Portali
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim Faqja 3 e 3
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2, 3
Kampionati Shqiptar 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Apolonia humb kauzen me “rebelet”
28 Janar   Pas nje periudhe te gjate e te lodhshme me “terhiq e mos keput”, qe i ka kushtuar jo pak kohe, si Federates, ashtu edhe vete futbollisteve, lojtaret e larguar nga klubi Apolonia, gjate fazes se dyte, ne 2006 en (cka solli edhe nje “bum” te madh ne mediat shqiptare, por edhe ne klubin fierak) jane lene te lire dje, nga Komisioni i Disiplines, ne FSHF. Keshtu, Sabino Plaku, Maringlen Kule, Rezart Hyso, Eduard Mica, Elidon Demiraj, Ilir Mertiri dhe Gertion Kote kane perfituar dje “lirine”, nga kontrata qe kishin me klubin e Apolonise. Komisioni i Disiplines, pasi ka shqyrtuar te gjitha anskesat dhe pretendimet dhe faktet, te paraqitura ne FSHF, nga perfaqesuesi ligjor i lojtarit Sabino Plaku, Riza Hicka, ne mungese te perfaqesuesve te FK Apolonia ka vendosur unanimisht qe, futbollistet, te shpallur si “rebele”, pak kohe me pare, nga presidenti i FK Apolonise, Koco Kokedhima, te mos quhen me lojtare te skuadres fierake dhe si pasoje te mos kene asnje detyrim me klubin, cka do te thote se ata tani e tutje do te mund te firmosin per klube te tjera, gjate kesaj periudhe merkatoje. Nje vendim i tille ka ardhur pas shume kerkesash, qofte nga ana e lojtareve, ashtu edhe nga ajo e klubit fierak, ku ne fund kane qene futbollistet, qe kane pretenduar se nuk jane paguar, ata qe kane fituar. Nderkohe, persa i perket FK Apolonise, ose me mire zyrtareve te saj, te cilet duhet te ishin prezent ne mbledhjen e zhvilluar dje ne FSHF, kjo nuk ka ndodhur. Madje, pala tjeter ka kerkuar qe kjo mbledhje, bashke me te sigurisht edhe vendimi te shtyhej per nje dite tjeter, kerkese, e cila nuk eshte mare parasysh nga Komisioni i Disiplines, i cili e ka dhene tashme vendimin e tij. Apolonia i ka humbur shtate lojtaret e saj, qe pretendonte t’i kishte serish nen kontrate.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Gati per “yxhym”!
29 Janar   “Une mendoj, se kjo periudhe e shkurter stervitore, u shpreh mbreme, pas kthimit nga Turqia, drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj, ekipit tone i ka sherbyer shume. Madje, enkas per kete klubi u perpoq dhe beri gjithcka, per te krijuar kushte sa me te mira e sa me te pershtateshme, si ne drejtim te akomodimit te futbollisteve, ashtu dhe te terreneve per zhvillimin e stervitjes. Ashtu sic eshte bere e ditur, skuadra u grumbullua ne hotelin “Limak Limra”, me pese yje, ku kushtet e fjetjes, te ushqimit, pushimit, relaksimit etj., ishin te nivelit siperor. Ne te njejtin standart ishin edhe kushtet e infrakstrutures sportive. Ne dispozicionin tone ishin dy fusha futbolli me dimensione te rregullta, perpos palestres, salles se forces, pishines me uje te ngrohte, saunes, etj. I permenda te gjitha keto, per treguar se kushtet, qe u krijoi klubi futbollisteve, ishin te atij niveli, qe impononin per te punuar. Duhet te pohoj se impenjimi dhe perkushtimi i te gjithe djemve u pergjigjeshin kerkesave te stafit teknik. Per keto aresye, e perseris, kjo periudhe pergatitore i ka sherbyer shume skuadres. Per mendimin tim, skuadra ka bere nje progres te dukshem, se pari, ne drejtim te kondicionit fizik, per rritjen e parametrave te te cilit ne dispozicion te futbollisteve ishte vene fiziologu i ushtrimeve fizike, Rauf Dimraj, qe tashme do te punoje ne vazhdimesi ne klubin tone. Rritja e treguesve fizike te lojtareve u pasqyrua edhe ne tri ndeshjet stervitore, qe zhvilloi skuadra, ku ndryshimi dallohej nga ndeshja ne ndeshje. Per mendimin tim, ky fakt i dha mundesi teknikut Muca te punoje me grupin per persosjen dhe harmonizimin e veprimeve te lojtareve te ardhur rishtaz, por edhe per futjen dhe aplikimin e skemave dhe varianteve te reja taktike. Si perfundim, mendoj se Tirana tashme eshte ne nje stad te ri me te avancuar, qe do t’i garantoje sigurine e qendrueshmerine ne rrugen drejte titullit”, ka perfunduar drejtori teknik, Alban Tafaj.

