| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4312
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Kadare, i madh apo i famshėm?
Sė pari mė duhet me i sqarue lexuesit e kėtyne rreshtave e sidomos lexuesit e Kadaresė, se arsyet qė mė shtyjnė me humbė kohė pėr nji shkrim tė tillė i cili i kapėrcen interesat e mia vetiake, nuk lidhen- siē shumėkush do mendojė- me ndonji mllef, cmirė apo paragjykim kundrejt shkrimtarit tonė "gjenial", "fenomenal"etj, sikundėr pėlqejnė me e quejtė ata qė s'kanė mundė me pa e as me ba ndonji gja qė e kapėrcen hundėn e tyne, porse me nji pėrpjekje pėr tė rishikue pozicionin e tij nė hapsinėn e zhvillimeve t'reja tė letėrsisė shqipe. Ka ardhė koha me ua kujtue lexuesve shqiptarė, dhe jo pak shkrimtarėve, se meqė absolutizmi politik ka marrė fund, nuk do t'ishte keq sikur t'i riparonin edhe konceptet e tyne absolute mbi letėrsinė e mbi ata qė e krijojnė kėtė letėrsi. Nėse guxon e i pyet kėta njerėz se cili shkrimtar i letėrsisė shqipe u pėlqen ma tepėr, do tė pėrgjigjen ēilembyll sytė, se u pėlqen vetėm Kadare, shkrimtari ma i madh shqiptar e nji nga ma tė mėdhenjtė e botės. Pra, mbi kėtė ēėshtje nuk kanė nėvojė me mendue hiē, sepse kanė mendue njiherė e mirė diku nja tridhjetė vite ma parė.
Ja pra, fama - kryesisht nė Shqipninė tonė- s'na qėnka tjetėr veēse globalizim i shijes, verbėri, injorancė, keqkuptim etj. Ndigjova ē'u ba rreth "Pashallarėve tė kuq", apo thanė ndryshe, rrapėllima e kėsaj marrie kolektive mbėrriti deri tek unė. S'vonoi e nė mbrojtje tė tij u ēuen do njerėz qė nė letėrsi, nuk kanė mundė me qenė diē ma shumė se puntorė krahu e tė cilėt, tė vetdijshėm se nuk kishin me e formue kurrė nji personalitet tė vetin, pėrfundimisht e panė tė udhės me u shndėrrue nė hyzmeqarė tė nji shkrimtari qė normalisht nuk duhej tė kishte nevojė pėr ta. Pikėsėpari, kujt i plasi nėse ky individ ishte disident apo puthador i rregjimit. Ajo qė duhet tė na bajė pėrshtypje, asht mirė tė lidhet me faktin se poezia qė na rrezatoka disidencė, asht tmerrsisht e dobėt artistikisht. E thanun troē, nji shpifurinė. Ja, kėtė tė vėrtetė, pikėrisht kėtė, nuk ndigjova askėnd ta thoshte me za tė naltė. Mirėpo shumicės, shumicės dėrrmuese, kjo gja nuk i intereson sepse tek Kadare ka pa e sheh jo shkrimtarin, por njeriun e famshėm qė spikat nė kėtė Shqipninė tonė tė vockėl. ku mund tė bahesh i famshėm qoftė edhe tue llomotitė nėpėr gazeta apo televizione. Ky asht mjerimi i vendeve tė pazhvillueme. Qė tė jem i sinqertė, janė disa arsye qė mė shtyjnė mė pasė konsideratė pėr Kadarenė, anipse asnjena nga kėto nuk ka tė bajė drejpėrdrejtė me letėrsinė, por me aftėsitė e tij pėr me nėnshtrue nji letėrsi tė tanė shqipe