Pjesa e pare fillon e shpejte per Angline e cila realizon edhe golin e pare ne minuten e 4te fale nje goditjeje denimi nga Bekam dhe ndihmes se kapitenit paraguaian Carlos Gamarra. Nje autogol qe do te vendose edhe fatin e kesaj ndeshje. Fati i keq i Paraguait vazhdon me largimin e portierit te tij Justio Villar per shkak te nje lendimi ne kofshe. Pjesa e pare nuk dhuron asgje te bukur pervec golit.
Pjesa e dyte fillon e ngadalte per te dy ekipet. Duket sikur Anglia eshte e kenaqur me rezultatin dhe Paraguai i eshte dorezuar ketij rezultati. I vetmi rast qe vlen per tu permendur eshte ai ne minuten e 73te nga Lampard, por Bobadilla e grushton topin jashte kuadratit te portes. Sulmuesve te Paraguait u mbaroi benzina dhe gjate minutave te fundit te pjeses se dyte as nuk arrinin afer portes angleze. Lampard godet fort ne minuten e 89te por edhe njehere portieri Bobadilla ka pritur.
Runi ishte vendosur sot ne stolin e rezervave, por me sa duket trajneri Erikson nuk e pa te nevojshem aktivizimin e tij. Si perfundim, Anglia mer tre pike te vlefshme ndersa Paraguait i ngelet vetem te shpresoje ne ndeshjet e ardhshme.
____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google














