Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
"Partizani" - Demat E Kuq 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh "Partizani" - Demat E Kuq 
 
Historia e skuadres se futbollit "Partizani"

Historia e skuadres se futbollit "Partizani" e ka fillimin fill pas Clirimit te vendit. Baze per krijmin e saj ishin e rinjte partizane te divizioneve, te brigatave te ushtrise nacionlēlirimtare. Ne vitet e para shkolla "Skenderbej" dhe "Shkolla e Bashkuar e Oficerave" si dhe futbolliste te skuadrave te tjera do te ishin furnizuesit kryesor te saj. Ne kampionatin e pare te kategorise se pare te pasluftes, ne viin 1945 do te merrnin pjese dy divizione te ushtrise njera ne qender ne Shkoder "Ylli" dhe tjetra me qender ne Korēe "Liria". Keto dy skuadra ushtarake do te merrnin pjese vetem ne kampionatin e pare, pasi ne vitin 1946 dy skuadrat e mesiperme me futbollistet me te mire krijuan berthamen e ekipit kryesor te skuadres ushtarake e cila mori emrin "Ushtria" . Me 13 janar 1946 ekipi zhvilloi takimin e pare miqesor ndaj kampiones se vendit te vitit 1945 "Vllaznia". Ndeshja u zhvillua ne Tirane. Ne nje shi te dendur dhe qe u mbyll me rezultatin 0-0. Skuadra ushtarake dallohej nga inicialet e germave qe ishin vendosur ne gjoksin secjilit futbollist. Formacioni i pare historik i saj ne kete kete takim ishte: Bonati, Luga, Tepelia, Demneri, Fagu, Rexhepi, L.Hoxha, Teliti, Kavaja, Bakalli, Bylyku. Ndersa ne 7 prill 1946 skuadra e cila kishte luajtur nen emrin "Ushtria" , ne kete takim kunder "17 Nentorit" te Tiranes, per here te pare ne bluzat e tyre ishte shkruajtur "Partizani". Takimin e fitori ekipi i "Partizanit" me rezultatin 2-0. Shenuesit ishin futbollistet: O.Pengili dhe Q.Teliti . Ja dhe formacioni qe luajti per fanelat e kuqe: Cobani, Tepeli, Dibra, Fagu, Kavaja, Pengili, Hoxha, Sakiqi, Bylyku, Demneri. Ne kampionatin kombetar te kategorise se pare te vitit 1946, skuadra ushtarake "Partizani" nuk ishte pjesmarrese. Por per te mos qendruar pasive, skuadra ndermorri nje turne te gjate ne shume qytete te Shqiperise per konsolidimin e ekipit por dhe per te pare futbolliste cilesore te ketyre qyteteve. Zhvilloi 9 ndeshje miqesore, duke shenuar 26 gola e pesuar 9. Shenuesi me i mire ishte Qamil Teliti me 11 gola. Viti 1947, per here te pare ne hstorine e saj merr pjese ne kampionatin kombetar te vendit dhe per here te pare shpallet kampion kombetar, titull qe do ta mbronte dhe ne kampionatet e viteve 1948 dhe1949. Partizani fitoi dhe 2 kupa republike ne vitet 1948 dhe 1949. Skuadren e ka drejtuar traineri i shquar, Sllave Llambi qe gjithashtu dhe futbollist i skuadres. Historia e skuadres se futbollit "Partizani" gjate nje periudhe 55 vjecare ka qene vazhdimisht ne rrije ne fitimn e 15 titujve kampion kombetar te 14 kupave te Republikes e te shume takimeve nderkombetare, por per te theksuar eshte fitimi i 2 medaljeve te argjendi ne Laipcig dhe Hanoi ndaj skuadrave me ne ze te Europes Lindore. Skuadra e Partizanit me futbollistet cilesore ka perbere bazen e skuadres kombetare. Ne 55 vjet ne skuadren, kane dhen kontributin e shquar qindra futblliste. Skudra e Patizanit per shume vite jo vetem ka fituar tituj kampion dhe kupa republike, por ajo i ka paraprire futbollit shqiptar. Jane shume mjeshtra te merituar dhe dhjetra mjeshtra sporti qe kane dale nga rradhet e skuadres se Partizanit. Shume nga ish futbollistet e Partizanit kane veshur fanellat e ekipeve te huaja si ne Itali, Gjermani, Rumani, Greqi, Turqi, Zvicer etj.

Dy rezultatet historike te Partizanit:
 
Partizani mund Torinon ne Tirane ne Kupen e Kupave. Partizani luante me uniforma te bardha.
Image
 
Partizani mund Celtic ne Tirane ne Kupen e Kampioneve me rezultatin 1-0. Celtic kualifikohen duke fituar 4-1 ne Skoci.

