Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Korēa dhe shpirti i saj i ėmbėl 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Korēa dhe shpirti i saj i ėmbėl 
 
Kur tė nisesh pėr nė Korēė, dy gjėra duhet t’i kesh patjetėr me vete: rrobat e trasha dhe shpirtin e ėmbėl. Nė kėtė mėnyrė do ta shijosh vėrtet qytetin e borės dhe tė serenatave. Kjo nuk ėshtė njė klishe, ndryshe nga sa mund tė mendohet pėr gjėrat e thėna e tė stėrthėna, korēarėt vėrtet mblidhen para njė gote vere dhe kėndojnė gjithė natėn serenata shoqėruar me kitarė.
E filluam mbrapsht. Nė fakt, mė bukur do tė ishte tė parapėrgatiteshe pėr darkėn duke thithur ajrin dhe duke shijuar atmosferėn e qytetit. Tė endesh nėpėr Korēė ėshtė njė udhėtim i vogėl nė histori: rrugica tė ngushta prej guri, shtėpitė e vjetra karakteristike (nėse ke mundėsi tė hysh nė njėrėn prej tyre), tė vizitosh katėr muzetė: Muzeumin e Arsimit Kombėtar, Muzeun e Artit Mesjetar, Muzeun Arkeologjik dhe Muzeun Bratko (i vetmi nė Ballkan pėr kulturėn e Lindjes).
Pėr ēdo drejtim duhet t’i referohesh qendrės (ku ndodhet edhe Katedralja e Madhe); ne morėm rrugėn pėr nga lagjja e vjetėr e Mitropolisė.


Shtėpia 110-vjeēare
Nė fakt, Korēa duhet tė ketė mė shumė se njė muze. Mahnitesh kur hyn brenda nė shtėpitė e vjetra, si ajo e Valentinės dhe Dhaskė Xhumelikut. E gjetėm Valentinėn duke gatuar, por ajo u shqetėsua vetėm se i kishte ende flokėt me karfica dhe vajti menjėherė t’i rregullonte. Dhaska na ngjiti sipėr nė katin e dytė tė shtėpisė: dhoma e ndenjjes ishte e madhe dhe e lartė, dyert ishin tė dekoruara me mozaik xhamash me ngjyra, ndėrsa muret tė punuara dhe pikturuara me dorė. Kur erdhi Valentina (Pupi e thėrriste i shoqi), ata na treguan diēka nga 45 vitet e bashkėjetesės, pėr familjarėt e tyre qė kishin ndėrtuar atė shtėpi, sendet antike tė ardhura nga Kajro apo Izmiri para 100 vjetėsh. Duke parė fotografitė e vjetra dhe dy pleqtė ulur afėr njėri-tjetrit, na u duk se kishin kaluar njė jetė tė bukur, tė pasur me histori, nga ato qė tė zbusin zemrėn dhe tė bėjnė tė ėmbėl si vera e kuqe.

Pazari i vjetėr

Ėshtė njėlloj sikur tė kėrkosh sende tė ēmuara nė njė pirg mbeturinash. Pazari, i zhytur nė baltė, nė fillim tė ndjell dėshirėn pėr t’u larguar, por diēka fshinte ajo baltė, si dikur rėra piramidat.
Nė u gjendėm atje nga pasditja, nė tė perėnduar tė diellit: kur tregtarėt kishin ikur, duke lėnė tezgat dhe rrugicat bosh.

“Hani i Elbasanit”
Diku nė pazarin e vjetėr ndodhet njė nga hotelet mė tė vjetra nė historinė e hotelerisė shqiptare; nė fakt, ai kishte mė shumė hijen e njė hani tė vjetėr. Arkitektura tejet e veēantė: pasi kaloje derėn e madhe prej druri e gjeje veten nė njė oborr, i cili nė fakt ishte edhe qendra e “Hanit”. Dritaret e ndėrtesės nė formėn e katrorit binin mbi oborr, nė mes tė tė cilit ndodhet njė pus. Menjėherė nė tė majtė tė derės sė madhe ishin shkallėt nė formė turjele, qė tė ngjisnin nė katin e dytė tė hanit; shkallėt ishin prej guri dhe njė nga ustallarėt qė ndodhej nė klubin e “Hanit”, tregonte edhe vetė ēudi se si qėndronin ato shkallė guri tė vendosura pa mbajtėse poshtė.
Dy kthesa mė poshtė ndodhej ish-qendra tregtare. E ndėrtuar diku mes viteve ’30, ėshtė njė ndėrtesat mė tė bukura nė Korēė: dykatėshe, fasada e punuar nė gur dhe merr formėn e njė harku. Ishte ndėrtuar nga njė prej tregtarėve mė tė pasur tė Korēės; Rako ia thoshin emrin...

