Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Misteri i Orinda Hutes, Origjina e Panjohur Irlandeze 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Misteri i Orinda Hutes, Origjina e Panjohur Irlandeze 
 
Duket si nje histori e trilluar kryekeput. Image
Por qe Orinda Huta nuk e mohon.Pas nje hezitimi te gjate
ajo ka pranuar me ne fund te rrefeje dicka nga e gjithe kjo thashethemenaje qe po qarkullon keto dite ne kafenete e Tiranes.Qe me sa na tregon vete ajo qenka me shume se nje thashethem.Kengetarja nuk ka dashur te jape deklatara te prera te origjines se saj te panjohur.Ka vendosur tju pergjigjet disa pyetjeve , me qellim per tu vene fre fanatazive te shfrenuara te njerzeve,
qe po ja deformojne shume historine te cilen as ajo vete nuk e ka zbuluar te plote.



Gazetarja: Ka kohe qe ne kafenete e Tiranes e ne mes miqve te tu po qarkullon nje thashethem disi i cuditshem , sipas te cilit ju nuk qenekeni shqiptare por irlandeze, dhe se sa po keni gjetur prinderit tuaj ne Irlande.
Pak e veshtire per tu besuar.Eshte e vertete apo nje thashethem qe nuk i duhet vene shume veshi , apo ka dicka te vertete ne kete histori ??


Orinda Huta:Te them te drejten nuk kam pike deshire te flas per kete gje , sidomos ne kete moment.Por duke pare se ky thashethem po merr dhene,
ndjej se duhet ti bej nje lloj prite fantazive te shfrenuara te njerzve qe ndersa e qarkullojne mes njeri-tjetrit kete histori , i shtojne asaj detaje sipas qefit.Kjo gje po me shqeteson shume,ne nje kohe kur une nuk e kam te qarte te plote variantin e kesaj historie.


Gazetarja: Kjo do te thote se paska dicka te vertete ne kete thashethemnaje ?

Orinda Huta:Ne kete moment nuk mund te them se gjithe ajo cka ke degjuar keto dite , nuk eshte thashethem.Ama nuk jam akoma gati te jap nje deklarate te prere per kete gje.Une kam zbuluar se njerzit  qe me kane rritur me kane adoptuar e se origjina ime eshte irlandeze.Eshte akoma shpejt per te dale ne kete perfundim.Une nuk dua te nxitohem per te dale ne perfundime qe ma permbysin krejt te  shkuaren time.Jam shume  e tronditur nga e gjitha kjo qe po ndodh, ndaj do tu lutesha njerzve, te njohurve te mi , qe te mos deformojne me shume kete histori qe po me lendon jo pak .

Gazetarja: Kjo eshte nje histori shume intime,si ju doli jashte kontrollit, si perfundoj neper tryeza kafenesh pra si thashethem i dites ?

Orinda HuTa:Ndoshta prej Miqeve.Me vjen keq qe e pohoj kete , por prej
duhet te kete dale.Kam pasur nevoje te flas me ta ne ditet qe po kuptoja se dicka po ndodhte me mua.


Gazetarja: Cfare po ndodh ne fakt ?

Orinda Huta:Kete po perpiqem te zbuloj edhe une.Te lutem me ler pak kohe sa ta zbuloj, te siguroj qe do ta rrefej pasi ta zbuloj.Ne keto dy vitet e fundit pasi mbusha 18 vjec , prinderit e mi nisen te me shqetesonin pak e nga pak , ndersa nisen te me tregonin disa histori te cuditeshme.

Gazetarja: Mund te na thuash se kur dyshoje per origjinen tende ?

Orinda Huta:Ndoshta qe ne ato heret e para qe shkoja ne Irlande.Me cudiste qe perhere prinderit e mi me thonin te shkoja gjithmone me pushime atje.Pikerisht atje do ta kuptoja se po ndodhte dicka me jeten time.Do te nisja te dyshoja me shume atje kur nje cift irlandez qe njoha atje, kerkonte te me biresonte.Ne fillim kjo me beri per te qeshur , por kjo gje u perserit disa here.Edhe ketu ne Tirane kur kam shkuar ne kishe cifte amerikanesh me kane kerkuar te me biresonin.Ndaj nje gje e tille me qe shndruar ne loje.Por shpejt do ta kuptoja se kembengulja e ciftit ne Irlande per te me biresuar nuk do ishte me nje loje.Shume gjera te tjera me pas qe do te ndodhnin do me trondisnin me shume.

Gazetarja:Ndoshta se do te bindnin se ata jane prinderit e tu te vertete ?

Orinda Huta:Nuk dua te them asgje tani per tani, une di qe kam dy prinder shqiptare me te cilet kam kaluar 19 vjet jete.Jam rritur ne ate shtepi , pjesa tjeter e kesaj historije me dhemb shume nuk dua ta besoj

Gazetarja:Pas gjithe kesaj Historie a mund te ndodhe qe Orinda Huta te largohet fare nga Shqiperia ?

Orinda Huta:Une nuk e mendoj dot kurre qe ta braktis familjen time.Do te shkoj shume me shpesh ne Irlande,mund te rri atje me gjate nga ckam ndenjur keto kohe, por s'mund te largohem nga shtepia ime.Gjithe keto vite jam mburrur per te qenit puro tiranse, dhe vazhdoj te them se jam puro tiranse,njeriu beson me shume ate qe duhet te besoje apojo ?

Gazetarja: Nuk te tundon ideja se ne Irlande do beje nje jete shume me te mire se ketu ?

Orinda Huta:Kjo eshte gjeja e fundit qe mund te mendosh kur je ne nje situate te tille.Une jam shume e kenaqur me jeten qe kam bere keto 19 vjet.
E tani do tju lutesha ta mbyllim ketu kete histori fola me shume se c'duhej per kete.Te kalojme ne pytje te tjera qe ta mbyllim ndryshe kete interviste, pa te lene shijen e keqe.


Gazetarja: Sapo ke nxjerre klipin e ri , Cfare do te vije pas tij ?

Orinda Huta:Meqe fitova cmimin diskografik tek "Kenga Magjike" shtepia
diskografike "Super Sonic" do me mundesoje realizimin e nje albumi te ri dhe dy vidioklipe te reja.Mund te them me bindje se persa i perket muzikes jam ne nje faze shume te mire.Ndihem e realizuar ne kete kohe , nderkohe qe kam nisur studimet e larta per Publik Relation ne Universitetin Europian te Tiranes.
Kaq do me mjaftonin per tu ndjere shume mire, por ja qe ndodhin gjera te papritura qe nuk te lene rehat.Megjithate do te kaloje dhe kjo situate , jam e bindur per kete gje.



Marre nga Gazeta Shqiptare
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Misteri I Orinda Hutes, Origjina E Panjohur Irlandeze 
 
shiko shiko sa gje interesante ku te lene ne shqperi pa te marre ne goje perdite sidomos kete qe se dikan nga paska ardhur
 




Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Orinda Huta - Gjithmone "Baby" 
 
Image- Orinda, pershendetje!

Ku jeni ne keto momente dhe me ēfare jeni duke pregatitur?


Ne keto momente jam ne Shqiperi duke u pergatitur per “Kengen magjike” dhe ne te njejten kohe duke vazhduar studimet ne “Universitetin e Europian te Tiranes”.

- Per cfare studioni?

Kete vit jam ne vitin e pare ne “Universitetin Europian te Tiranes”, per “Marredhenie Publike-Komunikim” ose ndryshe PR (Public Relation).

- Ēdo kenge e juaja qe prej fillimit ka qene hit ndaj dhe albumi juaj eshte nder me te shumepriturit. Kam degjuar qe albumin e keni gati ne perfundim dhe prisni momentin per ta publikuar. shte e vertete?