Image


Kampionati Shqiptar
15 here Kampion

1947
1948
1949
1954
1957
1958
1959
1961
1963
1964
1971
1979
1981
1987
1993

Kupa e Shqiperise
15 here fitues

1948 Partizani 5-2 Tirana
1949 Partizani 1-0 Tirana
1957 Partizani 2-0 Lokomotiva
1958 Partizani 4-0 Skenderbeu
1961 Partizani 1-1 1-0  Besa
1964 Partizani 3-0 Tomori
1966 Partizani 2-1 4-3  Vllaznia
1968 Partizani 4-1 Vllaznia
1970 Partizani 4-0 0-1  Vllaznia
1973 Partizani 1-0 Dinamo
1980 Partizani 1-1 1-0  Elbasani
1991 Partizani 1-1 4-3p  Flamurtari
1993 Partizani 1-0 Albpetrol
1997 Partizani 2-2 4-3p  Flamurtari
2004 Partizani 1-0 Dinamo

8 here finalist

1950 Dianmo 2-1 Partizani
1951 Dinamo 3-2 Partizani
1953 Dinamo 2-0 Partizani
1954 Dinamo 2-1 Partizani
1974 Dinamo 1-0 Partizani
1985 Flamurtari 2-1 Partizani
1988 Flamurtari 1-0 Partizani
1989 Dinamo 0-0 3-1  Partizani

Superkupa
1994
2004
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh "Partizani" - Demat E Kuq 
 
Ne Shqiperi u keqtrajtua futbolli per shume vite
Dominonin vetem ekipet e kryeqytetit  pa e pasur kete te drejte
Merrnin lojtar nga ekipet e tjera me zore , dmth po te shkonte nje lojtar nga qytetet e tjera ushtar ne Tiran do ta merrte Partizani  Smile
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh "Partizani" - Demat E Kuq 
 
Presidenti i kuq kėrkon zgjidhje nga shteti dhe FSHF-ja pėr ēėshtjen e stadiumit

Image

 Partizani nuk po gjen ende karar me "Qemal Stafėn", madje tani qė ka pėrfunduar kontrata e vjetėr, tė kuqve do t'u duhet tė sorollaten poshtė e lart nė kėrkim tė njė fushe pėr tė luajtur futboll. Me Shkumbinin do tė luhet nė "Selman Stėrmasi", duke e gjetur njė zgjidhje pėr momentin, por kjo kurrsesi nuk mund tė jetė e pėrhershme. Kontrata e drejtuesve tė kuq me drejtorinė e stadiumit kombėtar ka pėrfunduar mė 24 janar dhe pėr tė zhvilluar ndeshjet brenda po nė kėtė stadium duhet lidhur njė kontratė e re. Qiraja pėr njė ndeshje ėshtė 3 milionė lekė tė vjetra dhe pėr 18 tė tilla, qė Partizani do t'i luante nė kėtė stadium gjatė gjithė sezonit (nuk janė pėrfshirė ndeshjet e kupės), presidentėt duhet tė shpenzojnė njė shifėr prej 54 milionė lekėsh, njė shumė kjo mjaft e konsiderueshme. Ndėrkohė qė skuadrat e tjera nuk paguajnė asnjė lek nė stadiumet e tyre, pėrse Partizani duhet tė diskriminohet nga tė tjerėt? Kėtė temė problematike, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, e ka prekur edhe herė tė tjera, duke kėrkuar barazi pėr Partizanin, ndėrsa kėtė radhė kėrkon ndėrhyrjen e shtetit. "Unė mendoj se duhet parė me kujdes problemi i stadiumit "Qemal Stafa", madje shteti dhe FSHF-ja duhet tė ndėrhyjnė pėr zgjidhjen e tij. Nuk ėshtė e drejtė qė nga tė gjitha skuadrat e superligės vetėm Partizani (ėshtė edhe Dinamo, por unė dua tė flas vetėm pėr skuadrėn qė drejtoj) duhet tė paguajė pėr zhvillimin e njė ndeshjeje futbolli nė fushėn e vet. Tė gjitha skuadrat e rretheve kanė stadiumet e tyre dhe i administrojnė vetė fitimet qė mund tė realizohen nga shitja e biletave. Unė nuk jam zheloz pėr kėto skuadra, madje mė bėhet qejfi qė arrijnė tė nxjerrin ndonjė pėrfitim, sado i vogėl qoftė ai, nė kėtė rrugė. Superliga ka 8 skuadra dhe vetėm Partizani e Dinamo duhet tė paguajnė pėr stadiumin. Unė jam president i Partizanit qė prej 7 vjetėsh dhe kam investuar shumė tė mėdha pėr kėtė skuadėr, ndėrkohė qė shteti nuk mė ka ofruar asnjė qindarkė pėr gjithė ato shpenzime dhe nuk mė duket e drejtė qė tė diferencohemi nga skuadrat e tjera. Me sa duket, si shteti qė kaluam dhe ky qė ėshtė sot mė shumė e ka mendjen tė sulmojė Partizanin se sa ta ndihmojė. Si pėrfundim, unė nuk kėrkoj trajtim tė veēantė nga skuadrat e tjera, por ruajtjen e barazisė. Se cila ėshtė zgjidhja, kėtė le ta vendosė shteti me FSHF-nė," - ka pėrfunduar deklaratėn e tij presidenti Xhani. Ky problem, i ngritur nga drejtuesit e kuq, duket se do tė trajtohet gjerėsisht edhe nė tė ardhmen, sepse faza e tretė ende nuk ka filluar dhe tė kuqtė duhet tė gjejnė njė fushė pėr t'i zhvilluar ndeshjet brenda. Kėtė herė u gjet zgjidhja, "Selman Stėrmasi", por kjo kurrsesi nuk mund t'i japė drejtim pėrfundimisht kėtij problemi. Nė kėtė fazė, Partizani do tė luajė plot 5 takime si pritės, ndėrkohė qė kontrata me stadiumin e kombėtar "Qemal Stafa" ka pėrfunduar qė nė dhjetor. Tani pritet se cila do tė jetė zgjidhja pėr Partizanin pas ndeshjes me Shkumbinin.

Xhani e Angjeli, vizitorė nė Kamėz
Partizani edhe dje e ka zhvilluar nė Kamėz seancėn e radhės stėrvitore, por me njė ndryshim. Skuadrėn e kanė ndjekur nga afėr tė dy presidentėt e kuq, Pirro Angjeli dhe Albert Xhani. Ndėrkohė qė Starova e ka pasur mendjen te stėrvitja e futbollistėve, tė dy presidentėt kanė qėndruar bashkė, duke kėqyrur nga afėr punėn e trajnerit tė tyre. Presidentėt e kuq kanė qenė mjaft tė angazhuar me merkaton e janarit, qė gjithsesi nuk ka sjellė ende tė reja nė kampin e kuq. Ndeshja e radhės po afron dhe nė njėfarė mėnyre prania e tyre nė fushėn e stėrvitjes ka qenė njė paralajmėrim pėr tė shmangur ndonjė surprizė tė mundshme pėrballė peqinasve. Nė pėrfundim tė seancės stėrvitore janė larguar edhe presidentėt e kuq.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Partizani" - Demat E Kuq 
 
akoma luajne keta?

po kush i shikone aman!
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Partizani" - Demat E Kuq 
 
jz Shkruajti: [Shiko Temėn]
akoma luajne keta?

po kush i shikone aman!


o jz po ti e di qe a1 ka tifoz te cmendur ish tranjerin e tij Laughing
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh "Partizani" - Demat E Kuq 
 
Harrove ti qe babi jot me Partizanin eshte  Razz  Vetem ty te kemi me Traktorin  Laughing
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Partizani" - Demat E Kuq 
 
Para Partizan  Smile
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Partizani" - Demat E Kuq 
 
Klubi Shumėsportėsh “Partizani” tashmė mund tė figurojė vetėm nė letėr, si emėr, sepse raporti i vlerėsimit tė tij nga komisioni pėrkatės, qė mban datėn 7.5.2008, ėshtė shoqėruar me kthimin e tij nė pronėsi private tė familjeve Begeja dhe Saliaga. Kėtu pėrfshihen tė gjitha objektet dhe trualli, pėrjashto 866.5 m2, tė cilat mbeten pronė e shtetit, nga 18 211 m2, qė ėshtė sipėrfaqja totale e truallit tė klubit shumėsportėsh. Kėtu nuk flitet pėr pjesėn e futbollit, fati i sė cilės ende nuk dihet. Kjo konfirmohet nga raporti vlerėsues i grupit tė ekspertėve si dhe nga shkresat e zyrės vendore tė regjistrimit tė pasurisė sė paluajtshme, Tiranė, por edhe nga agjencia e kthimit dhe e kompensimit tė pronave. Kqyrja, matjet dhe fotografimi i klubit shumėsportėsh “Partizani” ėshtė bėrė nė prani tė anėtarit tė komisionit dhe vlerėsimit, zotit Afrim Tola, dhe kryetarit tė komisionit tė vlerėsimit, zotit Irfan Hoxha.

