| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Sotir Nini dhe Shqiperia
Nuk ėshtė Pirro Dhima, por njė djalė i vogėl nga Himara. Sotir Nini, futbollisti 16 vjeēar i Panathinaikosit, ka eklipsuar gjithēka nė javėn e 16 tė tė superligės greke. Fotografi, tituj "bombastikė", komente tė shumta, qė i kushtohen atij, kanė mbushur dje gazetat sportive nė Greqi. Dhe kur tė gjitha kėto thuhen pėr njė talent tė madh shqiptar, ėshtė i ligjshėm interesimi ynė pėr ta bėrė publik njė gjė tė tillė. Kurrsesi nuk mund tė heshtėsh kur ke kaq shumė pėr tė thėnė.
Ky 16 vjeēar i vogėl ėshtė shfaqur madhėshtor nė ndeshjen e tij tė parė nė superligėn greke. Ai jo vetėm qė ka luajtur plot 90 minuta, por ka qenė njė nga futbollistėt mė tė mirė tė ndeshjes Panathinaikos Egalio (1 0), qė u luajt tė dielėn nė darkė nė stadiumin "Olimpik" tė Athinės. Ka qenė kjo arsyeja, qė ai ėshtė vlerėsuar me notėn mė maksimale, qė iu ėshtė bėrė futbollistėve tė jeshiltė nė kėtė ndeshje. Eshtė kjo arsyeja qė shtypi shkruan me superlativa, si "Gjeneral Nini", "El Ninio", "Dekalogu i El Ninios", "Sotiri... dhe shpėtimtari", "Nga fėmijė... u bė burrė", "Thuaji djali im" etj., etj.
Sotir Nini ėshtė futbollisti mė i ri i aktivizuar deri tani nė superligėn greke. Ai e ka zhvilluar ndeshjen e tij tė parė nė superligė tė dielėn, mė 7 janar 2006, nė moshėn 16 vjeē e 9 muaj. Ndėrkohė qė futbollisti mė i ri i aktivizuar nė kategorinė A tė kampionatit grek ėshtė Kostas Antoniu, i cili ėshtė aktivizuar nė ndeshjen Iraklis Panathinaikos, mė 26 dhjetor 1977, kur ai ishte 15 vjeē, 8 muaj e 7 ditė. Antoniu ishte i datėlindjes 19 prill 1962. Sotir Nini, qė ėshtė i datėlindjes 3 prill 1990, ėshtė futbollisti mė i ri qė ka arritur tė luajė me njė ekip tė madh si Panathinaikos e ta zhvillojė ndeshjen e tij tė parė nė njė gjigant sportiv, siē ėshtė "Olimpiku". Ai ėshtė aktivizuar 90 minuta dhe i ka sugjestionuar tė gjithė me klasin e tij tė lartė.
Sotiri ishte pjesėtar i tė rinjve tė Panathinaikosit, por trajneri spanjoll Viktor Munjoz e rrėmbeu nga gjimnazi i futbollit dhe e vendosi nė universitetin e superligės. Njė vogėlush me fytyrė engjėllore, qė kujtonte te miqtė e futbollit yllin e dikurshėm tė futbollit grek, Dhimitris Saravakos. I ēliruar nga ankthi i "virgjėrisė" dhe i pangacmuar nga... "sėmundja" qė mbart skuadra, hyri nė fushė dhe luajti futbollin e tij tė bukur, tė shpejtė, tipik si Saravakos dikur. Tifozėt e egėrsuar tė Panathinaikosit nuk mund t'i "zbuste" dokushdo veēse njė talent si Sotir Nini, qė i ėmbėlsoi ata me bukuritė e lojės sė tij. Dhe ēfarė nuk bėri "vogėlushi". Njė gjuajtje tė hidhur nė minutėn e 35 tė, qė u prit nga portieri kundėrshtar Joanu. Sprinti i tij i fuqishėm nė minutėn e 23 tė dhe pasimi i tij i saktė pėr Salpigidhisin tė kujtonte pikėrisht Saravakon, dhe rreth minutės sė 40 tė e la tė "ngrirė" mbrojtėsin kundėrshtar, bullgarin e njohur Popov. Kur njė trajner merr riskun tė aktivizojė nė njė ndeshje tė vėshtirė njė "fidan", asnjė nuk mund ta pėrflasė pėr zgjedhje tė gabuar tė tij.
