk kanė munguar as aktorėt dhe natyrisht mediat, tek tė cilat Greta ėshtė shprehur se po jep intervistėn e fundit, tė pakten pėr kėtė vit. Por edhe mė pas daljet e saj do tė jenė shumė tė menduara. Interesant ėshtė fakti, qė nė festėn e promovimit, ka pasur njė pėrzierje kėngėtarėsh, tė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore. Nuk kanė munguar aty Rozana Radi, Pirro Ēako, Rezarta Shkurta me tė fejuarin Ermal Hoxha, Ingrid Gjoni me tė dashurin Enean, Anjeza Branka me Leonardon, Besmir Metani me tė dashurėn, Poni, Sabiani me tė dashurėn, Klajdi Musabelli, Erion Korini, Valbona Mema, Valbona Halili, Gena etj. Interesante ishte pjesėmarrja e aktorėve Xhevdet Ferri, Naun Shundi, por edhe e djemve tė grupit SHBLSH, tė cilėve iu ka munguar vetėm Ermali.
|
|
#4 13 Prill 2007 07:36
|
|
 |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Bleona, Fjalė Ngushėlluese Pėr Greta Koēin
Menjėherė pas ndarjes sė ēmimeve, kėngėtarja Bleona Qerreti ėshtė parė tė hyjė nė dhomėn e kėngėtarėve, e shoqėruar nga bashkėshorti i saj Gani Bardha. E larguar prej pak muajsh nga Shqipėria, Bleona ėshtė rikthyer sėrish nė Tiranė. Menduam se ndodhej aty pėr tu pėrshėndetur me disa nga kolegėt e saj, por nė fakt Bleonėn e pamė tė bisedonte vetėm me Greta Koēin, qė ndėrkohė vazhdonte tė qante. Kėngėtarja 16-vjeēare, konkurrente nė festival, mesa duket ėshtė ndjerė keq qė nuk u vlerėsua me ēmim dhe Bleona ndodhej aty pėr ta ngushėlluar, duke i thėnė se kjo ishte performanca e saj mė e mirė, pavarėsisht se nuk u vlerėsua me ēmim.
|
|
#5 13 Prill 2007 07:42
|
|
 |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Besa Ne Vend Te Gertes
Jo shumė ditė mė parė botuam nė Bluetooth njė thashethem tė fundit qė po qarkullonte nėpėr lokalet e Tiranė, se Greta Koēi ishte parė tek Cavaliero duke u pėrqafuar me bateristin e bandės sė Altin Shehut, qė luan live nė atė pub. Por sipas disa informacioneve tė tjera qė na mbėrritėn pas botimit tė kėtij thashethemi, mėsuam njė tjetėr variant: vajza qė shoqėronte bateristin atė fundjavė nuk paska qenė Greta Koēi, por njė tjetėr kėngėtare. Sipas kėtij varianti tė ri, na rezulton se paska qenė Besa ajo qė u ėshtė dukur si Greta tė rinjve qė kanė pėrcjellė lajmin jashtė mureve tė Cavalieros. E vėshtirė pėr ti ngatėrruar kėto dy kėngėtare, qė nuk kanė pothuajse asgjė tė ngjashme me njėra-tjetrėn. Por ja qė kėshtu duket se ka ndodhur. Dhe nė fakt, duke iu referuar zėrave tė shumtė qė na kanė dėshmuar se bateristi i bandės sė Altin Shehut ėshtė prej kohėsh i dashuri i Besės, duhet tė besojmė mė shumė kėtė variantin e fundit tė historisė tė puthjeve nė pub-in Cavaliero. Ēka do tė thotė se Greta del automatikisht jashtė kėtij thashethemi, brenda tė cilit qenka pėrfshirė thjesht prej njė ngatėrrimi imazhi. Pra, pėrfundimi i gjithė kėsaj historie, thėnė mė shkurt ėshtė: ato puthje e pėrqafime nuk i pėrkasin aspak Gretės, por Besės.
