Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
Euro 2008 /Grupi B
VJENE-Kroacia ka marrė njė fitore tė vuajtur, por me vlerėn e 3 pikėve pėrballė Austrisė. Ndeshja e parė e grupit B pėrfundoi me fitoren minimale 1-0 tė ekipit tė Sllaven Biliē. Gjithsesi, austriakėt kanė kėmbėngulur deri nė fund, duke qenė disa herė tė rrezikshėm.
Kroatėt e kanė nisur mjaft mirė ndeshjen, duke marrė njė penallti pas vetėm 3 minutash lojė. Ivica Oliē futet nė zonė dhe mbrojtėsi i Midėllsboros Emanuel Pogatec ndėrhyn keq, duke bėrė qė arbitri Piter Vink tė fishkėllejė 11 metėrsh. Nga pika e bardhė Luka Modriē nuk fal dhe kalon ballkanasit nė avantazh. Kroacia do tė kishte disa mundėsi tė mira, por tė pashfrytėzuara. Nė minutėn e 30-tė arbitri fal Pogadec, pas njė ndėrhyrje tė ashpėr afėr vijės sė kėndit. Nė minutėn e 34-t Mlladen Petriē ka njė mundėsi tė mirė pėr tė shėnuar golin e dytė, por godet keq. Pesė minuta nga mbyllja e pjesės sė parė, Austria ka mundėsinė mė tė mirė, por nuk arrin tė realizojė.
Nė pjesėn e dytė Austria e rregullon lojėn e saj, duke rrezikuar disa herė. Megjithatė, nė fillim janė kroatėt qė kanė njė rast tė mirė me anė tė Modriē, i cili pėrfiton nga njė hutim nė mbrojtje. Nė minutėn e 71-tė Ivanshic rrezikon, por vetėm kaq. Nė minutėn e 74-tė njė gjuajtje kros do tė kthehet nė rrezik serioz pėr kroatėt, por largon portieri Pletikosa. Nė tė 78-tėn vjen njė tjetėr moment i rrezikshėm. Pas njė goditje dėnimi nė zonėn kroate ka rrėmujė, por qė pėrfundon me njė gjuajtje jashtė tė Harnik. 60 sekonda mė vonė ėshtė Vastiē qė ka mundėsi tė shėnojė me kokė, por pret portieri kroat. Nė tė 86-tėn Austria rrezikon sėrish me Korkmaz, por gjuajtja e tij nga jashtė zonės pritet nga Pletikosa. Ndeshja do tė mbyllej me njė goditje me kokė tė Kinast nė minutėn e tretė shtesė. Topi kalon vetėm pak centimetra larg portės kroate.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
Re: Euro 2008 /Grupi B
KLANGENFURT- Pavarėsisht masave tė rrepta tė sigurisė me 2500 policė tė gatshėm pėr ēdo moment, tensioni mes tifozėve tė Gjermanisė dhe Polonisė duket nė nivelet mė tė larta nė Klagenfurt. Nė fakt, tifozeritė e kėtyre dy skuadrave kanė njė histori tė gjatė tė mbushur mė pėrleshje dhe ėshtė kjo ajo qė i druhet mė shumė policia austriake. Nė qytetin e Klagenfurtit, ku do tė zhvillohet takimi i sotėm, ndodhen policė austriakė, gjermanė dhe polakė, ndėrsa mijėra fansė janė parė duke pirė nė lokalet e ndryshme tė qytetit deri nė orėt e vona. Megjithatė, nė konferencėn pėr shtyp para ndeshjes trajneri Joakim Lėv ėshtė munduar tė ulė tensionin mes dy kampeve, i rritur nė maksimum pas shkrimeve nė mediat polake kohėt e fundit. E pėrditshmja e kėtij vendi "Super Express" botoi njė foto-montazh me kokat e prera tė Lėv dhe Mikael Balak, tė kapura nga trajneri Leo Benhaker. Tekniku gjerman i thuri elozhe trajnerit holandez tė Polonisė, duke treguar pėr punėn e shkėlqyer tė bėrė prej tij. "Leo ka punuar me shumė klube tė mira dhe me ekipe kombėtare, ku ka ēuar gjithnjė stilin e tij", tha Lėv. "Herėn e fundit qė isha nė Vjenė, ne shkėmbyem pikėpamjet tona dhe mėsova shumė prej tij. Mund tė them se ėshtė njė koleg shumė i mirė", deklaroi Lėv.
