Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 2 e 2
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2
Euro 2008 /Grupi C 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi C 
 
"Do te luajme seriozisht dhe do te hedhim ne fushe me te miret". Van Basten eshte i vendosur dhe nuk duket aspak i shqetesuar: perballon ne muzeun e "Olimpikut" nje turme me gazetare, qe duket se jane te tere franceze dhe italiane. Syte jane kthyer drejt ndershmerise se ndeshjes mes Holandes dhe Rumanise, syte jane vendosur ne intensitetin e impenjimit te portokallinjve dhe Van Basten eshte kategorik: do te beje turnover, por kjo nuk ka rendesi. "Jemi profesioniste, 23 profesioniste". Per dyshimet e miqve italiane nuk do te flase fare. Van Nistelroi eshte me komunikues se Van Basten dhe gjen kohe te flase dhe per mikun e tij, Kasanon: "Jam i lumtur qe e shoh mire dhe se mund te shprehe serish te gjitha ato qe di. Ne vitet e Realit nuk ishte mire, por asnje nuk e vuri ne dyshim talentin e tij. Jemi nje grup lojtaresh te ndershem dhe e duam imazhin tone te paster. Kemi punuar fort per te arritur ne kete nivel dhe nuk duam te zbresim. Me Rumanine, nuk do te tolerojme".
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi C 
 
Kapiteni i Rumanise, Kristian Kivu, ka thene se deshiron qe te shikoje jashte Evropianit, Francen dhe Italine, te cilat u ndalen me nga nje barazim te dyja perballe skuadres se drejtuar nga Viktor Picurka. "Do te luftojme deri ne fund dhe jam i bindur se mund ta mundim Holanden, ka thene mbrojtesi. Jam i bindur se do t'i marrim tri piket dhe do t'i dergojme Italine e Francen ne shtepi. Dua mbeshtetje maksimale nga tifozet ne kete ndeshje, pasi, per ne, ata jane shume te rendesishem". Rumania do te luaje ndeshjen me te rendesishme sot ndaj Holandes, dhe, per te qene me e sigurt, duhet patjeter te siguroje nje fitore ndaj formacionit tulipan, ku Van Basten do te kete kryer ndryshime te shumta.
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi C 
 
Italia 2 France 0  Mr Blue

Image

Image

Image
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi C 
 
hallal ja befte zoti italise se tani u kthye ne loje se per pak na ngriu gjaku se tham mos doli fare nga ewro urrrrrrrrrrrrra
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat MSN Messenger Skype

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi C 
 
"Tulipanėt" kanė mundur Rumaninė, duke marrė fitoren e tretė, qė ka sjellė gjithashtu edhe kualifikimin e "axurrėve"

Tė ndihmuar edhe nga fitorja e Holėndės me Rumaninė, kampionėt e botės janė kualifikuar pėr nė turin ēerekfinal tė Euro 2008-ės. Italia ka fituar 2-0 me Francėn dhe ėshtė ngjitur nė kuotėn e 4 pikėve, duke parakaluar Rumaninė. Minuta e 25-tė ishte vendimtare nė ndeshjen mes Italisė dhe Francės. Erik Abidal ka ndėrhyrė nė mėnyrė tė parregullt brenda zonės ndaj Luka Tonit dhe, duke qenė lojtari i fundit, ėshtė ndėshkuar me karton tė kuq nga gjyqtari Ljubos Mishel. 11-metėrshi ėshtė ekzekutuar saktė nga Andrea Pirlo dhe mė pas Italia ka marrė nė dorė "frenat" e lojės, pavarėsisht pėprjekjeve tė francezėve. Kėta tė fundit kanė pasur kundėr edhe fatin, pasi lojtari i tyre mė i mirė, Frank Riberi, ėshtė dėmtuar nė fillim tė ndeshjes dhe ėshtė zėvendėsuar. Sulmuesi i Bajernit tė Mynihut, Luka Toni, ka pasur edhe disa mundėsi tė mira pėr shėnim, por nuk ka arritur ta gjejė kuadratin.
 