e me zgėrlaqė tanė brezin e shkrimtarve bashkohas me tė. E vėrtetė. Kadare, nė kohėn e diktaturės, asht padyshim shkrimtari ma i madh, pikėrisht sepse letėrsia shqipe kishte reshtė sė egzistuemi e nuk mund tė merrte frymė nėpėrmjet kėsi gurrmazesh brohoritės qė nuk kanė mundė jo me e shkrue, por as dhe me e shqiptue nji fjalė tė hajrit. Ja pra, se ēfarė tipash e kanė konkurue "letėrsinė e madhe" tė Kadaresė, letėrsi e cila pėr ēudinė ma tė madhe vijon ende me na u servirė si ēorbė artistike e dorės sė parė. E pra, fakti se Kadare i ka zgėrlaqė kėta tipa qė sot nėn maskėn e mbrojtėsve tė tij, rreken me mbrojtė nė fakt letėrsinė e tyne tė pjerdhun, mė ban qė vėrtetė ta ēmoj Kadarenė, tė vetmin shkrimtar qė pėrpiqej me qenė serioz. Kjo s'asht pak. Nuk asht e drejtė qė figura morale e shkrimtarit, artistit po themi, tė konsiderohet si kriter parėsor i vlersimit. Jo dhe jo. Gėte ishte servil i Princit tė Vajmarit, por nėse kėtij tė fundit nuk ia dijmė as emrin, i pari popullon ende kujtesėn e lexuesve. Nji shkrimtar i dobėt qė asht pjesmarrės apo drejtues nė nji revolucion, nuk mund tė krahasohet me nji shkrimtar tė vėrtetė qė i kundėrvihet kėtij revolucioni, sepse nė kėtė rast nuk do banim krahasim mes dy shkrimtarėsh, por mes nji heroi dhe nji shkrimtari. Marcel Proust ishte seksualisht i devijuem, por ne do tė banim mirė me e kujtue atė si nji prozator tė madh. Nėse do t'ishte shkrimtar i parandėsishėm, do t'ishte njikohsisht e parandėsishme edhe jeta e tij private.
Tue u rikthye tek Kadare, mendoj se nuk asht e drejtė, e aq ma pak e randėsishme, tė vlersohet apo nėnēmohet nė aspektin moral, por drejtpėrdrejtė nė atė estetik. Ne shqiptarėt, fatkeqsisht jemi mėsue ose me e pranue ose me e hedhė poshtė krejtėsisht diēka apo dikė. Nuk duhet kėshtu.
I mbrojtun nga falanga tė tana kopukėsh e servilėsh, i mbėshtetun e i mbuluem prej gjithfarė epitetesh qė do t'ishin tė tepėrta edhe pėr heroin tonė kombtar, ai ia ka dalė mbanė der'edhe mbas viteve '90 me e ruejtė zyrtarisht- po e pėrsėris, vetėm zyrtarisht- pozitėn e shkrimtarit ma tė madh shqiptar. Sikur kjo turmė budallaqe do ta kishte mbėshtete Skenderbeun apo Ismail Qemalin me tė njejtin ngulm sa ē' mbėshtet kėtė shkrimtar qė tashma e ka krye misionin e tij, sot do tė kishim qenė nji nga kombet ma tė shkėlqyeme t'Europės.
E tash, njimbėdhjetė pika Kadaresė:
Humbja e lexuesit cilėsor
1. Asht thanė se nėpėrmjet tanė krijimtarisė sė vet, shkrimtari i vėrtetė s'ban gja tjetėr veēse rend drejt librit tė mirė. Kadare, librin e tij ma tė mirė e ka shkrue nė rini. A mund tė na sqarojė ndokush se pėr ku nxiton ky plak?!
2. "Kadare ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės!"
