Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
Eurovision 2008 - ALBANIA - Olta Boka - Zemrėn e lamė peng
Me 22 maj 2008 Olta Boka do te ngjitet ne skenen e Beogradit ne Serbi per te kenduar kengen e saj Zemren e lame peng. Gjithcka me sa duket eshte gati, madje edhe klipi qe te themi te drejten eshte gati pak me vonese. Kenga ka disa ndryshime nga versioni i pare. Eshte me e shkurter kuptohet pasi eshte nje rregull qe ne Eurovision kenget nuk duhet te jene me shume se 3 minuta te gjata. Qe te kualifikohemi per ne finalen e dates 24 maj na duhet qe te jemi ne Top 10 kenget ne gjysem finale. Si gjithmone keni mundesi qe te shkarkoni kete kenge, kuptohet falas. Me poshte po japim edhe videon zyrtare te kenges Zemren e lame peng. Na ngelet vec ti urojme Suksese dhe nje perfaqesim sa me dinjitoz
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Re: Eurovision 2008 - ALBANIA - Olta Boka - Zemrėn E Lamė Pe
Kėnga shqiptare "Zemrėn lamė peng" e kompozuar nga Adrian Hila me tekst tė Pandi Laēos, do tė konkurrojė mes finalistėve mbrėmjen e nesėrme, nė skenėn e madhe tė Beogradit. "Jam shumė e lumtur qė ia arrita qėllimit, qė arrita tė kualifikohem nė natėn finale pas shumė vitesh qė Shqipėria nuk bėhej pjesė e saj dhe kjo mė bėn tė mbledh forcat tashmė e tė mendoj pėr mbrėmjen e sė shtunės, pėr tė arritur njė tjetėr qėllim, kualifikimin ndėr mė tė mirėt", thotė e emocionuar shqiptarja pėr gazetėn "Panorama", pesė minuta pas shpalljes si fituese pėr nė natėn finale. Ndėrkohė, teksa bėhej gati bashkė me grupin shoqėrues, ambasadorin e Shqipėrisė nė Serbi, Spiro Koēi, Kėshillin drejtues tė RTSH, autorėt e kėngės dhe familjarėt, Boka shton: Ia kemi arritur qėllimit si komb, si Shqipėri dhe kėto ditė janė tė mrekullueshme pėr ne. Ndėrkohė, njė ditė para garės sė djeshme nė njė intervistė po pėr gazetėn kėngėtarja, mė e vogla e "Eurosong 2008", ėshtė shprehur se ndihej plot emocione. "Sepse kam dėshira tė mėdha pėr tė kaluar nė gjysmėfinale, pse jo edhe natėn finale, saqė askush s'mund ta imagjinojė. Veē shpresoj t'ia arrij qėllimit, pasi Shqipėria ka vite qė nuk ėshtė nonimuar nė natėn finale dhe kjo mė bėn tė kem akoma mė shumė emocione. Tė gjithė dėshirojmė tė japim mė tė mirėn nė skenė" ka thėnė ajo. Ndėrkohė, dje ajo dha mė tė mirėn. Njė zemėr tė madhe ngjyrė ēiklami nė skenė, nė stadiumin "Beogradcka Arena", ka shoqėruar gjatė gjithė kohės nė sfond interpretimin e kėngės shqiptare tė kėnduar nga Boka. E gjashta nė radhė, me kėngėn "Zemrėn e lamė peng" tė shkruar nga Pandi Laēo dhe kompozuar nga Adrian Hila, mė e vogla e kėsaj gare tė madhe, 16 vjeēarja shqiptare, ka bėrė qė ta duartrokasin gjatė, tė gjitha shtetet pjesėmarrėse. E veshur bardh e zi, veshje tė mbėshtetura mbi motive popullore, qė ngjason me njė xhubletė, me flokėt e kapur sipėr, e lyer thjeshtė, Boka ėshtė shoqėruar nė skenė nga tre instrumentistėt, dy kitarist dhe njė baterist tė veshur gjithashtu bardh e zi. Shqipėria ėshtė ngjitur nė skenė direkt nė natėn e dytė gjysmėfinaliste pas Irlandės, Suedisė, Turqisė, Norvegjisė dhe Lituanisė. Performanca e saj ėshtė komentuar gjatė edhe nė faqen zyrtare tė "Eurosong", edhe nė media tė