Ēfare iu ofron Pogradeci pėr pushime?
Uji i kaltėr i liqenit dhe plazhet janė njė nga tė veēantat e qytetit turistik. Shumėllojshmėria e tyre i ve pushuesit nė njė dilemė se ku duhet tė pushojnė. Ėshtė njė vijė liqenore prej 24 km plazh nga fshati Lin deri nė doganėn e Tushemishtit. Kėto plazhe fillojnė nga shkėmbi i Linit, plazhi nė zonėn e Piskupatit, plazhi i Pojskės, plazhi nė zonėn Udenish-Memelisht, plazhi tek fortesat, plazhi nė territorin e qytetit, plazhi tek vilat, plazhi nė Drilon e Tushemisht. Pėr kėnaqėsinė e pushuesve janė krijuar edhe disa plazhe private.
Hotelet
Ndėrtimet e reja kanė pushtuar vitet e fundit Pogradecin. Hotele dhe motele te shumta pėrgjatė gjithė bregut ku pronarėt e tyre kanė bėrė maksimumin pėr tė kėnaqur pushuesit. Pronari i kompleksit turistik nė Pojskė tė emėrtuar Lyknida, Naim Bregu thotė se jemi pėrpjekur tė bėjmė mė tė mirėn qė pushuesit tė ngelen tė kėnaqur. Tek Lyhnida nė Pojskė, perveē plazhit tė pastėr dhe hoteleve nė kompleksin turistik, ndodhen edhe vila tė veēanta pėr familjet, me pishinė nė mes. Hotel Shėn Naumi qė ndodhet pak mė tutje ėshtė i zhytur i tėri nė liqen me kushte nga mė komodet, me tavernė e kuzhinė tradicionale, me dhoma nga ana e liqenit qė tė duket sikur valėt e liqenit i ke nėn jastėk.
Nė qytet brenda, me parametra bashkėkohore, krejt i restauruar ju mirėpret hotel turizmi i dikurshėm Enkelana mjaft komod pėr turista, me kuzhinėn tradicionale Pogradecare. Nė qendėr tė qytetit ndodhen edhe tre hotele tė tjera Tea, Royal dhe Borana. Duke vazhduar me ish shtėpitė e pushimeve tė punėtorėve qė janė kthyer nė hotele turistike, Korēa dhe Kalaja.
Suprizė ngelet Driloni i zhytur nė njė park tė madh prej 14 ha me lumin e Volorekės nė mes. Aty ndodhet vila Art, dikur rezidencė ku pushonte Hoxha, me bare, restorante, hotele nga mė komodet dhe vetėm mė pak se 1km shfaqet Tushemishti, i preferuari i turisteve tė huaj, gjermanėve, anglezėve, zviceranėve, austriakėve. Nė breg ndodhet hotel Milenium ose siē quhet ndryshe hoteli i vipave. Aty befasohesh me gjithēka, me plazhin e pastėr, lulishten e rrallė, luksin e hotelit dhe kuzhinėn e veēantė shqiptaro italiane. Nga duart e mjeshtrit Tola Gusho mund tė porositni e tė gjeni gjithēka. Pronari i lokalit tė mileniumit Pandi Llakmani thotė qė ne e dimė gjėndjen ekonomike prandaj ēmimet e dhomave variojnė tek 3000 lekė nata dhe ēmimet e restorantit janė normale pėr xhepat e shqiptarėve. Nė Tushemisht ndodhen hotele dhe motele tė tjerė, aty shtrihet edhe turizmi familjar dhe pak mė tutje ndodhet restorant Peshku, pranė burimeve tė ujit ku mund tė serviret tava e rrallė me Koran dhe peshk tė freskėt.
Jeta e natės
Pasi ke shijuar ujin e liqenit dhe plazhet e bukura, drekėn e shijshme dhe ēlodhjen nė hotel, qyteti i Pogradecit tė ofron njė jetė aktive e tė gjallė. Shėtitorja buzė liqenit me parkun e madh, i cili zė njė sipėrfaqe prej 320 mijė metro katror, flladi i liqenit qė tė dhuron njė freski qė nuk mund ta gjesh nė asnjė vend tjetėr. Pėr moshat e reja funksionojnė gjithė natėn disko Pelion dhe disko Vilat nė fund tė rezidencės qeveritare. Nė mes tė parkut dhe liqenit ndodhet bar restorant 1Maji i cili funksionon gjithė natėn me muzikė e kėngėtarė live. Janė kėto disko e lokale nate qė i mirėpresin tė gjithė ata qė dėshirojnė tė humbasin kufirin midis ditės e natės.
Ēfarė mund tė vizitoni nė Pogradec?
Qyteti i Pogradecit e liqeni i tij rezultojnė vendbanime qė nė periudhėn Neolitike (6mijė vjet para erės sonė). Ju qė do tė pushoni nė Pogradec mund tė vizitoni :
1) Kishėn palokristiane dhe mozaikun shumėngjyrėsh tė linit tė ndėrtuar nė shekullin e V-VI tė erės sonė.
2) Urėn e Golikut, urė e rrugės Egnatia.
3) Kalanė e Pogradecit qė i pėrket shekullit tė V tė erės sonė deri nė shek e XIX.
4) Kulla e shpatit tė Blacės qė ka njė shtrirje kohore nga shekulli XII para erės sonė deri nė shekullin e III tė erės sonė.
5) Varret monumentale tė Selcės qė datojnė me shekullin e IV para krishtit.
Pasaporta e Qytetit Pogradec
- Popullsia e qytetit: 40 mijė banorė nė sezonin veror dyfishohet nga pushuesit.
- Sipėrfaqja nė km katrore: 13 km.
- Rrugė tė asfaltuara: 14 km.
- Sipėrfaqe tė gjelbėruara: 320 mijė metėr katror.
Pasaporta e liqenit
Emri: Liqeni i Ohrit
- Mosha: 2 4 milion vjet
- Vendndodhja: Shqipėri-Maqedoni
- Ngjyra: E kaltėr
- Gjatėsia: 30 km
- Gjerėsia: 14.5km
- Thellėsia max: 289 m
- Bregliqenor: 88 km
- Lartėsia mbi nivelin e detit 595 m
- Sipėrfaqja e liqenit: 358 km katror
- Tejdukshmeria e ujit:18 m
- Uji i ndėrrohet liqenit njė herė nė 60 vjet.
- Liqeni ushqehet: 70% nga liqeni i Prespes e nga 40 lumenj e pėrrenj qė ndodhen atje.
- Nėn tė rriten 40 specie tė rralla midis tyre peshku mė i shijshėm qė ėshtė korani.
- Temperatura mesatare nė verė: 27 gradė celcius
____________
Lot Dielli















