Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Euro 2008 /Grupi A 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Euro 2008 /Grupi A 
 
Startojnė minutat e kampionatit “Euro 2008”, ndeshja e parė Zvicėr - Ēeki
Ėshtė ēelur zyrtarisht nė Basel tė Zvicrės Kampionati i 13-tė Europian i Futbollit Euro 2008. 33 mijė shikues tė pranishėm nė stadiumin Sent Jacob Park kanė ndjekur nga afėr hapjen zyrtare tė Euro 2008 njė organizim madhėshtor dhe perfekt i UEFA-s i shoqėruar me spektakėl dhe surpriza. Tė pranishėm pėr tė ndjekur nga afėr ceremoninė ishin edhe figurat mė tė larta tė sportit europian dhe atij botėror, por edhe shumė politikanė ndėrkombėtar. Pas katėr vitesh nga ai i zhvilluar nė Portugali nė vitin 2004, kėtė radhė evenimenti mė i madh europian i futbollit zbret nė Zvicėr dhe Austri. Kampionati europian pėr nga pėrmasat ėshtė kompeticioni i dytė mė i madh pas botėrorit. Nė tė marrin pjesė 16 skuadra tė kontinentit tė vjetėr tė ndara nė 4 grupe.
Mijėra shikues nė stadium dhe miliona teleshikues nė mbarė europėn kanė shijuar emocionet e para tė njė aktiviteti qė do tė zgjasė pėr 22 ditė me radhė. Qindra njerėz kanė performuar nė tapetin e gjelbėrt tė “Sent Jacob Park” duke dhuruar numra tė shumtė argėtimi dhe spektakli. Pėr herė tė parė Kampionati europian i futbollit ėshtė organizuar nė vitin 1960 nė Francė ku ish-Bashkimi Sovjetik kurorėzohet si kampion. Gjermania ėshtė skuadra qė e ka fituar mė shumė kėtė trofe, plot 3 herė nė vitet 1972, 1980 dhe 1996. Dy herė e ka fituar Franca nė vitet 1984 dhe 2000 ndėrsa skuadrat e tjera fituese janė Italia, Spanja, Bashkimi Sovjetik, Cekosllovakia, Hollanda, Danimarka dhe Greqia.  Grekėt janė edhe kampionet nė fuqi tė kontinentit, pasi mposhtėn 1 me 0 nė finale Portugalinė 4 vjet mė parė. Pas ngritjes sė siparit, Zvicra dhe Ēekia kanė qenė dy ekipet qė kanė luajtur edhe topin e parė pėr Euro 2008.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Ka pėrfunduar 0 me 1 ndeshja e parė e kampionatit europian tė futbollit “Euro 2008” mes Zvicrės dhe Ēekisė. Tė zotėt e shtėpisė, zvicerianėt, kanė zhgėnjyer mijėra tifozė tė mbledhur nė shkallėt e stadiumit  “Sent Jacob Park” nė Basel tė Zvicrės. Ndėrkohė skuadra ēeke ka bėrė tė lumtur sot mijėra tifozė ēekė tė cilėt kishin ardhur pėr tė ndjekur skuadrėn e tyre. Golin e fitores pėr ēekėt e shėnoi 25 vjeēari  Vaclav Sverkos,  20 minuta para pėrfundimit tė ndeshjes duke lėnė tė befasuar 33 mijė tifozė tė pranishėm nė stadiumin e Bazelit.
Takimi ėshtė vendosur nga njė gol i Sverkos nė minutėn e 70-tė, pas njė gabimi tė mbrojtjes zviceriane. Futbollisti ēek u kujtua nė pozicion jashtė loje, por nė fakt nuk ishte i tillė. Kjo fitore komplikon jo pak shanset e Zvicrės pėr tė kaluar nė turin tjetėr, ndėrsa Ēekia ėshtė konfirmuar si njė ekip me tepėr eksperiencė nė kompeticione tė tilla.
Ndeshja u bė mė e vėshtirė pėr skuadrėn e Kobi Kuhn, qė nė pjesėn e parė humbi pėr arsye dėmtimi lojtari mė tė mirė tė saj, sulmuesin Aleksandėr Frai. Zvicerianėt patėn disa mundėsi pėr tė realizuar nė 45 minutėshin e parė, por dy gjuajtjet e Frait janė pritur nga portieri Petr Ēeh. Edhe pse nuk kanė ushtruar shumė presion, ēekėt kanė qenė mė tė qartė nė lojėn e tyre dhe nė minutėn e 70-tė arritėn tė gjenin golin e fitores. Zvicra pati njė mundėsi tė mirė nė fund, por portieri Ēeh dhe mė pas shtylla e kanė ndaluar tė dalė me njė pikė.


Link

 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Nuk duhet tė ndodhte ndryshe. Me njė mes fushė tė artė, me futbollistė tė kalibrit botėror dhe me njė trajner i mėsuar gjithnjė tė fitojė, Portugalia ka marrė fitoren e parė nė Euro 2008, duke mposhtur 2-0 Turqinė nė Gjenevė. Takimi i mbrėmshėm nuk ka pasur aspak histori edhe pse turqit kanė mundur pjesėn e parė nė barazim. Portugezėt kanė qenė tepėr tė pafat, duke goditur tre herė shtyllėn, por nė fund rezultati u ka buzėqeshur atyre. Falė njė mesfushe nė gjendje tė bėjė diferencėn dhe sigurisė nė mbrojtje me Rikardo Karvajon, Pepen dhe Paulo Ferreirėn, skuadra iberike shfaqet si njė pretendente pėr tė fituar kampionatin europian. Gjithsesi, pėr t'u theksuar mungesa e njė goleadori, teksa edhe mbrėmė moria e rasteve tė krijuara nuk ėshtė arritur tė shfrytėzohet siē duhet nga sulmuesi i vetėm Nunjo Gomesh. Ky i fundit ka goditur dy herė traversėn, duke qenė i pafat, ndėrsa pėr ēudi, golat kanė ardhur nga njė mbrojtės dhe njė mesfushor.
Ndeshja
Portugalia e ka nisur takimin nė sulm, duke kėrkuar golin qė nė minutat e para. Por, turqit kanė menduar vetėm tė mbrohen, duke mos lėnė shumė hapėsira. Njė gjė e tillė megjithatė nuk ka qenė shumė e lehtė pėrballė fantazisė portugeze. Kristiano Ronaldo, i mbulur nga dy vetė sa herė prekte topin, ka qenė ēdo moment i rrezikshėm, duke krijuar hapėsira pėr shokėt e tij. Nė pjesėn e dytė, Skolari ka hedhur nė fushė njė skuadėr mė tė bindur. Goli do tė vinte pas ēerek ore lojė, me autor mbrojtėsin e Realit tė Madridit Pepe. I nisur nga mesfusha, ai arriti tė thyente portierin Volkan Demirel, duke kaluar Portugalinė nė avantazh. Mė pas, Turqia e ka rritur presionin nė sulm, por pa mundur tė jetė e rrezikshme. Kur dukej se gjithēka do tė mbaronte 1-0, Kristiano Ronaldo ndėrmerr njė aksion nga e majta dhe pason nė qendėr pėr Mutinjon. Ky i fundit ia jep Meireles, qė me portė bosh shėnon golin e dytė. Nė stadium nis festa e Portugalisė, qė konfirmohet si njė ekip favorit pėr tė triumfuar.