Ku tė zini vend dhe tė hani

Nė qendėr tė Korēės ndodhen hotelet “Grand” dhe “Behar Koēibelli” (3 yje). Pozicioni i tyre i bėn njė vend tė preferueshėm pėr turistėt (sidomos ata pa makinė). Ēmimet e dhomave variojnė nga 2500-3000; mėngjesi zakonisht pėrfshihet nė ēmimin e dhomės, ndėrsa pėr kafen e parė nuk do t’u kėshillonim barin e hoteleve nė fjalė pasi ēmimet e kripura nuk e justifikojnė cilėsinė.
Po afėr qendrės ndodhet hotel “Regency”, njihet nga vendėsit si “Hoteli i amerikanėve”. Zakonisht klientėt e tij janė tė huaj, lidhur kjo edhe me ēmimet relativisht tė shtrenjta.
Por nėse doni tė shihni gjithė qytetin, duhet tė zini vend nė hotelin “Kristal” (dikur kampi i punėtoreve), i cili ndodhet mbi kodra. Mė e sigurt do tė ishte tė lėviznit me automjet deri atje (20 minuta nga qendra); dhomat janė tė mira, por restoranti lė shumė pėr tė dėshiruar. Ndėrkohė qė njė sėrė hotelesh dhe motelesh tė vogla janė tė shpėrndara nėpėr gjithė Korēėn, si: hotel “George”, “Konti”, “Stefania”.

Restorantet

Ėshtė pak e vėshtirė tė gjesh kuzhinė tė mirė nėpėr restorantet e Korēės (edhe pse nėpėr qytet gjen restorante dhe fast-food-e pa fund. Mė cilėsoret mund t’i njohėsh qė nga pamja e lokalit (vende qė ngjallin besim) shumica janė tė vendosura rreth qendrės ose afėr Parkut. Mė i pėrmenduri ndėr to ėshtė “Dolce Vita”, pozicionuar afėr kinemasė “Milenium”.


Retro
40 vjet nė celuloid

Na u desh tė endeshim nė rrugicat e kalldrėmta pėr tė gjetur shtėpinė e fotografit tė famshėm tė Korēės. Shoqėruesja ime e njohu shtėpinė nga pllakat e gurta tė vendosura nė pragun e portės…
Ėshtė njė shtėpi tipike korēare nė lagjen e Mitropolisė: kur hymė brenda, minutat ngecėn dhe ne pamė Korēėn e vjetėr, ashtu siē e kemi njohur gjithmonė, me historinė dhe elegancėn e saj.
I biri i Kristaq Sotirit (tashmė edhe ai i thyer nė moshė) u gjet i papėrgatitur nga vizita jonė, mezi arrit ta pushojė qenin e lidhur nga tė lehurat dhe na ftoi brenda te dhoma e sobės.
“Nuk ka shtėpi nė Korēė qė tė mos ketė njė fotografi nga babai”, - e filloi historinė Gjergj Sotiri.
Pothuaj pėr dyzet vjet ka funksionuar nė Korēė studio “Sotiri” dhe nė arkivėn e saj ėshtė fiksuar gjithė historia e qytetit, me personazhet e ēuditshme, vendet qė ende janė tė njėjta edhe sot dhe gjithēka e huaj qė ka kaluar rastėsisht nė rrugėt e tij.
Njė koleksion prej 15 mijė fotografish, shumica tė punuara nė studion e parė fotografike tė Korēės; jeta nė fakt dukej shumė e bukur po ta shihje pėrmes makinės fotografike tė Kristaq Sotirit: fytyrat ruajnė pėrgjithėsisht atė hijen melankolike tė kohės (vitet ’30); fotografitė e ciganėve (pėr tė cilat Sotirit i duhet t’u paguante para personazheve tė tij) dhe fotot e peizazheve rreth qytetit. Njė nga mė tė famshmet ėshtė “fotografia sy”, panoramike e gjithė qytetit. Shkrepjet janė bėrė nga kodrat, prej ku qyteti duket si nė pėllėmbė tė dorės...
1 napolon fotografia
Thonė se vajzave qė kėrkonin tė martoheshin me shkesi, fotografitė ua bėnte Kristaqi, por (tregohen histori) se shpeshherė ndodhte qė dhėndri zhgėnjehej nga pamja e vėrtetė e vajzės…
Mjeshtri punonte vetėm me dritėn e diellit, ndaj nė studion e tij duhet tė shkoje nė orare tė caktuara 14.00-17.00; aty mund tė kaloje mė shumė se njė orė duke ndjekur udhėzimet e tij, bėnte shumė shkrepje derisa t’i mbushej mendja se kishte arritur diēka tė bukur. Gjithė javėn priste klientėt e tij, ndėrsa tė premten i retushonte fotot dhe tė shtunėn i shpėrndante. Gjithė kjo kushtonte njė napolon floriri…
Historia
17 vjeē Kristaq Sotiri, si shumė korēarė tė tjerė, iku nė Amerikė. Fillimisht nė Nju-Jork punoi si punėtor nė njė studio fotografike, derisa mėsoi zanatin. Kishte dėgjuar pėr njė fotograf tė famshėm qė jetonte nė Los Anxheles, George Steckel, ndaj niset. Pėr tetė vjet jetoi nė Los Anxheles, duke punuar pėr Steckel-in derisa fitoi pėrvojėn dhe paratė pėr tė hapur njė studio tė vetėn nė Nju-Jork. Por fatkeqėsitė familjare e kthejnė nė Shqipėri (1923) dhe po atė vit ai hap studion fotografike “Sotiri” nė qytetin e Korēės, duke u bėrė edhe ai rrėfyes i njė copėze tė historisė sė kėtij qyteti.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Korēa dhe shpirti i saj i ėmbėl 
 
Korēa, "provinca" me lokale nate

Nuk ka rėndėsi nėse udhėton me tren, furgon, makinė apo autobuz. Nuk ka rėndėsi as nėse ato tre-katėr orė rrugė, qė nga Tirana i bėn nė kohė me diell, shi apo borė. E rėndėsishme ėshtė qė nė ēdo moment do tė kesh diēka pėr tė parė, qofshin kėto malet e Kėrrabės, qytetet ku kalon, liqenin qė shfaqet ashtu papritur dhe nė fund njė qytet, qė plot krenari pėrballė teje tregon Moravėn.

Me apo pa ekzagjerim, Korē a ėshtė quajtur “Parisi i vogėl” i Shqipėrisė Jugore. Sapo hyn nė qytetin me tradita, e sheh qė gjėrat funksionojnė sipas njė rregulli tė rreptė, rrugė tė pastra, njerėz tė qetė, tė cilėt nė njė mėnyrė apo tjetėr i kanė bėrė ballė “provincializmit”, duke mbetur secili ngapak borgjez nė vetvete.

Nėse mbėrrim nė mbrėmje? Jeni tė vendosur, qė do tė kaloni natėn jashtė mund edhe ta bėni, por nė raste festash si Krishtlindjet, Viti i Ri, Pashkėt dhe fundjavat e pranverė-vjeshtės. Korēa, ofron atmosferėn e njė qyteti modern, me bare, komplekse argėtimi, pub-e, disko dhe ambiente tė tjera, ku luhet padyshim “music live”.

Korēa, kryeqendra e juglindjes sė Shqipėrisė, e dominuar nga mali i Moravės nė lindje tė saj, ėshtė njė nga zonat mė interesante tė Shqipėrisė, me njė kulturė tė pasur dhe me tradita tė shumta nė fushėn e artit, arkeologjisė, etnografisė, kuzhinės, arkitekturės, etj. Nėse ndalesh nė kėtė qytet, qė natyra i ka falur njė klimė tė ftohtė nė dimėr dhe tė freskėt nė verė, mund tė kesh gjithmonė ēfarė tė bėsh. Ėshtė dimėr, ka dėborė? Pėrse nuk uleni pranė njė vatre, sobe me dru dhe hani gjithēka, qė ju ofron kuzhina? Mund tė merrni edhe njė kitarė e tė kėndoni. Ose, mund tė shkoni (nėse rrugėt premtojnė) nė Dardhė e Voskopojė dhe tė shijoni lakrorin e bėrė nga “nikoqiret” korēare.

Ėshtė verė? Nėse nuk shkoni pėr plazh nė qytetin e Pogradecit (ashtu si pjesa mė e madhe e qytetasve bėjnė) Morava qė tashmė e ka hedhur gjithė borėn, ėshtė mjaft mikpritėse qė ju tė bėni njė piknik e tė shkoni tek pika e quajtur “Stefania”. Mos harroni, Korēa ėshtė nga tė vetmit qytete, qė ka ruajtur traditėn e xhiros sė famshme. Xhiroja ėshtė njė ritual qė zor se do tė ndryshojė.

Dikush e bėn pėr tė kaluar kohėn nė njė bar, dikush pėr tė takuar tė dashurėn apo tė dashurin, disa tė tjerė pėr t'i vėnė syrin ndonjė “ēupke”, e kėshtu ndodh, tė gjithė vishen bukur, me rrobat e tyre mė tė mira dhe kalojnė njė mbasdite tė kėndshme, qė ėshtė pjesė e ritualit tė tre muajve tė verės.

