Nuk mund te eci perpara nje shoqeri pa femren!
Shqiperia mbetet nje vend dhe shoqeri me teper patriarkale.Evropa perendimore sot eshte shume matriarkale si shoqeri. Liria e femres eshte ligji numer nje per nje shoqeri qe deshiron te ece ne hapat e filozofise te qyteterimit perendimor. Shume vete sygjerojne mendime te ndryshme lidhur me mentalitetin e sotem ne shqiperi. Une personalisht mendoj se shqiperia sot eshte nje shoqeri paradoksale e cila po perpiqet te gjej identitetin e vet, dhe rrjedhimisht pa nje identitet shoqeror nuk mund te kemi mentalitet, sepse baza, berthama e shoqerise nuk egziston ne shqiperi, dicka qe mund te ishte si partia dikur apo ligji i lek dukagjinit dikur me pare dhe doket e forta mijevjecare, ose feja sic ndodh ne disa shoqeri te tjera neper bote, pra mungojne shtyllat baze qe mbajne nje shoqeri te caktuar ne kembe. Qe te krijojme lirine e individit dhe liberalizimin ekonimik dhe shoqeror (nen nje shtet demokratik) si baze te shoqerise tone (gje qe teorikisht pranohet nga te gjithe shqipetaret) duhet me pare te zgjidhim problemin e GJINISE (gender), dhe shpejt. Ka shume hipoteza se si mund te zgjidhet problemi i gjinise, por ajo qe une mendoj eshte zgjidhja me e mire eshte vecimi (diskriminimi) pozitiv ligjor i femres ne shqiperi. Pa u arritur pavaresia ekonomike e nje vajze te re apo e nje gruaje te martuar eshte e kote te mendojme per ndryshim mentaliteti, sepse ai ndryshim nuk eshte nje ndryshim qe e sjell shoqeria, por nje ndryshim qe lind natyrshem ne shoqeri kur ligjet shoqerore jane te barabarta per te gjithe, dhe mundi djersa dhe meritat e secilit ndahen perkatesisht, qofte nje femer apo nje mashkull.
Pershembull: kur them vecim pozitim, kam parasysh qe qeveria te marre masa, biles ta kete perparesi kryesore punesimin e femres ne shqiperi. Le te jete nje telash me i madh se papunesia e meshkujve sepse po te marrim nje shembull nga jeta e perdishme do e shikojme qe Pranvera apo Teuta neqoftese jane ne pune dhe kane nje rroge, atehere ato automatikisht ndjejne nje pavaresi me te madhe se sa duke qene pa pune, sepse kane nje siguri financiare, qe edhe ne qofte se duan te dalin me nje te dashur, apo me nje shoqe per nje kafe dhe hasin ne veshtiresi me prinderit tradicional, apo vellezerit mbrojtes, ato gjithmone mund te jetojne te lira ne nje shtepi me qera, sepse kane pavaresi financiare. Pra kyci i problemit gjinor mbetet pavaresia financiare e femres. (Perndryshe ato duhet te mbyllin gojen dhe te qajne ne dhomen e tyre sepse nuk kane ku te fusin koken)
E dyta,qeveria te punoje ngushte me drejtesin dhe organet policore ne menyre qe ta beje perparesi kapjen dhe denimin shume te ashper ligjor kundrejte atyre qe abuzojne ne cfaredolloj menyre me femren. Duke pasur nje femer te lumtur kemi nje familje te lumtur,dhe duke pasur nje femer te lire kemi nje familje te lire,duke pasur shume familje te lumtura dhe te lira ,kemi nje shoqeri te lire.Le te punojme te gjithe se bashku ta arrijme.
____________
Lot Dielli



















