| Autori |
Mesazh |
Besi1
Postime: 896
Rregjistruar: Shkurt 2008
Mosha: 80 Vendodhja: Serbi
Pėrdorues #: 4078
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Lajme Nga Formula 1 2008
F1/ Montezemolo: Objektivi i Ferrarit, titulli i tetė
Objektivi ėshtė njė i vetėm: tė fitojmė titullin e tetė botėror nė dhjetė vitet e fundit. Tingėllon mė mirė se shtatė nė nėntė. Kjo ėshtė deklarata e fundit e presidentit tė skuderisė italiane Ferrari, Luca di Montezemolo, nė lidhje me kampionatin e ri botėror nė Formula. Presidenti i Kokėkuqes foli edhe pėr vitin 2007, ku Ferrari fitoi dy titujt kampionė si skuderi dhe pilotė (Kimi Raikonen). Duhet tė pėrgėzoj edhe FIA- n (Federatėn Ndėrmombėtare tė Automobilizmit) qė ia doli tė shmangė rėnien e
kredibilitetit tė Formula 1. Dha vendime tė mira dhe nė njė kohė tė shkurtėr. FIA dėshmoi se e di se ekzistojnė rregullat dhe se ato duhen respektuar. Kjo ėshtė e rėndėsishme.
RAIKONEN - Skuderia Ferrari prezantoi tė dielėn makinėn e re Ferrari F-2008, qė do tė gaojė nė Kampionatin Botėror tė Formula 1 pėr vitin 2008. Dy pilotėt e saj janė finlandezi Kimi Raikonen (kampion nė fuqi i Botės) dhe braziliani Felipe Masa. Kimi Raikonen zhvilloi nėn sytė e kujdesshėm tė Mikael Shumakerit edhe 20 xhirot e para me makinėn e re nė njė pistėn private tė Ferrarit nė njė asfalt tė qullur. Nė xhirot e para tė kokėkuqes sė re asistuan qindra tifozė.
____________
|
|
#1 06 Mars 2008 12:41
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Besi1
Postime: 896
Rregjistruar: Shkurt 2008
Mosha: 80 Vendodhja: Serbi
Pėrdorues #: 4078
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
Ferrari 2008 zbulohet mė 6 janar
Makina Ferrari, qė do tė garojė nė kampionatin botėror tė vitit 2008, do tė prezantohet nė datėn 6 janar 2008 nė Maranelo. Lajmin bėri tė ditur presidenti i Kavalinos, Luka Kordero di Montezemolo dhe drejtori i pėrgjithshėm i kokėkuqes, Zhan Todt, gjatė njė darke tradicionale me shtypin italian nė prag tė Krishtlindjeve. Njė ditė mė pas, - saktėsojnė drejtuesit e kampionėve nė fuqi, - makina do tė bėjė debutimin nė pistėn e Fioranos.
Montezemolo flet edhe pėr kundėrshtarėt: Alonso te Reno ėshtė njė sfidė e bukur. Meklaren ka dy pilotė shumė tė rinj, por dhe me vlera. Honda ka Ros Braunin. Tojota duhet tė ndjekė rrugėn e tė mėdhenjve. BMW ėshtė prej vitesh nė Formula 1 dhe po i afrohet majės.
Kimi Raikonen, piloti i Ferrarit, i cili fitoi edhe Kampionatin Botėror nė Formula 1, u zgjodh sportisti i tretė i vitit nė Finlandė.
