Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Euro 2008/ Spain V Russia 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Euro 2008/ Spain V Russia 
 
Njė atmosferė aspak e qetė mbizotėron kėto ditė nė Madrid, ku tė gjithė janė duke u pėrgatitur pėr ndeshjen e sė enjtes mes Spanjė dhe Rusisė. Autoritetet e kryeqytetit spanjoll janė duke u pėrgatitur pėr tė pritur mijėra fansė nė rast se skuadra e tyre fiton duke arritur nė finalen e kampionatit europian. Fitorja ndaj Italisė i ka rritur shpresat e spanjollėve se mė nė fund ėshtė viti i tyre, pas shumė kompeticionesh tė mbushura me zhgėnjim. Pėrgatitje tė veēanta edhe nė baret dhe lokalet e qytetit, ndėrsa njė atmosferė entuziazmi dhe krenarie kombėtare mbizotėron edhe nė faqet e shtypit. “Kemi ende dicka tė madhe pėr tė fituar”, shkruan e pėrditshmja “AS”, ndėrsa Marca titullon nė mėnyrė tė thjeshtė: “Tani le tė fitojmė kampionatin”. Tifozėt kanė shumė te grupi i futbollistėve, por edhe tek trajneri Aragones, qė nė katėr vjet ka arritur tė krijojė njė ansambėl tė shkėlqyer. Pėr mė tepėr, qė Spanja ka arritur tė thyejė edhe mallkimin e ēerekfinaleve dhe tė Italisė.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Spain V Russia 
 
RUSI- Entuziazmi mbizotėron edhe nė Rusi, pėr ndeshjen qė skuadra e tyre do tė luajė tė enjten ndaj spanjollėve. Edhe pse janė njė skuadėr e nisur si jo favorite, rusėt kanė arritur nė gjysmėfinale pėr herė tė parė pas 20 vjetėsh. Besimi mė i madh i tifozėve rusė ėshtė tek trajneri Gus Hidink, pėr tė cilin ėshtė e kotė tė fshihet se ėshtė kthyer qė tani nė njė hero kombėtar. Edhe nė kryqytetin Moskė pritet njė festė gjigande nėse skuadra e tyre arrin tė kualifikohet pėr nė finale. Baret dhe lokalet janė furnizuar tė gjithė me sasi tė mėdha birre dhe vodke. Fitorja 3-1 ndaj Hollandės i ka bėrė rusėt tė ėndėrrojnė sėrish. Ecuria e skuadrės nė Europian ka rizgjuar ndjenjat kombėtare dhe jo mė kot presidenti Medvedev u shpreh i gatshėm pėr t’i dhėnė nėnshtetėsinė trajnerit Gus Hidink.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Spain V Russia 
 
Spanjollėt janė tė pandalshėm. Shpartallojnė Rusinė 3-0 dhe janė mė pranė se kurrė titullit kampion europe

Spanja kualifikohet pėr nė finale, duke fituar pastėr ndaj skuadrės ruse, e konsideruar si surpriza e Euro 2008-ės. Tė besuarit e Aragonesit kanė arritur mbrėmė fitoren e 5-tė nė po kaq ndeshje tė luajtura. Ata shkojnė nė finale pas 24 vjetėsh. Nė kėtė mėnyrė, Spanja, qė shpesh ėshtė etiketuar si njė skuadėr e pafatė nė kompeticionet europiane, ėshtė fare pranė titullit tė dytė kampion europe. Iberikėt kanė luajtur njė pjesė tė dytė shumė tė mirė, duke shėnuar 3 gola tė bukur, me autorė Ksavi Hernandesin, Gizėn dhe David Silvėn. Spanja do tė pėrballet nė finalen e Vjenės me Gjermaninė, ditėn e diel.

Trajneri Aragones i ka bėsuar 11-shes qė ka eleminuar Italinė kampione bote, por golashėnuesi mė i mirė i europianit, David Vila, ka pėsuar njė dėmtim dhe nė minutėn e 35-tė ėshtė zėvendėsuar nga Fabregasi. Edhe holandezi Hidink ka hedhur nė fushė formacionin e ndeshjes me Holandėn, me pėrjashtim tė qendėrmbrojtėsit Kolodin, i zėvendėsuar dje nga Vasili Bjerezutski. 45 minutat e para ishin tė qeta, me ndonjė rast sporadik nė portat respektive, por jo tė rrezikshėm. Pėrpjekjet e Torresit, Vilės dhe Pavliēenkos nuk janė konkretizuar, kėshtu qė rrjetat kanė mbetur tė paprekura. Me fillimin e pjesės sė dytė, dyshja e Barcelonės, Injesta-Ksavi, ka zhbllokuar rezultatin, me finalizimin e tė dytit. Trajneri Aragones ka hedhur nė fushė edhe Ksavi Alonson dhe Gizėn, nė vend tė Ksavi Hernandezit dhe Torresit. Golashėnuesi mė i mirė i kampionatit spanjoll, Giza, e ka shpėrblyer mė sė miri, duke shėnuar golin e dytė, nė minutėn e 73-tė. Pas 10 minutash, David Silva i jep goditjen pėrfundimtare Rusisė, duke vulosur rezultatin nė 3-0. Rusia nuk dha asgjė nė gjysmėfinale, ndėrsa Spanja e ka merituar suksesin plotėsisht.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Spain V Russia 
 