Link

 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Turqia do tė jetė pa kapiteni Emre nė takimin e dytė tė grupit A, atė qė do tė luhet kundėr Zvicrės sot nė mbrėmje. Mesfushori turk ka pėsuar njė tėrheqje nė muskul dhe trajneri Fatih Terim deklaroi nė njė konferencė pėr shtyp se ai nuk ėshtė i gatshėm pėr tė luajtur. Zvicra dhe Turqia kanė llogari tė hapura me njėra-tjetrėn, qė prej sherrit tė plasur nė ndeshjen e plej-ofit tė vitit 2005. Takimi ėshtė tepėr i rėndėsishėm pėr dy skuadrat, qė nė rast tė njė humbje, i thonė lamtumirė turneut. “Besoj shumė tek fitorja dhe fakti se Zvicra e humbi ndeshjen e parė, e bėn sfidėn mė interesante. Luhet shansi i fundit dhe besoj se tė gjithė nė skuadrėn time e kuptojnė rėndėsinė e kėsaj ndeshje”, deklaroi Fatih Terim. Turqia do tė ketė probleme edhe nė mbrojtje, pasi Servet dhe Gokan kanė tė dy probleme. Terim bėri gjithashtu njė akt human, duke i uruar shėrim tė shpejtė gruas sė trajnerit tė Zvicrės si edhe sulmuesit kryesor tė kėtij ekipi Aleksandėr Frai. Sulmuesi Tunēai Sanli vlerėsoi pėrfaqėsuesen zviceriane, por sipas tij Turqia nuk do tė ndikohet shumė nga fakti se Zvicra luan nė fushėn e saj.
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Pas 12 ndeshjeve tė para nė katėr grupe, kampionati europian do tė startojė sot takimet e dyta. Ndeshja e parė do tė jetė ajo mes Portugalisė dhe Ēekisė, qė do tė luhet nė orėn 18. Tė dyja skuadrat kanė marrė pikėt maksimale nė sfidat e para tė grupit A dhe ajo qė fiton sot do tė jetė automatikisht nė ēerekfinale tė turneut. Trajneri Luis Felipe Skolari deklaroi nė prag tė kėsaj sfide se i druhet shumė historisė sė Ēekisė, njė skuadėr qė tregohet gjithnjė e fortė nė kompeticionet e rėndėsishme. “Jam shumė i kėnaqur me futbollistėt e mi. Ata janė nė gjendje tė mirė fizike, por ajo qė mė pėlqen mė shumė ėshtė se i respektojnė kundėrshtarėt. Ajo qė i druhem mė shumė nė prag tė kėsaj sfide ėshtė cilėsia e Republikės Ēeke, historia dhe tradita e tyre. Them se do tė jetė njė ndeshje shumė e balancuar”, u shpreh Skolari nė konferencėn pėr shtyp para ndeshjes. Portugalia fitoi 2-0 ndaj Turqisė ditėn e shtunė, por sipas trajnerit brazilian ata duhet tė japin sėrish gjithēka nė fushė pėr tė shpresuar nė njė fitore ndaj ēekėve. Skolari tha gjithashtu se Ēekia ėshtė njė favorite pėr fitimin e turneut dhe si e tillė nuk do tė ketė pėr asnjė moment nėnvlerėsim. Pėr ndeshjen e sotme, Portugalia do t’i ketė nė dispozicion tė gjithė lojtarėt dhe nuk priten ndryshime nė krahasim me ndeshjen me Turqinė.
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Ēeki-Portugali
Sot, ora 18:00
Stadiumi:
"Stade de Geneve"
Gjyqtar: Kyros Vassaras (GRE)
Asistentė: Dimitris Bozatzidis dhe Dimitris Saraidaris (GRE)
Gjyqtar i 4-t: Kristinn Jakobsson (ISL)
Arbitėr rezervė: Adriaan Inia (HOLL)
Formacionet e mundshme
Ēekia: Cech, Grygera, Jankulovski, Ujfalusi, Rozehnal, Galasek, Jarolim, Sivok, Plasil, Sionko, Koller    
Pankina: Zitka, Pospech, Kadlec, Polak, Skacel, Sverkos, Vlcek, Baros
Portugalia: Ricardo, Bosingva, Jorge Ribeiro, Pepe, Ricardo Carvalho, Petit, Joao Moutinho, Deco, C. Ronaldo, Quaresma, Nuno Gomes    
Pankina: Rui Patricio, Paulo Ferreira, Bruno Alves, Fernando Meira, Miguel, Raul Meireles, Almeida, Simao, Nani