____________
|
|
#2 06 Mars 2008 12:43
|
|
 |
Besi1
Postime: 896
Rregjistruar: Shkurt 2008
Mosha: 80 Vendodhja: Serbi
Pėrdorues #: 4078
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
Raikonen: Nisem si i barabartė me Masėn
Mugelo (Itali)- Do tė nisem si gjithmonė si i barabartė me Masėn. Mė pas, nė njė moment tė caktuar skuadra do tė vendosė se pėr kė do tė ketė prioritet. Kjo ėshtė deklarata e Kimi Raikonen. Finlandezi flet edhe pėr Hemiltonin, i zgjedhur nga njė revistė britanike si piloti i vitit 2007. Fitohet nė pistė. Llogariten 10 pikė ata qė janė fitojnė dhe klasifikimi nė kampionat dhe jo pikėt e dhėna nga njė revistė. Piloti i skuderisė sė kuqe sheh sėrish njė sfidė Ferrari-Meklaren: Por, ėshtė shtuar dhe Alonso. Kjo do tė varet nga makian qė do ti japin.
MASA- Piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Masa, thotė se shpreson tė ketė mė shumė fat nė vitin 2008. Ekipi funksionon si grup. Mė kanė njohur 100 pėr qind tė asaj qė kam bėrė. Nėse do tė kem shanse pėr tė fituar do tė bėjnė gjithēka pėr tė mė ndihmuar. Nuk kam dhėnė mė pak se Kimi. Deri nė garėn e Monzės isha pėrpara nė klasifikim. Atje ndodhi edhe momenti mė i shėmtuar pėr mua, pėr shkak tė njė problemi mekanik. Kisha potencialin e duhur pėr tė fituar.
____________
|
|
#3 06 Mars 2008 12:43
|
|
 |
Besi1
Postime: 896
Rregjistruar: Shkurt 2008
Mosha: 80 Vendodhja: Serbi
Pėrdorues #: 4078
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
Masa, mbreti i akullit, mund Shumakerin
Felipe Masa mposht Mikael Shumakerin dhe Kimi Raikonenin nė garėn me makina FIAT 500 me rrota me zinxhirrė nė liqenin e Madonės nė Kampiljo. Braziliani bėri paraqitjen mė tė mirė nė garėn-shou, por nuk mungoi spektakli i Shumakerit, i cili ishte protagonist i disa veprimeve tė bukura. Masa kaloi koalidatorėt e Kavalinos, Badoer dh Zhene, tė cilėt dolėn nė vend tė dytė dhe tė tretė, ndėrkohė qė Shumakeri doli i katėrti. I pafat ishte Raikonen, i cili nė momentin qė u tėrhoq ishte nė krye.
SHUMI Nuk ka as edhe mundėsi teorike tė shohėsh Mikael Shumakerin nė njė garė zyrtar nė pistė. Unė sėrish nė garė? Absolutisht, jo, - pohoi Shumi. Do tė kthehem tė bėj teste edhe me makinėn e F2008, por jo shpesh.
____________
|
|
#4 06 Mars 2008 12:44
|
|
 |
Besi1
Postime: 896
Rregjistruar: Shkurt 2008
Mosha: 80 Vendodhja: Serbi
Pėrdorues #: 4078
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
F1/ BMW Sauber prezanton makinėn e re
Munih (Gjermani) - Nė vitin 2007 ishte forca e tretė e kampionatit botėror tė Formula 1. Pėr sezonin e ri (2008), BMW shpreson ta pėrsėrisė atė. Skuderia gjermane prezantoi makinėn e re F1.08 dhe bosi Mario Teisen pohoi: Jemi tė bindur se do tė luftojmė edhe ne pėr tė fituar titullin dhe tė jemi midis tre protagonistėve. Kemi bėrė shumė pėrparim vit pas viti. Kemi shumė besim se do ta ngushtojmė diferencėn qė na ndan nga Ferrari dhe Meklaren. pilotėt e BMW Sauber nė kampionatin e kaluar nė renditjen e konstruktorėve u renditėn nė vendin e dytė pas Ferrarit, por kjo erdhi edhe si pasojė e faktit qė Meklarenit iu hoqėn pikėt. Dy pilotėt zyrtarė tė BMW janė Nik Hajdefeld dhe Robert Kubika.
____________
|
|
#5 06 Mars 2008 12:44
|
|
 |
Besi1
Postime: 896
Rregjistruar: Shkurt 2008
Mosha: 80 Vendodhja: Serbi
Pėrdorues #: 4078
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
Meklaren lidh Luis Hemiltonin
Meklaren-Mercedes zgjati kontratė e pilotit britanik Luis Hemilton edhe pėr pesė vjetėt tė tjera, deri nė fund tė vitit 2012. Anglezi 23-vjeēar, nėnkampion i botės nė sezonin e tij tė parė nė Formula 1, ėshtė i destinuar tė bėhet njė pilot faktor i skuderisė anglo-gjermane. Me kėtė marrėveshje tė re Hemilton konsolidon rolin e tij si piloti i parė i ekipit tė Rons Denis.
____________
|
|
#6 06 Mars 2008 12:44
|
|
 |
True-Soldier
Madhor

Postime: 224
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3206
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
Makina e re Renault edhe nė testimet e fundit, qė u zhvilluan nė Montmelo nė javėn e kaluar, nuk arriti tė tregohej asnjėherė shumė e shpejtė. Pėrkundrazi, shpresat pėr tė synuar nė kėtė sezon titullin kampion, janė reduktuar shumė. Megjithatė, Fernando Alonso duket se sforcohet maksimalisht pėr tė qenė sa mė optimist.
- Alonso jeni penduar qė keni zgjedhur Renault?
- Jo, nuk ėshtė e vėrtetė qė nuk jemi afėr Ferrarit dhe McLarenit dhe qė nuk mund tė jemi nė 100% tė forcės sonė qė nė fillim tė kampionatit. Nuk duhet tė harroni se nė sezonin e kaluar makina Renault ishte nga 1.5 deri nė 2 sekonda mė e ngadaltė se makinat e tjera dhe kjo diferencė nuk mund tė rikuperohet brenda 2-3 muajve. Gjithsesi, dua tė theksoj se skuadra ėshtė duke u sforcuar shumė. Galeria e erės funksionon shumė mirė dhe unė zgjohem nė mėngjes i kėnaqur, qė po punoj me kėtė skuadėr. Zgjohem nė orėn 7 dhe mendoj se ēfarė duhet tė pėrmirėsoj. Mė ėshtė rikthyer entuziazmi pėr tė garuar.
- Atėherė le tė ėndėrrojmė. Melburni ėshtė njė pistė, e cila ndodhet nė mes tė qytetit, mund tė kemi ndonjė shpėrthim aty?
- Gara e Australisė ėshtė gjithmonė shumė e veēantė. E shkuara na mėson se mund tė ndodhė gjithēka, pasi edhe skuadrat mė tė vogla arrijnė tė marrin pikė. Gjithsesi, nuk dua tė filloj me iluzione, tani nuk jemi aq tė shpejtė sa pėr tė fituar gara.
- Ku mendoni se keni arritur?
- McLareni dhe Ferrari janė para nesh, por nuk do tė monopolizojnė tė gjithė kampionatin si nė sezonin 2007. Nuk duhet tė harrojmė se ėshtė edhe njė grup tjetėr makinash shumė i mire, si BMW, Williams, Red Bull dhe Renault.
- Ēfarė ndryshimi shikoni te Renaulti qė latė, kur u shpallėt kampion bote, me atė qė gjetėt tani?
- Personeli dhe filozofia mbetet e njėjtė. Dy vjet mė parė kishte mė shumė besim te forca qė kishim, pasi kishim fituar dy tituj kampion bote njėri pas tjetrit. Tani, sa herė dalim nė pistė, kemi diēka tė re pėr tė testuar. Nė tė njėjtėn kohė, kryqėzojmė edhe gishtat. Duhet ta harrojmė sa mė shpejt atė qė ndodhi nė 2007.
- Pėrse u rikthyet te Renault?