3. Nė numrin e pafundėm t'intervistave tė tij, Kadare flet mbi politikėn, sociologjinė, etnografinė etj. po kurrė, kurrė mbi letėrsinė e mbi sekretet e artit tė shkruem, ashtu si kolegėt e perendimorė
4. Kadareja poet ?! Padyshim qė prej poezisė sė tij nuk mbetet thuejse asgja. Kjo spjegohet nė shumė mėnyra.
5. Andrra pėr ēmimin "Nobel"
6. Pėrkthime prej letėrsisė sonė nė gjuhė tė huej. Padyshim qė pėr pėrkthimin e autorėve tjerė nė gjuhė tė hueja, Kadare pėrban nji pengesė serioze ngaqė pėr tė, konkurenca ka qenė dhe mbetet diēka e besdisshme.
7. Tue pasė qenė shkrimtar i diktaturės, fakt tė cilin s'kam ndėrmend ta paraqes si diēka negative, Kadare i ka ba tė vetat edhe metodat e diktatorit.
8. Mbi romanet e shkrueme nė v. ' 90. Nė kėto romane tingėllon pėrvajshėm nevoja e domosdoshme qė autori ka pėr diktaturėn. S'ban qė s'ban dot pa tė. Coha moderne me tė cilėn mundohet tė arnojė letėrsinė e vjetėr, krijon nji pamje vėrtetė komike. Vijon me trajtue temat e mėdha e tė fryme si tollumbace, gjith' tue pėrdorė tė njejtin stil tė zvargun e kėrkėllyes.
9. Pėrgjithsisht, nė tana romanet e Kadaresė, verejmė nji masė tė madhe njerėzish qė lėviz andej-kėndej ndėr mjedise revolucionare ku prorė mbizotnojnė ngjyrat bardh' e zi.
10. Kadare nuk flet pėr letėrsinė e sotme shqipe. Kjo, ose ngaqė nuk mund t'i lexojė librat e autorėve qė shkruejnė pa lejen e tij, ose ngaqė asht i fiksuem nė idenė e tė qenit mishėrimi i vetėm i letėrsisė shqipe. Kadare e don Shqipninė, dhe pse simbas mėnyrės sė tij, porse letėrsinė e saj e sheh si diēka tė tepėrt dhe tė panevojshme.
11. Nė mbyllje, simbas mendimit tim, them se shkrimtari ynė i shquem futet nė letėrsinė e re tė shekullit tė ri ashtu si ai personazhi i cili, mbasi e ka pėrfundue rolin e vet dhe asht nisė me pi nji kafe, rikthehet befas nė skenė thjesht pėr tė marrė xhaketėn e tij, teksa drama ende vazhdon.
Shpėtim Kelmendi
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 30 Mars 2006 18:31
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Ayoub
Rregjistruar

Postime: 35
Rregjistruar: Maj 2006
Mosha: 25
Pėrdorues #: 2165
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
Pershendetje
Besoj se Kadare eshte i famshem. Per figuren e tij madhore ne Letersi mund te flasin vetem shkrimtaret dhe analistet letrare. E besoj kete analize Kelmendi ia ka bere ne pikat e shkruara shkurtimisht, kurse se fundmi Rexhep Qosja ne kritiken ndaj librit te tij Sprove, kritike e cila u botuar tek gazeta Shqip dhe botohet se shpejti ne shtepin botuese Toena.
|
|
#2 08 Maj 2006 13:23
|
|
 |
adis68
Supporter

Postime: 287
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 40 Vendodhja: New England
Pėrdorues #: 2052
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
Per mua Kadareja eshte i madh. Une nuk kam qen dhe aq i prirur pas poezise pra nuk e njoh poezine e Kadarese, po prozen e tij e kam lexuar pothuaj te gjithen. Kelmendi shprehet se nuk e paragjykon Kadarene (ose mundohet te mos e paragjykoje) por po ta vesh re 1/4 e shkrimit eshte e mbushur me mllef.
Une nuk jam kritik letrar po as edhe injorant qe kam lexuar vetem Kadarene dhe te shprehem qe si Kadareja nuk ka tjeter. Une kam lexuar goxha letersi shqipe dhe te huaj, flas per kohen para 90-s. Romanet ose tregimet e Kadarese gjithmone ishin te preferuara per mua. Me dukeshin ndryshe, moderne. Qe nga tematika, gjuha, personazhet, konfliktet etj. Kelmendi nuk ka pse habitet aq shume kur njerezit nuk mendohen shume per t'u pergjigj: "Kadareja".