Sipėrfaqet

Konkretisht, nga matjet e realizuara nė terren, sipėrfaqja totale e truallit tė Klubit Shumėsportėsh “Partizani”, pėr pjesėn e klubit qė shtrihet nė rrugėn “Frosina Plaku”, ėshtė 18 211 metra katrorė, nga e cila, sipėrfaqja nėn objekte ėshtė 4 857 metra katrorė dhe sipėrfaqja funksionale ėshtė 13 934 metra katrorė. Sipėrfaqja e cilėsuar “nėn objekte” prej 4 857 m2 ėshtė shumatore e sipėrfaqes nėn objektet ekzistuese nė terren, tė cilat janė pjesė e inventarit tė klubit, qė e ka sipėrfaqen 4 277 m2 + sipėrfaqen nėn objektet, tė cilat nuk ekzistojnė nė terren, por janė pjesė e inventarit dhe qė kanė sipėrfaqe tė matur grafikisht nė azhornimin e para vitit 1993, qė kanė zėnė njė sipėrfaqe prej 105 m2 + sipėrfaqja nėn objektet e ndėrtuara pas vitit 1993, apo shtesat anėsore tė objekteve ekzistuese, ndėrtuar pa projekt, pa miratim, tė gjitha tė zaptuara e qė ndodhen jashtė inventarit tė objekteve, pjesė tė pronės nė privatizim, qė kanė njė siperfaqe 475 m2. Meqenėse objekti qė privatizohet ka njė listė inventari tė vėnė nė dispozicion tė grupit tė ekspertėve vlerėsues, pėrcaktohet se sipėrfaqja totale e truallit ėshtė 18 211 m2, nga e cila sipėrfaqja funksionale ėshtė 13 934 m2, sipėrfaqja nėn objektet legale ėshtė 4 277 m2, ndėrsa sipėrfaqja e ndėrtimit ėshtė 5 518 m2. Pjesė e Klubit Shumėsportėsh “Partizani” janė edhe pishina e notit + zyra e palestra e notarėve, qė shtrihet nė Rrugėn e Durrėsit, me sipėrfaqe 920 m2, nga e cila, sipėrfaqja nėn objektin aktual, jashtė inventarit ėshtė 600 m2, ndėrsa sipėrfaqja funksionale ėshtė 320 m2. Nga sipėrfaqja funksionale, infrastruktura rrugore, sipas Planit Rregullues, zė njė sipėrfaqe prej 40 m2. Pėr objektin aktual, me sipėrfaqe 600 m2, nuk ka dokumentacion leje ndėrtimi, as projekt tė miratuar. Pėr pasojė, sipėrfaqja e truallit, sipas inventarit (duke hequr ato qė janė pėrdorur e do tė pėrdoren pėr qėllime publike, nė rastin konkret, rikonstruksion infrastrukturor rrugor, sipas Planit Rregullues) ėshtė 800 m2, ndėrsa sipėrfaqja nė inventar ėshtė 0 m2. Kqyrja, matjet dhe fotografimi i pronės objekt vlerėsimi janė bėrė nė prani tė anėtarit tė komisionit tė vlerėsimit, z.Afrim Tola dhe kryetarit tė komisionit tė vlerėsimit, z.Irfan Hoxha.

 

Pronėsia

Bazuar nė dokumentet e vėna nė dispozicion, pronar i objekteve tė Klubit Shumėsportėsh “Partizani” ėshtė SHTETI, ndėrsa administrues ėshtė Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Pėr secilėn pjesė tė pronės, nė rrugėn “Frosina Plaku” dhe nė Rrugėn e Durrėsit, kemi:

- Bazuar nė shkresėn nr. 1036/1 Prot, datė 29.04.2008, tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, janė trajtuar me vendime tė kėtij institucioni familjet Saliaga, Llagami dhe Begeja.

- Bazuar nė shkresėn e zyrės vendore tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme Tiranė, nr.3991/1 Prot, datė 06.05.2008, brenda sipėrfaqes totale tė truallit prej 18 211 m2 kanė tė regjistruar pronėsi mbi truall familjet Begeja dhe Saliaga pėr sipėrfaqen totale prej 17 344.5 m2. Mbi sipėrfaqen prej 866.5 m2, sipas librit tė ngastrave tė asaj zyre, ėshtė pronar SHTETI.

- Bazuar nė shkresėn nr.1035/1 Prot., datė 29.04.2008, tė Agjencisė sė Kthimit e Kompensimit tė Pronave pėr territorin mbi tė cilin ka qenė ndėrtuar pishina e notit, e ndodhur nė Laprakė, nuk ka konfirmim pėr njohje dhe kthim prone nė favor tė ndonjė ish-pronari.

- Bazuar nė shkresėn e Zyrės Vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme nė Tiranė, nr.3485/2 Prot, datė 06.05.2008, kjo pronė, e cilėsuar nė kontratat bashkėlidhur kėsaj shkrese, si truall me sipėrfaqe 1 200 m2, mban numrin e pasurisė 12/27 dhe figuron e regjistruar nė bashkėpronėsi tė z.Esat Pira dhe Znj. Marita Osmani. Ky regjistrim ka mbivendosje me pasuritė numėr 12/25 dhe 12/28. Nga kjo zyrė ėshtė vazhduar me konkluzionin se pėr kėtė pronė nuk lėshohet vėrtetim pronėsie, pasi prona nė fjalė nuk ka origjinė.

