Pėr shumė nga ne, ose ndoshta pėr tė gjithė ne, ėshtė i pamundur pėrfytyrimi i njė bote tė pėrbėrė nga mė tepėr se tre pėrmasa hapėsire.
Nė fakt ekuacionet qė pėrshkruajnė Teorinė e Lartėfillit (superstring) kėrkojnė njė Gjithėsi me jo mė pak se 10 pėrmasa. Por edhe fizikantėt qė kalojnė tėrė ditėn duke menduar mbi pėrmasa shtesė tė hapėsirės e kanė tė vėshtirė tė pėrshkruajnė se si kėto mund tė jenė ose si ne njerėzit, nė dukje mendje-dobėt, tė mund t'i qasemi tė kuptuarit tė tyre. Kėshtu ka qenė gjithnjė dhe ndoshta kėshtu do tė mbesė.
Nga 2-D nė 3-D
Njė pėrpjekje e hershme pėr tė shpjeguar konceptin e pėrmasave (dimensioneve) shtesė u bė nė vitin 1884 me botimin e novelės Flatland: A Romance of Many Dimensions (Rrafshina: Njė Romantizim i Shumė Dimensioneve) e Edwin A. Abbott. Novela ėshtė njė arsyetim nė "vetėn e parė" tė njė katrori dy-dimensional i cili nis tė ēmojė njė botė tre-dimensionale.
Katrori e pėrshkruan botėn e tij si njė plan tė populluar nga vija, rrathė, katrorė, trekėndėsha dhe pesėkėndėsha. Duke qenė dy-dimensionalė, banorėt e Rrafshinės i duken njėri-tjetrit si viza.
Ata shquajnė formėn e njėri-tjetrit pėrmes tė prekurės dhe duke parė se si vijat duket tė ndryshojnė nė gjatėsi kur banorėt i bijnė rrotull njėri-tjetrit.
Njė ditė, njė sferė shfaqet pėrpara katrorit. Pėr katrorin, i cili mund tė shohė vetėm njė prerje tė sferės, forma pėrpara tij ėshtė ajo e njė rrethi dy-dimensional. Sfera ka ardhur pėr vizitė tek katrori me qėllim qė ta bėjė katrorin tė kuptojė botėn tre-dimensionale tė cilės ajo, sfera, i pėrket. Ajo i shpjegon nocionin e "sipėr" dhe "poshtė", tė cilėn katrori e ngatėrron me "pėrpara" dhe "mbrapa". Kur sfera kalon pėrmes planit tė Rrafshinės pėr tė treguar se si ajo mund tė lėvizė nė tre dimensione, katrori sheh vetėm qė vija qė ai ėshtė duke parė bėhet mė e shkurtėr e mė shkurtėr dhe pastaj zhduket.
(fig. Nova) Nga njė kėndvėshtrim dy-dimensional, njė sferė qė pėrshkon njė plan ngjan si njė vijė qė nė fillim zgjatohet, pastaj, si ē'duket edhe nga kjo figurė, zvogėlohet e zvogėlohet derisa sa zhduket e gjitha.
Sado qė sfera mundohet tė shpjegojė me fjalė a me veprime, katrori nuk arrin tė kuptojė njė hapėsirė ndryshe nga bota dy-dimensionale qė ai njeh.
Vetėm pasi sfera e ngre katrorin nga bota e tij dy-dimensionale nė botėn e Hapėsinės arrin ky tė kuptojė mė nė fund konceptin e tre dimensioneve. Nga ky kėnd i ri shikimi, katrori sheh Rrafshinėn me syrin e zogut dhe ėshtė nė gjendje tė shquajė format e bashkėbanuesve (pėrfshirė kėtu, pėr herė tė parė, edhe tė brendshmen e tyre).
Armatosur me kėtė arsyetim, katrori gatuan me mend mundėsinė a njė dimensioni tė katėrt. Ai shkon edhe mė tej duke duke sugjeruar se numri i dimensioneve hapėsinore mund tė jetė i pafund. Duke u pėrpjekur tė bindė sferėn mbi mundėsinė e kėsaj, katrori pėrdor tė njėjtin arsyetim qė sfera pėrdori pėr tė parashtruar praninė e tre dimensioneve. Sfera, tani mė dritėshkurtra nga tė dy, nuk mundet ta kuptojė kėtė dhe nuk i pranon arsyetimet e katrorit - ashtu si shumė prej nesh "sferave" nuk pranojmė nocionin e dimensioneve shtesė.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"















