Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Euro 2008/Netherlands V Russia 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Euro 2008/Netherlands V Russia 
 
Me mbrojtje tė ēeliktė dhe talent kreativ nė repartin ofensiv, Holanda do tė jetė rival shumė i fortė nė Euro 2008. Tulipanėt kanė grup tė fortė tė futbollistėve, tė cilėt nuk frikėsohen pėrballė askujt.

Si ėshtė paraqitur nė kualifikime pėr Euro 2008?

Holanda rrallėherė pati telashe nė Grupin G, duke siguruar kualifikimin njė ndeshje para fundit. Rumania u shfaq tė jetė rivali mė serioz i tyre, duke i ndalur nė barazim 0-0 nė Rotterdam e mė pas siguroi pjesėmarrjen nė Euro 2008 me fitoren 1-0 nė shtėpi ndaj ekipit tė Marco van Bastenit. Kualifikimin e arritėn me fitoren 1-0 nė shtėpi kundėr Luksemburgut. Tulipanėt pėrmbyllėn fushatėn kualifikuese me njė humbje tė papritur 2-1 nė Bjellorusi. Pėrveē kualifikimin pėr garėn e kėsaj vere nė Austri dhe Zvicėr, njė tjetėr fakt pozitiv nė fushatėn e Holandės ishte rasti qė iu ofrua yjeve tė reja tė Kombėtares U-21 tė shkėlqejnė me ekipin senior.

Si ėshtė paraqitur nė Kampionatin botėror 2006?

Kontrolloi grupin e saj nė rrethin kualifikues pėr Kampionatin botėror 2006, duke fituar dhjetė dhe barazuar dy nga 12 pėrballjet e garės. Kryesoi grupin me pesė pikė mė tepėr se Republika Ēeke, ndėrsa Rumania kishte dy tjera mė pak nė vendin e tretė. Holanda gjatė garės kaloi nė njė grup tė vėshtirė, pasi u takua me Serbinė dhe Malin e Zi (1- 0), Bregun e Fildishtė (2-1) dhe Argjentinėn (0-0). Pjesėmarrja e saj mori fund nė rrethin e dytė kur u mposht 1-0 nga Portugalia nė ndeshjen ku tė dyja ekipet pėrfunduan me nėntė futbollistė.

Si ėshtė paraqitur nė Euro 2004?

Pasi pėrfundoi pas Republikės Ēeke nė rrethin kualifikues, Holanda mposhti Skocinė me rezultat tė pėrgjithshėm 6-1 pėr tė siguruar njė vend nė garėn e zhvilluarnė Portugali. Nė fazėn e grupeve, Holanda u paraqit pėrsėri mė e dobėt se RepublikaĒeke, mirėpo arriti tė kalojė nė fazėn eliminuese ku tejkaloi Suedinė nė penallti nė ēerekfinale para se tė mposhtet 2-1 nga Portugalia nė gjysmėfinale.

Cila ėshtė paraqitja e tyre mė e mirė nė kampioante evropiane?

Holanda ka fituar garėn mė 1988, nė paraqitjen e saj tė parė nė finale. Ata mposhtėn Bashkimin Sovjetik 2-0 nė stadiumin Olympiastadion nė Munich mė 25 qershor 1988 falė golave tė Ruud Gullit dhe elektorit aktual Marco van Basten. Tulipanėt po ashtu janė paraqitur katėr herė nė gjysmėfinale (2004, 2000, 1992 dhe 1976) dhe njė herė nė ēerekfinale (1996).

Faktet kryesore

Holandezėt janė kualifikuar nė pesė kampionatet e fundit tė Evropės.

Rekordet

Deri nė fund tė kualifikimeve pėr Euro 2008, Holanda ka zhvilluar 117 ndeshje nė kampionatet evropiane. Rekordi i tyre thotė: 72 fitore, 22 barazime dhe 23 humbje me 241 gola tė shėnuara dhe 91 tė pranuara. Holandezėt nuk kanė marr pjesė nė Kampionatin evropian 1960.