 

Zhvillimi urban

Nė planvendosjen e objektit qė privatizohet, pėrgatitur nė shkallėn 1:500, janė pėrcaktuar funksionet e territorit nė zona BANIMI dhe SPORTIVE. Nė pjesėn e pėrcaktuar si ZONE BANIMI, ndodhur brenda territorit tė Klubit Shumėsportėsh “Partizani”, ka plan studimor urban tė miratuar nga KKRT e Bashkisė sė Tiranės, pėr ndėrtimin e godinave rezidenciale shumėkatėshe (parkim+ambiente shėrbimesh+banim). Bazuar nė shkresėn e Agjencisė Rajonale tė Komisionit tė Kthimit tė Pronave, Tiranė, nr.1036/1 Prot, datė 29.04.2008, pėrcaktohet se territori i Klubit Shumėsportėsh, i ndodhur nė rrugėn “Frosina Plaku”, shtrihet brenda zonimit numėr 7/3, ndėrsa nė shkresėn nr.1035/1 Prot, datė 29.04.2008, tė atij institucioni, pėrcaktohet se territori i Klubit Shumėsportėsh, i ndodhur nė Rrugėn e Durrėsit (pishina e notit-Laprakė) shtrihet brenda zonimit 11/3.

Vlerėsimi

Vlerėsimi i objektit Klubi Shumėsportėsh “Partizani” ėshtė bazuar nė VKM nr.794, datė 21.11.2007, “Kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore, qė privatizohet apo transformohet, dhe procedurėn e shitjes”, kapitulli “vlerėsimi i elementėve tė pasurisė dhe kompetencat”, paragrafi 4, “vlerėsimi i pasurisė shtetėrore, tė miratuar pėr privatizim, bėhet pėr ēdo element tė pasurisė nga komisioni i vlerėsimit, duke pėrcaktuar vlerėn reale tė tregut, nė zbatim tė legjislacionit nė fuqi”, dhe paragrafi 5, “nė pėrcaktimin e vlerės reale tė tregut pėr pronėn shtetėrore, ekspertėt kanė parasysh edhe vlerėn fillestare sipas kontabilitetit, nėse ka, si dhe amortizimin sipas kontabilitetit, nė zbatim tė VKM 401, datė 23.10.1989 - Pėr privatizimin e normave tė reja tė amortizimit pėr zėvendėsim…” Kemi parasysh se vlera reale e tregut e pronės shtetėrore, objekt vlerėsimi, ėshtė shumatorja e elementėve tė pasurisė: vlera e ndėrtimit+vlera e truallit+vlera e mjeteve tė xhiros.

Vlera ndėrtimore e pronės shtetėrore nė privatizim ėshtė 43254740 lekė.

 

Vlera e truallit

Bazuar nė shkresėn e Agjencisė Rajonale tė Komisionit tė Kthimit tė pronave, Tiranė, nr.1036/1 Prot, datė 29.04.2008, pjesa e territorit tė Klubit Shumėsportėsh “Partizani”, e ndodhur nė rrugėn “Frosina Plaku”, nė zonimin 7/3, e cila ka ēmimin 26 787 lekė pėr 1 m2, ose pėr tė gjithė territorin kemi: 18.211 m2 x 26′787 lek/m2 = 487 818 057 lekė. Ndėrsa, bazuar nė shkresėn nr.1035/1 Prot, datė 29.04.2008 tė Agjencisė Rajonale tė Komisionit tė Kthimit tė Pronave, Tiranė, pėrcaktohet se territori i Klubit Shumėsportėsh “Partizani”, i ndodhur nė Rrugėn e Durrėsit (pishinat e notit, Laprakė), nė zonimin 11/3, ka ēmim pėr njėsinė e sipėrfaqes 1 m2 = 20 473 lek/m2, qė do tė thotė qė pėr gjithė territorin prej 880 m2 kemi vlerėn: 880 m2 x20 473 lek/m2 = 18 016 240 lekė. Vlera e truallit objekt privatizimi ėshtė 505 834 297 lekė. Ndėrkohė, vlera e mjeteve tė xhiros

ėshtė 0 (zero) lekė.

 

Raporti vlerėsues

Vlerėsimi ėshtė bėrė nė bazė tė tė dhėnave financiare, ligjore e teknike, tė vėna nė dispozicion tė ekspertėve nga administruesi i pronės objekt vlerėsimi, si dhe nė bazė tė njė sėrė koeficientėsh e pėrcaktime tė periudhės kur ėshtė pėrgatitur ky raport, por nuk parashikon ndryshimet qė mund tė pėsojnė koeficientėt e veēantė, apo tėrėsorė tė vlerėsimit nė tė ardhmen. Nė raportin vlerėsues theksohet se nuk ėshtė kryer njė mbikqyrje strukturale konstruktive e objekteve, pjesė pėrbėrėse e pronės shtetėrore, qė vlerėsohet dhe komentet kufizohen vetėm nė njė inspektim sipėrfaqėsor qė mund tė bėheshin. Gjithashtu, nuk janė studiuar materiale prej druri, metalikė, betonarme, soleta, apo pjesė tė strukturės sė konstruksionit, qė janė tė mbuluara, tė paekspozuara, apo tė paarritshme, dhe pėr pasojė raporti nuk ėshtė nė gjendje tė raportojė se prona ka defekte apo rrezikshmėri tė pjesshme apo tė plotė tė saj pėr pasojė strukture e konstruktive. Nuk janė bėrė studime gjeologjike, sizmike apo vlerėsime tė ambientit, e ndotjeve, nėse ka. Nuk janė bėrė investigime tė thellėsive tė kanalizimeve tė ujėrave tė bardha e tė zeza nė zonė, por grupi vlerėsues ka realizuar vetėm kqyerje sipėrfaqėsore tė kanaleve shkarkuese e jo lidhjen apo moslidhjen e tyre me kolektorėt kryesorė. Gjuha e pėrpilimit tė raportit tė vlerėsimit ėshtė shqipja, ndėrsa monedha e vlerėsimit ėshtė leku. Raporti pėrmban supozim se pronėsia ėshtė e pastėr, kushtet pėr pėrdorimin e tanishėm e tė ardhshėm tė saj janė tė ligjshme.