Nė njė ndeshje ku pritej qė Rusia e Gus Hidink tė vazhdonte tė dhuronte magji nė fushėn e lojės, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur. Ndeshja ka nisur mjaft e qetė, me tė dyja skuadrat qė u munduan tė jenė sa mė tė sakta faktikisht dhe tė pėrqendrohen te mos pėsimi i njė goli. Djemtė e trajnerit Aragones arritėn tė jenė mė dominues nė fushėn e lojės, duke krijuar edhe disa raste tė mira pėr shėnim nė pjesėn e parė, gjithsesi dyshja David Vila-Fernando Torres nuk u duk nė njė formė shumė tė mirė gjatė minutave tė para. Ndėrkohė, nė minutėn e 35-tė tė lojės, golashėnuesi mė i mirė i Evropianit pėr momentin, David Vila u detyrua tė dalė nga fusha e lojės pėr shkak tė njė dėmtimi nė kėmbėn e djathtė. Nė vendin e tij hyri ylli i skuadrės sė Arsenalit, Cesk Fabregas, i cili i dha mė shumė ide aksioneve tė skuadrės. Nė fakt, 45-minutėshi i parė i lojės u mbyll nė barazim pa gola, duke lėnė spektaklin pėr nė pjesėn e dytė. Pikėrisht nė minutėn e 50-tė tė lojės, Spanja nuk hezitoi tė kalonte nė avantazh. Andres Iniesta gjuajti njė top nė brendėsi tė zonės, i cili u shfrytėzua mjaft saktė nga Ksavi Hernandez. 1-0 pėr Spanjėn dhe lojtarėt e kombėtares ruse u nervozuan akoma mė shumė nė lojė, duke bėrė akoma mė shumė gabime. Nė minutėn e 69-tė tė lojės, Fernando Torres doli nga fusha, pėr tė hyrė Dani Guiza, i cili nė fakt vendosi firmėn e tij nė kėtė takim. Kishte vetėm pesė minuta nė fushė dhe arriti tė shėnojė, duke dyfishuar avantazhin e skuadrės sė tij. Pėr sulmuesin e Majorkės, ky ishte edhe goli i dytė nė Evropian, pasi kishte shėnuar mė parė pėrballė Greqisė, nė fazėn nė grupe. Nga ana tjetėr, Rusia u duk mjaft e lodhur fizikisht, duke mos arritur tė shpėrthejė me aksione sulmuese, tė paktėn ashtu siē ka bėrė nė ndeshjet e fundit. Pėr mė tepėr, ndėrkohė qė pritej reagimi i djemve tė trajnerit Gus Hidink, kanė qenė sėrish spanjollėt qė kaluan nė avantazh dhe kėtė herė ishte David Silva ai qė gjeti rrugėn e rrjetės, duke vulosur kėshtu njė fitore mjaft tė rėndėsishme pėr kombėtaren e tij. Spanja nė finale dhe pėrballė do tė ketė kombėtaren e Gjermanisė. Njė pėrballje mes dy titanėve tė futbollit kontinental, tė cilėt do tė kėrkojnė tė ngrenė trofeun nė kėtė edicion.


Rusi – Spanjė  0-3


Golat: Ksavi 50’, Guiza 73’, Silva 82’
Rusia (4-1-3-2): Akinfejev, Aniukov, Berezutski, Ignasheviē, Zhirkov, Semak, Zirianov, Semshov (Biljaledinov 56’), Saenko (Siēev 57’), Pavliuēenko, Arshavin
Trajner: Gus Hidink
Spanjė (4-4-2): Kasiljas, Ramos, Marēena, Pujol, Kapdevila, Iniesta, Sena, Ksavi (Alonso 56’), Silva, Vila (Fabregas 35’), Torres (Guiza 69’)
Trajner: Luis Aragones
Kartona tė verdhė: Zhirkov, Biljaledinov
Arbitėr: Frank de Bleker
Spektatorė: 52,000
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Euro 2008/ Spain V Russia 
 
Ruset do degjojne Spanje e do ikin me vrap te tremur  Very Happy
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!