Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Lajme Pėr Kombėtaren 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Shqipėri - Maqedoni / Sreēko Katanec, drejt nėTiranė

Shkup - Seleksionuesi i Maqedonisė, Sreqko Katanec nuk do tė udhėtojė nė Shkup pėr t’u konsultuar me drejtuesit e FFM-sė rreth ndeshjes miqėsore me Shqipėrinė. Ai pritet tė vendoset nė njė nga hotelet mė tė njohura tė Tiranės, ndėrsa planifikohet qė stėrvitjet para zhvillimit tė takimit tė bėhen nė Durrės. “Katanec do tė shkojė direkt nė Tiranė ku do tė bėjė pėrgatitjet e nevojshme pėr ndeshjen me Shqipėrinė. Jemi nė bisedime edhe pėr vendosjen e futbollistėve nė ndonjė nga hotelet e Tiranės, pasi kemi informata se nė hotelin ‘Adriatik’ nė Durrės do tė vendosen futbollistėt e Shqipėrisė”, tha sekretari i FFM-sė, Llazar Mitrevski.
Nė Tiranė do tė grumbullohen mes tre dhe katėr shkurtit tė gjithė futbollistėt qė luajnė nė skuadra tė huaja ku do t’i presė seleksionuesi Katanec, ndėrkohė futbollistėt e Maqedonisė do tė udhėtojnė bashkė me ndihmėsseleksionuesit e reprezentacionit.
Lista e lojtarėve tė ftuar do tė mėsohet tė martėn, njė ditė pasi tė mbahet Kėshilli Drejtues i FFM-sė.
Ndihmėsit e Katanecit, Stanojkoviq dhe Ymeri nuk pranojnė tė publikojnė emra nga lista e lojtarėve tė ftuar. Uran Ymeri thotė se e ka dorėzuar listėn e pesė futbollistėve shqiptar, tė cilėt mundė tė ftohen nga slloveni Katanec. Jozyrtarisht mėsojmė se bėhet fjalė pėr Artim Shaqirin, Artim Pollozhanin, Ismail Ismailin, Nderim Nexhipin dhe Vullnet Eminin. Nga kėta futbollistė deri mė tani mė afėr aktivizimit ka qenė Pollozhani, i cili ende nuk ka debutuar, pėrderisa Shaqiri ėshtė aktivizuar pėr 35 minuta nė ndeshjen e fundit kundėr Rusisė nė Shkup.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
FSHF “mohon” Shkodren
19 Janar   Oto Baric, duke folur per planet e tij per kombetaren, u shpreh se do te perpiqet te gjeje elemente me vlere ne grumbullimin e Turqise, me shpresen per per t’thirrur edhe ne miqesoren kunder Maqedonise, ne Shkoder. Po ashtu, edhe ne sitin e Federates Maqedonase thuhet shprehimisht se “FSHF ka komunikuar zyrtarisht se ndeshja e 7 shkurtit do te luhet ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodres, ne oren 16:00". Megjithate, perseri ne FSHF kembengulet se vendimi per stadiumin ku do te luhet ndeshja nuk eshte marre ende. “Nuk e kemi vendosur ende stadiumin”, ishte komenti i shefit te ekipeve kombetare, Besnik Cela, ne kunderpergjigje te shprehjes se Baricit. Nderkohe, nga zedhenesi i federates u be e ditur se ngjarjet ne Maqedoni nuk e kane vene ne rrezik miqesoren e 7 shkurtit.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Bariē: “ E konsideroj veten me fat qė nė Hamburg ndodhet Zyra e Talenteve

Bariē: “ E konsideroj veten me fat qė nė Hamburg tė Gjermanisė ndodhet Zyra e Talenteve

20/01/2007, 18:48 - Me keto fjale eshte pergjigjur trajneri i kombetares Shqipetare Otto Baiē ne nje interviste te dhene eksluzivisht per albania-sport. Trajneri Baric ka treguar se lojtaret qe ka aktualish jane ne perfundim te karrieres se tyre dhe prandaj i duhet urgjent qe te gjeje talente nga te gjithe skajet e botes. Baric i falenderohet zyres se zbulimit te talenteve ne Gjermani dhe e shikon si nje shprese per te realizuar reformimin e domosdoshem dhe te shumepritur, per te patur sa me shpej trupen e se ardhmes. Ketu po botojme pyetjen dhe pergjigjen e dhene ne lidhje me punen e tij dhe per talentet.

Ne pyetjen: Ju keni njė pėrvojė tė madhe si trajner nė arenėn ndėrkombėtare. Prania e Kroacisė nė Botėrorin Korea e Jugut-Japoni dhe qėnia si drejtues i Austrisė ju ka siguruar njė reputacion tė admirueshėm ndėrkombėtar.



Cili ėshtė vlerėsimi juaj i sinqertė nė lidhje me futbollin shqiptar? Baric pergjigjet:

Otto Bariē: Shqipėria ka me tė vėrtetė probleme tė shumta, kjo ndikon qė ne kemi nė pėrfaqėsuese 80% tė lojtarėve qė aktivizohen nė kampionatet e huaja. Unė mendoj se nė njė fare mėnyre ndikon nė nivelin e futbollit shqiptar edhe niveli i trajningut. Fatkeqėsisht, nė Shqipėri nuk ka edhe njė Ligė shumė cilėsore, po tė krahasojmė me kampionatet ku aktivizohen pjesa mė e madhe e lojtarėve tė kombėtares, dhe po tė vazhdojmė mė tej me kampionatet e ekipeve qė marrin pjesė nė grupin tonė, diferenca ėshtė akoma mė e madhe. Unė e kam tė qartė se duhet tė kėrkoj lojtarė shqiptarė qė luajnė jashtė vendit tuaj. Unė kam kontakte me shumė menaxherė tė lojtarėve shqiptarė. E konsideroj veten me fat qė nė Hamburg tė Gjermanisė ndodhet Zyra e Talenteve e drejuar nga zoti Xhelil Musa, qė ka nėn vėzhgimin e zyrės sė tij praktikisht mė shumė se 200-300 lojtarė tė rinj nga 17 vjeē deri nė 22 vjeē, tė cilėt aktivizohen ekipe tė ndryshme nė Gjermani, Zvicėr, Austri, Belgjikė, Norvegji, Holandė apo nė vende tė tjera. Unė duhet tė nxjerr pėrfundime se kush nga kėta lojtarė luan mirė, kush aktivizohet mė shumė, kush e meriton tė kalojė nė Kombėtare. Nuk duhet tė harroj se dhe nė Shqipėri ka shumė talente. Unė besoj se kam bėrė shumė dhe ka gjetur tė paktėn pesė lojtarė me tė dhėna premtuese, disa prej tė cilėve i kam thirrur edhe nė grumbullimin e Antalias. Unė jam i bindur se gjatė muajve tė ardhshėm ne do tė gjejmė lojtarė tė tjerė qė ia vlen tė punosh. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr futbollin shqiptar.

Ne pyetjen: Ju vlerėsuat disa lojtarė nga grumbullimi i dhjetorit me kandidatėt e thirrur... Baric Pergjigjet

Otto Bariē: Ndoqa me shumė vėmendje disa lojtarė tė cilat pėr mua gėzojnė vlera futbollistike. Fatkeqėsisht shumė prej tyre nuk mund t’i kem nė Antalia. Njė nga kėta ėshtė dhe Labinot Haliti, i cili aktivizohet nė Australi, shumė larg Shqipėrisė. Ia kam thėnė dhe atij personalisht se ai duhet tė gjejė njė ekip nė Europė. Unė dua tė bėj shumė pėr tė. Pėrse? Nėse ai do tė thirrej rregullisht nė grumbulimet e Kombėtares, udhėtimi i tij do tė zgjaste dhjetė ditė vajtje-ardhje dhe kurrė nuk do tė ishte nė topformė. Unė, pėr interesat e futbollit shqiptar i kam gjetur atij njė ekip nė Europė. Dhe ky ėshtė Varteks i Varazhdinit, qė renditet i treti nė Kroaci. Ėshtė njė ekip i ri, me njė trajner shumė tė formuar. Klubi nuk ka shumė para, por ka njė organizim tė mirė si Tirana nė Shqipėri. Dy nga lojtarėt mė tė mirė tė Varteksit luajnė jashtė Kroacisė dhe fitojnė shumė para. Unė jam i bindur se Labinoti nė gjashtė apo njė vit do tė jetė lojtar stabėl i pėrfaqėsueses shqiptare dhe do tė luajė pėr njė klub tė madh. Garantoj pėr kėtė.

Ne pyetjen: Njė tjetėr talent qė po bėn bujė nė Greqi ėshtė dhe 16-vjeēari Sotir Nini, i cili aktivizohet me Panathinaikos. A ju kanė servirur ndonjė informacion pėr tė? [/b]Baric pergjigjet:[/b]

Otto Baric: Po kam dėgjuar. Por ajo qė mė trishton ėshtė roli i pakėt qė po luan federata shqiptare. Vetėm pėr ju kjo duket e vėshtirė. Nėse ky futbollist do tė ishte me origjinė kroate dhe do tė gėzonte njė pasaportė tė tillė, tė jeni i bindur se federata kroate nuk do ta lejonte kurrė tė luante pėr Kombėtaren greke. Kjo nuk ėshtė nė tė vertetė puna ime, por unė do tė isha i lumtur tė kisha lojtarė tė tillė nė tė ardhmen. Njė nga pyetjet e pėrhershme shqetėsuese qė mė bėjnė ka tė bėjė me numrin e madh tė lojtarėve shqiptare qė vinė nga Kosova. Mos harroni se 80& e tyre familjet i kanė jashėt Kosovės dhe janė formuar prej vitesh nė kampionatet e huaja. Nėse edhe Shqipėria do tė ishte prej kohėsh e hapur ndoshta do tė kishte 100%tė lojtarėve qė luajnė jashtė.

Ne emer te gjithe stafit te talenteve pershendesim trajnderin Baric per punen qe po ben dhe per konsideraten qe po tregon ndaj zyres tone. Falenderojme te gjithe ata qe sadopak kane kontribuar ne forcimin e zyres se zbulimit te talenteve. Ne edhe ne te ardhmen do te vazhdojme te zbulojme, vezhgojme dhe propozojme talente, sepse per fatin tone te mire jane te shumte. Gjithashtu falenderojme median ne fjale, por edhe mediat e tjera per mbeshtetjen dhe pasqyrimin qe i kane bere punes se zyres se talenteve.

Stafi i Zbulimit te talenteve ju falenderon dhe premton seriozitet dhe profesionalizem edhe ne te ardhmen.