Theksojmė faktin se vlera reale e tregut e pasurisė shtetėrore ėshtė pėrcaktuar nė zbatim tė legjislacionit nė fuqi, nė zbatim tė VKM 794, datė 21.11.2007 “Pėr kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore qė privatizohet apo transformohet dhe pėr procedurėn e shitjes”, kapitulli I, “Vlerėsimi i elementėve tė pasurisė dhe kompetencat”, paragrafi 4, “Vlerėsimi i pasurisė shtetėrore, tė miratuar pėr privatizim, bėhet pėr ēdo element tė pasurisė nga komisioni i vlerėsimit, duke pėrcaktuar vlerėn reale tė tregut pėr pronėn shtetėrore, ekspertėt kanė parasysh edhe vlerėn fillestare sipas kontabilitetit, nėse ka, si dhe amortizimin sipas kontabilitetit, nė zbatim tė VKM 401, datė 23.10.1989, “Pėr miratimin e normave tė reja tė amortizimit pėr zėvendėsim…”

Grupi i ekspertėve vlerėsues ėshtė mbėshtetur nė:

- shkresat pėrkatėse tė Bashkisė sė Tiranės (Drejtoria e Planifikimit Urban), ku pėrcaktohet konturi dhe sipėrfaqja e pronės qė privatizohet.

- shkresat e Agjencisė sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Tiranė, ku pėrcaktohet pronėsia aktuale mbi pronė.

Nė dispozicion u vunė vlerat fillestare kontabėl tė objekteve, pjesė e inventarit tė pronės qė privatizohet dhe vitet e ndėrtimit tė tyre.    

U pėrdor amortizimi fizik i objekteve, bazuar nė gjykimin e konstruksionit tė tyre, numrit tė kateve, dhe, pasi nė dispozicion, sė bashku me vlerėn fillestare, u vunė dhe vitet e ndėrtimit tė objekteve, u tėrhoqėn pranė Institutit tė Statistikave, Tiranė: koeficienti i rivlerėsimit pėr zbatim pėr ndėrtimet e para vitit 1991, i cili ėshtė 7.671 herė; indeksi i kushtimit nė ndėrtim, i cili pėr herė tė parė nga ky institut ėshtė pėrcaktuar nė vitin 1993 dhe ėshtė 48.7 %; indeksi i kushtimit nė ndėrtim, i cili, pėr tremujorin e fundit tė vitit 2007 (i fundit indeks i nxjerrė nga ky institut deri nė datėn e pėrgatitjes sė raportit) ėshtė 127.2%. Ndonėse nė VKM-nė e datės 21.11.2007 kėrkohet pėrcaktimi i vlerės reale tė tregut tė pronės shtetėrore qė privatizohet, pėr faktin qė kjo vlerė kėrkohet e ndarė pėr ēdo element tė pasurisė: vlerė ndėrtimore + vlerė trualli+ vlerė e mjeteve tė xhiros, si dhe ku diskutohet qė ēmimi pėr njėsinė e truallit do tė jepet nga Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit tė Pronave, dhe pėr pėrcaktimin e vlerės ndėrtimore tė kihen parasysh, nė rast se ka, vlera fillestare kontabėl dhe amortizimi sipas VKM 401, datė 23.10.1989, pėr pėrcaktimin e vlerės ndėrtimore, raporti vlerėsues ėshtė bazuar nė standardet europiane tė aprovuara pėr vlerėsimin e pasurive, “Libri blu”, autorizuar nga TEGOVA (Grupi Europian i Shoqatave tė Vlerėsuesve) nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare, tė vendosura nga TIAVSC (Komiteti Ndėrkombėtar i Standardeve tė Vlerėsimit tė Aktivėve).