Zvicėr-Turqi
Sonte, ora 20:45
Stadiumi:
St. Jacob Park
Gjyqtar: Lubos Michel (SLLO)
Asistentė: Roman Slysko dhe Martin Balko (SLLO)
Gjyqtar i 4-t: Damir Skomina (SLLO)
Gjyqtar rezervė: Hans ten Hoove (HOLL)
Formacionet e mundshme
Zvicra: Benaglio, Magnin, Senderos, Lichtsteiner, Muller, Inler, Yakin, Gelson, Barnetta, Behrami, Streller
Pankina: Zuberbuhler, Djourou, Grichting, Degen, Cabanas, Vonlanthen, Derdiyok
Turqia: Volkan, Servet, Emre Asik, Altintop, Hakan Balta, Emre, Aurelio, Metin, Akman, Nihat, Erdinē    
Pankina: Rustu, Gungor, Sarioglu, Topal, Arda Turan, Sanli, Senturk, Kazim Kazim
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Portugalia bėhet skuadra e parė qė siguron kalimin e turit, pas fitores 3-1 ndaj Republikės Ēeke. Skuadra e drejtuar nga Luis Felipe Skolari e sheh veten nė ēerekfinale, duke treguar edhe dje njė futboll spektakolar. Pėrballė njė skuadre me shumė eksperiencė si Ēekia, luzitanėt kanė treguar forcėn e tyre edhe pse kanė rrezikuar jo pak nė disa raste. Nė fakt, goli i shpejtė i shėnuar nga Deko nė minutėn e 8-tė, bėri qė iberikėt ta mendonin ndeshjen tė fituar, por skuadra e Karel Brukner ka qenė e rrezikshme nė disa raste. Nė fillim ėshtė Milan Barosh me kokė, qė godet lart, ndėrsa nė minutėn e 17-tė, Sionko mposht Rikardon pas njė goditje kėndi. Loja nga ky moment do tė pėrqendrohet nė mesfushė dhe nė pjesėn e parė pėr t'u regjistruar njė goditje e Kristiano Ronaldos, qė pritet nga portieri Petr Ēeh. Ashtu si kundėr Turqisė, Portugalia mė e mirė ėshtė parė nė pjesėn e dytė. Nunjo Gomesh ka dy raste tė pastra, por nė tė dy herėt godet keq dhe Ēeh ka neutralizuar. Njė rast i mirė edhe pėr Simaon nė minutėn e 58-tė, ndėrsa ēekėt do tė shfaqen tė rrezikshėm nė tė 62-tėn sėrish me Sionko. 60 sekonda mė pas, Kristiano Ronaldo tregon klasin e tij duke mposhtur Petr Ēeh. Ai goditi saktė nga hyrja e zonės, pas njė pasimi tė Dekos. Nė minutėn e 69-tė dhe tė 83-tė Ēekia mund tė barazonte, por nė tė dy rastet gabojnė. Nė minutėn e parė shtesė, portugezėt vulosin gjithēka me anė tė Kuarezmės, qė shėnon pas njė pasimi tė Ronaldos. Portugezėt janė ngjitur nė kuotėn e 6 pikėve, ndėrsa Ēekisė i duhet tė luftojė edhe nė ndeshjen e fundit me Turqinė pėr tė kaluar nė ēerekfinale tė turneut.
Deklaratat
Nė fund tė sfidės me ēekėt, trajneri i Portugalisė Luis Felipe Skolari i shpreh i lumtur pėr kalimin e turit, por kėrkoi nga skuadra e tij qė tė mos ndalonte kėtu. "Jemi mes 8 mė tė mirėve, por nuk duam tė ndalemi. Natyrisht qė duam mė shumė se kaq", tha ai. Pėr Kristiano Ronaldon, ishte goli i parė nė kėtė europian. Nė fund, ylli i Manēester Junajtid u shpall futbollisti i ndeshjes. "Ishte shumė e vėshtirė tė penetronim nė mbrojtjen e tyre. Nėse arrijmė tė mposhtim skuadra tė tilla tė bashkuara, mendoj se kemi shumė shanse. Jam i lumtur pėr golin qė realizova", shtoi mė tej Kristiano Ronaldo. Kjo ishte fitorja e katėrt e Portugalisė nė 10 ndeshjet kundėr Ēekisė, me njė bilanc prej 3 barazimesh dhe 3 humbjesh. Edhe pse fitoi me vėshtirėsi, Skolari tha se e priste njė gjė tė tillė nga Ēekia. "E pata thėnė edhe mė parė se ata janė njė skuadėr shumė e ngjeshur", deklaroi mė tej Skolari. "Na duhej t'u tregonim kundėrshtarėve se ishim mė tė fortė dhe t'u impononim lojėn tonė", deklaroi mė tej tekniku brazilian i Portugalisė.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Mijėra fansė u derdhėn nė rrugėt e Bazelit pasi Turqia fitoi 2-1 me Zvicrėn, duke qėndruar nė lojė pėr t’u kualifikuar pėr nė ēerekfinale tė kampionatit europian. Tifozėt kanė qenė tepėr tė kėnaqur nga skuadra e tyre qė mori pikėt e para nė kėtė europian. Goli i Arda Turan nė minutat e fundit i dha 3 pikėt skuadrės sė Terim, qė e pati mbyllur pjesėn e parė nė disavantazh tė njė goli. Nė Zvicėr numri i tifozėve turq ėshtė shumė i madh, duke parė edhe emigrantėt e shumtė qė jetojnė aty. Edhe pse dy tifozeritė kanė qenė sė bashku nė sheshe e lokale duke ndjekur nė ndeshjen, policia nuk ka regjistruar asnjė incident mes tyre.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Turqia ka bėrė njė pėrmbysje tė pabe sueshme, duke mposhtur 3-2 Republikėn Ēeke nė takimin e fundit tė grupit A, tė zhvilluar mbrėmė nė Gjenevė. Skuadra e Fatij Terim ishte duke humbur 2-0 deri nė minutėn e 75-tė, ndėrsa mė pas arriti tė bėnte atė qė rrallė ėshtė parė nė fushat e futbollit. Tre gola pėr 14 minuta u kanė siguruar turqve njė biletė pėr nė ēerekfinale, aty ku do tė gjejnė njė tjetėr skuadėr ballkanase, Kroacinė. Njė meritė tė madhe pėr fitoren e Turqisė ka edhe portieri Petr Ēeh, me njė gafė kur duheshin edhe tre minuta nga pėrfundimi. Portieri i Ēelsit gabon si rrallė ndonjėherė, duke i dhuruar njė gol sulmuesit Nihat. Ky i fundit ka shėnuar edhe golin e tretė nė minutat shtesė, duke vulosur triumfin e Turqisė.
Ndeshja
Ēekėt e nisin mė mirė ndeshjen, duke shikuar mė shumė drejt sulmit, ndėrsa Turqia mundohet tė mbrohet. Rasti i parė i rrezikshėm do tė vijė nė minutėn e 17-tė me Matejovskin, por gjuajtja e tij pritet nga portieri Volkan Demirel. Nė tė 25-tėn Libor Sionko tenton nė mėnyrė tė shpejtė nga jashtė zonės, por sėrish ndalon Volkan. Goli i Ēekisė ka ardhur nė minutėn e 34-t, kur Jan Koler ka devijuar saktė me kokė, duke mposhtur portierin turk. Njė gol qė u jep mė shumė qetėsi ēekėve pėr pjesėn e mbetur tė ndeshjes. Nė minutėn e 63-tė, Plasil realizon golin e dytė pėr Ēekinė, duke dhėnė idenė e njė fitoreje tė sigurt pėr skuadrėn e Karel Brukner. Jan Polak godet shtyllėn nė minutėn e 72-tė, por vetėm kaq. Ndeshja do tė marrė njė tjetėr kthesė nė tė 75-tėn, kur Arda Turan realizon golin qė rihap kėtė takim. Talenti turk shėnon pas njė pasimi nga e djathta, duke mposhtur pėr herė tė parė Petr Ēeh. Nė tė 83-tėn Servet nuk shėnon me kokė, megjithatė Turqia do ta bėjė kėtė nė minutėn e 88-tė me anė tė Nihat. Njė kros nga e djathta dhe Ēeh nuk kontrollon mirė. Sulmuesi turk shėnon dhe barazon ndeshjen. Nė minutėn e fundit ėshtė sėrish Nihat ai qė gjen edhe golin e tretė, ndėrsa ka kohė qė portieri Volkan Demirel tė dalė me karton tė kuq pėr njė shtyrje tė Jan Koler.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi A 
 
