historia e paskalit
Mjeshtri i priti me neveri akuzat pėr tradhti
Xhelil Gjoni: Ēmė tha Paskali kur e kėshillova nė Komitetin e Partisė
Enveri kundėrshtoi kėrkesėn e ministrit tė Brendshėm pėr tė burgosur Skulptorin e Popullit
Afrim Imaj
Odise Paskalin nuk duhet ta arrestojmė, por ta kėshillojmė sipas rregullave tė Partisė. Ky tė jetė njė qortim paralajmėrues dhe nė rast pėrsėritjeje tė operojmė me masėn ekstreme.
Kėshtu e kujton kundėrshtimin e Enver Hoxhės ndaj kėrkesės sė Ministrisė sė Brendshme pėr tė futur nė burg mjeshtrin e skulpturės Xhelil Gjoni, njėri nga ish-drejtuesit e lartė tė Partisė sė Punės, tė cilit i ka qėlluar ta ēojė nė fund kėtė detyrė tė shefit tė tij.
Duke folur pėr gazetėn Panorama, njeriu qė ka mbyllur procedurėn misterioze tė Sigurimit tė Shtetit pėr Odise Paskalin, vė nė dukje ēastet e papritura nė zyrėn e Ramiz Alisė, kur ėshtė njohur pėr herė tė parė me objektin e penalizmit tė mjeshtrit tė daltės. Prej aty, kėrkesa pėr prangosjen e tij do tė kalonte pėr miratim nė zyrėn e Enverit, i cili kėtė radhė do tė hezitonte pėr ta degdisur viktimėn e radhės nė ferrin e Burrelit. Me Paskalin njihesha prej kohėsh, - kujton Gjoni, - dhe u ndjeva ngushtė kur mė thanė se duhej ta thėrrisja e ta kėshilloja nė zyrėn time nė Komitetin e Partisė sė Tiranės. Ishte njė detyrė delikate dhe me shumė pėrgjegjėsi qė duhej ta bėja patjetėr, pavarėsisht rrethanave qė mė lidhnin me tė. Por Paskali, pas tronditjes sė parė, e priti me qetėsi akuzėn e bėrė nė adresė tė tij. Madje mė befasoi jashtė mase kur citoi emrin e njeriut qė kishte ngritur tėrė alibinė e kėsaj historie misterioze. Nė fakt i kishte rėnė nė shenjė, pavarėsisht se unė duhej tė bėja tė paditurin pėr identitetin e tij. Po si u shpreh gjeniu i skulpturės shqiptare gjatė procesit tė kėshillimit paralajmėrues? Cili ishte mendimi i tij pėr kėto praktika tė fshehta nė ndjekje e nė pėrgjim tė intelektualėve e krijuesve? Si u prit ky veprim nga njerėzit qė u njohėn me tėrheqjen e vėmendjes ndaj Paskalit?
Zoti Xhelil, disa nga miqtė e Skulptorit tė Popullit, Odise Paskali, thonė se ju, me urdhrin e Enver Hoxhės, e keni thirrur e kėshilluar atė nė zyrėn e Komitetit tė Partisė pas denoncimit tė bėrė nga Sigurimi, si element antiparti. Si ėshtė e vėrteta?
Kjo ka ndodhur diku nga fillimi i viteve 80, kur unė kryeja detyrėn e sekretarit tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės pėr ēėshtjet e propagandės. Kėtu desha tė saktėsoj se pėr thirrjen e tij nuk mė ka urdhėruar Enver Hoxha, po Ramiz Alia. Ky veprim do tė shėnonte finalizimin e njė pune disamujore tė Sigurimit tė Shtetit, i cili me mekanizmat e tij, qė tashmė dihen, kėmbėngulte pėr ta prangosur profesor Paskalin. Mesa dukej maja e kupolės qė pėr raste tė tilla do ti merrej leje patjetėr, kishte refuzuar masėn ekstreme ndaj kėtij personaliteti. Sidoqoftė, e gjithė kjo do tė quhej e mbyllur me njė tėrheqje tė vėmendjes ndaj skulptorit tė talentuar.
