|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Euro 2008 /Croatia V Turkey
Kroatėt janė kualifikuar nė Kampionatin Evropian pasi e kishin mbyllur fazėn e kualifikimeve nė vendin e parė. Kjo kombėtare duhet tė respektohet, pasi ka treguar lojėra tė shkėlqyeshme. Kjo ėshtė hera e katėrt qė kroatėt marrin pjesė nė evropian.
Kroacia ėshtė kualifikuar nė Grupin E njė xhiro pa pėrfunduar faza e grupeve, duke pėrfituar nė humbjen e Rusisė nė Izrael, edhe pse kishte pėsuar humbje nga Maqedonia. Madje, kjo ishte humbja e vetme e Kroacisė, nė sezonin e shkėlqyeshėm debutues tė elektorit dhe njėherėsh ish-pėrfaqėsuesit kroat Slaven Bilić. Eduardo ka pėrfunduar nė vendin e dytė tė klasifikimit tė golashėnuesve me 10 gola tė realizuara, pėrkrah irlandezit David Healy. Kroacia e ka pėrfunduar nė mėnyrėn mė tė mirė fazėn e kualifikimeve nė nėntor tė vitit 2007 me fitore nė Wembley 3:2 kundėr Anglisė, e cila me atė rast e "shijoi" eliminimin. "Jemi tė mirė, shumė tė mirė", ka komentuar Bilić.
Si janė paraqitur nė kualifikimet pėr Kampionatin Botėror 2006?
Kroacia e kishte mbyllur fazėn e kualifikimeve pėr Botėrorin 2006 nė vendin e parė me 7 fitore e 3 barazime. Suedia e kishte grumbulluar numrin e njėjtė tė pikėve, por kroatėt kishin mbetur nė vend tė parė pasi kishin bilanc mė tė mirė nė ndeshjet e ndėrsjella. Kroacia kishte shėnuar 21 gola, kurse kishte pėsuar vetėm 5.
Si janė paraqitur nė Euro 2004?
Kroacia ėshtė kualifikuar nė fazėn finale tė Euro 2004 pasi ka fituar nė barazh, pasi kishte mbetur prapa Bullgarisė. Me 5 fitore, 1 barazim e 2 humbje, nga 8 ndeshje tė zhvilluara, kroatėt kishin pėrfunduar nė vendin e dytė, mirėpo e kishin eliminuar Belgjikėn falė difererencės mė tė mirė tė golave nė tė dy pėrballjet.
Cila ishte paraqitja e tyre mė e mirė nė kampionatet evropiane?
Paraqitja mė e mirė e kėsaj kombėtareje daton nė pjesėmarrjen e saj tė parė nė Evropianin e organizuar nga UEFA. Pasi e kishte pėrfunduar fazėn e kualifikimeve me 23 pikė nga 10 ndeshje, Kroacia nė fazėn finale e kishte nė grup Danimarkėn, Portugalinė dhe Turqinė. Kroacia e kishte kaluar fazėn e grupeve, por ishte eliminuar nga kampioni i atėhershėm, Gjermania, nė ēerekfinale. Faktet kyēe Kroacia ka mbetur jashtė nė vetėm njėrėn nga fazat finale tė evropianėve, nė atė tė vitit 2000.
Rekordet
Nė fund tė kualifikimeve pėr Euro 2008, Kroacia kishte qenė pjesėmarrėse nė 3 kampionate evropiane. Nė 47 ndeshjet e zhvilluara, kroatėt i kanė arritur 28 fitore, 11 barazime dhe 8 humbje, duke shėnuar 86 gola e duke pėsuar 38.