Bardheblute kthehen ne shtepi

Dje ne mesdite, rreth ores 14:30, bardheblute e FK Tirana jane kthyer nga Turqia, kur per dy jave, nga 14 deri me 28 janar, ne Kemer te Antalias kane vazhduar stervitjet ne kuadrin e fazes pergatitore te dimrit. Ka qene shume here me i lehte rrugetimi i “kampioneve te dimrit” drejt “shtepise”, krahasuar me ate te janarit, dy jave me pare, kur fluturuan per ne Turqi. “Ka qene shume me ndryshe, u shpreh drejtori teknik, asgje rraskapitese nuk ka patur ne udhetimin tone. Madje, ka qene ora 08:00 (lokale), kur kemi lene hotelin “Limak Limra”, ku bujtem per dy jave, dhe i jemi drejtuar aeroportit te Antalias. Edhe ne Stamboll kemi pritur shume pak”.

Sot, stervitja e pare

Pa zbritur ende nga bordi i avionit Boing 747, me te cilin ane fluturuar qe nga Stambolli, futbollistet bardheblu jane lajmeruar, nga stafi teknik i skuadres qe sot, ne oren 15:00, te paraqiten ne mjediset e stadiumit “Selman Stermasi”, per seancen e pare stervitore te kesaj jave.

Tirana Teuta, nen projektoret e “Qemal Stafes”

Perpara nisjes per ne Turqi, drejtuesit e klubit bardheblu kane mbyllur gjithcka me drejtorine e stadiumit “Qemal Stafa”, e cila u ka garantuar zhvillimin e ndeshjes Tirana Teuta, ne kuadrin e javes XVIII te kampionatit, ne fushen e tij. Burime nga klubi bardheblu bejne me dije qe ndeshja do te luhet ne mbremje, nen ndricimin e projektoreve, ndersa ora sakte e fillimit do te percaktohet ne ditet e para te kesaj jave, teksa jane marre te gjitha masat per krijimin e nje atmosfere festive. Lidhur me kete, burimet theksojne se kjo ka te beje me pozicionimin e te dyja skuadrave ne tabelen e renditjes, ku Tirana mban vendin e pare, me 37 pike, ndersa Teuta eshte e dyta, me 6 pike me pak. E pare ne kete aspekt, kjo perballje, midis dy klubeve nga me te vjetrit ne vend, mund te konsiderohet si kryendeshja, jo vetem e kesaj fundjave, por deri ne mbyllje te ketij kampionati.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Tirana dhe ato qe e ndjekin
2 Shkurt   Me ne fund, pas pese javesh “pushim”, stadiumet, duke nisur nga sot, do te gumezhijne nga futbolldashesit, qe do te behen deshmitare te ristartimit te ndeshjeve te kampionatit te kategorise Superiore. Pertej pretendimeve qe kemi per nivelin e kampionatit, duhet te pranojme se, qe nga 23 dhjetori, kur jane luajtur ndeshjet e fundit te vitit te kaluar, te gjitheve na kane munguar skuadrat dhe futbollistet tane. Diskutimet, debatet dhe komentet e zakonshme mes analisteve, gazetareve, por dhe fansave te zjarrte, qe jane pjese e pandashme nga “loja” ne fushe e pa te cilat futbolli nuk mund te kuptohet, ishin shperngulur diku pertej kufijve tane, atje ku shumica e skuadrave shqiptare kaluan nje pjese te mire te asaj periudhe, qe e quajten faza pergatitore dimerore. Nje nderprerje jo aq zakonshme, kur Tiranen e “pagezuam” si “kampione te dimrit” jo ne perfundim te nje faze, as edhe te dy, sikurse ishte bere zakonisht, por ne mesin e kampionatit, kur perpara jane per t’u luajtur thuajse gjysma e ndeshjeve te fazes se dyte dhe e tere faza e trete, e cila ne vetevete, per nga menyra si do te zhvillohet, mund te sjelle peshtjellime te tjera deri ne fund. Megjithate, le te mos rendim kaq shpejt, sepse rruga eshte ende e gjate.

Ne vijen e “ristartimit” skuadrat jane vendosur me gjendje e ambicie nga me te ndryshmet, pasi kane mbushur edhe “organikat” gjate merkatos se janarit, duke e lene gjithcka per ne ditet e fundit, madje, ndonjera ende nuk i ka pare me sy lojtaret qe ka “rregjistruar”. Rifillimi i ndeshjeve na ben te kujtojme se Tirana udheheq ne krye, me diference jo te vogel nga ndjekesja me e afert, Teuta (6 pike), ndersa do te perballen mes tyre qe neser. Nje ndeshje qe duket te jete percaktuese, jo pse titulli do te ndahet qe neser, por sepse, nese bardheblute fitojne, atehere veshtire te arrihen deri ne finish; ne te kundert, nese Teuta arrin te marre trepikeshin, atehere i hapet “oreksi” per te guxuar edhe titullin e te mos kenaqet me vendin e dyte, duke e bere edhe me intriguese “maratonen”. Pas tyre, Vllaznia, Partizani, Elbasani, diku me poshte edhe Dinamo, qe, pertej deshirave e ambicieve, duket se do te duhet te mjaftohen me nje “dritare” per ne Europe. Duke zbritur shkallet, ndeshim ne “katershen” Luftetari, Flamurtari, Kastrioti e Besa, qe, edhe pse kane shkeputje nga dy skuadrat e fundit, nje sy e mbajne per me lart, per te hyre mundesisht ne gjashteshen e pae, ndersa shohin dhe poshte, duke patur frike nga te papriturat dhe konjukturat qe mund te krijohen. E mbyllin Shkumbini e Apolonia, te cilat, pertej aritmetikes, thuajse e kane shenuar emrin per ne kategorine me poshte, ndonese nuk jane nga ato qe do te dorezohen pa lufte, sidomos peqinasit.

