|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
25 vjet mė parė, mė 13 gusht 1980, nė njė spital tė Romės u nda nga jeta Eqrem Ēabej, figurė e shquar, e shkencės, e arsimit dhe e kulturės shqiptare, anėtar themelues i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Mėsues i Popullit. Vdekja e parakohshme-sapo kishte mbushur 72 vjeē-i ndėrpreu vijimin e veprės sė tij tė jetės Studime etimologjike nė fushė tė shqipes dhe tė punėve tė tjera qė kishte nėpėr duar. E. Ēabej ka lėnė njė trashėgimi shkencore tė pasur e tė shumanshme me mbi 200 tituj veprash, artikujsh e tekstesh mėsimore. Kontributin mė tė shėnuar e ka dhėnė nė fushėn e historisė sė gjuhės shqipe dhe tė marrėdhėnieve tė saj me gjuhėt e tjera indoevropiane e ballkanike. Duke iu mbajtur parimit se historia e njė gjuhe ėshtė historia e popullit qė e flet atė gjuhė, ai ka pėrfshirė gjerėsisht nė studimet e veta edhe kulturėn materiale e shpirtėrore tė shqiptarėve nė shfaqjet mė tė larmishme tė saj, kėshtu qė nė personalitetin e tij shkencor janė shkrirė nė njė gjuhėtari, etnologu e folkloristi dhe historiani.
Vepra shkencore e Ēabejt, me gjithė gjerėsinė e shumanshmėrinė e saj, ėshtė e pėrqendruar nė disa probleme themelore tė historisė sė gjuhės dhe tė popullit shqiptar. Me njohjen e thellė tė gjuhės shqipe dhe tė dialekteve tė saj, me forcėn e analizės e tė sintezės shkencore, me objektivitetin dhe logjikėn e rreptė qė pėrshkon veprėn e tij, dhe me mprehtėsinė e vėzhgimit e tė arsyetimit qė e karakterizonte, Ēabej argumentoi njė varg tezash themelore pėr burimin dhe origjinalitetin e gjuhės shqipe, pėr gjenezėn e popullit shqiptar, pėr karakterin autokton tė kėtij populli nė trojet e sotme tė tij, pėr rolin aktiv e dinamik tė shqiptarėve nė marrėdhėniet historike me popujt e tjerė, pėr njėsinė e gjuhės shqipe e tė kulturės shqiptare, pėr pasurinė e fjalorit tė shqipes dhe mundėsitė e pashtershme zhvilluese tė tij. Nė tė gjitha kėto fusha ai solli kontribute vetjake origjinale me rėndėsi tė madhe kombėtare dhe pėr gjuhėsinė indoevropiane e ballkanike.
Ėshtė i pari dijetar shqiptar, qė trajtoi nė nivelin e shkencės bashkėkohore probleme tė tilla tė rėndėsishme tė albanologjisė, tė cilat mė parė kishin qenė fushė pune vetėm e albanologėve tė huaj. Mendimi i tij edhe sot ėshtė autoriteti shkencor mė i lartė nė albanologji.
Vepra e tij madhore shumėvėllimėshe Studime etimologjike nė fushė tė shqipes ėshtė sintezė e dijeve tė tij tė thella e tė gjera dhe e pėrvojės sė gjatė nė gjurmimin e burimit tė fjalės shqipe e tė historisė sė saj. Kjo vepėr, qė shėnon njė etapė tė re nė studimet historike pėr shqipen, pėrbėn njėkohėsisht njė kontribut me vlerė tė gjithanshme pėr studimin e historisė sė gjuhėve tė Ballkanit, pėr indoevropianistikėn dhe pėr teorinė e pėrgjithshme tė etimologjisė. Autori nuk arriti tė kryejė pasurimin dhe redaktimin pėrfundimtar tė gjithė kėsaj vepre tė hapėt. Vetėm vėllimi i dytė doli nė gjallje tė tij (1976) dhe ai arriti tė pėrgatitė e tė ēojė nė shtyp vetė edhe vėllimin e parė, qė pėrmban hyrjen studimore. Nga shtatė vėllimet e serisė, kanė mbetur pa u botuar i pesti dhe i shtati. Urojmė qė Instituti i Gjuhėsisė e i Letėrsisė dhe familja Ēabej tė zgjidhin sa mė parė ēka mbetur pėr tė zgjidhur nė mėnyrė qė kjo seri tė plotėsohet dhe tė nisė puna pėr botimin e plotė akademik tė trashėgimisė shkencore tė Eqrem Ēabejt.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#1 20 Qershor 2008 18:42
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Eqrem Ēabej u nda nga jeta para se tė arrinte nė atė moshė kur dijetarė tė tjerė kanė pėrgjithėsuar pėrvojėn e jetės e tė punės dhe kanė shkruar testamentin shkencor. Ne qė e kemi njohur nga afėr dhe jemi ushqyer nga vepra, nga kėshillat dhe nga shembulli i jetės sė tij, kemi brenda nesh edhe testamentin e tij shkencor e qytetar. Unė po marr guximin tė shpreh disa pika tė kėtij testamenti tė pashkruar.
Pika e parė ėshtė pa dyshim pėrgjegjėsia qė kemi ndaj atdheut dhe kombit. Eqrem Ēabej i takon njė brezi intelektualėsh qė u ul nė bankat e shkollės kur Shqipėria sapo ishte bėrė, me mundime tė mėdha, dhe kishte mbijetuar pėrmes rreziqeve tė shumta tė Luftės sė Parė Botėrore. Brezit tė Ēabejt i ra detyra pėr ta mėkėmbur kėtė Shqipėri, pėr ta vėnė nė udhėn e zhvillimit e tė evropianizimit. Ky ishte njė brez intelektualėsh atdhetarė tė frymėzuar nga idealet e Rilindjes Kombėtare dhe nga idetė pėrparimtare tė kohės. Ashtu si dhe shokėt e tij tė shkollės e tė jetės ai zgjodhi tė mbetej qytetar i vendit tė vet, i shėrbeu shkollės shqipe nga Shkodra nė Gjirokastėr, dhe u rikthye nė atdhe nė njė kohė kritike (gusht 1944), kur intelektualė tė tjerė qė nuk patėn njė shtyllė kurrizore si tė tijėn, merrnin rrugėn e mėrgimit. Pėr Gjirokastrėn kishte mall dhe dashuri tė veēantė. Ndonėse nė tė vėrtetė kishte lindur nė Eskishehir tė Turqisė mė 6 gusht 1908, si vendlindje shėnonte gjithnjė Gjirokastrėn. Herė pas here kishte dėshirė tė vinte nė dukje qytetarinė e gjirokastritėve, seriozitetin, pėrmbajtjen, mirėsjelljen, dinjitetin vetjak dhe familjar, ndjenjėn e jetės shoqėrore, dėshirėn pėr tė nxėnė, aftėsinė pėr ti bėrė ballė jetės.
Si ėshtė e mundur qė kėta intelektualė shqiptarė, tė larguar nga vatrat familjare shumė herė nė njė moshė fare tė njomė, qė dinin mė mirė gjuhėt e shkollave tė tyre sesa gjuhėn e nėnės, u kthyen pėrsėri pėr ti shėrbyer vendit tė vet? Pėrgjigjen pėr kėtė na e jep Fan Noli me atė qė tregon pėr rastin e tij. Qė nė moshėn mė tė njomė familja dhe shoqėria shqiptare i kishte mėkuar kėta djem me dashurinė pėr vendin, me ndjenjėn e krenarisė dhe tė dinjitetit kombėtar. Kėto tipare mbetėn tė pėrhershme nė karakterin e tyre, pavarėsisht nga rrethanat. Ēabej ishte njė nga intelektualėt e atij brezi qė e mėkėmbėn Shqipėrinė dhe qė pėrgatitėn brezin tjetėr, qė e mbajti atė mė kėmbė. Shqipėria pėr atė nuk ishte vetėm shteti shqiptar, po gjithė hapėsira ku i thonė bukės bukė dhe ujit ujė.
Ishte njė dijetar qė pėrvetėsoi dhe zbatoi metodėn moderne tė kėrkimit shkencor, ku analiza e gjithanshme dhe e kombinuar e fakteve dhe rrethanave historike, tė brendshme e tė jashtme, ėshtė parakusht pėr tė ndėrtuar hipoteza e teza rreth problemeve tė shqyrtuara. Ai na thoshte se njė tezė gjykohet si e vlefshme, kur i qėndron kritikės, d.m.th. kur argumentet mbi tė cilat mbėshtetet kjo tezė janė mė tė forta, mė bindėse sesa kritika qė i bėhet asaj. Nė kėtė kuptim ai e ka quajtur tė vlefshme e tė qėndrueshme tezėn e autoktonisė sė shqiptarėve nė trojet e tyre tė sotme dhe tezėn e prejardhjes sė shqipes nga ilirishtja. Dihet se nė Ballkan, po edhe nė vise tė tjera, problemet e autoktonisė kanė qenė dhe mbeten tė lidhura ngushtė me diskutimet territoriale ndėrmjet shteteve. Ka mjaft shembuj kur studiuesit kanė ecur pas hullisė sė politikės dhe janė pėrpjekur tė provojnė me ēdo kusht atė qė u kanė diktuar interesat politikė tė vendit tė tyre. E. Ēabej nuk shkau nė kėto pozita. Parimi i tij, qė na e pėrsėriste shpesh dhe qė po e rendit si njė pikė tjetėr tė testamentit tė tij, ka qenė: Nė kėrkimin shkencor tė jemi objektivė, por jo indiferentė. Tė jesh objektiv do tė thotė tė ndjekėsh logjikėn e fakteve dhe tė dėshmive historike, ti marrėsh parasysh ato, ti interpretosh me njė metodė shkencore, tė mos i shtrembėrosh e tė mos i lėsh nė harresė pėr tė provuar diēka tė paracaktuar. Tė mos jesh indiferent do tė thotė qė kur tė tjerė pėrhapin teza e pikėpamje tė paargumentuara, nė kundėrshtim me faktet dhe me tė vėrtetėn (qoftė nga mungesa e metodės shkencore, qoftė me qėllime tė caktuara), duhet tė pėrgjigjesh pėr ti vėnė gjėrat nė vend. Jo rrallė shqiptarėt janė paraqitur nga disa studiues tė huaj si njė popull barinjsh shtegtarė e luftėtarė, qė mjeshtėrinė e bujqėsisė dhe dijen e morėn prej tė tjerėve. Duke shqyrtuar tėrė fjalorin e gjuhės shqipe, ku pasqyrohet vetė jeta e historia e popullit, Ēabej arrin nė pėrfundimin se gjuha shqipe, si pasqyrė e jetės dhe e historisė sė popullit, nuk ėshtė e pasur vetėm me fjalė tė sferės baritore e tė kulturės materiale, po edhe me fjalė tė sferės abstrakte-mendimore. Dhe prej kėsaj ai formulonte nė mėnyrėn e tij tė figurshme pohimin se shqiptarėt nė histori tė tyre kanė qenė njė popull jo vetėm i kėrrabės e i shpatės, po edhe i parmendės e i pendės. Nga analiza e gjithanshme e marrėdhėnieve tė shqipes me gjuhėt fqinje dhe mbi bazėn e dėshmive historike ai ėshtė shprehur se hapėsira e sotme e shtrirjes sė shqiptarėve nė Ballkan nuk ėshtė rezultat i njė zgjerimi a i njė shpėrthimi demografik nga njė trevė e ngushtė, po pėrkundrazi, rezultat i njė ngushtimi dhe se shqiptarėt dikur kanė luajtur njė rol mė tė madh nė kėtė gadishull sesa nė kohėt mė tė reja.
Eqrem Ēabej, si dijetar i brumosur me parimet e kėrkimit shkencor, nuk u josh nga teoritė e mjegullta pellazgjike, as nga hipotezat tėrheqėse (qė vijojnė edhe sot) pėr gjuhėn shqipe si ēelės tė gjuhėve tė lashta tė Mesdheut. Ai gjithmonė ndėrtonte nė njė truall tė qėndrueshėm, prandaj vepra e tij do tė jetė jetėgjatė. Nė ēėshtjen aq komplekse tė autoktonisė, ai nuk shkonte pėrtej periudhės antike, d.m.th. rreth 3000 vjet mė parė. Pėr periudha mė tė hershme, shkenca tani pėr tani nuk ėshtė nė gjendje tė hedhė dritė tė mjaftueshme. Ai i jepte rėndėsi tė dorės sė parė metodės dhe parimeve tė studimit. Pa kėto nuk mund tė ketė kėrkim shkencor. Kjo ėshtė njė pikė tjetėr e testamentit tė tij shkencor.