Goli i dytė pėr italianėt ėshtė shėnuar nė minutėn e 62-tė, me autor De Rosin, gjuatja e tė cilit ėshtė devijuar nga Henri. Pjesa e mbetur e ndeshjes ka folur mė shumė pėr italianėt, por edhe francezėt janė pėrpjekur pėr tė bėrė diēka. Benzema ka qenė farė pranė golit, por portieri Bufon ka pritur nė mėnyrė tė shkėlqyer. Italia regjistron fitoren e parė nė grup dhe shkon nė ēerekfinale, ku do tė gjejė Spanjėn. "Axurrėt" e kanė bėrė mirė detyrėn, por gjithēka do tė ishte e pavlefshme, nėse Rumania do tė kishte fituar me Holandėn. Skuadra e Van Bastenit ka qenė serioze nė fushė, ndonėse jo me agresivitetin e 2 ndeshjeve tė para. Golat e Huntelarit dhe Van Persit nė pjesėn e dytė, i kanė dhuruar fitoren e 3-tė Holandės, qė ka marrė pikėt e plota, duke merituar vendin e parė nė Grupin C. Kundėrshtari i saj nė ēerekfinale do tė mėsohet nga ndeshja e sotme midis Rusisė dhe Suedisė. Kėsaj tė fundit i mjafton edhe barazimi pėr tė kaluar grupin. Sfida Spanjė-Itali parashikohet tė jetė mjaft interesante, ndėrkohė qė Holanda duket mjaft e favorizuar pėr tė shkuar nė gjysmėfinale.


Grupi C

Francė – Rumani 0-0
Itali – Holandė 0-3
Itali – Rumani 1-1
Holandė – Francė 4-1
Holandė – Rumani 2-0
Itali – Francė 2-0
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008 /Grupi C 
 
Tė kaltrit e drejtuar nda Roberto Donadoni thyejnė Francėn, pas 30 vitesh nė njė kompeticion tė tillė, falė golave tė Pirlos me 11-metėrsh dhe njė goditjeje dėnimi tė De Rosit. Pavarėsisht fitores sė “axurrėve”, pėr t’u pėrmendur ėshtė sportiviteti i treguar nga holandezėt e Marko Van Bastenit tė cilėt kanė likuiduar 2-0 Rumaninė, duke i hapur rrugėn e ēerekfinaleve Kampionėve tė Botės. Tashmė, nė takimin e radhės, djemtė e Donadonit do tė kenė pėrballė Spanjėn e Luis Aragonez.
Ndeshja – Italia ėshtė e bindur pėr fitoren, pasi e fitllon vrullshėm sfidėn kundėr gjelave, duke i vėnė menjėherė nė vėshtirėsi. Situata bėhet edhe mė e thjeshtė pėr italianėt kur gjyqtari Lubosh Mishel pėrjashton me karton tė kuq, mbrojtėsin francez, Abidal, pasi ndėrhyn nė mėnyrė tė gabuar nė zonėn e rreptėsisė kundėr Tonit. Nga pika e bardhė Pirlo nuk gabon dhe kalojn nė avantazh skuadrėn e tij. Pjesa e parė mbyllet 1-0, ndėrkohė qė fitorja blindohet nga De Rosi nė pjesėn e dytė, pas njė goditjeje dėnimi tė devijuar nga Hanri.
Mungesat – Nė ēerekfinale kundėr Spanjės, Roberto Donadonir do i duhet tė bėjė pa Andrea Pirlon e Xhenaro Gatuzon, tė dy tė ndėshkuar me karton tė verdhė nė sfidėn e mbrėmshme.
Holandė-Rumani
Asnjė dyshim mbi sinqeritetin dhe pastėrtinė nė lojėn e Holandės. Trajneri Van Basten hedh nė fushė rezervat, por talentet e tij nuk zhgėnjyen pėr asnjė moment. Nė njė ndeshje tė dominuar totalisht nga “Tulipanėt”, fitorja nuk ishte aspak problem. Njė trepikėsh qė vlen vetėm pėr statistikė pėr ekipin e Van Basten, por qė i dhuron edhe njė biletė pėr nė ēerekfinale Italisė sė Donadonit. Rumania u mundua tė ndjekė tė njėjtėn taktikė loje si ndaj Italisė dhe Francės, duke luajtur qetė dhe e pėrqendruar mė shumė nė repartin mbrojtės. Gjithsesi, kėtė herė nuk rezultoi shumė e suksesshme, pasi nuk mundi tė evitojė humbjen. Holandezėt krijuan menjėherė raste tė mira pėr shėnim, por pa qenė tė saktė nė finalizim. Pjesa e parė e lojės u mbyll me njė dominim tė “Tulipanėve” por nė barazim, duke mbajtur ende tė gjalla shpresat e rumunėve. Por, pjesa e dytė tregoi njė Holandė mė konkrete nė aksione. Sulmuesi Klas Jan Huntelar arriti tė gjuajė mjaft saktė brenda zone njė top tė ardhur nga ana e majtė e mbrojtjes kundėrshtare, duke i dhėnė avantazhin ekipit tė tij dhe duke treguar se e meriton plotėsisht kandidaturėn si zėvendėsuesi ideal i Rud Van Nistelroit nė kombėtare. Njė gol, i cili ndikoi shumė edhe nė lojėn e ekipit tė Viktor Piturkės, tė cilėt nuk luajtėm me tė njėjtin ritėm, duke u dukur se e humbėn besimin pėr tė arritur njė rezultat pozitiv. Ndėrkohė, pėr holandezėt spektakli nuk pėrfundoi me kaq. Pas aksioneve spektakolare dhe rasteve tė shpėrdoruara, ishte Robin Van Persi, ai qė i dha fund nė mėnyrė tė shkėlqyer njė pėrballjeje, ku emocionet u dhuruan vetėm nga “Tulipanėt”. Futbollisti qė aktivizohet nė Angli me Arsenalin, arriti tė depėrtojė brenda zonės kundėrshtare dhe finalizoi nė mėnyrė mbresėlėnėse. Njė ndeshje, ku ekipi i Marko Van Basten arriti tė argėtohet, tė bindė, tė trembė kundėrshtarėt dhe tė tregojė se ėshtė nė Evropian pėr tė dhėnė mė tė mirėn dhe pėr tė mos pranuar asnjė hipotezė pėr trukim ndeshjes.