Thatė se urdhrin pėr ta kėshilluar jua dha Ramiz Alia, po pėr motivin e kėshillimit a ju sqaroi ai?
E vėrteta ėshtė se me kėtė procedurė unė isha njohur disi mė parė, madje kishte qenė Ramiz Alia qė mė kishte azhornuar me tė. Ai mė thirri njė ditė nė zyrė dhe mė dha tė lexoja njė dokument me dy faqe, firmosur nga ministri dhe zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme. Nė thelb tė pėrmbajtjes sė saj ishte njė denoncim shoqėruar me propozimin pėr tė lejuar arrestimin e Odise Paskalit si element antiparti, dhe si njeri qė merrej me agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Fillimisht u befasova dhe nuk desha tu besoja atyre qė lexoja nė atė shkresė tė cikluar tepėr sekrete. Odise Paskali ishte njė nga personalitetet publike e krijuese mė tė rėndėsishme tė vendit. Njihesha me tė prej kohėsh dhe kisha respekt tė veēantė. Sidoqoftė, isha para njė akti tė kryer, qė thjesht etika si zyrtar partiak nuk mė lejonte ta vija nė diskutim atė. Si pėrfundova sė lexuari, Ramiz Alia kėrkoi gjykimin tim dhe aty pėr aty mė tha se kėtė dokument duhej tia ēonte Enverit, i cili, pasi tė njihej, do tė jepte verdiktin pėrfundimtar pėr ndėshkimin e Paskalit.
Cili ishte sugjerimi qė i dhatė Ramiz Alisė pasi u njohėt me pėrmbajtjen e dokumentit tė Sigurimit tė Shtetit pėr Odise Paskalin?
Nuk e mbaj mend me saktėsi ēfarė kam shprehur gjatė takimit me Ramiz Alinė, po mė kujtohet qė i shpreha rezerva pėr atė qė kishin konstatuar strukturat e sigurimit nė adresė tė Odise Paskalit. Ishte njė ēėshtje e mprehtė dhe duhej tė mateshe mirė pėr tė ndėrhyrė nė vendimmarrje. Njeriu i fundit qė duhej tė shprehej pėr kėtė nė tė tilla raste ishte vetė Enveri.
Po Ramiz Alia, a ishte i bindur se mjeshtri i daltės duhej tė vinte pėr riedukim diku nga Spaēi?
Me aq sa mbaj mend, Ramizi nuk mu duk se kishte ndonjė mendim tė kristalizuar. Bile-bile, me sa kuptova ai ndjehej njėsoj si unė, i befasuar dhe shumė dyshues pėr ēka pėrmbante letra e Sigurimit. Sidoqoftė, ēėshtja nuk ishte nė kompetencėn e tij. Nė kėtė rast ai detyrohej ta transmetonte procedurėn tek Enveri. Ishte tjetėr gjė kur ky i fundit mund ti kėrkonte ndonjė mendim, siē ndodhte shpesh gjatė dėnimit tė njerėzve tė artit e kulturės. Po nuk i dihej se ērrugė do tė merrte ēėshtja nė zyrėn e Enverit.
Si rrodhi dialogu juaj me Ramizin para se kėrkesa pėr tė prangosur Paskalin tė vinte nė zyrėn e Enverit?