tjera. Ndėrkohė kėnga edhe kėsaj here, ka qenė nė shqip nė skenėn e "Eurosong", ashtu sikurse ndodhi nė skenėn greke dy vjet mė parė ku Shqipėria pėrfaqėsohej nga Luiz Ejlli. Dje kanė marrė pjesė nė garė 19 gjysmėfinalistėt e dytė nga tė cilėt vetėm 10 janė pėrzgjedhur pėr nė natėn finale, ku do tė konkurrojnė gjithsej 25. Po dje, janė ngjitur nė skenė edhe vende tė tjera si Hungaria, Letonia, Zvicra, Republika Ēeke, Bjellorusia, Kroacia, Gjeorgjia, Danimarka, Malta, Qiproja, Maqedonia dhe Portugalia. Edhe vetė menaxherja e pėrgjithshme e "Eurosong", Dushka Vuēiniē Lutiē, ėshtė shprehur optimiste pėr pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė, Olta Boka pak minuta para nisjes sė natės sė dytė gjysmėfinale. Pėr tė, kėngėtarja shqiptare, ndonėse ėshtė konkurrentja me moshėn mė tė vogėl, ėshtė njė kėngėtare qė premton shumė. "Unė e pėlqej kėngėn shqiptare dhe mendoj qė kėngėtarja qė pėrfaqėson njė shtet si Shqipėria, kėngėtarja Boka ėshtė njė vajzė shumė e ėmbėl, kėnga e saj ka njė tekst dhe melodi shumė tė bukur dhe me njė zė tepėr karakteristik duke pasur parasysh moshėn qė ajo ka", thotė menaxherja. Sipas saj, Shqipėria pėrfaqėsohet me njė kėngė shumė domethėnėse nė tekst dhe e kompozuar mjaft bukur. "Unė kam pyetur pėr kuptimin e asaj kėnge dhe mendoj se do tė mirėpritet dhe vlerėsohet si nga juria, po kėshtu edhe nga njerėzit, por ajo ėshtė shumė e vogėl pėr tė qenė njė konkurrente e fortė, edhe pse kjo nuk e pengon pėr tė qenė fituese", shprehet mė tej Lutiē. Veē Shqipėrisė dje janė shpallur edhe nėntė vende tė tjera fituese si Ukraina, Kroacia, Islanda, Gjeorgjia, Danimarka, Suedia, Letonia, Turqia, Portugalia.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
Triumfon Rusia nė Eurosong, Shqipėria e 16-ta me 55 pikė
Rusi Dima Bilan ka fituar Eurovision 2008 nė Beograd me kėngėn Believe. Pėr kėngėtarin e njohur rus nuk ėshtė hera e parė qė triumfon nė garėn evropiane tė kėngės.
Me talentin e tij tė veēantė dhe aftėsitė e jashtėzakonshme, vokalin e ndjeshėm tėrhoqi vėmendjen e botės nė maj tė vitit 2006, kur pėrfaqėsoi Rusinė nė Eurovision 2006 nė Athinė, ku fitoi dhe ēmimin e dytė me kėngėn Never let you go. Me kėngėn e shkruar nga vetė ai dhe Jim Beanz, kompozuar nga tė dy, rrėmbejnė trofeun nė Serbi me epėrsi tė madhe ndaj vendit tė dytė, i cili fitoi 272 pikė. Pas tij, vendin e dytė e rrėmbeu Ani Lorak nga Ukraina dhe vendin e tretė grekja Kalomira. Bilan ėshtė kualifikuar nė natėn finale, pas prezantimit tė tij tė parė nė natėn e parė gjysmėfinale. Ndėrkohė, Shqipėria nuk mundi tė kualifikohet nė dhjetėshen mė tė mirė tė edicionit tė 53-tė tė Eurosong qė zhvillohej nė Serbi, pavarėsisht opinioneve tė mira qė shkruheshin nė faqe tė ndryshme interneti pėr tė. Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė, Olta Boka me kėngėn Zemrėn lamė peng ėshtė vlerėsuar vetėm me 55 pikė dhe ėshtė renditur nė vendin e 16-tė pas votimeve tė 43 vendeve. Treshi ka qenė njė numėr tė cilin Olta Boka e quan gjithmonė tė rėndėsishėm dhe si njė numėr fati. Por kėsaj here, duket se fati nuk e ka ndjekur 16-vjeēaren shqiptare, e cila u ngjit dje nė skenėn e Beogradit me kėngėn Zemrėn lamė peng.
* * *
Pas Rumanisė e cila ēeli mbrėmjen finale tė edicionit tė 53-tė Eurosong, Britanisė sė Madhe nė skenė ėshtė ngjitur 16-vjeēarja shqiptare me kėngėn e kompozuar nga Adrian Hila mbi vargjet e Pandi Laēos, tingujt e sė cilės bėnė qė tė duartrokiste spektatori nė arenėn Beogradska. 12 pikėt pėr kėngėn shqiptare janė marrė si gjithmonė nga Maqedonia, 10 pikė janė marrė nga Greqia, tetė pikė nga Zvicra e Kroacia, shtatė pikė nga Mal i Zi ndėrsa katėr pikė nga Sllovenia, tre pikė janė marrė nga San Marino dhe njė pikė nga Bosnjė-Hercegovina, Turqia dhe Azerbajxhani. Olta kėsaj here nė krahasim me natėn gjysmėfinale nuk ka ndryshuar performancė, ėshtė shfaqur me tė njėjtėn veshje tė realizuar nga stilistja Mirela Nurēe, e njėjta zemėr e madhe trengjyrėshe ēiklami, jeshile dhe e verdhė nė mes, pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė ėshtė shfaqur dje. E vetmja gjė ndryshe, ka qenė truku, flokėt, kėsaj here tė lėshuara dhe me pak onde nga fundi. Veē flokėve Olta ka mundur tė pėrmbajė emocionet dhe tė shfaqet sa mė mirė nė skenėn e madhe qė u zhvillua nė Beograd, kryeqytetin e Serbisė. Ndėrkaq, nga postimi i kėngės nė ueb-faqe www.youtube.com, Olta ėshtė klikuar mė shumė se 190 901 herė, ndėrkohė, qė nuk mungojnė as komentet e adhuruesve tė shumtė, jo vetėm tė shqiptarėve por edhe tė atyre britanikė, italianė, etj. Paraditen e djeshme, sipas disa komenteve tė bėra nė televizionin Alpha tė Greqisė, komentohej mirė pėr performancėn dhe vokalin e Olta Bokės, por ajo qė diskutohej gjatė ishte truku dhe krehja e flokėve, tė cilat sipas tyre dukeshin sikur ishin tė pakrehur.
* * *
Pėr tre orė me radhė kanė konkurruar 25 finalistė nga vende tė ndryshme, si pėrfaqėsuesit e shteteve tė Greqisė, Rumanisė, BosnjeHercegovinės, Finlandės, Rusisė, Izraelit, Azerbajxhanit, Armenisė, Polonisė dhe Norvegjisė, Ukraina, Kroacia, Shqipėria, Islanda, Gjeorgjia, Danimarka, Suedia, Letonia, Turqia dhe Portugalia, tė pėrzgjedhur kėta nė dy netėt gjysmėfinale. Ndėrsa finales sė madhe i janė bashkuar edhe pesė shtetet e kualifikuara automatikisht tė cilat janė: Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Serbia si vend organizues. Njė nga surprizat e mbrėmjes finale tė Eurosong ka qenė i famshmi Goran Bregoviē me kėngėn e tij pa aq tė njohur Kallashnikov.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Sot ėshtė e Shtunė, 22 Nėntor 2008, 12:10 | Oraret Janė UTC + 1 Hour [DST Aktivizuar]
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar