Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 1 e 1
 
Fetije Kasaj, argjendi shqiptar nė Europė 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Fetije Kasaj, argjendi shqiptar nė Europė 
 
Image

Fetije Kasaj, nėnkampione e trefishtė e Europės

Aida Tuci


 Medalistet e peshės 58 kg
Marina Shainova Rusi 102kg 135kg 237kg
Fetije Kasaj Shqipėri 97kg 130kg 227kg
Aleksandra Klejnovska Poloni 94kg 124kg 218kg

Peshėngritėsja Fetije Kasaj ėshtė shpallur nėnkampione e trefishtė e Europės nė peshėn 58 kg nė Kampionatin e 19-tė Europian tė Peshėngritjes pėr Femra, qė po zhvillohet nė Poloni. Kasaj ėshtė fituese e tri medaljeve tė argjendta: me 97 kg nė stilin e shkėputjes, 130 kg nė stilin e shtytjes dhe me 227 kg nė dygarėsh. Rivalja mė e fortė e shqiptares Kasaj ka qenė pa dyshim rusja Marina Shainova, e cila jo vetėm qė fiton medaljen e artė nė tė tri stilet, por thyen edhe rekordin europian nė stilin e shkėputjes me 102 kg dhe rekordin botėror nė stilin e shtytjes me 135 kg. Nė vend tė tretė ėshtė renditur polakja Aleksandra Klejnovska.
Ecuria e garės pėr peshėngritėsen Kasaj ka qenė e tillė. Stilin e parė, atė tė shkėputjes, Kasaj e nis me 95 kg dhe e realizon me sukses provėn e parė. Edhe prova e dytė, me 97 kg, ka rezultuar e suksesshme pėr Kasajn, por ka dėshtuar nė provėn e tretė nė tentativėn e saj pėr tė ngritur 99 kg. Nė stilin e shkėputjes Kasaj realizon 123 kg nė provėn e parė dhe 130 nė provėn e dytė. Dėshton nė provėn e tretė nė tentativėn pėr tė ngritur 133 kg. Nė ceremononė zyrtare, medaljen e tretė peshėngritėses Fetije Kasaj ia ka dorėzuar presidenti i Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes, Esat Ademi. Peshėngritėsja Fetije Kasaj dhe trajneri i saj Faruk Kalleshi i realizuan me sukses objektivat pėr medalje nė kėtė europian. Nė peshėn 58 kg kanė konkurruar gjithsej 9 peshėngritėse. Fetije Kasaj konkurron pėr herė tė parė nė kėtė peshė nė njė aktivitet ndėrkombėtar, pasi njė vit mė parė ajo ka konkurruar nė peshėn 53 kg. Nė klasifikimin ekipor pėr femra, pas ditės sė tretė tė garave, Shqipėria ėshtė renditur nė vendin e 6-tė, ndėrkohė qė kanė mbetur edhe shumė gara tė tjera pėr t'u zhvilluar. Kasaj ėshtė sportistja e vetme qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė kėtė aktivitet.
Ėshtė hera e parė qė Shqipėria pėrfaqėsohet nė njė eveniment kaq tė rėndėsishėm vetėm me njė peshėngritėse femėr. Dhe peshėngritėsja Fetije Kasaj dhe trajneri i saj Faruk Kalleshi e arritėn objektivin e tyre nė kėtė europian, medaljet dhe titullin nėnkampione e Europės. Kasaj, nė fakt, kishte deklaruar se nė stilin e shtytjes do tė synonte 133 kg, por ecuria e garės e detyroi trajnerin e saj qė nga 130 kg tė kėrkonte 133 kilogramė me objektivin pėr tė kapur medaljen e artė. Por fatkeqėsisht ajo dėshtoi nė provėn e tretė dhe nė tentativėn pėr tė kapur tė artėn nė kampionatin europian. Por edhe nėse ajo do tė ralizonte 130 kg, sėrish e arta ishte pronė e padiskutueshme e ruses Shainova, e cila me 135 kg thyen jo vetėm rekordin europian, qė ėshtė 132 kg, por barazon edhe rekordin botėror, me 135 kg nė stilin e shtytjes. Rusja Marina Shainova ka qenė konkurrentja mė e fortė e Kasajt, e cila nė peshėn 53 kg, ku ka konkurruar mė parė, nuk e ka njohur shkollėn ruse tė shtangės, pasi nuk ka pasur rivale asnjė peshėngritėse ruse. Gjithsesi, me tri medalje argjendi nė kampionatin europian, Fetije Kasaj ėshtė e vetmja sportiste shqiptare qė arrin nė nivelet mė tė larta tė sportit ndėrkombėtar.
Nga viti 2005-maj 2006 peshėngritėsja Fetije Kasaj numėron 3 medalje ari dhe 5 argjendi nė arenėn ndėrkombėtare.
Kasaj ėshtė shpallur dhe peshėngritėsja mė e mirė e vitit 2005.
Kampionati Europian i peshėngritjes ėshtė i 85-ti qė zhvillohet pėr meshkuj dhe i 19-ti pėr femra. Shqipėria kishte planifikuar tė pėrfaqėsohej nė kėtė eveniment edhe me njė peshėngritės, konkretisht me Erkand Qerimajn, por njė dėmtim i kėtij tė fundit gjatė turneut ndėrkombėtar qė u zhvillua nė Elbasan e la jashtė konkurrimit tė peshės 69 kg nė Kampionatin e 85-tė Europian tė Peshėngritjes.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Fetije Kasaj, Argjendi Shqiptar Nė Europė 
 
shyqyr qe doli nje
rrofsh Fetije
 




____________
iPAdiSiPLiNuaR

"jemi te gjithe ne dore te Zotit... Shpresojme te mos duartrokasi"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Fetije Kasaj, argjendi shqiptar nė Europė 
 
Aman mo, shyqyr thuaj se u harruam fare  Razz
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!