- Sepse e njoh shumė mirė kėtė skuadėr dhe aftėsitė qė ka ajo pėr tu rikuperuar. Nė 2004 ishim nė vėshtirėsi dhe njė vit mė pas, arritėm tė fitonim titullin. Jam i bindur se njė gjė tė tillė mund ta bėjmė sėrish. Ata e dinė se si mund tė rikthehen te suksesi. Nė ndonjė skuadėr tjetėr do tė kisha rrezikuar mė shumė. Dhe pėr mė shumė...
- Pėr mė shumė
?
- Kur isha nė fillim te McLareni, me vėshtirėsi arrija qė tė futesha mes 10 tė parėve. Nė shkurt tė 2007-s, pėrpara se tė shkonim nė Australi, nuk e imagjinoja se do tė ishim nė atė nivel, pasi arritėm tė fitonim direkt garėn e dytė. Sa here qė vendos tė ndryshosh skuadrėn, ėshtė njėsoj si tė vėsh bast, pasi nuk mund ta dish qė nė nėntor se ēfarė do tė ndodhė nė sezonin pasardhės. Sigurisht, te kjo skuadėr ndihem mirė, por do tė doja qė tė fitoja. Pra, qė tė kisha nė dispozicion njė makinė, e cila tė ishte shumė e shpejtė, mundėsisht mė e shpejta. Nuk besoj se do tė argėtohem nė njė sezon, ku do tė renditem gjithmonė nė vendin e dhjetė.
- Renault nė tė shkuarėn pėrfitonte nga rregullorja dhe nga tipet e gomave, qė ishin tė ndryshme. Tashmė ėshtė mė e vėshtirė.
- Jam dakort se jemi duke u bėrė si kampionati GP2, tė njėjtat goma, tė njėjtin motor. Nuk ka mė skuadra, qė kanė njė teknologji mė tė mirė. Nėse ke njė makinė qė nuk ecėn mirė qė nė sezonin e dimrit, ashtu do ta mbash gjatė gjithė kampionatit.
- Ēfarė garancish i keni kėrkuar Briatores qė tė riktheheni?
- Qė tė punohet fort, nuk dua tė shoh njerėz qė shlodhen dhe njerėz qė mendojnė se po tė jetė Alonso nė skuadėr, do tė fitojnė me doemos.
- Ēfarė menduat kur morėt vesh lajmin se Ron Denis ėshtė ndarė nga bashkėshortja e tij Liza?
- Mė erdhi vėrtet keq, pasi gjėra tė tilla nuk janė asnjėherė tė mira.
- Po pėr kontestimet ndaj Hamiltonit gjatė testimeve nė Spanjė?
- Eshtė e vėshtirė tė gjykosh diēka, qė mė parė ka kaluar nė media. Pėr aq sa di unė, ishte njė gjest i turpshėm. Jo tė gjithė tifozėt spanjollė janė tė tillė.
- Mendon se marrėdhėnia mes tifozerisė angleze dhe spanjolle do tė pėrkeqėsohet?
- Nuk besoj. Vėrshėllimat dhe gjestet e tilla nuk kanė lidhje me sportin. Nė Monza, pasi nuk fitova, isha me fat qė nuk dėgjoja se ēfarė mė ofendonin. Eshtė njėsoj, sikur njė lojtar i Realit tė Madridit tė shėnojė nė Barcelonė.
- Pėr kė do tė vinit bast se mund ta fitojė titullin kampion nė kėtė sezon?