Edhe po ta shikosh nga kendveshtrimi i patriotizmit ose shqiptarizmit Kadareja i ka thur himn cdo gjeje shqiptare. Nuk e kuptoj dot cfare kane me Kadarene qe e sulmojne kaq shume. Nuk e kam llafin per Kelmendin por per diskutime qe qarkullojne andej ketej online.
|
|
#3 09 Maj 2006 01:24
|
|
 |
xfiles
Anėtar

Postime: 115
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 33 Vendodhja: rome
Pėrdorues #: 27
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
po si ka mundesi qe vetem keto kelmenda dhe rexhepa e shajne kadarene.
une nga letersia nuk marr vesh shume, por perderisa veprat e kadarese jane perkthyer ne gjuhe te huaja dhe ka pasur sukses nuk shoh se ēhyn fama ketu perveē zotesise se tij.
Tani rexhep qosja mbase e ka inatin se kadareja nuk e ka qejf islamin, ashtu si edhe myslimanet qe na ēane koken tek forumi shqiptar duke e sulmuar se gjoja flet keq per fene e tyre te drejte.
Po fundja i plasi kadarese se ēa mendon kelmendi me rexhepin, ai e ka ne terezi per vete,
rexhepi me kelmendin te shohin ne rradhe te pare problemet qe ka shqiperia e kosova me te medhenjte qe i qeverisin pastaj te kthehen tek kadareja.
|
|
#4 09 Maj 2006 11:57
|
|
 |
Ayoub
Rregjistruar

Postime: 35
Rregjistruar: Maj 2006
Mosha: 25
Pėrdorues #: 2165
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
po si ka mundesi qe vetem keto kelmenda dhe rexhepa e shajne kadarene.
une nga letersia nuk marr vesh shume, por perderisa veprat e kadarese jane perkthyer ne gjuhe te huaja dhe ka pasur sukses nuk shoh se ēhyn fama ketu perveē zotesise se tij.
Tani rexhep qosja mbase e ka inatin se kadareja nuk e ka qejf islamin, ashtu si edhe myslimanet qe na ēane koken tek forumi shqiptar duke e sulmuar se gjoja flet keq per fene e tyre te drejte.
Po fundja i plasi kadarese se ēa mendon kelmendi me rexhepin, ai e ka ne terezi per vete,
rexhepi me kelmendin te shohin ne rradhe te pare problemet qe ka shqiperia e kosova me te medhenjte qe i qeverisin pastaj te kthehen tek kadareja.
Pershendetje
Nuk eshte vetem qosja apo kelmendi qe flasim rreth tij. Ti vete e permend se nuk merre vesh nga letersia e ndoshta pak vepra te tij ke lexuar. Megjithate kadareja shquhet per prozen e tij dhe jo per poezi. Pra nuk ka poezi dhe nuk eshte poet, pamvaresisht cirrjeve qe bejne mediat rreth tij. Kete e kane thene analiste letrare si Arshi Pipa, Fatos Lubonja Edi Rama etj. Kadareja preferon te mos u pergjigjet ketyre, ndoshta per faktin sepse se ka qejf kritiken dhe per shkak te fames qe kane hapur mediat per te me duket se jeton ne delir dhe duket i paprekshem, porse shoku im nese behen deklarata publike te cfaredo lloji qofshin, madje dhe politike te cilat atij si takojne fare, natyrisht qe do te behesh figure kritike, sepse cdo shkrim publik po nuk pati kritike eshte kot. Nuk eshte argument se librat e kadarese jane botuar jashte, kjo ka te beje me politikat e marketigut qe autori ka ndjekur per te perhapur librin e tij dhe jashte kufirit shqiptar. Ke me dhjetera autore qe perkthehen jashte e nuk krahason per nga niveli me kadarene. Kadareja padyshim ka vlera, porse kritika ndaj tij sa vjen e zgjerohet, duke pasur parasysh se rrallehere ka bere pohime per te kaluaren e tij ne perkrahje te komunizmit dhe qe sot ka nderruar kurs duke na u bere predikues i lirive perendimore. Pastaj ai eshte letrar dhe veprat qe pas '90 vetem letrare nuk jane me, porse gati cdo gje politike.
