Papa Ratzinger ka kėrkuar edhe njėherė ndjesė pėr gabimet e "njerėzve tė Kishės". Gjatė fjalimit tė mbajtur dje nė sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan, Papa tha se: "Pavarėsisht gabimeve tė bėra nga njerėzit e Kishės, askush nuk duhet tė ketė frikė nga Krishti". Ai tha mė tej se "Gjatė historisė, tė krishterėt, duke qenė njerėz dhe mėkatarė, kanė mundur edhe tė tradhtojnė". Ndėrkohė, Papa u ka tėrhequr vėmendjen dje mediave, duke thėnė se "nėse nga njėra anė shpėrndan pafundėsisht informacione, nga ana tjetėr duket se po dobėson kapacitetet tona tė kritikės". Mė tej nė mesazhin e tij, Papa
Benediktit XVI tha se "Sot mė shumė se kurrė ėshtė e nevojshme tu drejtohemi pėrfaqėsuesve tė traditave tė mėdha religjioze jo tė krishtera, pėr ti ftuar tė pėrballen me dritėn e Krishtit, qė ka ardhur jo pėr tė abroguar, por pėr tė sjellė dėshmi se sa dora e Zotit ka shkruar nė historinė religjioze tė qytetėrimit, veēanėrisht nė shpirtrat e mėdhenj, qė kanė kontribuar nė ngritjen e humanizmit me dijet e tyre dhe shembujt e tyre tė virtytit". "Krishti ėshtė dritė, dhe drita nuk mund tė errėsojė, por vetėm tė ndriēojė", tha Papa. Kreu i kishės katolike ka pėrfituar nga rasti dje edhe pėr tu bėrė urimet Kishave Ortodokse qė nė ditėn pas Epifanisė festojnė Krishtlindjet. "Jam i nderuar tu adresoj urimin tim tė sinqertė vėllezėrve e motrave tė tjera tė dashura tė Kishave Lindore qė, duke ndjekur Kalendarin Julian, kremtojnė nesėr Krishtlindjen e Shenjtė: me dashuri iu uroj atyre shumė paqe dhe prosperitet kristian", tha papa Ratzinger. Mė tej, duke u folur besimtarėve, kreu i Kishės Katolike ka kujtuar se me afrimin e ditės sė Mbretėrve Magjistarė nė Kasollen e Betlehemit "filloi tė realizohej afrimi i popujve paganė me besimin tek Krishti, sipas premtimit tė bėrė nga Zoti ndaj Abrahamit. Magjistarėt, shpjegoi Papa, "Mendohet tė ishin krerėt religjozė persianė qė arritėn nė Jeruzalem tė udhėhequr nga njė
yll, nga njė femnomen drite, i interpretuar nga ata si shenjė e lindjes sė njė mbreti tė ri tė hebrenjve"
