Rreth njė vit para se tė ndahej nga jeta, Ēabej mbajti njė fjalė nė asamblenė e Akademisė sė Shkencave (mars 1979), e cila u botua te gazeta Mėsuesi dhe te numri i parė i revistės Gjuha jonė me titullin Pėr pastėrtinė e gjuhės. Ky shkrim nė njėfarė kuptimi mund tė vėshtrohet edhe si njė testament i tij, si njė plotėsim i njė amaneti tė Aleksandėr Xhuvanit, me tė cilin bashkėpunoi ngushtė shumė vjet dhe ruajti pėr tė gjithmonė njė nderim mallėngjyes. Pėr tė dy kėta dijetarė, gjuha ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj; shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė njė tregues i nivelit tė kėsaj kulture. Prandaj ringjalljet kombėtare kudo e nė ēdo kohė kanė shkuar hap mė hap me pasurimin e pastrimin e gjuhės. Njė ndėr detyrat kryesore tė gjuhėsisė shqiptare ėshtė dhe mbetet pasurimi i gjuhės me elemente tė gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masės sė fjalėve tė huaja, qė kanė vėrshuar sė jashtmi dhe qė po vazhdojnė edhe nė ditėt tona, duke depėrtuar nė shkrimet shkencore dhe letrare, nė radio, nė televizion, nė bisedėn e pėrditshme. Pastrimi i gjuhės nga ky mish i huaj ėshtė njė detyrė shkencore, njėkohėsisht edhe kombėtare, shprehet Ēabej. Nuk ėshtė aspak njė shenjė shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditė shovinizmin. Bashkė me porosinė pėr mbrojtjen e gjuhės, ky dijetar na kujton kėshtu edhe njė tipar moral e qytetar tė shqiptarėve: mungesėn e ndjenjave shoviniste. Kjo do tė thotė qė jo vetėm tė qėndrojmė nė kėtė traditė tė lavdėrueshme tonėn, po edhe tė mos lejojmė qė tė na pėrflasin tė meta qė nuk i kemi. Pra, duke mos qenė shovinistė, tė mos jemi indiferentė ndaj shfaqjeve tė shovinizmit.
Duke u rikthyer te ēėshtja e gjuhės, e quaj tė nevojshme tė pėrmend se me propozimin e Eqrem Ēabejt nė Asamblenė e Akademisė sė Shkencave nė shkurt 1979 qeveria shqiptare krijoi pas dy muajsh me njė vendim tė posaēėm Komisionin e pėrhershėm pėr organizimin e punės pėr pastrimin dhe pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe. Ēabej propozoi tė krijohej edhe njė revistė me emrin Gjuha jonė ose Gjuha shqipe. Nė tė vėrtetė dolėn dhe dalin dy revista simotra: Gjuha jonė nė Tiranė (1981) dhe Gjuha shqipe nė Prishtinė (1982), por mjerisht ai nuk arriti ti shohė.
Shqetėsimet dhe problemet nė pėrdorimin e gjuhės letrare janė sot edhe mė tė mėdha se 25 vjet mė parė. Kujdesi pėr gjuhėn ėshtė njė pikė themelore jo vetėm nė testamentin e Ēabejt, po edhe nė testamentet e shkruara e tė pashkruara tė gjithė atyre qė hodhėn nė kartė fjalėt e kėsaj gjuhe tė zjarrtė. Akademia e Shkencave dhe Instituti i Gjuhėsisė e i Letėrsisė po e rindėrtojnė nė kushtet e sotme atė veprimtari qė shtjelloi komisioni i propozuar nga Ēabej. Me kėrkesėn e gjuhėtarėve nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė njė nen i veēantė bėn fjalė pėr mbrojtjen e gjuhės shqipe. Njė projektligj pėr gjuhėn shqipe i hartuar nga Akademia e Shkencave kaloi tė gjitha procedurat e nevojshme, por megjithatė mbeti pa u paraqitur nė Kuvendin e Shqipėrisė. Le tė shpresojmė se kryesia e Kuvendit qė pritet tė mblidhet sė afėrmi, do ta vlerėsojė rėndėsinė e kėtij ligji, qė synon tė vendosė disiplinėn gjuhėsore tė shtetit. Ndėrkaq Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės nė mbėshtetje tė Thirrjes sė Konferencės Gjuha standarde shqipe dhe bota shqiptare sot, kanė themeluar Kėshillin Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe. Tė dy Akademitė, duke pasur parasysh se gjuha shqipe ėshtė tipari kryesor i kombėsisė shqiptare, mjeti themelor qė siguron ndėrlidhjen shpirtėrore midis vendeve qė flasin shqip pėrtej ndarjeve administrative-politike, me krijimin e kėtij Kėshilli synojnė institucionalizimin mbarėkombėtar tė kujdesit pėr shqipen standarde.
Sigurisht masat organizative kanė rėndėsinė e vet, por krahas tyre ėshtė e nevojshme bindja pėr rėndėsinė dhe dobinė e punės, vėshtrimi drejt sė ardhmes. Shumė fjalė qė do tė vendoset tė pėrdoren e tė hyjnė nė gjuhė, edhe neve nė fillim do tė na duken pakėz si ēudi. Porse brezat qė do tė vijnė, do ti pėrdorin vetvetiu. Nė kėtė punė me rėndėsi kombėtare do tė veprohet me guxim bashkuar me kompetencė shkencore, dhe, si u tha, me hapa tė matur, me maturi nė punė. Kėshtu shkruante Ēabej nė artikullin e pėrmendur.
Ai e vlerėsonte lart gjuhėn popullore, duke e cilėsuar si rrėnjėn qė ushqen nė mėnyrė tė pareshtur gjuhėn e shkrimit; ligjėrimi popullor ėshtė i caktuar tė jetė njė gurrė e gjallė, ku pėrtėrihet vazhdimisht gjuha e literaturės. Rruga e parė pėr pasurimin e gjuhės shqipe ėshtė marrja e fjalėve tė gjalla nė ligjėrimin popullor e nėpėr dialekte dhe tė shtėnėt e tyre nė pėrdorim tė pėrgjithshėm. Nė kėtė kuptim ai shprehet se gjuha e shkrimit nuk duhet tė jetė dialektofobe, d.m.th. nuk duhet tė ketė frikė se mos fjalėt e tė folmeve tė ndryshme qė do tė merren pėr ta pasuruar a pėr tė zėvendėsuar fjalė tė huaja, do tė ndihen si mish i huaj nė tė. Vetė ai i dha gjuhės sė shkrimit fjalėn vjetar (vjetari statistikor), tė formuar jo nga forma normative e sotme vit-i, po nga njė formė e gegėrishtes veriore vjetė vjeta, po ashtu fjalėn mjedis, qė ėshtė njė formė dialektore e emrit midis, dhe pikėrisht pėr kėtė dallim fonetik u mor si njė fjalė e re e pėrshtatshme pėr tė zėvendėsuar huazimin ambient. Sot kjo ėshtė bėrė njė fjalė zyrtare deri te emėrtimi Ministria e Mjedisit.
Ēabej qe jo vetėm njė dijetar i madh, po edhe njė mėsues i madh, njė Mėsues i vėrtetė i Popullit. Te shumė nga studentėt e tij koha tashmė i ka mjegulluar njohuritė pėr fonetikėn historike e pėr historinė e gjuhės shqipe, por ata ruajnė tė gjallė figurėn e ndritur tė profesorit dhe atė pėrmasė shpirtėrore e intelektuale qė ai pėrēonte te tė tjerėt nė njė mėnyrė tė vetvetishme.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 20 Qershor 2008 18:43
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Kėtu e 90 vjet mė parė, mė 6 gusht 1908, lindi nė Gjirokastėr Eqrem Ēabej, njė nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė dhe tė kulturės sonė kombėtare dhe njė nga dijetarėt shqiptarė mė tė mėdhenj tė kėtij shekulli. Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes, ku mė 1921 mbaroi shkėlqyeshėm shkollėn qytetėse. Ēabej ndenji pak nė qytetin e tij tė dashur, ngaqė shpejt u largua pėr tė vazhduar studimet jashtė shtetit. Gjirokastra me ato rrugėt e ngushta tė shtruara me kalldrėm, me shtėpitė karakteristike tė ngjeshura nė shpatin e malit, tė rrasura pranė njėra-tjetrės, por tė vendosura hijshėm e me shije, si gurėt e ēmuar tė njė gjerdani, do tė linte mbresa tė pashlyera nė shpirtin e tij tė trazuar nga dallgėt e jetės...
Studimet
Nga Shqipėria e vuajtur dhe Gjirokastra e vogėl, Ēabej shkoi nė njė shtet mjaft tė pasur e tė zhvilluar, siē ishte Austria dhe nisi tė studiojė nė qendrat mė nė zė tė kėtij shteti, si nė Vjenė e Grac. Njė botė e re e gjerė u hap pėrpara syve tė kėtij djaloshi dhe nga ky student i parritur ende, kėrkohej vullnet e kėmbėngulje e madhe. Ēabeji nisi tė punojė me zell e me njė pasion tė ēuditshėm. Studioi nė fillim gjermanishten, duke e pėrvetėsuar nė pak kohė nė mėnyrė tė pėrkryer, e pėr t'iu futur mė vonė dendurisht studimeve tė tjera, ku u shqua qė herėt si i ri qė premtonte mjaft. Ēabej nuk u bė shkencėtar, por lindi i tillė. Ai kishte jashtė mase njė zgjuarsi e mprehtėsi, andaj do tė pėrpinte nga viti nė vit, rrjedha tė gjera kulture, duke ndenjur me orė e orė nė sallat e studimit, e duke mos u ndarė fare nga librat. (Tregojnė se ai, sė bashku me tė diturin tjetėr, poetin e shquar dhe njė nga yjet e letėrsisė shqiptare, Lasgush Poradecin, me leje tė drejtorit tė bibliotekės, kishin bėrė edhe nga njė ēelės rezervė, pėr tė qėndruar aty e pėr tė studiuar gjer nė orėt e vona tė natės). Ēabej dėgjoi ligjėrata dhe mori leksione nga albanologė tė shquar, si: Paul Kretschmer (1866-1956), Norbert Jokli (1877-1942), historiani aq i pėrmendur Karl Patsch (1865-1945), etj. Kėshtu, i pajisur me njė kulturė tė gjerė klasike, me zotėrimin e disa gjuhėve tė huaja si: greqishte e vjetėr, latinisht, italisht, frėngjisht, gjermanisht, etj, ktheu nė vendlindje, i mbushur plot mall e dashuri pėr tokėn qė e lindi dhe e rriti, qė kishte aq nevojė pėr bij tė tillė, i betuar se do tė jepte maksimumin e forcave tė veta pėr tė lėnė sadopak gjurmė nė fusha tė ndryshme tė kulturės shqiptare, betim tė cilin ai e mbajti gjer nė shuarjen e tij tė ngadaltė dhe tė dhimbshme...
Kthim nė Shqipėri
Me tė ardhur nė tokėn mėmė, zu tė ecė denjėsisht nė hullinė qė kishin ēelur pėrpara tij sa dijetarė e patriotė tė tjerė atdhedashės. Gjuhėtari ynė i madh, para gjashtėdhjetekatėr vjetėsh, filloi karrierėn e tij arsimore nė qytetin e Shkodrės si nėndrejtor i konviktit "Malet tona" dhe profesor nė gjimnazin e shtetit. Nė kohėn qė qėndroi nė kėtė qytet, la mbresa dhe kujtime tė paharruara, i dashur, i respektuar, i thjeshtė, i zoti dhe mbi tė gjitha njeri i pėrsosur. Edhe sot nė familjet shkodrane ruhen dėftesa shkollore me nėnshkrimin e prof. E.Ēabejt. Pas Shkodrės, vazhdoi detyrėn nė Elbasan, Tiranė etj. Zuri tė punojė me tė gjitha forcat pėr t'iu pėrgjigjur nevojave tė ngutshme qė shtronte koha, duke vėnė gurė themeli nė mjaft fusha dijeje tė kulturės sonė. Filloi tė lėvrojė e tė japė rezultate tė vyera dhe me shumė vlerė nė leksikografi e leksikologji, nė dialektologji, gramatikė historike, fonetikė, tekstologji, gjuhė e sotme shqipe si dhe nė folklor, letėrsi, etnografi, etj. Por veprimtaria e tij kryesore, ka qenė etimologjia. Dha shumė edhe si pedagog, duke mbajtur pėr vite leksione e ligjėrata nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė nė Tiranė dhe jashtė (Kosovė e gjetkė).