Albumi per publikun do vij atehere kur une ta kem ne duart e mia. Vertet albumit i duhen dhe pak kenge per t'u hedhur ne treg por une nuk dua te flas para kohe...

- Keni menduar per ndonje titull per albumin?

Akoma jo Elbino, akoma jo...

- Cilet kane qene artistet me te cilet keni bashkepunuar?

Soni, Julka, Flori dhe Elvana...

- Po vjen fundi i vitit. Ēfare nga projektet e 2006 ju ka mbetur pa realizuar e cilat do te jene projektet paresore per Orinden gjate 2007?

Siē ju tregova me pare jam duke u pregatitur per “Kengen magjike” e cila eshte e rendesishme per mua kete vit sepse vi me nje fryme te re. Ne projektet e 2007 nuk po e perfshij me albumin. Ai do vi atehere kur te jete gati. Tani per tani nuk e kam gati prandaj nuk dua te flas per ate. Ndoshta ne vitin 2007 do i sjell publikut dicka te re, larg kenges...

- Sa perqind te vetvetes gjeni ne kenget qe kendoni?

Ne te gjitha kenget qe kam kenduar e kam ndjere veten te plotesuar. Do te vecoja kengen e fundit te realizuar nga Aida Baraku dhe Darko Dimitrov... Kenge e papare...

-Keni tentuar apo keni krijuar ndonje prej kengeve qe do te jene ne album? I keni perzgjedhur vete kenget e tij apo ja keni besuar zgjedhjen kompozitoreve?

Nuk kam tentuar te krijoj asnjeren prej tyre. Do kisha patur shume deshire por eshte pamundur te shkruaj apo te perkthej nje gjuhe qe e njoh shume pak. Une muziken e ndjej, e dashuroj dhe perballe saj une mbetem pa fjale...

Kenget e albumit nuk i kam perzgjedhur vetem une.

- Kush jane kenget apo artistet Dance qe preferoni me teper? Cilin album muzikor jeni duke degjuar momentalisht?

Hahaha e bukur kjo pyetje... Njerezit shpesh mendojne se une duke qene se kam bere dy kenge dance duhet te degjoj e te kem kengetar te preferuar te dance-t.

Por jo Elbino. Orinda nuk ka kengetar te preferuar ne rrymen dance. P.Sh tani Orinda eshte duke degjuar albumin e nje kengetari francez qe e pelqen shume. Patrick Bruel quhet dhe kenga qe po degjon tani, tani eshte "Au cafe des delices", pra nuk ka asnje lidhje me dance.

- Ka qene kenga dhe te kenduarit, diēka qe e keni enderruar qe e vogel apo ishte nje pasion i cili lindi gjate adoleshences?

Ka qene nje pasion qe lindi qe kur isha e vogel dhe qe vazhdon te me mbaje dhe tani...

-Si imagjinoni se do kishte shkuar karriera juaj muzikore nese Flori nuk do

ju kishte propozuar te kendonit "Jo nuk mundem pa ty"?

Elbino nuk e di c'te them. Nuk e di ne eshte pelqyer kjo kenge apo jo qe te te kthej nje pergjigje me konkrete. Per mua, ajo eshte nje kenge e bukur. Kishte vite qe ishte krijuar per mua dhe une e kendova vetem disa muaj me pare.

- Ēfare mendimesh rrotulloheshin ne mendjen tuaj kur tek "Kenga Magjike" ne debutimin tuaj, ju rikthyen tre here ne skene? Eshte diēka qe nuk e shohim dhe aq shpesh te ndodh ne festivale...

Aaaaa “Kenga Magjike” me ka bere te ndjehem nen magji edhe pse nuk besoj fare ne te. Falenderoj jashtmase Ardit Gjebrene qe me ka mbeshtetur aq shume. Ishte edhe merite e tij qe une u ktheva tre here ne skene. Nje falenderim i madh shkon edhe per publikun qe me dha aq shume lumturi me duartrokitjet e tij...

- Po heren e fundit (tek K. M) sa te ndryshme e gjetet veten, nga ai moment i pare?