Surprizėn mė tė madhe tė viteve tė fundit ruajti spanjolli Viktor Munioz. Ai jo vetėm e pėrfshiu nė formacion 16 vjeēarin, saktėsisht 16 vjeē e 8 muaj, por i besoi edhe vendin e lojtarit bazė nė 11 shin e Panathinaikosit nė ndeshjen ndaj Egalios. "Vogėlushi" qė nėnshkroi kontratėn e tij tė parė profesioniste 5 vjeēare me 22 dhjetor, nuk iu besonte veshėve kur dėgjoi emrin e vet dhe me hyrjen nė OAKA vrapoi te shokėt e tij tė skuadrės sė tė rinjve, qė t'u thoshte tė rejat dhe tė marrė pėrgėzimet, pėrqafimet dhe urimet. Nini, qė luan mesfushor, mendohet tė jetė njė ndėr talentet mė tė mėdha qė ka tani pėr tani akademia e Panathinaikosit. U lind nė Himarė dhe nė moshė tė vogėl erdhi nė Zakintho. Njė vit mė vonė mori rrugėn pėr nė Athinė dhe hapat e parė tė futbollit i bėri nė Rizupuli, nė akademitė e Jani Pathiakaqit, ish-trajnerit tė njohur tė AEK-t, i cili para pak vitesh vdiq nė fushėn e lojės nė stadiumin e Nea Liosjas. Talentin e Ninit e zbuloi Panathinaikosi nė skuadrat e tij tė vogla, ku ėshtė qė nė vitin 2004. Qysh atėherė dhe mė pas Nini ėshtė bėrė banor i Peanias (prindėrit e tij jetojnė nė Nea Jonia, ndėrsa babai punon kamerier nė Kolonaq). Pėrveē stėrvitjes nė programin e tij pėrfshin edhe detyrimet si nxėnės (ėshtė nė klasėn e dytė tė gjimnazit). Munioz e ka provuar nė shumė stėrvitje dhe ėshtė entuziazmuar nga tė dhėnat dhe pasioni i tij. Kryesorja ishte njė stėrvitje e javės sė fundit, ku futbollisti shqiptar ra nė sy tė tė gjithėve.
"Eshtė ēėshtje besimi, skuadrat vihen nėn presion dhe nuk "riskojnė" qė t'u japin mundėsi fėmijėve tė rinj pėr tė luajtur,"- tha vogėlushi, tė cilit i dhanė shumė tė drejtė. "Ishte ėndėrr pjesėmarrja ime,- tha Nini,- dhe nuk e prisja. Unė dua tė vazhdoj kėshtu. Tė vėshtirat tani fillojnė, por unė nuk u trembem dhe do tė vazhdoj kėshtu. U ngriva kur mėsova se isha nė 11 she dhe nuk e prisja. U ndieva i madh. Ne duhet tė vazhdojmė dhe kam shumė shpresa. Jam shumė optimist pėr ecurinė time tė mirė. Ishte ēėshtje kohe goli dhe luajtėm mė mirė sesa Egalio. Falėnderoj njerėzit dhe do tė mundohem ta ēoj Panathinaikosin sa mė lart. Ka shumė djem tė rinj dhe duhet t'u jepet rasti qė tė tregojnė mundėsitė e tyre. Eshtė ēėshtje besimi. Trajneri im tha: "Luaj si nė stėrvitje,"- ishin fjalėt e futbollistit tė talentuar Sotir Nini.
Por veē Ninit, ai qė ishte nė qendėr tė mediave ishte trajneri spanjoll Viktor Munioz, i cili i pyetur rreth aktivizimit tė futbollistit tė ri, tha: "Nga akademitė morėm detyrimisht dy futbollistė. Midis tyre Nini ishte mė i gatshėm. Ai e meriton, edhe pse ėshtė i ri do tė luajė,"- ishin fjalėt e Muniozit.
Ndėrkohė, trajneri i tė rinjve qė kishte pėrgatitur Sotir Ninin, Kostas Tarasis: "Eshtė diēka qė na mbush me gėzim pėr shumė arsye. E uroj Viktor Muniozin pėr guximin qė tregoi, duke aktivizuar njė futbollist kaq tė ri. Qysh ditėn e parė kur erdhi nė Peania (qendra stėrvitorte e Panathinaikosit, mė pyeti pėr talentet). E dija se Nini do tė luante, por unė nuk i tregova djaloshit tė vogėl, sepse nuk do tė flinte nga emocionet, por kur e mėsoi se do tė luante "vogėlushi" erdhi e mė pėrqafoi. "Kam rrahje zemre,"- mė tha. Ishte shumė i emocionuar dhe mė tha se kishte bėrė mirė qė nuk i kisha treguar. E porosita tė luante si nė stėrvitje dhe tė bėjė tė mundur qė takimet me topin t'i kishte tė sigurta dhe tė rriste psikologjinė e tij. Personalisht ka dy vjet qė e kam nė ekipin tim, por nė akademi ka rreth 3 vjet e gjysmė. Propozova qė tė bėhet profesionist njė vit e gjysmė para cakut tė moshės dhe kjo mendoj se i thotė tė gjitha. Nini ka karakter futbollisti, cilėsi tė mira dhe nuk fshihet kurrė. Gjithmonė kėrkon top. Megjithėse e njoh karakterin e tij, besoj se do tė mbetet i pėrkushtuar ndaj lojės sė futbollit. E ardhmja ėshtė nė kėmbėt e tij."