- Pėr Raikonenin.
|
|
#7 16 Mars 2008 03:36
|
|
 |
True-Soldier
Madhor

Postime: 224
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3206
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
Piloti britanik i McLarenit ka rifilluar testimet nė Spanjė, ku para pak ditėsh pati ofendime raciste nga tifozeria
Ljuis Hamilton i ėshtė rikthyer testimeve nė Spanjė ditėn e martė, pėr herė tė pare pas thirrjeve raciste, qė ai ka dėgjuar disa ditė mė parė gjatė provave nė Barcelonė. Gjithsesi, nuk pritet qė tė ketė sėrish probleme tė tilla gjatė kėtyre testimeve. Pėrkundrazi, sipas gazetarit tė BBC-sė tė pranishėm nė ditėn e parė tė testimeve, tifozeria kėsaj here e ka respektuar pilotin britanik tė McLarenit. "Ata treguan respekt ndaj Hamiltonit,- ka thėnė gazetari i BBC-s, Kroft. - Ata ishin tė pranishėm pėr tė parė makinat dhe pėr tė ndjekur testimet." Hamilton ėshtė kthyer nė antipatik pėr tifozerinė spanjolle qė nga sezoni i kaluar, kur ai ishte shok skuadre me Fernando Alonson dhe qė pas atyre problemeve, qė ai pati me spanjollin.
Ndėrkohė, nga ana tjetėr, pas thirrjeve tė para raciste tė 9 ditėve mė parė nė Barcelonė, ka reaguar menjėherė Federata Ndėrkombėtare e Automobilizmit, me presidentin e saj, Maks Mozlei. Ai ka kėrcėnuar me largimin e pistės sė Spanjės nga kalendari i Formulės 1, nėse incidente tė tilla pėrsėriten. Por edhe vetė Hamilton ka reaguar pas kėtij kėrcėnimi, duke deklaruar se nuk ėshtė e nevojshme tė largohen pista nga kalendari, por tė ndalohet ky problem. "Nėse jemi vėrtet profesionistė dhe tė organizuar mire, duhet ta bllokojmė qė nė fillim kėtė problem. Perona tė caktuar, qė bėjnė gjėra tė tilla, duhen ndėshkuar. Pra, nuk ėshtė e nevojshme tė prishet i gjithė sporti, por tė ndalohen ata persona qė janė problematikė. Ka shumė tifozė, tė cilėt mė duan dhe vinė pėr tė mbėshtetur, nuk ka arsye pėrse tė digjen tė gjithė, vetėm pėr faj tė njėrit apo tė njė pakice. Duhet tė jemi mė tė mirėorganizuar. Pra, siguria nėpėr pista do tė jetė e madhe dhe kėta personazhe duhet tė largohen dhe nuk duhen lejuar tė futen nė pista,"- ka thėnė vetė Hamilton.
E gjithė kjo urrejtje nė vitin e kaluar ka ardhur, pasi Fernando Alonso, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve me shokun e tij tė skuadrės, Ljuis Hamilton, nuk arriti tė fitojė pėr tė tretin vit radhazi titullin kampion. Ndėrkohė, vetė drejtuesit e skuadrės McLaren janė pėrpjekur qė tė minimizojnė sa mė shumė tė jetė e mundur kėtė polemikė, qė ėshtė hapur me tifozerinė spanjolle. Vetė drejtuesit e McLarenit kanė thėnė: "Nė kėtė sezon do tė kemi dy gara nė Spanjė, nė Barcelonė dhe Valencia. Ata janė tė apasionuar pas kėtyre garave dhe i presin me padurim. Gjithashtu dhe Ljuisi ka tifozė qė e pėlqen nė Spanjė. Nė tė shkuarėn ka qenė dhe Majkėll Shumaker, qė ka pasur probleme tė tilla, si Ljuis Hamilton, por tifozeria nuk reagoi nė kėtė mėnyrė. Sigurisht racizmi rėndon mė shumė te Ljuisi, pasi ai ėshtė me ngjyrė dhe pėr njė gjė tė tillė, qė duket nė pamjen e jashtme, e gjithė tifozeria nė ēdo sport reagon negativisht. Gjėra tė tilla duhen ndaluar sa mė shpejt dhe nuk duhet tė ndodhin mė."