Raporti thekson se prona objekt vlerėsimi ėshtė njė pronė, e cila haset rrallė nė treg. Nė tė gjithė zonėn pėrreth nuk ka vlera tregu krahasuese, pasi nuk ka asnjė objekt sportiv (palestėr a terrene sportive) qė tė jetė shitur nė treg tė lirė. Prandaj, pėr tė gjitha pėrcaktimet e kufizimet e mėsipėrme, pėr rastin konkret, nuk mund tė pėrdoret mėnyra e vlerėsimit si ajo e “zhvillimit”, “fitimit”, e “investimit”, apo metoda e mirėfilltė e “kostos”, edhe pėr faktin qė kėrkohet vlera e ndėrtimit, e ndarė nga ajo e truallit, grupi i ekspertėve ka pėrdorur vlerėn fillestare kontabėl (koston e ndėrtimit nė vitin pėrkatės), duke e sjellė nė vlerėn aktuale, duke i zbritur amortizimin fizik sipas kontabilitetit.

 

Pėrfundimi

Nė pėrfundim tė kėtij raporti vlerėsimi, grupi i ekspertėve vlerėsues pėrcakton se:

- Vlera reale e tregut pėr pronėn shtetėrore nė privatizim: Klubi Shumėsportėsh “Partizani” ėshtė shuma totale 549 089 037 lekė, e cila, e ndarė nė vlera tė veēanta, sipas elementėve tė pasurisė, ėshtė:

1. Ndėrtesa 43 254 740 lekė

2. Trualli 505 834 291 lekė

3. Mjetet e xhiros 0 lekė

Shuma totale: 549 089 037

Nė emėr tė grupit vlerėsues, kanė firmosur raportin nė fjalė, mė datė 07.05.2008, Elvira Aliaj (vlerėsuese pp) dhe Sali Preēi (kontabėl i autorizuar).
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: "Partizani" - Demat E Kuq 
 
Nga Bejkush BIRĒE

Mė shumė se kurrė, klubi mė me emėr e traditė nė Shqipėri, jo vetėm nė futboll, por edhe nė sporte tė tjera, Partizani, rrezikon tė shuhet. Sinjale pėr kėtė ka tė panumėrta, pavarėsisht se ndonjėri kėrkon t’i japė kurajo vetes, tė shtyjė ditėt nė agoni, apo dikush tjetėr fėrkon duart, pėr njė rival tė denjė e historik mė pak. Madje, ekzistencėn e Partizanit e kėrcėnojnė shumė faktorė, jo vetėm profesionalė, financiarė, por edhe shtetėrorė. Kėta tė fundit kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me pronėsimin qė po i bėhet klubit, ambienteve tė tij, gjoja nė emėr tė pronarėve tė ligjshėm. Me kėtė dua tė them se kriza e Partizanit ėshtė alarmante, sepse rrezikohet ekzistenca e tij.