|
|
#6 13 Prill 2007 07:44
|
|
 |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Greta Koci: Mė Prisni Nė Londėr
Njė ndėr aspiratat e Gretės ėshtė qė ti filloi studimet nė Londėr. Kėngėtarja 16 vjeēare ėndėrron tė bėhet prezantuese e stacionit televiziv MTV
Its Greta time! ėshtė shprehja e parė qė mė shkon ndėrmend kur nis tė shkruaj kėtė artikull pėr vajzėn qė ende nuk i ka mbushur 16 vjeē por qė po shijon njė sukses tė paimagjinueshėm. Dashuria pėr muzikėn ka lindur vite mė parė kur ishte ende njė fėmijė dhe tashmė gjithēka ėshtė realitet. Prej tri vitesh Greta investon nė kėngė e videoklipe. Gjithēka nisi me pjesėmarrjen nė dy konkurse pėr zbulimin e talenteve tė reja nė kėngė ku shkėputet dhe vendos tė promovojė talentin e saj nė studiot e kompozitorėve. Prezantimi i parė nė bashkėpunim me Erion Korinin, i hapi asaj rrugėn nė njė karrierė solo dhe jeta e Gretės morri njė tjetėr drejtim. E pėrkushtuar tėrėsisht pas kėngės, as shkolla nuk i mbeti pas. Nxėnėsja e shkollės sė mesme private Euro-Lingua studion nė degėt anglisht dhe frėngjisht dhe ėshtė e prirur pėr tė mėsuar gjuhė tė tjera. Njė ndėr aspiratat e Gretės ėshtė qė ti filloi studimet nė Londėr. Ambiciet e saj shkojnė edhe mė tej: ajo ėndėrron tė bėhet prezantuese e stacionit televiziv MTV, nė Amerikė apo nė Angli, plane kėto tė cilat ajo ėshtė e bindur se janė tė realizueshme. Tė jesh nė vėmendjen e vazhdueshme tė medias nuk pėrbėn problem pėr Gretėn. Pėrkundrazi ėshtė pjesė e strategjisė sė saj pėr tė rrėmbyer sa mė shumė fansa. Pėr momentin, ajo po pėrflitet nga mediat jo pėr talentin e saj, por pėr njė proces gjyqėsor kundėr njė gazete tė pėrditshme nė Tiranė. E shoqėruar ēdo moment nga dy prindėrit, me maturinė e saj, ajo u pėrgjigjet pyetjeve duke shprehur edhe padurimin pėr koncertin e radhės, qė do tė mbahet mė 11 mars, nė Londėr. Fundvitin e kaluar, Greta Koēi hodhi nė treg albumin e saj tė parė, titulluar Mos shiko tjetėr dhe tashmė punon pėr albumin e dytė. Sukses, famė dhe para. Ēfarė tjetėr mund tė ėndėrronte njė bashkėmoshatar i saj? Pėr Gretėn kjo ėndėrr tashmė u realizua.
Axhenda juaj ėshtė tepėr e ngarkuar. Kjo do tė thotė qė shkoni nė shkollė vetėm njė herė nė javė?
(Qesh...) Jo... pėrkundrazi, shkoj nė shkollė rregullisht pasi gjuhėt e huaja janė pasioni im. Tani mė ndodh tė bėj mungesa pėr shkak tė punės sė mbingarkuar por i falėnderoj mėsuesit e mi qė mė kanė bėrė edhe tolerime. Megjithatė, unė studioj edhe nė shtėpi.
Ndonjė koment pėr kėngėn magjike?
Mora pjesė me njė kėngė tė bukur, qė u vlerėsua shumė nga publiku. Nuk mora atė ēfarė vėrtet meritoja nė atė festival dhe kam mbetur e habitur nga ajo eksperiencė, por unė vazhdoj ta them qė vlerėsimi mė i madh ėshtė publiku. Pėr ta mbyllur me pak fjalė, mė ka ardhur keq pėr atė skualifikim.
Po pėr festivalin e kėngės nė radiotelevizion?
Dihet tashmė qė festivali i fundvitit ėshtė njė skenė e madhe ku realisht kėndojnė artistėt e mirėfilltė shqiptar, dhe mes tyre isha edhe unė. Fatmirėsisht kėtė vit edhe publiku mė priti mjaft mirė dhe si ēdokush tjetėr qė merr pjesė nė atė festival edhe unė prisja ēmimin e parė pasi kam punuar njė kėngė enkas pėr nė eurovizion.
Mendon se performanca juaj nė natėn finale mund tė ishte nė nivele mė tė lartė?
Mendoj se ajo ka qenė njė performancė e pėlqyeshme dhe pėr kėtė jam e bindur duke pasur parasysh edhe mendimin e kritikėve tė muzikės tė cilėt mė kanė komplimentuar.
A ėshtė e vėrtetė qė ende nuk e keni marrė vlerėn monetare qė ju akordua nė festivalin Mikrofoni i Artė si fituese e kėtij edicioni?
Unė tė jem e sinqertė nuk merrem fare me anėn monetare. Kjo i takon familjes time dhe manaxherit. E rėndėsishme pėr mua ėshtė muzika por di qė lekėt ende nuk janė tėrhequr. Nuk e di ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė.
Kush i financon kėngėt dhe klipet e tua ?
Kam sponsor dhe njė pjesė tė mirė tė shpenzimeve i mbulojnė ata, por edhe nga tė ardhurat e mia kam arritur tė mbuloj shumė shpenzime.
Kujt ia dedikon gjithė suksesin qė ti ke arritur deri tani?
Nuk diskutohet qė mbi tė gjitha me fat, i pari zėri qė e kam dhuratė nga zoti, dhe sė dyti shumė e rėndėsishme edhe kjo, prania e prindėrve tė mi. Ėshtė fati mė i madh qė kam sepse ti mund tė kesh shumė dėshira por pa mbėshtetjen e tyre nuk do tė mund tė arrija aty ku jam.
A ke pėrfituar nga bashkėpunimet me kolegėt tuaj?
I pari ka qenė bashkėpunimi me Erion Korinin kur unė po pėrgatitesha tė hidhja nė treg njė kėngė solo. Ai mė rekomandoi tė realizonim kėngėn sė bashku dhe pasi e dėgjova mė pėlqeu dhe mu duk e pėrshtatshme. Mė pas me Indritin,vendosa pėr bashkėpunimin pasi mė pėlqen shumė muzika popullore dhe kjo ishte e vemja kėngė me ritme tė mirėfillta popullore. Mė bėhet qejfi qė u prit mirė nė publik. Ndėrsa me Labinotin ishte njė sukses i dyfishė, pėr mua nė Kosovė dhe pėr Labin nė Shqipėri. Kjo kėngė vazhdon ende tė mbetet njė ndėr kėngėt mė tė transmetuara.