Lamtumira
Prof. Ēabej vlerėsonte dhe e nderonte veprimtarinė shkencore tė qytetit tė Shkodrės nė pėrgjithėsi dhe tė Katedrės sė gjuhės shqipe nė veēanti, pėr tė cilėn shprehte konsiderata tė veēanta. Ai shkėmbente vizita, letra, korrespondencė shkencore, literaturė e separate botimesh me intelektualė shkodranė, qė i kishte aq pėr zemėr, e tė cilėt i janė mirėnjohės jo vetėm veprės sė tij, por edhe kėshillave, vėrejtjeve e sugjerimeve shkencore, tė dhėna nga profesori pėr botimet e tyre. Prof. Eqrem Ēabej, ky kolos i gjuhėsisė shqiptare, vdiq larg atdheut, nė njė klinikė tė Romės, mė 13 gusht 1980. Si personalitet i rrallė, me diapazon tė gjerė shkencor e kulturor, i dashur dhe i respektuar nga tė gjithė, do tė mbesė i skalitur nė zemrėn e kombit si njė nga njerėzit mė tė shquar qė nxori kjo tokė, tė cilėn ai e deshi aq shumė. Bota shqiptare i ka borxh kėtij njeriu tė madh.
Me veprat kryesore tė dijetarit tė njohur
Dyqind botimet e Ēabejt
Eqrem Ēabej bėri njė punė tė dendur shkencore. Kreu mbi dyqind botime, qė pėrfshijnė disiplina tė ndryshme shkencore. Shkroi mjaft libra e monografi, kumtoi nė dhjetėra Konferenca e Simpoziume shkencore, kombėtare e ndėrkombėtare, duke pėrfaqėsuar me nder kombin e vet e kulturėn tonė shqiptare. Ndėr veprat e tij madhore mund tė pėrmendim: Studime etimologjike nė fushė tė shqipes, botimin kritik tė Mesharit tė Gjon Buzukut, monografitė, Parashtesat e gjuhės shqipe dhe Prapashtesat e gjuhės shqipe (bashkautor me A.Xhuvanin), Shumėsi i singularizuar nė gjuhėn shqipe, bashkėpunimin pėr Fjalorin e gjuhės shqipe (1954), si dhe pėr disa fjalorė terminologjikė, etj.
__________________
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 20 Qershor 2008 18:44
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Kadare per Cabejn
E Shtune, 13 Gusht 2005
....
Te nesermen, tek po hanim mengjezin me shokun e zyres, ia thashe cfare kisha menduar dhe qeshem te dy nje cope here. Pastaj ai me tha se, duke i lene menjane mahnite, une kisha te drejte dhe per dicka tjeter: kohet e fundit kishte njefare zbutjeje dhe gjera te tilla sikur nuk merreshin me kembet e para si dikur.
Kjo ishte e vertete. Madje dy jave me pare, vete Udheheqesi kishte bere befas ate gjestin e harruar prej kohesh ne kete vend: i kishte puthur doren nje gruaje. Dhe kete e kishte bere publikisht, perpara kamerave, mu ne Kuvendin Popullor.
Ajo puthje e dores e perfaqesueses se pakices greke ne Parlament, kishte shkaktuar nje vale adhurimi te intelektualet: xhentelmen i madh shoku Enver!
S'ishte e rastit qe perpara tij, jo vetem Hrushovi e Gotvaldi, por edhe Torezi, qe vinte nga Parisi, ngjante si katundar.
Kur e kisha pare ne lajmet e mbremjes, mendja me kishte shkuar te gjuhetari E.C. (Profesor Eqerem Cabej), qe pikerisht per nje gje te tille kishte patur aq ngaterresa. Pastaj aty per aty me shkrepi ne koke se, kishte mundesi qe shefi i partise ishte kujtuar per ate gjest pikerisht prej E.C. Ne pamje te pare dukej nje lidhje e kerkuar, por po ta mendoje me thelle nuk dilte ashtu. Pak kohe me pare, ne nje mbledhje me intelektualet, shefi i partise, per here te pare pas 17 vjetesh, kishte thene ca fjale vleresuese per E.C., aty ku puthja e famshme e dores duhej te permendej me shpesh. Smira e terthorte, shkerbimi, malli per vitet e kaluara ne Paris, te perziera se bashku ne ate menyre, qe s'mund te shkoqiteshin kurre gjer ne fund, kishin bere qe kur kishte ardhur rasti i kumtit zbutes, ajo puthje dore te kopjohej prej tij.
***
Me gjithe premtimet e folesve per nje letersi me socialiste, fytyrat e njerezve te presidiumit vazhdonin te ishin te ngrysura. Kur njeri prej tyre, Sekretari i Komitetit te partise se Tiranes, e mori fjalen, e kuptuam arsyen e atij zymtimi. Ai tha se partia vazhdonte te ishte e pakenaqur me krijuesit. U kishte dhene doren, por ata nuk po dinin ta cmonin doren e saj te ngrohte. Dy dramaturge kishin shkruar prape vepra me gabime ideologjike. Nje romancier e kishte nxire prape realitetin ne vepren e tij te fundit. Ngjyrat e ca piktoreve po coroditeshin. Kjo tregonte se Lufta e klasave ne letersi sa vente ashpersohej. Trysnia e imperializmit dhe e revizionizmit boteror gjithashtu. Midis shembujve, qe vertetonin kete te fundit, ishte gjuhetari E.Cabej. Pa e cmuar aspak zemergjeresine e partise dhe te Udheheqesit, qe duke ia falur gabimet, e kishin cuar prape ne nje kongres gjuhetaresh, atje, me kokefortesi ai kishte perseritur fajin e tij te shkuar: ia kishte puthur prape doren asaj zonjes se vendit armik.
Ne salle kishte rene ajo heshtja e vecante qe krijohej prej ndenjes se fajit. Ajo sa vinte i pushtonte te gjithe.
Marre nga "Historia e Lidhjes se Shkrimtareve shqiptare, perballe pasqyres se nje gruaje"
***
Kadare: Rregjimi ia shkurtoi jeten
Kjo eshte nje interviste per "Korrierin", dhene nga shkrimtari Ismail Kadare. Si e kujton ai kohen me Profesor Eqerem Cabejn, por me shume zbrasetine e shkaktuar nga mungesa e tij. Edhe pse shume i kursyer ne pergjigjet e tij, Kadare, mbart ne vetvete, nje nderim te madh per Profesorin, qe e ka shfaqur gjithmone, qofte ne vepren e tij, por edhe ne publik. "Veprat e gjuhetareve e te humanisteve te medhenj si Eqrem Cabej, hyjne ne ato qe perbejne themelet kulturore te nje kombi. Si malet e larta, ato e leshojne hijen dhe peshen e tyre kudo. Populli i gjere, edhe kur s'ka mundesi, e as nevoje t'i zbertheje nga afer, e ndien rrezatimin e tyre dhe, kryesorja, i beson ato", shprehet ai
Z. Kadare! Si e shikoni 25 vjet pas vdekjes Profesor Eqerem Cabej? A ju ka ndodhur te degjoni, si atehere kur ai ishte gjalle, shqipen e folur?
"Kam qene student ne filologji dhe, natyrisht, profesor Cabej, ndonese i menjanuar ne menyre kembengulese nga rrethet zyrtare shkencore, ka qene i pranishem perhere midis studenteve.
E kam njohur nga afer ne fillim te viteve 70- te, pas nje udhetimi , ne te njejten Dergate, ne nje Forum Nderkombetar te Albanologjise. Qysh atehere kam patur rastin ta takoj e ta degjoj shpesh. Ishte po aq kenaqesi ta degjoje, sa ta lexoje. Ishte si personazhet e fisme te Tomas Manit. Ishte nje kenaqesi e vecante per mua te degjoja prej gojes se Lasgush Poradecit, e me pas prej gojes se tij, te njejten ngjarje, qe u kishte ndodhur te dyve kur kishin qene studente ne Vjene apo ne Grac. Ishte thelbi i njejte, por i rrefyer ne menyre te ndryshme nga mendja pasaktesisht e bukur e poetit dhe nga mendja po aq saktesisht e bukur e dijetarit".
Cfare do te ishte gjuhesia shqiptare pa te, etimologjia pa kontributet e tij-ne vecanti?
"Gjuhesia shqipe dhe, sidomos, etimologjia do te ishin ende te gjymtuara pa te".
Profesor Demiraj, nje njohes i mire i vepres se tij, ne vleresimin e tij- thote diku se: "ndihmesat e tij ne gjuhesi, jane sot te shperndara neper botime te ndryshme brenda dhe jashte vendit. Vdekja nuk e lejoi qe t'i paraqiste ne nje veper sintetizuese". Po te kishte me shume jete, sipas jush, a mendoni se do te realizonte kete? Theksojme se "Meshari", kryevepra qe ai iu kushtua me aq pune- dremiti dekada me rradhe ne bodrumet e Institutit te Gjuhesise?
"Vdekja e parakohshme , natyrisht, nuk e la te kryente , ashtu sic do te donte, ne menyren e tij (ne ate menyre te persosur, e vetmja qe i shkonte natyres se tij), vepren e tij te madhe. Por, nuk eshte vetem ajo. Jeta e tij, qe nuk ishte e gjate, kishte patur brenda saj vdekje te tjera, pengesa e zvarritje, sic thate ju, te shkaktuara nga nje shtet mizor, qe nuk i donte njerezit e medhenj. Ata ia shkurtuan edhe me ditet e tij".
Profesor Cabej, ne te gjalle, hulumtoi shqipen e vjeter duke u munduar te ngreje nje korpus te shqipes se shekujve XIV-XVII, fale studimit qe i beri kryesisht te folmeve te shqiptareve te Greqise dhe arberesheve te Italise. Ne nje fare menyre , ketu ka qene fokusi i tij, ne nje kohe ku shqipja ka qene shume me e paster nga ndikimet osmane. Ju, vete, shpesh i drejtoheni kesaj kohe, te themi ende "te paqte". A e keni pasur ndihme Profesor Cabejn per kete kohe?
"Natyrisht qe ka qene e pafundme ndihma e tij ne gjithcka. Cdo gje qe ai shkroi, qe nga vepra monumentale e etimologjise e zberthimi i "Mesharit", gjer te sprovat per gjenezen e letersise shqipe, per poezine e arberesheve e te artikulli profetik per Lasgush Poradecin, ka qene e nje vlere te rralle e te pazevendesueshme".
Ne Shqiperi jane reduktuar shembujt e mire te punetoreve te shkences. Ju keni thene dikur per te: "Ne kulturen e nje kombi, ashtu sic ka vepra madhore qe jane lehtesisht te kapshme per te gjithe, gjithashtu ka vlera qe, ndonese pesha e rendesia u dihen, per shkak te vecantise se tyre, jane te paarritshme lehte per publikun e gjere". Por, edhe pse eshte e paarritshme, gjithsesi vepra e tij nderohet me respekt. Pse ndodh kjo me te?
"Veprat e gjuhetareve e te humanisteve te medhenj si Eqrem Cabej, hyjne
ne ato qe perbejne themelet kulturore te nje kombi. Si malet e larta ato e leshojne hijen dhe peshen e tyre kudo. Populli i gjere, edhe kur s'ka mundesi, e as nevoje t'i zbertheje nga afer, e ndien rrezatimin e tyre dhe, kryesorja, i beson ato".
Intervistoi Ben Andoni
Kush ishte Eqerem Cabej
Gjuhetari, pedagogu dhe akademiku Eqerem Cabej u lind me 7 gusht 1908, ne Gjirokaster. Ne kete qytet ai mbaroi dhe studimin fillor dhe ate te mesem. Studimet e larta filologjike i kreu ne Grac te Austrise, ku u specializua ne gjuhesine krahasuese indoevropiane, aty mbrojti disertacionin e studimeve italo-shqiptare perpara dy albanologeve Paul Kreanmer dhe Norbert Jokli. Pas kthimit ne Shqiperi, punoi si mesues i gjuhes shqipe dhe me pas ne vitin 1936, ishte shef i Arsimit te mesem ne Ministrine e Arsimit. Per afro gjysem shekulli punoi dhe dha ndihmese ne ceshtjen e arsimit ne pergjithesi, atij te larte ne vecanti dhe ne zhvillimin e gjuhesise shqiptare.