Gjithsesi, duhet pranuar se kriza e Partizanit nuk ėshtė vetėm aktuale. Media ėshtė shprehur disa herė pėr kėtė. Qė ēdo vit tė bėsh nga njė ekip, sigurisht qė ėshtė e vėshtirė. Pėr situatat qė u krijuan, pa pėrmendur se si ikėn, si erdhėn dhe pėr ēfarė, mund tė them vetėm kaq: Partizani ėshtė nė gjendje tepėr tė vėshtirė, e cila mund tė vėshtirėsohet akoma mė shumė. Situata e vėshtirė e Partizanit, nė planin profesional, ka kohė qė ka nisur, qė me humbjen e kampionatit, sezonin e shkuar, nė ndeshjen pėrcaktuese derbi me Dinamon, ku kundėrshtari mbeti me dy lojtarė mė pak nė fushė, pėr gati 45 minuta, pastaj me eliminimin nga Kupa UEFA, i cili u fol dhe u stėrfol, ashtu si humbja e titullit sezonin e shkuar. Siē thonė shkodranėt, “atje ku ka zė, nuk ėshtė pa gjė”, edhe te Partizani diēka ka ndodhur. Kėshtu qė tė gjitha kėto ndėrlikime e probleme kanė krijuar njė situatė kritike sot te Partizani. Zgjidhja nuk ka qenė dhe nuk mund tė jetė kurrsesi prishja e ekipit, pra largimi i lojtarėve cilėsorė. Zgjidhja konsistonte nė mė tė mirėn e mundshme, qė Partizani ta provonte titullin kampion pas kaq viteve, sezonin e shkuar, diēka plotėsisht e mundshme, nisur nga fakti se si rrodhėn ngjarjet, sidomos nė ndeshjen finale me Dinamon. Se cila ėshtė perspektiva e Partizanit, ėshtė shumė e vėshtirė ta thuash. Nuk dua tė ndalem edhe aq shumė nė anėn profesionale dhe pėr probleme tė tjera, qė media i ka bėrė tė ditura pėrditė. Madje, nuk dua tė analizoj as deklaratat e presidentit Xhani, tė them se ka apo nuk ka tė drejtė, por dua tė nėnvizoj me forcė faktin se klubi “Partizani” rrezikon mė shumė se kurrė ekzistencėn e tij. Ky klub i famshėm nė Shqipėri po kthehet nė sheshe ndėrtimi pėr pallate. Po ku do tė shkojė Partizani? Apo kanė menduar qė, meqė ka emrin Partizan, tė dalė nėpėr male, se s’ka ku tė shkojė tjetėr? Kush mund ta marrė njė tokė, qė me dokumente figuron e shtetit dhe e klubit sportiv “Partizani”? Kush e gjeti atė vend qė tė bėjė pallate, siē po pėrflitet se do tė bėhet edhe me klubin “Dinamo”, pas stadiumit “Qemal Stafa”, apo nė ndonjė terren tjetėr sportiv, qė u ka mbijetuar deri tani ndėrtuesve. Kjo ėshtė zhdukja e sportit. Meqė jemi fokusuar te klubi “Partizani”, si ka mundėsi qė kanė guxim, kanė ndjenjė, kanė moral, qė kėtė klub ta zhdukin? Atėherė, pėrfitoj nga rasti qė t’i drejtohem personalisht presidentit tė UEFA-s, Mishel Platini, qė pritet tė vijė muajin tjetėr nė Tiranė. I bėj njė lutje dhe thirrje atij: Ne nuk kemi kujt t’i ankohemi. Ne jemi anėtarė tė FSHF-sė dhe, si tė tillė, edhe anėtarė tė UEFA-s e FIFA-s. Ju, i nderuari Zoti Platini, me shumė tė drejtė keni ndėrhyrė e zbrapsur shtetin nė konfliktin qė pati me FSHF-nė. Keni marrė masat tuaja dhe janė vėnė nė vend mendimet e institucioneve qė pėrfaqėsoni. Po pėr ne, qė po na prishin “ēerdhen”, tė gjithė shtėpinė, do ta shkulin me tė gjitha palestrat qė ka, a do tė merrni ndonjė masė, a do t’i thoni gjė shtetit shqiptar? A do t’u thoni ndonjė gjė kėtyre njerėzve, qė s’kanė ndjenja sporti, por dinė vetėm tė vijnė nė stadium, kur ka ndonjė ndeshje ndėrkombėtare, sepse duhet tė vijnė, qė tė marrin ca vota? A duhet ta shkatėrrojnė kėtė klub, i vetmi qė nuk ka asnjė ndihmė nga shteti? Eshtė ēfarė ėshtė Albert Xhani, i ke dhėnė lekė si shtet apo jo, ke ē’ke me tė, zgjidhe me presidentin. Kėtu bėhet fjalė pėr klubin, i cili u takon tė gjithė atyre sportistėve qė e kanė pėrfaqėsuar, mijėra tifozėve anekėnd Shqipėrisė. Mund tė iki unė nesėr, mund tė ikė Xhani, mund tė ikė tjetri e tjetri, por aty ėshtė Partizani i madh, aty janė fėmijėt qė vijnė e stėrviten, aty janė palestrat moderne. Sot, dikush do qė t’i vėrė kamzėn. Po pse e paska kėtė tė drejtė shteti, kur e di fare mirė se ka dokumentacione tė plota qė vėrtetojnė se toka dhe klubi “Partizani” nuk ka pronarė?  Prandaj, Zoti Mishel Platini, meqė pritet tė takosh edhe personalitete shtetėrore, ju lutemi qė kėtė problem ta merrni seriozisht. FSHF-sė po i zhduket klubi mė me emėr, ndėrsa UEFA-s njė emėr i nderuar dhe me mjaft histori nė aktivitetet e saj. Po i drejtohemi Zotit Platini, sepse nė Shqipėri, fatkeqėsisht, nuk kemi pasur dhe as kemi kujt t’i ankohemi. Nuk na intereson ndėrrimi i qeverive, na intereson ligji dhe rregulli. Shteti vetė ėshtė ai qė abandonon kėto klube, terrenet sportive, gjithēka. Me keqardhje shikoj njėfarė pasiviteti edhe nga FSHF-ja, por edhe nga presidenca jonė. Ne presim qė ēdo vit gjėrat tė pėrmirėsohen, jo tė ndodhė e kundėrta, si te Partizani, ku gjithēka po degradon. Kur degradon nė anėn profesionale, sportive dhe tė terreneve sportive, atėherė mė mirė ta shuajmė ekzistencėn e klubit. Tė mos kemi mė Partizan. Njė fatkeqėsi kombėtare qė, edhe po s’u dhembi 10-20 apo edhe 50 personave, pėrbėn gjėmė pėr mijėrat e tifozėve tė kuq, anembanė Shqipėrisė. Edhe nė emėr tė kėtyre tė fundit, ju lutemi bėni diēka Zoti Platini! Sepse njeri tjetėr nuk po e vė ujin nė zjarr pėr Partizanin, ndėrkohė qė ky klub i madh nė Shqipėri rrezikon mė shumė se kurrė tė shuhet, nga ēdo drejtim.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!