Skuadra
Portierė
1 Stipe Pletikosa
12 Mario Galinović
23 Vedran Runje
Mbrojtės
2 Dario imić
3 Josip imunić
4 Robert Kovač
5 Vedran Ćorluka
6 Hrvoje Vejić
13 Nikola Pokrivač
15 Dario Kneević
Mesfushorė
7 Ivan Rakitić
8 Ognjen Vukojević
10 Niko Kovač
11 Darijo Srna
14 Luka Modrić
16 Jerko Leko
19 Niko Kranjčar
22 Danijel Pranjić
Sulmues
9 Nikola Kalinić
17 Ivan Klasnić
18 Ivica Olić
20 Igor Budan
21 Mladen Petrić
|
|
#1 18 Qershor 2008 15:47
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Croatia V Turkey
Turqia nė grupin kualifikues C, pėrfundoi e dyta, menjėherė pas kampionit aktual tė Evropės, Greqisė. Nėn udhėheqjen e Fatih Terim, skuadra pati njė fillim tė shkėlqyer duke i fituar tri takimet e para pa pėsuar asnjė gol. Edhe mė mirė shkuan punėt nė Athinė, kundėr Greqisė, ku arritėn tė shėnojnė fitore 4-1. Mirėpo pas kėsaj fitoreje, skuadra turke pati njė krizė, duke shėnuar vetėm njė fitore nė gjashtė takime, ndėrsa humbi 3-2 nga Bosnja dhe barazoi 2-2 me Maltėn. Forma e dobėt vazhdoi edhe nė tetor tė 2007, kur luajtėn baras, 1-1, me Moldavinė, ndėrsa humbėn nė shtėpi nga Greqia, 1-0. Megjithatė, nė fund, Turqia arriti tė fitojė nė ndeshjen vendimtare ne Oslo kundėr Norvegjisė, me rezultat 2-1, si edhe nė takimin nė shtėpi me Bosnjėn, 1-0. Me gjashtė pikėt e fituara nė dy ndeshjet e fundit , Turqia e siguroi vendin e dytė, mė njė pikė mė shumė se Norvegjia, e cila u rendit e treta.
Arritjet nė kampionatet evropiane
Turqia pėr herė tė parė nė ndeshjet pėrfundimtare tė njė kampionati evropian ka luajtur nė vitin 1996 nė Angli. Mirėpo ajo garė pėrfundoi shumė keq pėr turqit, tė cilėt i humbėn tė gjitha ndeshjet nė grup. Katėr vite mė vonė, Turqia u kthye nė skenėn evropiane dhe arriti tė mbėrrijė deri nė ēerekfinale, gjatė Kampionatit Evropian nė Belgjikė dhe Holandė, ku humbėn nga Portugalia me rezultat 2-0.
Statistikat
Deri mė tani, Turqia ėshtė paraqitur nė 95 ndeshje nė kampionatet evropiane, prej tė cilave i ka fituar 35, ka barazuar 22 herė, ndėrsa ka pėsuar 38 herė. Turqit kanė shėnuar 110 gola, ndėrsa kanė pranuar 135.
Skuadra
Portierė
1 Rüştü Reēber
12 Tolga Zengin
23 Volkan Demirel
Mbrojtės
2 Servet Ēetin
3 Hakan Balta
4 Gökhan Zan
13 Emre Güngör
15 Emre Aşık
20 Sabri Sarıoğlu
Mesfushorė
5 Emre Belözoğlu
22 Hamit Altıntop
6 Mehmet Topal
7 Mehmet Aurelio
10 Gökdeniz Karadeniz
11 Tümer Metin
14 Arda Turan
16 Uğur Boral
17 Tuncay Şanlı
19 Ayhan Akman
Sulmues
8 Nihat Kahveci
9 Semih Şentürk
18 Kazım Kazım
21 Mevlüt Erdinē
|
|
#2 18 Qershor 2008 15:49
|
|
 |
True-Soldier
Madhor

Postime: 224
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3206
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Croatia V Turkey
Kroacia, njė prift pėr ta bekuar para ndeshjes me Turqinė
Kroacia mė shumė se forcės sė saj fizike dhe cilėsive tė futbollistėve i falet edhe njė prifti pėr vazhdimėsinė nė EURO 2008. Pas dėmtimit tė mbrojtėsit Knezeviē dhe tė sulmuesit Igor Budan, kroatėt kanė kėrkuar njė njeri tė Zotit pėr tė larguar shpirtrat e kėqij. Prifti ka mbėrritur dje nė grumbullimin e kombėtares kroate dhe ka kryer ritualet e tij pėr ekipin e Slaven Biliē. Ndėrsa pėr turqit veēse pėrgatitje fizike dhe stėrvitje tė diferencuar pėr tė dėmtuarit. Nė dyshim pėr skuadrėn e Terim janė ende Emre dhe Arda Turan, por sipas gjasave, ata do tė jenė nė dispozicion tė Turqisė pėr kėtė takim. Ndėrkohė qė nga kompanitė e basteve Kroacia jepet si fituese (2.00), ndėrsa Turqia si jo-favorite (4.30).