Stil holandez
Pėr Joakim Lėv, Polonia nuk ėshtė aspak njė ekip qė duhet nėnvlerėsuar. Nė Botėrorin 2006, Gjermania fitoi me njė gol tė vonshėm tė Oliver Nojvill. "Por, qė atėherė ata janė rritur mė shumė. Ata pėrfunduan pėrpara Portugalisė nė grupin e tyre, gjė qė do tė thotė mė shumė. Unė pashė disa nga videot e polakėve dhe mbeta i befasuar nga barazimi 2-2 ndaj portugezėve. Ata dukeshin shumė kompaktė, luajnė me njė stil holandez, me njė futboll sulmues dhe tė shpejtė. Nė lojėn sulmuese del nė pah edhe karakteri i tyre luftarak", deklaroi Joakim Lėv. Pėrpos kėsaj, gjermanėt janė tė bindur se do tė fitojnė ata. Nė 15 takimet e shkuara ndaj Polonisė, qė prej vitit 1933, Gjermania ka fituar 11 ndeshje dhe ka barazuar 4 ndaj polakėve.
Frings
Pėr ndeshjen e sotme, trajneri Lėv do tė ketė tė gatshėm mesfushorin Torsten Frings, i rikthyer nga njė dėmtim gjatė sezonit. 31 vjeēari luajti vetėm 11 ndeshje me Verder Bremen kėtė sezon. "Ka qenė e qartė se unė doja tė isha patjetėr nė Europian. Jam stėrvitur mė shumė se kurrė nė jetėn time pėr tė qenė gati pėr kėtė turne. Tani jam vėrtetė i freskėt", tha Frings nė njė konferencė pėr shtyp. Nė fakt, njė pjesė e mirė e lojtarėve tė Gjermanisė kanė qenė tė dėmtuar kėtė sezon. "Kjo mund tė jetė njė avantazh pėr ne, pasi futbollistėt do tė jenė mė tė freskėt", u shpreh Torsten Frings.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Policia austriake prangosi mbi 140 tifozė, shumica gjermanė, nė fund tė takimit Gjermani-Poloni tė ditės sė dielė. Autoritetet njoftuan se njė masė e tillė u mor pas sulmeve tė rrezikshme ndaj forcave tė sigurisė, fyerjeve administrative dhe dyshimit se ata kishin shkelur ligjin. Njė zėdhėnės i policisė sė Klagenfurtit tha se fansat do tė mbahen nė qeli nė pritje tė verifikimit tė dokumentave dhe identitetit tė tyre. Operacioni pėr arrestimin e kėtyre tifozėve ėshtė kryer nė bashkėpunim mes policisė gjermane dhe asaj austriake, pasi ata ishin vėzhguar pėr orė tė tėra nė veprimet e tyre. Agjencia austriake e lajmeve APA, bėri tė ditur se dy grupe tifozėsh gjermanė ishin duke lėshuar thirrje anti-Polake, pėrpara se tė arrestoheshin pėr shkak tė thyerjes sė rendit publik. Pėrpara ndeshjes Gjermani-Poloni, e konsideruar si e rrezikshmėrisė sė lartė, policia pati njoftuar arrestimin e 70 tifozėve tė tjerė. Ata ishin pėrleshur me njėri-tjetrin duke shkaktuar rrėmuja nė qytet. Nė Klagenfurt ishin vendosur mbi 2500 forca policore pėr tė ruajtur rendin dhe qetėsinė, kjo nisur edhe nga precedenti i vitit 2006 nė Botėrorin e Gjermanisė, ku policia arrestoi 400 tifozė pėr shkak tė pėrleshjeve nė fund tė ndeshjes.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Si ndjeheni pas njė fitoreje tė tillė?