|
|
#8 16 Mars 2008 03:37
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Zhan Tod Le "kokekuqen"
Zhan Tod nuk do te jete me administratori i deleguar i Ferrarit. Kete e ka komunikuar vete Ferrari ne nje shenim ku i ka caktuar kete detyre Felises. Pas 15 vjetesh me "kokekuqen" e tij te dashur, Zhan Tod ka vendosur te behet menjane: "Pasi bera kete hap, nis nje tjeter faze e jetes sime, faze ku do t'i dedikohem me shume vetes sime dhe gjerave qe me interesojne. Sigurisht, une do te vazhdoj ta jap kontributin tim per Ferrarin, por vetem me detyra speciale, kur presidenti te m'i besoje". Tod ka hyre te Ferrari ne vitin 1993 si drejtor i sipermarrjes sportive, per t'u bere ne vitin 2004 drejtori i Pergjithshem i Ferrarit. Ne vitin 2006 behet administrator i deleguar. Zhan Tod ka fituar 7 tituj per konstruktore, 6 per pilote dhe 98 Cmime te Medha ne Formula 1.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#9 19 Mars 2008 22:55
|
|
 |
Besi1
Postime: 896
Rregjistruar: Shkurt 2008
Mosha: 80 Vendodhja: Serbi
Pėrdorues #: 4078
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
Kimi Raikonen nenshtron Sepangun
E Hene, 24 Mars 2008
Rimisherimi, ai i te tjereve, ka mbaruar. Kambana ka tringelluar ne Sepang, "profesori" Kimi Raikonen ka marre vend ne kateder ashtu sikurse nxenesi model Ljuis Hemilton dhe shoket e tij te rinj jane gati te degjojne leksionin e "Kokekuqes" kampione bote. Mekat vetem qe pas derrases se zeze perfundoi Felipe Masa, fajtor per paqendrueshmeri: shume i perqendruar ne ndjekjen e shokut ne arrati vetmitare, beri nje kthese 360 grade kur duheshin edhe 26 xhiro nga perfundimi duke mos i dhene mundesi Ferrarit te bente bis ne podium dhe te ekuilibronte goditjen e pare te marre ne Melburn. Shkumezoi Felipe, kur pas xhiros se 18-te sheh shokun e skuadres qe pas pit stopit te pare eshte gjendur prapa"Iceman". Masa u thirr ne bokse dy xhiro perpara shokut te skuadres, nderkohe Kimi bere dy xhiro te shpejta dhe, kur finlandezi doli nga bokset, parakalimi ishte ceshtje e mbyllur. E mori keq kete pune braziliani dhe nisi te pilotoje rremujshem derisa mbeti i palevizur. Fitorja e Raikonen ishte ceshtje e mbyllur. Pas shpines se Kimit nuk shikohet as hija e Ljuis Hemilton, qe ka humbur dy sekonda per cdo xhiro, por Kubica dhe Heiki Kovalainen. Ne vend te katert italiani Jarno Truli dhe pas tij djaloshi-mrekulli anglez, qe nuk arriti dot ta kalonte pilotin e Toyota. Nje gare jo e mire ajo e djeshmja per Hemiltonit, i cili pas penalizmit, nuk pati fat edhe ne pit-stop pasi mekaniket e McLaren e vonuan mjaft nderrimin e nje gome, cka i kushtoi 20 sekonda vonese rivalit kryesor te Raikonenit.
Hamilton: Sikur ta kisha pasur nje birre!
"Cfare ndjeva gjate atyre 20 sekondave te pit-stopit? Eh, te pakten te kisha pasur nje birre" ka thene buzagaz 23 vjecari. Pastaj, serioz flet per garen: "Qendrova pas Mark (Veber) per shume kohe, dicka e keqe kjo qe nuk te ndihmon te parakalosh". Me pas vjen pit stopi i famshem: "Nuk e mora vesh se cfare ndodhi, mbase kemi nevoje per nje pistolete te re pneumatike..."