 



Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Katanec shpall anti Shqiperine
25 Janar   Vetem 13 dite, perpara ndeshjes miqesore, qe Shqiperia do te zhvilloje me Maqedonine, ne “Loro Borici” te Shkodres, trajneri slloven i fqinjve, Srecko Katanec ka shpallur edhe listen e tij, anti Shqiperi, e cila eshte publikuar dje, ne uebsaitin e Federates Maqedonase te Futbollit. Edhe pse emrat e njohur, si Pandev, Mitreski, apo Noveski nuk kane munguar, pershtypje te benin disa emra te rinj, madje njeri, i njohur disi, ne arenen e futbollit shqiptar, duke qene se eshte aktivizuar ne dy klube te Tiranes. Fjala eshte per lojtarin Artim Pollozhani, i cili ka qene edhe i vetmi shqiptar, i grumbulluar nga ana e Katanec, per kete ndeshje miqesore ndaj Shqiperise. Megjithate, pa u grumbulluar per miqesoren e 7 shkurtit kane mbetur edhe emra te tjere, te njohur te perfaqesueses maqedonase, si Artim Shaqiri (aktualisht pa skuader), Robert Petrov i CSKA se se Sofies (per shkak se eshte i skualifikuar per ndeshjen kualifikuese te radhes), por edhe Aco Stoikov, i Partizanit te Beogradit.

lista e kombetares maqedonase per miqesoren me Shqiperine: Portiere: Jane Nikolovski (Slaven Koprivnica), Tome Pacovski (Rabotnicki). Mbrojtes: Goce Sedloski (Matersburg), Igor Mitreski (Energi Kotbus), Nikole Noveski (Mainc), Aleksander Vasoski (Eintraht Frankfurt), Vlade Lazarevski (Groclin Grodzisk). Mesfushore: Igor Iancevski (Enozis Neon), Velice Simolikoski (Bursaspor), Vlatko Grozdanovski (Omonia), Darko Tasevski (Metalurg Zaporozhe), Aleksander Mitreski (FC Keln), Artim Pollozhani (Makedonija GP). Sulmues: Goran Pandev (SS Lacio), Ilco Naumovski (Matersburg), Stevica Ristic (Sileks Kratovo)

FIFA UEFA, ultimatum ministrise maqedonase

Ngjarja e ndodhur disa dite me pare, pikerisht me 15 janar, kur Federata Maqedonase e Futbollit perjetoi momente te veshtira (si pasoje e mbylljes nga ana e Ministrise se Brendeshme te Maqedonise, por edhe arrestimit e lirimit te disa prej punonjesve te saj) ka alarmuar FIFA n dhe UEFA n. Keshtu, pas nje mbledhje, te zhvilluar te marten, bordi drejtues i dy institucioneve me te larta te futbollit boteror dhe europian kanevendosur qe te paralajmerojne qeverine maqedonase, permes nje letre. Pra, nese qeveria do te interferonte serish ne autonomine e federates maqedonase, atehere FIFA dhe UEFA kane siguruar se masat ndeshkuese nuk do te mund te evitoheshin. Gj.C
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Duka: Fitoi nje mik
27 Janar   Presidenti i FSHF se, Armand Duka, e ka cilesuar fitoren e francezit Mishel Platini ne garen per presidencen e UEFA s, si “fitore e nje miku te shqiptareve”. Francezi i famshem u zgjodh dje presidenti i UEFA s, ne Kongresin XXXI te saj, zhvilluar ne Dyseldorf te Gjermanise. Duka ishte midis 52 votuesve, si perfaqesues i futbollit shqiptar. I pyetur nga “Sport Ekspres”, pak ore pas shpalljes se rezultatit, qe nxori fitues francezin, me 27 vota, kundrejt 23 te presidentit ne largim, Lenart Johanson, Duka u shpreh se ishte fitorja e nje miku. “Presidenti i ri i UEFA s, Mishel Platini, eshte nje mik i shqiptareve, gje qe e ka shprehur edhe vete”, tha Duka, duke shtuar se i tille ka qene edhe Johanson. “Sido qe te shkonte rezultati, fituesi do te ishte nje mik i futbollit shqiptar. Ne kemi pasur dhe kemi marredhenie te shkelqyera edhe me zotin Johanson”.

Premtimi i francezit

Presidenti i FSHF se shtoi se ai e takoi presidentin e ri te UEFA s dhe i uroi suksese ne mandatin katervjecar ne krye te futbollit evropian. “E takova Platinine dhe e urova per fitoren e arritur”, tha Duka, duke mos u lekundur aspak ne vendimin e tij per te mbajtur te fshehte se per cilin prej kandidateve e hodhi voten. Nderkohe, i pyetur nese Platini i beri Dukes ndonje premtim per ndihma te tjera per futbollin shqiptar, presidenti i FSHF se u pergjigj: “Folem fare pak dhe nuk pati premtime te tilla, por Platini perseriti premtimin e bere per te ndihmuar me teper federatat e vogla, ndermjet te cilave eshte edhe Shqiperia”.

Komiteti Ekzekutiv

Vec votes per presidentin, ne Kongresin XXXI te UEFA s u votua edhe per gjashte vende ne Komitetin Ekzekutiv te saj. Duka serish nuk u shpreh se per ke votoi, por u shfaq dukshem i kenaqur ne lidhje me perfundimin e votimeve. “Kjo zgjedhje na pershtatet me se miri”, tha Duka per KE te UEFA s, ku u zgjodhen ose u rizgjodhen spanjolli Angel Marķa Vilar Lona, turku Senes Erzik, rumuni Mircea Sandu, maltezi Joseph Mifsud, portugezi Gilberto Parca Madaķl dhe ukrainasi Grigorij Surkis.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Bullgaria, “spiun” ne Shkoder
27 Janar   Ndeshja miqesore e dates 7 shkurt, ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise pritet te kete edhe nje te vecante. Keshtu, dje ne zyren e shtypit te Federates Shqiptare te Futbollit ka mberritur nje faks, nga Federata homologe Bullgare, ku sekretari i se ciles, Borislav Popov ka lajmeruar sekretarin e FSHF se, Roland Micin, se, per te pare ndeshjen miqesore, Shqiperi Maqedoni do te jete i pranishem edhe zv/trajneri i kombetares bullgare. Ardhja e krahut te djathte te trajnerit te Bullgarise, Hristo Stoickovit ka per qellim mbajtjen e shenimeve, per gjendjen e kombetares kuqezi, e cila eshte ne te njejtin grup, me Bullgarine.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Baric shpall listen anti Maqedoni

Katėr ditė pas shpalljes sė listės trajnerit tė Maqedonisė, sllovenit Srecko Katanec, edhe homologu i tij, kroati Otto Baric, shpalli 23 lojtarėt qė do tė grumbullohen nė prag tė sfidės miqėsore me Maqedoninė, e programuar mė 7 shkurt 2007 (Stadiumi “Loro Boriēi”, Shkodėr, ora 16:00).