Ti ngjisėsh shkallėt me shpejtėsi, do tė thotė ti zbresėsh nė tė njėjtėn mėnyrė. Tė tremb ky fakt?
Jo nuk mendoj kėshtu. Nėse je njė kėngėtare profesioniste dhe ke njė zė tė pėlqyeshėm nė publik, dhe realizon kėngė tė bukura, di tė sjellėsh gjithmonė diēka tė re, ndaj Greta ka shumė pėr tė dhėnė.
Sė fundmi po pėrfliteni pėr njė akuzė pėr shpifje ndaj gazetės Shqiptare. Ēfarė ndodhi?
Po mendoj se ishte njė shpifje,e kėsaj gazetė pėr ulje tė imazhit tim. Sapo e lexuam lajmin kontaktuam me gazetėn dhe i kėrkuam qė tė bėnin pėrgėnjeshtrimin si dhe tė mė kėrkonin falje publike.
Ēfarė dėmshpėrblimi keni kėrkuar ?
Kėrkoj falje publike nga kjo gazetė sepse jam prekur nga kjo shpifje. Pastaj, janė avokatėt e mi ata tė cilėt do tė vendosin pėr dėmshpėrblimet nė vlerė monetare, por unė shpresoj qė gazeta tė kėrkojė falje publike sa mė parė, mė e pakta qė mund tė pritet.
Me cilėn kėngėtare nuk do tė doje tė krahasohesh?
Nuk mė pėlqen tė pėrmend emra. I tė gjithė i kam miq, dhe nuk dua tė pėrmend persona pa vlerė.
Sa larg shkon ambicia e juaj profesionale?
Unė dua tė realizoj njė kėngė nė gjuhėn angleze dhe synoj ta prezantoj nė MTV-nė evropiane dhe atė amerikane. Tashmė kėngėt e mia transmetohen nė MTV-nė ballkanike dhe jam pozicionuar e katėrta me kėngėn Dashuri pa shije. Po ashtu dėshiroj tė marr njė bursė studimi nė Londėr.
Ke menduar tė jetosh jashtė shtetit. Cila do tė ishte arsyeja qė do ti thonit Lamtumirė Shqipėrisė?
Lamtumirė kurrė nuk do ti thoja Shqipėrisė. Ndoshta, njė arsye pėr tu larguar pėr ca kohė do tė ishte studimi jashtė vendit, dhe ta filloi karrierėn time, fillimisht tė bėj njė lidhje me shtėpi diskografike dhe kompozitorė tė huaj.
Kėtė tė shtunė sė bashku me dy prindėrit e tu do tė udhėtoni drejt Londrės pėr tė marrė pjesė nė koncert. Si ndihesh pak ditė para udhėtimit?
Po, ėshtė e konfirmuar tashmė, qė do tė jem nė njė koncert nė Londėr mė 11 Mars dhe e pres me padurim kėtė koncert si dhe faktin qė do tė njihem me njė ndėr kryeqytetet e mia tė preferuara. Shpresoj qė tė kaloi mirė nė kėtė koncert dhe tė pranishmit tė argėtohen. Nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse tju them, shihemi nė Londėr tė dielėn.
|
|
#7 13 Prill 2007 09:01
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: E Talentuara Greta Koēi
Boo sa e zhvilluar qe eshte goca!!!
Zerin e ka te bukur, dhe kenget gjithashtu.
____________
Lot Dielli
|
|
#8 13 Prill 2007 22:14
|
|
 |
era001
thekthi

Postime: 441
Rregjistruar: Mars 2007
Mosha: 22
Pėrdorues #: 3327
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: E Talentuara Greta Koēi
lalalalalala cause I am the one, cause you are the one
Me pelqejne shume kenget e Gertes  Yll fare eshte.
|
|
#9 15 Prill 2007 13:55
|
|
 |
_CharmingLady_
Anėtar

Postime: 123
Rregjistruar: Prill 2007
Pėrdorues #: 3393
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: E Talentuara Greta Koēi
E keni degjuar kengen "Mos shiko tjeter" bashkpunim me Labin
|
|
#10 16 Prill 2007 13:59
|
|
 |
era001
thekthi

Postime: 441
Rregjistruar: Mars 2007
Mosha: 22
Pėrdorues #: 3327
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Flet Greta Koēi Pasi Fitoi Ēmimin E Parė Nė Top Fest
10 mijė eurot do t'i shpenzoj pėr muzikė
Nėse prindėrit e Greta Koēit kanė investuar pėr tė deri kėtu, njė pyetje normale mund t'i bėhet fitueses sė "Top Fest": Ē'do tė bėjė ajo me 10 mijė eurot e marra. Dhe 15-vjeēarja qė gjithmonė ėshtė treguar e rritur dhe nė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje tregohet po kėshtu. "Do t'i shpenzoj pėr tė bėrė kėngė". Sidoqoftė ajo e lė shpejt mėnjanė kėtė temė, pėr tė ėshtė njė lumturi e madhe ajo qė i jep ky ēmim, jashtė parave. Dhe kjo pėr faktin se ky ēmim vjen direkt nga votat e publikut. Njė hap pėrpara nė karrierėn e vjetėr tė vajzės sė vogėl nė moshė qė nuk ndahet pėr asnjė ēast nga prindėrit e saj. Tė cilėt, me sa shihet nga frytet, kanė ditur ta udhėheqin mė sė miri vajzėn e tyre drejt pjekurisė profesionale e asaj personale njėkohėsisht. Sepse sipas sė ėmės sė Gretės, e cila ėshtė gjithashtu dhe kėshilltare muzikore e saj, duke qenė se ėshtė diplomuar pėr Flaut, rruga drejt famės kėrkon sakrifica, kujdes e punė pa ndėrprerje, pa lėnė mėnjanė asnjė detaj. Ēdo kėngė e Gretės para se tė marrė rrugėn drejt studios sė regjistrimit shoshitet hollėsisht nė familje, ku merret vendimi unanim nėse ajo do vijė nė jetė apo jo. Por ēfarė thotė vetė, Greta Koēi, njė ditė pasi fitoi ēmimin e parė nė "Top Fest".
