Qafa e Botės ėshtė muri qė ka ndarė nė mes prej 63 vitesh ēamėt. Kėtej kanė mbetur njerėzit, andej ka mbetur toka. Kėtej janė tė gjallėt, andej tė vrarėt, prej Napoleon Zervėz e ushtrisė sė tij. Nė kėtė anė janė kujtimet e Behije Merkos, tani 72 vjeēe, qė ka pare ushtarėt grekė ti varnin nėnėn, nė anėn tjetėr ėshtė Paramithia, shtėpia e saj, varri i nėnės sė saj dhe qindra ēamėve tė tjerė.
Grupe ushtarėsh grekė janė vendosur nė kodrat pėrtej pėr ta bėrė edhe mė tė fortė murin, dukshėm tė ardhur enkas pėr ditėn e djeshme edhe pse e dinė mirė qė askush nuk ka ndėrmend ti sulmojė me armė. Mijėra ēame, qė kanė ardhur nė Qafė Botė tė Konispolit pėr tu pėrshėndetur me gjysmėn tjetėr, pėr tė marrė njė dorė dhe, njė gur, e pėr tė thėrritur fort se E duan Ēamėrinė, me shpresė se luginat do ta pėrcjellin zėrin pėrmbi varret e tė parėve tė tyre
Nė Qafė Botė, nė pikėn ku Shqipėria ndahet me Greqinė, atje ku 63 vjet mė parė ēamėt kaluan kufirin tė detyruar prej plumbave duke lėnė pas mijėra tė vrarė, tė vdekur urie e tė humbur. 63 vjet mė vonė, mijėra njerėz janė ngjitur sėrish Qafė Botės, pėr tė parė prej aty vendin qė u detyruan tė linin. Edhe atėherė ka qenė njė ditė e nxehtė,- kujton Ahmet Ademi, qė e ka kapėrcyer kėtė qafė, kur ishte 8 vjeē, duke mbajtur herė herė nė krah tė vėllain 6 muajsh.Rrugės hanim ēfarė tė gjenim. Ka qenė shumė e
vėshtirė, shumė vdiqėn urie,- ndėrsa sytė i pėrloten dhe duket se ai sheh sėrish atė 8-vjeēarin qė hiqte kėmbėt zvarrė nė pluhurin e rrugės, ndėrsa pas shpinės dėgjonte uturimat e avionėve qė bombardonin herė pas here karvanet me civilė, qė me vete nuk
kishin asgjė veē ndonjė rrecke
Nė Kllogjer tė komunės sė Xarės, njė gardh metalik ndan nga pjesa tjetėr e tokės varrezėn e pėrbashkėt tė 900 ēamėve.Ahmeti dhe Behija e dinė mirė se mund tė ishin mbuluar edhe ata nė kėtė varr tė madh, ndoshta pėr kėtė dy 72- vjeēarėt dhe mjaft tė moshuar tė tjerė,ndėr tė paktėt e mbetur gjallė qė i mbajnė mend ditė e tmerrit, iu ngjitėn mė kėmbė mes diellit dhe pluhurit kodrės, ku ranė bashkudhėtarėt e tyre tė vuajtjes. Dje, pas 63 vitesh, vendi ku qindra ēamė u varrosėn, pa pasur as tė drejtėn e njė cermonie tė thjeshtė u shėnua me njė pllakatė memoriale, ndėrsa pėr herė tė parė mbi kėtė varr tė madh u vendosėn buqeta me lule, nė nderim tė viktimave tė gjenocidit, ndėrsa me siguri nėnė Behija, siē i thonė, kujtonte se si kishte kapėrcyer kėtu, pasi mė parė rrugės i ishte dashur tė linte motrėn e saj foshnjė, pėr tė cilėn as sot nuk di asgjė.
Dhjetėra flamuj kuq e zi, dhjetėra tė tjerė me degėn e ullirit spushuan sė valėvitur
gjatė gjithė rrugės pėr nė Qafė Botė, njė pjesė tė mirė tė sė cilės ēamėt e rinj e
bėnė nė kėmbė si tė parėt e tyre qė i iknin tmerrit. Gra tė veshura me zeza, mbledhin
dhe, prej asaj pak toke ēame qė i ėshtė lėnė Shqipėrisė, e thonė se e kanė amanet tua
hedhin nė varre, tė afėrmve tė tyre tė ndarė nga jeta, pa mundur ta shohin mė Ēamėrinė
U desh mė shumė se 30 minuta nė njė diell tė nxehtė qė turma mė nė fund tė
bindej dhe mes thirrjeve E duam Ēamėrinė, tė kthehej pas duke hequr zvarrė kėmbėt qė duket se mezi shkuleshin nga ajo pak tokė ēame e kėtej kufirit.
Kėtej burra gra e fėmijė, qė ecin duke mbajtur pas kokėn, me shpresėn qė njė ditė
do tė mund tė kthehen sėrish kėtu, por pa ushtarė qė vigjėlojnė nė kodrat matanė, me dėshirėn e madhe pėr tu lėshuar me vrap tė tatėpjetės e pėr tu bashkuar me gjysmėn qė iu mungon. Dje ata u ndanė sėrish, por pa thėnė lamtumirė, kėtej mbetėn ēamėt, matanė mbeti Ēamėria
