Gjithsesi, duke lene menjane simpatite e antipatite, do te uronim qe kjo pjese e kampionatit te na dhuronte me teper “intriga”, duke e bere gjithnje e me te paparashikueshem fundin, si ne krye, ashtu dhe ne “bisht”. Atehere, “me kembe te mbare”, edhe pse nuk eshte hapi pare...
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Gezdari, prag i "premieres"
2 Shkurt   Verdheblute do t'u japin fund pergatitjeve sot paradite, per t'u ndeshur neser me Partizanin, ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Pritet qe kjo ndeshje te terheqe nje numer te madh shikuesish, nisur edhe nga fakti se seancat stervitore te skuadres kampione ne fuqi jane ndjekur gjate javes me nje interesim jashte te zakonshmes, sidomos pas kthimit te saj nga pergatitorja ne Malin e Zi. Por, arsyeja kryesore eshte se Elbasani ka marre nje tjeter pamje tani, sigurisht per mire, pas ardhjeve te futbollisteve te tjere, qe e kane plotesuar perberjen. Nuk jane pak, por gjashte te tille, te gjithe cilesore, pra gjysme skuadre, te cilet pretendojne te luajne ne formacionin kryesor te Gezdarit. Nallbani, Peric, Papuci, Patushi, Korreshi e Merkoci jane lojtaret, qe i jane bashkuar skuadres ne periudhen e merkatos dimerore, emra te cilet do te kishte dashur t'i kishte ne liste cdo skuader e kategorise superiore. Dhe, neser, kunder te kuqve, eshte edhe prova e ndryshimeve qe jane bere ne kontigjentin e futbollisteve verdheblu.

Premtimi i mbajtur i Arben Lazes

Te pakten nga sa jemi njohur nepermjet medias se shkruar, presidenti elbasanas, Arben Laze, ka qene i pari nga presidentet, qe kishte deklaruar se do te realizonte nje merkato te fuqishme ne muajin janar. Madje, kete premtim ai e beri, kur skuadra e Deliut, ish-trajneri i verdhebluve, ishte ne nje forme te mire sportive dhe luante si "macja me miun" me Teuten e Durresit per vendin e dyte, fare prane Tiranes qe udhehiqte renditjen. Ndersa, pas tri humbjeve te njepasnjeshme, ne fund te vitit qe shkoi, u vu ne rrezik realizimi i premtimit te Lazes, i cili, pervecse beri levizje ne pankinen e skuadres, njeheresh kercenoi edhe futbollistet e tij, duke permendur edhe nje fare "katarsisi" ne radhet e tyre. Ndonese, pati edhe nga ata, te cilet nuk besonin te "serioziteti" i zemerimit te presidentit zemerbute, ndersa gjithkush priste vetem realizimin e premtimit te tij. Kurse tani, ne "doren" e trajnerit Edmond Gezdari eshte nje "brume i ardhur", qe pritet te shijohet nga mijerat e sportdashesve elbasanas ne fushen e lojes.

Forca e "Ruzhdi Bizhutes"

Eshte mesi i kampionatit dhe, per te tretin sezon radhazi, Elbasani ka treguar forcen e tij spikatese ne stadiumin e tij. Ne keto tre kampionatet e fundit, verdheblute jane mundur vetem dy here: nga Partizani kampionatin e kaluar dhe nga Vllaznia, ne dhjetorin qe shkoi. Ne kampin elbasanas jane te bindur se, po nuk ia bere hyzmetin punes, mund te ndodhe edhe e treta humbje.

Meditimi i trajnerit Gezdari

Pas perfundimit te ndeshjes miqesore, qe skuadra elbasanase luajti me Skenderbeun e Korces, te merkuren e kaluar, trajneri Gezdari u pa i menduar, por i qete, te pakten ne pamje te jashtme. Ndoshta, sepse nuk ka me se c'ti beje skuadres ne prag te ndeshjes delikate me te kuqte, te cilet dikur i ka drejtuar edhe ai vete. Gjate kesaj periudhe ka provuar disa variante taktike, ka bere jo pak levizje ne pozicionet e futbollisteve te ndryshem ne fushe, per te gjetur vendosjen me ideale, qe duhet ne nje ndeshje zyrtare, gjithnje nese mund te arrihet ne nje te tille. Tani eshte ne pritje se c'do te ndodhe me ato qe ka menduar se i bejne me shume pune, ne kete "premiere" zyrtare ne pankinen elbasanase. Deri tani, i ka patur vete gjerat ne dore, ndersa te shtunen e ndeshjes me Partizanin i kane ne dore te tjeret...
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Fjodor Xhafa, fati s’ishte me te
4 Shkurt   Edhe ne ndeshjen e se premtes, perballe Vllaznise, sulmuesi vlonjat, Fjodor Xhafa, nuk shenoi dot qofte dhe nje gol. Dy here gjuajtjet e tij kane troditur shtyllat e portes se Grimes, ndersa ne kater raste te tjera porteri shkodran ka qene me shume fat, kur topi, per habine e te gjitheve eshte perplasur ne trupin e tij, duke mos kaluar vijen e bardhe te portes. Keshtu, e thene ndryshe, goli nuk e ka “dashur” edhe kete here Fjodor Xhafen. Pas ndeshjes me Vllaznine, tek shume sportdashes dhe specialiste te futbollit vlonjate ka qene i pranishem jo vetem deshperimi prej barazimit, i arritur nga shkodranet ne minuten e fundit, por edhe pyetja, perse goli dhe Xhafa nuk po “takohen”. Edhe ne kete ndeshje, ashtu si ne shume te tjera, Xhafa ka qene epiqendra e sulmit vlonjat, ai ka levizur mjaft ne hapesirat para portes kundershtare, ka kombinuar bukur me koleget Rustemi dhe Nenaj, por dhe eshte kthyer prapa ne mesfushe, sa here qe ka qene nevoja. Per te gjitha keto, per Fjodor Xhafen mund te thuhet se eshte nje kollone e rendesishme ne skuadren vlonjate.

Te gjithe besojne te sulmuesi

Ne analizat dhe komentet e tyre pas ndeshjes me Vllaznine, specialistet e njohur vlonjat te futbollit, si Taho, Cipi, Memushi dhe te tjere e kane permendur mungesen e shenimit te golit nga Fjodor Xhafa thjesht si nje “braktisje e perkohshme e fatit”. Sipas tyre, Xhafes i ka munguar fati ne momente te caktuara te lojes, por kjo nuk do te vazhdoje gjate dhe ai do ta rigjeje golin, pasi eshte i afte per ta bere kete. Pas ndeshjes me Vllaznine, edhe pse kane marre nje pike, qe, ne fund te fundit, ka vlerat e saj per ne renditje, te te gjithe futbollistet vlonjate mungonte buzeqeshja. Ky “humor” i tyre lidhej me ndeshkimin qe pesuan ne castet e fundit te ndeshjes, kur leshuan fitoren qe e kishin ne dore, por kurrsesi me nivelin e lojes qe paraqiten, pasi mendimi i pergjithem ishte se ata dhane nje loje te bukur dhe luftarake. Kete gjendje shpirterore e “lexoje” qarte dhe ne fytyren e sulmuesit kryesor te skuadres vlonjate, Fjodor Xhafa. Gjithsesi, me qetesine qe tregon Xhafa, te pakten ne pamje te jashtme, duket sikur u thote te gjitheve, me nje fare justifikimi edhe per rezultatin: “Fati nuk ishte me mua dhe Flamurtarin ne kete ndeshje!”.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Grima, “postblloku” kuqeblu
4 Shkurt   “Ka qene nje ndeshje e veshtire”, e fillon rrefimin e tij per “Sport Ekspres”, Armir Grima, numri nje i formacionit te Vllaznise, portieri veteran i rinuar. Perpara se te flase per zhvillimet e 90? minuteshit te perballjes se te premtes, Grima ve ne dukje shkallen e veshtiresise se ndeshjes, ashtu sikurse ishte parashikuar ne kampin kuqeblu, perfshi dhe trajnerin Josa. “Ne ishim pergatitur se do te kishim perballe nje skuader me grinte dhe ambicioze, ne kerkim te rezultatit pozitiv, ashtu sikurse kishte bere edhe ne “Loro Borici” ne ndeshjen e fazes se pare”, thote portieri shkodran. Grima ka pranuar se Vllaznia nuk ka bere paraqitjen e parashikuar dhe nuk tregoi vlerat reale, ndoshta kjo edhe per faktin se kundershtari, ne pjesen me te madhe te ndeshjes, mori inisiativen dhe e shpernguli lojen ne gjysmefushen shkodrane.

Nje pike, “OK”

Vershellima perfundimtare e lacjanit Cekaj ka fikuar shifrat e barabarta 1?1. Por, nisur nga menyra si u luajt dhe nga rastet per shenim qe paten vendasit, Flamurtari ka dale me i humbur nga kjo ndeshje, pasi ka qene shume me afer fitores. Ne keto kushte, sipas portierit shkodran, pika e marre ne transferten e veshtire vlonjate eshte pritur mire nga skuadra shkodrane. “Per piken e fituar ne Vlore, mund te themi se eshte e pranueshme”, thekson Grima, duke percjelle edhe mendimin e te tjereve nga kampi kuqeblu. Megjithate, ne vazhdim te prononcimit te tij, ai shton se “ate nuk na e fali askush, por e merituam plotesisht me lojen burrerore dhe kembenguljen qe treguam deri ne vershellimen e fundit te arbitrit”. Madje, duke iu referuar minutave te funditte ndeshjes, Grima thote se “me moralin qe perfshiu skuadren, rasti u paraqit qe ne edhe mund ta fitonim kete ndeshje: nese Bejzade do te ishte me i qete, Vllaznia do te kthehej ne Shkoder me tri pike”.

“Macja” kuqeblu

Duke iu referuar komentit radiofonik te gazetarit te njohur, vlonjatit Moisi Dalipi, ne fushen e stadiumit “Flamurtari” ka patur nje “mace”, duke e mbiquajtur keshtu portierin e Vllaznise, Armir Grima. Te gjithe sa kane qene te pranishem ne stadium, por edhe ata te shumte qe kane patur rastin ta ndjekin ndeshjen te regjistruar ne mbremjen e se premtes, permes ekranit te televizorit, madje, te ritransmetuar dje pasdite, jane bindur plotesisht se epiteti i komentatorit, ne drejtim te Grimes, ka qene tejet i goditur, sepse, per hir te se vertetes, duhet pohuar se ai ka ishte shpetimtari i portes se Vllaznise, i shnderruar ne “barrikade” apo “postbllok”, duke thyer nje seri sulmesh te vendasve me pritjet e tij te shkelqyera. Ndaj, me te drejte, gjate ndeshjes dhe sidomos pas saj, Grima ka marre pergezimet, jo vetem te pjesetareve te skuadres dhe stafit teknik, por edhe te mbare opinionit sportiv shkodran. E,per te gjitha keto, portieri veteran i kuqebluve, i cili, me formen e shkelqyer qe po paraqet ne kete kampionat, po behet vazhdimisht personazh kryesor ne fushen e lojes, tregohet mjaft modest ne prononcimet e tij per gazeten tone. Edhe kete radhe, duke i kujtuar vleresimet e percjella nga media dhe specialistet e futbollit ne adrese te tij, Grima pergjigjet me te zakonshmen “bera vetem detyren!”.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Suat Zendeli / Luftoj pėr njė vend nė kombėtare

Portieri shkupjan i Apolonisė sė Fierit, Suat Zendeli ka qenė heroi i takimit tė luajtur nė fushė mysafire kundėr Shkumbinit tė Peqinit. Nė fakt skuadra e Zendelit i ka fituar tri pikė shumė tė rėndėsishme nė pėrballjen me rivalin e saj kryesor. Nė minutėn 19 kur tifozėve tė Apolonisė iu “pushoi” pėr njė ēast zemra nga penaltia e akorduar, ka qenė pikėrisht Zendeli, i cili me eksperiencėn e tij ka mbrojtur goditjen e Dorian Bubeqit.
“Mė mirė as qė kam pritur. Janė pikė tė arta pėr skuadrėn tonė nė luftė pėr tė mbijetuar nė Superligė. Pas shume peripecive nė fund ia dolėm tė kthehemi me fitore”, tha Zendeli. Shtypi shqiptar ka vlerėsuar mjaftė lojėn e bukur tė Zendelit. “Jam shumė i kėnaqur pėr mbėshtetjen qė kam nga shtypi shqiptar. Kjo edhe mė shumė mė motivon pėr tė ardhmen. Kujtoj se kam aftėsi pėr tė konkurruar nė kombėtare. Kam shpresė se do tė ftohem”, tha Zendeli duke pėrfunduar
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Malindi: Golat, pėr Xhanin!
5 Shkurt   "Ndihem shume i kenaqur, sepse i dhashe nje fitore shume te rendesishme skuadres. AEK-u? Sigurisht qe do te me pelqente te luaja atje dhe, me shume mundesi, sezonin tjeter do te kaloj ne kampionatin grek"



Ka shenuar dy gola, njerin me te bukur se tjetrin, duke i dhene fitoren e shumepritur Partizanit, ne transferten e veshtire te "Ruzhdi Bizhutes", ndaj Elbasanit. "U ndieva shume i lumtur" kane qene fjalet e para te talentit 18-vjecar te "demave", Enco Malindi, goli i pare i te cilit eshte lavderuar edhe nga vete trajneri i kampioneve ne fuqi, Edmond Gezdari. I ndrojtur dhe nje djale me shume pak fjale, edhe pse "dopieta" e se shtunes ka thene shume per te, ai nuk pranon te flase pa lejen e trajnerit te Partizanit, por, pasi merr miratimin e Likes, tregohet i gatshem t'i pergjigjet cdo pyetjeje. "Ia dedikoj golat presidentit Xhani, sepse ai u beson te rinjve", eshte pergjigja e Encos, kur pyetet nese ato gola e kane, apo jo, nje dedikim special. Me pas, ai flet per interesimin e AEK-ut, por edhe per ndeshjen miqesore te Shpreses, ne Greqi, ne te cilen ai do te luaje dhe ku deshiron qe te shenoje.

- Nje "dopiete", qe i dha fitoren Partizanit ne nje moment "kyc" te kampionatit. Si ndihet Malindi?

- Jam shume i lumtur. Nuk mendoja se do te shenoja nje, e jo me dy gola. Si te mos mjaftonte kjo, do te isha une ai, qe do t'i jepte fitoren dhe trepikeshin skuadres. Eshte me te vertete nje moment shume i bukur per cdo lojtar dhe, natyrisht, edhe per mua.

- Goli i pare eshte vleresuar si me i bukuri, madje, edhe vete trajneri i Elbasanit, Gezdari, ka thene se menyra, sesi ju keni shenuar, eshte e rralle dhe shihet nje here ne 50 vjet...

- Me behet shume qejfi qe trajneri Gezdari ka thene kete per mua. Megjithate, une mendoj se nje gol i tille nuk vjen nje here ne 50 vjet, sepse nuk kam deshire qe te pres aq shume, per te shenuar nje gol tjeter si ai (qesh). Sigurisht ishte nje gol i bukur, por qe u shenua edhe si pasoje e rreshqitjes se portierit Kotorri, i cili mund ta priste topin, po te ishte ne pozicion. Me behet qejfi qe nuk arriti ta bente.

- A kane ndonje dedikim special keto gola?

- Sigurisht qe kane. Une dua t'ia dedikoj ato presidentit Albert Xhani, sepse ai me ka ndihmuar shume dhe po vazhdon ta beje kete, por jo vete mua. Ai po i ndihmon shume te rinjte.

- Nderkohe, ju keni patur edhe nje oferte te vazhdueshme nga AEK-u i Greqise, kur vete presidenti Nikolaidhis ka deklaruar se do te donte t'ju shikonte si luani. Deri ne c'pike kane shkuar bisedimet?

- Mendoj se gjithcka eshte ne perfundim dhe ajo qe pritet eshte firma ime, e cila do te vije shume shpejt. Nga sa di une, presidenti Xhani tani ndodhet ne Greqi, se bashku me drejtuesit e AEK-ut, te cilet do te jene prezente per te me pare ne ndeshjen qe kombetarja U-21 do te zhvilloje ndaj Greqise, ne Athine. Nese gjithcka shkon mire, sezonin tjeter une mund te jem ne radhet e skuadres se Nikolaidhisit.

- Ju keni deshire qe te kaloni tek AEK-u?

- Do te genjeja, nese do te thoja se nuk do te me pelqente qe te luaja me ate skuader. Megjithate, te shpresojme qe gjithcka te shkoje mire ne ndeshjen e Shpreses, ne menyre qe une te tregoj aftesite e mia.

- C'do te thoshte per ju nje gol ne Athine, me fanellen e kombetares U-21?

- Do te ishte realizimi i nje endrre.

Intervistoi: Gjergj Cicani



Te kuqte, stervitja te henen

Pas fitores ne Elbasan, dje skuadra eshte lene pushim absolut nga trajneri Hasan Lika. Nderkohe, te henen, "demat" do te shkojne serish ne klub, ku, pasi te zhvillojne analizen e ndeshjes me kampionet, do te rifillojne pergatitjet per ndeshjen e radhes, qe do ta luajne ne Tirane, ndaj Kastriotit.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Josa: Asgje per t’u shqetesuar
6 Shkurt   “Cdo ndeshje ka problemet e saja, si kur luan ne fushen tende, ashtu dhe ne transferte. Ne kete kendveshtrim, edhe ne ndeshjen e luajtur ne Vlore, skuadra jone pati te tilla”, thote per “Sport Ekspres” tekniku i Vllaznise, Mirel Josa, i cili nuk e fsheh shqetesimin qe ka ndiere ne dy ditet e fundit, per shkak te komenteve ne media te ndryshme. Duke vijuar ne te njejtem teme, ai shton: “Nuk jam kunder asaj qe diskutohet, sepse, per hir te se vertetes, sic e kam pohuar edhe vete, duhet pranuar se skuadra nuk dha ate qe pritej ne fushen e lojes. Nuk eshte ai maksimumi i futbollisteve te mi, sepse jane keta lojtare, te cilet kane arritur rezultate pozitive nendeshjet e meparshme. Ajo qe une dua te theksoj eshte se, ne dy ditet e fundit, ka patur nje vershim te qendrimeve kritike ndaj skuadres, aq sa aludohet deri per masa ndaj futbollisteve. Te gjitha keto nuk besoj se i sherbejne skuadres, sepse nuk behen analizat neper gazeta”. Tek thote kete, ai komenton edhe per paralajmerimet e shtypit rreth nje mbledhjeje, qe, sic eshte interpretuar, parashikohet te jete me tensione, por siaps tij do te jete krejt e zakonshme, pjesa me e madhe e se ciles do te jete teknike, ku do te analizohen defektet e shfaqura ne ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe masat qe duhet te merren per perballjen e se premtes, me Dinamon.

Kritikat me te medha, mesfusha

Gjate bisedes me te, tekniku Josa nuk mohon problemet qe skuadra ka manifestuar ne ndeshjen perballe Flamurtarit, ne Vlore. Ajo qe e shqeteson me teper ate, eshte mungesa e qendrueshmerise se atmosferes rreth skuadres, nga nje ndeshje, ne tjetren. “Skuadra u mesua me vleresime pozitive dhe pergezime, te cilat i ka merituar, por ja qe vjen edhe nje moment, kur dicka calon, duke u bere shkak per hapjen e problemeve”, thote Josa, i cili, gjithsesi, mendon se ne planin e rezultatit gjithcka eshte ne rregull, por ajo, qe i ka shqetesuar te gjithe, jane disa defekte te shfaqura ne lojen e formacionit te tij. Ne kete kendveshtrim, si arme mbrojtese ai perdor edhe tezen e njohur, permes pyetjes retorike: “Me mire te luajme mire e te humbasim, apo te luajme keq e te fitojme?”. Ne bisede e siper, kujtohet se kundershtari, qe Vllaznia i mori nje pike ne fushen e tij, jo shume larg ne kohe ka shkaterruar Tiranen kryesuese. Kjo mjafton, per t’u dhene pak “fre” “sulmeve” ndaj skuadres se drejtuar prej tij, gjithnje per ndeshjen e se premtes se kaluar. Megjithate, ai futet me qetesi ne nje “minialize”, kur thote se “Vllaznise ne kete ndeshje i mungoi agresiviteti ne mesfushe”. Dukevijuar me kete repart, josa futet edhe me thelle, kur thote se “cilesia e pasit te mesfushoreve ishte shume e dobet”. Por, pervec ketyre, sipas teknikut, Vllaznia u godit keq nga kundersulmi vendas. “Pikerisht ne momentin qe po luanim me mire, ne u goditem nga nje kundersulm i futbollisteve vlonjate, qe perfundoi me gol”.

Ndeshja me blute, te shtyhet per te shtunen

Faqja e AdministrimitLOGOUT (nese ke mbaruar pune) Duke kaluar tek ndeshja e radhes, qe sipas kalendarit eshte per t’u luajtur te premten, per teknikun kuqeblu pergatitjet per kete sfide kane filluar qe dje, kur ne programin stervitor kane qene dy seanca, paradite ne sallen e forces se kompleksit sportiv “Zmijani”, ndersa pasdite, si zakonisht, ne fushen sportive te Shtojit, ku kryesisht eshte punuar me topin. Ajo qe ka terhequr vemendjen, gjate dites se djeshme, ishin mungesat e futbollisteve kuqeblu, qe jane ne dispozicion te ekipeve kombetare. Bishani, Lika, Tafili dhe Cani kane udhetuar ne Greqi, ne perberje te kombetares U?21, ndersa Xhevahir Sukaj eshte i perzgjedhuri i kroatit Oto Baric, per perballjen e neserme ndaj Maqedonise, ne “Loro Borici”. Mungesa e ketij grupi futbollistesh ne seancat stervitore nuk eshte pritur mire nga tekniku Josa, cka ai e ka cilesuar si nje element jo shume pozitiv per skuadren, ne prag te ndeshjes me Dinamon. Madje, ai eshte shprehur se edhe analiza e ndeshjes me Flamurtarin do te behet, kur te kthehen lojtaret nga ekipet kombetare. Nje boshllek i tille ne grupin kuqeblu ka nxitur drejtuesit e Vllaznise te kerkojne spostimin per te shtunen te ndeshjes me Dinamon, e programuar per t’u luajtur ne kryeqytet diten e premte. Madje, nje kerkese e tille thuhet se ka mberritur zyrtarisht edhe ne sektorin perkates te FSHF?se.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
Gezdari, “lavazh trurit kampion”
7 Shkurt   Po kalon nje moment te veshtire skuadra e Gezdarit, pas humbjes se te shtunes me Partizanin, duke afirmuar rendesine qe pati kjo ndeshje sidomos ne planin psikologjik. Pervec trajnerit tiranas, Elbasani kishte edhe gjashte futbolliste te tjere, krahasuar me perberjen e pjeses se pare te kampionatit. Ky fakt jepte me shume garanci per impenjimin maksimal te te ardhurve dhe per rrjedhoje nxiste me shume kersherine e shikuesve per te shpresuar kthesen pozitive te skuadres se tyre te zemres. Ne kete kontetks, merret me mend zhgenjimi i tyre pas asaj humbjeje te papritur, sidomos ne shifra. Edhe vete disa nga futbollistet elbasanas jane shprehur per mediat e ndryshme se kane mbetur te zhgenjyer nga humbja, ndersa shpresojne qe kjo te jete e fundit per ta deri ne fund te gares se gjate te kampionatit.

“Nuk ka vdekur njeri”

Duke e ndiere kete gjendje jo normale psikologjike, trajneri Gezdari po mundohet te heqe nga mendja e futbollisteve te tij gjithcka qe i perket se kaluares, per t’i futur ata sa me shpejt ne atmoseren e ndeshjes se radhes, qe ata do te luajne ne Fier ndaj Apolonise. Dje pasdite, verdheblute jane stervitur ne stadiumin e tyre ndonese “dita e stadiumit” njihet e merkura, kur, zakonisht zhvillohet ndeshje kontrolli. Sinjifikative ishte edhe nje nderhyrje e Gezdarit, ne rastin e ekzekutimit te nje ushtrimi ne grup, kur iu drejtua disa futbollisteve te tij me grinte: “Veproni me entuziazem, se nuk ka vdekur njeri”. Qofte edhe kjo tregon se kryepankines elbasanase do t’i duhet me shume pune ne aspektin psikologjik se sa per gje tjeter, per te rikthyer ne skuader gjendjen normale per te perballuar sfidat e ardhshme.