Qysh nė fillim i shpreha Ramizit dyshimin tim pėr vėrtetėsinė e dokumentit tė Sigurimit, qė kishte tė bėnte me figurėn e Paskalit. Nuk besoj kurrė, - i thashė kreut tė Komitetit Qendror tė Partisė, - qė Odise Paskali tė bėjė pjesė nė radhėn e atyre qė duan ti nxjerrin sytė Shqipėrisė. Ka vite qė njihem me tė dhe asnjėherė nuk mė ka lėnė tė kuptoj se ėshtė njeriu i prapaskenave antikombėtare. Odiseja, vazhdova ti tregoj Ramizit, vėrtet qė nuk ėshtė komunist, por ėshtė njė figurė e nderuar atdhetare, njė nga personalitetet e shquara tė artit, qė ka hedhur nė bronz tė gjitha figurat historike tė kombit. Mė tej i numėrova disa nga veprat e tij, qė atėherė ishin tė pazėvendėsueshme nė llojin e vet. Nga mėnyra si mė dėgjonte Ramizi linte tė kuptoja se tė gjitha kėto i dinte mirė, por organet e Sigurimit provonin para Partisė se ai prej kohėsh ishte duke bėrė njė veprimtari tė fshehtė antiparti. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, ai u kthye nga unė dhe, duke lexuar logon e dokumentit, pėrmendi fjalėn agjitacion e propagandė kundėr Partisė dhe pushtetit popullor. Si konstatova mėdyshjen qė i lexohej nė vėshtrimin e menduar, u hodha mė tej: Edhe sikur tė jenė tė vėrteta ato qė thonė operativėt e Sigurimit, asnjėherė nuk do tė isha dakord qė Paskalin ta penalizojmė me kėtė masė ekstreme. Ai me artin brilant qė ka prodhuar ėshtė njė vlerė e madhe e kulturės dhe historisė tonė. Ta degdisėsh nė Spaē, do tė thotė se duhet tė shfarosėsh tė gjitha veprat e tij qė kanė pushtuar sheshet dhe bulevardet e vendit. Kaq ishte takimi, dhe unė u largova. Ramizi pas kėsaj duhej tė shkonte nė zyrėn e Enverit.
E ēoi Ramizi kėrkesėn e Sigurimit pėr tė arrestuar Paskalin tek Enveri, dhe si rrodhi mė tej kjo ēėshtje?
Patjetėr qė e ēoi, se nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Unė kėtė procedurė e dija, por nuk arrija tė mendoja ēfarė do tė vendoste Enveri. Nga ato pak fjalė qė do tė shėnonte ai nė atė shkresė do tė varej fati i jetės sė mjeshtrit tė skulpturės. Njėherazi me tė edhe fati i monumenteve tė shumtė qė kishte skalitur dora e tij dhe qė hijeshonin rrugėt dhe sheshet e qyteteve tona. Gjithsesi, kjo dilemė nuk do tė zgjaste shumė. Vetėm pak orė pas kėtij takimi nė Komitetin Qendror, kur isha duke punuar nė zyrėn time nė Komitetin e Partisė sė Tiranės, Ramizi mė telefonoi sėrish dhe mė njohu me atė qė kishte thėnė Enveri pėr ēėshtjen e Odise Paskalit. Shoku Enver, mė tha ai, u shpreh kundėr arrestimit tė Paskalit. Ai mendon se kjo procedurė duhet tė mbyllet me njė kėshillim qortues, qė nėnkuptonte njė tėrheqje vėmendjeje pėr tė qenė mė i kujdesshėm e i pėrmbajtshėm gjatė komunikimit tė pėrditshėm. Me sa dukej, Ramizi e kishte mirėpritur kėtė qėndrim tė shefit tė tij. Kuptohet, ky ishte njė lajm i mirė edhe pėr mua, qė Odisenė e kisha njė nga miqtė e afėrt. Gjithsesi, edhe kėshillimi nuk ishte njė masė e lehtė, sidomos pėr personalitetin e spikatur tė tij. Megjithėse mė ngushėllonte fakti qė Paskali i madh nuk do tė vihej nė pranga, pėrsėri ndjehesha keq qė ai do tė kėshillohej pėr qėndrime e deklarata tė sajuara. Ca mė tepėr kur kėtė do ta bėja unė, bile nė zyrėn time. Gjysma e sė keqes, mendova teksa pėrfundova telefonatėn me Ramiz Alinė.