Emri juaj ishte nė krye tė listės me mė shumė vota nga publiku qė nė fillim tė mbrėmjes sė finales sė "Top Fest"? Sa e sigurt ishit se nė fund do ishit fituese?
Unė kisha dy net qė isha mė e votuara nga publiku, por prapėseprapė nuk e besoja kurrė qė do arrija tė fitoja. Megjithėse merrja shumė mesazhe dhe duartrokitesha nga publiku, pėrgjatė gjatė mbrėmjes mendoja se rezultati do pėrmbysej. E kisha shumė vėshtirė tė besoja se do fitoja, sepse thjesht me disa mesazhe mund tė rrėzohej rezultati. Mė ka lumturuar shumė njė mesazh qė mora nga njė grup tė rinjsh nė disko nė Sarandė. Ata ishin mbledhur pėr njė aktivitetin e tyre dhe mė thanė qė e kishin ndėrprerė atė dhe kishin vėnė njė monitor tė madh ku po shihnin "Top Fest"-in dhe po mė votonin nė ēdo moment qė unė tė fitoja. Unė kisha emocione gjatė gjithė kohės, por ky mesazh mė bėri tė pėrlotesha. I falėnderoj me gjithė zemėr, tė gjithė ata qė mė kanė votuar dhe gjithė ata qė mė dhanė mundėsinė tė arrija kėtė gjė. Kam qėndruar mbrėmė gjithė natėn duke parė trofeun, e prapė s'e besoja s'e kisha fituar. Kishte shumė kėngė tė bukura dhe ishte shumė e vėshtirė qė tė veēoja ndonjė kėngė, dhe kėtė mendoja se publiku do ta ketė shumė tė vėshtirė qė tė dallojė se cila kėngė duhej tė fitonte.
Nėse s'do kishit fituar ju, kush mendoni se e meritonte ēmimin e parė?
Siē thashė, kishte shumė kėngė tė bukura, por unė personalisht do tė veēoja kėngėn e Tunės, "Bileta". Ishte njė kėngė jashtėzakonisht e bukur. Mė pėlqyen gjithashtu edhe kėnga e Besės, Vedat Ademit, Vesa Lumės etj.
Ēfarė do bėni me paratė e fituara nga ky ēmim?
Kjo ėshtė e fundit gjė qė do mendoj. Akoma s'e kam marrė veten nga gėzimi i fitores dhe tė them tė drejtėn s'mė ka vajtur ndėrmend fare. Por normalisht qė do t'i shpenzoj pėr muzikėn.
A ndryshon diēka nė karrierėn tuaj ky ēmim?
Padyshim qė po, ėshtė njė hap pėrpara. Ky ėshtė ēmimi i dytė qė fitoj pas "Mikrofonit tė Artė". Pėr mua ėshtė i rėndėsishėm ky ēmim, pasi votat vinin drejtpėrsėdrejti nga publiku. Dhe pėr njė kėngėtare tė votohesh nga njerėzit ėshtė njė kėnaqėsi shumė e madhe.
Si do ndiheshit nėse s'do fitonit pasi qėndruat nė vend tė parė pėr pjesėn mė tė madhe tė mbrėmjes?
Sigurisht qė do tė mėrzitesha dhe do tė zhgėnjehesha shumė. Domethėnė nė asnjė moment s'e mendoja se mund tė fitoja edhe pse kur nė mes kėngėve shfaqej tabela me emrin tim nė vend tė parė mbushesha me shpresė. Por, prapė kisha frikė. Por sigurisht qė do ndihesha keq nėse s'do fitoja, edhe pse e rėndėsishme pėr mua ishte qė mora pjesė.
Ju keni jeni shfaqur prej kohėsh nė skenė, keni bėrė shumė kėngė, dhe siē thatė vetė, vetėm dy vitet e fundit ky ėshtė ēmimi i dytė qė fitoni. Nuk keni frikė se mos imazhi juaj konsumohet apo siē mund tė thonė specialistėt pėr ato qė shfaqen herėt nė skenė qė mund tė "dilni nė pension" para kohe?