Pėr mua ishte njė emocion tepėr i veēantė, pasi arrita tė shėnoj dy gola kundėr Polonisė dhe kėshtu dhashė kontributin tim nė nisjen e njė Evropiani tė suksesshėm.
UEFA ju ka cilėsuar si njeriun e ndeshjes. Ēfarė do tė thotė pėr ju ky vlerėsim?
Padyshim qė jam mjaft i lumtur. Por mė e rėndėsishme pėr mua ėshtė qė skuadra arriti objektivin. Kundėr Polonisė shėnova unė, nė ndeshjen tjetėr do shėnojė njė tjetėr. E rėndėsishme ėshtė qė ne jemi njė skuadėr e bashkuar, ku secili lufton dhe sakrifikon pėr tjetrin, pėr tė arritur te objektivi qė i kemi vėnė vetės.
Ju jeni gjithnjė realist.
Pse duhet tė fluturoj kot? Ky ishte vetėm fillimi. Padyshim qė jemi gėzuar shumė pėr kėtė fitore, por tani duhet ta harrojmė dhe tė mendojmė pėr takimin tjetėr. Tė enjten na pret ndeshja kundėr Kroacisė, kėshtu qė pėrgatitjet kanė filluar pėr kėtė pėrballje qė sot. Ne duhet tė japim tė gjithė mė tė mirėn dhe tė jemi mjaft tė pėrqendruar, qė gjėrat tė shkojnė ashtu siē dėshirojmė.
Ju keni lindur nė Poloni. Ēfarė vlere kishte kjo ndeshje pėr ty?
Ne jemi njė familje e madhe dhe shumica e tyre jetojnė nė Poloni. Kjo ishte njė ndeshje tepėr e veēantė pėr mua. Unė e kam thėnė shpeshherė se brenda meje rrjedh gjak polak. Ndėrsa si futbollist jam bėrė i madh dhe i njohur nė Gjermani, prandaj pėr mua ekzistonte vetėm njė objektiv, qė tė fitonim.
Cilėt nga familja ishin nė stadium?
Babai dhe disa kushėrinj nga Polonia. Jam takuar pas ndeshjes me ta dhe mė kanė pėrgėzuar pėr dy golat e shėnuar, edhe pse gjatė ndeshjes kishin bėrė tifo pėr Poloninė.
Nė ndeshjen tuaj tė 49 me Kombėtaren, keni shėnuar golat tuaj tė 26 dhe 27. A keni menduar ndonjėherė pėr tė thyer rekordin e Gerd Myler, pasi ju sapo keni festuar 23-vjetorin?
Synimi mė i madh qė kemi tė gjithė pėr momentin ėshtė fitimi i titullit kampion Evrope. Ēdo gjė tjetėr personale nuk ėshtė shumė e rėndėsishme. Por padyshim qė dua tė shėnoj sa mė shumė gola me pėrfaqėsuesen gjermane.
Kundėr Kroacisė do zhvilloni ndeshjen tuaj tė 50-tė. Ēfarė dėshire keni pėr kėtė jubile?
Qė tė bėjmė njė paraqitje tė mirė dhe tė fitojmė ndeshjen. Akoma mė bukur do tė ishte sikur pas kėtij takimi, tė kualifikoheshim pėr nė ēerekfinale.