Heren e fundit pata nje incident ne skene. Per pak rashe nga skena por edhe pse nuk ishin duartrokitjet e para me pelqeu qe ata u shqetesuan per mua. Ne fund te kenges ata u hutuan aq shume saqe harruan edhe te duartokisnin si heren e pare...

- Kenga "Parajsa" nje bashkepunimi i juaji me Elvanen,Florin dhe Julken eshte nje prej kengeve me te kerkuara te viteve te fundit.Seicili prej jush tashme ka gjetur nje karriere te suksesshme si solist.Vazhdoni ta ruani kete miqesi dhe a do te kemi ndonje bashkepunim te dyte te ketij lloji?

Sigurisht qe e ruajm miqesine...

-Bezdiseni kur ende vazhdojne te ju therrasin "Baby"?

Asnjehere nuk kam per t'u bezdisur nga kjo fjale. Keshtu me ka pagezuar Ardit Gjebrea dhe me shkoi mbare, per me teper une sado te rritem nuk mund te iki nga natyra e nje "Baby"

- Me ngjasoni shume me Micha Barton e serialit "O.C". Keni pothuajse te njejten embelsi, pamje, menyre te foluri dhe shije ne veshje. Kush kujdeset per prezantimin tuaj te pergjithshem?

Me vjen keq te te them qe une nuk e njoh kete aktore por mund te te them qe per paraqitjen time skenike kujdesem vetem une. Kete vit ne “Kengen Magjike” eshte kujdesur edhe Aida Baraku, autorja e kenges time "Nisu, Arratisu"

- Vajzat e preferojne se shumti stilin tuaj te veshjes. Ēfare do te keshillonte Orinda si te domosdoshme ne veshje dhe tualet per stinen e dimrit?

Ne veshje kete vit kam preferuar te jem shume ekstravagante dhe kam perdorur shume ngjyrat e ndezura, per te larguar ndjesine e ftohte te dimrit. Ne tualet, une nuk perdor me shume se nje rimel per syte... edhe ne intervistat televizive qe kam dhene kohet e fundit kam dale e lyer vetem me nje rimel. Nuk perdor tone prandaj nuk kam c'te keshilloj per vajzat.

-Jashte biznesit muzikor...eshte jeta e perditshme po aq intesive sa edhe jeta ne muzike?

Pak a shume, po. Sic ju thashe pak me lart, shume shpejt do i sjell publikut nje Orinda larg kenges por prape e dashuruar me te...

(Shenim i autorit: Ne e pyetem Orinden se per cfare projekti behej fjale, por ajo vec na premtoi qe kur te jete finalizuar si projekt do te na njoftoj, pasi nuk deshiron qe te flase perpara kohe)

- Shume artiste i jane larguar vendit dhe ende vazhdojne, po Orinda ?

 Jam larg kesaj ideje. Nuk kam aspak deshire te largohem nga Shqiperia. E dua aq shume dhe nuk mund te iki nga ajo. Ndoshta me vone me ndodh, por ajo gje qe do duhet te me largoj nga Shqiperia, duhet te jete vertete e rendesishme per mua.

-Po ne Nju Jork nuk do na vini? Te pakten per vizite (koncert dmth) Smile

Do te kisha shume deshire te vija por akoma nuk me eshte bere ftesa... Eshte rruge e gjate nga Amerika deri ne Tirane dhe ftesa do pak kohe te vi.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Misteri I Orinda Hutes, Origjina E Panjohur Irlandeze 
 
Epo dukej kjo qe nga pamja qe ishte si e huaj...yll me bisht eshte vec. OK
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Misteri I Orinda Hutes, Origjina E Panjohur Irlandeze 
 
Perralla me Mbret!!!
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Misteri I Orinda Hutes, Origjina E Panjohur Irlandeze 
 
Malll Irlandez kjo gjasme Very Happy
Edhe une kam prejardhjen nga kina, por nuk dukem e tille  Razz
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!