A e mbani mend pėrse e penalizonin Odise Paskalin organet e Sigurimit tė Shtetit?
Kanė kaluar kohė qė atėherė, por pėrmbajtjen e atyre ēėshtjeve pėr tė cilat e akuzonin mjeshtrin e madh e mbaj mend mirė. Njėra nga ēėshtjet e atij dokumenti denoncues kishte tė bėnte me vlerėsimet dhe deklaratat e tij pėr kushtet e vėshtira tė krijuesve, sidomos tė atyre qė punonin me artet figurative.
Sipas tij, kėtė lloj arti po e varfėronte konformizmi i komisioneve zyrtare me njerėz tė paaftė, tė cilėt ishin duke prishur hierarkinė e veprave nė emėr tė parimeve proletare. Bashkė me kėtė brengė qė mjeshtri i daltės e kishte shprehur nė disa tubime me krijues e artistė, Paskali kishte shfaqur shqetėsimin pėr kushtet mjerane nė tė cilat punonin mjeshtrit e penelit e tė daltės. Nga sa mė kujtohet, njerėzit e Sigurimit kishin qėmtuar vėrejtjet e Paskalit pėr mungesėn e dhomave tė ekspozimit dhe tė shitjes sė veprave tė artit, pėr krizėn e bazės materiale dhe tė studiove, pėr mėnyrėn vulgare si vlerėsoheshin veprat e artistėve
etj. Ndėrkaq, syrit tė vėmendshėm tė njeriut qė e markonte nga afėr sjelljen e tij nuk i kishin shpėtuar as reagimet e trishtuara tė Paskalit pėr varfėrinė e tejskajshme tė tregut, ku sipas thėnieve tė tij, mungojnė gjėra nga mė tė jetiket, qė nga shkrepėset e deri te lidhėset e kėpucėve. E gjithė kjo lėndė e vjelė nė mjedise tė ndryshme e nė mėnyrė tė fshehtė kishte qenė e mjaftueshme pėr ta denoncuar e akuzuar Paskalin pėr punė armiqėsore dhe agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor.
Gazeta ka zbuluar njė dokument ku Paskali akuzohet pėr prirje borgjeze e dekadente nė krijimtarinė artistike. Pėr kėtė Sigurimi ka arkivuar fshehtaz njė dosje tė dorėshkrimit tė kujtimeve tė tij dhe ka bėrė interpretimet e tyre. A kishte gjė pėr kėtė nė shkresėn e servirur nga Ministria e Brendshme nė Komitetin Qendror?
Lidhur me kėtė desha tė them, se nė shkresėn e Ministrisė sė Brendshme qė kėrkonte tė dėnonte Odise Paskalin bėhej fjalė edhe pėr njė dėshmi tė tillė. Sigurimi me mėnyrat e veta kishte mundur tė depėrtonte deri te ky dorėshkrim, qė nė thelb ishte njė ditar qė Odiseja kishte mbajtur qysh nė vitet e studimeve nė Itali. Nga sa raportonin ekspertėt e Ministrisė sė Brendshme, nė tė kishte shėnime e dokumente, interpretime e opinione politike, qė binin ndesh me filozofinė marksiste-leniniste dhe moralin komunist. Ndėrkaq, aty kishte edhe pėrjetime nga procesi pėr ngritjen e veprave tė ndryshme. Njėri ndėr ta qė e rėndonte pozitėn e Paskalit bėnte fjalė pėr periudhėn kur kishte daltuar bustin e mretit Zog. Ajo kishte mbetur nė bllokun e Paskalit qė nga viti 1928, kur ai e kishte bėrė pėr herė tė parė veprėn kushtuar monarkut shqiptar. Kuptohet, nė gjykimin e asaj kohe kjo do tė vlerėsohej mė shumė se nostalgji e autorit pėr Lartmadhninė. Nuk i mbaj mend mirė detajet e tjera rreth kėtyre dorėshkrimeve dhe ēėshtjeve pėr tė cilat penalizohej mjeshtri i daltės, po di tė them se operacioni pėr ti shtėnė nė dorė kėto kishte qenė njė veprim sa i pabesė, aq edhe dashakeq.