Veprimtaria e tij shkencore u shtjellua ne gjuhesi, por u shtri dhe jashte saj si ne foklor, etnografi, histori te letersise. Kryesisht u mor me historine e gjuhes, e veshtruar ne aspektet e problemet me te ndryshme te saj. Vendin kryesor ne studimet e tij e zene punimet etnologjike dhe leksikologjike historike, por mjaft vlere kane dhe Fonetika dhe Gramatika Historike e shqipes. Ka studiuar prejardhjen e gjuhes shqipe, marredheniet e saj me gjuhet indoevropiane, me gjuhet ballkanike, ka studiuar gjuhen e autoreve te vjeter shqiptare dhe ka pergatitur per shtyp vepren e tyre.
Ndihmese me rendesi ka dhene per dialektologjine dhe onomastiken, si dhe per kodifikimin e gjuhes letrare. Mori pjese ne perpunimin e terminologjise te shume degeve te shkences e te teknikes. Argumentoi shkencerisht prejardhjen e gjuhes shqipe e te popullit shqiptar, autoktonine e ketij ne trevat, ku banon sot. Mori pjese ne Kuvendin e I te Studimeve Ilire ( 15-20 shtator 1972), dhe ishte delegat ne Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes shqipe (1972).
Vepra e tij: "Per gjenezen e literatures shqipe" (1930); "Elemente te gjuhes e te literatures shqipe" (1936); "Hyrje ne historine e gjuhes shqipe" (1947); "Fjalor i gjuhes shqipe" (1954-bashkeautor); "Meshari i Gjon Buzukut" (1958), "Doke dhe zakone te shqiptareve", "Studime italo-shqiptare", "Hyrje ne Historine e gjuhes shqipe" (1947-1958); "Dy trajtesat e parashtesave dhe prapashtesat e gjuhes shqipe" (bashke me A.Xhuvanin) 1955-1962
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#4 20 Qershor 2008 18:45
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Ne shekullin e kaluar dhe ne dhjetevjetet e pare te ketij shekulli (XX), shqiptaret jane konsideruar pergjithesisht pasardhesit e ilireve dhe gjuha shqipe eshte konsideruar vazhdimi i njerit nga dialektet e vjetra ilire. Kjo teori, e mbrojtur nga nje varg historianesh e gjuhetaresh, me formulimin me siper sidomos nga Gustav Majeri (1), aty nga fillimi i ketij shekulli, u zevendesua te nje pjese e mire e dijetareve me tezen e dale kryesisht nga fusha e gjuhesise, sipas se ciles shqiptaret jane sterniper trakasish te ardhur prej visesh me lindore ne brigjet e Adriatikut, dhe shqipja eshte bija e trakishtes, ose edhe nje "dialekt trak i ilirizuar"(2). Ka pasur edhe nje sinteze te dy teorive, e perfaqesuar me Norbert Joklin, sipas se ciles shqipja eshte ngushtesisht e afer dhe me ilirishten dhe me trakishten. Kete teori e kane ndjekur mjaft dijetare.
Ne kete fushe kerkimesh sot zoteron shumekund nje skepticizem shpeshhere i teperuar dhe diku edhe nje agnosticizem. Kane dale edhe teza te reja, te perftuara per nje pjese te mire nga prirja per te gjetur medoemos rruge te reja, per te thene dicka te re dhe per te vertetuar ate qe eshte dashur nga ana e tyre te vertetohet. Karakteristika kryesore e ketyre tezave ne pune te metodes eshte kjo, qe perfaqesonjesit e tyre shpesh here nisen cuditerisht nga nje tabula rasa, nuk marrin parasysh rezultatet e punes kerkimore te meparme dhe aq me pak mbajne qendrim ndaj tyre. Pervec kesaj, disa nga keta dijetare shquhen per nje qendrim hiperkritik ndaj tezave te te tjereve, bashkuar me nje besim te teperuar ndaj mendimeve te veta. Duhet pranuar qe, si ne shume fusha te dijes, edhe ne ate te kerkimeve gjuhesore, e aty edhe ne studimin e historise se Shqiperise, ka progres dhe regres, ka perparime e ka nje shkuarje mbrapa.
Ceshtja se cfare marredheniesh ka midis shqipes dhe ilirishtes, a ka nje aferi (parenté) midis ketyre dy gjuheve, dhe, ne qofte se ka, a kemi aty nje raport filiacioni (birerie) apo jo, kjo ceshtje komplekse perben nje problem shkencor. Per te krahasuar dy madhesi, duhet t'i njohim. Ne rasen tone konkret, ne dime vetem njeren nga keto, shqipen. Ilirishten e njohim pak ose aspak; sidomos jemi krejt ne erresire ne pune te struktures se saj gramatikore, dhe mezi po arrijme ta rindertojme deri diku ate gjuhe me anen e therrimeve qe mund te thuhet se na kane mbetur prej saj. Pervec kesaj, distanca kohesore qe nga ekzistenca e nga zhdukja e dialekteve ilire gjer te dokumentimi i pare i shqipes, si gjuhe me vete eshte bukur e madhe.
Persa i perket konceptit etnografik "Iliret" dhe lidhur me te edhe koncepti gjuhesor "ilirishtja" do thene se keto koncepte kane pesuar ndryshime gjate ketij brezi te fundit. Ndersa nje brez me pare ky koncept ishte zgjeruar me teperi ne pikepamje te shtrirjes gjeografike, aq sa dha shkas dhe per lindjen e termit "panilirizem"(3), si reaksion ndaj kesaj rryme u kalua ne skajin tjeter, erdhi e u zhvillua nje koncept i ri i nje skepticizmi pertej mases. ...
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 20 Qershor 2008 18:47
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Nga shtyllat e Shekullit tė Ri tė verės, si dhe nga ato tė Gazetės sė Re duket ēiltas se njė epidemi grafomanie paska kapur shumė "Krena tė naltė"! Kush nė jetėn e tija ka pasur raste tė mėsojė anglishten nėpėr fabrikat e Amerikės, gjermanishten nė tabarin-et e Vjenės, frėngjishten nė Mont-Martre, e italishten nė Kafet'e Barit, sot, i fryrė si gjel deti, na del pėrpara, i stolisur me rrobėn transparente tė pseudonimit, e...-o temporal, o mores!- me gjest dramatik na flet mbi filologji! Avanti pra! Parturiunt montues, nascetur ridiculus mus!
Pra, sikundėr nė fletoret e Perėndimit ndodhet feuilleton-i, tek ne nuk do te mungojė, si frukt pas buket, njė artikull "filologjik", i cili ka misionin, si ē'duket, tė zėvendėsojė njė zakon shqiptar qė ėshtė duke u shuar: luftėn e gjelave. Nėnė maskėn e shkabės, kėta gjela luftojnė trimėrisht me njerijetrin, duke u gjakėsuar, por dhe me maskė qė jeni, e dimė se jeni gjela, o gjela!
Tash, duke lėnė tė qeshurit, duhet tė konstatojmė me hidhėrim se ėshtė njė turp kulturor pėr ne, qė Atdheu i ynė ėshtė ay vend i Europės, nė tė cilin nė shekullin e XX, njerės qė mundet tė jenė tė zotė pėr nėpunėsira ndofta dhe tė nalta, por qė s'dinė as pikė prej filologjisė, njerės qė nė jetėn e tyre s'kanė dėgjuar njė Konferencė filologjike, njerėz qė s'kanė as mė tė vogėlėn ide mbi mėnyrėn si punohet sot nė lėmin e gjuhės, qė tė tillė njerėz dalin e mbushin shtyllat e fletoreve me artikuj jo vetėm fare tė kotė, por edhe tė dėmshėm e duke u sharė me shoqishoqmin, dhe si! Kush i pėrflet tjetrit se tash doli nga veja, dhe se kur ay ishte nėr "shpėrgajt" e djepit, ky punonte pėr Shqipėri! Bukur! Patriota! Por kush ju tha tė futeni nėr labirintet e gjuhės? E me ē'tė drejtė e quan tjetrin "ignorant" vetėm pse ėshtė kundėrshtar i "ideve filologjike" tė tua?
A ėshtė kjo filologji? A imponohet njeriu me sharje?
Zakoni i botės sė qytetėruar e do qė tė luftohet pėr ide, e jo pėr inate personale, pėr ē'fryrjen e tė cilavet janė tė ēelura kaq gjykatore!
Sot secili nė Europėn e qytetėruar, para se tė merret me shkrime filologjike, i shkon mjaft viet nė bankat e universitetit, atje ku gjuha studiohet e analizohet me exaktitudė matematike, duke qenė se filologjia ėshtė njė nga dituritė mė tė shtrėngueshme (severe) e mė exakte qė munt tė jenė nė botė.
Se tė mos ishte kėshtu, nuk rrinte Gustav Meyer-i tė merresh tridhet viet me radhė me albanologji d.m.th. me studimin e asaj gjuhe tė shkretė, tė cilėn "filologėt" t'anė tė sodit, tė dalė shpejt si kėrpullat pas njė shiu, janė duke e pėrēmuar nė njė mėnyrė tė tillė!
Kurrkush nuk ka tė drejtė tė shkruajė mbi gjuhė pa u pat marrė viet me radhė me studimin e vėrtetė tė saj! Kurrkush! Se gjuha ėshtė sendi mė i ēmueshėm i njė populli, dhe pėr popullin shqiptar ėshtė i vetmi thesar! Dhe mos e ngani thesarin me duart t'uaja, zotėrinj dilettanta!
Gjuha ėshtė njė element i naltė kulture, nuk ėshtė njė objekt mode! Nuk mundet tė "riformohet" aq shpejtas si ē'mundesh secili tė vishet a la Perrot pėr Karnaval!
Kush ju ka shtyrė ju tė shkruani mbi gjuhė? Kur keni manin'e shkrimit, pse nuk shkruani ē'tė doni mbi numismatikė, grafologji, mathematikė, teologji, pėrmbi fizikė, anatomi, analytikė e histori? E t'a lini rehat kėtė gjuhė tė shkretė, e t'a punojnė tė tjerė tė cilėt tė merren me tė vėrtetė me studimin e saj?
Kush do tė shkruaj mbi shqipen, mė parė duhet tė jetė marrė me studimin e gjuhėvet indoevropiane pėrgjithėsisht, e pastaj duhet tė ketė studiuar gjithė shkrimtarėt shqiptarė e gjithė albanologėt e huaj, numri i tė cilėvet ėshtė' aq i math, sa studimi i tyre lyp viet me radhė pune tė parreshtur.
Se filologjia nuk ėshtė zbavitje, ėshtė larg nga dilettantismi. Ėshtė dituri, dhe qė tė kapesh me dituri, duhet tė dish!
Botuar mė 1929
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#6 20 Qershor 2008 18:49
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Nė kėto ēaste, nė mes tė kaq shkrimtarėve, njė njeri qė s'ėshtė shkrimtar e ka tė vėshtirė tė thotė njė fjalė tė vetėn pėr njė personalitet shkrimtari me njė format tė tillė siē ėshtė Fan Noli.
Njė qoftė se fjala qė vepra e njė shkrimtari ėshtė pasqyra mė e vėrtetė e forma mentis dhe e shpirtit tė tij, ėshtė e drejtė, atėherė vjershat qė shkroi ky poet dhe veprat e shqipėruara qė na ka lėnė, pėrfaqėsojnė nė kuptimin e tyre simbolik, qė nė krye e gjer nė fund, njė konfesion tė vetin, kredon e njė njeriu e tė njė jete. Nė kėtė kuptim nuk ėshtė njė gjė gand e rastit qė Fan Noli mori e pėrktheu njė varg tragjedish nga tė Shekspirit, nė tė cilat pėrpjekjet pėr liri sociale e politike dhe konfliktet e brendshme shpirtėrore janė ndėrthurur nė njė mėnyrė si moskund nė literaturėn botėrore, qė ai shqipėroi disa drama tė Ibsenit, Don Kishotin e Servantesit, Rubajetet e Omar Khajamit, disa vjersha tė Edgar Poes, Bodlerit e tė tjera, dhe qė nė kohėn e qėndrimit tė tij si emigrant politik nė Manern afėr Vjenės, pas fjalėve tė mikut tė tij, Norbert Joklit, u mor pėr njė kohė tė gjatė me planin e pėrkthimit tė Faustit tė Gėtes, duke studiuar dhe disa nga komentarėt e kėsaj vepre.