Birhof: Jemi mė tė uritur se nė Euro 1996
Sipas menaxherit tė Kombėtares gjermane, Oliver Birhof, dėshira qė ka skuadra pėr tė fituar titullin kampion e Evrope ėshtė mė e madhe se ajo e skuadrės sė vitit 1996, ku vetė Birhof ka qenė autori i golit tė fitores pėr ekipin e tij. Dėshira e skuadrės pėr tė fituar titullin kampion ėshtė mė e madhe se nė 1996, dhe uria pėr sukses, akoma dhe mė e fortė, deklaroi njė ditė pas fitores sė arritur kundėr Polonisė, menaxheri i Kombėtares gjermane, Oliver Birhof. Synimi i skuadrės sė Joakim Lėv ėshtė mjaft i qartė: Ne duam tė dalim tė parėt nė grup. Do tė ishte e gabuar sikur tė luanim taktikisht. Tani jemi pėrqendruar vetėm te ndeshja e radhės kundėr Kroacisė, pasi e kemi mjaft tė qartė qė kundėr tyre do jetė shumė mė e vėshtirė. Nė kėtė ndeshje na duhet tė luajmė gjatė gjithė 90 minutave me njė temp mjaft tė lartė.
Bekenbauer: Si trembemi kujt
Fitorja 2-0 e arritur kundėr Polonisė ka bėrė edhe Franc Bekenbauer, i cili zakonisht ėshtė mjaft i matur me deklaratat e tij, tė flasė me tone tė larta pėr paraqitjen e skuadrės sė Joakim Lėv. Nė tri javėt e fundit Joakim Lėv ka arritur ta sjellė skuadrėn nė formėn e duhur. Me njė paraqitje tė tillė nuk kemi kujt ti frikėsohemi, u shpreh mjaft i kėnaqur presidenti i skuadrės sė Bajernit tė Mynihut, Franc Bekenbauer, pėr tė cilin ndeshja midis Gjermanisė dhe Polonisė ka qenė mė e mira e kėtij turneu. Skuadra tregoi edhe njė herė se ėshtė me tė drejtė njė kandidate kryesore pėr fitimin e titullit, theksoi Kaizeri. I tė njėjtit mendim me presidentin e klubit bavarez ka qenė edhe menaxheri i Verder Bremenit, Klaus Alofs. Skuadra fitoi e luajti shumė mirė. Vėrtetuam se jemi favoritėve kryesorė.
____________ I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Trajneri i Gjermanisė komenton fitoren e "tulipanėve" ndaj Italisė: Ne dhe Portugalia kemi luajtur mė mirė
Gjermanisė i bėri pėrshtypje fitorja 3 0 e Holandės kundėr Italisė, por trajneri Joakim Lėv tha ditėn e djeshme se ėshtė ende herėt pėr t'i pėrcaktuar armiqtė e vjetėr, si kandidatė pėr titull nė Euro 2008. "Holanda zhvilloi pa dyshim njė ndeshje shumė tė mirė, por ajo nuk mund tė pėrdoret si etalon matės pėr tė gjykuar tė tjerėt, - tregoi shefi i stolit tė "Manshaftit". - Portokallinjtė treguan njė futboll shumė tė mirė teknik. Ndeshja e tyre ishte e bukur dhe tepėr tėrheqėse pėr t'u parė, por nuk ėshtė se ata arritėn ta nėnshtronin tėrėsisht Italinė. Kėta patėn disa raste dhe, sikur tė kishin barazuar, rrjedha e atij takimi mund tė kishte shkuar krejt ndryshe."