Lista ėshtė e mbushur plot me surpriza, ku ashtu siē edhe pritej janė emrat e sulmuesit Migen Memelli (Bran Bergen, Norvegji), Xhevair Sukaj (Vllaznia, Shqipėri), Jahmir Hyka (Olimpiakos, Greqi) dhe emri mė befasues ėshtė ai Kristi Vangjeli (Aris i Selanikut, Greqi).

Treshja e portierėve ėshtė tashmė njė gjė e “vjetėr”: Arjan Beqaj (Anorthosis, Qipro), Ilion Lika (Dinamo, Shqipėri) dhe Isli Hidi(Tirana, Shqipėri).

Mbrojtja pėrbehet nga Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrianė), Elvin Beqiri (Metalurg Zaporezhnje, Ukrainė), Nevil Dede (Tirana, Shqipėri), Erjon Xhafa (Dinamo, Shqipėri), Ervin Bulku (Tirana, Shqipėri) dhe Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrianė).

Reparti i mesfushės ka emra tė njohur: Altin Lala (Hanover 96, Gjermani), Devi Mukaj (Tirana, Shqipėri), Klodian Duro (Tirana, Shqipėri) dhe emrat tė rinj: Jahmir Hyka (Olimpiakos, Greqi) e Kristi Vangjeli (Aris i Selanikut, Greqi).

Eshe vija e parė ka befasinė e vet: mungesa e ish-goladorit tė Tiranės, tashmė te SV Ried (Austri), Hamdi Salihi. “New entry” nė repartin e avancuar janė Migen Memelli (Bran Bergen, Norvegji) dhe Xhevair Sukaj (Vllaznia, Shqipėri).



LISTA ZYRTARE ANTI-MAQEDONI

PORTJERE

1. ARJAN BEQAJ

2. ILION LIKA

3. ISLLI HIDI

MBROJTESA

4. ARMEND DALLKU

5. ELVIN BEQIRI

6. NEVIL DEDE

7. ERION XHAFA

8. BESNIK HASI

9. ERVIN BULKU

10. DEBATIK CURRI

MESFUSHA

11. ALTIN LALA

12. DEVI MUKA

13. ALTIN HAXHI

14. KLODIAN DURO

15. LORIK CANA

16. JAMIR HYKA

17. KRISTI VANGJELI

SULMUES

18. BESART BERISHA

19. ERION BOGDANI

20. IGLI TARE

21. EDMAOD KAPLLANI

22. MIGEN MEMELLI

23. XHEVAIR SUKAJ

TRAJNERI EKIPIT KOMBETAR

OTTO BARIC
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Bariē: Kam grumbulluar ata lojtarė qė janė nė formė

Sot, kuqezinjtė kanė planifikuar njė miqėsore me Erzenin e Kategorisė sė Parė


Otto Bariē sqaron zgjedhjet e bėra nė prag tė miqėsores sė 6 shkurtit me Maqedoninė. I ftuar nė emisionin "Rubrika Sportive", nė TVSH, drejtuesi i stolit kuqezi ka bėrė tė ditur se pėr kėtė takim ka preferuar tė grumbullojė futbollistėt qė pėr momentin janė mė shumė nė formė. "Kriteri qė kam pėrdorur nė zgjedhjen e futbollistėve pėr kėtė miqėsore ka qenė forma e tyre, por ashtu si e kam theksuar edhe mė parė, jam bazuar edhe tek aktivizimi i tyre nė klubet ku militojnė", ka pohuar Bariē. "Pėr kėtė arsye kam lėnė jashtė skuadrės futbollistė si Ervin Skela, i cili ka pasur probleme me shėndetin, apo edhe sulmuesin Hamdi Salihi, qė ende nuk ka filluar kampionatin me skuadrėn e tij tė re. Megjithatė, duhet tė bėj tė qartė se unė do t‘i kem parasysh tė gjithė lojtarėt qė mund tė kontribuojnė nė pėrfaqėsuese dhe nė tė ardhmen do t‘i grumbulloj sėrish.

Kėtė radhė vendosa tė provoj disa futbollistė tė tjerė".

Pėr ndeshjen qė do tė luhet nė stadiumin "Loro Boriēi" tė Shkodrės, tekniku ėshtė munduar tė ndėrthurė elementėt me eksperiencė me lojtarėt e rinj: "Kam thirrur disa nga lojtarėt me mė shumė eksperiencė pėr ndeshjen me Maqedoninė, por kam afruar nė skuadėr edhe katėr lojtarė tė rinj, tė cilėt janė vėzhguar nė disa grumbullime tė mėparshme, ka vazhduar kroati 74-vjeēar. Pėr shembull mund tė them se Memellin e kam provuar dhe ai ėshtė njė lojtar shumė punėtor dhe i fuqishėm, i cili mendoj se do t‘i shėrbejė Kombėtares nė tė ardhmen. Kėtu nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe tre tė rinjtė, Hyka, Vangjeli e Sukaj, tė cilėt shihen si lojtarė tė perspektivės".