Gjithēka ka ndodhur nė pėrfundim tė njė ndeshjeje rokamboleske dhe emocionuese, ku ndikoi jo pak edhe gabimi i pabesueshėm i portierit Ēeh. Pas njė pjese tė parė tepėr tė mėrzitshme, mė tej kanė ardhur emocionet, gafat dhe golat. Madje ishin ēekėt qė dhanė pėrshtypjen se e kishin siguruar fitoren, falė dy golave tė Koler dhe Plasil. Megjithatė, turqit s’janė dorėzuar dhe kanė besuar deri nė vėrshėllimėn finale tė gjyqtarit. Fillimisht, Arda ka rihapur ndeshjen, ndėrsa kur duheshin edhe pak minuta nga mbyllja e takimit, gafa e Ēeh i ka dhėnė mundėsi tė barazojė Nihatit, qė brenda pak sekondash ka realizuar edhe golin e fitores. Ndėrkohė qė kartoni i kuq tė portierit turk Vokan nė fund (pėr reagim tė dhunshėm ndaj Koler) ka ofruar tė papriturėn e panumėrt, teksa mbrojtėsi Tuncai ėshtė detyruar tė luajė midis shtyllave, duke shpresuar nė ndonjė aksion tė rrezikshėm tė ēekėve, tė cilėt kanė qenė tepėr tė shokuar nga ajo qė ndodhi, pėr tė sulmuar. Nihat Kahveci u bė heroi i ndeshjes, pasi shėnoi golin e tretė pėr kombėtaren e tij dhe tė dytin personal. Dy gola, tė cilėt kualifikuan Turqinė e Fatih Terim arriti tė dhurojė pėr tė dytėn ndeshje radhazi njė spektakėl nė minutat e fundit, duke pėrmbysur gjithēka. Si nė ndeshjen ndaj Zvicrės, ku rikuperuan njė disavantazh prej njė goli, edhe nė ndeshjen ndaj Ēekisė, ku kėtė herė rikuperuan njė disavantazh prej plot dy golash, u dhuroi atyre njė biletė pėr nė raundin tjetėr, e cila nė fakt ėshtė plotėsisht e merituar, pas njė shpirti gare dhe emocioneve qė dhuruan nė fushė. Nga ana tjetėr, njė eliminim me nder pėr Ēekinė, e cila nė tre ndeshje arriti tė fitojė ndaj Zvicrės me rezultatin 1-0, u mund nga Portugalia nė ndeshjen e dytė dhe mbrėmė, ku u mund nga Turqia vetėm nė minutat e fundit tė lojės.
Zvicėr-Portugali 2-0
Falė njė dygolėshi tė Hakan Jakin, Zvicra, pėr herė tė parė nė histori, ka arritur tė fitojė njė ndeshje nė fazėn finale tė Evropianit. Njė ndėr vendet organizatorė kanė mposhtur pastėr 2-0 rezervat e Portugalisė, qė megjithatė kanė dominuar plotėsisht gjatė pjesės sė parė. Dy penallti tė kėrkuara, njė traversė, njė shtyllė dhe shanse tė tjerė pėr lojtarėt e Skolarit, tė cilėt pas sigurimit tė kualifikimit, janė detyruar tė pėsojnė humbjen e parė nė kėtė Evropian. Lėvizja fitimtare pėr zviceranėt ishte aktivizimi nė lojė e sipėr i Barnetės, i cili u dhuroi vendėsve mė tepėr ekuilibėr. Gjithsesi, njeriu vendimtar me golat e tij rezultoi pikėrisht turku i natyralizuar zviceran, Murat Jakin, i cili e ka mbyllur aventurėn evropiane, duke shėnuar tre herė nė dy ndeshjet e fundit. Pėr portugezėt mungonin as mė pak e as mė shumė se Kristiano Ronaldo, Deko, Karvajo e Simao Sabroza, tė gjithė tė gatshėm pėr ndeshjen e ardhshme, me shumė mundėsi, kundėr Gjermanisė sė Joakim Lėvit, e cila pret tė pėrballet dhe tė eliminojė vendin tjetėr organizator, Austrinė, mbrėmjen e sotme. Ashtu siē pritej, sfida nuk ka dhuruar ndonjė emocion tė jashtėzakonshėm, dhe nė kėtė mėnyrė tifozeria vendėse i ėshtė gėzuar triumfit tė parė nė kėtė kompeticion kaq tė rėndėsishėm.


