Por skandali merr pėrmasa edhe mė tė frikshme, pasi nė total ngarkesa e ardhur nga Ukraina ka qenė 3000 tonė. Ajo ėshtė importuar ne Greqi prej dy shoqėrive greke me qėllim qė tė rafinohej dhe tė shpėrndahej mė pas nė treg. Nga kjo sasi 2.132 tonė janė shpėrndarė deri tani dhe pėr fat tė mirė 1.182 tonė vaj luledielli janė bllokuar, ndėrsa kėrkohen se ku kanė shkuar 950 tonė tė tjera. Kanė qenė vetė zviceranėt, tė cilėt kanė dhėnė alarmin pas analizave tė bėra dhe mė pas janė ushtruar kontrollet pėrkatėse nė depot e shoqėrive qė importuan vajin e rrezikshėm nga Ukraina nė qytetin e Volos. Lajmi u konfirmua gjithashtu, nga Ministria e Zhvillimit tė Greqisė, sipas sė cilės sasia e bllokuar kishte pėrmbajtje tė lartė tė lėndės tė dioksinit. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Sektorit tė Kontrollit Ushqimor (EFET) pranė Ministrisė greke tė Zhvillimit, sasia e vajit ėshtė prodhuar nė Ukrainė dhe kishte destinacion vendet e Evropės Juglindore, veēanėrisht Shqipėrinė dhe Greqinė. Sasia e bllokuar u gjet nė magazinat e kompanisė MANOS A.E., nė zonėn qendrore tė Greqisė nė qytetin e Volosit. Nga ekzaminimi i mostrave tė kėsaj sasie rezulton se vaji i lulediellit ėshtė pėrzier me njė sasi tė madhe vaji tė lubrifikuar qė pėrdoret pėr automjetet. Prej analizave tė kryera nga laboratorėt specialė tė sektorit tė kontrollit ushqimor u konstatua se, vaji lubrifikant ishte i pėrbėrė prej 10% tė sasisė sė pėrgjithshme tė ngarkesės, duke e kthyer atė nė njė lėndė tepėr tė rrezikshme pėr jetėn e konsumatorėve.
Bllokimi
Operacioni pėr bllokimin e sasisė sė vajit tė rrezikshėm pėr konsumatorėt, i cili u cilėsua tepėr i suksesshėm u zhvillua mesditėn e djeshme nė Selanik dhe Volos tė Greqisė, mbasi ministria greke kishte mbledhur disa informacione nga homologėt zviceranė, se rezultatet e analizave tė kryera nė Bernė tė Zvicrės kishin rezultuar pozitive nė pėrbėrjen e lėndės sė dioksinit dhe qė pėrbėn rrezikshmėri pėr konsumatorėt e tregjeve nga ku kishte destinacionin vaji ukrainas. Menjėherė pas informacioneve tė kėtij burimi tė sigurtė, institucioni pėrkatės grek i ėshtė pėrveshur punės duke kryer kontrolle tė rreptė nė transitin e kėsaj lėnde. Sipas EFET-it, gjatė kontrolleve tė deritanishme, vaji importohej me anije prej Ukrainės dhe mė pas, shpėrndahej nė disa prej kompanive mė tė mėdha tė pėrpunimit tė vajrave ushqimore nė Greqi dhe Shqipėri. Siē dihet vaji lubrifikant ėshtė njė vaj me pėrbėrje kimike tė ngjashme me vajin e lulediellit qė pėrdoret vetėm pėr motorėt e makinave. Eshtė toksik dhe me pėrmbajtje kanceroze qė mund tė shkaktojė helmimin e njeriut, madje edhe vdekjen e tij. Tashmė, organet greke bėnė verifikimet e duhura ndaj 16 kompanive tregtare qė kanė shpėrndarė kėtė vaj, tė cilėt kanė pikat e tyre nė Athinė, Larisa, Selanik, Verie si edhe Korinth. Greqia nuk ėshtė i vetmi vend ku kanė mbėrritur sasi tė tilla vaji tė pėrzier, por sipas mediave greke ky vaj ėshtė shpėrndarė edhe nė tregjet e Gjermanisė, Francės, Italisė dhe Anglisė.
Kompania Shqiptare
Nė krye tė listės me emrat e kompanive qė e kanė furnizuar konsumatorėt me sasi tė mėdha tė kėtij vaji, rezultojnė kompania shqiptare "Dessina Balkan", qė ndodhet me qendėr nė qytetin e Korēės. Madje, nė raportin e saj ministria greke kėtė kompani e ka nėnvizuar, duke treguar se dhe fqinja e saj Shqipėria ėshtė e prekur nga ky rrezik. Tė njėjtat burime, sqaruan se po punohet pėr gjetjen me saktėsi tė kompanive, tė cilat kanė blerė dhe nė vazhdim kanė eksportuar sasi tė kėtij vaji. Mendohet sė pėrveē kompanisė "Dessina Balkan", edhe kompani tė tjera shqiptare kanė importuar nė sasi tė mėdha nga lloji i kėtij vaji. Ekspertėt grekė thonė se lista e kompanive shqiptare mund tė shtohet pasi nė dokumentet e shitjeve tė kompanisė, rezulton se njė tjetėr sasi prej 950 tonė tė sė njėjtės pėrbėrje, janė tregtuar gjatė ditėve tė kaluara. Ata do tė bėjnė verifikimet e duhura nėpėrmjet doganave pėrkatėse, pėr tė saktėsuar sasinė e vajit tė eksportuar nė vendin tonė. Burimet greke sqaruan se, do t'i kėrkojnė edhe palės shqiptare tė verifikojė destinacionin e ngarkesės sė rrezikshme nė vendin tonė dhe ta bllokojė tė gjithė sasinė e importuar sa mė shpejt pa pėrfunduar tek konsumatorėt. Emri i kompanisė shqiptare, rezultoi tė jetė nė listėn e publikuar prej kėsaj ministrie, e cila u publikua nė faqen e agjencisė shtetėrore tė lajmeve ANA. Sipas dikasterit grek, ky ėshtė njė ndėr skandalet mė tė mėdha qė kanė pėrfshirė sektorin ushqimor nė Greqi kėto vitet e fundit, kur dihet qė dhe disa herė pala shqiptare ėshtė njoftuar disa vite mė parė dhe pėr ushqime tė tjera qė pėrmbanin lėndė kanceroze si nė patatinat dhe nė lėndėt kozmetike. Skandale tė ngjashme janė zbuluar dhe pak muaj mė parė nė disa vende tė tjera tė Evropės, ku midis mė tė mėdhenjve ka qenė skandali i djathit mozzarela dhe i verės me dioksinė nė Itali. Ende nuk dihen pėrmasat e tij, pasi ka vetėm pak orė qė organet hetimore kanė filluar hetimet pėr gjetjen e saktė tė sasive tė importuara nė Greqi, e nė vazhdim tė eksportuara drejt Shqipėrisė.
