Atje pasi i shkuan nė plumb, ashtu nė pranga siē ishin, i rrokullisėn nė gropėn e hapur, mbi tė cilėn, pas hedhjes sė baltės, nuk vunė as gjurmė as shenjė, nė mėnyrė qė tė mos i gjente dot askush. Ky ėshtė epilogu i librit tronditės tė Sadik Bejkos me titullin prej balade: Vilsoni dhe Genci. Ky libėr, ashtu si memoriali i tyre pėruruar pak kohė mė parė, ashtu si shkrimet qė na lanė, ashtu si kujtesa jonė, i ngre ata nga toka, plot dritė e shkundėllimė, pėr tė rrokullisur nė gropė e nė baltė vrasėsit e tyre, e bashkė me ta, epokėn e krimit komunist nė Shqipėri. Ska shumė kohė, Kėshilli i Evropės, pas shumė pengesash, nxori, mė nė fund, Rezolutėn historike pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Tė gjitha vendet ish-komuniste janė vėnė pėrpara kėrkesės pėr pastrimin e ndėrgjegjes sė popujve qė kaluan nėpėr kėtė kalvar. Nė qoftė se gjithė vendet e Evropės ish-komuniste ndodhen sot tė pėrfshirė nė kėtė proces tė vėshtirė moral, Shqipėria duhej tė ishte nė radhėn e parė tė tij. Dhe kjo, pėr arsyen e thjeshtė se, ndėrsa nė tė gjithė treguesit e jetės Shqipėria zinte vendin e fundit, kishte njė tabelė ku, pėr turpin e saj, zinte vendin e parė: atė tė krimit shtetėror. Per fat te keq, Shqiperia e sotme, aq e zellshme nė tė keqen qė shkoi, nuk po tregon asnjė ngut pėr tu ndarė prej saj.
Jo vetėm kaq. Ka njėfarė kohe, qė hapėsira mediatike dhe botimet shqiptare, kanė pėsuar njė pėrmbytje tė paparė prej pranisė gati nostalgjike tė regjimit qė u pėrmbys. Kujtime e dėshmi tė dyshimta, mashtrime uluritėse, portrete xhelatėsh me ngjyra tė rreme, kureshti rozė e falsifikime pa fund, tė gjitha kėto janė tė shkruara nga njerėz qė hiqen sikur nuk kanė parė, madje as kanė kuptuar se ēndodhte. E kėta bablokė kinse naivė, jo vetėm qė kanė ditur gjithēka, jo vetėm kanė ndjekur me admirim xhelatėt te sheshi i varjes apo pushkatimit, por shpesh ka ndodhur qė i kanė dhėnė viktimės plumbin e fundit, pėr tė festuar pastaj, siē e tregon Sadik Bejko nė librin e tij fitoren mbi armikun e klasės. Raporti me krimin ėshtė njė nga raportet themelore tė njė populli me ndėrgjegjen e vet. Pa pastrimin e saj, asnjė popull nuk mund tė ketė njė shėndet moral normal. Njė pjesė e madhe e zvetėnimit tė paparė qė po pėrjeton Shqipėria sot, lidhet me kėtė proces tė munguar. Pas librit monumental Rrno pėr tė tregue, tė At Zef Pllumit, libri Vilsoni dhe Genci, ėshtė i dyti qė po botohet kohėt e fundit nė kėtė rrafsh. Nė kohėn kur diktatura e pėrmbysur pėrpiqet tė riciklohet nėpėrmjet shtypit dhe botimeve nė jetėn shqiptare, libra tė tillė janė si ledhet qė do ti presin udhėn sulmit tė saj. Ndaj kėta libra e kėto ledhe duhet tė shtohen e tė forcohen gjersa ta vėnė nė gjunjė tė keqen, gjersa ta detyrojnė tė heshtė krrokamėn e saj.
Nga: Ismail Kadare
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
















