Qeveria italiane ka pėrgjysmuar dje sasinė e viteve qė i duhen njė emigranti ekstrakomunitar pėr tė marrė nėnshtetėsinė italiane. Ky vendim i rėndėsishėm ėshtė marrė nė mbledhjen e radhės tė qeverisė Prodi dhe pritet tė hyjė nė fuqi brenda pak ditėsh. Vendimi nė fjalė pėrfshin edhe fėmijėt e emigrantėve shqiptarė. Nė rast se fėmija ka lindur nė Itali dhe ka jetuar atje pėr pesė vjet, merr menjėherė nėnshtetėsinė. Sipas vendimit tė qeverisė italiane, edhe nė rast se njėri nga prindėrit ka jetuar pėr njė periudhė prej pesė vitesh, nė mėnyrė tė pandėrprerė, nė Itali, edhe fėmijėt e tij e marrin nėnshtetėsinė italiane. Kjo pėrfshin edhe ata fėmijė qė nuk kanė lindur nė Itali. Sipas burimeve pranė qeverisė Prodi, ky vendim i ri ėshtė bėrė pėr tė favorizuar emigrantėt ekstrakomunitarė dhe veēanėrisht fėmijėt e tyre. Kryesisht ky vendim favorizon emigrantėt e brezit tė tretė, qė do tė thotė fėmijėt e emigrantėve qė kanė vite qė jetojnė nė Itali. Njė politikė tė tillė e kanė ndjekur gjatė kėtyre muajve edhe qeveritė e vendeve tė tjera tė Bashkimit Europian si Franca, Spanja dhe Hollanda. Ndėrkohė nė kėtė vendim tė qeverisė italiane janė parashikuar edhe disa rregulla pėr tė ndaluar martesat pėr qėllime nėnshtetėsie. Nėnshtetėsia pėr natyralizim nėpėmjet martesės do tė jepet me dekret tė Ministrisė sė Brendshme dhe jo mė me dekret tė presidentit tė republikės. Pėr tė marrė nėnshtetėsinė ėshtė e nevojshme tė dish gjuhėn, historinė dhe kulturėn italiane,- sqaroi dje ministri i Brendshėm italian, Giuliano Amato. Sipas tij, nėnshtetėsia nė kėtė rast do tė merret pasi tė jepet njė provim gjuhe dhe kulture italiane. Ndėrkohė ministri italian ka pohuar dje se ende nuk ka nė dorė njė shifėr tė pėrafėrt tė emigrantėve tė huaj qė mund tė kėrkojnė tė pajisen me nėnshtetėsinė italiane. Pėr momentin rreth 10 mijė emigrantė aplikojnė ēdo vit pėr nėnshtetėsinė italiane. Tashmė mendojmė qė numri tė shkojė rreth 18 mijė, pa parashikuar kėtu minorenėt,- tha Amato. Sipas shifrave zyrtare tė shtetit italian, aty jetojnė rreth 50 mijė minorenė ekstrakomunitarė por ministri Amato ka deklaruar se jo tė gjithė do tė marrin nėnshtetėsinė. Ėshtė e vėshtirė tė pohosh se tė gjithė kėta persona do tė marrin nėnshtetėsinė italiane nė bazė tė kėtij vendimi. Ndėrkohė kemi problem edhe me numrin shumė tė madh tė emigrantėve qė kanė marrė dokumente tė rregullta nė bazė tė vendimeve tė qeverisė Berluskoni, tha dje ministri Amato. Disa muaj mė parė, nė bazė tė vendimeve tė qeverisė Berluskoni kanė marrė dokumentet e rregullta italiane rreth 630 mijė emigratė tė huaj.
____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google

