Nuk ėshtė gjithashtu njė gjė gand e e rastit qė ai shkroi Historinė e Skėnderbeut dhe ato vjersha qė shkroi. Kudo nė kėto vepra- nė krijimet e veta e nė pėrkthime ėshtė pėrderdhur fryma komplekse e shkrimtarit. Ai i ka jetuar ato, ka jetuar ai vetė nėpėr to, nė figurat e heronjve. Kudo nė kėto na shfaqet ku mė ēelėt, ku mė mbyllur, shpirti i autorit tė tyre. Ai na del pa dashur si te Bruti, ashtu dhe te Hamleti, te Don Kishoti ashtu si te Omar Khajami, te profeti Moisi ashtu si te Galileasi, te Prometeu i mbėrthyer e te Armiku i popullit, qė nė tė vėrtetė ėshtė miku i vėrtetė i tij. Revolucionarė e profetė, poetė e dashamirė aktivė tė njerėzimit janė po aq mishėrime tė unė-s sė tij, nėpėr ta shprehet ai vetė. Nė kėtė vėshtrim dhe shqipėrimet nė njė kuptim mė tė thellė janė krijime tė tij.
Fan Noli si pėr formimin e tij poetik, si pėr shprehjen gjuhėsore qėndron mė vete nė literaturėn shqiptare. Ai nuk ėshtė poeti i lartėsive eterike, po ėshtė shkrimtari i plisit tė dheut. Ėshtė njė Ante i literaturės sonė, qė i merr fuqitė prej mėmės tokė. Ai ka tė vetėn diēka demonike, e cila mbase ėshtė vetia e parė e njeriut krijues, cilėsia e mirėfilltė e furopoėticus, e marrėzisė sė poetit tė vėrtetė. Nė fushėn e kėsaj literature ai nuk ėshtė njė fill bar, qė sot bleron e nesėr thahet, nuk ėshtė as lule, qė sot shkėlqen e nesėr veshket. Ai na paraqitet si njė lis i moēėm e plot gdhenj, lis i vetėmuar, po me rrėnjė ngulur mirė nė tė thellat e dheut. E kėtillė mbetet edhe gjuha e tij. Nė kėtė nuk ndihet ėmbėlsia e flladit tė verės sesa furia e murrėrit tė dimrit. Ajo nuk ka aromėn e luleve, po ka erėn e shėndoshė tė dheut. Ka dhe diēka prej pikash tė rėnda e tė idhėta, nė tė shprehet ana e rėndė e jetės shqiptare. Nė kėtė poezi shihet se mund tė jetė gjuha shqipe e ashpėr e e vrazhdė, dhe e fortė nė ashpėrsinė e saj.
Me zhdukjen e kėtij njeriu tė rrallė njė valė pikėllimi pėrshkoi anembanė botėn shqiptare, kudo ku i thonė bukės bukė, e ujit ujė. Po kjo nuk ėshtė njė valė dėshpėrimi. Fan Noli nuk ėshtė njė madhėsi efemere. Fjala e tij nuk ėshtė nga ato qė i merr era. Nė kėtė botė shqiptare, tė cilėn ai e deshi me tė gjitha fijet e zemrės, ai mbetet i gjallė ndėr ne, si sot, si nė ditėt qė do tė vijnė.
Botuar mė 1965
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#7 20 Qershor 2008 18:50
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Nė provincat italiane nė breg tė Adriatikut shqiptarėt shfaqen tė pėrzier me elementė sllave. Nė Rekanati nė Market pėrmenden shqiptarėt qė mė 1437, siē mund tė shohim nga ekstraktet e Leopardit tė ri prej arkivavet tė vendlindjes sė tij. Nė vitin 1451 "si tratto di addatare qualche misura centro gli Albanezi atteza la loro malignita, e fu risoluto che venissere tutti descritti, e avessero un mese di tempo a prendere impiego o servizio. Allo spirare del mese sollgiasero tutti del nostro teritorjo acettuati i maestro d'arte e li battuali a famuli dei cittadini e degli altri abitatori". -Mė 18 janar 1456 Kėshilli i qytetit tė Rekanatit vendos, pėr tė evituar sa tė ish e mundur pestėn, kolerėn, qė tė mos pranohen shqiptarė e sllavė dhe zbohen ata qė kanė ardhur qė mė Krishtlindje... Nė qershor 1460 nga shkaku i plasjes sė re tė kolerės merren masa tė ra kundėr sllavėvet, tė cilėvet u atribuohet shtimi i infeksioneve. Mė 1478 "agli Schiavoni ed Albanesi fu proibito d'immischiarsi in alcune funizioni nelle fraternita dei cittadini". Nė qershor 1479 "essendovi nuovi sospeti di pesta, si adattrono varie misure e vennedecretato che in caso di kontagio la Fraternita degli Albanesi vistarebbe e sepellire bbe gli albanesi, quella degli Schiavoni gli Schiavoni , e l'una e l'altra gli Italiani". Nė gjith vitet "....super facto morbi evitandi fiat bannum quod nemo audeat receptare alquem sclavum negue albanum....eligature et constituatere alquem sclavum negue albanum... Eligature et cinstituature locus extra civitatem ad quem ommnes Sclavite Albani morbo infacti in civitate Recanati deferanture". Nė qytetin tregtar Ancona shqiptarėt pėrmenden pėr herė tė parė dhe vetme nė vitin 1458: "Quoniam Albanenses viri Senguinei sunt et malignantis nature omnes a quibis tamquam a furiosis gladiis aufugendum est") si nė Veneti, ashtu edhe kėtu nė Market kjo pjesė e hollė dhe e pavjefshme shqiptaro-sllave u shkri nė popullatėn autoktone. Kėshtu ka ngjarė edhe me Dukagjinėt, qė ikėn prej turqve nė Market dhe pasuesit e tė cilėve u shuan nė shekullin e 17-tė. Vendėsisht dhe kohėsisht jo larg nga kėta grumbuj nė qytetin Urbino shquhej familja bujare shqiptare Lazj, dhe nė tė sidomos vėllezėrit Gjergj, Filip dhe Andrea me vepra luftėtare. Mė vonė e ndėrron emrin nė Albani. Prej saj rrjedh Giovanni Franscesco Albani, i cili hipėn si Klement XI (1700-21) nė fronin.
Edhe Latiumi ka pasur dikur kolonistė shqiptarė. Nė katundthin tani krejt italian Pianiono afėr Canionos nė provincėn e Romės u vendosėn prej Papės nė shekullin e 18 tė familje shqiptare, tė cilat nėn kryesinė e rektorit trim Don Simone, erdhėn e kėrkuan kėtė strehė prej tiranės osmane. Shqiptarėt njė pjesė tė tokės sė tyre e quajtėn "Piana di Don Simone", pėr kujtim tė kryetarit tė adhuruar. Legjenda lė tė dalė nė dritė hėne dhe tė ndejė petkun e tij mbi gjindjen e tij tė dashur. Pas princit Lucian Banoparte gjer nė vitin 1885 rronin kėtu fjalė si bukė, mish, rrush edhe ca tė tjera.
Tė tjera grupesh familje vendosen tė pėrndara nė pika tė ndryshme tė provincės sė Romės. Mė tė njohur janė kolonistėt e qytetthit Genazzano nė kishėn e tė cilit nderohet edhe fytyra e famshme e Mėrisė, qė gojėdhėna e bėn tė ardhur prej Shkodre.
Por pjesa mė e madhe e rrymės mėrgimtare shqiptare u derdh pas shtypjes sė Shqipėrisė dhe sė Moresė nė mbretėrinė e Napolit. Sunduesit e kėsaj i favorizuan ata edhe pėr tė ripopulluar krahinat italiane jugore tė shkatėrruara prej tėrmetit tė madh tė vitit 1456 dhe pėr ta pėrdorur nė luftė kėtė popull tė zot ushtarėsh. Rrogėtarė (mercenarė) shqiptarė prej Shqipėrie dhe prej Greqie e Italie shėrbenin shpesh nėn flamujt spanjollė- napolitanė. Meqė mjeshtėria qė u pėrshtatej mė tepėr shqiptarėvet ishte ajo e luftės, kish pėrherė kompanji rrogėtarėsh nė mbretėri. Karli V i pėrdor me sukses. Historiani i asaj kohe Paulus Jovius pėrmend Demetrius Capuzzimadio (Kryemadh ose Kėsulėmadh). Chiucchiaro, Theodor Biscari, kapetanė tė kavalerisė shqiptare qė luftuan nė soldin e imperatorit. Pas ardhjes sė tyre nė Itali njė numėr i madh shqiptarėsh u bėnė pas zakonit tė atėhershėm chefė bandash aventuriere. Jovius pėrmend Musacchion, njė kapiten trim e plak, eclaierarus-t e tij, kavaleri e lehtė shqiptare, 500 veta qė i printe Nicola Masi: "Galeatorum vero equitum numerus, et pilcatorum epirotici generis levioris ar maturea, qui erant peltati, quingentiu summan implebant. His praeerat nicolaus Maisius a Nauplio peloponnesiaco vir egregio fortis cui Palldro-epirotica lingua cognomen fuit). Nė luftėn hispano-holandeze lozin njė rol tė madh epiriotrum equites nė solidin soanjoll. Equitatus ex hispanis italique et epiriotus conflatus lėftojnė mė 1567 ndėnė tė birin e Dukės d'Alba. Nė njė ndeshje tė vitit pasues "inclinare in terea videbatur turba epirotarum, capto georgia crasicia eorum ductore animisius in hostem in vecto".
Nė njė fushat tė vitit 1850 tregohet se si Nicolaus Basta, et Georgius Cariseus Epirotarum ductores per eundem additum irrimpunt. Karli III i Bourbonit themeloi regjimentin mbretėror maqedonas qė pėrbėhej vetėm prej shqiptarėsh, i cili ka luajtur gjithnjė njė rol kryesor. Nė luftėn e suksesionit tė Austrisė kėtė rrogėtarė u shquan nė fushatat e Velletrit (1744) dhe tė Guastallės (1746). Nga mbarimi i shekullit tė 18-tė kjo gradė u quajt Reggimento Albanese, nė vitin 1812 u shpėrnda. Pas vdekjes sė Skėnderbeut e veja e tij gjen bujari nė Napoli "con lei andoro altre signore vedove , che loro mariti erano morti in quella guerra de turchi". Kėtu ikėn edhe princi i Tomorricės nė Shqipėrinė e mesme, Gjon Muzaka, tė cilit "Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi" (1510) e ka botuar Karl Hopfi nė veprėn e tij "Chroniques Greco-Romanes": "Io Don Giovanni Molosaēhi Despoto d'Epiro, essendo discacciato per il Turco fora de mia casa et privato de detto stato (1476), pervenni nel Regno di Napoli, dove la memoria del Re Ferrante vechio d'Aragona me provedette del vitto mio e de mia casa, con provisione d'augmentrame et darme la terra d'Apice et le altre cose, oltre d'havere accettati noi in suo corte. Ma fando poi pace Venetiani col Turco, furno forzati fuggir tutti, et il detto Mosaēhi venne al Rč di Napoli, li Bassf in Ungaria, altri in Venetia, li Ducaguini in la Maeca d'Ancona". Tė tre bijtė e Muzakut pas vdekjes sė tij u kthyen sėrish nė Shqipėri. Provizorisht si ata qėndron qė nė 1455 bujari i ri i Gjinokastrės, Zenevissi, nė dorė tė Napolit. Nė kėtė qytet si dhe nė Lecce, Messina, Reggio Calabria dhe Brindisi vendosen shqiptarė prej Greqie bashkė me tregtarė grekė.
Pėrveē Napolit qė Kampanja pjellore Principato Ulteriore (Pronvincia e Avellinos), qė i tėrhoqėn kolonistėt pėr qėndrim tė pėrhershėm. Nė vitin 1941 takojmė shqiptarė dhe sllavė nė qytetin Ariano afėr Avellinos: "Albanisi et Scavuni habitanti in questa Cita si hanno optenute...provisioni in mondo habitanti ad contribuire a li pagamenti secondo li altri cittadini secondo loro facultati". Kėta kolonistė duket tė kenė qenė subjekte turbulente, se njė kėrkesė tė popullsisė sė qytetit Dukės sė tyre Ferrante Gonzaga "item se supplica atteso multi Albanesi, Scauuni, et altri cittadini reponeno vini e frutti senza che abbiano vigne e molti Citadini se ritrovano continuamente dannificati, et arrobati in le loro possessione...e li tristi siano castigati".