A flitej nė dokumentin e Ministrisė sė Brendshme pėr pėrgjimet qė i kishte bėrė Sigurimi dhe njerėzit e tij Odise Paskalit?
Odise Paskali ėshtė survejuar nga organet e Sigurimit tė Shtetit pėr njė kohė tė gjatė. Kjo as qė diskutohet. Kishte mjaftuar njė sinjal nė rrugė operative pėr tė vėnė nė lėvizje strukturat speciale, tė cilat fill pas kėsaj kishin nisur tė operonin nė adresė tė Paskalit. Pėrgjimi nė kėtė rast ishte njė praktikė rutinė pėr tė dokumentuar e plotėsuar provat e nevojshme pėr armiqėsinė e viktimės, qė nuk dinte gjė pėr ēfarė ndodhte me tė. Pėr suvrejimin e Paskalit nga Sigurimi i Shtetit kam mėsuar pas takimit qė bėra me Ramiz Alinė pėr kėtė ēėshtje.
Ju thatė se morėt urdhėr pėr tė mbyllur procedurėn e ngritur nga Sigurimi pėr Paskalin me njė kėshillimin qortues. Si e kujtoni momentin kur u pėrballėt me tė nė zyrėn e sekretarit tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės?
Kur mė tha Ramizi se Enveri kishte porositur qė unė tė thėrrisja e tė kėshilloja Odise Paskalin pėr tė qenė mė i vėmendshėm e i kujdesshėm gjatė komunikimeve tė ndryshme, me thėnė tė drejtėn u ndjeva ngushtė. Ajo ishte njė detyrė partie, e duhej bėrė patjetėr, ca mė tepėr qė vinte drejtpėrdrejt nga Enver Hoxha.
Po si do tė pėrballesha me mikun tim, qė e kisha adhuruar prej kohėsh e qė kisha biseduar gjatė pėr artin e kulturėn? Si do ta qortoja pėr cektėsi e mungesė vigjilence mjeshtrin e shquar? Si do ti thosha atij, se pas kėtij qortimi e prisnin prangat dhe qelitė e Burrelit? Ca mė tepėr, qė tė gjitha kėto nuk mund ti besoja. Sidoqoftė, momenti ishte kritik e nuk tė linte kohė pėr tu zgjatur me ndjesi tė tilla.
E lajmėruat zyrtarisht Paskalin...
Kėshillimi nė atė kohė ishte njė lloj ndėshkimi penal, qė parakuptonte masėn mė tė lehtė tė goditjes e dėnimit. Pas tij vinte demaskimi publik dhe nė fund burgimi. Unė duhej ti komunikoja masėn e ndėshkimit qė kishte dhėnė pėr tė Enveri. Duhej ta kėshilloja mikun tim, duke e paralajmėruar se tjetėr herė pėr gabime tė tilla Partia do ti hidhte prangat. Kisha tė bėja kėshtu me njė detyrė partie shumė tė rėndėsishme. Rregulli e donte ta lajmėroja zyrtarisht, dhe kur tė paraqitej sipas urdhrit tė marrė nga zyrtarėt e Komitetit tė Partisė, ti komunikoja atė qė ishte vendosur pėr tė nė Komitetin Qendror. E kisha shumė tė vėshtirė pėr tė operuar nė kėtė mėnyrė dhe vendosa tė takohesha vet me tė, pėr tia vėnė nė dukje nė njė lloj intimiteti. Ēuditėrisht nė rrugicėn qė pėrballeshim ēdo ditė disa kohė nuk ma zuri syri. Kisha menduar ta ftoja pėr njė kafe nė zyrė dhe atje tė konsumonim edhe problemin qė ishte bėrė ēėshtje dite. E pėrgjova njė mėngjes tek kalonte pranė selisė sė Komitetit tė Partisė dhe pasi shkėmbyem pėrshėndetjen e rastit, i ofrova ftesėn pėr kafe. Fillimisht hezitoi, po kur pa kėmbėnguljen time pranoi dhe tė dy bashkė shkuam nė zyrėn time. Aty pastaj...