Nė miqėsore, Bariē do tė aktivizojė vetėm 18 nga 23 futbollistėt e grumbulluar, ku nė sulm pritet qė tė eksperimentohet dyshja Memelli-Kapllani, ndėrkohė qė Bogdani, Tare e Berisha do tė jenė tė gatshėm nė stolin e rezervave. Sot nė orėn 12:30, skuadra grumbullohet nė kompleksin "Mak Albania", ndėrkohė qė ėshtė parashikuar edhe njė miqėsore me skuadrėn e Kategorisė sė Parė, Erzenin e Shijakut.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Shqipėria, fillojnė pėrgatitjet intensive

Sot ėshtė dita e dytė e dytė e seancės stėrvitore pėr skuadrėn kombėtare shqiptare qė i zhvillon praktikat e saj nė Stadiumin “Tofik Jashari” nė Shijak.
Nėditėn e parė, skuadra zhvilloi seanca te shkurtera me grupe dhe individuale. Trajneri Otto baric si dhe ndihmesat e tij Kovacic, Duro e Strakosha u pane te ishin te impenjuar totalisht ne praktikat e zhvilluara duke shpenzuar kohe edhe me individe te ndryshem. Baric dhe Strakosha u pane te flisnin rregullisht me portierin Arjan Beqaj, nderkohe qe Kovacic dhe Duro, shpenzonin kohe me grupin me te madh te lojtareve te cilet me pas u ndane ne nen grupe me nga 3-4 lojtare duke luajtur me pasime te shpejta. U pane shume levizje tekniko-taktike ne stervitje dhe manovrime pa top te cilat drejtoheshin nga trajneri i dyte Kovacic. Sot kombetarja do vazhdoje stervitjen e rregullt dhe pritete nje ndeshje kontrolli brenda per brenda grupit, prej te ciles trajneri baric do te beje seleksionimin e lojtareve
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Baric nuk zgjedh: Dua gjithcka
7 Shkurt   Oto Baric nuk ka medyshje: Sot, kunder Maqedonise, do te provoje skuadren e se ardhmes, por nuk do te injoroje kurresesi rezultatin, duke kerkuar fitoren ne stadiumin "Loro Borici". Trajneri i Shqiperise pothuajse nuk ka mbajtur sekrete ne konferencen per shtyp, ne Hotel Adriatik ne Durres, ku kane bujtur te dy kundershtaret e sotem. Qe ne fillim ua ka “djegur” nje pyetje gazetareve, duke deklaruar formacionin me te cilin do te nise ndeshjen, nderkohe me te drejte ka mbajtur sekret emrat e lojtareve te cilet do te aktivizohen duke startuar nga stoli.

“Gjendja e skuadres eshte e kenaqshme, te pakten deri ne keto momente. Per fat te keq Lorik Cana nuk mundi te vinte, pasi eshte demtuar, megjithate mendoj se tani ne jemi me te forte nga c'kemi qene perpara disa muajsh. Ngadale po vjen nje rifreskim i kombetares, duke krijuar skuadren e se ardhmes”, tha Baric. “Persa i perket ndeshjes me Maqedonine, po ju tregoj formacionin me te cilin do ta nisim ndeshjen: Ne porte Beqaj, ne mbrojtje do te jene Hasi, Beqiri dhe Dede. Ne mesfushe Dallku, Haxhi, Lala, Mukaj dhe Berisha, ndersa ne sulm do ta nisim me Taren dhe Kapllanin. Do te bejme 6 nderrimet e lejuara gjate ndeshjes dhe do te provoj shume futbolliste, emrat e te cileve nuk mund t'ua them per momentin”.

- Nga keto qe thoni, duket se nuk do ta injoroni rezultatin e miqesores. Nuk mund ta provoni duke aktivizuar qe ne fillim “skuadren e se ardhmes”, sic e cilesuat?

- Ne formacion jane Berisha dhe Kapllani, te cilet jane e ardhmja jone. Po ashtu, kemi edhe Currin, i cili nuk do te jete titullar per shkak se eshte i skualifikuar per ndeshjen me Sllovenine. Te tjeret do te hyjne gjate ndeshjes. Kemi disa lojtare dhe ne do te shohim per te aktivizuar me te miret. Une shoh edhe rendimentin e stervitjes dhe pervec kesaj, nuk dua te humbas. Maqedonia eshte “kocke e forte” dhe e shoh si nje ndeshje teper te rendesishme.

- Bete te ditur formacionin titullar, mund te thoni edhe se cilet do te hyjne nga stoli?

- Do te ishte gabim sikur ta beja nje gje te tille. E kam vendosur per dy-tre lojtare, per te tjeret do te vendos gjate ndeshjes, por nuk mund t’i them. Lojtaret do te lexojne gazetat neser dhe nuk do t’u pelqente te shihnin qe ne fillim se nuk do te luajne.

- Me pare jeni shprehur se do te merrni vetem lojtare qe luajne rregullisht ne skuadrat e tyre…

- E verteta eshte se deshiroj te marr vetem lojtare qe aktivizohen, por kjo nuk eshte perfundimtare dhe nuk perjashton askend. Mund te mos luash, por stervitesh mire dhe je ne forme. I tille eshte Tare, ka luajtur fare pak te Lacio, por eshte ne gjendje fizike te shkelqyer dhe ne ndeshjet qe kemi luajtur deri tani ka qene nder me te miret per kombetaren. Perderisa ai luan mire dhe nuk del nje tjeter me i mire se ai, nuk ka arsye perse te mos mbeshtetem te Tare. Kjo vlen edhe per te tjeret.

- Megjithate, ju shqeteson numri i vogel i golave nga sulmuesit?

- Ne kemi disa sulmues qe kane shenuar. Kunder Holandes, Kapllani nuk ishte as ne 18-she, tani eshte me produktivi. Kemi edhe Berishen, qe ka shenuar me pak se Kapllani, por edhe ka luajtur me pak. Ne formacion ne kemi mesfushore te avancuar, qe mund te shenojne. Megjithate, pavaresisht nga problemet, mos mendoni se mund te futen menjehere ne kombetare pese te rinj, keshtu nuk veprohet.