Pas Francesco Panas dhe Matteo Cameras rryma mėrgimtare shqiptare ka arritur edhe nė qytetin e vjetėr tregtar Amalfi. Njė nip i Skėnderbeut dhe ky me emėr Georg Kastriota u vendos kėtu me familjen mė 1498 dhe u bė visartar i Dukės tė kėtij qyteti Alfons i Piccolomini. Nė 1505 ngrehu pėr vete dhe pėr pasuesit e tij njė kapele bujarisht nė Domin della B. Vergine della Pieta, me vendvarrosje tė vet; mbi tė njė inscripcion dhe mbi kėtė njė shqiponjė me dy krerė dhe me kurora mbi to dhe nė kraharor mburonjėn me emblemat e Kastriotėvet. Njė Antonio Castriota themeloi kėtu nė vitin 1516 kishėn dello Spedaletto. Po prej kėtij viti pėrmendet njė Amalphiae Magnificus Dominus Georgius Castriota procurator Monasterij. S. Laurenti. Nė shekullin e 17-tė duket qė dega amalfitane e Kastriotėve tė jetė shuar. Nė vitin 1625 pėrmendet pėr herė tė fundit njė Kastriot, kanoniku Andrea, vdekjen e tė cilit e mėsojmė nė kėtė vit.
Botuar mė 1939
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#8 20 Qershor 2008 18:51
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 782
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ēabej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Ky vit shėnon njė pėrvjetor tė veēantė. Njė stacion kujtese qė mund tė shėrbejė pėr tė rilexuar, dhe pėr tė kuptuar filozofinė e njė prej figurave mė poliedrike tė kulturės tonė, Eqrem Ēabejt. Ėshtė 100-vjetori i lindjes sė gjuhėtarit e dijetarit tė njohur, tė cilin studiuesja Ledi Shamku Shkreli e quan njė spektėr drite. Duhej tė ishte shpallur viti i Ēabejt viti 2008, por ende nuk ėshtė publikuar asnjė kalendar aktivitetesh pėr tė kremtuar kėtė pėrvjetor. Mėsojmė se Akademia e Shkencave ka ngritur njė komision pėr tė hartuar gjithė detajet e kremtimit tė kėtij pėrvjetori, megjithėse ende nuk ėshtė njoftuar pėr hollėsitė e kėtij plani. Nė njė bisedė me gjuhėtaren Ledi Shamku Shkreli, ndalojmė nė disa prej stacioneve tė jetės dhe veprės sė dijetarit Ēabej, ndėrsa sugjerojmė qė kremtimi i kėtij 100-vjetori tė jetė i kėtillė, njė udhėtim i plotė qė jetėn dhe veprėn e Ēabejt, i parė me tė njėjtėn dritė me tė cilėn ai punoi.
Duke e konsideruar kėtė bisedė si njė hap tė parė pėr tė kujtuar Eqrem Ēabejn nė 100-vjetorin e lindjes, ēfarė sugjeroni pėr kremtimin e kėtij pėrvjetori?
Di, qė Akademia e Shkencave ka ngritur njė komision pėr tė kremtuar 100-vjetorin e Ēabejt. Nuk jam nė dijeni pėr platformėn e punės qė ka hartuar ky komision, por duke pasur parasysh se sa poliedrike ėshtė figura e Ēabejt dhe sa shumė faqe ka personaliteti i vet shkencor, sepse Ēabej ėshtė njė spektėr drite, nuk ėshtė njė dritė njėngjyrėshe, e mira do tė ishte qė ky komision ta pėrvijonte platformėn e kėtij kremtimi duke ndjekur pikėrisht pasionin e Ēabejt, rrugė pas rruge, ndalesė pas ndalese.
Qė do tė thotė njė udhėtim pėrgjatė gjithė jetės dhe veprimtarisė sė tij
?
Po, qysh nga njė Ēabej qė 12-vjeēar ikėn nė Austri, i dėrguar nga shteti me bursė dhe qė ai mbarte brenda vetes bindjen e pakthyeshme, qė cila do qoftė oferta qė munnd tė merrte do tė kthehej nė vend tė vet pėr tia kthyer shtetit investimin qė bėnte pėr tė. Ku e mbėshtes kėtė fakt? Ēabej ka qenė nxėnės i Norbert Joklit, gati biri i dashur i tij. Dhe Jokli asokohe drejtonte Katedrėn e Albanologjisė. Duke ndjerė veten tė shtyrė nė moshė dhe duke parė aftėsitė e padiskutueshme tė nxėnėsit tė vet, e grish Ēabejn qė tė rrijė nė Vjenė dhe tė marrė drejtimin e katedrės sė shqipes. Di se Ēabej e refuzoi shumė natyrshėm kėtė ofertė, duke thėnė: Duhet tė kthehem se shteti ka investuar pėr mua dhe unė duhet tia kthej shtetit kėtė investim. Ky refuzim sot ėshtė gati i pajustifikueshėm nga mendėsia jonė, duke menduar se nė Austri ai kishte ikur thuajse fėmijė, 12 vjeē dhe Austria ishte bėrė pėr tė gati atdhe i dytė...
Cili ėshtė punimi i parė serioz shkencor qė bėri Ēabej?
Ėshtė tema e doktoraturės Studime pėr italo-shqiptarėt e Horės tArbėreshėvet (Piana degli albanesi) punim i udhėhequr nga Norbert Jokl dhe i recensuar nga Paul Kretchmer, qė tė dy kėta indo-evropianistė tė mėdhenj, pėr tė cilėt Ēabej shprehej gjithnjė se tė kėtill janė kaq pak sa mund tė numėrohen me gishtat e njėrės dorė. E bėn nė tavolinė kėtė punim Ēabej? Natyrisht jo. Ēabej shkon dhe jeton aty, nė Horė dhe e nis studimin nga limfa e kėtyre viseve arbėrore, nga zakonet, emėrtesat, nga ritet, foklori, ritet e vdekjes, martesave, kėngėt mitologjia... Dhe bėn njė punim doktorature me natyre jo thjeshtė gjuhėsore, por as historike, bėn njė punim mirėfilli etnolinguistik, tė cilin e zgjeron mė pas, gati e trefishon dhe qė tashmė ėshtė pėrgatitur pėr botim. Do ti vlejė tė gjithėve filologjisė arbėreshe, dialektologėve, etnologėve, gjuhėtarėve, por mė shumė se kujtdo tjetėr do ti vlejė vetėdijes sonė kombėtare, e cila pėr arsye thjeshtė ideologjike nuk e njeh fare njėrin nga kėta faktorė garant tė kėsaj vetėdije, sikundėr qe veprimtaria kulturore e arbėreshėve dhe konservacioni i asaj Shqipėrie paraturke qė ata ngėrthyen nė vetvete qė nga momenti qė ata forcėrisht u shpėrngulėn nga dheu mėmė.
Ky studim shkencor, mbetet sigurisht njė prej stacioneve mė tė rėndėsishme tė jetės sė Ēabejt. I kthehemi kremtimit. Nė ēndalesa tė tjera duhet tė fokusohemi?
Siē e thashė, kjo platformė e Akademisė duhet tė ndėrtojė kėtė udhėtim imagjinar qė 12 vjeē qė e nis shkollimin tjetėrkund, e deri ditėn qė mbyll sytė nė njė spital tė Romės me pezmin se opusi i tij pikėrisht se thellėsisht europian e bashkėkohor mezi shihte dritėn e botimit. Pra, ky itinerar imagjinar, absolutisht i domosdoshėm pėr tu rindėrtuar nė kėtė kremtim tė 100vjetorit tė tij duhet tė rrugėtojė biografikisht e shkencėrisht, ashtu siē udhėtoi mė i madhi i dijes sonė nga Austria nė Itali nga Italia nė Kosovė, nga Shkodra nė Gjirokastėr e mandej nė Tiranė, duke ndjekur hap pas hapi kumtin e njė personaliteti qė rritej e i shėrbente kombit, jo vetėm gjuhės, por qenies shqiptare.
Ky spektėr drite qė ne e quajmė sot Eqrem Ēabej ėshtė etnolog, historian, gjeograf, etimolog, ėshtė hartues tekstesh pėr shkollėn, ėshtė mėsues, planifikues gjuhėsor, madje njė nga pėrfaqėsuesit mė mendjehapur tė kulturės sė gjuhės ndėr ne, tė cilit mjerisht pak iu vu veshi, sepse ideologjia kishte planin e vet. Pėr Ēabejn etnolinguist folėm mė lart dhe folėm fare pak, pasi shpejt do tė ribotohen shkrimet e tij si Djana dhe Zana Kostandini i vogėlith, Kėnga e Garentinės, Balada e Ago Ymerit... Reshtim kėtu, sepse do tė pėrmendnim njė mori shkrimesh me natyrė etnolinguistike dhe ia lemė kėrshėrinė lexuesit tė njihet me kėto shtjellime tė arketipit kulturor historik e gjuhėsor qė ka themeluar Homo albanicus. Pėr Ēabejn etimolog flet i gjithė opusi i tij i studimeve etimologjike.
Po pėr Ēabejn si hartues tekstesh shkollore?
Pėr Ēabejn hartues tekstesh shkollore, mjaft tė marrim njė fakt tė vogėl nė dukje, por shumė domethėnės. Kur sapo qe kthyer nė Shqipėri Ministria e Arsimit i kėrkoi Ēabejt tė hartonte njė tekst gjuhe dhe letėrsie pėr shkollat e mesme. Ēabej riosh vetėm 26- vjeēar hartoi Elemente tė Gjuhėsisė e tė Literaturės njė tekst pėr shkollėn e mesme, qė sot cilindo mund ta linte gojėhapur me plotninė e argumenteve qė ka ai tekst. Nis me origjinėn e gjuhės shqipe, vijon me ku flitet sot shqip nėpėr botė (pakicat shqipfolėse si diasporat), me dallimet dialektore midis gegnishtes dhe toskėrishtes, mandej merr me radhė pėrmes vepra autorėsh, e jo thjeshtė me qėndrime etike, sikundėr ndodh sot gjithė evolucionin e shkrimit shqip qė nga Formula e pagėzimit mė 1462, autor pas autori, figurė pas figure, duke zbritur deri mė 1934 kur ky libėr u botua. Ky libėr pėrmban pjesė tė zgjedhura dhe filologjikisht tė arsyetuara nga Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Gjon Kazazi, pra nga tė gjithė pėrfaqėsuesit e letėrsisė sė vjetėr shqipe. Por pėrmban gjithashtu edhe pjesė tė zgjedhura nga tė gjithė rrymat letrare qė u pėrvijuan jo vetėm brenda kufijve tė Shqipėrisė, por gjithkund ku u shkrua shqip, pa harruar njė pjesė shumė tė rėndėsishme, e qė sot tekstet e lėnė krejt pas dore siē janė baladat, rrėfenjat dhe kėngėt tona epike e lirike tė ruajtura ndėr gegė toskė e arbėreshė. Njė libėr tė tillė sot do ta kishte zili cilado shkollė, cilado klasė, ku shqipja pret tė studiohet, jo vetėm si mjet gjuhėsor, por pikėsėpari si element komb-formues e realitet-formues.
Por smund tė anashkalojmė nė kėtė rast njė tjetėr ndalesė tė rėndėsishme nė veprimtarinė e Ēabejt; planifikimin gjuhėsor...
Sa i takon planifikimit gjuhėsor dhe ēėshtjeve qė lidhen me kulturėn e gjuhės, dokumentet na dėftojnė se Ēabej sė bashku me Xhuvanin dhe Cipon janė bashkautor tė disa projekteve ortografike, qė fillojnė qysh nė vitet 30-tė ku shtroi punėn Komisia Letrare e deri nė vulosjen e 1972, ndaj tė cilit Ēabej mbajti qėndrimin e tij prej shkencėtari tė mirėfilltė, qėndrim i cili ėshtė lehtėsisht i kuptueshėm pėr cilindo qė ka sy tė lexojė e mendje tė kuptojė nė krejt opusin e Ēabejt e nė veēanti nė fjalėn qė ai mbajti nė Kongres tė Drejtshkrimit. Pak rėndėsi ka ēfarė interpretimesh mund ti bėjnė qėndrimit tė tij sot gjithfarė gjuhėtarėsh popullorė pak tė ditur e aq mė pak tė ekuilibruar. Latinėt thonė: Verba volant, scripta manent. E meqė fjalėt i merr era, figura e Ēabejt pas kėtij 100- vjetori mbetet e gjitha pėr tu rilexuar, filozofia e tij mbetet e gjitha pėr tu kuptuar, larg shtrembėrimeve ideologjike, larg populizmave nacionaliste, larg kozmopolitizmave tė bezdisshėm e pa thelb. Vepra e Ēabejt, e kėtij misionari tė shqipes e tė kulturės sonė, e rilexuar nė njė dritė tė re po me atė dritė me tė cilėn ai punoi, gatitet sot tė jetė pjesė e pandarė mbėshtetėse a mė saktė pėrcaktuese e rrugėtimit tė vėrtetė qė po nis albanistika shqiptare e mijėvjeēarit tė ri.