Jo nuk kam frikė, sepse pėr sa kohė bėn muzikė cilėsore nuk ekziston mundėsia e konsumimit tė imazhit profesional. Nėse nxjerr njė kėngė dhe ėshtė e mirė, njerėzit e pėlqejnė nuk ka mundėsi konsumimi. Pastaj unė dua gjithnjė tė arrij mė tė mirėn, unė prandaj punoj me mė tė mirėt qė janė aktualisht nė treg, me kompozitorin Genti Lako, koreografin Albi Nako dhe stiliste kam Rezarta Skifterin. Gjithashtu pėr sa i pėrket imazhit, unė gjithnjė pėrpiqem tė mos e konsumoj atė. Shkoj nė koncerte, jap intervista, por asnjėherė nuk shihem nė ēdo vend dhe pikėrisht pėr tė mos u konsumuar.
Ēfarė planesh afatshkurtra dhe afatgjata keni?
Aktualisht po bėj njė turne nė gjithė Shqipėrinė. Deri tani kam qenė nė Rrėshen, Laē, Burrel. Kėto turne kanė qenė njė sukses i vėrtetė dhe njerėzit mė kanė pritur shumė shumė mirė. Kėto janė pak a shumė planet aktuale. Gjithashtu dhe koncerte nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi.
Keni arritur nė moshė tė hershme shumė sukses, ēfarė synoni mė tej?
Synoj qė tė ndiqem nga njė publik i huaj. Njė avokat qė ėshtė i njohuri i familjes dhe qė jeton nė Londėr u ka dėrguar katėr shtėpive diskografike mė tė mėdha nė botė CD-tė me audio dhe klipe. Producentėt nė kėto shtėpi diskografike janė edhe ato tė Beyonce, Mariah Carey. Deri tani ėshtė bėrė pėrzgjedhja e parė dhe njėra prej kėtyre shtėpive diskografike ėshtė shprehur e interesuar.
|
|
#11 02 Qershor 2007 16:30
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Greta Koēi: Qėllimi im, tė prek Eurovizionin
Ėshtė vetėm 16 vjeē dhe ka siguruar njė sukses vėrtet tė madh. Ka bėrė tė vetin trofeun e njė ndėr evenimenteve mė tė mėdha muzikore Top Fest duke fituar ēmimin e publikut. Ėshtė njė vajzė e thjeshtė, qė dėshiron tė mbetet kėshtu, e shoqėruar kudo nga prindėrit, pa krijuar njė shoqėri tė vetėn duke lėnė mėnjanė ēdo gjė tjetėr pėr tiu pėrkushtuar kėngės. Kjo ėshtė kėngėtarja Greta Koēi e cila si ėndėrr njėkohėsisht dhe qėllim tė vetin ka: tė shkojė nė Eurovizion.
Jeni fituesja e edicionit tė katėrt tė Top Fest. Si ndiheni?
Ndihem e lumtur. Doja njė kėngė qė ti pėrshtatej kėtij evenimenti duke qėnė se lanēon muzikėn moderne shqiptare. Genti Lako ėshtė ai qė u kujdes mė shumė, arriti tė nxjerrė njė kėngė qė tė pėlqehet nga masa. Konkurova mes 194 kėngėtarėve dhe arrita tė futesha nė finale ku garuan 36 kėngė. Kėnga ime Sa mė lodhe triumfoi duke marrė ēmimin e madh tė publikut. Nė fakt u kujdesa shumė pėr gjithēka duke parė me kujdes edhe veshjen dhe paraqitjen skenike, tė pėrshtatshme pėr moshėn qė kam. Kėnga shoqėrohej edhe me njė koreografi tė realizuar nga Albi Nako i cili mė ka ndihmuar shumė edhe pse ushtrimin e kapa shumė shpejt. E prisje fitoren?
Kur u shpallėn rezultatet paraprake kam qenė nė vend tė parė me njė diferencė prej 100 votash. Mė pas diferenca u shtua duke kaluar ne 300. Nė vend tė dytė vinte Poni. Kam qenė pėrgjatė gjithė kohės nė ankth pasi rezultati mund tė pėrmbysej. Babai mė thonte se gjatė zhvillimit tė spektaklit vinin mesazhe pafund, komplimenta drejtuar kėngės time. Ajo qė mė kėnaqi mė shumė ishte telefonata qė erdhi nga njė disko nė Sarandė ku ishin mbledhur bashkė shumė shkolla nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. Aty ishte ndėrprerė aktiviteti i mbrėmjes pėr tė votuar pėr mua. Ishin tmerrsisht shumė, rreth 2000 vetė dhe nė telefon dėgjoja ovacionet e fansave. U emocionova shumė dhe mė vinte pėr tė qarė.
Po pėrgatitesh pėr ndonjė tjetėr kėngė?
Jam duke realizuar njė kėngė, sėrish me Gentin. Ėshtė nė pėrfundim dhe do tė lanēohet nė verė. Ėshtė kėngė ritmike, diskotekash e cila do tė shoqėrohet edhe me videoklip. Nė Shtator-tetor do tė dalė njė tjetėr kėngė, njė baladė. Aktualisht jam duke zhvilluar koncerte recitale nė vende tė ndryshme tė Shqipėrisė. Tė dielėn jam nė Pogradec, nė pallatin e sportit. Me tė mbaruar, do tė filloj turneun nėpėr botė, kudo qė ka shqiptarė. Do tė udhėtoj nė Kosovė, Maqedoni, Greqi, Itali, Londėr etj.