Ēfarė ju tha Odise Paskali kur e kėshilluat qortueshėm, sipas urdhrit tė Enverit?
Atij i erdhi papritur dhe u trondit shumė, por e mori shpejt veten. Mos!, mė tha teksa e njihja me pėrmbajtjen e denoncimit dhe aty pėr aty pėrmendi emrin e njeriut qė kishte ngritur tėrė atė alibi. Dhe nė fakt i ra nė shenjė, pavarėsisht se mua nuk ma donte pozicioni tia konfirmoja. Unė nuk kam atdhe tjetėr, -shtoi me duar qė i dridheshin, - dhe nuk kam pse ti kundėrvihem vendit tim. Dora dhe mendja ime kanė punuar pėr tė dhe martirėt e tij. Turp! Turp pėr ata qė shpifin tė tilla gjėra, tha mė nė fund dhe kėrkoi tė pinte njė gotė ujė. Pastaj pėr disa ēaste nė dhomė ra njė heshtje e thellė, ku asnjėri nuk merrte guximin tė shtonte gjė tjetėr nė atė bisedė tė imponuar. Kuptohet qė unė nuk kisha si ti thosha se kjo ishte porosi e Enverit, pas njė kėrkese pėr tu arrestuar nga Ministria e Brendshme, po duhej ti lija tė kuptonte qė herė tjetėr tė bėnte kujdes. Kaq, vetėm kaq mbaj mend nga ai takim i vėshtirė e shumė tundues. Mė vonė jam takuar edhe herė tė tjera me mikun tim Paskali. Ai asnjėherė nuk iu kthye kėsaj historie.
Ridėnimi i Odise Paskalit: Dhunimi i studios historike
Mjeshtrin Paskali kanė dashur ta burgosin nė kohėn e diktaturės, ndėrkohė qė nė demokraci e kanė ridėnuar, duke i dhunuar studion ku punoi pėr 62 vjet. Kėshtu thotė me dhimbje pėr gazetėn Panorama njėri nga ish-kolegėt e skulptorit tė shquar. Sipas tij, odiseja me studion e Paskalit tė madh nis qysh nė ditėt kur ndėrroi jetė. Menjėherė pas vdekjes sė Paskalit, - sqaron njeriu qė ka punuar prej vitesh me tė, - familjarėve tė tij i kėrkuan ēelėsin e studios, me arsyetimin se aty do tė instaloheshin skulptorėt qė do tė punonin pėr monumentin e Enver Hoxhės. Qė kėtej nis denatyrimi i saj. Me dhjetėra bocete, vizatime, projekte, vepra tė Paskalit u trajtuan si mall pa vlerė dhe humbėn pa adresė. Buste tė tėra u prishėn. Nė periudhėn e demokracisė studios i dolėn pėr zot tė tjerė njerėz, qė preferuan ta kthejnė nė banesė. Pėr vite tė tėra aty banuan dy familje. Vetėm pas kėmbėnguljes sė familjarėve tani vonė studio mund tu kthehej atyre nė pronėsi, po gjithsesi me tjetėr destinacion.
Pėr ish-kolegun e mjeshtrit tė skulpturės shqiptare dhunimi dhe denatyrimi i strehėzės krijuese tė tij ėshtė njė ridėnim i dytė pėr tė. Ēėshtė mė e keqja, - pėrmbyll ai, - ende nuk ndihet kush nga autoritetet e kulturės do tė punonte pėr ta ringritur atė nė nivelin e njė muzeu, qė do tė ishte me shumė vlerė jo vetėm pėr artin, por edhe shumė mė gjerė.