Dhe nė fund i rikthehemi Kongresit tė Drejtshkrimit dhe qėndrimit qė mbajti Ēabej. Pse ai e quante tė parakohshėm atė Kongres?
Nė debatet qė i paraprinė vitit 1972, vėrehet se Ēabej shkruan: Pėr gjuhėn e njėsuar tė administratės shtrohet pyetja se nė ēdrejtim do tė shkojė konvergimi i saj? Cili nga tė dy dialektet do tė mbizotėrojė? Ose ndryshe: te cilat trajtė e fjalė do timponohet njėri dialekt e te cilat tjetri? Sa kohė qė problemi i formimit tė njė gjuhe tė pėrbashkėt ėshtė i lidhur me punėn e dy dialekteve, unė nė lidhje me sa u tha mė sipėr e shoh punėn tė pazgjidhshme pa u studjuar mė parė dialektet e shqipes. Si do tė vėmė ne pėr bazė njėrin nga tė dy dialektet, kur nuk janė studjuar mirė as njėri as tjetri?. Pėrmbysja e procedurės, pra vendosja mė parė e normės e mė pas studimi i mjeteve gjuhėsore pėr nga pikėpamja distribucionale, pėrcaktoi edhe njė natyrė subjektive e tejet diturore tė normės standarde. Nga kjo natyrė burojnė mjaft kufizime dhe pamjaftueshmėri tė tij sot, tė cilat e pengojnė tė shndėrrohet nė mjet shprehės efikas.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#9 20 Qershor 2008 18:56
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Eqrem Ļæ½abej, 100 Vjetori I Lindjes 1908-2008
Intervista/ Botohen pėr herė tė parė nė Shqipėri, leksionet qė Eqrem Ēabej ka mbajtur nė Prishtinė gjatė dy viteve. Pėrse "Hyrje nė indoeuropanistikė" pati kėtė fat. Nė CD edhe zėri i regjistuar i gjuhėtarit. Ledi Shamku-Shkreli: "Sot shqiptarėt e ēliruar kanė mundėsi ta takojnė Ēabejn e lirė."
E para gjė qė pėrshėndet "Vitin Ēabej" nė 100 vjetorin e lindjes sė gjuhėtarit ėshtė botimi pėr sė shpejti i "Hyrje nė indoeuropianistikė" e njohur ndryshe si leksionet e Prishtinės. Kjo pėrmendet edhe si njė vepėr e lirė qė ka dalė nė njė hapėsirė mė tė lirė se Shqipėria e viteve 70. Arsyet pse, duke marrė paraysh kushtet ku u mbajtėn kėto leksione, i komenton nė kėtė intervistė gjuhėtarja Ledi Shamku-Shkreli, autore e parafjalės sė botimit nga "Ēabej", e cila e cilėson "si teksti mė i mirė teoriko-analitik i gjuhėsisė shqiptare." Efektin qė kjo vepėr mund tė ketė nė gjuhėsinė shqiptare ajo e krahason me efektin qė pati pėr gjuhėsinė evropiane tė shek. XX "Kursi i gjuhėsisė sė pėrgjithshme" i Saussurit.
Ndryshe nga veprat qė do tė botohen nga e bija, Brikena Ēabej, kjo vepėr postume do tė ketė me vete edhe njė CD ku ėshtė i regjistruar zėri i Eqrem Ēabejt me leksionin e parė tė ciklit prej nėntė ligjėratash.
Pas shumė vitesh botohet premierė njė vepėr e Ēabejt, "Hyrje nė indoeuropianistikė" e njohur ndryshe si leksionet e Prishtinės. Nga janė nxjerrė kėto regjistrime dhe si u bė vepėr e shkruar?
Po, ėshtė e vėrtetė, ky libėr e sheh dritėn e botimit nė Shqipėri pas 35 vjetėsh. Bėhet fjalė pėr njė cikėl tė plotė leksionesh, dhėnė kursit pasuniversitar tė studentėve tė gjuhėsisė nė Universitetin e Prishtinės nė periudhėn 1971-1973. Ndonėse duket paradoksale, nė Jugosllavinė e Titos gjuha shqipe studiohej nė tė gjitha rrafshet e saj, ēka nuk ndodhte nė Shqipėri. Njė kurs i tillė, pra mbi Indoeuropianistikėn, nuk u pranua kurrė nė Universitetin e Tiranės. Kėshtu, parė nė kėtė largesė kohore, botimi "Hyrje nė Indoeuropianistikė" i leksioneve tė Prishtinės, paraqiste disa vėshtirėsi relative. Pikėsėpari ishim pėrballė njė trashėgimie tė folur dhe ajo duhej ta ruante kėtė mblojė gjuhore. E morėm kėtė vendim jo vetėm pėr tė mos e ēngjyrosur tekstin nga stili i vetė autorit pėr ne shumė i ēmuar por edhe pėr tė ndjekur parimet filologjike me tė cilat gatitet pėr botim njė material i tillė. Shembuj tė kėtillė pune ka plot, mjaft tė kujtohet Kursi i F. de Saussurit, Sette lezioni sul linguaggio i T. De Mauros, botimi postum i leksioneve tė Luigi Cecit etj. etj. Leksionet e regjistruara nė fakt qenė zbardhur fill asokohe nė Prishtinė e qenė pėrmbledhur nė vėll. VI tė "Studime gjuhėsore", botim po i Prishtinės, por paraqisnin edhe ato ndėrhyrje, rėndime me shembuj tė paofruar nga autori e sidomos mjaft pasaktėsi, edhe terminologjike. Sakaq, ajo ēka ne trashėgonim si tė vetmen pikė tė padiskutueshme referimi ishte veē leksioni i parė nė regjistrim zanor. Kėshtu, pasi e dėgjuam me mjaft kujdes dėshminė zanore duke e krahasur me gjendjen e tekstit tė shkruar, e pasi kuptuam s'andejmi edhe tipologjitė e problemeve tė kėtij tė fundit, sė bashku me Brikena Ēabejn i hymė punės sė pėrimtė pėr restitutio texti.
Nė zgjidhjen e nyjeve tė vėshtira na erdhėn nė ndihmė qoftė rimarrja e argumentave nga vetė Ēabej nė studime tė tjera tė tij kėsodore, qoftė edhe ata autorė qė ai, nė fund tė leksioneve, i pat kėshilluar si literaturė e mėtejme. Shpresojmė tė kemi ndrequr pėr sa mundėm gabimet e bartura tė kėsaj vepre, e cila mund tė konsiderohet ndoshta si teksti mė i mirė teoriko-analitik i gjuhėsisė shqiptare. Vendimi i fundit qė morėm nė gatitjen pėr shtyp tė kėtij teksti ishte t'i bashkangjisnim atij edhe CD me leksionin e parė tė ciklit prej nėntė ligjėratash. Zgjodhėm kėshtu, pėr ta ndarė edhe me lexuesin shqiptar emocionin qė na pat shkaktuar ne vetė dėgjimi i zėrit tė Ēabejt-lektor. N'atė mėnyrė aq tė pastėr e tė prunjtė tė mbajturi leksion, kushdo mundet me gjetė sot edhe njė model tė shkėlqyer komunikimi me studentėt, si pjesėz nga visari shkencor, kulturor e didaktik qė fatmirėsisht kemi trashėguar nga Eqrem Ēabej.
Kjo pėrmendet edhe si vepėr e lirė qė ka dalė nė njė hapėsirė mė tė lirė se Shqipėria e viteve 70. Ku duket kjo, dhe a ėshtė e vėrtetė qė Ēabejt nė Shqiperinė e asaj kohe i mungonte vetėm hapėsira e lirė?
Tek ne, pėr dekada me radhė tė vėrtetat shkencore nė pėrgjithėsi, e sidomos ato albanologjike, janė trysur nėn peshėn e ideologjisė e ndonjėherė janė shtrembėruar po prej saj. Ky tashmė ėshtė fakt i ditur. Sa pėr tė bėrė njė shembull konkret, nė kėto leksione tė Prishtinės profesori citonte se "dy janė autorėt qė do tė konsiderohen si autorė veprash bazale, Antoine Meillet dhe Holger Pedersen", duke dhėnė kėsisoj me tė drejtė njė referim kaq vlerėsues pėr linguistin e madh A. Meillet. "Ngatėrresa" tė shkencės me politikėn dhe tė politikave gjuhėsore me ato diplomatike, pėrsa mund tė duken sot tė dėmshme, i shėrbyen atbotė ideologjisė si zhgun pseudopatriotik, me tė cilin mvishej njė manipulim i vėrtetė kulturor e gjuhėsor i qenies shqiptare. Synimi? Ndėrprerja e ēdo lidhjeje me tė kaluarėn qė nxirrte zbuluar kėtė manipulim, krijimi i njeriut tė ri, me gjuhė tė re e shkencė tė re. Rezultati?
Natyrisht njė lavjerrje shumė e madhe e vlerave tona tė qenėsishme, por kam bindjen se shqiptarėt do tė dijnė tė rivendosin nė vend hierarkinė e kėtyre vlerave, e tė rindėrtojnė tė reja mbi to. E nė kėtė proces tė rėndėsishėm sa kombėtar aq integrues, ata do tė ndihmohen edhe nga puna e luminarėve qė ideologjia nuk mundi t'i lavjerrė mes syresh Ēabej. Ju mė pyesni nėse Ēabejt nė Shqipėrinė e asaj kohe i mungonte vetėm hapėsira e lirė, e unė ju them se njė shkencėtari, aq mė fort njė gjuhėtari, duke i hequr lirinė shkencore, i ke hequr shkencėn. Parė nė kėtė dritė, ėshtė habi e mrekulli njėherėsh si profesori ynė ia doli tė mos e humbte lirinė e vyer as brenda vetes e as nė raport me kolegėt dhe me shkencėn. Natyrisht kjo i kushtoi qilarizimin e veprės sė tij, e cila sot po botohet thuajse e gjitha postume. Gjithsesi, sot shqiptarėt e ēliruar kanė mundėsi ta takojnė Ēabejn e lirė.
Kur analizon "Hyrje nė ideoeuropianistikė" ti nxjerr njė takim tė gjuhėtarit shqiptar me Saussurin dhe Ėittgensteinin. Ku ėshtė kulmi i kėsaj puqjeje?
Ēabej ndoqi studimet e larta nė Vjenė tamam nė njė kohė kur Europa po zbulonte kumtet e Kursit tė F. de Saussurit. Mes tjerėve, profesor i tij ishte vetė Nikollaj Trubeckoj, njėri ndėr themeluesit e Rrethit Gjuhėsor tė Pragės, veprimtaria e tė cilit, sikundėr dihet, ka meritėn se i ktheu gjuhėsisė Saussurin. Pra Ēabej i njihte fort mirė tharmet e themeluesit tė gjuhėsisė moderne, sikundėr njihte edhe zhvillimet bashkėkohėse tė teorive tė tij. Ndarja saussuriane sinkroni-diakroni themeloi Strukturalizmin nė gjuhėsi, dhe si ēdo gjė e re dhe e pakonsumuar, nxiti mbivlerėsimin e studimit tė shkėputur tė stadeve gjuhėsore, duke e errėsuar disi ēėshtjen e evolucionit tė gjuhėve. Pas kėsaj vlage fillestare, gjuhėtarėt, e sidomos indoeuropianistėt dhe filozofėt e ligjėrimit, kuptuan se shtegu diakronik dhe ai sinkronik nuk pėrjashtojnė njėri-tjetrin, por vihen nė shėrbim tė rezultateve tė secilit. Ėittgensteini i dha njė ndėr formulimet mė eksplicite kėsaj filozofie tė re pune, duke ngulmuar se"interpretimi i objektit dhe domethėnia e po atij objekti janė dy gjėra tė ndryshme. Duke e pėrshkruar objektin ne nuk mund tė pandehim se po i pėrcaktojmė atij edhe domethėnien". Pikėrisht kėtė lidhje tė pandashme mes historisė dhe aktualitetit e nxjerr bukur mirė nė pah Ēabej, duke sqaruar dallimin qenėsor qė ka mes atyre qė ai i quan Rezultate Pėrshkruese dhe Rezultate Spjeguese. Njė dukuri gjuhėsore, thekson Ēabej nė tekst, e parė nė vetvete dhe pėr vetveten, thjesht pėrshkruhet por nuk spjegohet. Pėr t'u spjeguar, ajo duhet parė edhe nė diakroninė e saj. Si metodė pune, kjo logjikė gjendet nė tė gjithė opusin ēabejan; meritė e "Hyrjes" ėshtė se, duke qenė njė tekst edhe didaktik (leksione), kėtė shteg metodik e gjejmė tė pėrkufizuar qartė dhe thjesht edhe teorikisht. Dua gjithashtu tė shtoj se kjo metodė pune qė lidh tė djeshmen me tė sotmen nė gjuhė, e i bėn ato pjesė tė gjalla tė njė organizmi tė vetėm, mbetet sot parėsore pėr t'u zbatuar nė studimet tona gjuhėsore. Sot qė kufizimet ideologjike po zhduken dhe shqipja ka vėrtet shumė nevojė tė njohė tė tashmen e tė rizgjohet gjithashtu sė brendmi, po nė emėr tė sė tashmes.