____________
|
|
#10 25 Mars 2008 16:31
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
Pasioni i Majkėll Shumakerit pėr motorat "po infekton" edhe Kimi Raikonenin. Tė dielėn e kaluar Shumi ishte i impenjuar nė trofeun KTM nė pistėn e Mizanos, ndėrsa Raikonen gjendje nė njė pistė tė mbyllur motokrosi, nė Talin tė Estonisė, duke garuaar me shokėt e tij. Motokrosi ėshtė njė sport qė i pėlqen shumė finlandezit, pavarėsisht nga rrezikshmėria e tij. "Pashė fotografitė e Shumakerit, - komentoi Raikonen. - Ai po e shijon jetėn! Por edhe pėr mua ėshtė e njėjta gjė. Jam i dashuruar me motorėt, edhe pse, ndryshe nga Shumi, nuk kam marrė pjesė nė asnjė garė. Por edhe mua do tė mė pėlqente tė garoja njė ditė nė Moto GP."
Ndėrkohė, tė dielėn ėshtė gara e Bahreinit nė Formulėn 1, nė tė cilėn dy pilotėt e Ferrarit vijnė me dy gjendje tė ndryshme shpirtėrore. Kimi, pasi fitoi nė garėn e kaluar nė Sepang, do tė pėrpiqet tė fitojė pikė tė tjera ndaj liderit tė botėrorit Ljuis Hamilton. Nga ana tjetėr, Felipe Masa ėshtė nė kėrkim tė dėshpėruar tė fitores sė parė nė kėtė kampionat, e cila do t'i jepte shanse pėr tė pretenduar. Braziliani nuk ka marrė asnjė pikė nė tė dyja garat e para. "Fatmirėsisht, ka dalė nė skenė ēėshtja "Mozlei" dhe kėshtu do tė flasin mė pak pėr mua," tha Felipe pėr shtypin brazilian. Kjo tregon mė sė miri atė qė ai po ndjen nė kėto momente. "Jam i vetėdijshėm qė humba dy mundėsi, por nuk ėshtė momenti pėr tė derdhur lot, - vazhdoi ai. - Formula 1 ėshtė njė sport ku gjithēka mund tė ndryshojė shumė shpejt. Kam ardhur nė Bahrein pėr tė ndryshuar faqen."
Kaldendari, nė njė lloj mėnyre favorizon brazilianin. Nė fund tė fundit, fitorja e arritur sezonin e kaluar nė Bahrein i shėrbeu atij pėr tė larguar kritikat, pas humbjes sė drejtpėrdrejtė ndaj Hamiltonit nė Malajzi. "Po, Bahrein ėshtė njė pistė qė mė pėlqen shumė, - pranoi Masa. - Pastaj do tė jenė garat e Spanjės dhe Turqisė, atje ku Ferrari ka qenė gjithmonė nė lartėsinė e duhur. Por unė e di mirė qė njė garė negative mund tė bėjė qė tė harrohen tri gara tė mira."
Nė pritje tė garės, Ferrari niset nga 4 mijė kilometrat qė ka pėrshkruar gjatė gjashtė ditėve tė testeve nė pistėn aziatike, gjatė muajit shkurt. Avatazh apo disavantazh? Pilotėt zgjedhin alternativėn e dytė. "Nė krahasim me tė tjetėr, ne e dimė si sillet makina jonė nė Bahrein, por edhe kundėrshtarėt do ta mėsojnė diēka tė tillė pas ditės sė parė tė provave, - tha Kimi Raikonene. - Pėr mė shumė qė ne do tė pėrdorim goma mė tė buta, tė cilat nuk i kemi pasur nė dispozicion gjatė muajit shkurt. Gjithsesi, kemi shanse tė mira pėr tė fituar."