Lėv, duke folur nė konferencėn pėr shtyp, zgjodhi Gjermaninė e tij dhe Portugalinė, si dy skuadrat qė kanė lėnė mė tepėr mbresa pas ndeshjeve tė para. "Portugalia luajti shumė mirė, duke fituar 2 0 ndaj Turqisė, ndėrsa edhe ne e nisėm po kaq mirė ndaj Polonisė, - tregoi Jogi Lėv. - Ama, nė kėtė fazė nuk mund tė parashikosh asgjė. Ne e dimė qė kemi luajtur veēse njė herė dhe se duhet ta rrisim nivelin e paraqitjeve tona." Takimi i ardhshėm i gjermanėve do tė luhet nesėr nė Klagenfurt kundėr Kroacisė, ndėrsa njė fitore e mundshme do t'u siguronte atyre njė vend nė ēerekfinale. "Kroacia do tė jetė njė sfidė krejt e ndryshme, - tregoi kapiteni Mikael Balak. - Edhe ata duan tė shpallen kampionė tė Europės, ndėrsa ne e dimė qė duhet ta pėrmirėsojmė lojėn tonė nė krahasim me paraqitjen ndaj polakėve." Ndėrkohė, trajneri Lėv bėri tė ditur po dje se skuadra e tij nuk ka asnjė problem me dėmtimet, nė prag tė ndeshjes sė dytė tė Grupit B.
Trajneri i kombėtares gjermane, Joakim Lėv, pranoi nė konferencėn e djeshme pėr shtyp se nuk ia kishte fare idenė interpretimit tė rregullit pėr pozicionin jashtė loje, qė u aplikua gjatė shėnimit tė golit tė parė nga holandezėt nė fitoren 3 0 kundėr Italisė. UEFA i doli pėr zot arbitrit tė atij takimi, duke thėnė se goli i Rud van Nistelroit ishte fare i rregullt, meqė Kristian Panuēi e mbante holandezin nė pozicion tė rregullt, pavarėsisht se mbrojtėsi italian ndodhej jashtė fushe nė ato ēaste. "Unė nuk dija asgjė pėr kėtė, - rrėfeu Lėv, kur e pyetėn pėr golin. - Lojtarėt biseduan pėr kėtė ēėshtje, po ashtu edhe ne. Tė gjithė pyesnim veten se ēfarė mund tė bėnim nė njė situatė tė tillė. Ne e dimė qė njė lojtar nuk mund tė dalė me qėllim nga fusha pėr tė shmangur pozicionin jashtė loje, por mė duket diēka ndryshe kur atė e rrėzojnė jashtė fushe ose kur ai qėndron pa qėllim jashtė. Mbeta shumė i habitur nga interpretimi i kėtij rregulli." Edhe vetė Van Nistelroi me disa lojtarė tė tjerė holandezė mbetėn tė habitur nga interpretimi i kėtij rregulli. Trajneri i Gjermanisė shtoi se, nė pėrgjithėsi stafi i tij dhe lojtarėt ishin tė mirinformuar pėr rregullat nė Euro 2008. "Ama, kjo ishte diēka krejtėsisht e re pėr ne. Tė dy lojtarėt u pėrplasėn dhe Kristian Panuēi mbeti jashtė loje. Nuk mund tė pėrgatitesh pėr njė situatė tė tillė."
____________ I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
Re: Euro 2008 /Grupi B
Austriakėt kanė fituar besim tek vetja pas lojės sė mirė tė shfaqur nė ndeshjen e parė kundėr Kroacisė ditėn e dielė. Skuadra pritėse e turneut do tė presė sot nė mbrėmje Poloninė, njė skuadėr qė e nisi Euro 2008 me njė humbje 2-0 ndaj Gjermanisė. Duke folur nė njė konferencė pėr shtyp, mbrojtėsi Sebastian Prodėll tha se me pak fat, Austria do tė marrė njė fitore nė takimin e sotėm. Pas performancės ndaj Kroacisė, kemi fituar mė shumė besim tek vetja. Tani tė gjithė e shohin qė ne mund tė luajmė nė nivele tė larta dhe me pak mė shumė fat, mund tė fitojmė. Ajo ndeshje tani mbaroi dhe duhet tė mendojmė vetėm pėr Poloninė, deklaroi mbrojtėsi austriak. Prodėll shtoi gjithashtu se polakėt janė njė ekip shumė i mirė, duke iu trembur sidomos Ebi Smolarek dhe Roxher Gerrero. Trajneri Jozef Hikersperger tha se beson pėr njė rezultat tė mirė nė sfidėn me polakėt, por gjithashtu i druhet njė humbje qė do ta eleminonte. Njė humbje do tė jetė njė zhgėnjim i madh pėr mua, pėr skuadrėn dhe pėr ēdo austriak, deklaroi tekniku i Austrisė. Organizatoėt u mundėn 1-0 nė ndeshjen e parė, pas njė goli tė shėnuar me penallti nga Luka Modriē.
Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
Re: Euro 2008 /Grupi B
Trajneri i Gjermanisė Joakim Lėv kėrkoi kujdes nga skuadra e tij pėr takimin qė do tė luhet sot nė mbrėmje kundėr Kroacisė nė Klagenfurt. Pėr teknikun gjerman, ballkanasit janė njė ekip i mirė dhe qė mund tė bėjnė nė ēdo moment surprizėn. Pėr ne ishte shumė e rėndėsishme tė fitonim ndeshjen e parė, por jemi ende nė fillim tė turneut dhe asgjė nuk ka mbaruar. Ndeshja me Kroacinė do tė nė japė shumė pėrgjigje pėr forcėn tonė, pasi edhe ata kanė njė skuadėr shumė tė tė fortė dhe disa individė tė mirė, deklaroi trajneri i pėrfaqėsueses gjermane. Gjermania ka kujtime jo shumė tė mira nga Krocia, skuadėr qė 10 vjet mė parė i pati mundur 3-0 nė Botėror. Trajneri Lėv beson se kapiteni Balak do tė mund ta udhėheqė skuadrėn drejt suksesit nė ndeshjen e sotme. Mikael Balak, me grintėn e madhe dhe me formėn e mirė fizike qė ka, mendoj se mund ta ndihmojė shumė skuadrėn nė sulm. Ai ishte nė qendėr tė shumė sulmeve ndaj Polonisė, ndėrsa mbrojti mjaft mirė, tha tekniku gjerman. Nė prag tė sfidės sė sotme, Gjermania nuk ka asnjė futbollist tė dėmtuar. Dilema e vetme pėr trajnerin Lėv ėshtė nėse do tė hedhė nė fushė qė nga minuta e parė Bastian Shvajnstajer apo jo.
Pas njė loje kėmbėngulėse qė nga minutat e para Kroacia ka arritur tė fitojė ndaj Gjermanisė. Ndeshja e grupit B nė Euro 2008 u mbyll me rezulatatin 2-1 pėr skuadrėn kroate, ndėrkohė qė gjermanėt pėrballė sulmit tė kundėrshtarėve nuk kanė arritur dot tė reagojnė.
Pas disa minutash nė pritje, Kroacia vendos tė sulmojė dhe gjen menjėherė golin e dėshiruar. Goli i parė shėnohet nga Srna nė minutėn e 27-tė, i ndihmuar nga njė pasim i mirė i Pranjic. Reagimi gjerman pas kėtij goli nuk arrin tė japė asnjė rezultat.
Nė minutėn e 42-tė kroatėt rrezikojnė sėrish, por pa mundur tė shėnojnė.
Pas njė gjysmė orėshi nga shėnim i golit tė parė janė sėrish kroatėt ata qė godasin nė shenjė nė portėn kundėrshtare. Goli i dytė vjen nė minutėn e 62-tė dhe ka pėr autor Olic. Pėr skuadrėn gjermane ka shėnuar Podolski, duke e ngushtuar diferencėn, por pa mundur tė japė shumė shpresė pėr fitore.