Kėsisoj, mbrėmja e 7 janarit 2007 do tė mbetet e paharruar. Kėtė gjė qė e tha vetė futbollisti i talentuar, Sotir Nini. Mėngjesin e ardhshėm sigurisht nuk e jetoi si futbollistėt e tjerė, qė tėrheqin vėmendjen. Kryeartikujt do t'i shihte nė rrugė, teksa shkonte nė shkollėn e tij, qė gjendej nė Koropi. Ai nuk arriti t'i lexojė tituj, veēse tė shikojė fotografitė e tij. Para se tė "thahej" boja pėr fjalėt e mira, njė nga futbollistėt mė tė shquar grekė, Mimi Domazos, do tė pohonte pėr "Sportime": "Kujdes, mos ta djegim djalin."
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 09 Janar 2007 20:10
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotir Nini, 16-vjeēari Shqiptar I Panathinaikosit
Cfare thot ketu !?
Στο δελτίο του Νίνη το όνομα που αναγράφεται είναι Sotir Nini, λόγω της καταγωγής του από τη Βόρεια Ήπειρο, ενώ ως υπηκοότητά του αναγράφεται η αλβανική και στο πρωτάθλημα αγωνίζεται ως ομογενής (δεν καταλαμβάνει θέση ξένου). Σύντομα αναμένεται να κινηθούν διαδικασίες για την έκδοση ελληνικού διαβατηρίου στον νεαρό άσο, προκειμένου να έχει δικαίωμα συμμετοχής στις μικρές εθνικές ομάδες.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 12 Janar 2007 22:56
|
|
 |
freenow
Rregjistruar

Postime: 49
Rregjistruar: Dhjetor 2005
Mosha: 26
Pėrdorues #: 1356
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotir Nini, 16-vjeēari Shqiptar I Panathinaikosit
Cfare thot ketu !?
Στο δελτίο του Νίνη το όνομα που αναγράφεται είναι Sotir Nini, λόγω της καταγωγής του από τη Βόρεια Ήπειρο, ενώ ως υπηκοότητά του αναγράφεται η αλβανική και στο πρωτάθλημα αγωνίζεται ως ομογενής (δεν καταλαμβάνει θέση ξένου). Σύντομα αναμένεται να κινηθούν διαδικασίες για την έκδοση ελληνικού διαβατηρίου στον νεαρό άσο, προκειμένου να έχει δικαίωμα συμμετοχής στις μικρές εθνικές ομάδες.
ne kampionat nini luan si bashkatdhetare grek edhe se kap vendin si i huaj ne skuader.
edhe do te nxjerre nini pashaporte greke qe te luj me kombetare greke.
|
|
#3 13 Janar 2007 03:30
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotir Nini, 16-vjeēari shqiptar i Panathinaikosit
Qe do te thot se do te behet dhe ai si Pirro Dhima
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 13 Janar 2007 08:22
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotir Nini, 16-vjeēari Shqiptar I Panathinaikosit
Nuk paskim shance as me kete ne edhe pse paska pashaporte Shqiptare
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#5 19 Janar 2007 21:55
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotir Nini, 16-vjeēari shqiptar i Panathinaikosit
...Nuk e dija se Himariotet e mbajne veten per Greke
____________
Lot Dielli
|
|
#6 20 Janar 2007 11:21
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotir Nini, 16-vjeēari Shqiptar I Panathinaikosit
Nuk jane te gjithe, tradhtare dhe shpirtshitur ka gjithkund
mos kini dert  kjo eshte normale ne kete jete.
|
|
#7 20 Janar 2007 21:17
|
|
 |
arlindc
Anėtar

Postime: 179
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 34 Vendodhja: Greqi
Pėrdorues #: 2816
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Ftesen E "shqiptarit" Ninit Jepjani Rames , Musabe
Ftesen e "shqiptarit" Ninit jepjani Rames , Musabelliut dhe te tjereve SHQIPTARE !