Kroaci-Turqi
Sonte, ora 20:45
Pėrballjet
3 Ndeshjet 3
1 Fitore 0
0 Humbje 1
2 Barazime 2
4 Golat 3
Stadiumi: "Ernst Happel"
Gjyqtar: Roberto Rosetti
Kroacia: Pletikosa, Simunic, R.Kovac, Corluka, Rakitic, Pranjic, N.Kovac, Srna, Modric, Olic, Klasnic
Pankina: Galinovic, Simic, Vejic, Vukojevic, Leko, Kranjcar, Petric
Turqia: Rustu, Ēetin, Zan, E.Asik, Altintop, Emre, Aurelio, Turan, Sanli, Ayhan Akman, Nihat
Pankina: Zengin, Gungor, Balta, Topal, Karadeniz, Metin, Boral, Senturk, Kazim, Erdinē
|
|
#3 20 Qershor 2008 18:24
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Croatia V Turkey
Turqia do tė jetė kundėrshtari i Gjermanisė nė gjysmėfinale tė kampionatit europian. Skuadra e drejtuar nga Fatih Terim ka dhuruar sėrish njė ndeshje tė pabesueshme, duke triumfuar 3-1 me anė tė penalltive. Skuadra e Sllaven Biliē gaboi nė tre gjuajtje nga 11-metėrshat, teksa Modriē, Sėrna dhe Petriē u treguan tė pasaktė. Takimi i luajtur nė Vjenė ėshtė vendosur nė ēastet e fundit, me kroatėt qė kaluan nė avantazh nė minutėn e 120-tė me anė tė Ivan Klazniē, qė pėrfitoi nga njė gabim i portierit turk Rushtu. U mendua gjithēka si e mbaruar, por arbitri Rozeti nė mėnyrė tė habitshme lejoi 3 minuta shtesė dhe turqit arritėn tė barazonin me Semih Senturk. Paksa e pabesueshme, por turqit sėrish pėrmbysin gjithēka, duke e ēuar ndeshjen me penallti. Njė gjė e tillė solli edhe protestėn e ashpėr tė trajnerit tė Kroacisė, por ndoshta as arbitri Rozeti nuk e kishte menduar se mund tė realizohej njė gol nė ato momente. Pėrsa i pėrket lojės, ajo ka qenė tepėr e zbehtė. Nė pjesėn e parė janė regjistruar vetėm dy raste, ku mė i miri nė minutėn e 19-tė pėr kroatėt. Luka Modriē jep njė asist perfekt pėr Ivica Oliē. Me portėn thuajse tė boshatisur, ky i fundit godet traun e portės sė mbrojtur nga Rushtu. Pėr turqit, mundėsia mė e mirė ka ardhur nė minutėn e 38-tė, me njė gjuajtje tė Mehmet Topall nga jashtė zonės, por topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn. Edhe nė pjesėn e dytė do tė ishte pak a shumė e njėjta panoramė. Pėr tu regjistruar njė moment nė minutėn e 51-tė, pas njė gabimi tė portierit Rushtu, por Oliē nuk shėnon. Nė minutėn e 84-t Dario Sėrna tenton nga goditja e dėnimit, por largon Rushtu.