Skuadra

Portierė

1 Edwin van der Sar
13 Henk Timmer
16 Maarten Stekelenburg

Mbrojtės

2 André Ooijer
3 John Heitinga
4 Joris Mathijsen
5 Giovanni van Bronckhorst
12 Mario Melchiot
14 Wilfred Bouma
15 Tim de Cler
21 Khalid Boulahrouz

Mesfushorė

6 Demy de Zeeuw
8 Orlando Engelaar
10 Wesley Sneijder
11 Arjen Robben
17 Nigel de Jong
20 Ibrahim Afellay
23 Rafael van der Vaart

Sulmues

7 Robin van Persie
9 Ruud van Nistelrooy
18 Dirk Kuyt
19 Klaas Jan Huntelaar
22 Jan Vennegoor of Hesselink
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/Netherlands V Russia 
 
Rusia do tė kėrkojė suksesin mė tė madh nė kampionatet evropiane, pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik. Rusėt e drejtuar nga strategu holandez Guus Hiddink, nga ajo qė kanė treguar nė ndeshjet kualifikuese, mund tė bėhen befasia e Euro 2008.

Si janė paraqitur nė kualifikime pėr Euro 2008?
Rusia e drejtuar nga elektori Guus Hiddink siguroi njė vend nė Euro 2008, pas njė fushate dramatike duke e siguruar vendin e dytė nė Grupin E. Rusėt i filluan kualifikimet pėr Euro me dy barazime ndaj Kroacisė dhe Izraelit, ndėrsa mė pas fituan gjashtė ndeshjet e radhės. Rusia mė pas zhvilloi dy ndeshje radhazi kundėr Anglisė, fillimisht nė vjeshtėn e 2007 kur humbėn 3- 0 nė Wembley, por mė pas fituan nė Moskė me dy golat e zėvendėsuesit Roman Pavlyuchenko, edhe pse anglezėt udhėhoqėn tė parėt me golin e Wayne Rooney. Kjo fitore i la rusėt nė pozitėn e dytė nė Grup, duke pasur nevojė pėr gjashtė pikė nė dy ndeshjet e fundit pėrballė Izraelit dhe Andorrės, pėr tė siguruar kualifikimin. Hiddink pati thėnė se ishte "thjesht e pamundur" tė humbin nga Izraeli, pasi kundėrshtarėt e tyre mė herėt humbėn gjasat pėr kualifikim. Por Rusia humbi 2-1 nga izraelitėt duke ia kaluar pėrparėsinė Anglisė pėr njė biletė nė Euro 2008. Megjithatė, drama vazhdoi nė xhiron e fundit, kur Anglia u mposht befasisht 3-2 nė shtėpi nga Kroacia, duke ia mundėsuar Rusisė kualifikimin nė Euro 2008 me fitoren minimale 1-0 ndaj Andorrės.

Si janė paraqitur nė Kampionatin botėror 2006?

Rusia e pėrfundoi nė pozitėn e tretė fushatėn pėr kualifikimet pėr Kampionatin botėror, pas liderit Portugalisė dhe Sllovakisė qė u rendit e dyta. Rusėt arritėn gjashtė fitore, pesė barazime dhe njė humbje nė 12 ndeshjet e zhvilluara. Ata pėrfunduan shtatė pikė pas Portugalisė, ndėrsa pėr shkak tė golaverazhit mė tė dobėt e humbėn pozitėn e dytė, pasi kishin pikė tė njėjta me Sllovakinė, qė kishte grumbulluar gjithsej 23 pikė.

Si janė paraqitur nė Euro 2004?

Rusia e pėrfundoi nė pozitėn e dytė fushatėn pėr kualifikimet pėr Euro 2004, para se tė eliminonte Uellsin nė ndeshjet e barazhit me rezultat tė pėrgjithshėm 1-0. Duke qenė se i humbėn dy ndeshjet kundėr Spanjės (1-0) dhe Portugalisė (2- 0) nė fillim tė fazės sė grupeve, rusėt tashmė ishin eliminuar nga Euro 2004. Megjithatė, ata fituan me rezultat 2-1ndeshjen e tyre tė fundit kundėr Greqisė, e cila mė pas u shpall edhe kampione e Evropės.