Degjohemi
Pershendetje
|
|
#5 09 Maj 2006 20:48
|
|
 |
xfiles
Anėtar

Postime: 115
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 33 Vendodhja: rome
Pėrdorues #: 27
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
Me fal po eshte e drejta e tij te japi mendime rreth politikes.
Atij qe nuk i pelqen te japi mendimin e vet.
Akoma nuk e kam kuptuar qellimin e ketij diskutimi rreth tij por kam pershtypjen se rexhep qosja nuk e ka hallin tek
letersia por tek deklaratat e fundit te kadarese qe nuk jane pro islame ashtu si do rexhepi.
Pra ka te beje me fene e jo me letersine.
Kuptohet qe ne kete rast kane leverdi ta sulmojne ne vlerat e tij si shkrimtar(meqe ra fjala nuk kam lexuar asgje te kadarese), kur e verteta eshte se behet fjale per inat fetar.
|
|
#6 10 Maj 2006 12:38
|
|
 |
cool_vl
Vizitor
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
ISMAIL KADARE ESHTE SHKRIMATAR MESE I ZAKONSHEM, MADJE I RENDOMTE DO TE THOSHA
|
|
#7 04 Qershor 2006 15:23
|
|
 |
adis68
Supporter

Postime: 287
Rregjistruar: Prill 2006
Mosha: 40 Vendodhja: New England
Pėrdorues #: 2052
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
Cool_vl Kete komentin e bere per te nxitur debatin apo ky eshte mendimi yt?
|
|
#8 10 Qershor 2006 04:53
|
|
 |
cool_vl
Vizitor
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
to spice things a little bit up
|
|
#9 10 Qershor 2006 08:59
|
|
 |
Elian70
i Vleresuar

Postime: 394
Rregjistruar: Tetor 2006
Mosha: 38
Pėrdorues #: 2680
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
Kadare! ky emer qe sigurisht i FAMSHEM per kohen e "komunizmit",
njeriu me Fallco qe mund te egzistoje, Kopjaci me i madh i literatures
se huaj ( franceze, ruse, pasi ai i zoteron keto gjuhe ) misherim i mediokritetit
ai qe me idiotesine e vet besoj se ka marre ne qafe shume personazhe
te zgjuar e inteligjente nuk mund te krahasohet me figura te verteta te
literatures se vertete shqiptare, migjeni, noli, at fishta, mjeda, poradeci
(me falni po te mungoje dikush tjeter - NAIMI NO). dhe ajo qe te ben me per te
qeshur jane pretendimet e tij per cmimin NOBEL. me vjen keq qe ky burratino
abuzon me persona qe nuk njohin aspak literaturen Italiane, Franceze, Angleze, Gjermane
sidomos ne gjuhet origjinale. i perkrahur nga "bashkefshatari" i vet gjirokastrit
(pa ofenduar gjirokastritet e vertete) ky papagall beri rruge ne injorancen e asaj kohe.
s' dua te humb me kohe me nje FAMOZ si Kadare.
____________ iPAdiSiPLiNuaR
"jemi te gjithe ne dore te Zotit... Shpresojme te mos duartrokasi"
|
|
#10 22 Tetor 2006 22:00
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 783
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Kadare, I Madh Apo I Famshėm?
Kush eshte ky Shpėtim Kelmendi !?
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#11 27 Mars 2007 16:00
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|