Mendimi im rreth kesaj teme!
Perse ofendohemi:
Ne ofendohemi nese dikush mendon rreth nesh ne nje menyre qe ne nuk duam qe ai te mendoje. Shume njerezit i japin shume rendesi se si jane te shikuara nga te tjeret, nga shoqeria
etj. Kjo eshte teper e rendesishme per njerezit. Ne kemi nje imazh se si na shikojne te tjeret perpara syve tone, dhe shpesh here e freskojme ate ndermjet jetes sone. Mund te quhet besim ne vetvete. Na percakton gezimin ne siperfaqe te gjere.
Tani ne qofte se dikush ka nje opinion te keq rreth nesh,ne nen-ndergjegjeshmerisht e dime qe ky opinion do ta prishi ate imazh brenda trurit tone se si na shikon shoqeria ne, dhe tani e dime se pasoja e ketij demtimi te imazhit do te na beje te ndjehemi me pak te gezuar dhe me pak te kenaqur me veten tone.
Duke qene te ofenduar
dmth se ne jemi duke e penguar prishjen e imazhit, pastaj merzitemi, dhe mundohemi qe te bejme dicka te shpejte rreth kesaj. Shpesh here mundohemi qe ta zhvlersojme ate person ose te pakten opinionin negativ.
Perse kur ofendohemi eshte qesharake (ne shumicen e rasteve):
Nuk ka asnje arsye per tu ofenduar nga asgje. Mund te zgjerojme kete ne shume emocione te tjera. Nuk kemi arsye per te qene te nevrikosur nga asgjeje apo askujt, sepse cdo gje ndjek ligjet natyrale.
Per shembull, ne qofte se nje person nevrikoset tek koha e keqe, ne korrektish mendojme se personi eshte 'qesharak', se dicka duhet te jete gabim me te, disa probleme emocionale. Kjo eshte e njejte ne qofte se nje person nevrikoset tek nje person apo kafshe, ndonese nuk shikohet aq qesharake se me kohen, sepse njerezit dhe kafshet bejne sjellje te parashikueshme dhe sipas ligjeve natyrale, ka nje shkak, nje pershkrim te arsyetueshem, per cdo gje qe bejne njerezit, sikurse me kohen.
Por disa here eshte nje aspekt i perdorshem per te treguar emocionet:
Mund te influencosh njerezit rreth e qark teje ne qofte se u tregon atyre se cfare mendon rreth akteve te tyre duke i lene ato per te pare emocionet e tua. Shume here ka efekt me te mire tek ata kur u tregon atyre se si ndjeheni ne menyre paqesore.
____________
Lot Dielli