Ajo qė mund tė vlerėsohet mė shumė sesa historia qė tregohet nė kėtė film ėshtė stili me tė cilin ėshtė treguar. Budina nė pozicionin e njė babai arrihet me njė "realizėm magjik" me elemente feliniane, ku tė bie nė sy gėrshetimi i thjeshtė mes realitetit dhe ėndrrės". Kėshtu ėshtė vlerėsuar nga kritika italiane filmi "Letra ere" (Lettere al vento) i regjisorit shqiptar Edmond Budina, gjatė kohės kur ai ishte pjesėmarrės i Bienales sė Taorminės nė Itali. Pas suksesit qė u reflektua dhe nė median e shtetit fqinjė, Budina ka vendosur ta sjellė filmin e tij edhe nė Tiranė, pėr tė marrė duartrokitjet e bashkėkombasve tė vet. Pėr kėtė, nė bashkėpunim me Institutin Italian tė Kulturės nė Tiranė, nė datėn 25 tetor nė kinema Millenium 2 do tė jetė premiera e filmit "Letra ere". Pėr kėtė regjisori Budina, i cili aktualisht punon si teknik nė njė fabrikė nė Basano (sipas medias italiane), do tė mbėrrijė sot nė Tiranė.
Filmi "Lettere al vento" i Edmond Budinės ėshtė njė bashkėprodhim italo-shqiptar, ku regjisor dhe aktor kryesor ėshtė vetė ai. Aktorėt me tė cilėt ai ka bėrė tė mundur realizimin e kėtij filmi janė emra tė njohur tė skenės dhe ekranit shqiptarn duke filluar qė nga Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Naun Shundi e deri tek mė tė rinjtė, si Ermela Teli, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli etj. Filmi ėshtė xhiruar nė Shqipėri dhe Itali. Pėr herė tė parė ai ėshtė shfaqur nė ekranin italian nė datėn 13 qershor tė kėtij viti. Pas prezantimit dinjitoz nė Bienalen e Taorminės, filmi i Budinės arriti tė futej edhe nė njė tjetėr varg konkurrentėsh. Kėtė herė nė edicionin e shtatė tė Festivali tė Kinemasė Italiane nė Gailo (Itali).
Niko, nje ish profesor 50 vjecar, tashme i papune ne Shqiperine post komuniste. Familja e tij jeton me parate qe i dergon i biri, Mikeli nga Italia, i cili prej disa kohesh nuk eshte bere me i gjalle. Pse? Niko niset per ne Torino, ku e pret nje e vertete shokuese. Djali i tij eshte bere nje kriminel aq i fuqishem sa te shkaktoje tmerr sapo te permendet emri i tij. Por babai arrin te beje zbulimin shokues dhe tejet te hidhur. Kjo eshte historia qe tregon Edmond Budina me titullin "Letra ne ere", kandidat per cmimin "Kinemaja ne bote" ne Taormina Bnl FilmFest (nje festival, i cili nga rendesia renditet ne krah te festivalit te Kanes dhe Venecias).
Filmi rrjedh natyrshem; babai behet nje personazh shume i dashur, i kapur ende pas disa vlera te fisme, futet ne mes te krimineleve, varferise dhe hipokrizise. Disa pjese (martesa e vajzes se Gonit, ne menyre te vecante) te kujtojne kinemane e Emir Kusturices, jo vetem ne prezantim por edhe ne marredhenien mes personazheve (Niko dhe Goni i ngjajne dy miqve/armiq te "Underground"). Ndersa galeoni qe shfaqet ne fillim te filmit, i cili me pas del si nje nder pikat kyce te tregimit, duket se eshte marre nga ajo e marinarit poetik Pierre Richard ne "27 puthje te humbura" i Nana Djordjaze. "Nje film i shkruar dhe i drejtuar mjeshterisht, meriton te shihet, edhe pse nga Shqiperia na vijne pak gjera, ndaj dhe ja vlen ti dedikojme nje ore e gjysem nga ekzistenca jone, ketyre fragmenteve te vogla te kinemase", shkruhet ne te perditshmen italiane "La Stampa", per filmin e Budines pas prezantimit ne Festivalin e filmit ne Taormina, ku konkuronte ne kategorine e filmave te huaj.
Pasi kemi pare kete film, mund te themi se ne harten e kinemase europiane, shenohet dhe nje emer i ri, Shqiperia", shkruan kritiku i njohur i kinematografise, Fabio Ferzetti ne gazeten "Il Messaggero". Ai levdon ne menyre te vecante stilin e autorit shqiptar, qe ka ngjyrat e nje realizmi magjik te natyres feliniane, i cili shkrin ne nje te vetme, endrren dhe realitetin me nje thjeshtesi qe te ben per vete.
Kush eshte Edmond Budina
Aktor dhe regjisor, ka patur nje rol te rendesishem ne jeten artistike, politike, sociale te Shqiperise Ka dhene shfaqjet teatrore nga me trasgresivet, ka qene zv/drejtor i Akademise se Artit Dramatik ne Tirane, ka perfaqesuar nje pike te forte referimi ne revolten e studenteve ne regjimin komunist. Si aktor ka punuar ne 25 serite e filmit televiziv italian "Nje vend ne diell". Sot jeton ne Itali dhe punon si hidraulik.
KaltersiaShqiptare Presents a New Upload
===== File Info =====
FileSize : 626M
PlayTime : 01:20:44.640
VideoCount : 1
AudioCount : 1
===== Video Info =====
Video 0# Stream
VideoCodec : DX50
VideoWidth : 352 piexs
VideoHeight : 224 piexs
VideoFrameRate : 25fps
VideoFrameCount : 121116
VideoBitRate : 943816
===== Audio Info =====
Audio 0# Stream
AudioCodec : MP3
AudioBitRate : 128000
AudioChannels : 2
AudioSampleRate : 48000
Linket
Password -> www.kaltersiashqiptare.com
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
