Si e organizon Greta njė ditė normale?
Nė mėngjes jam nė shkollė. Studioj nė vit tė tretė pėr Anglisht dhe Frėngjisht nė shkollėn privatė Eurolingua. Frekuentoj ēdo ditė palestrėn. Stėrvitem pėr ēdo projekt pasardhės qė kam. Ēdo tė hėnė nga ora 5-6 komunikoj live me fansat e mi nė internet. Thuajse tė gjithė ditėn e kam tė ngarkuar.
Shoqėroheni gjithmonė nga prindėrit. Ēfarė vendi zė shoqėria tek ju?
Po ėshtė e vėrtetė, kudo shoqėrohem nga prindėrit, nė ēdo takim qė kam. Edhe nė shkollė mė ēon babi. Jashtė shkollės nuk kam miq. Nuk frekuentoj absolutisht kafenetė apo shėtitjet pasi nuk kam kohė. Imagjinoni, as celular nuk mbaj. Nuk dua tė komunikoj me askėnd pėr vetė faktin se nuk dua tė shqetėsohem. Dua tė jem aq afėr me njerėzit por njėkohėsisht edhe larg me ta.
Cili ėshtė personi mė i afėrt pėr ju?
Familja ėshtė e shenjtė pėr mua. Prindėrit dhe motra ime Eni janė njerėzit mė tė shtrenjtė pėr mua.
Cila ėshtė gjėja mė e bukur qė iu ka ndodhur dhe ēfarė ėndėrroni?
Deri tani mė i rėndėsishmi pėr mua ka qenė trofeu nė Top Fest4. Ndjej se gjithmonė jam nė rritje profesionalisht dhe kjo mė bėn tė jem mirė. Qėllimi im kryesor ėshtė tė konkuroj nė festivalin e fundvitit dhe tė fitoj. Dua tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė vitin qė vjen nė Eurovizion.
Po mė e ēuditshmja?
Ishim nė Romė. Isha shumė e lodhur nga koncerti dhe pėr njė moment po qėndroja me mamin duke vėzhguar disa monumente qė po mė pėlqenin. Befas shfaqen dy kinezė dhe me zė tė lartė thonė: Greta Koēi. Kjo ėshtė Greta Koēi. Nuk kemi mbajtut dot tė qeshurėn nga habia.
Kush nga kėngėtaret e huaja tė pėlqen mė shumė?
Mė pėlqen Kristina Agilera. Ka njė teknikė shumė tė mirė interpretimi. Po kėshtu mė pėlqen edhe Pink. Unė vėzhgoj dhe marr gjithmonė atė qė bėjnė mė mirė, por padyshim pa dalė nga natyra ime e tė kėnduarit, nga vetja ime.
____________
Lot Dielli
|
|
#12 04 Qershor 2007 12:46
|
|
 |
Stelar Dust
Rregjistruar

Postime: 87
Rregjistruar: Qershor 2007
Pėrdorues #: 3592
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Greta Koēi, Njė biznes Milionash
Milionat e fundit ishin ato tė Ēmimit tė Madh tė Top Fest, ēmim qė duket se mė shumė se kėngės publiku ia dha Gretės. Por babai i saj pohon se vetėm nga njė tur i Gretės nė Ulqin familja Koēi do tė pėrfitojė mė shumė se 60 mijė euro, ndėrsa tė gjitha fundjavat e 16 vjeēares sexy janė prenotuar deri nė dhjetor 2007. Sado e ēuditshme tė duket, vajza shkodrane ėshtė shndėrruar nė njė biznes tė vėrtetė pėr prindėrit e saj, tė cilėt e menaxhojnė duke fituar miliona. Greta ėshtė njė minierė ari, - pohon i ati qė nė fakt ėshtė edhe ca i shqetėsuar pėr sigurinė dhe qetėsinė e Gretės kur tregon se nuk ndodh rrallė qė kur nisen pėr ture jashtė Tirane ti ndjekin nga pas me makina fansa deri nė Burrel, Laē apo Rrėshen dhe shpesh nuk janė vajza tė vogla nga ato qė i shkojnė Gretės poshtė pallatit pėr ti kėrkuar autografe, por prototipėt e tė fortėve me varse e zinxhira tė trashė floriri nė qafė dhe makina luksoze.
Fatmir Koēi ndihet i detyruar ta mbrojė nga tė gjitha kėto tė bijėn, qė ėshtė edhe biznesi kryesor i familjes. Pėr kėtė arsye, edhe mamaja Afėrdita, edhe babai Fatmiri janė tė punėsuarit e Gretės dhe i kanė braktisur profesionet e tyre. Nuk e lėnė asnjė moment vetėm kėngėtaren qė u bė e njohur nė moshėn 13 vjeē e gjysėm kur kėndoi me Erion Korinin njė baladė tė suksesshme. Por kishte njė hile tė vockėl qė nė fillim tė karrierės sė Gretės. Mosha e minorenes u ruajt sekret dhe vetėm kohėt e fundit ėshtė zbuluar se nė fakt Greta nuk kishte faj (Kush ka faj titullohej kėnga e kėnduar me Korinin) qė ishte vetėm nė klasė tė tetė, ndonėse dukej tek tė njėzetat nė videoklipin ku prindėrit e saj nė rolin e tyre tė menaxherit ishin kujdesur qė ta shisnin pėr mė tė madhe.