- Nese fitoni me Maqedonine pas Canen e Currin, do te perdornit te njejtin formacion edhe me Sllovenine?

- Gjendja e lojtareve ndryshon. Per shembull, Bogdani e Duro mund te jene ne gjendje shume me te mire se tani kur te vije Sllovenia. Eshte shume heret per te bere parashikime te tilla.

- Mbrojtja ka qene problematike. Keni arritur te gjeni alternativa?

- Kemi gjetur Rustemajn, por ai nuk mund te luaje tani, ndoshta mund ta kemi pas nje muaji. Po ashtu, kemi Canen e Currin, te cilet mund t’i aktivizojme edhe me te terhequr. Besoj se kemi disa alternativa.

- Po ne krahun e majte, pas largimit te Aliajt dhe mungeses se Muratit?

- Kemi Haxhin, qe eshte ne forme. Para tij do te luaje Berisha, keshtu qe besoj se te dy mund ta mbulojne mire kete krah. Sigurisht, ne te ardhmen Berisha do te spostohet me shume perpara dhe ne vend te tij do te vije Haxhi, ndersa pas do te vendosim Currin.

- Do te kete shanse edhe per Hyken?

- Po, mendoj se ai mund te luaje 30 minuta. Ka trajnere qe nuk preferojne te tille lojtare si Hyka, por une i preferoj dhe do t’ia jap edhe atij mundesine te tregoje veten.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lajme Pėr Kombėtaren 
 
Baric "ngaterron kartat"
8 Shkurt   Kemi humbur ndaj Maqedonise dhe perseri ne nje ndeshje miqesore, edhe pse per te paren here ne Shqiperi. Por, problemi nuk qendron ketu. Kombetarja kuqezi, me eksperimentet e shumta te trajnerit kroat, Oto Baric, nuk tregoi asnje nga vlerat e saj te verteta. Ishte nje perballje testuese, e shoqeruar gjate gjithe kohes nga reshje te dendura shiu dhe nje ere e forte (ngadonjehere nuk munguan edhe fishekzjarret e ultraseve “Dardane”, per qejfin e te cileve gjyqtari Bertini ndaloi edhe lojen per disa minuta), por, pertej ketyre faktoreve te jashtem, perfaqesuesja nuk bindi edhe ne aspektet e tjera. U luajt ne “Loro Borici” te Shkodres dhe jo me kot, por pikerisht per tifozerine e zjarrte, qe duhet t’i jepte “zemer” kuqezinjve, edhe pse nje gje e tille nuk ndodhi, pasi vetem “zemer” ne fushe nuk u pa ne kete sfide. Nje formacion “miks”, me pozicione te cakorduara te lojtareve, te cilin Baric pati kurajon edhe ta deklaronte nje dite me pare ne konferencen per shtyp, ne “Hotel Adriatik”. Mbrojtja, me Hasin ne qender, Beqirin ne te djathte dhe Deden ne te majte nuk eshte se s’kishte efikasitet. Por, kur shikoje mesfushen, me Dallkun (qe ne pjese te dyte kaloi krejtesisht ne sulm), Lalen si “shkaterrues”, Haxhin, Currin apo edhe Muken, pas sulmuesve Kapllani?Tare, sigurisht qe llogjika ta thoshte se duhet te kishte patjeter nje gabim. “Nuk d e aktivizoj Currin, sepse nuk do te luaje ndaj Sllovenise”, ka thene Baric nje dite me perpara, ndersa dje, Curri, jo vetem qe ka luajtur, por e ka bere kete per 90 minuta te plota. Si te mos mjaftonte “mish?mashi” i formacionit te se ardhmes te Baricit, ne te 30' demtohet edhe kapiteni Igli Tare, i cili per plot kater minuta (koha qe iu desh Maqedonise per te na ndeshkuar) ka qendruar ne fushe duke pritur nderrimin me Berishen. Pesimi i golit i hedh shqiptaret ne sulm, ne kerkim te barazimit, por dyshja Kapllani?Berisha (pervecse prisnin nga mesfusha, qe desh te bente gjithcka vete), nuk kuptoheshin, duke lene disa raste edhe te pashfrytezuara. Nga ana tjeter, Maqedonia vazhdonte te administronte rezultatin. Minuta e 45?te e ndeshjes do t’u jepte fund “vuajtjeve” te kuqezinjve, duke i cuar ata ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte, Baric duket se ze mend dhe aktivizon Duron, Bogdanin dhe Ervin Bulkun, ne vend te Mukes, Kapllanit dhe Lales. Te fresketit nisin te shtyjne perpara skuadren, teksa ndermarrin edhe shume aksione sulmuese, duke bere qe Maqedonia te terhiqet ne gjysmefushen e saj dhe te lidhet “gardh” ne prapavije, ne pritje te ndonje kundersulmi, me ane te shqiptarit te vetem te skuadres, Pollozhani. Mbrojtja maqedonase peson disa “krisje” momentale, si pasoje e organizimit te perfaqesueses sone (cka sjell edhe largimin nga pankina te trajnerit te Maqedonise, Katanec), por porta mbetet serish e paprekur dhe kjo nuk mund te justifikoje as goditjet e “hidhura” te Duros, as fintet e individualitetin e Berishes dhe te Currit, por as “gjumin” e Bogdanit ne disa raste. Duke pare qe rezultati s’po ndryshonte, Baric mendon t’i jape nje “dore” Hykes, per te marre nje tjeter sinjal prej tij, dhe e aktivizon ate ne vend te Haxhit. Talenti bind plotesisht me lojen e tij, por i vetem duket i pafuqishem per te bere dicka, edhe pse fantazia nuk i mungoi. Perfundimisht, Shqiperia humb ne miqesoren ndaj Maqedonise, duke treguar se nje formacion dhe impenjim i tille, ne ndeshjen ndaj Sllovenise, do te ishte “vetevrasje”. Spikaten Pandev dhe Ristic ? Dy sulmuesit maqedonas, autori i golit te fitores, Ristic, dhe Pandev, ishin me te miret ne fushe per te dy ekipet, duke bere diferencen me te tjeret. Sidomos ne pjesen e pare, ata kane qene shume te rrezikshem, duke vene ne alarm mbrojtjen tone. Hyka dhe Bulku ? Edhe pse nuk luajten nga minuta e pare, loja e te riut Hyka dhe e Bulkut u pelqye nga specialistet dhe u duartrokit nga publiku. Me paraqitjen e tyre, ata kane hedhur nje hap, per ta bindur Baricin per ndeshjet e ardhshme. Fokus n Edhe ne kete ndeshje nuk kane munguar grupet e tifozeve shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia, ne mbeshtetje t- kombetares kuqezi. Madje, entuziazmi i tyre ka filluar shume ore perpara fillimit te ndeshjes, neper rruget e Shkodres. n Pasi arbitri italian ka nderprere ndeshjen, per hedhjen ne fushe te fishekzjarreve, ka nderhyre policia, e cila ka nxjerre nga stadiumi grupin e “ultrasve” “Dardanet” n Perpara ndeshjes, eshte mbajtur nje minute heshtje, ne nderim te ish?futbollisteve te kombetares shqiptare te ndare nga jeta, Bahri ishka dhe Arben Minga. n Dy futbollistet e grumbulluar, Memelli dhe Sukaj, e kane ndjkeur ndeshjne nga tribuna.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Bariē Hap Letrat: Nuk I Thirra Ata Qė Nuk Luajnė! 
 