Perseri Nini mohon Shqiperine duke zere vend OXI ( jo-ja) e tij ne kryefaqet e gazetave greke. Ato me plot krenari e komentojne Jo-ne e madhe te Sotiris Ninis dhene trajnerit te Shpresave ndaj fteses se cuar per te luajtur nen ngjyrat e Shqiperise kunder Greqise.
Te gjithe gazetaret marrin rastin perseri dhe perseri , te krenarohen me elenizmin e Ninit si perfaqesues te vorioepirioteve. Jane te njejta ndjenja qe i kane marrur kur Pirro Dhima para disa vjetesh mohonte se ishte shqiptar dhe ngrinte lart flamurin grek duke hedhur dhe parrudha nacionaliste kundrejt Shqiperise.
Po ne Shqiperi cfare ndodh ! Nga gazetaret shqiptare vazhdohet i njejti avaz per veshjen me ngjyrat e Kombetares e "shqiptarit" Nini. Djaloshi himariot eshte mjaft i talentuar dhe ndoshta neser mund te njihet si nje yll i futbollit evropian por ama ai ndien se atdheu i tij tashme eshte Greqia , ashtu sic ndien dhe Panajot Kone i cili do te nderohet duke luajtur kunder Shqiperise nen veshjen bardheblu te atdheut te tij, te Greqise. Dhe akoma ne Shqiperi enderrojne per keta dy lojtare .
Shteti shqiptar i ka mohuar familjet e ketyreve talenteve ashti sic dhe te shume emigranteve te tjere te larguar jashte atdheut. Asnjehere nuk i eshte gjetur prane ne problemet e shumta te tyre megjithese jane ngjitur kufirit te tyre. Ata jane turperuar dhe nenvleresuar nga shti i vendit ku rrojne dhe atdheu i tyre ka ndenjur dhe ka bere sehir. Vetem kur disa femije dalin diamanta te pergatitur ne token helene dhe vetem atehere ata kujtohen se jane shqiptare . TURP !
Nini dhe Kone me kohe e kane deklaruar qe jane greke dhe nuk ndiejne asgje per Shqiperine . Shpeshhere atyreve i jane afruar dhe gazetare dhe trajnere shqiptare ( jo tani por dhe para shume kohesh) dhe i eshte kerkuar te bisedojne por ata ne gjuhen greke i kane refuzuar duke treguar se lidhja e vetme qe kane me Shqiperine eshte pashaporta shqiptare dhe asgje tjeter.
Nderkohe syte e djemve te talentuar shqiptare te rritur me qindra mundime ne Greqi mbushen me lote. Ata luajne ne ekipet e te Rinjve te skuadrave me te njohura te Greqise por perfshirja ne ekipin e pare ne moshen e tyre eshte pothuajse e ndaluar . Te qenurit shqiptar nuk i jep mundesi te luaj si komunitar evropian te cilen tashme e kane fituar pothuasje te gjtiha shtetet e Ballkanit . Numri i te huajve ne ekip eshte nje numer i percaktuar dhe askush nuk mund te rrezikoj vendin e nje brazilini ose nigeriani me nje djalosh emigranti. Kete problem e ka dhe dy talentet me te medhaja per moshen e tyre 16-17 vjecare : Ranaldo Rama ( Olimpiakos) dhe Erald Musabelliu (Panionios) .
Te dy keta lojtare jane therritur ne grumbullimet e organizuar ne Shqiperi per U17 , por atje kane pare nje indiferentizem dhe burokratizem te cuditshem per ata. Nuk thirren me ekipet Shpresa sepse jane te vegjel dhe duhet te kalojne nga U17 dhe U19 dhe te sorrollaten sa andej-kendej ne Shqiperi dhe jashte saj kur ne ekipet ku luajne kjo gje nga ana profesionale u ndalohet. Ata kane talent te njejte me Ninin dhe ndoshta mund te jene dhe me te mire se ai por ama nuk kane pasur rastin qe te luajne per ekipin e pare.
Aktivizimi i Ninit dhe zhurma e madhe ne media u be per tiu bere reklame ekipeve zinxhire te ekipeve greke dhe sidomos te Panathinaikosit. Keshtu drejtuesit zyrtar te ekipit athineas paten fatin e madh ta shfrytezonin Ninin me kete rast. Dhe vete himarioti 17vjecar nga ana e vet e shfrytezoi mjaft mire kete rast sepse talentin e ka ashtu dhe vullnetin per pune.