Shqipėria sėshtė pjesė e skandalit tė vajit
Ministria e Bujqėsisė mohon kategorikisht futjen nė vendin tonė tė ndonjė sasie vaji tė ndotur. Sipas kėtij dikasteri ēdo ngarkesė e kėtij lloji, qė importohet i bėhen analizat e mė pas lejohet kalimi i doganės. "Vendi ynė nuk ėshtė i pėrfshirė nė kėtė skandal. Nuk ėshtė importuar asnjė sasi vaji qė pėrmban lėndė tė rrezikshme", u shpreh pėr gazetėn zėdhėnėsi i Ministrisė sė Bujqėsisė, Rexhep Shahu. Ai theksoi se, ministria ka kontaktuar urgjentisht me drejtoritė e Korēės dhe tė Gjirokastrės. "Jemi lidhur me drejtoritė tona nė Korēė dhe nė Gjirokastėr dhe nga informacionet qė morėm prej tyre, nuk ka asnjė import tė regjistruar nga kompania qė pėrflitet", tha Shahu. Nga ana tjetėr, ai nėnvizoi se, duke nisur nga sot do tė verifikohen tė gjithė importet e vajit qė janė bėrė muajt e fundit. Sa i pėrket kompanisė "Dessina Balkan" e pėrmendur nga autoritetet greke si importuese e kėtij vaji nė vendin tonė, zėdhėnėsi i ministrisė u shpreh se, nuk ka ende informacion nėse ėshtė vėrtet pjesė e kėtij skandali ose jo.
Dhoma e Tregtisė: Vaji ėshtė i parafinuar, sėshtė i rrezikshėm
KORĒE - Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė nė Korēė, Ilir Selenica, jep garanci se vaji i bllokuar nė territorin grek nuk ka pėrbėrės tė rrezikshėm. Sapo ka mėsuar lajmin e pėrcjellė nga mediat greke, sipas tė cilave ėshtė bllokuar dhe vaji qė do tė transportohej nė Shqipėri nga firma korēare, "Dessina Balkan" ai ėshtė vendosur nė kontakt me pronarin e saj. "Kontaktova me pronarin e firmės, Petrit Hajdėrlli, i cili ndodhet nė Greqi. Ai pretendon se vajin qė po sillte e ka tė cilėsisė sė mirė. Por pėr ta vėrtetuar kėtė gjė unė di qė po merren autoritetet shėndetėsore greke. Nė telefon mė tha se vaji ėshtė i mirė, por nė fabrikėn ku ai e kishte blerė vajin njė kontroll i autoriteteve greke ka gjetur vaj tė parafinuar. Ėshtė ky fakt qė shėrbeu si sinjal pėr tė bllokuar ngarkesat e Hajdėrlliut drejt vendit tonė. Pra dyshohet se ėshtė vaj i parafinuar. Pėr vaj me pėrbėrės tė rrezikshėm as qė bėhet fjalė", pohon Selenica. Sipas tij, Hajdėrlliu ėshtė anėtar i Dhomės sė Tregtisė dhe korrekt si biznesmen. Firma e tij importon vaj nga Greqia pėr t'u shpėrndarė mė pas nė zonėn juglindore tė vendit. Nė ēdo rast pohohet se para se tė hidhet nė treg, vajit i bėhen analizat nė laborator dhe nė ēdo rast rezultatet kanė dalė pozitive, qė dėshmojnė se vaji ėshtė brenda cilėsisė dhe standardeve tė pėrcaktuara. Ndėrkohė, kryeinspektori i Laboratorit tė Cilėsisė dhe Standardeve nė Korēė, Arben Gjata thotė se prej 1 muaji firma "Dessina Balkan", e cila sjell vazhdimisht mostra vaji pėr analiza, nuk ka sjellė nė Shqipėri vaj luledielli, pėr shkak tė problemeve qė fabrika greke ka pasur me mallin e bllokuar nė Spanjė. "Me sa di unė ai e merr vajin nė fabrikėn mė tė re tė vajrave nė Greqi. Asnjėherė nuk ka pasur probleme me cilėsinė dhe standardet e tij. Mos harrojmė se Greqia ėshtė vend i KE dhe merr sanksione tė rėnda nėse shkel standardet", pohon Gjata.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"