Ende duket shumė mė e madhe nga ēėshtė nė tė vėrtetė kur del nė ekran, ndėrsa nė intervistėn tek Rogner menjėherė pas fitimit tė ēmimit tė parė nė Top Fest, vjen mė pak e grimuar dhe nėn shtresėn pak mė tė hollė tė pudrės mund tė shquash lėkurėn e njė 16 vjeēareje. Nė rrethana tė tjera njė vajzė tė moshės sė saj nė Tiranė, edhe pse vetėm nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme, nuk mund ta pėrfytyrosh pa grupin e saj tė shokėve, daljet nė kafet dhe baret e Tiranės, shėtitjet e stėrzgjatura nga ish-Blloku, vizitat e shpeshta nė shtėpinė e shoqes sė ngushtė, sidomos fundjavave kur nis jeta e natės
Tė gjitha kėto ti harrojė Greta. Prindėrit ia kanė ndaluar, por edhe ajo vetė pohon se ka zgjedhur tė mos ketė asnjė miqėsi tė veēantė dhe madje as shoqe. Nuk kam shoqėri fare, - pohon Greta duke shtuar se nuk ka nevojė dhe nuk ka as kohė tė ruajė shoqėrinė kur i duhet tė rendė ēdo javė, tė paktėn dy ose tre ditė nėpėr koncerte dhe shoė, party ose disko. Jo pėr tė kėrcyer vetė, por pėr tė kėrcyer dhe fituar para
Ka njė ndryshim esencial, sepse nėse versionin e parė prindėrit nuk ia lejojnė, tė dytin e shohin tė lidhur me karrierėn e saj dhe sit ė tillė tė pashmangshėm. Pastaj a nuk ėshtė njėlloj qef si tė shkosh vetėm pėr tė kėrcyer dhe si tė kėrcesh duke kėnduar. Madje sipas Gretės kjo ėshtė e dyta ėshtė mė zbavitėse, pasi je ekskluzivisht nė qendėr tė vėmendjes dhe madje bėn edhe tė tjerėt pėr tė kėrcyer. Megjithatė diskot sipas Gretės po shndėrrohen pak nga pak nė njė bezdi dhe ajo pohon se do tė donte ti shmangte dhe tė fokusohej vetėm tek koncertet. Por kjo ėshtė e pamundur ende nė Shqipėri, sepse diskot dhe pub-et janė ende ambjentet kryesore ku kėndohet live. Pohon se as nė dasma nuk preferon tė kėndojė, me njė pėrjashtim tė vetėm, atė tė pjesėmarrjes nė dasmėn e njė ish-ministri jetėshkurtėr nė qeverinė Nano, Igli Toskės.
Kanė njė problem tjetėr me diskot prindėrit e Gretės, faktin qė nuk e ruajnė dot ashtu si nė koncerte vajzėn, sepse atmosfera ėshtė shumė mė intime dhe shpesh u ka qėlluar qė tė vihen nė pozitė tė vėshtirė pėrpara djemve qė i afrohen Gretės dhe sipas traditės shqiptare tė dasmave e dorovisin me nga 100 apo 200 euro. Por Greta e ka tė ndaluar tė marrė para nė dorė dhe nė variantin mė tė keq, kur dorovitėsi nuk tėrhiqet, paratė i administrojnė badiguardėt e Gretės sipas rregullit tė pėrgjithshėm. Prindėrit e Gretės duken tė bindur qė tė mos i ndahen vajzės sė tyre nga pas pėr asnjė ēast jo deri sa tė mbushė 18 vjetėt, por derisa tė martohet. Po sikur tė mos martohet? Kėtė mamaja e kėngėtares nuk mund ta pėrfytyrojė dhe bėn larg qoftė nėn zė kur e pyet. Por kur vjen puna tek paraqitja dhe look-u i Gretės duket se prindėrit heqin dorė nga fanatizmi duke mos ia ndaluar pozat sexy dhe veshjet qė ndonjėherė duket se kanė pėr qėllim pikėrisht tė fshehin moshėn e saj tė vėrtetė, ashtu si edhe grimi dhe stilimi i flokėve. Greta qė ke pėrballė nė barin e Rogner ėshtė shumė larg versionit tė skenės, por mė tepėr njė vogėlushe qė shoqet e mamit vijnė e kapin pėr faqkash me pėrkėdheli shoqėruar ende me fraza tė tilla si zogu i vogėl
Por nuk ėshtė aq naļve sa ēduket e vogla dhe na zbulon disa strategji tė saj tė parrezikshme pėr ti bėrė pėr vete fansat nė koncertet apo shou-t e festat nė disko e pabe. Madje duket se ka mėsuar mirė si tė bėjė pėr vete edhe femrat. Tregon se nuk heziton tu rezervojė pėrshėndetje speciale tė parave atyre, kur janė tė shoqėruara me partnerėt meshkuj, pėr ti shpėtuar xhelozisė sė tyre dhe historisė sė famshme tė rivalitetit mes femrave. Dhe fakti ėshtė qė Greta ka shumė fansa femra, qė nga ato vajzat e vogla qė ēdo ditė i trokasin nė derėn e apartamentit pėr autografe e deri tek gratė dhe moshat e treta pranė tė cilėve ka namin e gocės sė mirė. Ndonjėherė tė ngjan me njė murgeshė sensuale, por thashethemeve rozė nuk u ka shpėtuar as ajo, ndėrsa nė internet blogėt janė tė mbushur me mė tė fundit prej tyre: njė lidhje mes saj dhe Ermal Fejzullahut. Greta e pėrgėnjeshtron nga ana e saj, por nuk di tė thotė se si qėndron puna nga ana tjetėr, ajo e Ermalit.