Te njejten talent dhe vullnet e ka dhe Rama , Musabelliu dhe shume tjere por fatkeqesisht i mungon ndihma nga afer. Mesa shume deshire ato kane pritur nje thirrje ne Shpresen e Shqiperise per te luajtur ne token helene kunder Greqise . Nje rast i tille do te behej shtyrje qe ata te kalonin dhe ne ekipet e para . Sa shume kane deshiruar ata te veshin ngjyren kuqezi per te marrur vendimin se kujt vendi do ti sherbejne. Megjithese te rritur ne dhe te huaj dhe kane mesuar shkollen e futbollit grek ata duan qe ngrejen lart flamurin shqiptare.
Perse te heshtim ! Emigrantet shqiptare ne Greqi duan qe ne ndeshjet e Shqiperise ne Greqi me ekipet e moshave dhe te Shpresave te marrin pjese dhe te luajne bijte e tyre duke i treguar mjaft mire vlerat e tyre jo vetem trajnereve shqiptar te Kombetares , por aq me teper per tu nderuar ne dheun ku jetojne dhe te merren ne konsiderate talenti i tyre dhe nga trajneret vendas i ekipeve te Superliges greke . nqs do te behej nje gje e tille ata neser do te luajne krahas ose kunder Ninit duke luajtur ne ekipet e njohura te kampionatit grek dhe duke u bere te njohur si Nini dhe Kone. Por fatkeqesiht ndersa sheh listen e futbollisteve te grumbulluar midis tyre numeron dy-tre nga Greqia dhe nje ose dy nga vende te tjera evropiane . Vendin e tyre e kane zene perfaqesuesit e nje nga kampionateve me te dobet ne Evrope.
Perse keta djem emigrantesh te mos perfaqesojne atdheun e tyre kur ai vjen ne dheun e huaj ku rrojne ?! Mos valle keto takime miqesore i jepet vlera vetem rezultatit ! Roli i ketyreve ndeshjeve eshte qe te dalin dhe te ndihmohen talente e rinj dhe jo te fitohet nje ndeshje, rezultati i se ciles vetem dy rreshta ze ne vendin e gazetave te huaja.
nqs djemeve te talentuar shqiptar nuk do tju jipet mundesia dhe ndihma nga perfaqesuesit e sportit ne Shqiperi qe te perfaqesojne vendin por dhe te njihen me teper ne vendin ku ata rrojne , atehere kete njohje ato do ta realizojne me forcat dhe mundimet e tyre mbas nje fare kohe por atehere ato do te jene shume te pikelluar me harresen dhe indiferentizmin qe moren nga pushtetaret e sportit shqiptar. Do vije koha kur keta talente do te shkelqejne ne futbollin grek (dhe ate te vendeve te tjera evropiane) . Dhe sigurisht atehre do te kujtohen nga FSHF ti therrasin me Shpresat ose Kombetaren. Por do te jete teper , teper vone. Dhe i njejti avaz si ai me Ninin , Konen (Behramin , Gjasulen dhe shume te tjere) do te perseritet gjithmone . Se nuk eshte cudi se ata pranuan te luajne per nje Kombetare tjeter sepse nuk eshte cudi sesi u lane ne balte kur ato kishen nevojen e ndihmes te perfaqesuesve te atdheut te tyre.
Ndoshta Nini dhe Kone jane greke dhe nuk pranojne te luajne per Kombetaren por ama shqiptaret e tjere si Rama dhe Musabelliu mos valle do ti detyrojme ( ne vete shqiptaret ) te behen greke me indiferentizmin tone te sotem . Ata ia kane nevojen sot Shqiperise dhe Shqiperia do tju kete nevojen atyreve neser.
Arlind Ciri
gazetar dhe zbulues i talenteve
Athine, Greqi
|
|
#8 02 Shkurt 2007 10:33
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Ftesen E "shqiptarit" Ninit Jepjani Rames , Mu
...Nini dhe Kone me kohe e kane deklaruar qe jane greke dhe nuk ndiejne asgje per Shqiperine ...
Nuk e kane fajin keta adoleshentet por kultura dhe edukata qe u kane dhene prinderit e tyre. Mesa kuptoj une, prinderit e tyre kane qene ai thelbi qe i ka mesuar ata, qe i ka ushqyer ato me urrejtjen ndaj Shqiperise. Po te kishin prinderit atdhetar, atehere ata nuk do kishin vepruar keshtu, ne zgjedhjen e rruges per te ardhmen e meseshumti per zgjedhjen e fjaleve te ashpra kundrejt atdheut.