Mungesa e

Tefik Osmanit

Qendermbrojtesi shtatlarte korcar, i cili e ka sezonin e trete qe po luan per Elbasanin, nuk ka luajtur ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit. Ai pat marre kartonin e trete te verdhe ne ndeshjen me Dinamon, ne fund te vitit qe shkoi, ndonese ne shtypin sportiv nuk ishte shenuar emri i tij per marrjen e ndonje kartoni. Sidoqofte, Osmani ka plotesuar me “letra” gjashte kartona te verdhe dhe, sipas rregullores, do te mungoje ne dy ndeshje radhazi. Keshtu, trajnerit Gezdari do t’i duhet qe edhe ne ndeshjen me Apolonine e Fierit, te mos e llogarise ate, ndersa mund te perdore nje rreshtim te njejte futbollistesh, me ate qe luajti me Partizanin. Ndersa, duhet marre ne konsiderate edhe nje ide e trajnerit tiranas te verdhebluve, per te bere ndryshime ne formacionin e tij, duke aktivizuar futbolliste qe kane gjendje me te mire fizike, sic deklaroi menjehere pas perfundimit te ndeshjes se humbur me Partizanin.
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: SuperLiga 
 
“Demat”, frike nga “shtepia”
8 Shkurt   Edhe pse nuk pranojne ta deklarojne, djemte e Likes, me ne krye vete trajnerin, duket qe, me shume se kundershtarit, i tremben bilancit negativ ne ndeshjet e luajtura ne kryeqytet Cila eshte frika me e madhe e Partizanit? Sigurisht, dikush qe nuk e njeh skuadren e Likes, apo nuk ka ndjekur ecurine e saj te deritanishme, do te pergjigjej menjehere se, ashtu si per cdo skuader tjeter, edhe per te kuqte problemi i vetem eshte gjendja e skuadres, ndeshjet ne transferte. Por, pavaresisht se kjo do te ishte pergjigja me logjike, nuk eshte ajo e sakta. Ne fakt, ajo qe i tremb “demat”, dhe qe per cdo skuader tjeter do te dukej qesharake, eshte ndeshja qe luhet ne “shtepi”, pra, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. Dhe jo sepse eshte impianti, qe paraqet probleme, por pikerisht ndjenja e frikes, e rritur me shume nga bilancet negative ne perballjet ne kryeqytet, se nga mungesa e besimit te skuadres. Dhe, me kater fitore, dy barazime e tre humbje ne ndeshjet ne “shtepi”, nese do t’i shtosh edhe golaverazhin 10?9, frika per ndeshjet brenda rritet cdo jave e me shume. Partizani e ka mbyllur vitin 2006 me nje fitore ne “Qemal Stafa”, ndaj Shkumbinit, dhe e ka nisur 2007?n me po nje fitore, ne transferte, ndaj kampiones ne fuqi, Elbasanit. Problemi i vetem per te kuqte eshte pikerisht rikthimi ne kryeqytet, per te paren here ne vitin 2007. Do te luajne perballe tifoerise pas kaq kohesh dhe ata nuk e dine se ne c’menyre do t’i presin fansat e tyre, ashtu sikurse nuk dine se cfare kane rezervuar “ultraset”, ne rast te ndonje “shkarjeje kembe”. Pra, e thene me shkurt, Kastrioti eshte vetem njeri, madje, me i vogeli nga problemet e te kuqve ne kete ndeshje. Trajneri Lika dhe problemi me mediat Edhe pse nje fakt i tille ekziston dhe duket shume real, jo vetem nga statistikat, por edhe nga vete gjendja psiklologjike e “demave” perpara nje ndeshjeje ne Tirane, ka edhe nga ata, sic eshte vete trajneri Hasan Lika, i cili nuk deshiron te flitet per te. Njeshi i pankines duket se e ka me te lehte t’i beje thirrje skuadres, qe te mos degjoje zerin e medias, e cila, sipas tij, pasqyron me shume eufori nga c’duhet per te rinjte e grupit, cka nuk u ben aspak mire atyre. Duke u nisur gjithnje nga ato cka thote Lika, nese skuadra nuk luan mire, jane perseri mediat ato qe i ekzagjerojne, madje, deri i krijojne vete problemet ne klub. “Hyp se te vrava, zdryp se te vrava” Pra, te shkruash mire, eshte ne mes “akuza” se po shkaterron nje dicka qe po ndertohet me aq mund e djerse. Nga ana tjeter, te shkruash keq, atehere po ben nje “mekat” dhe as kjo nuk pranohet. Pra, nenteksti i drejtuesve eshte mese i qarte: “Na lini te bejme punen tone, pa rendesi ka, nese ju e beni tuajen, apo jo”. Trajnerit Lika i vjen shume keq, kur tifozet kerkojne nderrime ne ndeshjet e Partizanit dhe ka te drejte, sepse asnjeri nuk duhet te futet ne profesionin e tij. Atehere edhe ai duhet te kuptoje rolin e gazetarit dhe te mediave, qe informon dhe sensibilizon opinionin sportdashes, por kjo do te kaloje permes qendrimit kritik per dukurite negative, sikurse do te lavderohet nje lojtar, skuader, apo trajner, kur ata e meritojne me te vertete kete. Gjergj Cicani
 




____________
"Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

Je vais bien quand l'Albanie va bien
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Forumi ėshtė kycur. Postimi dhe modifikimi i mesazheve nuk lejohet Falenderim  Faqja 3 e 3
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2, 3

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!