Cila ishte paraqitje e tyre mė e mirė nė kampionatet evropiane?

Paraqitja mė e mirė e Rusisė ishte nė Euro 2004, megjithėse shkėlqyen nė kualifikimet pėr Euro 1996. Nga dhjetė ndeshje, Rusia tuboi 26 pikė pėr ta fituar grupin, pjesė e sė cilit ishin Finlanda, Greqia, Skocia, Ishujt Faro dhe San Marino.

Rekordet

Deri nė fund tė kualifikimeve pėr EURO 2008, Rusia ėshtė paraqitur nė katėr kampionate evropiane, duke i zhvilluar gjithsej 48 ndeshje. Ata kanė fituar 27 takime, barazuan dhjetė herė, ndėrsa nė 11 ndeshje u mposhtėn nga kundėrshtarėt. Rusėt nė kėto pėrballje shėnuan 100 gola, kurse pėsuan 48 gola. Paraqitja e parė ndėrkombėtare e Rusisė qė nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik, ishte nė vitin 1992 kur mposhtėn Meksikėn me rezultat 2-0.

Skuadra

Portierė 1 Igor Akinfeev
12 Vladimir Gabulov
16 Vyacheslav Malafeev

Mbrojtės 2 Vasili Berezutski
4 Sergei Ignashevich
5 Aleksei Berezutski
8 Denis Kolodin
14 Roman Shirokov
22 Aleksandr Anyukov

Mesfushorė
3 Renat Yanbaev
7 Dmitri Torbinski
11 Sergei Semak
13 Oleg Ivanov
15 Diniyar Bilyaletdinov
17 Konstantin Zyrianov
18 Yuri Zhirkov
20 Igor Semshov
23 Vladimir Bystrov

Sulmues
6 Roman Adamov
9 Ivan Saenko
10 Andrei Arshavin
19 Roman Pavlyuchenko
21 Dmitri Sychev
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/Netherlands V Russia 
 
Po, mendoj se do tė jem njė tradhtar i madh, pėr shtetin tim, nesėr” deklaroi ai ditėn e djeshme. Hidink, qė e drejtoi pėr katėr vjet Holandėn nga 1994 deri nė vitin 1998 kur ekipi i tij u mund nga Franca nė gjysmėfinale tė kupės sė Botės, thotė se do tė jetė tradhtar sepse nė sfidėn e sotme, do tė kėndojė himnin e kombėtares ruse. “Nuk e di me tekstin e himnit rus, por mė pėlqen shumė vija melodike e tij, - thotė ai. - Pėrderisa do tė quhem tradhtar, dua tė luaj sa mė mirė kėtė rol”, deklaroi Hidink, i cili nuk harroi tė vlerėsojė kundėrshtarėt e tij pėr teknikėn dhe fizikun qė i karakterizon. Sipas tij, “tulipanėt” janė skuadra mė e mirė nė botė pėr momentin dhe do tė jetė njė ndeshje e fortė dhe spektakolare ajo qė do tė luhet nė Bazel. “Jam tmerrėsisht i frikėsuar, ndaj do tė sulmojmė sa mė shumė. Tė dyja skuadrat kanė stil tė njėjtė loje, i pėlqen tė sulmojnė e tė dominojnė lojėn”.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/Netherlands V Russia 
 
Skuadra e “tulipanėve” bėri njė performancė tė jashtėzakonshme nė “Grupin e Ferrit” duke fituar ndaj tė tre kundėrshtarėve duke bėrė Holanda tė jetė favoriti kryesor pėr fitimin e Euro 2008. Ky trofe nuk ėshtė fituar qė prej 20 vjetėsh nga “portokallinjtė”, nė kohėn kur, trajneri i tanishėm, Van Basten, i dha titullin kampion tė Evropės vendit tė tij, falė njė loje tė mrekullueshme tė realizuar prej tij. Pėr legjendėn e futbollit holandez, Hidink duhet tė kėnaqet me suksesin e arritur deri tani. “Mė bėhet shumė qejfi qė Gus arriti tė ēojė nė kėtė nivel futbollin rus. Pas njė fillimi tė vėshtirė nė kėtė turne, Rusia filloi tė bėjė futboll tė bukur. Janė skuadėr qė mendojnė vetėm pėr kundėrsulme, kanė lojtarė shumė teknikė. Mendoj se grupi i lojtarėve tė mi do tė dinė tė tregojnė vlerat e tyre ndaj lojės sė kujdesshme ruse”, tha Van Basten.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/Netherlands V Russia 
 