Turqi – Ēeki  3-2

Golat: Arda 75’, Nihat 87’, 89’ / Koler 34’, Plasil 62’
Turqia (4-4-2): Demirel, Altintop, Gungor (Ashik 63’), Ēetin, Balta, Topal (Kazim 57’), Aurelio, Turan, Sanli, Nihat, Senturk (Sarioglu 46’)
Trajner: Fatih Terim
Ēekia (4-1-4-1): Ēeh, Grigera, Ujfalushi, Rozehnal, Jankulovski, Galashek, Sionko (Vlēek 84’), Matejovski (Jarolim 39’), Polak, Plasil (Kadlec 80’), Koler
Trajner: Karel Brukner
Kartona tė verdhė: Topal, Aurelio, Turan, Ashik / Ujfalushi, Galashek, Barosh
Karton i kuq: Demirel
Gjyqtar: Peter Frojdfeld


Zvicėr-Portugali  2-0

Golat: Jakin 71’, 83’ (pen)
Zvicėr (4-4-2): Zuberbuhler, Lishtsteiner (83’ Grictin), Muller, Senderos, Magnin, Behrami, Fernandes, Inler, Vonlanthen (61’ Barneta), Jakin (86’ Kabanas), Derdiok
Trajner: Jakob Kuhn
Portugali (4-3-2-1): Ricardo, Miguel, Pepe, Bruno Alves, Paulo Ferreira (41’ Riberio), Fernando Meira, Miguel Veloso (71’ Mutinjo), Raul Meireles,  Kuarezma, Nani, Postiga (74’ Almeida)
Trajner: Luis Felipe Skolari
Gjyqtar: Konrad Platz
Kartonė tė verdhė: Barneta, Fernandes, Vonlaten, Jakin, Migel, Meira, Ferreira, Ribeiro
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!