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#4 21 Qershor 2008 11:19
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Croatia V Turkey
Turqia ėshtė gjysmėfinalistja e dytė e EURO 2008. Turqit e drejtuar nga Fatih Terim kanė eliminuar dje Kroacinė. Nuk mjaftuan 90 minuta lojė ku qė tė dyja skuadrat mė shumė se pėr sulmin menduan qė tė mos pėsonin gola. Si nė pjesėn e parė dhe tė dytė u pa thjesht njė avantazh i lehtė i kroatėve nė zotėrimin e topit por asgjė mė shumė. Mė pas nė pjesėt shtesė u duke mė shumė Turqi nė fushėn e lojės, skuadėr e cila rrezikoi dy herė seriozisht portėn e gardianit, Stipe Pletikosa. Por e pabesueshmja ka ndodhur pikėrisht nė Vjenė. Teksa Klasniē shėnonte nė minutėn e fundit pėr kroatėt duke i ēuar pothuajse nė gjysmėfinale, Semih Senturk ka bėrė mrekullinė ku nė sekondat e fundit shtesė ka barazuar gjithēka. Gjithsesi qė tė dyja skuadrat iu drejtuan pikės sė bardhė tė 11-metėrshave pėr herė tė parė nė kėtė Kampionat Evropian. Duke iu referuar rregullores sė re tė UEFA-s edhe nė ndeshjet nė grupe mund tė kishim penallti nė rast se dy skuadra pėrfundonin nė barazim gjithēka pas tri ndeshjesh nė grup. Nga pika e bardhė e penalltisė turqit u treguan mė tė kujdesshėm pėrkundrejt kroatėve gabuan me Modriē, Petric dhe Rakitiē.
Kroaci-Turqi 1-1 (1-3 me pen)
Shėnues: 119' Klasniē, 121' Senturk
Penalltitė
Kroacia: Modric, jashtė; Srna, gol; Rakitic, jashtė; Petric, pret Rustu;
Turqia: Arda Turan, gol; Senturk, gol; Altintop, gol;
Statistika
9 Goditje portė 3
11 Goditje jashtė 6
51 % Mbajtje topi 49 %
7 Goditje kėndi 4
5 Jashtėloje 1
23 Faulla 20
0 K. tė verdhė 4
Gjyqtar: Roberto Rosetti (ITA)
Kroacia (4-4-1-1): Pletikosa, Corluka, R.Kovac, Simunic, Pranjic, Srna, Modric, N.Kovac, Rakitic, Kranjcar (65' Petric), Olic (97' Klasnic)
Trajner: Slaven Bilic
Turqia (4-4-2): Rustu, Sarioglu, E.Asik, Zan, Balta, Altintop, Topal (76' Senturk), Arda Turan, Tuncay, Kazim Kazim (61' Boral), Nihat
Trajner: Fatih Terim
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 21 Qershor 2008 18:54
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Croatia V Turkey
Ditėn e mėrkurė, turqit do kenė pėrballė njė kundėrshtar tė fortė si Gjermania, nė luftėn pėr tė siguruar njė biletė pėr nė finale. Ky ėshtė futbolli. Ne nuk duhet tė dorėzohemi deri nė momentin qė arbitri sinjalizon fundin e ndeshjes. Ne arrijmė tė gjejmė momentin e duhur pėr tė shėnuar gol. Pėr sa i pėrket penalltive, nuk ishim pėrgatitur aspak. Mu deshėn vetėm pesė sekonda pėr tė pyetur lojtarėt se kush do gjuante dhe kaq mjaftoi. E kam thėnė gjithmonė, Turqia ėshtė njė vend me 70 milionė banorė dhe ka njerėz tė shkėlqyer. Jemi njė vend i madh dhe tashmė edhe njė skuadėr po aq e madhe. Nė gjysmėfinale do pėrballemi me Gjermaninė, e cila do tė jetė njė ndeshje midis dy gjigantėve. Do jetė mė e vėshtirė se tė parat, por unė mendoj se kemi shanset pėr tė vazhduar aventurėn tonė. Ska rėndėsi se si kualifikohesh. Do japim mė tė mirėn tonė.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#6 22 Qershor 2008 09:23
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Euro 2008 /Croatia V Turkey
Ishte njė nga eliminimet mė shokues nė historinė e futbollit. Tė shėnosh nė minutėn e fundit dhe gjithēka tė barazohet njė minutė pasi kishte mbaruar koha e rregullt... njė eliminim i pamerituar. Djemtė e mi u treguan heroikė nė fushėn e lojės. Ndaj, mė vjen vėrtetė shumė keq qė e pėrjetuan nė kėtė mėnyrė, por spatėn aspak faj. Penalltitė janė lotari. Ajo qė mė tremb mė tepėr ėshtė se kjo gjendje do ndikojė gjatė te kombėtarja ime, nėnvizoi, Biliē.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#7 22 Qershor 2008 09:24
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|