Duket e pabesueshme, por ėshtė Rusia e GusHidink skuadra e tretė gjysmėfinaliste e kampionatit europian. Nė njė sfidė tė mbushur me emocione dhe qė ėshtė zgjidhur pas 120 minutash lojė, rusėt kanė arritur tė triumfojnė 3-1 ndaj Holandės, qė ka qenė shumė larg asaj skuadre qė fitonte lehtėsisht me Italinė dhe Francėn. Ka fituar Rusia, skuadra mė e re e kėtij Europiani, por qė ka treguar vėrtetė njė futboll cilėsor nė 4 takimet e deritanishme. E drejtuar nga njė strateg si Hidink, kjo skuadėr ka filluar t'i trembė tė gjithė. Nė krahun tjetėr, Euro 2008 ka humbur njė ekip tė mbushur me yje dhe qė deri tani pati dhuruar emocione tė shumta nė tre ndeshjet e para. Ėndrra e holandezėve pėr tė fituar njė tjetėr titull pas 20 vitesh u shua. Kėtė herė ishte pikėrisht ajo Rusi qė nė vitin 1988, Van Basten e pati mundur 2-0 duke i rrėmbyer kupėn. Pas futbollit spektakolar tė shfaqur, Holanda u bė papritmas skuadra pretendente pėr tė fituar Europianin. Por, mbrėmė u thye nga njė Rusi e re, e mbushur me talente dhe me nė krye njė holandez.
Ndeshja
Nė pjesėn e parė, Holanda nuk ka qenė ajo e tre ndeshjeve tė para, megjithatė ka arritur t'i afrohet disa herė golit. Nė tė 29-tėn ėshtė Van Nistelroi ai qė pėr pak nuk mposht portierin rus Akinfejev. Dy minuta mė pas rusėt rrezikojnė me Arshavin, por Van Der Sar largon nė goditje kėndi. Pas saj, ėshtė Kolodin ai qė godet fuqishėm nga jashtė zonės, por grushton sėrish portieri holandez. Edhe pjesa e dytė nis me tė njėjtin ritėm. Pas katėr minutash njė kros i Van Der Vart pėr pak nuk pėrfundon nė portė, por nuk ėshtė askush qė ta devijojė. Nė minutėn e 56-tė rusėt kanė befasuar, duke shėnuar me anė tė sulmuesit Roman Pavliēenko. Njė kros nga e djathta e kapitenit Semak gjen tė lirė sulmuesin e Spartakut, qė mposht Van Der Sar. Rusia ka njė tjetėr shans tė mirė nė minutėn e 70-tė, por edhe kėtė herė pret portieri holandez. Situatė e vėshtirė edhe nė minutėn e 82-tė, por rusėt nuk shėnojnė pas njė aksioni tė gjatė nė zonė. 4 minuta para pėrfundimit vjen goli i Holandės. Njė kros i Shnajder nga goditja e dėnimit gjen kokėn e Rud Van Nistelroit, qė shėnon, duke i ēuar skuadrat nė shtesė. Rusėt japin sinjalin e parė nė minutėn e 97-tė, me njė goditje shtylle nga Pavliēenko. Nė minutėn e 112-tė, skuadra e Hidink shokon tė pranishmit nė stadium me njė gol tė Torbinskit. Nė stadium nis festa e Rusisė, e cila ka kohė pėr tė shėnuar edhe golin e tretė, kėtė herė me Andrei Arashavin, 4 minuta para mbarimit tė shtesės.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/Netherlands V Russia 
 