Njė pyetje do tė ngrihej gjithmonė pėr kėtė figurė: si arriti tė japė rezultate pėrtej filologjisė shqiptare dhe tė mbetet nė rrjedhat europiane tė metodikės shkencore?
E ceka kėtė ēėshtje edhe nė pyetjen e dytė: Ēabej nuk hoqi dorė kurrė as nga liria e tij pėr tė studiuar e pėr tė nxjerrė nė pah vetėm tė vėrteta shkencore, pavarėsisht nga "kėrkesat" e ideologjisė, sikurse nuk hoqi dorė as nga koherenca e objektit dhe metodave tė tij studimore. Qoftė objekti, qoftė metodat, tek ai mbetėn tė pashkėputura nga rrjedhat e studimeve bashkėkohore europiane, sikundėr mbetėn tė gjalla edhe lidhjet e tij me ata mendimtarė qė kėtu cilėsoheshin "borgezė", "fashistė" e "revizionistė". Ēabej pra nuk u modifikua! Pėr tė mund tė thuhet vetėm se u tkurr nė objekt studimi, pas ndėrhyrjes politike nė shqipen nė Kongres tė vitit 1972. Edhepse qysh nga vitet '30 kishte qenė bashkėhartues i tė gjitha projekteve ortografike, pra kish kontribuar ndjeshėm nė ēėshtjen e drejtshkrimit tė shqipes e tė kulturės sė saj, ai kuptoi se planifikimi gjuhėsor pas Shtatėdhjetėedyshit nuk i takonte mė gjuhėsisė, por ideologjisė. Kėshtu, pasi tha mendimin e vet lidhur me kėtė ēėshtje, dhe e pėrsėriti publikisht edhe fill pas vendimeve tė Kongresit, ai iu kushtua mandej mė sė shumti gjuhėsisė historike. Dhe me rezultatet e kėtyre studimeve, pėrsa qe gjallė, Ēabej vijoi tė mbetet pikė referimi ndėrkombėtare pėr sistemimin e vijuar tė vendit tė shqipes nė familjen e gjuhėve.
Dhe mė pas, kur ai nuk ishte mė, ku u ndje zbrazėtia qė u krijua nga kjo humbje jo vetėm brenda shkencės sonė, po edhe nė ato zona ku vepra e Ēabejt ishte burim reference pėr ēėshtjet e shqipes?
Ēabej u nda nesh njėzetetetė vjetė mė parė. Kėto tri dekadat e fundit, pėr zhvillimet ndėrkombėtare nė limerin e gjuhėsisė si shkencė, kanė qenė sikundėr dihet, nga mė tė begatat. Shumė punė ėshtė bėrė e pėrsosur edhe nė lėmė tė Indoeuropianistikės, ku falė tė dhėnave tė modernizuara qė vinin nga studimet lokale mbi secilėn gjuhė, laboratoret ku pėrsosej harta gjuhėsore fillestare e Schleicherit ndėrtonin e rindėrtonin skema e harta gjithnjė e mė tė plota. Ky dinamizėm vinte natyrisht falė pėrditėsimit tė vijuar tė metodave qė aplikonin nė gjuhėsi vendet rrotull nesh. Sa kohė qė misionari ndėrkombėtar i shqipes nuk iu nda as metodave bashkėkohore e as mosshtrembėrimit tė rezultateve, hartat e pėrfshinė nė ēdo pėrditėsim edhe shqipen. Porse kam vėrejtur jo pa trishtim se nė hartat e skicuara nė vitet '90, shpesh shqipja mungon. Kėtu nuk kemi tė bėjmė as me shovinizėm gjuhėsor e as me lajthitje tė hartuesve. Thjesht zėri i gjuhėsisė shqiptare, qė ngulmoi tė mbetej sui generis, ku nga ideologjia e ku nga mosnjohja, nuk u harmonizua dot mė nė akordet zanore tė zhvillimeve ndėrkombėtare. Shoqata Gjuhėsore Frėnge, ajo Gjermane, Rumune, Italiane e tė tjera organizma gjuhėsore europiane ku Ēabej, jo pa sakrifica, kish qenė vijimisht anėtar aktiv, nuk e kishin mė pėrfaqėsuesin e shqipes. Nuk ngurroj tė them, e jo pa pezm, se pas viteve '80 izolimi i gjuhėsisė shqiptare u bė vėrtet i skajshėm, derisa u mbėrrit nė njė pikė si kjo sotmja, ku ndėr dyer institucionesh hasen mė tė rrallė veē studiues nga diasporat arbėreshe, apo nga Kosova e Maqedonia. Ku duhet rilidhur filli ynė kombėtar e ndėrkombėtar? Ndoshta pikėrisht aty ku e la Ēabej...
A ka ēėshtje pėr t'u riparė me sy kritik nė pėrfundimet e shkencėtarit?
Shkenca fatmirėsisht zhvillohet nė trajtė stafete. E marrim aty ku e lėnė pararendėsit tanė mė tė mirė, duke ndėrtuar mbi ta, pra duke i rivlerėsuar ata! Kėshtu bėri Ēabej me Meyerin, me Joklin e me tė tjerė, kėshtu ndodh gjithkund. Pra kėshtu naltohen muret e shkencės, e disa, ata qė koha i saktėson duke i vlerėsuar, vijnė e bėhen gurė themeli. Ēabej ėshtė tashmė njė ndėr kėta gurė pėr ne. Shumė punė qė nuk mundi t'i mbyllė do tė vijojnė, shpresoj, e mjaft rezultate tė tij do tė pėrditėsohen falė zhvillimit qė njeh veē njė kah, atė tė pėrparimit. E pikėrisht ky zhvillim qė rivlerėson shkencėtarin tonė, zbeh edhe mjaft gjykime andatare (amatore) qė kanė zėnė e ndihen ndėr ne rreth punės sė tij; kanė zėnė e ndihen nga individė qė nuk ia kanė asfare kėrēikun kėtyre punėve. "Ēka furfurit, pa lindun mirė, ka vdekun / e thjeshta u shkon breznive e paprekun", thotė Gėte tek Fausti.
Ē'mund tė thuhet pėr studimet nė fushėn e europianistikės sot nė Shqipėri?
Pak mund tė thuhet, vėrtet pak. Hiq ndonjė studiues aktiv e modern si B. Demiraj apo K. Topalli, mendoj se studimet nė fushė tė Indoeuropianistikės nė Shqipėri presin ende tė hedhin shtat, por tė modernizuara, duke mbajtur brenda gjithė atė tharm qė u dha shek. XX. Dhe veē kėtij tharmi, duhet tė ngėthejnė patjetėr edhe frymėmarrjen e gjerė qė pati mendimi shkencor i Ēabejt, i cili zhvillimet e shqipes nuk i pa shkėputazi brenda caqeve tė cungėta tė hapėsirės albanofone, por nė kuadrin e marrėdhėnieve tė ndėrsjella tė kėsaj gjuhe pra tė kėsaj kulture me simotrat e tjera tė familjes ku kjo gjuhė gjendet qysh nė krye tė moteve.
Ēfarė modeli gjuhėtari pėrfaqėson pėr ty Eqrem Ēabej?
Eqrem Ēabej ėshtė model pėr shumėkėnd, jo veē pėr gjuhėtarė e filologė. Sa mė takon mua, do ta ndaja kėtė pėrgjigje nė tri tė ndėrvarura, por po aq tė bashkėlidhura. Nė rrafshin etik, pėr mua Ēabej pėrfaqėson njėrin ndėr modelet e figurave publike tė prunjta, por tė papėrlyeme, qė nuk i lanė shteg manipulimit as brenda mendjes e as brenda shpirtit. E gjithashtu, po nė rrafsh etik, e rendis ndėr ato modele qė patėn nė sy ēėshtjen e kulturės kombėtare dhe i shėrbyen ndėrtimit tė njė atdhetarie tė re, europiane e larg patoseve nacionaliste, por po aq shumė shqiptare. Nė rrafsh tė kontributit, sot nė qindvjetor tė tij, ėshtė e qartė mė fort se kurrė qė puna, veē puna mbetet, fjalėt i merr era. Puna pa pritur duartrokitjet me sy nė havą. Edhe kėtu ai mbetet pėr mua model. Nė rrafsh shkencor besoj se pėr kėtė kam folur shpesh. Unė e konsideroj jo veē mė tė madhin albanist tonin, por edhe mė tė madhin e dijes sonė. Mbetet ende i gjithi pėr t'u rilexuar nė njė dritė tė re.
U bėnė dy vjet qė drejton kolanėn e shtėpisė botuese "Ēabej" tė quajtur "Excipere", fjalė e "huazuar" nga Ēabej.
Po, kjo fjalė ėshtė e huazuar nga Ēabej, i cili e merr si hipotezė tė Meyerit e me tė cilėn pajtohet si burim emėrtimi edhe M. Kruja (disa tė tjerė jo). Siē thashė mė parė, fatmirėsisht shkenca zhvillohet nė trajtė stafete. E kemi zgjedhur kėtė emėrtesė pėr gjerdanin tonė albanologjik, duke besuar nė kontributin pėr rindėrtimin e njė gjuhėsie shqiptare pa paragjykime ideologjike dhe pa komplekse ndaj historikut tė shqipes dhe bashkėjetesės sė saj me gjuhėt dhe kulturat rrotull saj, edhe nė paēin qenė ato hera-herės superiore. E po ashtu e kemi zgjedhur kėtė emėr edhe pėr t'i qėndruar bindjes tashmė tė njohur se nuk ka histori tė njė gjuhe, por histori gjuhėsore tė njė bashkėsie qė flet atė gjuhė. A nuk dėshmon pėr kėtė edhe kontributi i Ēabejt? Ky gjerdan botimesh, i orientuar si pėr nga nxjerrja nė pah e punimeve tona albanologjike qė pėr arsye ideologjike nuk u botuan kurrė (pėrmend kėtu punime tė G. Meyerit, N. Gazullit, M. Krujės, tė cilat tashmė e kanė parė dritėn e botimit, si edhe pjesė tė opusit ēabejan), po i orientuar edhe pėr nga teoritė e reja europiane nė fushė tė gjuhėsisė, po gatitet tė nxjerrė shumė shpejt nė dritė edhe vlera tė tjera. E kam fjalėn pėr Fjalorin Toponomastik tė Gazullit, i cili del pėr pak javė, apo pėr Lufta e gjuhėve dhe politikat gjuhėsore, tė Louis-Jean Calvet, profesor i Sociolinguistikės nė Sorbonė. Po ashtu kam parasysh kėtu edhe sjelljen nė shqip qė po gatitet pėr botim i Shkrimeve tė Gjuhėsisė sė Pėrgjithshme, tė F. de Saussurit, tė cilat nuk njiheshin deri para pak vitesh e qė u gjetėn rastėsisht nė vitin 1996. Posė kėtyre qė pėrmenda, presin radhėn pėr t'u gatitur pėr botim edhe mjaft punime tė tjera, tė cilat janė nė fazė bocash. Tek e fundit, verbum volant, carta maneat, apo jo?
Pėr ta ndarė edhe me lexuesin shqiptar emocionin qė na pat shkaktuar ne vetė dėgjimi i zėrit tė Ēabejt-lektor. N'atė mėnyrė aq tė pastėr e tė prunjtė tė mbajturi leksion, kushdo mundet me gjetė sot edhe njė model tė shkėlqyer komunikimi me studentėt, si pjesėz nga visari shkencor, kulturor e didaktik qė fatmirėsisht kemi trashėguar nga Eqrem Ēabej.
|
|
#10 20 Qershor 2008 18:58
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikon | |