|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
Spanja shpallet kampione e Evropės pėr herė tė dytė nė historinė e saj, duke mposhtur 1-0 Gjermaninė nė finalen e luajtur mbrėmė nė Vjenė. Ka qenė gjithēka perfekte pėr ekipin e Luis Aragones, qė ka thyer mitin gjerman, duke treguar njė superioritet nė lojė dhe nė raste nė harkun e 90 minutave. Njė futboll spektakolar i iberikėve pėrgjatė gjithė turneut, ėshtė shpėrblyer me titullin e mbrėmshėm qė ka ngritur peshė miliona spanjollė dhe ka lėnė tė zhgėnjyer Gjermaninė. Ka vendosur njė gol i Fernando Torres nė pjesėn e parė, ndonėse Spanja ka patur njė mori rastesh pėr tė realizuar, duke treguar se e meritonte kėtė trofe. Njė meritė e madhe edhe pėr trajnerin Aragones, qė arriti tė ndėrtojė mė nė fund njė skuadėr fituese, qė nuk trembet ndaj emrave si Italia apo Gjermania.
Pjesa e parė
Gjermania e nis disi mė mirė ndeshjen, duke dominuar nė 10 minutat e para, por pa qenė e rrezikshme pėrpara portės sė Kasijas. Janė spanjollėt ata qė kanė momentin e parė tė mirė, teksa nė minutėn e 14-tė mbrojtja gjermane rrezikon njė autogol. Por, portieri Jens Lehman ėshtė i vėmendshėm duke larguar nė korne. Nė tė 23-tėn, Fernando Torres godet shtyllėn pas njė kėrcimi tė fuqishėm me kokė. Spanjollėt tregojnė se janė shumė tė rrezikshėm, ndėrsa gjermanėt nuk marrin masat. Nė minutėn e 33-tė ėshtė sėrish Fernando Torres qė del vetėm me Lehman, por kėtė herė gjuajtja e tij ėshtė e saktė, duke mposhtur portierin e Gjermanisė. Spanja ėshtė nė avantazh duke bėrė qė mijėra tifozė, por edhe mbreti Huan Karlos e mbretėresha Sofi tė ngrihen nė kėmbė pėr tė duartrokitur El Ninjon. Pjesa e parė mbyllet me kėtė rezultat.
Pjesa e dytė
Nė fraksionin e dytė gjermanėt nuk arrijnė tė shfaqen tė rrezikshėm, ndėrsa Spanja e nis direkt nė sulm. Nė minytėn e 54-t, David Silva gjuan nė zonė, por tentativa e Serxhio Ramos me finte pėrfundon jashtė. Nė minutėn e 60-tė ėshtė rasti mė i mirė i Gjermanisė, me njė goditje tė Balak nga kufijtė e zonės, por topi prek rrjetėn e jashtme tė Kasijas. Ėshtė sėrish Spanja qė ka mundėsitė e pastra. Nė tė 67-tėn, Serxhio Ramos gjendet vetėm me Lehman pas njė goditje dėnimi, por gjuajtja e tij me kokė pritet nga portieri gjerman. Njė minutė mė pas ėshtė Iniesta ai qė del vetėm pėr vetėm me gardianin e Gjermanisė, por sėrish Lehman neutralizon. Qė nga ky moment spanjollėt administrojnė rezultatin. 8 minuta para pėrfundimit ėshtė Sena qė mund tė shėnojė sėrish, pas uljes sė topit nga Guiza, por nuk arrin. Pėrfundon kėtu. Spanja shpallet kampione e Evropės pėr herė tė dytė, ndėrsa gjermanėt humbin finalen e tretė nė historinė e tyre. Veēse kėtė herė kanė qenė vėrtetė shumė mė tė dobėt se kundėrshtari.
Modifikuar pėr herė tė fundit nga alb-boy nė 30 Qershor 2008 17:12, Modifikuar 1 herė gjithsej
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#1 30 Qershor 2008 08:21
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja ėshtė kurorėzuar mbretėresha e Evropianit 2008
Po Balak kush e gjakosi
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#2 30 Qershor 2008 08:34
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
Me finalen mes Gjermanisė dhe Spanjės u mbyll Kampionati Evropian i Futbollit nė Vjenė. Ėshtė ky pikėrisht ēasti qė organizatorėt tė nxjerrin bilancin.
Futbolli EURO 08 tashmė i pėrket sė shkuarės, dhe Heinz Palme, koordinatori i qeverisė austriake i cili flet me superlativa: Ky ėshtė padyshim Kampionati mė i mirė Evropian nė histori. Ndonėse kėtė e dėgjojmė shpesh herė tė thuhet prej organizatorėve, Kampionati i sivjetmė Evropian sėrish shėnoi njė hap pėrpara. Kjo ishte njė festė e mrekullueshme e ngjashme me atė tė Kampionatit Botėror 2008 nė Gjermani."
Heinz Palme si njė ndėr pėrgjegjėsit kryesorė tė organizatorėve vlerėson vetveten, por edhe thekson njė sėrė argumentesh pėr kėtė bilanc pozitiv pas tri javėsh futboll: Siguria ishte nė nivelin e duhur, organizimi i trafikut ishte gjithashtu nė nivelin e duhur, ndėrsa moti qe me luhatje. Ka pasur momente tė bukura, por edhe tė vėshtira. Megjithatė nė pėrgjithėsi u realizuan e madje edhe u tejkaluan pozitivisht ato qė parashikonim.
Pėrpara kampionatit ekzistonte frika si nė Austri edhe nė Zvicėr pėr trazira nga huliganėt, por sipas Günther Marek, Koordinator i Sigurisė nga Ministria e Brendshme nė Vjenė edhe nė kėtė drejtim bilanci ėshtė pozitiv: Krahasuar me numrin e madh tė tifozėve, qė kemi nė Austri, incidentet dhe kallėzimet nė polici kanė qenė shumė tė pakta.
Pėrveē disa incidenteve tė vogla, kryesisht pėr shkak tė konsumimit tė lartė tė alkoolit, situata ishte e qetė. Nė fakt nė hapje tė kampionatit nė Klagenfurt pati probleme me tifozė gjermane problematikė, tė cilėt provokuan me parulla ekstremiste tė djathta, siē nėnvizon edhe Günther Marek: Nė Klagenfurt vėrtetė nuk pati vetėm potencial paqėsor, por edhe ata qė u munduan tė shkaktojnė trazira ne shumė shpejt i vumė nėn kontroll.
Pavarėsisht kėtij rasti, Marek vlerėson qėndrimin pozitiv tė tifozėve gjermanė.
Anja Richter nga Komiteti Koordinues i kampionatit nė Vjenė, nxjerr nė pah njė moment emocional tė kėtij kampionati, qė sipas saj do tė mbetet nė kujtesė: Ēasti kur turqit festonin bashkė me vjenezėt dhe vjenezėt duartrokisnin e u hidheshin nė qafė turqve. Ndėrkohė qė turqit brohorisnin pėr Austrinė.
Vend pėr kritikė megjithatė pati, siē ishte p.sh. marketingu strikt nga ana e UEFA-s, qė nė zonat e tifozėve lejonte vetėm produkte tė pėrcaktuara prej saj. Popullsia e vendeve organizatore iu shmang zonave tė tifozėve. Sa i pėrket atmosferės pėr kėtė ishin pėrgjegjės miqtė dhe tė ardhurit. Heinz Palme thekson dy arėsye: Kjo reduktohet pėr shkak tė madhėsisė relative tė dy vendeve organizatore. Nga ana tjetėr asnjėri nga ekipet e vendeve organizatore nuk arriti tė dalė nė ēerekfinale. Kjo vetėkuptohet qė e ndrydh disi euforinė.
Megjithatė Günther Marek nxjerr njė bilanc pozitiv tė Kampionatit Evropian tė Futbollit 2008: Ishte vėrtetė njė festė e bukur. Kjo vlen pėr tė gjithė edhe pėr grupin e spanjollėve, prej nga patėm imazhe tė larmishme me Suedinė, Portugalinė dhe Italinė, ekipe kėto qė nė fund ishin pak tė dėshpėruar. Por nė tė vėrtetė unė mund tė raportoj vetėm pozitivisht pėr kėtė kampionat.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#3 30 Qershor 2008 17:09
|
|
 |
asd
Veteran

Postime: 756
Rregjistruar: Mars 2006
Mosha: 27 Vendodhja: WwW.Internet-Kaltersia.tk
Pėrdorues #: 2007
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
hallallllllllllllllllllllllllllll spanjes e ka neru
____________ Note - links are working at posting time !!
Guests register for more hot Games,Appz,Videos, Music,etc.
Register now
Check All Links Before Download
Internet-Kaltersia
|
|
#4 01 Korrik 2008 00:01
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
"Furia e Kuqe" mposht 1-0 njė Gjermani tė shpėrfytyruar
Pas 22 ditėsh dhe 31 ndeshjesh tė luajtura, Euro 2008 njeh edhe kampionen e saj: Ėshtė Spanja. E gjitha e merituar nė njė finale qė e kanė administruar mrekullisht nė pjesėn dėrmuese tė saj. E ndėrkohė qė ajo qė duhet tė hapė krahun, ėshtė pikėrisht Gjermania, e cila ka treguar shumė pak, pėr tė mos thėnė asgjė, pėr tė merituar mė shumė. Goli i Torres nė minutėn e 33-tė ka vulosur triumfin spanjoll pas 44 vjetėsh. Joakim Lėv ka marrė frymė lirisht pak para fillimit tė ndeshjes: Balak ėshtė rikuperuar, ndėrkohė qė ėshtė rikthyer titullar edhe Fringst. Lėv e ka skuadrėn e tij nė skemėn 4-1-4-1, por nė krahun tjetėr Aragones i ėshtė pėrgjigjur me njė Spanjė tė vendosur 4-2-3-1, me vetėm njė sulmues, Torres, ndėrkohė qė i mungonte golashėnuesi mė i mirė i Evropianit, David Vija. Fėrshėllima e pėrfaqėsuesit italian nė kėtė finale, gjyqtarit Roseti, i ka dhėnė start njė beteje mes dy gjigantėve tė futbollit nė kontinentin e vjetėr. Por ata qė tregojnė "dhėmbėt" qė nė fillimin e saj kanė qenė pikėrisht gjermanėt, tė cilėt prodhojnė shumė, janė mė tė rrezikshėm, madje arrijnė tė kėrcėnojnė tė parėt me Hitzlshperger. Spanja kėrkon tė balancojė ritmin, ėshtė kėrcėnuese nė kundėrsulme tė shpejta. Nė njė tė tillė mund tė kishte gjetur golin, nėse Lehman nuk do tė kishte reaguar mrekullisht ndaj njė autogoli tė sigurt tė shokėve tė tij; apo kur fati e ka shpėtuar nė minutėn e 23-tė, kur goditja e tij me kokė nė minutėn e 23-tė ndalet nga shtylla. Kėto kanė qenė sinjalet e para tė njė ndeshjeje tė ndezur, qė do tė pasohej nga avantazhi i Spanjės, e cila, pasi kishte provokuar disa herė mbrojtjen gjermane, mė nė fund ka gjetur ēelėsin pėr ta thyer atė: ėshtė Torres ai qė bėrė tė heshtin tifozėt gjermanė, njėkohėsisht duke ndezur vullkanin iberik, me golin e tij, kur pasi kishte befasuar nė duel shpejtėsie Filip Lamin, ka ekzekutuar me perfeksion nė rrjetėn e Lehmanit. Pas golit, spanjollėt bėjnė atė qė dinė tė bėjnė mė mirė, qarkullojnė topin e nervozojnė gjermanėt deri nė fundin e 45 minutėshit. Njė avantazh i merituar i Spanjės, qė pas njė fillimi tė mirė tė gjermanėve, ka marrė kontrollin teknik tė ndeshjes me Torresin protagonist. Nga gjermanėt ka munguar rasti ideal: janė parė vetėm disa gjysmė raste me Klose, Balak e Podolski. Pjesa e dytė ka filluar me Jansen nė vend tė Lahmit, tė cilit i kushtoi shtrenjtė ai duel me Torresin. Mė pas hyn Kuranji pėr Hitzlshperger, por spanjollėt dominojnė lojtarė shumė tė lėvizshėm, tė shpejtė e teknikė, ndėrsa gjermanėt provojnė nė tė gjitha mėnyrat, por mungon pasi i fundit e nervozizmi shtohet. Mbrojtja gjermane ėshtė e shpėrqendruar dhe spanjollėt me shumė lehtėsi krijojnė panik nė portėn e Lehmanit me anė tė Serxhio Ramos, Sena e Guiza. Gjermanėt janė shpartalluar. Nuk kanė fuqi tė bėjnė asgjė, pėrveēse ti dorėzohen fatit. Ėshtė Spanja ajo qė duhet tė ngrejė trofeun pas 44 vitesh, ndėrsa gjermanėt koleksionojnė njė tjetėr dėshtim nė finale.
Tribuna VIP
Nė tribunėn VIP tė "Ernst Hapel" kanė qenė prezente 58 figura, mes tė cilave Mbreti i Spanjės, Huan Karlos, Presidenti gjerman, Horst Kohler, sovrani i Principatės sė Monakos, Alberto, Kancelarja Anxhela Merkel dhe homologu spanjoll, Zapatero
Biletat
Arena e finales sė Evropianit 2008 nė kryeqytetin austriak ka qenė e mbushur me kapacitet tė plotė: 53 mijė e 8 tifozė asistuan nė supersfidėn Gjermani-Spanjė. Nė tregun e zi vjenez, ēmimi i njė bilete pėr kėtė ndeshje ka arritur deri nė 4 mijė euro
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#5 01 Korrik 2008 09:37
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
28-vjeēari i Barcelonės luajti pesė ndeshje nė finalet e Kampionatit Europian, duke shėnuar vetėm njė gol nė gjysmėfinalen kundėr Rusisė. Spanja fitoi titullin e parė nė njė turne tė madh pas suksesit tė vitit 1964, kur mundi nė finale Bashkimin Sovjetik. Aftėsia e Ksavi Hernandezit pėr tė diktuar ritmin e ndeshjes nga mesfusha e solli atė nė vėmendjen e Ekipi Teknik tė UEFA-s, qė vendosi ti japė atij ēmimin Castrol Player of Tournament (Lojtari mė i mirė i turneut), njė ēmim ky i sponsorizuar nga sponsori zyrtar Castrol. Nė pėrzgjedhjen e spanjollit u morr parasysh edhe votimi i publikut. Ne zgjodhėm atė, pasi ne mendojmė se ai pėrfaqėson stilin spanjoll tė lojės. Ai ishte ekstremisht influencues nė zotėrimin, pasimin dhe llojin e lojės qė Spanja aplikoi, - thuhet nė komunikatėn e publikuar nė uefa.com. Fitorja 1-0 kundėr Gjermanisė nė Vjenė ishte edhe ndeshja e 63-tė e Ksavi Hernandesit pėr Spanjėn, qysh nga debutimi i tij sė bashku me shokun e ekipit tė tij te Barcelonė, Karles Pujol kundėr Holandės, mė 15 nėntor 2000. Ksavi Hernandez nuk luajti asnjė minutė me Spanjėn nė Euro 2004 nė Portugali, ndėrkohė qė ishte njė lojtar i rregullt i formacioni tė parė nė Kupėn e Botės nė Gjermani 2006. Nė Austri e Zvicėr 2008, Ksavi tregoi se ishte njė lojtar i pjekur.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 03 Korrik 2008 06:37
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
Njė triumf qė i mungonte vendit tė tij prej plot 44 vitesh. Gjithsesi, ai nuk ndalet me kaq, por shikon pėr mė larg, pasi mendon se kėtė ekip mund tė fitojė edhe Botėrorin.