Njė gol i Ivica Vastiē me penallti, nė minutat shtesė, i dha njė pikė tė artė Austrisė, nė ndeshjen tjetėr tė grupit B, pėrballė Polonisė. Skuadra pritėse e nisi mjaft mirė ndeshjen, duke rrezikuar disa herė portėn polake. Megjithatė, sulmuesit austriakė edhe nė kėtė takim janė treguar tė pasaktė pėrpara portės. Nė minutėn e 30-tė, ishin polakėt ata qė kaluan nė avantazh me anė tė Roxher Gerreros. Lojtari me origjinė braziliane ishte nė pozicion jashtė loje, por qė nuk u dha nga arbitri. Kur dukej se gjithēka do tė mbyllej nė barazim, gjyqtari anglez Ueb ka dhėnė njė 11-metėrsh pėr austriakėt. Vastiē nuk ka falur, duke ēuar nė delir tifozėt e pranishėm nė Vjenė. Austria do tė luajė nė ndeshjen e fundit kundėr Gjermanisė dhe njė fitore, do ta ēonte nė shtėpi skuadrėn e Joakim Lėv, duke kaluar ata pėr mė tej. Sfidat e radhės pėr kėtė grup do tė luhen ditėn e hėnė.
Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
Re: Euro 2008 /Grupi B
Gjermanisė do ti duhet tė paktėn njė barazim pėr tė kaluar nė ccerekfinale, nė takimin qė do tė luajė sot nė mbrėmje ndaj Austrisė. Edhe pse diferenca mes dy skuadrave ėshtė e madhe, nė kampin austriak duken nė eufori, duke shpresuar nė njė rezultat surprizė. Ndėrsa gjermanėt janė duke u pėrpjekur tė lėnė pas atė disfatė 2-1 me Kroacinė, qė i vuri nė dyshim shanset e tyre pėr kualifikim. Trajneri Joakim Lėv ka kėrkuar nga skuadra e tij qė tė mos e nėnvlerėsojė Austrinė, pasi ėshtė nė lojė gjithė kompeticioni. Tė gjithė ne, ccdo futbollist e di se nė Gjermani do tė jenė mbi 30 milionė tifozė qė do tė na shohin. Pėr ne ėshtė njė detyrim ndaj tyre dhe ndaj kombit tonė pėr tė luajtur njė ndeshje komplet ndryshe nga ajo me Kroacinė, deklaroi trajneri i pėrfaqėsueses gjermane. Austria ėshtė njė ekip me mė pak cilėsi se gjermanėt, por nė dy ndeshjet e para kanė treguar shumė pasion dhe formė tė mirė fizike. Ėshtė kjo ajo qė i druhet trajneri gjerman nė prag tė ndeshjes sė sotme.
Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
Re: Euro 2008 /Grupi B
Austria nuk dorėzohet, duke besuar tek fitorja nė ndeshjen e sotme kundėr Gjermanisė. Trajneri Jozef Hikersperger tha se skuadra e tij ka shanse tė mira pėr tė triumfuar, duke parė edhe dėshirėn e madhe dhe formėn e mirė fizike qė po kalon. Pėr mendimin tim, po pėrsėritet historia. Nė vitin 1989, vetėm pak ditė pas rėnies sė murit tė Berlinit, ne luajtėm njė ndeshje decizive me Gjermaninė Lindore nė Vjenė dhe arritėm tė fitonim 3-0, tha tekniku asutriak. Ai shtoi gjithashtu se skuadra e tij do tė luajė nė sulm, nė kėrkim tė fitores. Kėto dy skuadra u pėrballėn me njėra-tjetrėn edhe nė muajin shkurt, por atėherė Gjermania fitoi 3-0 me 3 gola tė realizuar nė minutat e fundit. Nė prag tė kėsaj sfide, nuk kanė munguar edhe shkrimet ironike nė gazeta. Nė njėrėn prej tyre shkruhej se Gjermania do tė fitojė 20-0 dhe portieri Jens Lehman do tė shėnojė dy gola. Tekniku i Austrisė tha se kjo do tė shėrbejė si njė motivim mė shumė pėr futbollistėt e tij.
Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
Re: Euro 2008 /Grupi B
Polonia do tė kėrkojė fitoren e parė nė grupin B, kur tė pėrballet sot nė mbrėmje ndaj Kroacisė. Nė fakt, shpresat e polakėve pėr njė kualifikim thuajse janė shuar pas barazimit nė minutat e fundit kundėr Austrisė, megjithatė njė fitore me mė shumė se dy gola e Austrisė do ti rifuste ata nė lojė. E dimė shumė mirė situatėn nė tė cilėn ndodhemi, por besoj se mund tė marrim njė fitore nė takimin e sotėm. Nė tė njėjtėn kohė shpresoj qė rezultati tė na mbajė nė Europian, deklaroi trajneri Leo Benhaker. Pėr tė shpresuar nė njė kualifikim, Polonisė i duhet tė fitojė me mė shumė se dy gola diferencė ndaj Kroacisė. Skuadra e Benhaker mund tė pėrfitojė nga fakti se trajneri Biliē nuk do tė hedhė nė fushė skuadrėn mė tė mirė pėr ndeshjen e sotme, duke i ruajtur lojtarėt e tij pėr ndeshjen me Turqinė.
I cilesuar derbi, per shkak te marredhenieve historike mes dy vendeve, Austria dhe Gjermania i kane dhene jete nje ndeshjeje te luftuar. Ne leter, djemte e Hoakim Levit ishin me te favorizuar se vendesit, por te pakten ne 45 minutat e para jane vene re dy ekipe te balancuara, pasi dhe Austria dje u perpoq te bente rolin e Davidit, ndonese ia doli mbane vetem ne pjesen e pare, pasi ne te dyten Balak vendosi te ndryshoje rrjedhen e takimit. Rastet nuk munguan, madje ato me te pastrat i paten gjermanet, qe me Gomez, i pazoti te shtyje topin me rrjeten e boshatisur, do te kishte ndryshuar te gjithe rrjedhen e fraksionit te pare. Austria zgjohet dhe fillon te kerkoje me shume, por, si dhe ne dy ndeshjet e para te grupit, austriaket shfaqen "rremujaxhinj" para portes se Lehmanit dhe nuk dine aspak te organizohen. Ne fraksionin e dyte, skuadra e Levit merr tjeter forme dhe behet agresive qe ne fillim. Kapiteni Mikael Balak realizon nje supergol nga mbi 30 metra, duke mos i lene asnje mundesi reagimi portierit Maco. Minutat qe vijojne nuk sjellin ndryshime ne rezultat, madje eshte Gjermania ajo qe ka ne dore te thelloje shifrat. Per t'u shenuar eshte perjashtimi i dy trajnereve, Lev dhe Hikesberger, nga gjyqtari Gonzales, pasi te dy paten ferkime me njeri-tjetrin.
Poloni-Kroaci
Leo Benhaker e dinte mjaft mire se per te shpresuar ne kualifikim, i duhej te fitonte ndaj Kroacise dhe te shpresonte ne frenimin e Gjermanise. Megjithate, Sllaven Bilic kishte menduar t'ia nxite jeten atij, pasi formacioni kroat, dhe pse i ndryshuar ne pjesen derrmuese te tij, i dha uje te zi Polonise. Pjesa e pare flet me shume per kroatet, te cilet i afrohen golit ne disa raste, por nuk arrijne te konkretizojne. Barazimi 0-0 eshte shenja e pjesen se pare, por ne te dyten ky barazim ndryshon shpejt, kur ne te 52-en, Klasnic leshon nje diagonale ne porten e Boruc dhe kalon Kroacine ne avantazh. Polonia, pavaresisht deshires se mire, nuk ka force te reagoje dhe e mbyll Evropianin e saj me nje pike te vetme, ate kunder Austrise.
Sot ėshtė e Shtunė, 22 Nėntor 2008, 12:02 | Oraret Janė UTC + 1 Hour [DST Aktivizuar]
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar