Grekėt kanė vendosur tė bėjnė gjithēka pėr tė mos lejuar asnjė shqiptar tė prekė flamurin e tyre. Ashtu si njė vit mė parė, njė nxėnėse shqiptare qė mėson nė njė gjimnaz nė Akaia tė Peloponezit, ėshtė pėrballur dje me protestat e grekėve kundėr mbajtjes sė flamurit nga vajza nė ditėn e festės kombėtare greke. Solina Metushi, e cila jeton prej dhjetė vjetėsh nė Greqi, ėshtė caktuar pak ditė mė parė nga kėshilli drejtues i shkollės pėr tė mbajtur flamurin grek nė ditėn e paradės, mė 28 tetor. Por, nuk kanė qenė aspak dakord me kėtė bashkėmoshatarėt e saj, tė cilėt kanė protestuar, e madje kanė ndėrprerė edhe mėsimin pėr tė kėrkuar heqjen e privilegjit. Nxėnėsit kanė deklaruar se nuk do tė lejojnė qė njė shqiptare tė mbajė flamurin grek, pasi tė afėrmit e tyre kanė derdhur gjak nė luftė me ta. Ata kanė pohuar se do tė vazhdojnė tė bojkotojnė mėsimin nė rast se nuk do tė merret njė vendim i ri pėr tė rrėzuar atė tė publikuar tashmė. Ky nuk ėshtė rasti i parė i ksenofobisė nė Greqinė fqinje. Vetėm njė vit mė parė, 15-vjeēari shqiptar Odise Cenaj u pėrball gjithashtu me protestat e bashkėmoshatarėve tė tij grekė pėr tė mos mbajtur flamurin nė ditėn e festės kombėtare. Cenaj u detyrua tė hiqte dorė nga mbajtja e flamurit gjatė paradės, pas presioneve tė shumta nga shokėt e shkollės. Ndėrsa njė situatė edhe mė e keqe u krijua vjet nė njė gjimnaz nė Kalithea tė Athinės, ku 16-vjeēarja Maria Kendella parakaloi me flamurin helen, por u sulmua nga njė grup ekstremistėsh grekė tė organizatės "Agimi i Artė". Kėsaj here rikthimi i ksenofobisė i ka shqetėsuar tej mase autoritetet e prefekturės, tė cilat janė mbledhur urgjent pėr tė shqyrtuar kėtė ēėshtje. Ata kanė rikujtuar ligjin grek, sipas tė cilit nxėnėsit mė tė mirė tė shkollės duhet tė mbajnė flamurin grek nė ditėn e paradės dhe nė kėtė pikė nxėnėsit nuk kanė dallim nga njėri-tjetri. Ndaj ngjarjes sė fundit ka reaguar edhe ministrja e Arsimit e Greqisė, Marieta Ianaku, e cila ka deklaruar se "flamuri nderon flamurtarin dhe jo flamurtari flamurin". Ministrja ka deklaruar se vajza shqiptare ka tė drejtė ta mbajė flamurin dhe se autoritetet greke do tė angazhohen plotėsisht pėr tė zbatuar kartėn e tė drejtave tė njeriut.














