Gjithēka ngjason me atė qė ka ndodhur mė 27 nėntor 1996 kur FIFA pezulloi Shqipėrinė pėr njė periudhė tė pacaktuar mbas njė spastrimi qeveritar tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, duke qenė qė Ministria Shqiptare e Sporteve urdhėroi pezullimin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė FSHF, siē thoshte fjalė pėr fjalė njoftimi i FIFA-s i 27 nėntorit 1996. Ndonėse ka njė ndryshim megjithate. Asokohe FIFA e pezullonte Shqipėrinė sepse qeveria kishte pezulluar sekretarin e pėrgjithshėm, ajo qė FIFA e quajti si governmental purge(spastrim qeveritar). Ndėrsa sot e pezullon ngaqė gjatė dy vjetėve tė fundit FSHF ka qenė objekt i njė ndėrhyrjeje konstante qeveritare nėpėrmjet auditimeve tė paligjshme, fushatave denigruese kundėr Presidentit tė FSHF me akzuat e paprovuara pėr fiksim ndeshjesh nga Ministri i ngarkuar pėr sportin, refuzimin e regjistrimit tė statusit tė ri tė FSHF-sė nė versionin e miratuar nga anėtarėt tuaj dhe paraprakisht tė miratuar prej FIFA-s dhe UEFA-s. Kėshtu thotė sekretari i pėrgjithshėm i FIFA-s, Jérōme Valcke nga Franca, nė shkresėn dėrguar sekretarit tė pėrgjithshėm tė FSHF, emrin e tė cilit nuk mund ta kujtoj me siguri tė plotė, pėr shkak tė ndėrrimeve tė vazhdueshme juridike apo jojuridike qė i ėshtė bėrė kėsaj detyre kohėt e fundit nė Komitetin Ekzekutiv tė FSHF.
Historia na tregon ndėrkaq, se asokohe faji i qeverisė ishte tejet mė i madh se sa ky i sotmi (shkarkim i sekretarit tė pėrgjithshėm tė FSHF, qoftė dhe pse ai ishte mė tepėr i emėruar se sa i zgjedhur).
1.
Pėrmes letrės sė sekretarit tė saj tė pėrgjithshėm, FIFA ka shkuar nė akuza tejet tė rėnda kur thotė: Dy vjet ndėrhyrje konstante qeveritare nėpėrmjet auditimeve tė paligjshme, por dhe fushata denigruese. Ashtu si dhe mė 1996, autori i kėtyre rradhėve nuk ėshtė prej atyre qė beson menjėherė se FIFA mund ta pėrjashtojė kaq lehtė Shqipėrinė, edhe pse nė fund tė fundit, mosbesimi i tij nuk ka asnjė vlerė dhe asnjė rėndėsi. Kjo ngaqė megjithė mbrojtjen qė FIFA me tė drejtė kėrkon ti bėjė pavarėsisė sė lidershipit tė FSHF-sė, ajo e kupton mė mirė se askush qė futbolli i njė vendi ėshtė diēka tejet mė hapsinor se sa qoftė dhe lidershipi i zgjedhur i Federatės Kombėtare tė njė Shteti.
Ironia ėshtė ajo qė e kemi thėnė disa herė: se Federata Shqiptare e Futbollit, me rėnien e regjimit komunist, dhe jo vetėm ajo, por sidomos ajo, ka marrė njė pavarėsi qė as nė ėndėrr nuk e ka pa, ndėrsa FIFA kėrcėnon pamėshirė pėr gati dhunim tė pavarėsisės sė saj (fushata denigruese). Nė njė kohė qė aq e fortė ėshtė pavarėsia e FSHF, saqė e pakta tash nja 10-12 vjet, nėse pėr njė ēast qeveria, shteti, pushteti, a sdi se kush, merr guximin tė ndėrhyjė sado pak nė punėt e Federatės Shqiptare tė Futbollit, kjo menjėherė nis e kėrcėnon me padi nė FIFA dhe UEFA. Si tė ishte e FIFA-s dhe e UEFA-s, dhe jo e Shqipėrisė!
Nuk ėshtė qėllimi i kėtyre rradhėve pėr tu zgjatur me konfliktin zhurmėmadh tė ngjashėm tė nėntorit 1996 kur mu pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė administratės shtetėrore nė punėt e forumit drejtues tė futbollit, papritmas FIFA pat njoftuar pėr pezullimin (jo pėrjashtimin) e Shqipėrisė nga rradhėt e saj. Kohė kur me cilėsinė e kryeredaktorit tė gazetės Sporti Shqiptar, kam botuar shkrimin tronditės me titull FIFA dhe Fakset klandestine, duke e filluar me thėnien se njė lajm i ardhur prej agjensisė Reuters pėr njė pezullim tė Shqipėrisė prej FIFA-s, duhet marrė paksa edhe me humor, sepse dihet nuk ka gjė mė serioze se humori, siē thotė sentenca
Kishte ndodhur qė njerėzit e Regjimit tė rėnė kishin nisur ndėrkaq, fax-et e fshehtė pėr njė padi e disinformim tė FIFA-s
Isha i bindur, dhe jo i vetėm, qė FIFA nuk mund tė pėrjashtonte kėshtu me njė tė rėnė tė lapsit, njė shtet anėtar tė saj. Nė tė vėrtetė FIFA kėrcėnonte. Mė mbas sekretari i pėrgjithshėm i FIFA-s i asokohe, Blatter, iu tha drejtuesve tė sportit kombėtar se nuk jam i mirėinformuar. Kuptohet, vendimi i pezullimit apo pėrjashtimit tė Shqipėrisė nuk zgjati as 48 orė, e shteti heshti ndėrkaq me mosveprim dhe dy javė mė mbas Shqipėria luajti normalisht ndeshjen e saj me Irlandėn e Veriut nė Belfast.
Mė tepėr se kėrcėnimi, e kishte marrė fjalėn diplomacia e futbollit, sepse atje, nė FIFA, edhe pse mund tė ketė simpatizantė tė pamposhtur tė lidershipit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, e dijnė fort mirė se futbolli i njė shteti nuk ėshtė pronė e Federatės sė Futbollit tė atij shteti, por e popullit tė atij shteti, i cili gėzohet, dėfrehet, qetėsohet dhe merr kulturė edhe pėrmes futbollit.
Dihet se ka ndodhur disa herė nė kohėn e Regjimit qė Shqipėria Komuniste sfidonte me mosluajtje skuadrat e BRSS, Rodezisė sė Jugut, Afrikės sė Jugut, Koresė sė Jugut, Kilit, Tajvanit me nė krye SHBA. Pėrjashtimet kanė qenė disa, gati tė pėrvitshme sa nuk mbahen mend. Pa harruar ndėrkaq vetpėrjashtimet qė e linin Shqipėrinė me vite jashtė garave evropiane. Kujtojmė se dy pėrjashtimet mė tė freskėta qenė atė qė e pėrjashtuan nga pjesėmarrja nė Kupat e Evropės mė 1992 dhe 1997. Dhe nė tė dy rastet sepse, simbas UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit nuk arrinte tė siguronte zhvillimin normal tė Kupės sė Evropės, e, Shqipėria mbeti e pėrjashtuar pėr ato dy sezone. Nuk ishte faji i saj megjithate, por i pamundėsisė sė qeverisė shqiptare pėr tė siguruar rendin e qetėsinė nė ato dy vite tė trazuara 1992 dhe 1997.
Duke iu kthyer pezullimit tė ri, kėtij tė 14 marsit 2008, vėrejmė ndėrkaq se pati njė jehonė tė madhe nė Shqipėri. Tituj gjigandė, shkrime euforie tė njė kahu tjetėr sikur tė ishte realizuar mu ajo qė aq fort pritej apo dhe dėshirohej. E, nuk duhej shumė mund pėr tė kuptuar se nė mbrapaskenė, ēuditėrisht shihej pra, njė farė kėnaqėsie qė qeveria shqiptare e mori kėte shuplakė. Thuajse tė gjithė ishin nė anėn e Federatės Shqiptare tė Futbollit, e cila asnjėherė nė historinė e saj ndoshta, nuk ka patur kėte mbėshtetje tė shtypit sa sot. Kjo ėshtė vėrtet tejet interesante pėr tu hulumtuar se ēka ka ndodhė. A ėshtė kjo mbėshtetje e njėanshme e opinionit gazetaresk nė demokraci, apo ėshtė qėndrimi i drejtė kritik mė i rreptė ndaj gabimeve tė njė qeverie? Apo kemi tė bėjmė me njė qėndrim qė nė kėte Shqipėri tė brishtė nė shtet e qeveri, mban njėanshmėria e njė kahu tjetėr bindjesh politike apo tė njė prejardhjeje tė caktuar politike. Qė tė kujtojnė fax-et klandestine tė vitit 1996
E vėrteta ėshtė se pati njė vėrshim tė papamė revolte. U tha deri se kėshtu Shqipėria mnd tė rrezikojė edhe integrimin e saj nė Evropė. U tha madje se mendohet qė edhe futbolli, dėshira qoftė e ēfrenuar e njė qeverie pėr tė kontrolluar financat e njė Federate Sportive, mund tė ndikoka deri nė integrimin a mosintegrimin e njė shteti nė bashkėsinė demokratike kontinetale! Kaq e fortė ėshtė njėanshmėria nė mbrojtje tė FSHF-sė dhe Komitetit Ekzekutiv jo mbarėkombėtar tė saj!
Vėrshimi ishte vėrtet origjinal nė euforinė e tij: FIFA pėrjashton Shqipėrinė; Mandata e FIFA-s; Stop ndeshjeve ndėrkombėtare; FIFA nuk toleron ndėrhyrjet politike tė shtetit shqiptar nė autonominė e FSHF; Katil fermani i FIFA-s; Shqipėria del jashtė, Kosova gati pėr tė hyrė; Futbolli nė prag kolapsi; Ky ėshtė njė turp!. Dhe deri te njė urim i kėtij stili: Urojmė tė rikthehemi nė familjen botėrore!
Po a vėrtet kaq shpejt qenkemi flakur jashtė familjes botėrore tė futbollit?...
Duket qartė se ndodhemi pėrpara njė marramendjeje tė pėrmasave po tė ēfrenuara tė trajtimit tė kėtij rasti, tė sapokthyer nė njė vėrshim tė pamatė ndjenjash. Ēka tė ēon te padurimi i qarqeve tė caktuara pėr ta pa Shqipėrinė vėrtet tė pėrjashtuar nga garat evropiane tė futbollit, mesa duket vetėm pėr tu kėnaqur me njė shuplakė tė fortė kundėr kėsaj qeverie.
Kėsisoji, e gjithė ngjarja rrezikon tė shndėrrohet nė njė lloj ankthi nė pėrgjigje tė mėdyshjes se kush do tė fitojė: qeveria apo FSHF-ja, dhe jo pėr punė a ēėshtje futbolli. Eshtė si njė lloj rrahje gjoksi prej njė kėnaqėsie qė vjen prej retorikės: a nuk ju kam thėnė?.
2.
Nė tė vėrtetė pėrveē kėsaj ngjarje, ka edhe nja njėqindenjė arėsye tė tjera pėr tu pezulluar futbollin shqiptar. Dhe jo thjesht cėnimi i pavarėsisė sė FSHF-sė. Edhe pse e thotė FIFA. Arėsye qė janė shumė mė tė forta se sa governmental purge e vitit 1996 apo
constant governmetal interference e vitit 2008.
Shpesh herė na duket se tek qeverisėsit thuajse tė tė gjitha kėtyre kohėve, e pakta tė 10-13 vjetėve tė fundit, mungon njė kulturė e mirėfilltė sportive, ose ndryshe njė njohje e plotė sportive. Pėrjashto kohėn kur mbas rėnies sė BFSSH-sė mė 1992-1993, u riorganizua sporti shqiptar nė rang Komiteti Olimpik dhe nė rang ministror, kur vlerėsimi arriti deri aty sa sporti tė pėrfaqėsohej me njė zėvendėsministėr (Vesel Rizvanolli) madje edhe me njė sekretare shteti (Marjeta Zaēe), e mandej prap me njė zėvendėsministėr (Kreshnik Tartari
etj.) ēka mė mbas mungoi. Me njė fjalė mungoi drejtuesi njohės i mirėfilltė i lėvizjes sportive nė vend. Mungoi shembulli i pėrfaqėsuar sidomos prej zėvendėsministrit Vesel Rizvanolli me ngritjen e Kėshillit Kombėtar tė Sporteve simbas shpikėsve tė tij nė Britani tė Madhe kur u vunė themelet e sportit kombėtar tė shoqėrisė demokratike.
Ishte njė Kėshill i cili mbas vitit 1997 u rrėnua keqas dhe mbeti i parindėrtuar deri mė sot.
Tash, i dalė kėshtu hap mbas hapi nė rend tė dytė, drejtimi sportiv humbi nordin, nordin e marrėdhėnieve Federatė Sportive Qeveri. Ata tė cilėt mė 1997-98 shkatėrruan Kėshillin Kombėtar tė Sportit nuk kanė gabuar. Mė shumė se kaq: janė fajtorė tė mėdhenj. Ēka ka ēuar te mosnjohja dhe mosprania e kėtyre marrėdhėnieve simbas modeleve tė njohura perėndimore.
Eshtė njė zbehje qė simbas interesave tė tyre e shfrytėzojnė bukur mirė federata tė caktuara sportive. Pėrjetojmė dasi, e deri dyfederatėsha nė sporte tė ndryshme, duke u krijuar probleme tejet tė mprehta, gjithnjė nė dėm tė lėvizjes sportive. Na duhet tė pranojmė se mungon njė rregullator kombėtar, qė tiu japė zgjidhje, natyrisht mbėshtetur nė Ligjin pėr Sportet, gjithė kėtyre ngatėrresave apo ēoroditjeve sportive. Pėrsa kohė ėshtė zhdukur Kėshilli Kombėtar i Sporteve dhe ky rol nuk i ėshtė dhėnė, bie fjala Komitetit Kombėtar Olimpik, problemet do tė mbesin gjithnjė tė mprehta dhe kėte kaos mund ta shfrytėzojnė pėr interesat e tyre jo vetėm qeverinat, por sidomos lidershipe tė Federatave Sportive, duke thėrritur nė kupė tė qiellit se po iu cėnohet pavarėsia. Ndonėse punojnė nė zyrat qė janė ende tė shtetit, nė objektet e terrenet sportive qė gjithashtu janė ende tė shtetit, dhe tė mbrojtur javė pėr javė nga policia qė ėshtė po e shtetit dhe madje duke marrė ende njė pjesė tė financimeve po nga shteti apo duke u sponsorizuar falė lirisė qė iu blaton po ligji i shtetit nė demokraci.
Le tė marrė me mend pėr njė ēast FSHF sikur qeveria apo shteti tė guxojnė qė njė javė tė vetme ti thonė se nuk ta ēojmė policinė apo qė nuk ti japin stadiumet pėr ndeshjet. Nuk do tė mundet tė organizojė asnjė ndeshje. Dhe vrapon e padit nė FIFA se po i cėnohet pavarėsia ngaqė Ministria kėrkon tė pėrimtojė paratė qė ajo i jep futbollit kombėtar! A e ka llogaritur ndonjėherė FSHF se sa i kushton njė ndeshje popullit shqiptar me angazhimin e policisė, tė stadiumeve, e qė tash e parė ka pėrpunuar njė opinion se ajo ēka jep shteti ėshtė e papėrfillshme? Dhe kur me stadiumet e boshatisura dhe me privatizimin e loterive sportive shteti thuajse nuk nxjerr asnjė pėrfitim?...
3.
Sot nuk mund tė flitet pėr sportin kombėtar pa kuptuar se ēka ka ndodhur me sportin ndėrkombėtar sidomos 25 vjetėt e fundit, ku i drejtuar prej personaliteteve tė tillė si Huan Antonio Samaranch apo Joseph Blatter, amatorizmi antik i njė Pier de Coubertin mori fund dhe mbi gjithēka ka dalė paraja. E varfėr nė parą Shqipėria sportive hap mbas hapi po i besohet pasanikėve tė sapoformuar shqiptarė, tė cilėt padyshim luajnė njė rol tė rėndėsishėm mbėshtetės pėr sportet. Po pėr fat tė keq Shqipėria ende nuk ka pėrcaktuar qartė nga ana ligjore kėte rol. Nga ana tjetėr, e mbytur nė parą, FIFA, ka fituar njė pushtet shumė tė madh nė lėvizjen botėrore sportive, pushtet financiar, shoqėror, deri ideor tė njė filozofie sunduese shpesh deri nė diktat, qė ajo e shtrin edhe nė Federatat Kombėtare anėtare tė saj, Por kurr nė kuptimin e keq tė kėtij diktati.
Korrupsioni, pėrdorimi i lėndėve dopinguese, dhuna tri plagė tė rėnda tė modernizimit tė sportit botėror, i ka detyruar Federatat Sportive Ndėrkombėtare ta mbajnė disi nėn fré sportin e sotėm. Ndryshe nuk bėhet dhe ndėrkaq, pavarėsia edhe e Federatave Kombėtare bėhet tejet e rėndėsishme sidomos pėr tė luftuar kėto tri dukuri qė ndikojnė jashtėzakonisht nė vetė shoqėrinė e sotme. Kjo pavarėsi iu pėlqen sidomos presidentėve tė federatave tė caktuara sportive kombėtare, tė cilėt shteti qė ato pėrfaqėsojnė iu duket shumė i vogėl pėrballė mbėshtetjes kėsisoji qė mund tė pėrftojnė prej FIFA-s. Rastet e fundit tė Federates Shqiptare tė Futbollit, qė sapo qeveria ndėrmerr qoftė edhe njė lloj ndėrhyrjeje tė vogėl tė pėrimtimit financiar, e provojnė kėte. Eshtė njė zotėsi jo e vogėl nėse kreu i njė Federate Kombėtare arrin tė bindė FIFA-n pėr prekje tė pavarėsisė sė saj prej qeverisė, vetėm e vetėm sepse kjo kėrkon tė pėrimtojė financat qė ajo i jep Federatės Kombėtare.
Kemi pėrshtypjen se kėsisoji, tash pėr tash, qeveria shqiptare e ka humbur kėte garė marrėdhėniesh me Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Pėr mendimin tonė ngaqė qeveritė ndodhen tepėr larg FIFA-s nė marrėdhėnie tė ndėrsjellta. Sa kohė ka kaluar dhe qeveritė shqiptare nuk kanė bėrė asnjė ftesė mirėfilli pėr njė vizitė nė Shqipėri tė krerėve tė FIFA-s apo dhe tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar (CIO)! Jo njė ftesė pėrmes njė Federate apo tė KOKSH, por njė ftesė pėrmes vetė qeverisė apo shtetit me synimin pėr tė parashtruar njė hapėsirė mė largpamėse se ku ndodhet sporti kombėtar i njė vendi tė vogėl si Shqipėria me shumė probleme ekonomiko-shoqėrore, e pse jo, edhe institucionale ende tė brishta qeveritare.
Njė ftesė pėr tė biseduar, pėr tė shkėmbyer mendime, pėr ti dhėnė njė nxitje sportit kombėtar, po dhe tė vetė marrėdhėnieve ndėrsportive qeveri-shtet-federatė kombėtare. E jo mė tė na shkojė ndėrmend njė vizitė e njė qeveritari shqiptar nė selitė e CIO-s apo tė FIFA-s. Nuk mjaftojnė E-mailet apo fax-et pėr tė krijuar atė lidhje Shqipėri Forumet Sportive Ndėrkombėtare, qė qofshim tė gabuar, sot janė thjesht njė lidhje e njė marrėdhėnieje simbolike. Kėshtu pėrshembull, FIFA do tė stepej pėrballė problematikės sė sotme tė futbollit shqiptar.
Mendojmė se FSHF ka ditur qė mjaft bukur tė mėnajnojė qeverinė shqiptare, madje nga vendimi i fundit i FIFA-s, duket qartė se ia ka arritur ta paraqesė atė si njė lloj gogoli pėrballė Federatės Shqiptare tė Futbollit.
4.
Me rekomandim tė Komitetit tė Shoqatave tė FIFA-s, u vendos pezullimi i
Shoqatės sė Futbollit tė Shqipėrise pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė rėnda
Politike, deklaroi Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, nė konferencėn e tij pėr shtyp tė 14 marsit. Pa sjeguar se ku qėndronte ndėrhyrja politike . Ngaqė Ministria kėrkon tė pėrimtojė financat e FSHF pėr pjesėn e saj, apo pėr shkak tė nja katėr rreshtave tė Ligjit pėr Sportin a Statutin e FSHF?
FIFA do tė vazhdojė tė mbikqyrė rastet nė Kuvait dhe Dominikė, - tha mė tej presidenti Blatter, - ndėrsa nė rastin e Madagaskarit, u vendos qė shoqata do tė pezullohet automatikisht nėse dekreti qeveritar pėr tė shkrirė shoqatėn nuk anullohet brenda tri
ditėve. Edhe qeverisė etiopiane do ti kėrkohet qė tė lejojė Federatėn Etiopiane tė Futbollit tė hyjė serish nė selinė e vet.
Vėshtroni se sa poshtė ka rėnė piazza, teksa FIFA e krahason Shqipėrinė me Madagaskar e Etiopi, kur siē e shihni rastet e tyre janė vėrtet skandaloze, e qė skanė asgjė tė pėrbashkėt me rastin e Shqipėrisė!
Shton mė tej Presidenti Joseph Blatter:
Ndėrsa situata pėrsa i pėrket Shoqatės Spanjolle tė Futbollit (RFEF) do tė monitorohet ngushtėsisht mbas dekretit ministerial qė synon rregullimin e procesit tė zgjedhjeve tė drejtuesve tė shoqatės, qė nė efektivitet shkurton mandatin e drejtuesve aktualė me 8 muaj. Komiteti Ekzekutiv mbėshtet RFEF nė vendimin e saj pėr tiu pėrmbajtur statuteve dhe rregulloreve tė veta si dhe atyre tė FIFA-s.
Prap asgjė tė pėrbashkėt me rastin e Shqipėrisė. Madje shumė mė rėndė nė Spanjė teksa qeveria e saj kėrkoka ti diktojė Federatės sė Spanjės sė tij deri shkurtimin e mandatit tė drejtuesve aktualė nė 8 muaj. Kjo po, ėshtė vėrtet ndėrhyrje politike. Por FIFA natyrisht qė e don fort Spanjėn e Realit e tė Barcelonės, tė cilėn doemos nuk guxon ta pezullojė por vetėm do ta monitorojė. Ndryshe do tė prisheshin nė ēast gjeopolitikat e futbollit botėror. E po kėshtu edhe pėr Turqinė me rastin e saj kur Blatter deklaron se situata nė Turqi do tė vazhdojė tė jetė nėn mbikqyrje. Vetėm mbikqyrje! A nuk ėshtė bėrė edhe Turqia fuqi botėrore nė futbollin e sotėm?
Vėshtroni se sa poshtė ka rėnė piazza. Ata qė pezullohen janė Shqipėria, Madagaskar, Etiopia! Tė cilat nuk janė jo mė superfuqi, por as fuqi futbolli. Mbase pėr tu rritur pėrsėmbari, duhen rrahur paksa kėta tė vegjėl!...
Dhe papritmas FIFA pezullon pėr herė tė dytė Shqipėrinė brenda 12 vjetėve. Interesante ėshtė se nė tė dy rastet ka qėlluar tė jetė po e njėjta qeveri e tė njėjtės forcė politike! Eshtė mu ajo qeveri e cila shkatėrroi strukturat sportive tė diktaturės dhe ndėrtoi ato perėndimore, nė administrim, ligje e strategji. Njė paradoks! Dhe vjen pezullimi, njė pezullim qė vjen thjesht prej asaj qė thamė mė sipėr. Nė njė kohė qė po ta pėrimtojmė me zell situatėn qė kalon futbolli shqiptar i drejtuar prej FSHF-sė sė sotme, na del se ka vėrtet njėqindenjė arsye tė tjera, shumė mė tė mėdha pėr ta pezulluar Shqipėrinė e futbollit.
Qeveritė shqiptare ende nuk arrijnė tė kuptojnė fuqinė e madhe qė kanė pėrftuar sot kėto organizata multimilionere sportive ndėrkombėtare, ēka nuk pėrjashtohet edhe mundėsia e njė gjetjeje tė njė gjuhe tė pėrbashkėt tė disa qarqeve tė atjeshme, qoftė edhe me pasanikėt e sapoformuar qė mund tė drejtojnė deri Federatėn e njė vendi tė vogėl. E kėshtu tė ngrėjnė nė qiell cėnimin e pavarėsisė, ndonėse ka njėqindenjė arėsye tė tjera shumė mė tė rėndėsishme pėr tė pezulluar futbollin e sotėm, qoftė edhe tė njė Shqipėrie.
5.
Federatėn Shqiptare tė Futbollit mund ta pezullosh shumė lehtė kur, bie fjala, sheh se ajo prej vitesh nuk ka plotėsuar kėrkesa tė licensimit tė UEFA-s. Vėshtro fikjen e futbollit te fėmijėt e tė rinjtė, kushtet e tyre, organizimin e mjerė tė ekipeve tė shkallėzuara nė klubet e futbollit tė qyteteve. Shqipėria mund tė pezullohet me plot tė drejtė sepse ajo nuk ka ndėrtuar asnjė stadium simbas kėrkesave tė UEFA-s apo FIFA-s, pavarėsisht se kėto lejojnė zhvillimin e ndeshjeve ndėrkombėtare nė ndonjerin prej tyre. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė ka stadiume pa banjo pėr publikun. Edhe pėr kėte mund ta pezullosh menjėherė. Pa shkuar te siguria e stadiumeve, pėr tė cilėn kurr nuk flet FSHF.
Shqipėria mund tė pezullohet menjėherė mbasi FIFA tė shohė qė nė stadiumet shqiptare, qoftė edhe tek ai mė i miri, nuk ka asnjė kusht pėr punėn e gazetarėve. A e merrni me mend se ēka ndodh kur vijnė gazetarė tė huaj nė Tiranė? Zotėrojmė njė fotografi tė jashtėzakonshme tė qėndrimit njė mbi njė tė gazetarėve tė huaj nė njė ndeshje ndėrkombėtare. Eshtė njė pamje qė tė nėnkupton njė tribunė tifozash tė viteve 50, jo njė tribunė shtypi tė Shekullit XXI: kamera mbi krye, katėr vetė nė dy vende, bėrryla tė hallakatun, gazetarė ndenjur e nė kėmbė, shtyrje e shtėrngime. Kur secili madje duhet tė ketė edhe hapsirėn e pėrdorimit tė kompjuterit. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė nuk ka asnjė stadium me njė sallė shtypi sado modeste. Pa tė shkuar ndėr mend te telefoni nė dispozicion tė gazetarėve, te kompjuteri i sallės dhe te tryeza e informacionit, siē i gjen kudo nė Evropė. Ju duket e vogėl edhe kjo? Eshtė vetėm ABC e kushteve tė zhvillimit tė njė ndeshje futbolli jo mė ndėrkombėtare, por edhe e Kampionatit Kombėtar. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė ku informacioni pėr shtypin dhe spektatorin nė njė ndeshjeje ėshtė nė nivelin zero. Edhe kaq mjafton pėr tu pezulluar Shqipėria.
Do tė ishte mirė qė Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, i cili ka 33 vjet qė punon nė FIFA, qysh mė 1975 kur u bė drejtor teknik i saj, sekretar i pėrgjithshėm (1981-1998) dhe president qysh nga 1998, njeri shquar i ligjit dhe i administrimit ekonomik dhe i biznesit, diplomant i Universitetit tė shquar tė Lozanės, ti njihte mirė pra kėto mangėsi tė mjedisit futbollistik tė Shqipėrisė. Nuk dimė nėse e informon Federata Shqiptare e Futbollit. Joseph Blatter ėshtė tejet i ndijshėm. Ai i ka dhėnė njė nxitje tė madhe zhvillimit tė futbollit botėror. Po mesa duket lidershipi i FSHF-sė ia ka arritur tė bindė se nė Shqipėri futbolli nuk ka asnjė problem tjetėr pėrveē cėnimit tė pavarėsisė sė FSHF-sė sa herė qė qeveria kėrkon tė dijė se ēka ėshtė bėrė me paratė qė ajo i jep futbollit. Nė njė kohė kur mjafton vetėm qė tė shohėsh skenat e shumė ndeshjeve tė Shqipėrisė, qysh prej episodit tė famshėm kur iu fut kryet nė thes gjyqtarit, ēka nuk e njeh historia e futbollit nė Evropė, e deri te shpėrthimi masiv i konfliktit midis lojtarėve tė dy skuadrave mė tė mira javėn qė shkoi, pėr ta kėcėnuar me pezullim FSHF-nė dhe futbollin qė ajo drejton. Ndėrsa rastet e goditjes me grusht tė gjyqtarit mu nė mes tė fushės, nė Shqipėri numėrohen pėrtej gishtave tė njėrės dorė!
6.
Kam pasė fatin ta njoh personalisht Jospeh Blatterin dhe tė shkėmbej bisedė tė shkurtėr me te, nė Zurich mė 1997, kur i kam kėrkuar tė mė shoqėrojė librin tim Kupa e Botės me parathėnien e shkruar prej tij, ēka ai me nobilitet e realizoi. Ky diplomat i madh i futbollit, i cili ka drejtuar Federatėn e Hokejt tė Zvicrės dhe prej tridhjetė vjetėsh futbollin botėror, pėrveē tė tjerave njė poliglot dhe gazetar, ka njė devizė tė madhe tė filozofisė sė tij qė thotė: Football for all, all for football. Qė kuptohet se do tė thotė Futbolli pėr tė gjithė, tė gjithė pėr futbollin. Po tė vijė pėr njė vizitė tė disi pak mė tė gjatė nė Shqipėri, e tė ndjekė Kampionatet e Shqipėrisė, apo tė gjithė rangjet e kampionateve, nga ky i pari deri ai nė Velipojė, Koplik e Pukė e deri nė Plug, Cakran s Kėlcyrė, prej tė rinjve e deri te fėmijėt, ai do tė kuptojė se filozofia e tij qė ėshtė edhe filozofi e FIFA-s, ende nuk ka mbėrritur nė Shqipėri.
Stadiume tė boshatisura, spektatorė qė nuk vijnė nė ndeshjet, ose qė vijnė rreth nja 1500 mesatarisht pėr ēdo ndeshje, ēka do tė thotė mė pak sa Paraluftės. Dhe FSHF padyshim ėshtė e vetmja Federatė nė Evropė qė nuk arkivon audiencėn e spektatorėve nė ndeshjet. Edhe vetėm kaq mund tė mjaftojė pėr ta kėrcėnuar me pezullim Shqipėrinė e futbollit, e cila nuk e ka kthyer nė spektakėl tė javės futbollin pėr familjen shqiptare. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė kurrnjiherė nuk mund tė gjesh njė familje tė re tė vijė nė stadium. Presidenti i FIFA-s do tė vėrente se njė pėrkufizim tjetėr i filozofisė sė tij, qė thotė se: Futbolli ėshtė sinonim i teatrit, nė Shqipėri asesi nuk gjen zbatim. Do tė zhgėnjehej, e ndoshta do ti shkonte nėpėrmend pėr njė pezullim sui generis tė Shqipėrisė.
Vetėm nė vitet e fundit nė Kampionatin e Shqipėrisė janė rreth 30 ndeshje tė fundit tė Kampionatit me rezultate tejet tė ēuditshme, qė nuk ka logjikė nė botė qė ti pranojė, ēka tė ēojnė te trukime tė papame.
Autorit tė kėtyre rradhėve natyrisht qė kurr nuk i shkon nėpėrmend se nė ndeshjet e fundit tė Kombėtares sė Shqipėrisė, njerėz tė Federatės Shqiptare tė Futbollit janė pėrzier nė lėshimin e rezultatit. Me atė njohje qė kemi, sado modeste qoftė, nuk besojmė se nė FSHF ka njerėz tė tillė. Por ndeshjet mund tė lėshohen edhe pa dijeninė e njerėzve tė kancelerisė sė FSHF. Asgjė nuk mund tė themi, por nėse hulumtohen me kėrkesė tė lartė ripamjet e disa prej golave tė dy humbjeve tė Kombėtares, do tė vėrehet se statizmi i disa lojtarėve ėshtė megjithate krejt i artificial dhe i papranueshėm!...
Mendojmė megjithate, se nuk janė kėto episode thelbi i gjithė kėsaj situate, por se tė gjitha ato ēka thamė mė sipėr, janė shumė mė tepėr se sa ēdo constant governmetal interference qė mund tė vijė prej kėrkesės qoftė dhe tė rreptė tė shtetit a qeverisė shqiptare pėr tė kontrolluar financat e FSHF-sė e qė tė ēon te pezullimi i Shqipėrisė.
Nuk dimė nėse ėshtė e informuar FIFA, qė sot nė Shqipėri asnjė klub nuk ka statusin e pavarur financiar organizativ si nė ēdo vend tė Evropės. Tė futur midis dyzimit qeveri-bashki-privat deri nė njė ngatėrresė prej sė cilės asnjeri nuk ndjehet zot i plotė i drejtimit, klubet e futbollit nė Shqipėri kurrsesi nuk plotėsojnė kushtin evropian tė filozofisė blatteriane tė pavarėsisė sė plotė ekonomike.
Eshtė formuar njė bindje e gabuar vitet e fundit se futbolli nė Shqipėri ėshtė Kombėtarja, ndonėse pavarėsisht prej rritjes sė saj tė dukshme, rreth 60 pėrqind e pėrbėrjes sė saj nuk ėshtė fryt i futbollit kombėtar tė Kampionatit Kombėtar tė Shqipėrisė, e kjo do tė thotė se Kombėtarja sundohet prej lojtarėve tė cilėt nuk kanė dalė nga futbolli i Republikės sė Shqipėrisė. Edhe kėshtu mund tė bėhet njė Kombėtare, dhe ska pėrse tė mos bėhet, por kjo nuk do tė thotė se ke futboll tė zhvilluar nė njė Shqipėri ku cilėsia e Kampionatit Kombėtar njeh nivelin cilėsor ndėr mė tė ultėt e Mbasluftės
Federata Shqiptare e Futbollit, mund tė kėrkojė prova pėr kėte konkluzion, por ajo e di mė mirė se ne, se sot cilėsia e futbollit ėshtė e matėshme mė lehtė se kurrnjiherė, edhe pse ajo nuk e matė kėte cilėsi. E themi kėte sepse nuk dimė tė jetė paraqitur ndonjėherė publikut diēka kėsisoji. Kemi tė drejtė tė mendojmė se futbolli nė Shqipėri nuk matet, nuk pėrimtohet, nuk mbėshtetet nė shkencėn e sotme sportive. Edhe kjo mund tė tė ēonte te njė pezullim, pėrderisa je nė rėnie, ndonėse e thėnė kėshtu kjo tė duket tejet subjektive, pėrsa kohė objektive qenka njė dhe vetėm njė: cėnimi i pavarėsisė sė Federatės Shqiptare tė Futbollit pėr shkak tė kėmbėnguljes qeveritare pėr njė pėrimtim financiar apo qoftė dhe tė nja katėr rreshtave tė diskutueshėm nė Ligjin pėr sportin prej ku duhet tė rrjedhė edhe pėrpilimi ligjor i Statutit tė FSHF nė marrėdhėniet me Shtetin Shqiptar.
7.
Nėse Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė e vetmja Federatė nė Evropė qė pa mbaruar njė sezon futbolli i ndėrrohen mbi 30 trajnerė tė vetėm 12 skuadrave; nėse nuk ndal largimi drastik i spektatorit; nėse ka mangėsi stėrvitore tė dukshme; nėse ėshtė goditur futbolli tradicional i qyteteve (Durrėsi, Vlora, Korēa, Gjirokastra, Berati, Fieri, Lushnja
); nėse sundon drejtimi i njėanshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit me nė krye Komitetin e saj tė famshėm Ekzekutiv jo pėrfaqėsues i hartės futbollistike tė Shqipėrisė, madje me rikthim personazhesh tė Regjimit (kujto pėrfaqėsimin tepėr guximtar tė paradoditshėm nė Kosovė); nėse Lėvizja futbollistike dhe Kampionati Kombėtar i Shqipėrisė pėrshkohen nė njė nivel tė ulėt organizimi; nėse zbehet deri nė padukje figura e rolit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė FSHF-sė pėrmes zėvėndėsimeve tė rrufeshme e tė paspjegueshme; nėse drejtuesi i parė i sportit tė regjimit komunist, sot nė demokracinė kundėrkomuniste ia ka arritur tė jetė njė prej drejtuesve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit si dhe president i njė Federate Shqiptare tė njė sporti tjetėr (ēfarė shkelje statuti e ligji bashkė!); nėse tė gjithė anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv mbi 90 pėrqind i ka njė qytet i vetėm Tiranė; nėse nuk ekziston organizimi i tipit evropian i shitjes tė sė drejtės televizive tė Kampionatit Kombėtar, qė ėshtė copėzuar nė disa kahe e personalizime; nėse FSHF nuk bindet se sot ka pavarėsinė qė nuk e ka patur kurrnjiherė kėsisoji nė gjithė historinė e saj 78 vjeēare; nėse ajo nuk bindet se ka gabuar rėndė qė nė gjashtė vitet e fundit ka ndėrruar gjashtė herė skemėn organizimit tė Kampionatit, duke goditur kėshtu mu qėndrueshmėrinė e stinės kombėtare futbollistike dhe nuk ėshtė bėrė i njohur bie fjala, Dekalogu etik i FIFA-s; nėse harrohet deklarata e Presidentit tė UEFA-s, Michel Platini (mė 2008 do tė ulemi me Bashkimin Evropian pėr tė bashkėpunuar dhe diskutuar pėr luftėn kundėr korrupsionit nė futboll) dhe nuk arrin ta kthesh ate nė marrėdhėniet e tuaja me qeverinė tėnde pėr ta vėshtruar futbollin kombėtar, mbi tė gjitha, si njė dukuri ndikuese shoqėrore nė pėrmasa tė gjėra shpirtėrore dhe kulturore, qė pasuron jetėn e rinisė dhe e largon ate nga sėmundjet e kohės: drogės, kotėsisė, krimit, pijes, tymit tė kafeneve, pashpresės, pesimizmit; nėse janė shkelė tė gjitha rregullat kur ėshė shkarkuar pa shkak katėrshja mė popullore e Federatės me nė krye Mexhid Haxhiun drejtuesi i shkėlqyeshėm i Sektorit Teknik tė FSHF figurė e madhe nė futbollin shqiptar, i persekutuar, e duke votuar madje pėr fatin e tij si anėtarė tė Komitetit Ekzekutiv, edhe njerėz tė rrėzuar nga populli qysh mė 1991; nėse ky Komitet Ekzektutiv i njėanshėm i FSHF ka votuar pra, edhe pėr shkarkimin e Astrit Hafizit, Kreshnik Agollit dhe Uvil Zajmit, i pari njė trajner ndėr mė me zė i Kombėtares sė Shqipėrisė, i dyti ndėr tė rrallėt specialistė tė futbollit i diplomuar nė Romė dhe i vetmi shqiptar qė ka mbaruar kursin e gjatė e tė plotė tė trajnerėve nė Coverciano tė Italisė, i treti drejtuesi pėr vite i sektorit tė gjykimeve nė FSHF, dhe tre prej tyre lektorė tė UEFA-s nė Shqipėri; dhe nė fund tė fundit, nėse me gjithė kėto nėse qė nuk kanė tė mbaruar, prap mendon se tė gjitha kėto njėqindenjė arėsye janė shumė mė pak se sa ndėrhyrja e qeverisė tėnde pėr tė pėrimtuar financat e mara prej ministrisė, atėherė duhet tė themi se ka luejtė boshti i tokės.
Prapseprap ne besojmė se vėrtet ka njėqindenjė arėsye tė tjera pėr ta pezulluar Shqipėrinė e futbollit me tė gjithė Federatėn e saj.
Dhe nuk mendojmė se tė gjitha kėto janė vetėm mu pėr faj tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Asnjėrėn nga kėto ajo nuk mund ti bėjė pa Shtetin, pa Qeverinė apo Ministrinė e vendit tė saj. Faji i Federatės Shqiptare tė Futbollit qėndron mu kėtu: se ajo kujton se mund ti bėjė e vetme tė gjitha kėto. Dhe e ka zbritur nė fund bashkėpunimin e saj me Shtetin, Qeverinė dhe Ministrinė e saj. (E kjo edhe pėr gabime tė Shtetit e tė Qeverisė). Kėte e vėrteton menjėherė fakti qė ajo e padit Shtetin, Qeverinė dhe Ministrinė e vendit tė saj te FIFA, duke harruar se mė fort se shkaku krejt i vogėl pėr ēka ajo padit te FIFA, ka njėqindenjė arsye tė tjera pėr ta pezulluar Shqipėrinė e futbollit dhe Federatėn Shqiptare tė Futbollit.
Presidenti Blatter e di mirė se Futbolli nuk ėshtė i Federatės Shqiptare tė Futbollit, por i shqiptarėve.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"