Mė nė fund, Spanja u shpall sėrish kampione e Evropės. Si ndiheni tashmė?
Mendoj se jemi tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e njė titulli tė tillė. Tashmė jemi nė njė status, tė cilin duhet tė mbajmė sa mė gjatė tė jetė e mundur. Ndėrkohė qė tė gjithė spanjollėt e pėrjetuan kėtė finale nėpėrmjet televizionit, ne jemi e pėrjetuam akoma mė shumė. Jemi duke festuar njė triumf qė pėr tė gjithė ėshtė diēka e madhe. Arrita tė shėnoj golin qė i dha titullin Spanjės. Nuk e kisha menduar kurrė njė gjė tė tillė. As nė ėndrrat e mia. Detyra e njė sulmuesi ėshtė qė gjithmonė tė shėnojė gol dhe unė jam shumė i lumtur me kontributin qė kam dhėnė pėr kombėtaren time. Kam shėnuar dy herė dhe nė momente mjaft tė rėndėsishme. Gjithsesi, nuk fituam prej golave qė shėnova unė, por prej formės sė shkėlqyer dhe faktit qė luajtėm si njė grup kompakt.
Cili ėshtė sekreti i kėsaj kombėtareje?
E thashė edhe mė parė qė ėshtė grupi. Tė gjithė lojtarėt dhanė mė tė mirėn e tyre pėr kėtė ekip, duke qenė tė bashkuar nė fushėn e lojės dhe nėse njė skuadėr luan e bashkuar, ėshtė shumė e vėshtirė qė tė thyhet. Ne nuk u mundėm nė asnjė ndeshje, madje i fituam tė gjitha.
Do tė veēonit njė prej lojtarėve tė kombėtares, i cili bėri me tė vėrtetė njė punė tė madhe?
Nuk ėshtė e mundur qė tė bėhet njė gjė e tillė nga askush. Kasiljas e tregoi qartė qė ėshtė njė portier i jashtėzakonshėm. Nė mbrojtje nuk patėm asnjė problem dhe kemi pėsuar shumė pak gola. Mbrojtėsit markuan shkėlqyeshėm kundėrshtarėt, madje kanė qenė njė ndihmė edhe pėr ne sulmuesit. Mesfusha gjithashtu, ka qenė e shkėlqyer. Nuk di se kė tė pėrgėzoj mė parė.
Deri ku do shkojė kjo skuadėr?
Ne duam titullim kampion bote tashmė. E mira e skuadrės sonė ėshtė se 80% e ekipit janė nė moshė tė re dhe nė Botėrorin e ardhshėm do tė jenė akoma mė tė fortė. Ndėrkohė, ne do jemi akoma mė kompaktė, pasi do tė njihemi akoma mė mirė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 03 Korrik 2008 06:38
|
|
 |
TBA
Postime: 91
Rregjistruar: Dhjetor 2006
Pėrdorues #: 3041
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
E meritonin me shume se askush tjeter dhe ta gezojne
____________ I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
|
|
#8 06 Korrik 2008 10:30
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
Dhe me kryesorja eshte qe jane djem te rinje ne moshe e do jen te njejti ne boterorin 2010
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 06 Korrik 2008 20:14
|
|
 |
Illegal Mind
Veteran

Postime: 582
Rregjistruar: Maj 2007
Vendodhja: New Jersey
Pėrdorues #: 3547
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Spanja Ėshtė Kurorėzuar Mbretėresha E Evropianit 2008
Ne boteror ka Brazil e Argjentin nuk ka shakara
____________ Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?
|
|
#10 09 Korrik 2008 21:06
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|