Nė sy tė prindėrve Greta nuk na thotė gjė tjetėr pėrpos kėsaj, ndėrsa pėrsėrit vazhdimisht se nuk ka kohė pėr historiēka dashurie dhe se nuk i pėlqen tė shpenzojė kohėn kot me shokė e shoqe, kur rrėfen se vetėm dashuria e prindėrve i duket e sinqertė. Gjithėsesi tregon se nuk i mungojnė shokėt e shoqet nė shkollė, ndėrsa ndjek vitin e dytė e profilizuar pėr gjuhė tė huaja anglisht dhe frėngjisht nė shkollėn e gjuhėve Eurolingua. Nuk ka asnjė aspiratė ende pėr studime tė larta, ndėrsa pohon se njė nga dėshirat e tjera tė mėdha nė jetėn e saj ėshtė aktrimi. Edhe nė kėtė pikė prindėrit e saj reshtin sė qeni fanatikė dhe pohojnė se kur bėhet fjalė pėr njė karrierė dhe njė profesion qė ėshtė edhe art, nuk i vėnė limite Gretės. Ata tregojnė se janė krenarė qė nė moshėn 16 vjeēare vajza e tyre ka realizuar shtatė videoklipe dhe nė fakt ėshtė komentuar edhe pas festivalit Top Fest si njė eveniment i rrallė qė njė kėngėtare nė moshėn e Gretės fiton vendin e parė nė njė festival, edhe pse nė studiot e Top Show nuk munguan kritikat dhe rezervat pėr kėngėt qė u klasifikuar tė parat nga publiku, por qė sipas specialistėve ishin larg profesionalizmit tė mirėfilltė. Kėshtu njė nga vendet e para nė kėtė festival e mori edhe Poni, qė ėshtė e njohur mė tepėr pėr muzikėn popullore.
Pas Top Festit qė e ka bėrė tė ndihet nė qiellin e shtatė, Greta Koēi tregon se do tė pushojė pak, pasi nė jetėn e pėrditshme ėshtė njė tip shumė i relaksuar dhe i qetė dhe se mėnjehėrė pas njė pazue tė shkurtėr do tė nisė turin e koncerteve verore nėpėr Shqipėri. Do tė ketė ca ditė kohė tė kalojė me qenin e saj tė bardhė, Xhesin dhe me tė motrėn, Enin e cila ashtu si ajo kėrkon tė bėhet kėngėtare dhe prindėrit kanė nisur ta shoqėrojnė edhe atė nė festivalet pėr fėmijė. Pas turit nėpėr Shqipėri prindėrit-manaxherė tė Gretės rrėfejnė itinerarin veror qė i pret dhe gjatė tė cilit sėbashku me katėr balerinėt, dy fonistat, Dj-in, dy bodiguardėt, dy shoferėt dhe 3-4 ndihmėsat pėr organizimin do tė nisen nė njė turne tjetėr nė Kosovė dhe nė Maqedoni,. Njė nga ndalesat e gjata do tė jetė edhe nė Mal tė Zi ku i ati thotė se ka nėnshkruar njė kontratė qė i kalon tė 60 mijė eurot. Megjithatė edhe shpenzimet janė tė shumta sipas tij, sepse njė kėngė kushton 1500 euro dhe njė videoklip 6 mijė, ndėrsa edhe garderoba e Gretės qė mbushet vetėm jashtė gjatė udhėtimeve dhe tureve, ėshtė njė shpenzim dhe investim mė vete.
Ndėrsa prindėrit merren me buxhetet dhe shpenzimet, Greta ka mė tepėr dėshirė tė flasė pėr klubin e saj tė fansave dhe pėr orarin e saj tė takimit me fansat nė njė formė edhe kjo e koordinuar nga prindėrit, nėpėrmjet chat-it nė adresėn e saj tė faqes sė internetit www.gretakoci.com nga ora 5-6 PM. Madje tregon se shfaqet edhe me video pėr ta, kur ia kėrkojnė dhe pėr rreth njė orė u pėrgjigjet pyetjeve dhe interesit tė tyre. Kjo ėshtė mėnyra mė safe qė kanė gjetur prindėrit pėr Gretėn, ndėrsa nė lokale dhe koncerte nuk mund ti afrohet dot njeri pėr shkak tė badiguardėve. Njė nga strategjitė e marketingut tė prindėrve ėshtė qė ta mbajnė larg kėngėtaren e tyre tė famshme edhe nga sytė e publikut sa mė tepėr qė tė jetė e mundur, aq sa njerėzit tė pyesin a ėshtė e gjallė kjo Greta, apo ėshtė vetėm njė imazh?...
|
|
#13 08 Qershor 2007 15:15
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|