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#11 17 Prill 2008 07:49
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Lajme Nga Formula 1 2008
A po arrin Kimi Raikonen tė hapė ndonjė epokė tė re suksesesh pėr Ferrarin, ashtu siē pati bėrė Mikael Shumaker midis viteve 2000 dhe 2004? Gjithēka duket e mundur, sepse pasi arriti tė fitojė titullin kampion, qė nė sezonin e parė nė Maranelo, duke barazuar nė kėtė drejtim Huan Manuel Fanxhion (1956) dhe Xhodi Shekterin (1979), finlandezi po ia bėn vėrtet hipotekėn kampionatit 2008. Kimi, ashtu siē e ka zakon, nuk ėshtė pėrfshirė fare nga pesimizmi pas dėshtimit nė Australi dhe i dėgjoi tė gjitha kritikat pėr gabimet e kryera nė atė garė tė parė sezonale, duke u mjaftuar me njė tė rėnė shpatullave: "Kur e shtyp shumė pedalin e gazit, ekzistojnė mundėsi qė tė bėsh edhe gabime".
SHPAGIM ‑ Qė atėherė, finlandezi ka arritur dy fitore (Malajzi dhe Spanjė), si dhe njė vend tė dytė, qė e rikthyen nė krye tė renditjes sė Botėrorit, njė pozicion qė e mbajti vjet vetėm nė tri raste: pas fitores nė Ēmimin e Madh tė Australisė, pas garės sė Bahreinit (kur barazoi me pikė Alonson dhe Hemiltonin), si dhe mė pas, atėherė kur kishte mė tepėr rėndėsi, nė fund tė kampionatit, pas fitores sė gjashtė sezonale nė Brazil.
I DYTI ‑ Meqenėse ra fjala te fitoret, Kimi ka arritur qė tani tetė fitore nė 21 gara tė zhvilluara me kokėkuqen. Pavarėsisht se midis pilotėve tė Ferrarit, vetėm Alberto Askari ka bėrė mė shumė, 11 fitore nė 21 gara me njė pėrqindje pjesėmarrje‑fitore nė 52,33 pėr qind. Dy kolona tė historisė ferrariste, si Niki Lauda dhe Mikael Shumaker, kanė arritur nė kuotėn katėr me pėrqindje tė njėjta nga 19,04%. Duke iu kthyer pilotit milanez, Askari mban edhe njė rekord tjetėr, ndoshta mė tė rėndėsishmin. Ai ėshtė piloti qė ka fituar mė shumė nė krahasim me ēmimet e mėdha tė zhvilluara nė timonin e njė Ferrari: 13 fitore nė 27 gara, pra baraz me 48,14 pėr qind. I vetmi qė i ėshtė afruar ėshtė Shumi, me 180 gara tė zhvilluara e 72 tė fituara, pra me 40 pėr qind. Jo keq paraqitet edhe Huan Manuel Fanxhio, qė nė shtatė gara me Ferrarin arriti tri fitore (42,85 %).
ARSYET ‑ Ama, ēfarė fshihet pas nisjes bombastike tė Raikonenit? Ai ka mėsuar t'i shfrytėzojė nė maksimum gomat Bridgestone, si edhe ėshtė integruar mė sė miri me skuadrėn dhe makinėn. Kėtu duhet shtuar edhe se, pas fitores sė Botėrorit, si dhe pas zhgėnjimeve tė marra gjatė viteve te McLaren, ai ka fituar njė vetėbesim tė dukshėm. Nė fund, por jo se ėshtė mė pak e rėndėsishmja, te Ferrari, piloti nordik ndihet mė pak i kontrolluar nė jetėn e tij private. Pėr shembull, Raikonen arrin t'u pėrkushtohet garave nė motocross, pa u filmuar nga telekamerat. Pėr njerėzit e famshėm, gjėra tė tilla nuk kanė ēmim. Duke u ndier i lumtur, ai jep edhe rendiment mė tė lartė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#12 04 Maj 2008 19:05
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|