Nėse keni kohė tė qėndroni nė Korēė pėr disa ditė, pasi tė keni provuar gjithė kuzhinėn, pasi tė keni dėgjuar serenata e tė keni shkuar nė lokalet e muzikės live qė tė kujtojnė buzuqet greke, me kulturėn dhe historinė e kėtij qyteti mund tė njiheni duke vizituar Muzeun Historik, njė ndėrtesė me njė arkitekturė tė vjetėr, e pozicionuar nė Bulevardin “Themistokli Gėrmenji”. Pak mė poshtė, pėrgjatė bulevardit, “Muzeun e Arsimit Kombėtar”, i vendosur nė ndėrtesėn qė ka shėrbyer si shkolla e parė shqipe nė Shqipėri. Ndėrsa tė gjithė tė apasionuarit e arkeologjisė, mund tė admirojnė zbulimet e shumta nė kėtė fushė, tė ekspozuara nė Muzeun Arkeologjik, i pėruruar vetėm pak vjet mė parė. Ai ndodhet pas Katedrales Ortodhokse, nė qendėr tė qytetit, nė njė lagje karakteristike korēare me kalldrėm dhe shtėpi tė zbukuruara gjithkund me lule.

Muzeume:
"Muzeumi i Arsimit Kombetar" (Shkolla e Parė Shqipe nė Korēė mė 7 mars 1887)
"Muzeu i Artit Mesjetar"
"Muzeu Arkeologjik Kombetar"
"Muzeu i koleksionit Bratko" (Arti i Lindjes)
"Muzeu historik i rrethit te Kolonjes"

Karnavalet e Korces
Festohen mė 6 janar tė ēdo viti) Njė rrit i hershėm butaforik social-satirik humoristik, me veshje tė improvizuara dhe “Maska”. Nė kohė ato kanė pasur kulmin e zhvillimit duke i shtuar gjallėrinė dhe kulturėn qytetit dhe herė pėr shkaqe tė ndryshme kanė rėnė nė “letargji”, por asnjėherė kėtė traditė tė hershme dhe tė veēantė nuk e kanė zhdukur kohėrat dhe shkaqet subjektive … Ato do tė “ zgjohen” pėrsėri. Mjafton tė pėrmendim faktin qė Karnavalet vazhdojnė tė festohen nė fshatin Polenė.
Gjurmėt e para tė jetės nė kėtė vend janė shfaqur qysh nė epokėn e neolititit.

Lufta e Parė Botėrore, bėri qė ajo tė pushtohej nga francezėt. Eshtė pikėrisht koha kur kryhet edhe bashkimi i zonės sė Jugut me pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė dhe kur nė Korēė themelohet Liceu francez. Shumė herėt u formuan nė kėtė qytet koret e mandolinatave si dhe njė orkestėr e pėrsosur. Me kėtė gjallėrim tė muzikės filluan tė kompozohen shumė kėngė tė reja, tė shfaqen tablo muzikore, tė organizohen koncerte madhėshtore tė cilat nuk ishin parė ndonjėherė nė qytetin e Korēės. U formua edhe shoqėria e "Arteve tė Bukura" e cila dha njė sėrė shfaqjesh tė shumta, ballo, etj.

"Nabukudonsorėt" dhe "Peshkatarėt e perlave" korēarėt i kanė interpretuar dhe shijuar qysh kur shijuan pėr herė tė parė lirinė, nė fillim tė shekullit XX. Korēa ėshtė shquar mjaft pėr kulturėn e saj, civilizimin social dhe bukurinė e veēantė tė qytetit, me rrugica e kalldrėme, shtėpitė me kangjella e serenatat e famshme korēare, me njerėzit e saj tė talentuar qė ka nxjerrė edhe nė fushėn e artit e kulturės e qė kanė bėrė emėr nė Shqipėri e nė botė.

Midis shumė, e shumė tė tjerėve, do tė pėrmendnim: Vangjush Mio, penel i pikturės korēare, Dhimitėr Koleci, autor i ikonostasit tė Kishės katedrale tė Korēės, Naum Veqilharxhi , Elena Gjika , Tefta Tashko Koēo, njė prej zėrave qė nuk shuhet kurrė, Gaqo Jorganxhiu , Eleni Qirici, shqiptarja e parė nė Hollivud, Dhaskal Todri, etj.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Korēa Dhe Shpirti I Saj I ėmbėl 
 
Me pelqen shume korca. Smile SHume e bukur eshte.
 




____________
.•“ .•“¤ ø•*
(ø.•* (ø.•*“Ø`•.

Love is friendship caught on fire"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Korēa Dhe Shpirti I Saj I ėmbėl 
 
Korca. Image  Image  Image
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!