Francė – Itali  0 - 2

Golat: Pirlo 25’ (pen), De Rossi 62’
Francė: 23 - Coupet; 14 - Clerc, 5 - Gallas, 3 - Abidal, 13 - Evra; 10 - Govou (8 - Anelka 66’), 20 - Toulalan, 6 - Makelele, 22 - Ribery (11 - Nasri 10’, 2 - Boumsong 26’), 12 - Henry, 9 – Benzema.
Trajner: Rajmond Domenek
Italia: 1 - Buffon; 19 - Zambrota, 4 - Chiellini, 2 - Panucci, 3- Grosso; 21 - Pirlo (13 - Ambrosini 55’), 10 - De Rossi, 8 - Gattuso (22 - Aquilani 82’); 20 - Perrotta (16 - Camoranesi 64’); 9 - Toni, 18 – Cassano.
Trajner: Roberto Donadoni
Gjyqtar: Lubos Michel (Sllovaki)
Spektatorė: 30,585
Karton i kuq: Abidal (Francė, 24’)
 

Holandė – Rumani  2 - 0

Golat: Huntelaar 54’, Van Persie 87’
Holandė: 16-Maarten Stekelenburg; 21-Khalid Boulahrouz (12-Mario Melchiot 58), 3-John Heitinga, 14-Ėilfred Bouma, 15-Tim de Cler; 8-Orlando Engelaar, 6-Demy de Zeeuė; 20-Ibrahim Afellay, 7-Robin van Persie, 11-Arjen Robben (18-Dirk Kuyt 61); 19-Klaas-Jan Huntelaar (22 - Vennegoor of Hesselink 82’).
Trajner: Marko Van Basten
Rumania: 1 - Lobont; 2 - Contra, 14 - Ghionea, 4 - Tamas, 3 - Rat; 16 - Nicolita (7 - Petre 82’), 11 - Cocis, 5 - Chivu, 8 - Codrea (20 - Dica 72’), 10 - Mutu; 18 - Niculae (21 - Niculae 60’).
Trajner: Vito Piturka
Gjyqtar: Massimo Busacca (Zvicėr)
Spektatorė: 30,770
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 2 e 2
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!