Trajneri kroato austriak, i kėnaqur me formėn e sulmuesve, premton risi nė mbrojtje, vlerėson rikthimin e Canės dhe qan mungesėn e Currit nė takimin ndaj Sllovenisė -

Driton Latifi
Ka mbetur disi i befasuar trajneri Oto Bariē me lajmin qė ka rrjedhur nė mediat shqiptare se kapiteni i kombėtares shqiptare, Igli Tare, nuk ka marrė ftesė pėr dy ndeshjet e fundmarsit.
"Nuk e di se si erdhėt deri te ky lajm, por unė deri mė tani nuk kam thirrur askėnd, sepse nuk e kam shpallur listėn. Kam dėrguar njė listė tė gjerė tė futbollistėve nė FSHF, por listėn pėrfundimtare do ta shpall pas kėsaj fundjave, pasi do tė shikoj formėn e futbollistėve edhe nė ndeshjet e sė shtunės dhe sė dielės me ekipet e tyre",- thotė nėpėrmjet lidhjes telefonike, trajneri i kuqezinjve, Oto Bariē.
Megjithatė, ju nuk keni thirrur kapitenin, Igli Tare nė kombėtare?
"Shikoni, unė jam njė trajner me eksperiencė dhe i sinqertė. Eshtė e vėshtirė tė ftosh nė kombėtare njė lojtar qė nuk luan rregullisht prej disa muajsh nė ekipin e tij. Kėtė e kam thėnė edhe mė pėrpara se para se tė zėvendėsoj dikė, pasi dua tė jem i sigurtė nėse kam zgjedhje mė tė mirė. Unė mund tė them, se nė pėrgjithėsi nuk janė ftuar nė kombėtare tė gjithė ata lojtarė, qė nuk kanė luajtur tash e sa kohė me ekipet e tyre",- thotė trajneri Bariē.
"Oto maximale", megjithatė ėshtė i kėnaqur me formėn e sulmuesve tjerė, tė cilėt shpreson se do tė japin kontributin e tyre edhe me uniformėn kuqezi, mė 24 mars kundėr Sllovenisė nė Shkodėr dhe katėr ditė mė vonė, me Bullgarinė nė Sofje.
"Gėzohem qė katėr sulmuesit qė kam nė dispozicion, janė duke
shėnuar gola rregullisht nė ndeshjet e fundit. Bogdani ka shėnuar 3 gola nė dy ndeshje, Kapllani ka arritur nė shifrėn e 13 golave, Bushi ka shėnuar nga njė gol nė katėr ndeshjet e fundit, edhe i riu Salihi ka shėnuar 2 gola sė fundi. Salihin do ta ndjek personalisht edhe nė ndeshjen e radhės. Mendoj se nė sulm jemi mirė dhe kemi futbollistė me njė formė tė mirė sportive".
Trajneri Bariē pret qė nė takimin me sllovenėt kuqezinjtė tė paraqiten shumė mė mirė sportivisht dhe kėtė e mbėshtet, sidomos nė lojėn e pjesės sė dytė tė takimit miqėsor me Maqedoninė.
"Jam i bindur se do tė jemi shumė mė tė mirė se nė takimin me
Holandėn, pėr shembull. Besoj se do tė jemi sė paku 20 % mė tė mirė. Jam i kėnaqur me disa nga lojtarėt tanė. Nė mesfushė do tė na rikthehet Cana, i cili do tė jetė i gatshėm dhe i rėndėsishėm pėr ekipin. Mendoj se pjesa e dytė e ndeshjes nė Shkodėr tregoi se kemi zemėr, dėshirė dhe mundėsi pėr tė arritur mė shumė se deri tani."
Por, kuqezinjtė kanė ēaluar mė sė shumti nė mbrojtje, duke pėsuar shumė herė edhe gola nga reshtimi jo adekuat dhe reagimi i ngadalshėm. Sidoqoftė, mbrojtjen do ta konsolidojmė, kėtė e kam thėnė edhe mė parė. Ndaj Sllovenisė do tė kemi ekipin mė tė mirė. Do tė kemi risi nė mbrojtje, ndonėse mungesa e Currit nė takimin e parė do tė thotė mjaft",- tė thotė trajneri Oto Bariē, i cili ngadalė tė tregon pėr planet e tij pėr dy ndeshjet e radhės eliminatore, ndaj Sllovenisė dhe Bullgarisė.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh "Rikthimi I Bushit Nė Kombėtare, Me Mund E Djersė" 
 