Djemtė e Marko Van Bastenit, ndonėse kanė rihapur shpresat e njė kualifikimi tė mundshėm pėr nė gjysmėfinalen e Euro 2008-s, vetėm katėr minuta nga pėrfundimi i takimit, falė golėshėnuesit tė saj tė mirėnjohur, Rud Van Nistelroi, nuk i ka pėrballuar dot minutat e kohės shtesė nė tė cilėn janė goditur edhe me dy gola tė tjerė, tė Torbinskit dhe yllit tė formacionit rus, Andrij Arshavin. Menjėherė sapo sfida kishte filluar, kuptohej qartė qė nė fushė nuk kishte zbritur Holanda e papėrmbajtshme e ndeshjeve tė grupeve. Nga ana tjetėr, Rusia "modeste" ėshtė totalisht e papėrmbajtshme me sulmet e saj tė shpejta. Ndonėse pjesa e parė e kėtij takimi ka pėrfunduar nė shifrat e barabarta 0-0, dominimi i formacionit tė drejtuar nga Gus Hidink dallohet qartė ndaj tulipanėve. Djemtė e Marko Van Bastenit duken shumė pasiv ndaj njė sfide plot ritėm e emocione. Gjithsesi, nė 45-minutat e dyta, kėmbėngulja e "arinjve rus" do tė shpėrblehej, kur Pavliēenko, sulmuesi i Zentit, formacioni kampion i Kupės UEFA, nė minutėn e 56' do tė kalonte nė avantazh skuadrėn e tij. Goli entuziazmon edhe mė shumė skuadrėn e rusėve tė cilėt shpėrdorojnė njė mori rastesh tė pastra pėr shėnim pėr tė mbyllur pėrfundimisht takimin dhe mbi tė gjitha ēėshtjen e kualifikimit. Ashtu siē ndodh shpesh, rregulli i pa shkruajtur i futbollit kėtė herė do t'i vinte nė favor skuadrės holandeze, tė cilėt vetėm katėr minuta nga pėrfundimi do tė barazonin shifrat me tė pėrhershmin, Rud Van Nistelroi. Nė kėtė mėnyrė, skuadra qė do tė kalonte nė gjysmėfinalet e Euro 2008-s do tė mėsohej pas zhvillimit tė minutave shtesė, e cila ashtu si edhe gjatė 90 minutave ka folur vetėm pėr skuadrėn e drejtuar nga Hidink. Torbinski nė minutėn e 112' dhe Arshevin katėr minuta mė pas, do tė jenė protagonistėt e gjysmėfinales sė parė nė historinė e kombėtares ruse nė njė Kampionat Evropian (pėrjashtojmė kėtu ish-Bashkimin Sovjektik). Tashmė, Gus Hidink dhe skuadra e tij do tė presin kundėrshtaren e tyre tė ardhshme e cila do tė dalė nga ēifti tjetėr ēerekfinalist ndėrmjet Italisė dhe Spanjės, pėrballje e cila do tė zhvillohet mbrėmjen e sotme nė Vjenė (Austri), nė orėn 20:45.      


HOLANDE - RUSI  1 - 3 (pas kohėsh shtesė)

Golat: Van Nistelrooy 86'/ Pavlyuchenko 56', Torbinsky 112', Arshavin 116'
HOLANDĖ: 1 Van der Sar; 21 Boulahrouz (3 Heitinga 54'), 2 Ooijer, 4 Mathijsen, 5 Van Bronckhorst; 17 De Jong, 8 Engelaar (20 Afellay 62'); 18 Kuyt (7 Van Persie 46'), 23 Van der Vaart, 10 Sneijder; 9 Van Nistelrooy.
Trajner: Marko van Basten
RUSIA: 1 Akinfeyev; 22 Anyukov, 8 Kolodin, 4 Ignashevich, 18 Zhirkov; 17 Zyryanov, 11 Semak, 20 Semshov (15 Bilyaletdinov 69'), 9 Saenko (7 Torbinsky 81'); 10 Arshavin, 19 Pavlyuchenko (21 Sychev 115').
Trajner: Gus Hidink
Gjyqtar: Lubos Michel (Sllovaki)
Spektatorė: 38,374
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/Netherlands V Russia 
 

 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!