Per mendimin tim, keta njerez qe shkelin dashurine ndaj memedheut dhe perqafojne balten e tokes ne emigrim, nuk jane njerez por kafsh te egra te keti shekulli modern!
arlindc, urime per artikullin!
____________
Lot Dielli
|
|
#9 02 Shkurt 2007 11:35
|
|
 |
Octopus
alb4ever

Postime: 921
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 33 Vendodhja: Kanada
Pėrdorues #: 2882
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Ftesen E "shqiptarit" Ninit Jepjani Rames , Mu
Pjatelepires grek nuk na vyn kesi berloga
kemi ne djema edhe me te mire.
____________ "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"
Je vais bien quand l'Albanie va bien
|
|
#10 02 Shkurt 2007 20:20
|
|
 |
arlindc
Anėtar

Postime: 179
Rregjistruar: Nėntor 2006
Mosha: 34 Vendodhja: Greqi
Pėrdorues #: 2816
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Sotiris Ninis Me Emer Dhe Me Kontrate Tek Panathinaikosi
Sotiris Ninis me emer dhe me kontrate tek Panathinaikosi dhe tek Greqia !
Perfundimisht ka marre fund dyshimi per te ardhmen e grekut tashme Sotiris Ninis. Babai i tij Harallambi ( keshtu figuron ne gazetat greke) ka marrur pashaporte greke te Premten duke u pajisur ne menyre te rrufeshme te papare per historine e burokratizmit te shtetit grek ne kesoj rastesh. Ne te njejten dite eshte publikuar kontarata e re e himaritoti 17 vjecar ku Presidenti i Panathinaikosit ka deklaruar se ka rinovuar kontraten e lidhur ne Dhjetor te 2006 me nje te re.lexoni shifrat dhe komentet ja ne te juaja !
Ne dhjetor te 2006 , "shqiptari" i deriatehershem Nini u lidh nga ekipi i te rinjve ne ekipin e te rriturve me nje kontrate 3 vjecare e nenshkruar nga babai i tij (mqs per hir te moshes se tij te drejtat i kane familjaret). Keshtu firma u hodh per nje shume 6 mije evro per tre vjet ! Po , pikerisht 2 mije evro ne vit per kete djalosh 16 vjecar nga Shqiperia. Per familjen Nini rendesi nuk kishin parata por mundesia qe djaloshi i tyre te shfaqte talentin e madh te tij ne ekipet e te rriturve. Dhe Sotiri e arriti mjaft mire ate qe ne ditet e para.
Duke ardhur tek dita e Premte bashke me pashaporten grek i behet publike dhe rinovimi i kontrates ku tashme kap shifrat e 20 mije evro ne vit per tre vjet. Pra si shqiptar vlente 10 here me pak perpara se te behej grek me vule dhe sigurisht perpara reklames se madhe qe iu be ne shtyp.
Kontrata e tij prej 60 mije evrosh per tre vjet nuk do te jene dhe parate e vetme per futbllistin grek tashme. Rroga e tij vjetore do te mund te kap shifrat e 100 mije evrose mbasi duke llogaritur bonus dhe pewrfaqesimin e tij ne ekipin e pare qe kap shifrat e 40 000 ( duhet te marre pjese ne 75% te ndeshjeve) si dhe rrogen mujore prej 900 evrosh por ama plus dhe kontraten qe ka bere lojtari me firmen e njohur te veshjeve sportive DIADORA prej 30 000 evrosh , atehere kupton se parata kane rrjedhur lum per kembet e i ketij ish-shqiptari.
Por me e bukura ne kete gje eshte se presidenti i federates greke ka deklaruar qe Nini qe ne fillim ka dashur te luaj per Greqine . Atehere interesimi i FSHF per Ninin eshte perdorur thjesht nga familja e Sotiri Ninit per pazar me drejtuesit e futbollit grek per ta nxitur sa me shpejt pajisjen me dokumenta greke si dhe per te rritur shumen financiare qe do fitohej nga ata. Bravo atyreve dhe turp per FSHf.
Eshte i njejta metode qe eshte perdorur deri me sot nga shume talente te rinj te cilet po luajne sot me kombetaret e vendeve te huaja. Dhe ata jane emra te lakuar kaq shume ne median shqiptare . Deshira e madhe e gazetareve shqiptare qe kapeshin mbas fjaleve te daluar sa andej kendej se filan futbollist deshiron te luaj per Shqiperine perdorej nga vete keta futbolliste per te nxitur federata e vendeve te huaja ku ato luajne qe : ose te kalonin ne ekipin kombetar ose te merrnin pashaporten e aq deshiruar, evropiane te vendit kua ato luajne.