"Nė faqen zyrtare tė Apollon Kallamariasė ėshtė publikuar mbrėmė edhe ky lajm: "Futbollisti i PAE Apollon i Kallamariasė, Alban Bushi, u thirr nė skuadrėn kombėtare tė Shqipėrisė nė prag tė ndeshjes Shqipėri Slloveni, mė 24 mars 2007, dhe Bullgari Shqipėri, mė 28 mars".
Menjėherė pas kėtij njoftimi iu drejtuam vetė Bushit pėr tė mėsuar se sa i vėrtetė ishte ky lajm. "Loku" tha pėr "Sportin shqiptar" se lajmi i botuar nė faqen zyrtare tė internetit tė Apollon Kallamariasė ishte i vėrtetė: "Pėr kėtė mė kanė njoftuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Njė gjė tė tillė ma ka komunikuar nėpėrmjet linjės telefonike edhe pėrgjegjėsi i skuadrave kombėtare nė federatėn tonė, zoti Besnik Ēela."
Alban Bushi iu pėrgjigj edhe mė gjatė interesimit tonė:
- Pas sa kohėsh ktheheni nė kombėtare?
- Nuk kam luajtur me ekipin kombėtar qė kur atė e ka drejtuar pėr herė tė fundit Brigeli, pra qė nė ndeshjen me Lituaninė.
- Domethėnė, nuk jeni thirrur asnjėherė nga trajneri Bariē?
- Jo, asnjėherė dhe kjo ėshtė hera e parė.
- Si e ndieni veten tani, kur ėshtė ligjėruar thirrja juaj nė ekipin kombėtar?
- Sigurisht qė ndihem shumė i gėzuar.
- Kujt ia dedikoni atė?
- Besoj se jam rikthyer falė djersės dhe mundit nė stėrvitje dhe nė ndeshje. Nėse ju kujtohet, e kam thėnė gjithnjė se do tė rikthehem nė kombėtare, ndaj jam mė shumė i gėzuar, sepse kam realizuar njė objektiv qė i kam vėnė vetes.
- Si e mendoni rikthimin nė kombėtare?
- Aspak tė lehtė, madje do tė thosha se ėshtė njė rikthim i vėshtirė. Them kėshtu kur mendoj kėrkesat qė ka kombėtarja. Unė do tė jap maksimimunin pėr ta justifikuar kėtė rikthim. Falėnderoj pėr kėtė edhe trajnerin Bariē apo edhe drejtues tė tjerė tė futbollit tonė, tė cilėt kanė ndjekur dhe kanė vlerėsuar kontributin tim gjatė kėtij sezoni nė futbollin grek.
Rikthimi i Alban Bushit nė ekipin kombėtar nuk ėshtė aspak njė nostalgji as edhe njė thirrje pėr ta respektuar atė pėr kontributin e dhėnė gjatė 13 vjetėve tė aktivizimit tė tij me fanellėn kuqezi. Mbi tė gjitha, ky rikthim ėshtė njė vlerėsim, ashtu siē thotė vetė Bushi, pėr mundin dhe djersėn e derdhur. Sipas njė statistike tė botuar nga mediat greke, Alban Bushi rezulton futbollisti mė i suksesshėm pėr muajin shkurt. Ai ka shėnuar gjatė kėtij muaji 3 gola, aq sa ka shėnuar futbollisti Salpigidhis i Panathinaikosit dhe braziliani Luēiano i Egalios. Bushi ka qenė kėsisoj mė i suksesshėm gjatė kėtij muaji edhe se vetė braziliani Rivaldo, i cili kryeson listėn e golashėnuesve mė tė mirė tė kampionatit grek, me 13 gola. Ndėrkohė, vetė Bushi, edhe pse luan me njė skuadėr modeste si Apollon i Kallamariasė, ka shėnuar 7 gola, duke qenė pa dyshim ndėr golashėnuesit mė tė mirė tė superligės greke.
Qė "Loku" e ka fituar fanellėn e kombėtares me djersė tregon edhe fakti se nė 24 javė tė kampionatit helen ai ėshtė aktivizuar nė 22 prej tyre dhe ka munguar vetėm pėr arsye kartonėsh. Viktimė e golave tė Alban Bushit janė bėrė skuadra tė mėdha tė kampionatit grek si Panathiniakos, AEK, Paok, Panionios, Iraklis e Korfuz.
Brenda kėtyre shifrave e fakteve mjaft domethėnėse fshihet djersa, mundi dhe sakrifica e Alban Bushit pėr t'u rikthyer nė kombėtare. Nė atė kombėtare pėr tė cilėn ai ka filluar tė luajė qė nė vitin 1994. Brenda kėtij kufiri janė regjistruar deri tani 59 ndeshje. Pikėrisht nė atė ndeshje tė parė tė luajtur nė Maltė, Bushi shėnoi edhe golin e parė me kombėtaren e tij, pėr tė arritur deri tani tek shifra 14, e paarritur nga askush. Megjithatė, gjithēka mund tė ndryshojė...
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!