"Mos kini frike" punonjes te Federates shqiptare. Mbrapa Ninit ka dhjetra dhe dhjetra shqiptare te tjere ne Greqi , te pakten qe do ndjekin shembullin e tij mbasi per ata Nini eshte bere simbol i suksesit ne sport dhe ne shoqerine greke sepse tashme jane mesuar te shohin deshtimin e vazhdueshem te atdheut te tyre ne perballjet me vendin fqinj ne fushen e sportit ashtu si dhe ne shoqeri dhe politike.
Nderkohe qe zbulohen talente vazhdimisht dhe per keta njoftohet FSHF , ata therriten ne ndonje grumbullim me moshat dhe pastaj harrohen . Por edhe nga ana e medias , trajnereve dhe specialisteve te tjere shqiptare kane rene ne nje gjume letargjik . Nje tjeter futbollist shqiptar i thirrur dikur ne grumbillime t e moshave , Elin Dhimuco , tashme eshte thirrur si vorioepiriot ne Kombetaren greke te U19 , mbasi eshte pajisur sigurisht dhe ai me pashaporte greke. Djaloshi 18 vjecar ka luajtur deri me pare tek Ilisiakos i Athines por eshte dhene per huazim ne ekipin e kategorise me te ulet, Fostiras . Ky talent megjithese luan ne kategori te ulet te kampionatit grek eshte gjuajtur nga trajneri i Kombetares greke te moshave dhe eshte therritur direk me Kombetaren e Greqise per te luajtur ne nej ndeshje miqesore me 7 Shkurt kunder Zvicres. Emri i ketij lojtari ashtu si i dhjetrave te tjere ne Greqi (qindrave te tjere ne Evrope) i eshte bere te ditur medias shqiptare qe para 2 vjetesh ne faqet e medias se atehershem www.Sportdashesi.com por ne FSHF perdoret proverbi "KUR TE PIQEN FIQTE" . Athere zoterinj te FSHF kur te piqen fiqte sdo jeni ju qe do ti hani frutet per keta talente. Do te jene punonjesit e zelleshem dhe punetor te federatave te futbollit ne vendet ku ata do te luajne.
Dhe vazhdon , vazhdon i njejti muhabet kur talenteve te tille si Renaldo Rama , Erald Musabelliu i thuhet nga trajneret e Kombetareve te moshave se jane me te vertet mjaft te mire por ama jane shume te rinj qe te aktivizohem me te rriturit ose me Shpresat e Shqiperise. Nderkohe qe Sotir Nini i cili ne fizik eshte mjaft me i dobet se ata ( vetem 68 kg per nje gjatesi 1,72 m ) perballon jo vetem kampionatin e Kampioneve te Evropes por dhe shpallet dhe lojtari me i mire i saj.
"Mos kini merak" punonjes te FSHF , keta djem te talentuar te cileve jua mohoni qe te luajne sot me Shpresen dhe Kombetaren shqiptare neser ose pasneser kur do te njihen ne futbollin grek nje zgjidhje llogjike kane per te bere : te vishen fanelen e nje vendi te huaj dhe juve tju perdorin juve thjesht per te rritur pazarin . Nje ultimatum te mire moren nga nje futbollist qe sot eshte me i miri ne Kombetaren shqiptare : Lorik Cana , i cili nuk pranoi paaftesine e dikurshme te FSHF kur i kerkohej te luante me Shpresat dhe jo me Kombetaren . Po keshtu e kane marrur dhe nga futbolliste te tjere por si gjithnje per ata fiqte duhen pjekur mire se : Kombetarja ose Shpresa shqiptare nuk mund te provoj lojtare kaq te mire se rrezikon titullin e kampionot te Evropes ! Ose me mire mos valle rrezikojme fitoret ne ndeshjet miqesore !
Keta talente te sotem qe po presin sot pergjigjen tuaj dhe nqs deri neser ajo eshte negative atehere Nini do et kete shume bashkombas ne kombetaren e Greqise ashtu sic do te kete dhe ne Gjermani , Zvicer , Itali , Austri , Holande , Suedi , Australi etj .
Shqiperia do te luaj me 5 Shkurt kunder Greqise. Drejtuesit e shpresave shqiptare deri me sot nuk kane pranuar lojtaret e rinj mjaft te talentuar ne Greqi qe te luajne ne kete ndeshje simbolike per emigrantet shqiptare. Rama , Musabelliu dhe shuem te tjere do ta shohin nga TV kete ndeshje por ama neser ato do te vehsin nje fanele neser ne keto duele. E kujt do te jete kjo varet sot ne rradhe te pare nga shkathesia e FSHF sepse nqs do te lihen deri per neser per te gjykuar atehere FIQTE E PJEKUR do preferohen nga "dhelprat" e federates greke.
Arlind Ciri
|
|
#11 03 Shkurt 2007 20:09
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotiris Ninis Me Emer Dhe Me Kontrate Tek Panathinaikosi
Po ne Shqiperi te mbyte korrupsioni mo, sidomos me grupmoshat nuk te merr njeri qe te luash po nuk pagove.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#12 04 Shkurt 2007 14:10
|
|
 |
anthares
Lost Soul

Postime: 450
Rregjistruar: Nėntor 2005
Mosha: 24
Pėrdorues #: 195
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotiris Ninis Me Emer Dhe Me Kontrate Tek Panathinaikosi
Perveē korrupsionit alb_boy , ate shume parash qe i kane ofruar ne greqi , ne shqiperi nuk e shikonte as ne enderr dhe mundesite per te ber karriere ne shqiperi ne fushen e futbollit nuk besoj se jane njelloj si ne greqi (mendoj keshtu pasi nuk e kam idene se si funksionon futbolli ne shqiperi) ... Dhe nuk e kuptoj pse shpesh here kunder ketyre "sportisteve" dalin komente negative , si p.sh tradhetar te vendit te tyre vetem se zgjedhin te perfaqesojne nje vend qe nuk eshte shqiperia ... Jemi te zote te flasim negativisht para ketyre fakteve .... Keto sportista mund te duken shume materialist por aspak patriote... Por ne fund te fundit kush nga ne nuk eshte materialist ?? Pastaj , meqe ne jemi kaq shume patriote perse nuk kthehemi tte gjithe te jetojme ne shqiperi , por baballaret tone vazhdojne te ndertojne shtetet e huaja dhe nenat tona te kujdesen per pleqte e plakat Ketej ?!?! .... Per ta mbyllur, keto sportiste dhe te gjithe "shqiptaret" qe arrijne ne nje fare menyre te bejne karriere ne vendet e huaja kane stimen time .. sepse edhe ketej nuk eshte e lehte te besh kaq buj ... E vertete qe nuk duroj dot personat qe fshehin e shajne origjinen e tyre, por per kete nuk mund ti fajesoj ... ndoshta gjate jetes se tyre kane pasur probleme dh epengesa per kete gje , dhe e shikojne me te arsyeshme ta mohojne ate .. nuk mund te flas rreth kesaj ēeshtje ... Me behet shume qefi tek lexoj per shqiptare qe arrijne te "ēajne" ne kete bote te eger , dhe nuk mendoj aspak qe pse nuk kthehen ne shqiperi te vazhdojne kete aktivitet ... pasi ne fund te fundit edhe ne ketej jemi si ato , pasi edhe ne mendojme vetem se si te rritim mireqenien tone ekonomike ...
shendet edhe pare njerez !
|
|
#13 04 Shkurt 2007 14:30
|
|
 |
G-Money
Rregjistruar

Postime: 72
Rregjistruar: Janar 2007
Pėrdorues #: 3061
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Sotiris Ninis Me Emer Dhe Me Kontrate Tek Panathinaikosi
E keqa qendron qe keta tipa deklaroj qe jane nga Himara e jo nga Shqiperi. Pra nuk kemi te bejme thjesht me ikjen e nje Shqiptari por politik te degjeneruar te Grekerve qe shprehen Nini nga Himara jon , sic thoshin per Pirron dhe do vazhdojne te thon edhe per te tjere me vone
|
|
#14 04 Shkurt 2007 14:57
|
|
 |
Pride
Rregjistruar

Postime: 7
Rregjistruar: Shkurt 2007
Mosha: 23
Pėrdorues #: 3229
Gjuha Sitit: English
|
 Re: Sotir Nini, 16-vjeēari Shqiptar I Panathinaikosit
Hello, how are you? Iam new in this forum. I am from argirokastro or gkirokaster as you say it in albanian languange. I think that you wouldnt have problem for ninis to play for the greek squad as his blood is Greek. Dont Forget that before many years Northern Epirus was greek. So dont be so bad with HIM. Sorry for the english but i can read albanian languange but i cant write.
|
|
#15 05 Shkurt 2007 05:20
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|